Gjendet i v*arë në një park 17-vjeçari shqiptar në Itali, arrestohen dy të rinj

Një 17-vjeçar shqiptar është gjetur i vrarë në Baden Poëell në Pescara. Mediat italiane raportojnë se i riu u gjet në një park, ndërsa në trup kishte disa plagë të shkaktuara nga thika. Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarit, pasi nuk ka pasur dokumente me vete.

Sipas informacioneve fillestare, ekipet e shpëtimit 118 kanë marrë një telefonatë rreth orës 21:00 të së dielës në mbrëmje. Djali me origjinë shqiptare është gjetur me fytyrën të kthyer në tokë. Vrasja duket se ka ndodhur në kulmin e një debati. Të arrestuar janë dy djem, njëri nga të dy është djali i një komandanti policie të stacionit lokal, tjetri djali i një avokati të njohur nga Pescara.

Goditja me thikë ka ardhur nga një debat, por mbetet ende për t’u vlerësuar se cila ka qenë arsyeja, edhe nëse nga hipotezat e para duket se në bazë të përleshjes ka pasur një borxh prej disa qindra eurosh, për çështje droge.

Publikohet FOTOJA e Leonard Dukës dhe Ervis Martinajt, xhiro me SKAF në det!

Ervis Martinajn dhe Leonard Dukën, i vetëquajtur si “Princi Damian”, dukej se nuk kishte asgjë që t’i ndante.

Miqësia e tyre po i ngrinte ata në majat e botës së krimit, kontrollonin së bashku lojërat e fatit, një biznes prej qindra miliona eurosh dhe trafikun e drogës.

Dërgonin në vende të BE-së sasi të mëdha kokaine dhe kanabisi. Media VNA ka publikuar foton e Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj në kohët kur ishin të afërt me njëri tjetrin dhe duke bërë xhiro me skaf në det.

Por pasi pushteti i tyre kriminal u rrit aq shumë, nisën dyshimet për tradhti në biznes aq sa Ervis Martinaj nisi të mendonte se miku i tij Leonard Duka po fitonte më shumë nga dërgesat.

Krisja nisi kur një ngarkesë me drogë u kap në Gjermani, lënda narkotike ishte nisur me kamion nën kujdesin e Martinajt në Shqipëri dhe do të pritej nga Duka, por u kap gjatë rrugës nga policia gjermane.

Ervis Martinaj dyshoi se miku i tij po mashtronte. Kërkoi për lajmin e kapjes së kamionit dhe kur nuk arriti ta konfirmonte variantin e mikut të tij u bind se Duka ia kishte hedhur.

Në shenjë hakmarrje Martinaj shkoi në shtëpinë e mikut të tij, ku kishte qenë me dhjetëra herë dhe i mori peng babain, të cilin ia torturoi.

Për Leonard Dukën ky ishte fundi i një miqësie dhe nisja e një përplasje të hapur, që po vazhdon të marrë jetë njerëzish. Ai iu betua Ervis Martinajt se këtë nuk do t’ia falte kurrë.

Por kush është Leonard Duka dhe si nisi konflikti i përgjakshëm mes klanit që mban mbiemrin e tij dhe Ervis Martinajt?

20 MARS 2017

Erlis Duka së bashku me vëllain e tij Leonard Duka plagosin 34-vjeçarin Eduard Duka. Ai ndodhej në trotuarin para një lokali në zonën e Kinostudios, kur u qëllua me armë. Dëshmitarët thanë se Eduard Duka u qëllua me pistoletë nga një person që lëvizte me motor dhe kishte skafandër në kokë.

Drejtuesi i motoçikletës ka qenë dikush tjetër, po ashtu me skafandër në kokë. Më pas të dy u larguan në drejtim të Freskut. Atentati erdhi një muaj pas një konflikti fizik që i plagosuri, bashkë me të vëllain, Rigert Duka kishin pasur me dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka. Pavarësisht mbiemrit të njëjtë-ata nuk kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin.

27 QERSHOR 2018

Në një lokal në Kinostudio, plagosen dy vëllezër, Rivelino dhe Juxhin Mumajesi. Banorët e zonës raportuan mbi 15 të shtëna armësh, që vinin nga një lokal bastesh në brendësi të lagjes. Përveç dy vëllezërve 36 e 24 vjeç, aty u plagos edhe shtetasi Ibrahim Durollari, 28 vjeç.

Policia në atë kohë shoqëroi 23 persona. Ndërsa në media u lakua emir i Santiago Malkos, si personi që qëlloi me armë. Madje u publikua edhe një video ku shfaqeshin dy persona duke qëlluar ndaj vëllezërve dhe mikut të tyre.

Në video shihet nisja e konfliktit jashtë ambienteve të lokalit të basteve. I shtrirë përtokë shihet Rivelino Mumajesi, i mbuluar me gjak, ndërsa në fund të shkallëve ndodhet Santiago Malko me pistoletë në dorë. Njëri nga personat që qëllon është Santiago Malko, ndërsa personi që e shoqëron është Erigers Mihasi, i cili po ashtu është ekzekutuar në një tjetër atentat.

Ngjarja e asaj kohe u dyshua për prishje pazaresh. Ndërsa pas saj dolën në skenë edhe vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, pasi ata njiheshin për miqësinë me të plagosurit. Në materialet e dosjes hetimore në lidhje me këtë ngjarje, thuhet se është e provuar se shtetasi Santiago Malko ka marrë pjesë në plagosje.

Po ashtu, në dosje thuhet se Malko ka rrahur edhe Erlis Dukën, në një lokal në zonën e ish-Bllokut. Për të dy këto ngjarje, direktivat janë dhënë nga Ervis Martinaj. Ashtu siç u përfol edhe për një ngjarje tjetër, për të cilën nuk pati kurrë asnjë kallëzim.

Thuhej se me urdhër të Ervis Martinajt, Santiago Malko kishte marrë peng për disa orë dhe ka dhunuar babain e vëllezërve Duka. E mesa duket fakti që nuk ishte denoncuar, tregonte se gjithçka do të zgjidhej privatisht.

Emri i Santiago Malkos del edhe në dosjen e ngjarjes së 4 tetorit 2018, në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj e Eljon Hato. Megjithatë, edhe pse është provuar se Malko ishte prezent në atë ngjarje, nuk ka rezultuar të ketë qenë i përfshirë. Pas këtyre ngjarjeve, nisën përgatitjet për të sulmuar Ervis Martinajn.

MAJ – QERSHOR 2019

Disa muaj më parë, Gjykata e Tiranës dënoi tre persona që informonin klanin “Duka” për lëvizjet e Ervis Martinajt. Këta persona, mes tyre dhe një grua, u dënuar me nga 2 vite burgim, për akuzën “Sigurim i kushteve për të kryer vrasje”. Vendimi i gjykatës së Tiranës, erdhi në kohën kur nuk dihet asgjë për fatin e biznesmenit, Ervis Martinaj, i raportuar si i zhdukur në Policinë e Laçit, prej datës 9 gusht 2022. Sipas vendimit të Gjykatës, rezulton e provuar se Martinaj është tentuar të vritej nga klani “Duka” në dy raste.

PJESË NGA DOSJA

Nga aktet e ndodhura në fashikullin e prokurorit rezulton se: Dejvison Serjani është i fejuar me shtetasen Nensi Shaqiri. Ajo punonte në një agjenci udhëtimesh në rrugën ‘Myslym Shyri’ ku shiste bileta udhëtimesh, paketa turistike, akomodime në hotele jashtë vendit etj.

Shtetasi Dejvison Serjani ka kushëri të parë shtetasin Daut Elmazi (djalë daje). Gjithashtu ka rezultuar se shtetasi Ardjan Ahmeti dhe shtetasi Daut Elmazi njihen dhe janë kushërinj. Rezultuar që të tre të pandehurit kanë njohje me njëri-tjetrin kryesisht njohje e siguruar nëpermjet shtetasit Daut Elmazi si kontakt i përbashkët.

Nga deklarimet e Nensi Shaqirit, ka rezultuar se, nëpërmjet Daut Elmazit, ajo dhe i fejuari i saj Dejvisoni, kanë krijuar kontakte me Leonard Dukën dhe Fatmir Hysenin. Këta dy shtetas kanë pasur në plan eliminimin fizik të shtetasit Ervis Martinaj dhe për organizimin e vrasjes u është dashur informacion prej të pandehurve lidhur me lëvizjet e tij jashtë vendit.

Nensi Shaqiri ka pranuar se në këmbim të informacioneve do të përfitonin shpërblim në para. Rezulton se në dy raste është dhënë informacion lidhur me planet e udhëtimit të Ervis Martinaj. Nje herë informacioni i është përcjellë shtetasit Fatmir Hyseni, për një futurim të Martinajt me itinerar Prishtinë-Stamboll-Dubai.

Ndërsa herën tjetër informacioni i është përcjellë Leonard Dukës, për një fluturim me itimerar Athinë-Stamboll-Valencia). Sipas deklarimeve të Nensi Shaqirit, Leonard Duka i ka paguar asaj dhe Dejvison Serjanit shumën prej 30 mijë euro.

Nga ana tjetër në dosje shpjegohet edhe roli i Ardjan Ahmetit. Ai ka punuar si specialist IT në Drejtorinë e Policisë Durrës si dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në periudhën 2015-2019.

Sipas deklarimeve të tij, rezulton se Daut Elmazi e ka lidhur me Fatmir Hysenin. Dauti i ka kërkuar Ardjanit që të prezantohet tek Fatmir Hyseni si punonjës policie dhe t’i thotë që ai po siguron informacione lidhur me lëvizjet jashtë territorit te Shqipërisë të Ervis Martinaj.

I ka premtuar edhe shpërblim në para për këtë shërbim. Ardjani është takuar me Fatimir Hyseni dhe i ka komunikuar porosinë e Dautit.

Nga takimi që ka pasur me Fatmir Hysenin, Ardjan Ahmeti ka marrë një telefon celular “Enkro”. Ndërsa Dauti i ka thënë se informacionet lidhur me lëvizjet e Ervis Martinaj po siguroheshin prej Nensi Shaqirit dhe Dejvison Serjanit.

Nga transkriptet e përgjimeve telefonike datë 15 qershor 2019 rezultojnë edhe konfirimet e deklarimeve të shtetasve Dejvison Serjani, Nensi Shaqiri dhe Ardjan Ahmeti.

Në kuadër të këtij procedimi, është kërkuar ndihmë nëpërmjet letërporosive nga ana e autoriteteve Turke për të konfirmuar fluturimet dhe akomodimin për shtetasit Ervis Martinaj, Leonard Duka, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Igli Memaj, Gentjan Dautaj (Zoto).

Nga kthim-përgjigjet e administruara në fashikull rezulton se këta shtetas kanë udhëtuar në të njëjtat data respektive kur supozohet që të realizohej atentati që po planifikohej. Edhe akomodimi i tyre rezulton në të njëjtin vend. Megjithatë për shkak të moskoordinimit siç duhej, Ervis Martinaj i shpëtoi atentatit të organizuar.

27 GUSHT 2019

Ekzektutohet brenda makinës së tij, në një atentat të organizuar në rrugën “Xhanfize Keko”, Santiago Malko. Duke qenë se dështuan në vrasjen e Ervis Martinajt, klani “Duka” organizoi atentatit ku mbeti i vrarë njeriu u besuar i tij.

Blendi Teta, personi i arrestuar për moskallëzim krimi, ka treguar se ka qenë duke darkuar në bodrumin e një lokali, në zonën e Freskut, në afërsi të teleferikut. Lokal është në pronësi të vëllezërve Leonard dhe Elris Duka.

Atë ditë kanë qëndruar në bodrumin e këtij lokali, ku ndodhet një ambient që shërben si zyrë. Sipas dëshmisë së Blendi Tetës, i vetmi i dënuar për ngjarjen deri tani, rreth orës 20:00, Leonardi dhe Erlisi kanë thënë: “Çohuni çuna se kemi punë.”

Kanë dalë të gjithë bashkë dhe kanë hipur në dy makina. E para “Golf 5”, ngjyrë gri dhe e dyta, “Skoda”, që u gjet e fshehur në një parkim pranë drejtorisë së ish-pyjores në rrugën “Dalip Topi”.

Në vendin e parë të Skodës, është ulur Blendi Teta. Makina ka lëvizur nga Fresku të IKV, te Komisariati i Qarkullimit Rrugor, ka dalë në rrugën “Myslym Keta” dhe më pas ka marrë drejtimin te Komisariati nr.4.

Aty ka mbërritur edhe Golfi. Në pak minuta, makinat kanë ecur në drejtim të kryqëzimit të Alliasit, më pas kanë vazhduar lëvizjen në rrugën ngjitur me murin e shkollës së Bashkuar në drejtim të Oxhakut. Aty janë kthyer djathtas në rrugën Kongresi i Manastirit në drejtim të SHISH.

Lëvizjet e automjeteve janë fokusuar në pjesën më të madhe nga kamerat e sigurisë së bizneseve të ndryshme. Kur “Skoda” ndodhej tek spitali nr.5, njëri nga personat në makinë, i ka kërkuar shoferit të ndryshojë drejtimin e lëvizjes, duke i thënë: “ktheje se ka parkuar te kazanët”.

Në rrugën “Xhanfize Keko”, ata kanë parë makinën “BMW X5”.

Më pas, Blendi Teta thotë se është larguar drejt shtëpisë pasi ka kuptuar se dicka e keqe do ndodhte. Dinamika e ngjarjes është zbardhur përmes kamerave të sigurisë. Më 27 janar, në Gjykatën e Posaçme u shfaqën për herë të parë pamjet filmike të kamerave të sigurisë që kanë fiksuar vrasjen e Santjago Malkos.

Ngjarja është fiksuar nga kamera e një lavazhi ne zonën e Porcelanit, ku duket makina e atentatorëve. Nga pamjet që u shfaqën në seancën gjyqësore, duket që autorët fillimisht i kanë bërë shenjë me drita Malkos për të ndaluar.

Në momentin që ai ndalon ata e qëllojnë me breshëri kallashnikovi nga brenda makinës. Më pas makina “BMW X5”, ku ishte Sanjago Malko lëviz për disa sekonda dhe përplaset me kazanën e mbeturinave.

Për vrasjen e Santiago Malkos është dënuar me 25 vite burg Blendi Teta, i pari që u arrestua për ngjarjen dhe u gjykua në një proces më vete si bashkëpunëtor në vrasje. Sipas dosjes hetimore, ekzekutor dyshohet të jetë Fatmir Hyseni nga Vlora, i shpallur në kërkim.

Ndërkohë që akuzohen si organizatorë vëllezërit e klanit Duka, Leonard dhe Erlis Duka, për të cilët ka nisur gjykimi në mungesë. Santiago Malko dyshohet se u ekzekutua nga grupi rival i Ervis Martinaj, për shkak të lidhjeve të afërta me këtë të fundit. Nga përfundimi i hetimeve ka dalë se shkaku i vrasjes së tij ishte rivaliteti në biznesin e paligjshëm të lotove sportive.

Sekuestrimi i pasurive të Ervis Martinaj

Policia e shtetit dhe SPAK nisën të mërkurën operacionin për sekuestrimin e pasurive të Ervis Martinajt. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të prokurorëve që po zhvillojnë hetime në lidhje me dosjen “Plumbi i Artë”.

Në sekuestro janë vendosur 34 pasuri në emër të Martinajt dhe familjarëve të tij. Bëhet fjalë për disa shoqëri tregëtare, sipërfaqe toke, apartamente, autmojete dhe llogari bankate. Martinaj është shpallur në kërkim prej muajit maj të vitit të kaluar si një nga personat e akuzuar nga SPAK.

Emri tij doli nga dëshmia e Nuredin Dumanit që pranoi të bashkëpunojë me prokurorinë për zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale. Dumani ka treguar për hetuesit se Martinaj i ka ofruar 500 mijë euro për të vrarë Endrit Doklën, por atenati dështoi. Edhe pse Martinaj ishte në kërkim ndërkombëtar prej muajit maj, tre muaj më vonë familjarët kallëzuan në Polici se kishin humbur kontaktet dhe dyshonin se mund ta kishin eleminuar grupet e tjera rivale.

“Në Shqipëri deri tani ka qenë një histori që lë për të dëshiruar, për mua një asgjë madhe, dhe shumë sekuestrohen dhe asgjë nuk I shkon shteti, Ata sekuestrohen dhe ato prapë lirohen. Ervis Marinaj ka bërë parë edhe në kohën kur lojërat e fati ishin të lejuara dhe ato kur nuk janë lejuar. Vis Martinaj ishte futur në botën e krimit, si njëri që i merret pak rrëmujshme gjërat. Në si shoqëri jemi me fat, që krimi vritet me njëri tjetrin. Sikur krimi do kishte gjetur gjuhën me njëri tjetrit, do ishim shumë më keq situata kriminale në Shqipëri. Llogaritet rreth 1 mln euro xhiro ditore në të gjithë Shqipërinë”, tha gazetari Ferdinand Dervishi.

Pas arrestimit të Leonard Dukës në Belgjikë, tashmë në kërkim vijon të jetë vëllai i tij Erlisi dhe 3 persona të tjerë. Ndonëse ka akuzë zyrtare vetëm për vrasjen e Santiago Malkos, emri i Leonard Dukës ka qenë i pari që përflitej pas eleminimeve të njëpasnjëshme të njerëzve të Ervis Martinajt.

Së fundmi, emri i tij u lakua edhe pas zhdukjes së Martinajt. Edhe pse pritshmëritë janë të ulëta, grupi hetimor po e pret me interes dëshminë e Leonard Dukës, në momentin që ai do të ekstradohet në vendin tonë. Do flasë apo jo mbetet po ashtu mister, njësoj si fati i Ervis Martinajt.

Historia e frashërlliut, që u nis me 40 burra nga Dangëllia, dhe ruajti Kongresin e Lushnjes

Nga Artur Ajazi

Dangëllia, zona më e dëgjuar në Përmet, ka kryeqendër Frashërin. Para 104 vitesh, Frashëri ka patur mbi 540 shtepi, rrjet dyqanesh, ambulancë, shkollë, dhe ishte qendër Komune. Frashëri, ishte vatra ku lindën dhe u rritën me mallin për vatanin, vëllezërit Frashëri, kollozët e mendimit, kulturës dhe Rilindjes Kombetare. Edhe në Dangëlli, lindën burra me emër, trima, patriotë, shkencëtarë, shkrimtarë, komitë, nga atje dolën më pas partizanë për liri, apo dhe drejtues lokalë dhe qendrorë. Nga Frashëri doli dhe Seit Frashëri, (Skenderi). Në Frashër ka një lagje të madhe me këtë mbiemër. Seiti, lindi dhe u rrit nga prindër të mirë, punëtorë, patriotë, edhe pse nuk ishin të aq  të pasur në atë kohë,  kishin influencë. Seiti u rrit dhe edukua nga babai i tij Hajredini (emrin e të cilit do ta merrte djali i tij i madh më vonë) me frymën e dashurisë për vendin, fshatin, njerëzit. Dhe i tillë u bë.

Seit Frashëri, qysh fëmijë rrinte në odën e burrave, dëgjonte, pastaj dhe kuvendonte. Ishte pjekur para kohe për moshën që kishte. Ngjarja e madhe e Kongresit të Lushnjes, e gjeti Seitin djalosh të ri, që vinte pas pjesemarrjes së tij në çetën e Çerçiz Topullit, i sprovuar në beteja dhe vuajtje në male. Vinte pasi kishte ngritur flamurin kombetar, duke hyrë i pari në  Korçë, pas faljes së madhe “Hyrrjetit” nga Xhonturqit. Pastaj, erdhi haberi që në Lushnje në 21 Janar 1920 niste Kongresi i madh, ku vereshin fatet e kombit. Erdhi haberi, të dilnin djem nga çdo krahinë për të mbrojtur punimet 10 ditore të Kongresit, ndaj koha nuk priste.

Seiti ishte i pari që bashkë me 40 burra nga familja e tij dhe zona e Dangëllisë, ngjeshën armët, dhe u regjistruan të parët si “mbrojtës të kongresit”. Brënda 3-4 diteve, u regjistruan dhjetra  djem të fshatrave të Dangëllisë, me armë në dorë, dhe hipur kuajve u nisën qysh në 18 Janar 1920 , të prirë nga Seit Frashëri drejt Lushnjes.

Punimet e atij Kongresi zgjatën 10 ditë, dhe ishte një ngjarje e madhe kombetare, nga ku u zgjodh Keshilli i Larte prej 4 vetësh, që do të kryenin funksionin e kryetarit te shtetit, dhe një Këshill Kombetar prej 37 vetesh, me kryeminister Sulejman Delvinën. Kryetar i Kongresit u zgjodh Aqif Pashe Elbasani. Kongresi dihet, se vendosi mbi fatin e të ardhmes së vendit, me vendimet e tij të rëndësishme. Kongresi i Lushnjes, vendosi me unanimitet, rrezimin e qeverisë së Durrësit, dhe caktoi delegatët për në Konferencën e Paqes në Paris.

Në qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjes, kishte edhe frashërllinj që u zgjodhën ministra, si Eshref Frasheri, minister i Luftës, mik i Seit Frasherit. Në po atë Kongres, u vendos edhe fati i Tiranës, për të qenë përfundimisht kryeqyteti i Shqiperisë. Fill pas përfundimit të Kongresit, grupimet e mbrojtjes së tij, u falenderuan nga ministri i ri i Brendshëm Ahmet Zogu, i cili u deklaroi atyre “mbështetjen e pakufishme për kontributin, duke i siguruar mbështetje në komunat dhe prefekturat nga vinin”. Porsa u kthye në Frashër, Seit Frashëri, u prit si Hero, bashkë me trimat e tjere, dhe pas 1 viti  zgjidhet Kryeplak i fshatit me 540 shtepi. Seit Frashëri ishte mbeshtetes i Ahmet Zogut (zogist), dhe ka mbajtur edhe postin e kryetarit të Komunës Frasher për shumë vite.

Gjatë periudhës së luftës italo-greke, Seit Frashëri, mbajti qendrim të ashpër ndaj ushtrisë helene, që zaptoi Frasherin. Në takimin me një Kolonel i quajtur Anastas (sipas rrëfimeve të dajës tim Ylli Skenderi) në Frashër, Seiti i kërkoi atij jo vetëm “ndalimin e hakmarrjes ndaj banoreve të Frashërit, por edhe fshatrave të tjera të Dangëllisë”. Shumë shpejt Seiti u bë mik edhe me grekët, të cilët kur u larguan pas sulmit nga Hitleri mbi Greqi në 1943, i lanë atij gjithë materialet luftarake dhe shëndetsore.

Pak shumë është folur për mbështetjen e madhe që dhanë frashërllinjtë, për Kongresin e Lushnjes, për ata  burra trima , që ngjeshëm armët dhe lanë vatrat e tyre, për t’ju bashkuar kësaj ngjarje të madhe të historisë kombetare.

, Historia e frashërlliut, që u nis me 40 burra nga Dangëllia, dhe ruajti Kongresin e Lushnjes

Mehmet Shehu firmosi mandatin 8000 dollarë për ‘vjedhjen’ e sekreteve të bombës atomike nga francezët

Dosja e gjyqit ndaj Kadri Hazbiut

“Për blerjen e të sekreteve të bombës atomike dhe antitankeve të telekomanduar, me miratim të Kadri Hazbiut, u ngarkua agjenti ‘Rampa’ me rezidencë në Paris”

Pas debateve lidhur me akuzat për ‘Bashkëpunim në kuadër të grupit armiqësor të vënë në shërbim të zbulimeve të huaja kundër interesave të vendit’ të Kadri Hazbiut, Llambi Peçinit e Llambi Ziçishtit me kreun e trupit gjykues Aranit Çela, në deponimet e seancës së 8-të, të akuzuarit deponojnë një fakt të pa njohur, përkatësisht, investimin e Sigurimit të Shtetit Shqiptar për blerjen ilegale të armëve me telekomandë dhe sekreteve të prodhimit të bombës atomike nga shkencëtarët francezë. “Për blerjen e një antitanku me telekomandë dhe sekreteve të prodhimit të bombës atomike në Francë, me propozimin tonë e miratimin e Kadri Hazbiut, u dhanë nga Mehmet Shehu 8000 dollarë. Operacioni u krye nga agjenti ‘Rampa’ me rezidencë në Paris”- deponojnë mes të tjerave në këtë seancë Llambi Ziçishti e Llambi Peçini….

(Vijon nga numri i kaluar)

Kryetari:- Do ta bisedojmë më vonë atë, në çështjen tjetër.

Prokurori:- Po në këtë procesverbal, shoku kryetar, ndoshta nuk e dëgjova unë, keni thënë më 6 nëntor lidhur me Kadri Hazbiun, që u ka thënë Mehmet Shehu, se Kadri Hazbiun e kam timin, është shumë besnik….

Llambi:- Nuk është ashtu.

Prokurori:- Nuk është e vërtetë?

Llambi:- Nuk është.

Prokurori:- Lidhur me atë….

Llambi:- Nuk më ka thënë ashtu.

Kryetari:- Kush?

Llambi:- Mehmeti. Nuk kam biseduar kurrë me Mehmetin e me asnjë njeri tjetër, kurrë nuk kam biseduar gjë kundër Partisë.

Kryetari:- Tjetër, çfarë kishe ti Llambi Peçini?

Llambi:- Tani kam, po për Kadriun prapë, lidhur me një agjent që kishim ne.  Kjo ka ndodhur ose në 1960, ose në 1961, nuk më kujtohet mirë viti. Por duhet të jetë viti 60 ose 61, kur unë u ktheva përsëri në zbulim, pasi isha në Sekretariat. Edhe rezidenti jonë në Itali, përgjegjës i zbulimit tonë në Itali ishte Dhimitër Gjoni. Ai na informoi se kishte mundësi të merrte nëpërmjet agjentit ‘Rampa’, një predhë antitank të quajtur ‘Kobra’, të telekomanduar. Po donte 2000 dollarë për këtë punë, pra, që ta blinte atë. Gjithashtu, pak kohë më vonë, përsëri na informon përgjegjësi i zbulimit Dhimitër Gjoni nga Roma dhe thotë se agjenti ‘Rampa’ ka mundësi të marrë sekretin e  bombës atomike. Por ai, për këtë, kërkon 6000 dollarë sepse ka një mik të tijin që e ka në qendrën atomike të Francës. Mund ta marrë këtë, predhën, po do 6000 dollarë, pra, dhe 2000 për ‘Kobrën’, bënin 8000 dollarë.  Tani ne e morëm këtë të dhënë, dhe unë bisedoj me Zoin. Më thotë Zoi, studioje dosjen e  agjentit ‘Rampa’. Pasi e studioj dosjen e agjentit ‘Rampa’, kërkoj të dhëna nga përgjegjësi i zbulimit në Romë, si e qysh, pra, nga e njeh këtë person. Ai na dërgoi, domethënë, sikur ky agjenti ‘Rampa’, i kishte dhënë numrin e telefonit në Paris të këtij shkencëtarit atomik. I kishte dhënë dhe adresën se ku jetonte. Dy kjo. Dhe e treta, kishte lënë dhe takim për këtë në një datë. Nuk e di, pas një muaj, pas një kohe të caktuar, kishte lënë agjenti takim me këtë shkencëtarin, mikun e  tij, domethënë. Në këtë kohë, unë i bëj një kërkesë rezidenturës tonë në Francë dhe i them që të verifikohet kush banon në këtë adresë. Domethënë, atje ku na thoshte ai se banon ky atomisti. Të verifikohet ky numër telefoni, kush është abonus i këtij numri telefoni, dy, dhe na njoftoni sa më parë, i them unë. Na bie përgjigje rezidentura e Parisit që në filan adresë, domethënë ekzakt, se i dhamë numrin ekzakt, banon filani. Domethënë tjetër për tjetër, jo ky që thoshte agjenti ‘Rampa’ dhe numri i telefonit që dhatë, del se nuk ka të abonuar. Francezët kishin një ashtu, metodë, domethënë, që kur një numër nuk kishte të abonuar, kishte një bllok regjistrimi që thoshte:’Ky numër nuk ka të abonuar’. Dhe gjithnjë këtë përsëriste, me qëllim që ai që e kërkonte, të mos priste shumë. Edhe e mbylli. Ky numër nuk kishte të abonuar, domethënë, na gënjeu. Ishte gënjeshtër. I dërguam dhe fotografi të atij agjentit ‘Rampa’ përgjegjësit të rezidenturës sonë në Paris që të takohej në kafe ‘De La Pen’, Kafen e  Paqes, në filan orë. Është një kafe e madhe në Paris. Nuk vajti ai. Na përgjigjet, në filan orë, në filan ditë, nuk erdhi filani, pra, nuk erdhi një person i tillë.  Ne fotografinë ja dërguam të re, ashtu siç ishte në momentin e atëhershëm ai. Domethënë, tre momente që ishin të dyshimta, që ky na gënjente. Atëherë unë bëra shënim në dosje dhe them se ky agjent është provokator ose kërkon të na zhvasë sa më shumë, prandaj nuk jam dakord që ti jepen 8000 dollarë. Edhe i them Zoi Themelit, i them që ky Dhimitër Gjoni nuk e ka drejt. Atëherë, ishte Drejtor i Zbulimit, zëvendësdrejtor ishte Rasim Dedja. Prandaj, ose të shkoj Rasim Dedja atje, ose të shkojë unë, i thashë, ose më mirë ta thërrasim Dhimitër Gjonin këtu për arsye se atje nuk mund të bisedosh gjatë e gjerë me rezidentin, do ruhesh.  Vendosëm ta thërrasim. E thërrasim Dhimitër Gjonin.

Tani, ky ishte problemi më i rëndësishëm për Drejtorinë e Zbulimit.

Zoi Themeli, kur erdhi Dhimitër Gjoni, më tha mua, bisedoje me Dhimitrin… Po, thashë unë, ta bisedosh ti se ti je Drejtori i Zbulimit, unë jam kryetar i degës, thashë. Unë ndiqja rezidenturat jashtë.  Jo, jo, tha, se unë kam punë. S’ka punë më të madhe se këtë Drejtoria e Zbulimit, i thash unë. Jo, jo, tha, shko takoje ti, dhe nesër hajde më raporto. Vetëm, kam qëndruar me Dhimitër Gjonin, se e kisha shok, për ti mbushur mendjen që nuk e ka mirë. Edhe më në fund, si kryetar dege, e kisha në linjë atë. U bind Dhimitri, dhe në fund më tha: Po ashtu është, ky është provokator, ky është agjent. Vemi të nesërmen i raportojmë Zoit. Zoit duhet ti raportoja unë. Dhe kur unë po bëhesha gati ti raportoja, ai i tha Dhimitrit: Thuaj si është puna.  Dhimitri filloi të flasë. Çfarë do të fliste Dhimitri, foli po ato që na kishte dërguar ne. Hajde shkojmë tek ministri për tek Kadriu, na tha. More po, dale…, të shtu…, thashë. Hajde, hajde, shkojmë, vazhdoi ai.  Vajtëm tek Kadri Hazbiu dhe i raportoi Zoi tani Kadriut për atë që na kishte raportuar ne rezidentura e Italisë që përpara. Kadriu merr Mehmet Shehun në Telefon edhe i thotë që kemi një problem. Edhe i kërkoi 8000 dollarë. Se nuk mund të jepte Zoi 8000 dollarë. Edhe Kadriu nuk mund të jepte 8000 dollarë, ndaj e mori në telefon Mehmet Shehun. Mehmet Shehu i tha që hajdeni. Se Mehmet Shehut i tha të vijmë një çikë, pa i folur për këtë apo atë arsye. Unë i thashë Kadri Hazbiut: More ministër, ka disa momente shumë të dyshimta këtu…. Po mirë, tha, sqaroni këto. Thashë unë: Jam i mendimit të mos i jepen këto.  Mirëpo, meqenëse priste Mehmet Shehu, ikën e më lanë mua.  Unë u ngjita në zyrën time. Kur më vonë më vjen në zyrën Dhimitër Gjoni dhe më thotë se ato u aprovuan, pra 8000 dollarët. I thashë unë, tani po të them si shok, i thashë, se si kryetar dege e bëra punën.  Po e bëre këtë, i thashë, do fëlliqesh, do turpërohesh, mos i jep paratë.  Mua më vinte inat dhe për 8000 dollarët, se ishte një shumë e madhe, po më vinte më shumë inat që po na e hidhte një maskara, po tallej me autoritetin e zbulimit tonë. Në fakt, kështu doli.  Ja dha paratë Dhimitër Gjoni. Ai dërgoi ne filma, të filmuar, sekretin e  bombës atomike, në thonjëza të kësaj. Për predhën ‘Kobra’ na dërgoi një revistë të bukur kështu, që e kishte në shtyp. Dhe atë na dërgoi si material për 2000 dollarët. Ne këto filma, nuk kishim mundësi t’i lanim e ti zhvillonim. Edhe u vendos atëherë nga ministri Kadri Hazbiu që të dërgoheshin në Kinë këto. Dhe ju dërguan Kinës. Pas nja 3-4 muaj, kinezët u përgjigjën që ky është një bllof. Është një bllof, po i kushtoi shtetit tonë 8000 dollarë…..

Kryetari:- Mirë. Ti i pandehuri Llambi, rreth kësaj akuzës së tradhtisë ndaj Atdheut, në qoftë se ke ndonjë gjë, ti, se pastaj, lidhur me veprimtarinë tjetër të Ministrisë së Brendshme, kur të vij ajo çështja e sabotimit atje, në qoftë se ke për të thënë, do pyetesh.  Me që ne po rrotullohemi rreth kësaj akuze tani, në qoftë se ke ndonjë gjë thuaje. Në mos….

Llambi:- S’kam.

Kryetari:- S’ke më. Keni pyetje ju?

Prokurori:- Shoku kryetar. Meqë këtu po trajtohen dy data, data 3 dhjetor dhe data 20 nëntor, po ndalem veçmas. Në procesverbalin e datës 20 nëntor keni thënë: Unë nga Mehmet Shehu kam mësuar se për të rrëzuar pushtetin do të përdoreshin forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, të Gardës, policinë… Si është?

Llambi:- E kam thënë, kjo është në diktimin e hetuesisë.

Kryetari:- Domethënë, edhe kjo është e vërtetë?

Llambi:- Nuk është. Unë thash nuk di gjë, asgjë armiqësore….

Prokurori:- Në këtë datë, ka qenë njeri tjetër aty?

Llambi:- Do thoni që keni qenë ju?

Prokurori:- Nuk e di, vetëm hetuesit kanë qenë?

Llambi:- Ju e keni bërë gabim atë, nuk është më datën 20 që keni ardhur. Ju keni ardhur më datë 19.

Prokurori:- Më datë 19, ti nuk je pyetur fare. Më datë 20, ja procesverbali i datës 20 nëntor.

Llambi:- Procesverbali bëhej të nesërmen. Bile, ja kam bërë këtë vërejtje hetuesit që e ke vënë kot datën 20, se prokurori ishte më datë 19….

Prokurori:- Po mirë, ç’bëri 19, ç’bëri 20, janë thënë këto.

Llambi:- I kam thënë, se kam qenë.

Prokurori:- Unë edhe në hetuesi, ishin dy hetues, ishe edhe ti…

Llambi:- Erdhët bashkë me ministrin e Brendshëm.

Prokurori:- I the këto ti.

Llambi:- I thashë.

Prokurori:- Po si i the atëherë?

Llambi:- I thashë nën ndikimin e ……

Prokurori:- Po mirë, ai diktimi që thua ti, është më datën 1 tetor deri 19 nëntor, i thonë një muaj e dy javë…. Edhe një pyetje tjetër, lidhur me këtë procesverbal. Në vazhdim të këtij procesverbali ke thënë edhe lidhur me kontigjentet….

Llambi:- Politikën e goditjes dhe kontigjentet…..

Prokurori:- Me politikën e goditjes, duke i dhënë përparësi arrestimeve, edhe problemin e kontigjenteve, e trajton atë. Është e vërtetë?

Llambi:- E kam këtë të kontigjenteve.

Prokurori:- Është e vërtetë?

Llambi:- Unë nuk po mohoj që kam thënë.

Prokurori:- Unë po të pyes. Këtë pjesë të procesverbalit, the që nuk është e vërtetë. Po kjo tjetra?

Llambi:- Kjo është e vërtetë.

Prokurori:- Është e vërtetë. Na e shpjego!

Llambi:- Ua shpjegoj unë. Unë e kisha këtë… Kryetari i gjykatës tha a ke më për të parën….

Kryetari:- Të thashë që kemi akuzën e sabotimit, atje… Na i thuaj, që janë ndarë në kapituj këto. Tani, për sa i përket kësaj, ti për atë procesverbal, për sa i përket kontigjenteve, thua është e vërtetë. Përsa i përket asaj çështjes tjetër, thua, nuk është e vërtetë….

Llambi:- Politika e goditjes është e vërtetë. Për sa i përket çështjes tjetër, nuk është e vërtetë.

Prokurori:- Tani unë të bëj një pyetje: Gjysma e procesverbalit qenka e vërtetë, gjysma nuk qenka?

Llambi:- Unë kur flas, flas për ato që kam unë. Unë thash se në çfarë konditash e kam firmosur….

Prokurori:- Edhe një pyetje tjetër që lidhet me këtë të komplotit. Më datë 3 dhjetor, ti i pandehur ke thënë, është lidhur me dërgimin në Bashkimin Sovjetik KGB-së të Platformës dhe të disa akteve normative?

Llambi:- Po nuk deshi kryetari i gjykatës ta…..

Kryetari:- Ta shtjellojmë në atë të sabotimit se e kemi atje, lidhur dhe me dëshmitarët….

Llambi:- Kjo është e lidhur me të parën.

Kryetari:- Mirë. Fol, fol, nuk ka ndonjë gjë.

Llambi:- Po e them këtë tani se kam ca vërejtje për aktakuzën. Në faqen 8-të të aktakuzës…

Prokurori:- Përgjigju për këtë pyetje: Është e vërtetë kjo që ke shpjeguar më 3 dhjetor?

Llambi:- Çfarë?

Prokurori:- Që i keni dërguar komitetit të Sigurimit Platformën, aktet sekrete, me karakter tepër sekret?

Llambi:- Është e vërtetë. (Vijon nesër)

Përgatiti për botim: Kujtim Boriçi

SOM 1

“Rezidenti jonë në Itali, Dhimitër Gjoni, na informoi se kishte mundësi të merrte nëpërmjet agjentit ‘Rampa’, një predhë antitank të quajtur ‘Kobra’, të telekomanduar. Po donte 2000 dollarë. Po ky agjent, na tha ai, ka mundësi të marrë sekretin e bombës atomike. Por kërkohen 6000 dollarë për ‘mikun’ në qendrën atomike të Francës. Pasi bëmë verifikimet, shkuam në Francë, u vendos financimi. Mehmet Shehu firmosi faturën 8000 dollarë për këto dy shërbime të rëndësishme në interes të Sigurimit të Shtetit”

SOM 2

“Pas disa kohësh, nga Franca agjenti ‘Rampa’ na dërgoi në filma, pra të filmuar, sekretin e bombës atomike. Për predhën ‘Kobra’ na dërgoi një revistë të bukur që e kishte në shtyp. U vendos atëherë nga ministri Kadri Hazbiu që të dërgoheshin filmimet në Kinë për zbardhje dhe deshifrim. Dhe ju dërguan Kinës. Pas nja 3 apo 4 muaj, kinezët u përgjigjën që ky është një bllof. Është një bllof, po i kushtoi shtetit tonë 8000 dollarë”

SOM 3

“Unë nga Mehmet Shehu kam mësuar se për të rrëzuar pushtetin do të përdoreshin forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, të Gardës, policinë… Kaq kam thënë dhe jo hollësi të tjera. Se nuk di më gjatë. Këtë deponim që bëj sot, unë si Llambi, e kam dhënë edhe në hetuesi. Me sa di dhe me sa mbaj mend, kjo është shënuar dhe në procesverbalin përkatës”

Rrëfimi i fundit i njeriut më të afërt: Kush e rrëzoi shtatoren e Enver Hoxhës në 20 shkurt

Askush tjetër nuk ka qenë më pranë tij, me përjashtim të ndonjë rasti të rrallë. Për 30 vite me radhë, ai ishte shefi i Sigurimit të diktatorit, prej vitit 1956 deri në vdekje.

Gradeci kujton se me Enver Hoxhën njihej qysh prej Luftës Nacionalçlirimtare, ose më saktë prej demonstratës së madhe të 28 nëntorit të vitit ‘41.

Ndërsa takimi i parë i tyre do të ndodhte, kur Gradeci ishte partizan në Çetën e Skraparit. Ishte marsi i vitin 1944.

Kjo intervistë është marrë në 101 vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës. Gradeci ishte shumë i rezervuar pas 90-s dhe kjo është intervista e fundit e dhënë për mediat.

Ai është ndarë nga jeta në dhjetor 2015.

Më poshtë, intervista e botuar në gazetën DITA ku flitet edhe për rrëzimin e shtatores së Hoxhës në 20 shkurt.

“Monumenti ishte përgatitur që më parë për ta rrëzuar. Na u tha tekstualisht “mundësisht në mes të ditës, mundësisht në sy të kamerave, mundësisht në sy të botës” – rrëfehet ish-njeriu i afërt i Hoxhës.

Çfarë do të bëni në 16 tetor?

Më 16 tetor së bashku me shokët do të shkoj me një tufë karafilash te varri i Komandantit.

Enver Hoxhës, komandant i kam folur gjithë jetën. Kështu i flas edhe tani, përgjithmonë. Pastaj do të shkoj te familje, tek bashkëshortja e tij, Nexhmije Hoxha.

E keni shoqëruar diktatorin për 30 vjet rresht. Kush është për ju Enver Hoxha?

Në Shqipëri vështirë se mund të flitet e të shkruhet saktë tshmë e vërteta për Enver Hoxhën dhe në përgjithësi për epokën socialiste. Madje, edhe përfaqësuesit e partive, në themel të të cilave është Ai (si Partia e Punës) nuk e zë dot shpesh në gojë.

Pse ndodh një gjë e tillë sipas jush?

Sepse vetvetiu do të shprehet dyshimi në ekzistencën e demokracisë, të sistemit të ri. Duke mos e zënë në gojë (natyrisht me përjashtim, kur i duhet politikës për të mbuluar diçka tjetër) krijohet përshtypja se ai i takon harrimit. Heshtja, gjithashtu, arsyetohet me kushtet e praktikave të reja shoqërore, kulturore të ashtuquajtura properëndimore.

Ju keni botuar një libër: “30 vjet me shokun Enver”. Më pas ke heshtur

Unë nuk hesht kurrë. Ndoshta e ka radhën libri i dytë: “25 vjet pa shokun Enver”. Për të qenë i saktë, kam shprehur mendimet në disa artikuj në raste përvjetoresh si rasti i sotëm.

Enver Hoxha ka qenë dhe mbetet një Shqiptar i Madh. Jeta ime ka qenë e lidhur ngushtë me mbrojtjen dhe përkujdesjen ndaj tij. Natyrisht, s’kam bërë ndonjë gjë të jashtëzakonshme, sepse që nga vitet e ilegalitetit e më pas, për vite me radhë atë e donte dhe e ruante shumica, populli. Për atë, populli, si i thonë fjalës, kishte vend edhe nën gjuhë.

Si ju duket kur ju quajnë enverist?

Nuk dëshiroj të flas për veten time. Por e kam për nder të më quajnë enverist, i barazvlefshëm me një shqiptar të ndershëm e të përkushtuar për vendin tim. Më burgosën si enverist. Burgosjen e kam përjetuar në qeli si shprehje e hakmarrjes politike.

– Ju ndoshta harroni se atë kohë ka pasur burgosje, ndëshkime të egra?

– Kishte burgje dhe të burgosur, kishte qeli dhe ndëshkime në bazë të ligjeve në fuqi. Nuk përjashtoj shkeljet e të drejtave të njeriut. Por edhe kastriotët, zotëri, kishin burgje. Edhe ata bënin vrasje, por ato u bënë kundër tradhtarëve, kundër Lekë Zaharisë që ia falte një pjesë Malit të Zi, kundër Hamzait, nipit të Skënderbeut që spiunonte. E të tjerë. A thua duhet ta lejonte Skënderbeu një gjë të tillë?

Edhe para 90-ës pati asish njerëzish që deshën ta shisnin Shqipërinë. A thua Enver Hoxha, partia, populli duhej të rrinin duarkryq ndaj këtyre ligësive kombëtare? Ndonjëri, apo disa prej këtyre të shiturve, njerëz që e kishin mësuar politikën ndërkombëtare dhe, madje, kishin marrë doktoraturën me të, e lanë mënjanë fatin e kombit të vet.

Nuk ma merr mendja të gaboj, kur them se kjo po rindodh sot me disa të mësuar e të shkolluar për së prapthi. Dëgjo televizionin, lexo gazetat. Secili është i lirë të shkruajë, por jo të shpifë, jo të deformojë, jo të çshqiptarizojë, jo të vrasë ndjenjat kombëtare me mashtrime të qëllimshme.

Burgosje dhe ndëshkime ka kudo në botë, edhe në vendet më të përparuara e më demokratike. Sot nuk është makabre, e papranueshme për ne, marrja e jetës në karrigen elektrike, siç ndodh në Amerikë. Koha socialiste kishte ndëshkime të rrepta, por edhe koha e sotme ka, siç janë ato që përmenda. Çdo sistem ka ligjet e veta. Kohët që vijnë bëjnë ndryshime.

Ata që kanë vuajtur nën diktaturë, nuk do ta miratonin…

Shiko, unë skuqem, kur shoh të paraqiten si heronj e si viktima, ata që bashkëpunuan me fashizmin, ata që përgatitën kurorën për Viktor Emanuelin, ata që vranë heronjtë e Shkodrës, heroinat e Mirditës. Skuqem nga turpi kur shikoj të shkulen e përdhosen monumentet, bustet e heronjve të ngritur në pidestale. Kanë filluar të tregohen patriotë të mëdhenj ata që i kanë bërë gjëmën këtij vendi. Kur dikush tjetër ka kurajë e fytyrë të mbrojë Gjon Marka Gjonin, Hamit Matjanin, Isa Toskën, dhjetëra bashibozukë e derdimenë të zinj në shpirt e në të bëma, unë duhet të trembem e të mos flas për Enver Hoxhën?

Do të flas dhe do të shkruaj sa të kem frymë. Enver Hoxha është Enver Hoxha. S’bën më nëna tjetër, jo. Po të ishin rrethana të tjera, ai do t’i bënte edhe këto proceset demokratike ndryshe, më mirë, pa i dërguar shqiptarët në fund të detit. Nuk do të rrinte se s’ka ndenjur në një vend ai kur e thërriste zëri i popullit për ndryshim, për zhvillim. Këtë e dëshmoi me profeci, me diplomaci, me shqiptarizëm. Është tjetër puna që nuk e dëgjuan, që nuk e besuan.

E keni fjalën për zërat se ka patur përpjekje për lidhje me Perëndimin që ranë në vesh të shurdhët?

Nuk mund ta di saktësisht, kur dhe deri ku arriti ndërhyrja e Enver Hoxhës për dialog. Vetëm duke e lexuar të vërtetën që thonë amerikanët dhe anglezët, pak e nga pak, do të mirëkuptohet dhe do të vlerësohet kontributi i jashtëzakonshëm i Enver Hoxhës. Çdo gjë e mirë e tij do të dalë në dritë.

– Kini diçka që ju ngacmon kur vjen fjala te Enver Hoxha pas vdekjes së tij?

– Natyrisht. Doja të shkoja edhe njëherë për vizitë në Skrapar me Enver Hoxhën. Ma kishte thënë disa herë dhe unë jetoja dhe gjenerohesha me këtë dëshirë të zjarrtë të tijën dhe timen. Por sëmundja e rëndë e diabetit nuk e la. Më ka mbetur peng. Ai e donte Çorovodën se e ndryshoi nga themelet, e bëri pjesë të bukurisë shqiptare. E lidhi me rrugë automobilistike (Berat – Çorovodë – Përmet – Kolonjë). I dha dritë, i dha shkolla, i dha një autoritet. Ai dyqani i vetëm i Pasho Hysit, që ishte dikur, ka mbetur si relike e bisedave të hershme.

– Rrezimi i monumentit të Enver Hoxhës…

– E rrëzoi populli…

– Nuk jini i saktë. Sa spekulime janë bërë dhe po bëhen në emër të popullit! Monumenti ishte përgatitur që më parë për ta rrëzuar. Na thanë “mundësisht në mes të ditës, mundësisht në sy të kamerave, mundësisht në sy të botës”.

Por ju e shihni. Që nga ajo ditë, monumenti i Enver Hoxhës po ringrihet urtësisht, paqësisht.

Meraku im tjetër ka të bëjë me zhvarrimin. Natën si hajdutë varresh. Ata që e zhvarrosën nuk mund të ishin njerëz që i faleshin Shqipërisë, por Djallit.

Diçka që duhet mbajtur shënim sipas jush?

Rrënjët e krenarisë së sotme janë atje, në të djeshmen. Shqipëria e Enver Hoxhës kishte dinjitet. Atij që na jepte dorën ne i jepnim zemrën, atij që na tregonte grushtin, i tregonim grushtin. (DITA)

“Filmimi u ble 8 mijë dollarë, ia dërguam Kinës…” Dëshmia e rrallë: Si u mashtrua ish-Sigurimi për blerjen e “sekretit të bombës atomike”

Në dosjen e gjyqit ndaj ish-ministrit të brendshëm Kadri Hazbiu, publikuar vite më parë nga gazeta DITA gjendet edhe një fakt interesant.

Regjimi komunist i Tiranës ka tentuar të blejë dokumente dhe filmime sekrete të prodhimit të bombës atomike dhe antitankeve të telekomanduara në fillim të viteve 60.

Por ka hasur në një bllof.

Konkretisht në deponimet e seancës së 8-të të procesit  ndaj ish-ministrit të Brendshëm, të akuzuarit deponojnë një fakt të pa njohur, përkatësisht, investimin e ish-Sigurimit të Shtetit Shqiptar për blerjen e mësipërme ilegale nga shkencëtarë të supozuar francezë.

Pohimin e bën i akuzuari Llambi Peçini.

Ja pjesë nga dëshmia e tij në dosjen e klasifikuar të një prej gjyqeve më të famshme të periudhës së komunizmit:

“Përgjegjësi i zbulimit tonë në Itali ishte Dhimitër Gjoni. Ai na informoi se kishte mundësi të merrte nëpërmjet agjentit ‘Rampa’, një predhë antitank të quajtur ‘Kobra’, të telekomanduar. Po donte 2000 dollarë për këtë punë, pra, që ta blinte atë. Gjithashtu, pak kohë më vonë, përsëri Gjoni na informon se agjenti ‘Rampa’ ka mundësi të marrë sekretin e  bombës atomike. Por ai, për këtë, kërkon 6000 dollarë për një mik në qendrën atomike të Francës. 6000 dollarë, pra, dhe 2000 për ‘Kobrën’, bënin 8000 dollarë. 

Pasi e studioj dosjen e agjentit ‘Rampa’, kërkoj të dhëna nga përgjegjësi i zbulimit në Romë. Gjej tre momente që ishin të dyshimta, krijova bindjen që ky na gënjente. Bëra shënim në dosje se ky agjent është provokator, prandaj nuk jam dakord që ti jepen 8000 dollarë. I raportoj Zoi Themelit, atëherë, ishte Drejtor i Zbulimit. Hajde shkojmë tek ministri për tek Kadriu, na tha.  Vajtëm tek Kadri Hazbiu dhe i raportoi Zoi tani Kadriut për atë që na kishte raportuar ne rezidentura e Italisë që përpara. Kadriu merr Mehmet Shehun në telefon.

Unë i thashë Kadri Hazbiut: Ka disa momente shumë të dyshimta këtu…. Jam i mendimit të mos jepen këto para.  Më vonë më vjen në zyrë Dhimitër Gjoni dhe më thotë se ato u aprovuan, pra 8000 dollarët. Mua më vinte inat dhe për 8000 dollarët, se ishte një shumë e madhe, po më vinte më shumë inat që po na e hidhte një maskara, po tallej me autoritetin e zbulimit tonë. Në fakt, kështu doli.  Ja dha paratë Dhimitër Gjoni. Ai dërgoi ne filma, të filmuar, sekretin e  bombës atomike, në thonjëza. Ne këto filma, nuk kishim mundësi t’i lanim e ti zhvillonim.

Iu dërguan Kinës. Pas nja 3-4 muaj, kinezët u përgjigjën që ky është një bllof. Një bllof, që i kushtoi shtetit tonë 8000 dollarë…..”

Më shumë mga arkiva e DITA, mund të lexoni KËTU

“Populli po vuan për bukën e gojës”/ Zbulohet dosja e gjeneralit disident që akuzoi Enver Hoxhën

Publikohen disa dokumenta arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Brendëshme në Tiranë, të cilat i përkasin viteve 1966-1975, në një dosje në ngarkim të ish-Drejtorit të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, gjeneral-major Halim Xhelo, e cila përmban dokumentet e procesit hetimor e gjyqësor të tij, etj., duke filluar nga data 8 shkurt e vitit 1966, kur ai u arrestua nga kolegët e tij të Sigurimit të Shtetit, (për shkak të një letre anonime që i kishte bërë sekretarit të parë të Komitetit Qendror të PPSh-së, Enver Hoxha), e deri në datën 25 maj të vitit 1975, kur u përpilua edhe proces-verbali i vdekjes së tij, në burgun e Burrelit, ku ai vuante dënimin e ri dënimin, “për  agjitacion e propagandë”!

Siç do të shohim në dokumentet në fjalë të dosjes gjyqësore në ngarkim të gjeneral-major Halim Xhelo Koçiut, me origjinë nga fshati Dukat i Vlorës dhe me banim në Tiranë, akuza kryesore ndaj tij, është letra anonime që ai i bëri në atë kohë diktatorit Enver Hoxha. Ai analizonte me detaje vijën e gabuar politike që po ndiqte udhëheqja e lartë e PPSh-së, (duke kopjuar dhe imituar Kinën e Mao Ce Dunit), e cila e kishte çuar popullin në mjerim të plotë, aq sa fshatarësia kooperativiste, vuante edhe për bukën e gojës. Përveç kësaj akuze, organet hetimore dhe gjyqësore të asaj kohe, me porosi nga “lart”, për ta diskretituar gjeneralin disident, e kanë akuzuar edhe për “vjedhje të pasurisë shtetërore”, duke përvetësuar disa shuma monetare (në dollarë dhe në lekë), për një aparat televizori që ai kishte blerë jashtë shtetit dhe disa metra kabull, që me vendim gjykate, ju vunë në ngarkim dhe i’u sekuestruan.

Por, duket se udhëheqja e lartë e PPSh-së e personalisht Enver Hoxha, nuk kanë qenë të kënaqur me dënimin prej shtatë vitesh, që iu dha fillimisht Halim Xhelos nga ana e Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë, (i kryesuar nga kolonel Vangjel Kocani dhe dy ndihmsat e tij, Kolonel Koço Tollkuçi dhe Minella Trebicka), dy vite më vonë, në vitin 1968, teksa vuante dënimin në burgun e Burrelit, ai ri dënohet përsëri, nga një tjetër trupë gjykuese, (Sybi Dedej, Hajri Shehu dhe Frederik Nosi), në bazë të disa dëshmive të dhëna nga disa bashkëvuajtës të tij në atë burg, ish-ushtarak të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në mbyllje të këtyre dokumenteve, do publikojmë edhe prces-verbalin e vdekjes së tij në burgun e Burrelit që mban datën 25 maj të vitit 1975, të firmosur nga mjeku, Myslym Hysa, zv/prokurori i rrethit, Vangjel Muzina dhe komandanti i burgut, Idajet Deda të cilët e konsideruan atë si “vetëvrasje”! Për më shumë rreth këtyre, na njohin dokumentet në fjalë, që publikohen për herë të parë nga Memorie.al

Dokumenti i vitit 1966. me vendimin e Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë, për dënimin e gjeneral-major Halim Xhelos

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË  “KOLEGJI USHTARAK”

GJYKATA E LARTË                Nr. 16 Regj. Themeltar

Nr. 13  i  vendimit

                                                          V E N D I M

                                                N’EMËR TË POPULLIT

Këshilli gjyqësor i Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë, i formuar nën kryesinë e:

Kolonel Vangjel Kocani, Gjyqtar i Gjykatës së Lartë, me ndih. Gjyqtar, Kolonel Koço Tollkuçi, – Ndih. – Gjyq.

Kolonel Minella Trebicka – Ndih. – Gjyq.

T’asistuar prej sekretares, Vangjeli Terova, me pjesëmarrjen e Zv/Prokurorit të Përgjithshëm, Kolonel Faik Minarollit, me seancat e mbyllura të datave 9 e 10.3.1966, mori në shqyrtim çështjen me Nr. 16 që i përket të pandehurit:

HALIM XHELO, i biri Koçiut dhe i Xhikos, i datë-lindjes 1923, lindur në Dukat të Vlorës dhe banues në Tiranë, me origjinë shoqërore, fshatar i pasur, oficer me gradën Gjeneral-Major, i martuar, ka tre fëmijë, A.P., i padënuar më parë, mban këto dekorata: urdhrin e Flamurit, tre urdhra të Skënderbeut, (1 të klasit të II-të dhe tre të klasit të III-të), urdhrin Partizan të klasit të II-të dhe të III-të, urdhrin e Shërbimit Ushtarak, urdhrin e Trimërisë, medaljen e Kujtimit, të Çlirimit dhe të Trimërisë, urdhrin e Yllit të Kuq dhe atë të 10 Vjetorit të Ushtrisë, i arrestuar më 8 shkurt 1966, i përfaqësuar nga Avokat Gaqo Progri.

                                                       A K U Z O H E T se:

Ka zhvilluar propagandë armiqësore kundër pushtetit popullor, ka përvetësuar më shumë se njëherë pasurinë shtetërore, si dhe ka shpërdoruar pozitën e tij zyrtare, duke kryer kështu krimet e parashikuara nga nenet 73 pika e I-rë, 80 pika e I-rë dhe 323 pika e I-rë të Kodit Penal.

 KËSHILLI GJYQËSOR I KOLEGJIT USHTARAK TË GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi apologjinë e të pandehurit, pretencën e prokurorit, i cili kërkoi të deklarohet fajtor dhe në bazë të nenit 73 pika e I-rë të Kodit Penal, të dënohet me 10 vjet heqje të lirisë, në bazë të nenit 51 të K.P. me 2 vjet heqje të lirisë, dhe në bazë të nenit 325 pika e I-rë të K.P. me 5 vjet heqje të lirisë.

Përfundimisht, në bazë të nenit 40 të K.P., kërkoi të dënohet me 10 (dhjetë) vjet heqje të lirisë dhe të heqjes së gradës Gjeneral-Major, pasi dëgjoi mbrojtjen, fjalën e fundit të të pandehurit, i cili kërkoi mëshirë, dhe pasi shqyrtoi dhe analizoi provat në tërësi:

V Ë R E N:

I pandehuri Halim Xhelo, duke pasur postin e zëvendës drejtorit të Sigurimit të Shtetit dhe gradën Gjeneral-Major, në vend që të luftonte kundër elementëve armiq dhe të mbronte vijën e Partisë, të mbronte interesat e atdheut dhe të popullit, ai përkundrazi, si person reaksionar, është vënë në opozicion me politikën marksiste-leniniste të Partisë dhe të Shtetit tonë dhe ka zhvilluar agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor.

Në një kohë kur Partia dhe Qeveria iu drejtua me një letër komunistëve dhe masave të gjera për të përkrahur dhe diskutuar rreth masave kundër burokracisë dhe për një stil revolucionar në punë, në një kohë kur populli ynë i’u përgjigj thirrjes së Partisë dhe po diskutonte me entuziazëm duke shfaqur mendime e propozime krijuese, i pandehuri Halim Xhelo, i ka dërguar një letër anonime Udhëheqjes së Partisë dhe të Shtetit, me përmbajtje të theksuar armiqësore.

Gjatë zhvillimit të gjyqit, u provua se i pandehuri ka shprehur në këtë letër fjalë shpifëse kundër politikës së Partisë dhe të Shtetit në përgjithësi, kundër fitoreve të mëdha të revolucionit tonë popullor. Ai ka shkruar në këtë letër se, gjatë këtyre 22 vjetëve të pushtetit popullor, populli ynë është katandisur në ditë të hallit, për bukën e gojës, se fshatarësisë po i rrëmbehet gjithashtu, se gjithë shtresave po i shtrëngohet litari në fyt, e të tjera e të tjera. Në këtë mënyrë i pandehuri është bërë tellall i propagandës së urryer imperialisto-revizioniste.

U provua se në këtë letër i pandehuri ka shpifur gjithashtu, kundër unitetit të çeliktë: parti-udhëheqje-popull dhe në një armiqësi të pashoqe ka theksuar se gjoja në një situatë të rëndë e të rrezikshme për vendin tonë, masat punonjëse nuk do të ndjekin udhëheqjen e Partisë dhe të Shtetit, kështu, po të sulmojë greku, serbi apo djalli vetë, shkruan i pandehuri në letër, dilni vetë për të mbrojtur atdheun, se ne nuk rrezikohemi.

Në letër i pandehuri është shprehur gjithashtu se, kanë të drejtë që na quajnë dogmatikë. Në këtë mënyrë ai është pajtuar plotësisht me revizionistët hrushovianë e titistë, që janë armiq të tërbuar të Partisë dhe të popullit tonë.

Shpifjet e mësipërme dhe shprehjet e tjera armiqësore që përmban letra, janë bërë me qëllim për të diskretituar vijën e drejtë marksiste-leniniste të Partisë dhe të Shtetit tonë, prandaj ato në thelb, konsiderohen thirrje kundër pushtetit popullor. Fakti se këtë letër me përmbajtje armiqësore i pandehuri e ka dërguar me destinacion, provon se qëllimi i tij ka qenë për t’i përhapur këto pikëpamje minuese ndaj pushtetit popullor, dhe njëkohësisht ka dashur që t’i bëjë presion, udhëheqjes së Partisë dhe të Shtetit, për të devijuar nga rruga e drejtë, lidhur me masat kundër burokracisë.

Në këtë rrethana, në veprimet e të pandehurit, gjykata e gjen të vërtetuar figurën e krimit të agjitacionit e propagandës, kundër pushtetit popullor.

Ky krim provohet me letrën anonime, me aktet e ekspertizës teknike që vërtetojnë se kjo letër është daktilografuar nga makina “Oliveti”, me Nr. 21.0073, që i përkiste sektorit ku punonte i pandehuri, dhe me vetë pohimet e të pandehurit, i cili pohon se letrën anonime e ka përpiluar vetë, dhe e ka shtypur në makinën e sipërpërmendur.

U provuar gjithashtu se i pandehuri, ka kryer vjedhjen e pasurisë shtetërore, duke përvetësuar 169 dollarë amerikan, që sipas vërtetimit të Bankës së Shtetit Shqiptar, të datës 3.3.1966, vlerësohen me 2112.50. Nr.

Krimin e mësipërm i pandehuri e ka kryer në këto rrethana: në muajin prill-maj 1964, ai është interesuar për të blerë disa materialeve shirita ferro-manjetikë, për sektorin që kishte në varësi. Për këtë arsye, i pandehuri ka biseduar me dëshmitarin Gaqo Peristeri, i cili i siguroi shumën prej 169 dollarë amerikanë dhe ja dorëzoi të pandehurit, për t’i dërguar me korrierët përjashta shtetit, për blerjen e materialeve.

Mirëpo i pandehuri këto të holla valutë, nuk ia dorëzoi njeriut, por i mbajti në kasafortën e tij. Më vonë, materialet e kërkuara u blenë në Francë nga një fond tjetër nga Ministria e Punëve të Brendshme. Dëshmitari Gaqo Peristeri, kur morri në dorëzim materialet e blera në Francë, përpiloi një vërtetim mbi harxhimin e 169 dollarëve për blerjen e 30 copë shiritave ferro-manjetike, duke kujtuar se këto materiale ishin blerë pikërisht me shumën 169 dollarë, që ja kishte dorëzuar të pandehurit.

Ky vërtetim, mban datën 15.5.1964, firmosur edhe prej të pandehurit. Në këtë mënyrë harxhimi i 169 dollarëve, u justifikua me dokumentin e sipërm, kurse në fakt, këto i pandehuri i mbante vetë. Pas disa muajsh, duke menduar se çështja e tyre u mbyll dhe s’i kërkonte më njeri, i pandehuri vendosi që këto dollarë, pasuri e shtetit, të blinte një televizor. Kështu në dhjetor të vitit 1964, me anë të një personi, ka blerë jashtë shtetit një televizor të markës së “Vest”.

Pretendimin e të pandehurit se nuk duhet të përgjigjet për përvetësimin e 169 dollarëve, për arsye se i kishte lëshuar një dëftesë Gaqo Peristerit, për marrjen e tyre, gjykata nuk e quan më vend. Dëshmitari Gaqo Peristeri, vuri në dukje se, kur i dorëzoi të 169 dollarët, nuk i ka marrë ndonjë dëftesë dhe nga ana tjetër, kur morri në dorëzim materialet, ai përpiloi dokumentin ku vërtetohej se të 169 dollarët, ishin harxhuar për materialet e kërkuara, dokument i cili u firmos edhe nga i pandehuri.

Unë e dija, ka shtuar dëshmitari, se materialet që m’u dorëzuan, ishin blerë pikërisht me shumën e 169 dollarëve që unë i kisha dhënë të pandehurit, po ta dija se ato ishin blerë me një fond tjetër, ahere nuk kisha pse përpiloja dokumentin e sipërpërmendur. Në këtë mënyrë, përvetësimi i shumës së 169 dollarëve është provuar nga thëniet e dëshmitarit Gaqo Peristeri, me dokumentin që mban datën 15.6.1964, në të cilën vërtetohet harxhimi i shumës së 169 dollarëve për blerjen e materialeve në Francë dhe në pohimet e pjesshme të pandehurit, i cili e ka pohuar se këtë shumë e ka përdorur për blerjen e një televizori për vete.

I pandehuri akuzohej edhe për përvetësimin e 2000 lekëve të reja nga N.T.L.A.P. Durrës, për arsye se kishte paraqitur një proces-verbal teknik të datës 16/X/1964, ka qenë harxhuar me të vërtetë nga i pandehuri. Për këtë vunë në dukje në gjyq, dëshmitarët Ismail Vathi, Alfred Xhufka, Qerim Allushi dhe Leko Xhimirtiku, prej të cilëve, tre të parët kanë përpiliuar dhe kanë firmosur procesin e sipërpërmëndur. Në këto kushte, i pandehuri nuk duhet të përgjigjet për përvetësimin e 2000 lekëve të reja.

I pandehuri ishte akuzuar edhe për përvetësimin e 500 L.r. të reja, për marrjen e 20 metër kabull të ri të markës R.K.-3 (75 cm.), të cilin e ka përdorur për antenën e televizorit. Gjatë zhvillimit të gjyqit, dëshmitari thonte dhe vuri në dukje se kablloja e sipërpërmendur, ishte marrë nga ofiçina e Radiolokacionit me dokumenta të rregullta. Në këto rrethana, mungojnë elementët e krimit të përvetësimit të 500 L.r.

Përfundimisht, i pandehuri ishte akuzuar në bazë të nenit 80 pika e I-rë i K.P., me qenë se shumën e përvetësuar të 169 dollarëve, baras me 2112.50 L.r., dhe shumën tjetër të 2500 L.r., përvetësim i materialeve televizive dhe i kabllove konsiderohej si vleftë në përpjesëtime të mëdha, mirëpo gjatë zhvillimit të gjyqit, rezultoi se i pandehuri ka përvetësuar vetëm shumën e 169 dollarëve, që vlerësohen në 2112.50 L.r. Meqenëse kjo shumë është e vogël, vepra kualifikohet në bazë të nenit 81 të K.P.

I pandehuri ishte marrë në përgjegjësi penale edhe në bazë të nenit 351 të K.P. për shpërdorim të pozitës zyrtare.

Gjatë hetimit gjyqësor, nuk u provua se i pandehuri të ketë shpërdoruar pozitën e tij zyrtare, për të kaluar nga dogana televizorin e markës “Vest”, pa u kontrolluar. Nëpunësi i doganës, Demir Kapllani, i pyetur si dëshmitar, ka vënë në dukje se ai, nuk njihej fare me të pandehurin dhe se i kishte folur gjë ky i fundit për ndonjë televizor për ta kaluar pa paguar taksën doganore.

Përsa i përket ndërmjetësimit të të pandehurit, për të vënë në punë disa elementë të padëshirueshëm, siç janë: Nail Çani, Fori Dhrami dhe Klizaverta Xhali, u provua se kjo veprimtari e tij, nuk është në atë shkallë, sa që t’i sillte, ose mund t’i sillte ndonjë dëm të rëndësishëm interesave të shtetit, në kuptim të nenit 323 të K.P. Prandaj në veprat e të pandehurit, mungojnë elementët e krimit të shpërdorimit të pozitës zyrtare.

Në caktimin e masës së dënimit, gjykata do të ketë parasysh, rrezikshmërinë shoqërore të krimeve të kryera nga i pandehuri, e në mënyrë të veçantë të krimit të agjitacionit dhe të propagandës, krim i cili drejtohet kundër pushtetit popullor. Gjykata do të ketë parasysh gjithashtu faktin se, i pandehuri ka qenë caktuar në një post të rëndësishëm, pikërisht për të zbuluar çdo veprimtari armiqësore. Nga ana tjetër, ajo do të ketë parasysh gjithashtu, pendimin e të pandehurit dhe veprimtarinë e tij pozitive gjatë Luftës dhe pas çlirimit.

PËR KËTO ARSYE:

Këshilli gjyqësor i Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë, në mbështetje të neneve 275 dhe 279 të K.Pr. P.

V E N D O S I

Të deklaroj fajtor të pandehurin Halim Xhelo për krimin e agjitacionit dhe të propagandës dhe në bazë të nenit 75 pika e I-rë të K.P., e dënon me 7 (shtatë) vjet heqje të lirisë dhe me konfiskimin e televizorit të markës “Vest”, në bazë të nenit 34 të K.P., me heqjen e gradës Gjeneral-Major, si i padenjë për mbajtjen e saj, dhe në bazë të nenit 28 të K.P., me humbjen e të drejtës elektorale për dy vjet kohë.

E ndryshon cilësimin e veprës kriminale nga neni 80 pika e I-rë, në nenin 81 të K.P. dhe në bazë të këtij neni të fundit, e dënon me 1 (një), vjet heqje të lirisë.

Përfundimisht, në bazë të nenit 48 të K.P., e dënon me 7 (shtatë) vjet heqje të lirisë, me konfiskimin e televizorit të markës “Vest”, me heqjen e gradës Gjeneral-Major, dhe me heqjen e të drejtës elektorale për dy vjet kohë.

E deklaron të pafajshëm për krimin e shpërdorimit të pozitës zyrtare, parashikuar nga neni 323 i K.P., për mungesë provash, përsa i përket kalimit të televizorit të markës “Vest” në doganë dhe për mungesë të elementëve të krimit për episode e tjera.

Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit, 8.II.1966.

E detyron të shpërblejë avokatin 200 L.r.

Ky vendim është i formës së prerë.

E shpallë atë në Tiranë, më 10. III. 1966. Dashnor Kaloçi /Memorie.al/

Ndih. Gjyqtar                                   Ndih. Gjyqtar                                    Kryesonjësi

Kol. Minella Trebicka                  Kol. Koço Tollkuçi                              Kol. Vangjel Kocani

                                     VËRTETOHET SE ËSHTË NJË ME ORIGJINALIN

                                         KRYESEKRETARI I KOLEGJIT USHTARAK

                                                           Ramiz Çitozi

Shkoi tek υarri i te afermίt, 20-υjeçares i ndodh gjέma e madhe dhe perfundon ne sρitaΙ

A e dini se rritja e bletëve kërkon kujdes maksimal për veten të mbroheni nga rr.eziku i pic.kimit të tyre?

Por një vajze së cilës ‘mund të jetë rasti i parë në botë’, siç kanë thënë doktorët e spitalit Universitar Fooyin, i janë .gjetur brenda syve 4 bletë. Kjo ka ndodhur në Tajvan. 

Pacientja e quajtur Ms He, 20 vjeçe, ishte duke shkulur barërat e këqija në v.arrin e një të afërmi në momentin kur bletët i hynë në sy.

Ajo shkoi në Spitalin Universitar Fooyin në qarkun jugor të Pingtungut të Tajvanit,

ku mjekët gjetën bletët nën qepallat e saj të fryrë, shkruan Daily Mail.

“Ne po vizitonim dhe rregullonim va.rrezën e një të afërmi, dhe unë isha duke hequr barërat e këqija.

Nisi të frynte shumë erë dhe unë më vonë ndjeva të më hynte diçka në sy.

Në fillim mendova se ishte pluhur dhe nisa ti pastroja sytë me ujë, por më pas kisha dhi.mbje të forta dhe shkova në spital”, tha pacientja.

DaIin pamjet, ja kush është ish grυaja e Noizyt! (Video)

Mamanë e Leandrës dhe ish gruan e Noizyt të gjithë jemi mësuar ta shohim në vetëm në tatuazh në njërin krah të këngëtarit derisa ky i fundit vendosi që ta hiqte.

Mirëpo ajo është femra e parë që Noizy e ka dashur aq shumë sa për vite me radhë mbajti fytyrën e saj si tatuazh.

Ajo tani jeton bashkë me Leandrën në Londër dhe pavarësisht që çifti duhej shumë dikur.

E FRlKSHME se çfarë po fshίhet në Trekëndëshin e Bermudës

Për vite me radhë shumë anije dhe avionë janë zh/dukur në mënyrë misterioze pa lënë asnjë gj/urmë në këtë pjesë të planetit tonë.

Bëhet fjalë për atë që njihet si “Trekëndëshi i Bermudës”, që përfshin hapësirën detare në Atlantik mes Majemit të Shteteve të Bashkuara, San Juan të Porto Rikos dhe ishujve Bermuda. 

Për vite me radhë shkencëtarët janë përpjekur që të shpjegojnë fenomenet natyrore të pazakonta që ndodhin në këtë trekëndësh,

madje ka nga ata që kanë arritur deri aty sa të thonë që bëhet fjalë për një dorë të huaj, jonjerëzore, pra alienë.

E përbashkëta e pjesës më të madhe të përpjekjeve për të shpjeguar stuhitë ekstreme në Trekëndëshin e Bermudës është se kanë mbetur teori.

E këtyre teorive u shtohet edhe një tjetër. Një grup studiuesish të Universitetit të Kolorados analizuan duke përdorur pamjet satelitore format e reve në këtë trekëndësh.

Ata panë se në shumë raste retë formonin në mes të tyre një hapësirë me qiell të pastër në formë hegzagonale.

Meteorologët thonë se në këtë formë vorbulle, këto re shndërrohen në bo/mba ajri të vërteta dhe besojnë se ky është shkaku kryesor që erë/rat në këtë zonë kapin lehtësisht një

shpejtësi mbi 250 kilometra për orë dhe në gjendje të gj/enerojnë dallgë deri në 15 metra të larta. E në të tilla kushte, asnjë mjet fluturues dhe as lundrues i ndërtuar nga njeriu, të paktën deri më sot nuk mund të mbijetojë.

Ajo që po përpiqen të kuptojnë tashmë shkencëtarët e Universitetit të Kolorados është se përse retë në Trekëndëshin e Bermudës nuk “sillen” normalisht si në pjesët e tjera të globit, ku lëvizin frontalisht.