Tentoi të fshihte provat, përfundon në pranga eksperti i kriminalistikës në Korçë, ja detaji që e nxori zbuluar

Prokuroria e Korçës kërkoi arrestimin e ekspertit të kriminalistikës, detaji që nxori zbuluar ekspertizën e rreme

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë kërkoi caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ për shtetasin F.B., Ekspert i ekzaminimeve kompjuterike pranë Institutit të Policisë Shkencore, Tiranë.

Kërkesa për këtë masë sigurie erdhi pasi prokuroria ra në gjurmët e mashtrimeve gjatë hetimeve në kuadër të procedimit penal nr. 1875, i datës 29.12.2023 për ‘Mashtrim kompjuterik’, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” si dhe “Punësim i paligjshëm” parashikuar nga nenet 143/b/2, 287/2 dhe 170/a i K.Penal.

Gjatë ndalimit të një shtetasi për këto vepra penale, u sekuestruan ndër të tjera dhe USB-të e markës IIP ngjyre gri metalike 64GB dhe e markes Philips me ngjyrë të bardhë dhe bojëqielli 16GB. Nga kqyrja e pjesshme e këtyre dy USB-ve u nxorrën materiale me interes për hetimin nga ana e prokurorisë, por për shkak të volumit të madh, ato u dërguan për ekspertim të detajuar në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë. Por para dërgimit, Prokuroria realizoi kopjimin e tyre paraprakisht në format CD si dhe mbajti procesverbalin përkatës.

Vetëm pak ditë më vonë, Instituti i Policisë Shkencore dërgoi aktin e ekpertimit, ku theksohet se dy USB-të e sekuestruara nuk ruajnë në memorien e tyre të dhëna aktuale apo të dhëna që mund të rikuperohen.

Pas kësaj ekspertize, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, krijoi dyshimin se USB-të nuk ishin të njëjtat. Dyshime që u vërtetuan pas kqyrjes dhe ekzaminimit të pamjeve të bëra të dy USB-ve me mjete ekspertimi, programe kompjuterike si ‘Media Player’, lente, etj duke vërtetuar USB-të ishin ndryshuar. Një nga detajet që vërtetoi dyshimet e ngritura është se njëra prej USB-ve e markës HP e sekuestuar, me kapacitet 64 GB, sipas kqyrjes së bërë në datën e sekuestros, nuk rezulton të jetë e njëjta me atë të ekspertuar dhe të dërguar nga ana e ekspertit kriminalist pasi edhe nga krahasimi i pamjes së jashtme ka rezultuar se ka pasur pas një mbishkrim tjetër dhe konkretisht ka pasur mbishkrimin HP 64 GB dhe version 3.0.

Pas hetimit të prokurorisë, Gjykata caktoi si masë sigurimi ndaj personit nën hetim F.B. “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ekspertimi i rremë”, parashikuar nga neni 248 dhe 309 i K. Penal.

“Nuk e prisja të marrosesha kështu”/ Xhensila Myrtezaj zbuIon mashkuIIin që ç mendet pas tij: Të dua sa fuqia e 100 diejve…

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj para disa muajsh i ka dhënë fund lidhjes me Bes Kallakun, ndërsa ish-çifti tashmë janë në proces divorci.

Dyshja kanë dy fëmijë së bashku, vajzën Ajka dhe djalin Amen.

Së fundmi Xhensila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video me djalin, duke treguar se është e çmendur pas ti.

“Nuk e prisja të marrosesha kështu pas teje, të dua sa fuqia e 100 diejve Amen”- ka shkruar Xhensila krahas fotos me të birin.

Pas ndarjes nga aktori mesa duket tashmë fëmijët janë njerëzit më të rëndësishëm që ajo ka në jetë.

Sherr i ρërgj@kshëm në bυrgun grek, υritet shqiptari, ρΙagoset dhe një tjetër

Një sherr me thika ka ndodhur pak në godinën 4 të burgut Korridhalos, në Greqi, ku mbahen të dënuarit nga Shqipëria.

Mediat greke shkruajë se si pasojë e sherrit ka vdekur një person dhe është plagosur një tjetër.

Viktimë mbeti një 35-vjeçari, i cili ishte i dënuar me 2 vrasje, ndërsa në vitin 2018 ishte arratisur, por u arrestua pak ditë më vonë, ndërsa i plagosur ka mbetur një 46-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Pritet një operacion i forcave speciale të policisë së bashku me një grup oficerësh korrektues për të qetësuar tensionin në repartin ku mbahen baripoinitet dhe për të larguar të burgosurin, i cili sipas informacioneve larg, është i vdekur, dhe gjithashtu për të përcaktuar nëse ka të lënduar të tjerë.

Njëkohësisht do të hetohet edhe për mënyrën sesi u gjet thika e përdorur në përleshjen e përgjakshme, por edhe për shkaqet që e çuan atë. Në raportet e para, të burgosurit debatuan nëse do të hynin apo jo në qeli për shkak të vapës dhe përleshja u përshkallëzua duke përdorur thika dhe shkopinj të improvizuar.

“Shumë e kam dashtë, ama nuk o kon fat”/ Xhensila Myrtezaj dedikim për Bes Kallakut?

Vetëm pak ditë pasi lansoi këngën “Lamtumirë”, me një tekst tejet të komentuar, Xhensila Myrtezaj trazoi sërish rrjetin me veprimin e saj të fundit.

Këngëtarja bëri një postim në Instagram, krahas të cilit publikoi dy imazhe dhe bëri një mbishkrim duke trazuar të gjithë.

Ky mbishkrim i saj nxiti mjaft spekulime se mund të ishte dedikim për Bes Kallakun me të cilin janë në process divorci.

PËRGJIMET/ “Doktor, pacientët kanë temperaturë”, mjeku Edmond Gashi: Vari l*sht!

Disa nga bluzat e bardha pranë spitalit Onkologjik në QSUNT janë vënë nën hetim si të përfshirë në një skemë mashtrimi, ku të dëmtuar janë pacientët që vuajnë nga kanceri.

Hetimet e derimëtanishme kanë nxjerrë në pah mënyrën se si kjo skemë funksiononte, teksa të tjera detaje që hedhin dritë mbi mënyrën si të sëmurët trajtoheshin, bëhen të ditura në dosjen hetimore.

Mjeku Edmond Gashi, duke përdorur si argument radhën e gjatë në Onkologjik, orienton pacientët drejt klinikës së tij private, duke iu thënë se situata është emergjente dhe nuk ka kohë për të humbur.

Më pas, në dosjen e zbardhur vërehet sjellja e tij në raport me pacientët, të cilët nga spitali shtetëror i ka kaluar në klinikën e tij private. Në biseda telefonike të zbardhura ai kontaktohet nga infermieret që e vënë në dijeni se pacientët janë me temperaturë të lartë, por ai përgjigjet me një gjuhë aspak etike dhe profesionale duke thënë: Vari l*sht.

Kjo bisedë është e dokumentuar në dosjen hetimore, por saga e shkeljeve nuk përfundon këtu.

Mjeku Edmond Gashi rezulton se nuk i ka vënë në dijeni pacientët që në klinikën e tij private bëhen vetëm skanera, biopsi dhe ndonëse të sëmurët me kancer paguajnë në klinikën e tij për të marrë shërbim në një kohë më të shpejtë, sërish ato do duhet të presin në spitalin shtetëror për të marrë seancat e kimioterapisë.

Po ashtu, mjeku Edmond Gashi merr kartelat e pacientëve dhe i mban në zyrën e tij, ndërsa ligji parashikon se duhet të lihen në punktin e kirugjisë.

Kujtojmë se Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i “Flori Farma” dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim lidhur me skemën e mashtrimit që përdornin me personat e sëmurë me kancer. /voxnews.al/

Mjeku i Kombëtares konfirmon turpërimin nga Duka: Ai zbriti në Rinas nga zona VIP, trajneri dhe lojtarët si pasagjerë të thjeshtë

Një debat ndodhi në “Top Arena” mes gazetarit Jetmir Halilaj dhe mjekut të Kombëtares, Ilvi Begolli.

Ata debatuan për faktin se përse drejtuesit e FSHF-së zbritën nga zona VIP në aeroportin e Tiranës, ndërsa lojtarët dhe Sylvinho me stafin e tij si pasagjerë të thjeshtë.

Begolli: Dhe unë tre gjëra kam për të thënë.

Halilaj: FSHF doli nga zona VIP në aeroport, ndërsa futbollistët dhe trajneri nga dalja normale, nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme, por pse kur ikën i përcollën me ceremoni dhe kur erdhën jo?!

Begolli: Po, është e vërtetë.

Manushi: Nëse kjo është e vërtetë, është shumë e rëndë!

“Nga ha remi me vajzat e reja, te Veliu që firmosi pavarsinë më 1912-ën dhe refuzimi i ultimatumit të gjeneralit grek, për të njohur qeverinë e Zografit…”

Memorie.al / Sarajet Këlcyra, të thirrura më së shumti kështu gjatë perandorisë osmane, gjithë historinë e tyre, e kishin vërtetë si të një kështjelle. Këtë mënyrë ekzistence, ia jepte vendndodhja e posaçme gjeostrategjike. Ishte ky funksion, që pati formuar historinë e saj shtatë shekullore dhe jo familja, që e vuri në dorë dhe më pas edhe e rindërtoi. Këta, banorët dhe njëkohësisht pronarët e saj, me hir apo me pahir, qenë të detyruar të ishin në lartësinë e rolit ushtarak të pozicionit. Ndryshe, vetë gjeostrategjia dhe jo fati i tyre personal, i hiqte qafe. Sepse, zotëronin epërsi të pazakonshme, për të kontrolluar të gjithë zonën përreth, madje, të ishin porta e hyrjes, nga veriu, i çdo sulmuesi, që donte të marshonte drejt trojeve jugore të shqiptarëve, ose porta e hyrjes, nga jugu, i gjithë agresorëve që mësynin prej viseve fundore të Ballkanit, a më tej, ushtarakët grekë e dogjën në 1914.

Ndërkohë e ritheksojmë: si relievi ashtu dhe kështjella e çuditshme, mbi thepa malesh, kanë ushtruar një ndikim të madh, tek politikani Ali Këlcyra. Në vitin 1272, gryka e Këlcyrës, Klissura, siç e shkruanin të gjitha hartat dhe dokumentet e kohës, u rigjallërua prej rishfaqjes tashmë, të një kështjelle me dimensione sa për të mbajtur një garnizon të vogël bizantin, i cili mbronte rrugëkalimin kyç. Në themelet e vjetra kishte, sipas thënieve, gjurmë ndërtimi venecian. Pas luftimesh të rrepta në ato krahina kokëforte, turqit, e vunë nën kontroll kalanë kyç, pas pesëdhjetë vitesh.

Dhe kjo kështjellë, tashmë osmane, në historinë themeluese të këtij momenti të ri, të fatit të saj, ka edhe një gjysmë legjendë, e cila duket edhe mjaft e besueshme. Nga luftimet me turqit, të gjithë mbrojtësit e kalasë, përfshi edhe komandantin e saj, vijues i familjes së vjetër me emrin e vendit, humbëm jetën. Mbeti vetëm një grua, e shoqja e komandantit. Ky, rrëfen legjenda, për t’u bërë ballë osmanëve, pati bashkëpunuar edhe me Skënderbeun. Kështu që pas kësaj për turqit, ishte mjaft i padëshiruar. Gruaja fillikate, kishte një djalë të vogël, krejt të mitur. Ai quhej Teodor dhe si e ëma dhe i ati, që nuk jetonte më, ishte i krishterë. Turqit, e kërkuan ta dërgonin në shkollën e Jeniçerëve pranë sulltanit, por e ëma, iu lut me lot në sy, madje u ra dhe në gjunjë, që t’ia linin. E kishte fëmijë të vetëm.

Turqit nuk pranuan. Një mashkull i krishterë dhe anti osman, siç e kish dëshmuar rezistenca e kështjellës së Këlcyrës, nuk mund të lihej në atë vend epërsie, gjeostrategjike. Por u treguan dinakë. Bënë sikur i hapën një shteg. I thanë se një zgjidhje për hallin e saj ekzistonte: ajo nënë, fillikate mund ta mbante djalin e saj në shtëpi, në rast se martohej me të. “Çdo gjë bëj, por këtë nuk mundem”, u qe përgjigjur prerë dhe shumë e tronditur ajo. Kështu, Teodori i saj i vogël, shkoi për në Stamboll, në shkollën e Jeniçerëve, dhe atje u bë Jakup. Me Jakupin, nisi periudha e re, ajo osmane, e dinastisë Këlcyra.

Këtë histori, ri themeluese të familjes së saj, Hana Klissura e ka dëgjuar nga e ëma. Avdije Dudush hanëm Vrioni, i ka pohuar se i patën blerë në Turqi, kur ishte vajzë e porsafejuar me Ali Këlcyrën, një libër për Shqipërinë. Në të mes të tjerash, flitej për këtë Teodor, të shndërruar në Jakup. Për sa e ëma i pati thënë, në këtë libër turqisht, ndodhej edhe stema e familjes Këlcyra, po ashtu edhe një pemë gjenealogjike e saj. Ajo kish parë që prej Jakupit, kishin rrjedhur dymbëdhjetë breza. Që të gjithë, qenë ndërruar me njëri-tjetrin, pa u larguar nga kështjella e tyre në thep të malit.

Çfarë shkruhet për sarajet-kështjellë?

Gryka e Këlcyrës, sipas “Fjalorit Enciklopedik Shqiptar” të vitit 2008, është një: “Grykë lumore disa qindra metra e thellë dhe 13 kilometra e gjatë, në rrjedhjen e mesme të Vjosës midis Këlcyrës dhe Dragotit, përmes të cilës, kalon rruga automobilistike Përmet-Tepelenë. Ka pamjen e një kanioni shumë të thellë e të ngushtë, me shpate gati vertikale”. Shpjegimi thotë po ashtu se lumi, nëpër miliona vite, aty ka çarë dhe ka ndarë male. Shënohet gjithashtu se; “Në Grykën e Këlcyrës, Vjosa merr shumë burime nëntokësore”.

Sipas profesor Skënder Muçaj, për këtë kështjellë: “Të dhëna interesante trashëgojmë nga udhëtimi i U. M. Lik, në 16 tetor 1805. Lik-u, shkruan dhe për pushtimin e kalasë së Këlcyrës, nga Ali Pasha, gjatë vizitës së tij në Tepelenë, më 28 dhjetor 1804: “Tetë vjet më pare, Aliu hodhi në dorë Këlcyrën, duke vrarë nipin e gruas, beun, bashkë me vëllanë e tij, më të ri, kur i kishte joshur në Janinë, për të qenë të pranishëm në martesën e djalit të tij, Veliut. Me këtë veprim Aliu, pastroi pretenduesit për Këlcyrën, një pikë shumë e rëndësishme, që siguron Tepelenën dhe Përmetin, e hap rrugën për në Berat”.

Arkeologu Muçaj, po ashtu vëren se; Lik-u, ka vënë në dukje se në gjysmë të rrugës, ndërmjet kështjellës dhe lumit, ngrihet një saraj i ndërtuar kohët e fundit nga Ali Pasha. Studiuesi po ashtu spikat, edhe një burim tjetër informacioni: “Këtë të dhënë të Liku-t, e plotëson trashëgimtarja e familjes Këlcyra, Znj. Hëna Këlcyra, me anë të kujtimeve të transmetuara nga njeri brez tek tjetri, brenda familjes. Sipas saj, familja Këlcyra, para pushtimit të kalasë nga Ali pashë Tepelena, banonte në sarajet që ndodheshin brenda kalasë mesjetare.

Pjesëtarët e familjes që shpëtuan nga masakra e Aliut, u shpërngul në Konja të Turqisë. Hejbetullaja (vajza e Shanishasë, motër e Aliut), së bashku me dy djemtë e saj, pas vrasjes së Aliut, u kthye nga internimi dhe u kërkoi autoriteteve turke, që të banonte në sarajet e familjes, por ata nuk e pranuan se kalaja, i shërbente ushtrisë dhe kishte një pozitë të rëndësishme strategjike. Pas kësaj, ajo mori sarajet e ndërtuara në kohën e Aliut, nën kala, dhe filloi menjëherë ndërtimin, për zgjerimin e tyre, duke i përfunduar pas disa vjetësh. Hejbetullaja, i detyroi të gjithë banorët e fshatit, që i kishin banesat e tyre mbi saraje, të zhvendoseshin dhe vrau çdo fshatar që nuk donte të largohej”.

Jetesa e mbi dyqind vetëve, brenda sarajeve

Në këtë reliev, që ndryshon dhe transformohet furishëm, tamam si në grykën e një vullkani, qe mjaft karakteristike dhe jo e zakonshme, vendosja në afërsi e sarajeve të familjes shumëshekullore Këlcyra. Kompleksi i ndërtesave të forta e të qarkuara, prej një muri të trashë mbrojtës, vendosur tepër lart, pesë qind apo gjashtë qind metra mbi nivelin e detit, dukej si zot i tokës dhe i qiellit.

E mbushur me banorët e dinastisë dhe ndihmësit e tyre, ajo ngrehinë kështjellore, qe bërë vetëm për luftë mbrojtëse. Prej andej, nuk sulmohej kurrkush. Në kala, kishte përherë deri në dyqind luftëtarë vendas, të gjithë të armatosur mirë dhe të veshur me fustanellë shqiptare. Jetonin në kala, qenë vullnetarë. Ushqeheshin dhe stërviteshin atje, por nuk paguheshin. Nuk e dëshironin këtë lloj marrëdhënie. Qenë të bindur se, jeta e tyre, më shumë se familjes Këlcyra, i përkushtohej atdheut, në atë pikë delikate, prej ku, po të kapërcehej, shkoje drejt Shkumbinit dhe tërë trojeve amtare.

Ishin vullnetarë, me gjithë shpirt. Shpesh, kishin ardhur në kështjellën e Këlcyrajve, fare të rinj, sapo hedhur shtatin, por nuk qenë jeniçerë, siç ishte modeli i perandorisë osmane. Ky batalion, ishte garnizoni i përhershëm i kalasë-saraj. Si kështjellë e banuar nga shumë njerëz, ajo furnizohej me ujë të bollshëm, jo vetëm prej burimesh, të cilët përreth qenë të shumtë, por edhe nga vetë lumi, që rridhte i kaltër poshtë saj, tek këmbët e malit. Rruga furnizuese prej bedenave, ku patrullonin pa pushim rojet e garnizonit vullnetar, zbriste tek një shesh buzë tij.

Por kjo kala e çuditshme, e cila gjithçka e kishte larg kopjes së Top Kapisë në Stamboll, pallatit sulltanor, përmbante edhe një shumë dhomash të saj, një gjymtyrë të vet, një godinë, me emrin harem. Kjo, pjesë e jetës së brendshme të sarajeve Këlcyra, ngjante në pamje të parë, me një imitim të jetës së Oborrit të Sulltanit, por në të vërtetë, nuk kishte asgjë të njëllojtë.

Haremi i Këlcyrajve, qe mjedisi ku rrinin femrat që nuk kishin asnjë lidhje gjaku me dinastinë, por pa dyshim, ndjenin devotshmëri për ta. Vinin aty që të vogla, shpesh i sillnin vetë prindërit, prej pamundësisë për t’i mbajtur me bukë. Në saraje, ato kryenin shërbime të ndryshme. Në punët e ditës i drejtonin gratë me moshë të madhe, të cilat edhe ato qenë rritur aty.

Femrat e haremit, nuk merrnin asnjë pagesë, përveç grave që kryenin punën e kuzhinieres. Kur bëheshin njëzetë vjeç dhe dëshironin të iknin nga sarajet-kështjellë, pra pëlqenin të martoheshin dhe krijonin familje më vete, dinastia, u përballonte shpenzimet e domosdoshme të ceremonisë, përfshi edhe një pajë modeste. Doemos që, shumica e femrave të haremit, nuk iknin prej andej. Kështjella, u ishte bërë shtëpi e dytë. Ishin të betuara, për t’i shërbyer familjes Këlcyra, njëlloj si luftëtarët vullnetarë.

Trimi Veli bej Këlcyra

Ajo kështjellë-saraje, ishte themeluar dhe pati mbijetuar mbi të gjitha si kala shqiptarie. Kurora më e shprehur e këtij tipari themelor të familjes qe Veli beu, kur në 28 nëntor 1912, shkoi në Vlorë për t’iu bashkuar aksionit të Ismail Qemalit për shpalljen e mëvetësisë kombëtare. Veli bej Këlcyra, e ka firmën e vet tek Karta e Pavarësisë.

Ishte bir i Hysen beut. Xhelalin, të atin e politikanit Ali Këlcyra, e kishte vëlla, me nënë tjetër, gruan e dytë të Hysenit: Shega hanëm Frashër-Vila. Gruaja e parë e tij, qe Zejnepe hanëm Konica. Vetë Veli Riza beu, nuk u martua. Hana Klissura, e cila sa herë që e përmend, i thotë “xhaxhai i vogël i babait”, ka të ruajtur në përfytyrimin e saj, atë që ia ka treguar Ali Këlcyra.

Sipas të atit, ky politikan i familjes, sigurisht pararendës i vetë Aliut, në kështjellë lëvizte, kur donte të argëtohej apo të bënte sadopak gjimnastikë, me një biçikletë italiane “Bianchi”. Ishte një pamje e çuditshme, për atë kala në thep të malit, tamam, si të shihje pamje të një zhongleri, në një cirk. Veli beu, që nuk jetoi gjatë dhe vdiq në Zvicër në 1920, sa qe gjallë, ishte shumë mik me Syrja bej Vlorën, madje anësonte shumë në përkrahje të veprës së tij politike.

Përveç nënshkrimit të Kartës së Pavarësisë, një gjurmë dukshëm historike e familjes Këlcyra, Veliu do të ngulitej në kujtesën e familjes, por edhe të vetë Shqipërisë, me gjestin trimëror që kreu në vitin 1914. Ato kohë, e quajtura Qeveri Autonome Vorioepirote, e krijuar prej shqiptarit zagorit të helenizuar, Zografit, doli kundër vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, më 1913-ën, dhe shpalli marrjen nën administrimin e vet të krejt Jugut. Grupe të armatosura greke, me në përbërje 8070 ushtarakë, si edhe vullnetarë nga ishulli i Kretës, vunë nën dhunë gjithë territorin e pretenduar dhe mbërritën deri në grykën e Këlcyrës, tek sarajet-kështjella. Ishte muaji prill.

Shqipëria e para, pastaj sarajet e mia

Zografistët dhe tërë andartët grekë, mes shumë formave të frikësimit të shqiptarëve dhe me këtë rast, edhe për t’i sunduar, kryenin masivisht edhe djegiet e shtëpive të gjithë atyre, që nuk u binin në gjunjë. Në ndonjë rast u mjaftonte të ishin myslimanë, siç i nxiste kjo urrejtje fetare edhe ushtarakët italianë, të bënin të njëjtën gjë ndaj ortodoksëve. Një ditë, qenë duke drekuar Veli beu, me nipin e tij me moshë të re, Ali Këlcyrën, kur i njoftuan se tek porta e sarajeve, pati ardhur një gjeneral grek, i cili donte t’i takonte. E pranuan dhe e dëgjuan me mirësjellje.

Ushtaraku i lartë helen, që rezidencën e përkohshme e kishte tani në Gjirokastër, u propozoi të firmosnin hyrjen e familjes Këlcyra dhe të territorit që kishte pronë, brenda kufijve të qeverisë, së drejtuar nga Zografi. Veli beu, e kundërshtoi prerë, pa i lënë asnjë minutë mëdyshjeje. Atëherë, gjenerali tha se, pas kësaj, ishte i detyruar të vinte në dijeni Athinën. Qe ajo që e kishte ngarkuar me misionin e saj dite.

Kur ushtaraku i lartë helen, u rikthye në kështjellën e Këlcyrajve, solli me vete edhe një ultimatum të Athinës. Veli beut, përfaqësuesit kryesor të familjes, i jepeshin dyzetë e tetë orë kohë, që të mendohej nëse do të mbeste me vendimin e parë, atë të mos nënshkrimit të njohjes së qeverisë Zografi, apo më në fund, do ta firmoste. Ultimatumi, thoshte se pas dyzetë e tetë orësh, në rast refuzimi, sarajet do të digjeshin.

“Atëherë, shtoi gjenerali grek, ri takohemi pas dy ditësh!”

“Nuk ka nevojë, shqiptoi Veli beu, më mjaftojnë vetëm katër orë”. Ushtaraku helen ngriu. “Katër orë, më mjaftojnë të largoj njerëzit e mi dhe ju, të bëni atë që shkruan Athina”.

Veli beu, nuk kishte lënë të lirë gjeneralit asnjë minutë, më tepër se dyqind e dyzetë të tilla. Populli i vet, po të pranonte dyditëshin, do të keqkuptohej për lëkundje. Të pranishëm në këtë skenë, ishin edhe të gjithë vullnetarët, me fustanellë shqiptare, plot 118 luftëtarë. Këta kuptuan se; mbrojtja më e mirë i atdheut ato çaste, përballë asaj mizërie ushtarake greke, ishte jo përleshja me armë, por ajo që po kryente i pari i tyre, Veli beu.

Brenda katër orëve, tridhjetë kalorës prej vullnetarëve, veshur si përherë me fustanellën shqiptare, shoqëruan për në Korçë nënën e tij, Shegën. Tridhjetë kalorës të tjerë, shoqëruan për në Elbasan të motrën, Eminenë. Pastaj Veli beu, nxori jashtë sarajeve të dyzetë shërbëtorët dhe çdo njeri tjetër. Pas kësaj, iku i qetë, madje pa u mbushur plotësisht të katër orët.

Gjenerali grek, tashmë nuk kishte rrugë tjetër, veç ta zbatonte urdhrin epror, duke u munduar ndërkohë, ta gëlltiste sfidën që i ishte porsabërë nga beu shqiptar. Thonë se fillimisht, për të shfryrë inatin, ai urdhëroi të qëllohej me top kundër sarajeve, por kujtesa e vendasve dhe ajo e historisë kombëtare, ka regjistruar vetëm flakët. Ato dogjën çdo pjesë të drunjtë të sarajeve, pa mundur dot të rrëzonin muret e trashë, kështjellarë. Ata thjesht u nxinë.

Për disa ditë resht, tymi e mbuloi luginën e Këlcyrës, por ashtu kalaja, dukej edhe më shumë si një monument qëndrese, ndaj pushtuesit të huaj. Hana Klissura, tregon se i ati, në këtë ngjarje, djegien e sarajeve, nuk u ndodh, sepse kish shkuar në Teqenë e Sukës, për një rit bektashian, fe të cilën, Këlcyrajt e kishin zgjedhur me dëshirë të madhe, mes besimit mysliman. Madje, kishin edhe një teqe të tyre.

Nuk e pa në sy vënien e zjarrit të sarajeve, por Ali Këlcyrës, kjo skenë i mbeti në kujtesë, më fort se të kishte qenë i pranishëm. Kur më pas hyri për ta parë, ashtu të djegur, por me muret në këmbë, atij iu duk se jetën e vet, nuk mund ta ndërtonte, ndryshe nga fati i asaj kalaje: mos u dorëzo! Tashmë atë kështjellë, do ta kishte orakull. Sidomos mesazhin e saj: Shqipëria e para. Memorie.al

Historiani serb pranon se serbët kanë emigruar në Kosovë dhe kanë dëbuar shqiptarët!

Profesori dhe historiani serb në Universitetin e Beogradit, Rade Mihaljçiç, në librin e tij të historisë i cilësoi shqiptarët si popull autokton në Ballkan.

Në tekstin shkollor për klasën e 6-të në Serbi shkruhet edhe se sllavët emigruan në Ballkan dhe gradualisht i dëbuan shqiptarët nga Kosova. Më tej në tekst përmendet se sllavët/serbët janë takuar me ilirët, të cilët janë shqiptarët e sotëm.

Profesori dhe historiani Rade Mihaljçiç është nën presion të madh në Serbi. Shumë e kritikojnë punën e tij për faktin se Mihaljçiç i cilësoi shqiptarët si popull autokton në Kosovë. / Mahij Iseni

https://en.m.wikipedia.org/wiki/Rade_Mihalj%C4%8Di%C4%87

VIDEO/ Sa i kushtuan Shqipërisë bunkerët? Rrëfimi i rrallë për eksperimentet sekrete që u kryen para viteve ’90

Me iniciativa të njëpasnjëshme, për publikun janë bërë të njohura dhe janë bërë në vizitueshme disa prej fortifikimeve të periudhës së Luftës së Ftohtë, të mbajtura sekret prej vitesh. Emisioni “DOSJA E” i është rikthyer kësaj teme duke analizuar arsyet dhe kostot e ndërtimit të tyre. Emisioni sjell intervistat e dy personave të rëndësishëm që kanë  ndjekur nga afër procesin e ndërtimit të bunkerëve.

Procesi i bunkerizimit të vendit ka kaluar në disa faza. Intensiteti i ndërtimit të tyre duket se është diktuar nga zhvillimet jashtë vendit dhe nga ndjesia për një pushtim. Periudha e parë e nisjes së ndërtimit të tyre nga regjimi komunist daton në fundin e viteve 40, kohë kur marrëdhëniet me Jugosllavinë ishin të tensionuara e ku ndërhyrja ushtarake dukej në horizont.

Një faza tjetër është ajo që nis në fundin e viteve ’60 kur Shqipëria kishte dalë me protestë nga traktati i Varshavës, aleanca ushtarake e vendeve komuniste.

Deri në vitin 1968, ecuria e fortifikimit të vendit ecte me hapa normalë. Pushtimi i Çekosllovakisë nga Bashkimi Sovjetik krijoi panik në Tiranë, ku qarkullonte intensivisht lajmi se radha mund t’i vinte Shqipërisë.

Në këtë kohë, nis edhe ai që mund të cilësohet si procesi i bunkerizimit masiv të vendit.

Për vite më radhë, numri i bunkerëve apo qendrave të zjarrit në Shqipëri ka qenë një informacion i klasifikuar ushtarak. Tashmë rrethanat kanë ndryshuar e kjo e dhënë nuk përbën më një sekret. Shifra e artikuluar masivisht ka qen 750 mijë. Po a ka pasur realisht Shqipëria 1 bunker për 4 banorë?

Në Shqipëri u ndërtuan disa lloje bunkerësh. Bunkerët e vegjël , në formë kërpudhe prej betoni, me sipërfaqe rreth 2.5 metra katrorë secili,  që u projektuan për të strehuar një ushtar,  me pushkën e tij.  Bunkerë të të tillë u përhapën në të gjithë territorin e vendit përgjatë kufijve tokësorë, sidomos përgjatë vijës brendetare, ku u pozicionuan kryesisht në linja treshe. Ato u ndërtuan me elementë të parafabrikuar, në forma të ndryshme gjeometrike. Transportimi dhe montimi i tyre u bë me anë të makinerive të mëdha.

Bunkerët e mesëm u projektuan për të strehuar artileri të vogla apo grupe njerëzish dhe ato gjendeshin në të gjithë territorin e vendit. Disa prej tyre ishin gjithashtu të parafabrikuar dhe të montuar me pjesë, që transportoheshin po nga makineri të mëdha. Kupola e tyre ishte e ndarë me pjesë, ku secila pjesë peshonte thuajse 10 ton. Në total, një bunker i tillë peshonte rreth 400 ton ndërsa sipërfaqja ishte rreth 30 metra katrorë.

Një lloj tjetër ishin strukturat speciale; tunele të zakonshme dhe antiatomike që u projektuan dhe ndërtuan për qëllime ushtarake si baza për nëndetëse, për artilerinë e rëndë apo për strehim për drejtuesit e lartë të kohës. Struktura të tilla u ndërtuan në Skrapar, në qendër e periferi të Tiranës si dhe në Porto Palermo apo në Gjadër. Këto struktura speciale që do të përdoreshin në rast pushtimi, parashikonin mbrojtjen nga çdo lloj sulmi, edhe bërthamor.

Ndryshe nga vendet e tjera ku vija mbrojtëse ishte e maskuar, në Shqipëri  pjesa e parë e vijës mbrojtëse është terësisht e dukshme.  Bunkerët u pozicionuan anë e kënd Shqipërisë dhe vendosja e tyre u përcaktua në bazë të një strategjie të përbërë nga vargje lineare dhe ato trinjake, të organizuara nga bunkerët e vegjël dhe pika strategjike me përmasa të mëdha.

Strukturat e fortifikimit në Shqipëri i janë nënshtruar një serie eksperimentesh shkencore. Eksperimentet e para që u kryen ishin ato të forcës direkte që kishin bunkerët.

Pas eksperimenteve që testonin forcën mbrojtëse të bunkerëve, do të lindte nevoja e testimit të efektit që do të kishin mbi njerëzit. I ndjeri Sabit Brokaj, në atë kohë mjek në Spitalin Ushtarak dhe pjesë e Këshillit Shkencor do të përzgjidhej për të drejtuar eksperimentet për efektet që do të kishin goditjet mbi bunkerët te personat që gjendeshin brenda tyre.

Studimi në atë kohë do të bëhej pjesë e diskutimeve të shumta. Për t’i paraprirë problematikave apo rrezikut që studimit të keqkuptohej e të sillte edhe pasoja, Brokaj do të detyrohej të dokumentonte e të faktonte çdo eksperiment të kryer prej tij, ashtu sikurse të sillte edhe fakte nga studimet të realizuara jashtë vendit.

Në fund, studimi do të kalonte për shqyrtim në Akademinë e Shkencave e më pas do të mbrohej si tezë shkencore për audiencë të kufizuar.

Të ndërtuara për t’i bërë ballë një pushtuesi nga jashtë, bunkerët nuk do të përdoreshin kurrë pasi Shqipëria nuk u sulmua nga forcat perëndimore apo lindore duke mbetur një linjë mbrojtje e patestuar.

E shkuara komuniste dhe vendet sekrete të Shqipërisë

Avionë luftarakë gjuajtës, të fshehur në tunele brenda maleve, nëndetëse dhe anije të ndryshkuara luftarake në bazat ushtarake detare të Pasha Limanit apo Porto Palermos, tanke kineze të ndryshkura, të braktisuara në vende sekrete, të mbyllura deri më tani për publikun, dhe disa qindra mijëra bunkerë të shpërndarë në të gjithë vendin.

Alfred Diebold, i nxjerr në dritë të gjitha këto përmes dhjetra fotografish, që të lënë pa fjalë me dëshmitë që sjellin tani, 32 vjet pas rënies së regjimit komunist, në ekspozitën e tij “Remains of paranoia” të hapur në Qëndrën për Hapje dhe Dialog, në hollin e kryeministrisë, në bashkëpunim me Ambasadën gjermane në Tiranë.

“Objektivi im është të dokumentoj, të tregoj sesi është situata sot, si duket, çfarë ka mbetur nga ato kohë, çfarë mund të mësohet,” thotë Alfred Diebold për DW.

Ideja për të fotografuar dhe dëshmuar për vendet ushtarake sekrete në Shqipëri i shkrepi pas vizitës së tij në bazën ushtarake ajrore të Gjadrit.

“E vizitova atë në vitin 2017, më pas bazën ushtarake ajrore në Kuçovë, baza ushtarake detare dhe vende të tjera ushtarake sekrete. Jam impresionuar kur kam parë tunele plot me avionë luftarake MIG dhe kaq shumë armë: qindra avionë luftarakë, tanke dhe pajisje të tjera të mjaftueshme për të luftuar një armik të madh, një vend të vogël si Shqipëria, që donte të mbrohej. Ndoshta nga frika prej fqinjve ose NATO-s. Jo më kot baza ajrore e Kuçovës ka një pistë, që në mënyrë të pabesueshme është e gjatë, 3-4 km, ku mund të ulet çdo lloj mjeti gjigand ajror në botë. Doja të dokumentoja gjithë sa kam parë për publikun, sepse publiku nuk mund të shkojë atje,” thotë ai.

Ne përgatiteshim për luftë

Por ish-pilotët në bazat ushtarake ajrore shkonin ꞔdo ditë atje, në vendet sekrete dhe sot dimë gjithçka, madje edhe më shumë nga sa thonë fotografitë mbresëlënëse të Alfred Diebold.

“Ne përgatiteshim për luftë. Bënim fluturime natën edhe në kushte të vështira metereologjike. Nuk kishim misione zbulimi, bënim thjesht stërvitje për mbrojtje dhe asnjëherë për sulm. Detyra jonë ishte prishja e formacionit të çdo armiku të mundshën, çorientimi i tij në ajër. E dinim që nuk kishim fuqi të bënim luftë ajrore,” thotë për DW, Mitat Gjinaj, ish pilot ushtarak.

Ai e përshkruan bazën ushtarake ajrore të Gjadrit si “më të mirën, më të mbrojturën, ku gjithçka bëhej brenda tunelit”.

“Ishte shpuar mali dhe tuneli ishte hapur në formë harku. Modeli ishte marrë nga Suedia. Brenda tij strehoheshin avionë MIG 21 të armatosur me raketa, mitralozë, të ardhur nga Kina, që për kohën ishin shumë të përparuar, me shpejtësi mbi shpejtësinë e zërit, rreth 2000 km në orë. Ata dilnin direkt nga gryka e tunelit në pistën kryesore të aeroportit ushtarak të Gjadrit. Kishte edhe aeroporte rezervë për situata luftarake në Shkodër, Vlorë, Cërrik, Korçë dhe Gjirokastër. Kishte edhe bazë raketash në zonën e Shkodrës dhe në malin e Çajupit,” tregon për DW, ish-piloti ushtarak Mitat Gjinaj.

Lufta në Ukrainë

Breza të tërë shqiptarësh vuajtën pasojat e paranojës nga armiq imagjinarë dhe super militarizimin e vendit: represion, ksenofobi, varfëri dhe traumë kolektive. Armiqtë kryesorë ishin ish-Bashkimi Sovjetik dhe SHBA, që nuk i shpallën kurrë luftë Shqipërisë komuniste të armatosur deri në dhëmbë për t’u mbrojtur prej tyre. Lufta në Ukrainë, agresioni rus po e kthen vëmendjen ndaj përgatitjes për t’u mbrojtur nga armiku.

“Ndoshta tani, për shkak të luftës në Ukrainë, ekspozita fotografike,”Remains of Paranoia” është më kuptimplotë. Jam i ndërgjegjshën për efektin dhe rëndësinë e sotme. Dhe kjo na çon të kemi më shumë dialog, më shumë diskutime të tilla si: Cilët jemi ne? Si dëshirojmë t‘i zhvillojmë jetët tona? Çfarë do të thotë të mbrosh vendin tënd dhe të jesh gjithashtu i hapur ndaj paranojës prej armikut? Sa e rrezikshme është kjo?”, thotë për DW, Alfred Diebold.

Dialogu për të shkuarën e afërt komuniste dhe të sotmen demokratike, në kontekstin e luftës në Ukrainë, bëhet kur Shqipëria prej 13 vitesh është vend anëtar i NATO-s dhe sivjet hapi negociatat për hyrje në BE. Sot forcat ajrore të Shqipërisë kanë vetëm një flotë të vogël helikopterësh dhe hapësira e saj ajrore mbrohet nga NATO. Baza ajrore ushtarake, që po ngrihet në Kuçovë, do të jetë baza e parë e NATO-s në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që po modernizohet me një fond prej 45.8 milion euro.

Vlera të ekspozitës

Roland Tasho, fotografi i njohur në Shqipëri, fitues i disa çmimeve kombëtare, rajonale dhe europiane vlerëson ekspozitën për këndvështrimin e autorit.

“Alfred Diebold ka një këndvështrim interesant dokumentimi. Ai ka dokumentuar kohën para rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri. Është futur në zona sekrete, të ndaluara. Kjo e bën ekspozitën shumë interesante, krejt të veçantë dhe një dokument historik me shumë vlerë, një embleme të asaj periudhe”, thotë për DW, Roland Tasho.

“Kjo ekspozite është një aventurë e madhe. Shpresoj të jetë fillimi i një aventure edhe më të madhe: mendoj të njoh dhe të takoj njerëz që mund të flasin për këto vende sekrete, që jetuan në këto baza ushtarake. Do të ishte shumë mirë të shihej nëse ka të njëjta përvoja në vende të tjera për të mësuar çfarë po ndodh tani, si ka qënë në të kaluarën dhe hapur dialogun”.

Alfred Diebold është ekonomist gjerman, autor, fotograf dhe kineast.