Τ αkoi një υ. αjzë nga liqeni dhe pasi i rrëfeυ “S EKRETlN” ajo “u zh dυk”, tiranasi rrëfen HlSTORlNË

Është kthyer në fenomen të shoqërisë tonë që një vajzë të zgjedhë partnerin e saj duke u nisur nga të mirat materiale që ai ka dhe jo disa vlera tradicionalë që gjykoheshin me hollësi në të kaluarën.

Nëse në ditët e sotme një djalë ka shumë të ardhura, një makinë luksoze dhe shumë ndjekës në Instagram shihet si një i dashur potencial për një vajzë.

Ka edhe nga ato raste të tri shtueshme të rrëfyera nga djemtë të cilët punojnë ndershëm për të jetuar dhe kanë qëllime serioze me një vajzë që mund t’u ketë pëlqyer.

Një rast i ngjashëm i ka ndodhur një djali nga Tirana, i cili pasi kishte njohur një vajzë nga liqeni dhe i kishte

rrëfyer asaj se punonte kamarier nuk e kishte parë më kurrë dhe ajo e kishte bllokuar edhe në rrjetet sociale kua ta kontaktonin.

Jam Ervisi nga Tr… njoha nje goce tek liqeni dhe si cdo te rinj u njohem me shikime dhe fIirtime edhe si perfundim hyme ne mhb u prezantuam edhe vendosa ta ftoj per kafe.

Njs u ulem tek nje kafene por direkt me te paren porositi pije energjike te shtrenjte,

pastaj edhe uje dhe si spati t urp, ajo e pa qe porosita kafe edhe si ka mundesi nuk u pershtat me tavolinen dhe mire

aty por te nesermen pa shkak pa gje me bllokoi ne fb, insta edhe svje me nga liqeni dhe normal

se u tregova i sinqert edhe sa i thash punoj kamarjer sikur ndryshoj u ftoh me mua, dua te them cjan kto femra te sotme qe vetem lekun shohin :(. Ju lutem postojeni, flm!”

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 26 Qershor 2024

Dashi

Në këtë moment duhet të mundoheni që të rishikoni të gjitha strategjitë tuaja, për shkak se ka disa investime të cilat duhen ndjekur me më shumë kujdes. Ky është një moment i rëndësishëm për të rrezikuar më shumë në dashuri, ndaj jini më kurajoz.

Demi

Shpesh prireni që të jeni shumë dramatik në diskutime, ndoshta për shkak të kokëfortësisë tuaj. Megjithatë në dashuri duhet të limitoheni duke i besuar instinktit tuaj.

Binjakët

Mundohuni që të dëgjoni më shumë këshilla të vlefshme nga bashkëpunëtorët tuaj, pasi në këtë moment keni nevojë për mbështetjen e tyre për të kaluar një provë të rëndësishme. Në mbrëmje duhet të jeni më romantik, për të befasuar partnerin/en tuaj.

Gaforrja

Parashikohet një ditë interesante për ti kushtuar më shumë kohë mirëqenies tuaj dhe për të nisur planifikimin e strategjive të reja për të përballuar disa negociata të rëndësishme për karrierën tuaj. Duhet të jeni të gatshëm që të përballoni disa debate shumë të ndezura si dhe të jeni të vendosur në veten tuaj. Intuita juaj e shkëlqyer do ju çojë drejt suksesit.

Luani

Kjo e mërkurë, ju fton që ti kushtoni më shumë kujdes disa çështjeve financiare, të cilat i keni lënë pas dore kohëve të fundit. Në dashuri nuk duhet të jeni pesimist, pasi parashikohen mundësi të mira për takime interesante.

Virgjëresha

Është duke nisur një periudhë e shkëlqyer për të bërë ndryshime radikale në stilin tuaj të jetës, sidomos nëse në vendin e punës doni të ndiheni të kënaqur si dikur. Në dashuri do të merrni përgjigje të rëndësishme.

Peshorja

Do të keni mundësi për të provuar eksperienca të reja në punë, të cilat do ju lejojnë që të rivendosni prioritetet tuaja. Do të ndiheni të gatshëm për të përshkuar një rrugëtim të ri, i cili do ju lejojë që të shprehni më mirë idetë dhe krijimtarinë tuaj.

Akrepi

Do të jepni një kontribut të rëndësishëm për realizimin e një projekti të ri dhe kjo gjë do ju lejojë që të merrni një rol vendimtar në karrierën tuaj. Duhet të jeni më të hapur dhe pozitiv sa i takon fushës së ndjenjave. Ky është momenti më i mirë për të kërkuar shpirtin binjak.

Shigjetari

Kjo është një javë e rëndësishme për të përcaktuar më qartë objektivat tuaja dhe për të hedhur bazat solide për të ardhmen tuaj profesionale. Duhet të tregoni më shumë kujdes për shëndetin tuaj fizik, sidomos nëse keni sfida me të cilat duhet të përballeni. Horoskopi i kësaj të mërkure mbron historitë e reja të dashurisë, ndaj jini më spontan dhe të pavarur.

Bricjapi

Dikush mund t’iu akuzojë se jeni shumë dembel dhe apatik dhe për pasojë kjo ditë rrezikon që të mos ecë mbarë. Ndoshta ka disa shqetësime të cilat nuk ju lejojnë të përqendroheni siç duhet. Mos merrni vendime të nxituara!

Ujori

Këshillohet që në dashuri të mos keni shumë pretendime, sidomos nëse keni qenë pikërisht ju ata që jeni treguar të largët në raportin në çift. Çdo keqkuptim, mund të zgjidhet, por duhet ta hidhni ju hapin e parë.

Peshqit

Parashikohet një mbrëmje interesante për të rindezur ndjenjat, sidomos nëse gjatë javëve të fundit jeni ndjerë disi të lënë pas dore. Nga pikëpamja sentimentale, parashikohen të reja të rëndësishme, por duhet të jeni të gatshëm të bëni ndonjë sakrificë të vogël brenda një kohe të shkurtër.

Broja “shigjeton” Silvinjon, mesazh Muçit: Koha do të vijë për ne në Kombëtare (FOTO)

Shqipëria mbylli mbrëmjen e djeshme rrugëtimin në “Euro 2024”, pas humbjes ne ndeshjen e fundit ndaj Spanjës.

Kuqezinjtë e mbyllën grupin në vendin e fundit me një pikë falë barazimit ndaj Kroacisë. Një grup i vështirë por mundësitë e kualifikimit ishin aty duke parë edhe perfomancat jo në ditët më të mira të Kroacisë dhe Italisë.

Për këtë eliminim i kritikuar nga opinioni publik ka qenë trajner Silvinjo i cili aktivizoi me pikatore Armando Brojën, ndërsa një tjetër sulmues potent si Ernest Muçi mori vetëm 15 minuta përgjatë tre ndeshjeve.

Këtij të fundit i ka dalë në mbrojtje, Broja i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se koha për ish-talentin e Tiranës do të vijë dhe së shpejti do të jenë përkah njëri-tjetrit me Kombëtaren siç bënin me U-19.

Broja “shigjeton” Silvinjon, mesazh Muçit: Koha do të

Postimi i Brojës

Hysaj shmang gazetarët në Rinas: Po iki me pushime, nuk do rri këtu…

Ditën e sotme ekipi ynë kombëtar i futbollit u kthye në Shqipëri pas humbjes me Spanjën.

Në aeroportin e Rinasit është parë të vijë edhe mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili në këtë kampionat ka qenë nga më të kritikuarit.

Ai refuzoi t’iu përgjigjej pyetjes së gazetarëve.

“Jo, se do ik, kam edhe unë pushime, nuk do rri këtu”, dëgjohet të thotë anësori kuqezi.

Detaje nga v*rasja e 17-vjeçarit shqiptar në Itali: Gjyshja: E goditën me thikë, e ρështγnë në fytyrë dhe e dogjën me cigare!

Thomas Luciani, është 17-vjeçari shqiptar që u vra në një park në Pescara, Itali të dielën pasdite.

I riu i detyrohej 250 euro njërit prej dy të miturve të arrestuar për vrasjen. Ata e kanë goditur 25 herë me thikë shqiptarin, pesëmbëdhjetë goditje të shkaktuara nga njëri, dhjetë nga tjetri.

Por sikur të mos mjaftonte kjo dy të arrestuarit e sulmuan shqiptarin edhe kur ai po vdiste në tokë, duke pështyrë mbi të dhe duke i fikur një cigare në fytyrë.

Pas kësaj ata kanë shkuar në plazh ku janë takuar me miqtë e tyre, kanë treguar me krenari vrasjen e shqiptarit dhe janë larë në det. Ka dyshime se vrasja e shqiptarit ka qenë e paramenduar pasi në çantën e shpinës së njërit prej të arrestuarve ka patur një thikë që ai ua ka treguar shokëve dhe rroba të përdorura për ndërrim pas vrasjes.

Një prej djemve që ishte me dy të arrestuarit kur është marrë në pyetje ka deklaruar:

“Unë nuk reagova në asnjë mënyrë. Thomasi po bënte zhurma gati vdekjeje dhe i thanë të mbyllte gojën… Unë u trondita, nuk dija çfarë të bëja, doja t’i ndaloja ata, por nuk e dija se si, ndërsa ata po e bënin, dukej sikur nuk po mendonin më për këtë. Pavarësisht asaj që ndodhi, ne shkuam në breg të detit për të notuar. Aty njëri nga dy vrasësit “hodhi thikën që kishte mbështjellë me një çorape të lyer me gjak, duke e lënë pas shkëmbinjve”.

Thomas Luciani ishte braktisur nga prindërit në moshën 3-vjeçare dhe që atëherë jetonte me gjyshen e tij Olga. Kjo e fundit duke folur për mediat italiane tha se drejtësia do të dalë në dritë herët a vonë.

“Drejtësia do të dalë në dritë herët a vonë. Shpresoj. Nuk mund të vrasësh një djalë ashtu. Ai ishte i vogël, shumë i vogël. Ai ishte një djalë i mirë. Ai kishte sjelljet që kanë të gjithë djemtë e kësaj moshe. Ai nuk ishte narkoman. Ai ishte tre vjeç e gjysmë kur prindërit e braktisën, unë e rrita, isha nëna e tij”.

“Po qaj, por jam mirënjohëse”, dedikimi i vajzës së Silvinjos për kombëtaren shqiptare pas eliminimit nga Euro 2024 (Foto)

Në sfidën e një nate më parë me Spanjën, Shqipëria nuk arriti të kalojë fazën e grupeve në Kampionatin Evropian, por pavarësisht kësaj, Kombëtarja kuqezi ka bërë një paraqitje për t’u mbajtur mend.

E emocionuar me paraqitjen e kombëtares së Shqipërisë u shpreh edhe vajza e trajnerit Silvinjo, Taty Mendes, e cila publikoi foto dhe video nga tribunat e stadiumit të ndeshjes së djeshme.

Në njërin prej imzheve, vajza e Silvinjos kishte pozuar me plisin e bardhë, plisi simbol i shqiptarëve.

Ndërkaq në imazhin tjetër pas përfundimit të ndeshjes, ajo shkroi: “Po qaj, por jam mirënjohëse”.

Në profilin e saj, ajo ndau edhe një video të tifozëve kuq e zi dhe të lojtarëve të kombëtares së Shqipërisë që përshëndesnin tifozët, tek shkruante “përgjithmonë luftëtarë”.

”Tani fillojmë pushimet”, Hysaj: Ishte grup i vështirë, falenderoj të gjithë tifozat (Video)

Kombëtarja shqiptare u kthye në Shqipëri pasi mbylli aventurën në kampionatin Evropian që u zhvillua në Gjermani.

Hysaj në një prononcim të shkurtër për mediat u shpreh se ishte grup i vështirë dhe falenderoi tifozët.

Hysaj: Tani fillojmë pushimet.

Ishte një grup i vështirë por shumë bukur.

Falenderoj të gjithë tifozët.

Do iki se kam edhe unë pushimet.

Skuadrës së Xhakës dhe Shaqirit i vjedhin laptopët në prag të ndeshjes me Italinë

Trajnerëve të Zvicrës iu vodhën kompjuterë në Duseldorf gjatë Euro 2024, megjithëse asnjë të dhënë ose informacion sensitiv për ndeshjen e tyre të radhës kundër Italisë nuk është komprometuar, tha skuadra të martën.

Analistët video përgjegjës për përgatitjen e të dhënave dhe informacionit taktik për trajnerët e ekipeve nuk u rrezikuan pasi ishin në kampin e Zvicrës në Shtutgart, tha një zëdhënës i ekipit, duke konfirmuar se tre laptopë ishin marrë.

Të prekurit ishin pjesë e një delegacioni trajnerësh të rinj të ekipit kombëtar që po udhëtonin nëpër Gjermani për të vëzhguar dhe analizuar ndeshjet, bën të ditur Reuters.

“Asnjë e dhënë e ndjeshme apo asnjë informacion në lidhje me ndeshjen e ardhshme kundër Italisë nuk ka humbur”, tha zyrtari në një email.

Zvicra ka arritur në fazën eliminatore të turneut të saj të gjashtë radhazi të madh dhe do të luajë kundër Italisë në Berlin të shtunën.

“Me 5 operacione në javë ti shkon në Tajlandë… Ku e ke bërë matematikën ti vëlla?”, zbardhen përgjimet mes mjekëve tek Onkologjiku (Foto)

Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi mjekë flasin për pushime, që për shumëkush i konsideron luksoze, ndërsa ata i kanë thjesht “5 operacione në javë”.

Përgjimet

-Ku i kap pushimet e tjera tani?

-Këtu e një vit të jemi mirë

-Shih Tajlandën tani

-Po pse jo?

-Hë mo se nuk shkon shumë

– 1500 euro, 5 operacione, i kap brenda javësh ti, hahahahaha, ca llogarie

-Kirurg më di ti mua? Ku e ke bërë matematikën ti vëlla? Sa bëjnë 5X5?

-Hhahaha, llogarita 300 euro operacionin, jo 500

– Po lale po

-Për i javë bëhesh për Maldive ti atëherë.

Nuk pranoi të merrte pjesë në filmin e Luizit dhe Blerim Destanit, Gentian Zenelaj tregon arsyen

Aktori i njohur Gentian Zenelaj, teksa ishte i ftuar në emisionin “Pushime On Top”, u shpreh se arsyeja pse e ka refuzuar rolin në një film, ka qenë dashuria për teatrin, kontaktin me spektatorin dhe emocionin e pastër.

“Po, ka qenë një rol që kam refuzuar. Më duket te filmi i Luizit. Mendoj se nuk e shikoja veten aty. Po atë vit kam refuzuar edhe një rol të vogël te filmi që bëri Blerim Destani, “Parajsa është në det”, mos gaboj, është titulli”.

Pastaj, shtoi se në kinematografi gjithmonë ka gjetur justifikime për t’i shmangur rolet, pasi nuk i ka shijuar.

“Unë jam munduar me shumë qytetari ta bëj të qartë se nuk e shoh veten. Sigurisht mund të ketë hatërmbetje pa diskutim, po bota jonë është kaq e vogël, sa unë prapë në këtë portokallin që vërtitet do të kem rastin të punoj prapë”, – përfundoi ai.