Kombëtarja mbërriti në Rinas / Muçi: Doja më tepër minuta! Silvinjo: Ishte eksperiencë e bukur

Sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi ishte një nga lojtarët që nuk luajti shumë minuta në Europian. Pas rikthimit në vendin tonë, lojtari kuqezi tha se do donte të aktivizohej më shumë dhe se  gjëray mund të shkonin ndryshe.

“Doja më shumë minuta. Gjithmonë kombëtarja është plani i parë. Ishte zhgënjyese që nuk morëm një pikë me Spanjën. Kjo eksperiencë do na duhet edhe në të ardhmen. Jam i lumtur që te Besiktas më kanë mbështetur”, tha ai.

Edhe trajneri Silvinjo u shpreh la të nënkuptojeh se paraqitja e kombëtares ishte e mirë dhe fitoi eksperiencë nga përballja me tre ekipe të mëdha në një grup shumë të vështirë.

E rëndë/ Po vraponte në palestër, 22-vjeçarja v*es pasi bie nga kati i tretë…(VIDEO)

Një incident tragjik, ka ndodhur së fundmi në Indonezi, ku një vajzë teksa vraponte në palestër, ka rënë nga dritarja e katit të tretë. E reja, e cila është identifikuar vetëm me inicialet F.N 22-vjeçe, tenton të kapet nga korniza e dritares, por më pas zhduket nga sytë teksa bie.

Mësohet se i dashuri i saj, i kishte kërkuar që të ushtrohej me të në katin e dytë, por ajo donte të stërvitej në katin e tretë. E reja po ushtrohej për vetëm 30 minuta kur thuhet se ngadalësoi vrapin për të ecur, përpara se të ndodhte rënia tragjike.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital me lëndime të rënda në kokë, por mjekët nuk arritën t’i shpëtonin jetën. Në autopsi zbulohet se ajo kishte pësuar mavijosje dhe plagë të mëdha në kokë.

Policia vijon hetimet për rrethanat e rënies vdekjeprurëse.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-13562807/Treadmill-fitness-fanatic-stumbles-backwards-running-machine-plunging-death-gym-window.html?ico=embedded

https://www.dailymail.co.uk/embed/video/3217703.html

Me qeleshe dhe flamur, kush është TIFOZI që hyri në fushën e Shqipëri-Spanjë!

Ashtu si ndaj Italisë, një tjetër tifoz shqiptar u fut në fushë, kësaj radhe në sfidën me Spanjën.

Në minutat e fundit të takimit, tifozi i vogël, i veshur kuqezi, i cili mbante në kokë një qeleshe, arriti t’i shpëtonte sigurimit dhe u fut në fushën e lojës, duke dhuruar “show” për disa momente.

Tifozi u kap nga forcat e sigurisë pranë stolit të Shqipërisë, teksa u shoqërua më pas jashtë rrethimit të brendshëm.

https://streamable.com/e/pjagmn?quality=highest

‘Doktoreshës ia dhashë kafen”, përgjimet nxjerrin zbuluar skemën e mjekëve në QSUT: Ja mbajta vendin pa merak

Detaje të reja janë zbardhur nga skema abuzive e mjekëve të Onkologjikut në spitalin “Nënë Tereza”, Tiranë.

Mjekët e këtij reparti, bashkë me infermierë dhe kordinatorë të spitalit, nuk u jepnin shërbim pacientëve pranë QSUT por i drejtonin ata te klinikat e tyre private me qëllim përfitimin.

Por përveç këtyre, mjekët privonin pacientët nga kura e plotë e kimioterapisë pasi një pjesë të kësaj kure e nxirrnin jashtë spitalit për t’u blerë në dy farmaci private.

Përgjimet kanë zbuluar se mjekët e përfshirë në këtë skemë abuzive fusnin pa radhë në kurat e kimios pacientët që jepnin “kafe”.

Rasti 1

06*******: Do vije nje nga Kukesi, ma ndihmo te lutem mi afro cik kimioterapite. Beje per hatrin tim. Ku je ti?

Afrimi: Une jam lart ne zyre. 0682136645: Mire ja do vije lart tek zyra kjo.

Rasti 2

Në daten 14/12/2023 ne oren 10:14 e telefonon nr.telefonit 067******* si me poshte vijon:

067*******: O adash ca ben si ke qene?

Afrimi: Mire adash ti ca ben?

067*******: Tet e pyes kam nje mikun tim nga Permeti qe I ka dhene rekomandim Kuro ai kirurgu i Gjirokastres per aty tek ju ne date 24 Janar. Po eshte pak vone na duhet dicka me shpejt se smerr dot as Kempin po nuk beri konsulten aty.

Afrimi: Une sjam aty tani se jam tek urgjenca. Jepi numrin dhe te me presi. Eshte ai Elidoni sot aty o burre ai sfut pa planifikim. la ke nr. Atij ti?

067*******: Jo sia kam. Po Naqellari eshte aty?

Afrimi: Po o burre fol me Naqellarin I mbaron pune Naqellari direct.

067******; Po diskutojme linjen Naqellari njehere po ashtu kalojme tek ty.

Afrimi: Ok mire shume mire,

Rasti 3

Në datën 14/12/2023 në orën 08:17 1 degron sms nr.telefonit 069****** ku i thote:

069******:Afrim ketu tek dera jam shoku Nazmiut Shefiti.

Afrimi: Po pa merak se ja mbajta vendin.

Rasti 4

Në datën 27.12.2023 në orën 13:16 bëhet biseda me sms si më poshtë vijon me nr.e telefonit 069******* ku thuhet si më poshtë vijon:

– Çkemi Afrim si kalon. Pacientja F.C., nuk eshte paraqitur ne farmaci.

-Mire si je ti Mirjana,ok. Ka ikur ajo.

-Ok mos e njofto. Do i shkruaj nuk u paraqit.

Rasti 5

Në datën 20.12.2023 në orën 08:49 ka një telefonatë me nr. 069******* ku I thotë:

Afrimi: Ckemi Flora.

Flora: si do bejme me ate doktoreshen që më sjell verdalle se une kafen ja dhashe

Afrimi: Po ska gje mo se dje thjesht kishte ikur me heret.

Pjesë e skemës janë zv/drejtoresha e QSUNT-së,Brikena Qirjazi, 2 mjekë të spitalit të Onkologjikut, Edmond Gashi e Alketa Ymeri (Pere) dhe Koordinatori pranë këtij spitali, Emiljano Lela si dhe administratori i klinikës Megis, Halil Gashi dhe administratori i farmacisë ‘Flori Farma” Florian Marku. Ndaj tyre Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie, detyrim me paraqitje

https://www.instagram.com/p/C8otZHZANjW/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=916&rd=https%3A%2F%2Fjoq-albania.com&rp=%2Fartikull%2F1211641.html#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A3696%2C%22ls%22%3A457%2C%22le%22%3A3588%7D

Zihen gratë me njëra tjetrën për flokësh në Maliq, ja përse

Qarku Korçë

Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset G. R., 57 vjeçe dhe S. Xh., 26 vjeçe, banuese në fshatin Libonik, Maliq, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” së shpejti bëhet nënë për herë të dytë

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Aristela Leka, ka zbuluar se së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë. Ajo ka ndarë me ndjekësit në llogarinë presonale të Instagram-it një video teksa ka zbuluar gjininë e bebit.

Dhe po! Përsëri ajo do të bëhet nënë e një djali. Rikujtojmë që po ashtu në vitin 2022 ajo u bë nënë e një djali, teksa asokohe ende nuk e kishte prezantuar bashkëshortin e saj.

Aristela ka qenë pjesë e formatit të dashurisë “Për’puthen”, e cila doli nga programi beqare, me deklaratën se “Meshkujt e atij programi nuk janë burra!”

VIDEO

Tërmeti me magnitudë 5 ballë godet Turqinë

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Turqin.

Siç raportohet lëkundjet me magnitudë 5 ballë Rihter u shënuan shumë pranë rajonit të Soma.

Gjithashtu tërmeti u njdej dhe në shumë qytete të tjera të Turqisë.

Fatmirësisht nga tërmeti nuk ka të lënduar, por shumë banorë dolën në rrugë të frikësuar. Ndërkohë ekipet e ndihmës së shpejtë dolën në terren dhe po verifikojnë dëmet e mundshme.

PËRGJIMET/ “Doktor, pacientët kanë temperaturë”, mjeku Edmond Gashi: Vari l*sht!

Disa nga bluzat e bardha pranë spitalit Onkologjik në QSUNT janë vënë nën hetim si të përfshirë në një skemë mashtrimi, ku të dëmtuar janë pacientët që vuajnë nga kanceri.

Hetimet e derimëtanishme kanë nxjerrë në pah mënyrën se si kjo skemë funksiononte, teksa të tjera detaje që hedhin dritë mbi mënyrën si të sëmurët trajtoheshin, bëhen të ditura në dosjen hetimore, të cilën VoxNews e disponon.

Mjeku Edmond Gashi, duke përdorur si argument radhën e gjatë në Onkologjik, orienton pacientët drejt klinikës së tij private, duke iu thënë se situata është emergjente dhe nuk ka kohë për të humbur.

Më pas, në dosjen e zbardhur vërehet sjellja e tij në raport me pacientët, të cilët nga spitali shtetëror i ka kaluar në klinikën e tij private. Në biseda telefonike të zbardhura ai kontaktohet nga infermieret që e vënë në dijeni se pacientët janë me temperaturë të lartë, por ai përgjigjet me një gjuhë aspak etike dhe profesionale duke thënë: Vari l*sht.

Kjo bisedë është e dokumentuar në dosjen hetimore, por saga e shkeljeve nuk përfundon këtu.

Mjeku Edmond Gashi rezulton se nuk i ka vënë në dijeni pacientët që në klinikën e tij private bëhen vetëm skanera, biopsi dhe ndonëse të sëmurët me kancer paguajnë në klinikën e tij për të marrë shërbim në një kohë më të shpejtë, sërish ato do duhet të presin në spitalin shtetëror për të marrë seancat e kimioterapisë.

Po ashtu, mjeku Edmond Gashi merr kartelat e pacientëve dhe i mban në zyrën e tij, ndërsa ligji parashikon se duhet të lihen në punktin e kirugjisë.

Kujtojmë se Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i “Flori Farma” dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim lidhur me skemën e mashtrimit që përdornin me personat e sëmurë me kancer.

“Ju meritonit më shumë”, Broja i kërkon falje tifozëve kuqezinj dhe i falenderon për mbështetjen pas eleminimit nga EURO 2024

Kombëtarja shqiptare u eleminua nga Euro 2024. Kuqezinjtë humbën përballë Spanjës 1-0 në ndeshjen e tretë dhe të fundit për Grupin B, mbrëmjen e 24 qershorit.

Pas kësaj reagime të shumta kanë ardhur prej personazheve të njohur të cilët pavarësisht rezultatit mbështetën deri në fund kombëtaren.

Ditën e sotme Armando Broja ka reaguar në Instagram ku falenderon të gjithë mbështetësit dhe iu kërkon falje që nuk arritën të jepnin më shumë.

“Më falni që nuk ju dhamë më shumë, ju meritonit më shumë! Faleminderit të gjithë tifozët Kuq e Zi”, shkruan futbollisti.

Nuk u aktivizua në Euro2024/ Babai i lojtarit të Kombëtares ‘shpërthen’ me maIIkime: Zoti i shkatërroftë…

Pas ndeshjes së Shqipërisë ndaj Spanjës, në të cilën kuqezinjtë tanë u mposhtën 0-1, ka ardhur edhe reagimi i fortë i babait të qendërmbrojtësit Ardian Ismajli.

Futbollisti i Empolit, nuk gjeti asnjë hapësirë nga ana e tekniku Sylvinho, përgjatë tre ndeshjeve që Kombëtarja kuqezi zhvilloi në Gjermani.

Babai i Ardian Ismajli ‘shpërthen keq’ në rrjetet sociale duke mallkuar ata që siç thotë ai e ‘tradhtuan birin e tij’ duke mos e aktivizuar asnjë sekondë gjatë Kampionatit Europian.

Ardian, Behu i qëndrueshëm dhe i fort për ketë padrejtësi, per kete tradhti, te jeni krenar per çdo gjë qe keni dhënë për Kombëtaren sepse e kemi detyrim!

Zoti i shkaterroft te gjithe ata qe ta vodhen endrren qysh nga femijeria te cilen ma tregoje…
Zoti i shkaterroft ata qe te bene pabesi, te bene tradheti sepse shume ke besuar dhe nuk keni faj se ne ballet e tyre nuk shkruante i pabes…

Je i qet se dite te bardha dhe karrier te madhe jeni duke pritur, eshte shume afer…”- shkruan ai.