Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 24 Qershor 2024

Dashi

Ky është një moment shumë i mirë për të vendosur për të marrë një pushim, për të udhëtuar apo për të bërë një arratisje të vogël romantike. Ndiheni të ezauruar dhe kjo edhe për shkak të ritmeve frenetike të javëve të fundit. Mos e teproni me sforcimet fizike.

Demi

Po afrohet një ditë e cila më në fund do ju gjejë më të relaksuar dhe të qetë dhe kjo edhe për shkak të lajmeve të mira që keni marrë gjatë ditëve të fundit. Për të zgjidhur çdo keqkuptim në dashuri ose në familje, tashmë është e rëndësishme që të dëgjoni më shumë dhe ti shihni gjërat nga një këndvështrim tjetër.

Binjakët

Kjo e hënë është e rëndësishme për të menduar më shumë për shëndetin tuaj dhe për mirëqenien psikofizike. Jeni stresuar shumë, madje as dashuria dhe as raportet ndërpersonale nuk janë në ditët më të mira. Këshillohet që ti merrni gjërat më lehtë.

Gaforrja

Kjo e hënë është e rëndësishme për të rigjetur qetësinë në të gjitha raportet ndërpersonale. Këshillohet që të shmangni xhelozitë e tepruara, por të jeni me këmbët në tokë.

Luani

Parashikohet një ditë e cila do ju lejojë që të çoni përpara propozime të reja për të fituar sfida të rëndësishme për karrierën tuaj profesionale. Këshillohet që të jeni më të kujdesshëm dhe të mos bini pre e provokimeve të personave të tjerë.

Virgjëresha

Kjo është një periudhë e rëndësishme për të ristabilizuar dhe organizuar të gjithë planet tuaja, për javët që vijnë. Shmangni marrjen e vendimeve shumë të nxituara, pasi rrezikoni që të bëni gabime.

Peshorja

Po hapet zyrtarisht një periudhë e rëndësishme për të eksperimentuar, sidomos sa i takon sferës profesionale, ku parashikohen ndryshime shumë interesante. Intervista, negociata dhe çështje biznesi janë mjaft të favorshme këtë të hënë. Sa i takon dashurisë, ambienti do të jetë më se harmonik.

Akrepi

Është një ditë e cila këshillon që të mos humbni qetësinë, sidomos nëse tashmë ndiheni gati për të marrë një konfirmim të rëndësishëm në vendin e punës. Do të jeni shumë të mprehtë dhe të kujdesshëm dhe të gjitha sakrificat e deri më tanishme do të shpërblehen.

Shigjetari

Është një periudhë e cila ju fton që të mendoni më shumë për veten tuaj dhe për prioritetet që keni. Kjo pasi javëve të fundit keni lënë shumë gjëra pas dore, për hir të punës tuaj.

Bricjapi

Kjo është një periudhë mjaft e favorshme për të bërë disa investime të vogla. Duhet të jeni më të qartë në dashuri dhe të kuptoni se çfarë kërkoni realisht nga një lidhje, shkruan noa.al. Historitë që kanë kohë që zgjasin mund të zyrtarizohen.

Ujori

Mos u dekurajoni, pasi të gjithë të papriturat e këtyre javëve nuk do ju pengojnë që të merrni rezultatet që kërkoni. Mundohuni që të jeni të përqendruar në negociatat që po çoni përpara.

Peshqit

Kjo ditë parashikon rizgjimin e emocioneve. Në punë keni qenë shumë të angazhuar dhe për këtë arsye tashmë do të ndjeni nevojën për tu shkëputur dhe për të menduar më shumë për nevojat tuaja. Mbrëmja parashikohet të jetë shumë pasionante.

“Ti kishe provime dhe Mini Maturën”, dedikimi prekës i shkollës për 16-vjeçarin që vdiq te Gjiri i Lalëzit

Alban Hasrama është 16-vjeçari që një ditë më parë humbi jetën në një aksident tragjik te Gjiri i Lalëzit.

Adoleshenti ishte duke udhëtuar si pasagjer me shokun e tij 20-vjeçar Erseld Kamberi kur u përplasën nga makina ‘Audi’ që drejtohej nga Orgest Merdita 25-vjeç.

Për ndarjen e parakohshme nga jeta të 16-vjeçarit ka reaguar edhe shkolla 9-vjeçare “Muçaj” Vorë, ku Albani sapo kishte mbaruar klasën e 9-të.

Mes lotësh, drejtuesit e shkollës shkruajnë për Albanin, buzëqeshjen që e karakterizonte, provimet që la në gjysmë dhe dëshirën e madhe për festën e Mini Maturës me shokët dhe shoqet e 9 viteve shkollë.

Reagimi i shkollës:

E pabesueshme ky lajm po nxēnēsi I klasēs sē IX-tē Alban Hasrama ka humbur jetēn si pasojē e aksidentit te sotėm qē ndodhi rrugẽs pēr tek Gjiri i Lalzit. Alban po ti kishe provime 😭😭😭. Ke dhēnē provimin e Gjuhẽs po tē Matematikēs e tē Frēngjishtes? Kush do tē ulet nē bankēn tēnde?

Po minimatura Alban? Kishe ēndrra pēr jetēn Alban, pse tu prenē nē mes?

Si ti ngushēllojmē prindērit tuaj?😭😭😭

Edhe ne si staf jemi te shokuar pēr tre javē na u larguan nga jeta 2 nxēnēs.

Do na mungojē buzēqeshja jote Alban!

Ngushēllime familjes! Zoti u dhēntē forcẽ per te perballuar kete dhimbje!

Pushofsh ne paqe!

E papritur Luiz Ejlli ndalohet nga Policia, cila ishte arsyeja

Këngëtari Luiz Ejlli është një nga personazhet më të dashur dhe më të aktiv nëpër rrjetet sociale.

Çdo moment të ditës ai e ndan me dashamirësit e tij.

Përmes një “Insta-story” këngëtari ka postuar një fotografi me një efektiv të rrugores me mbishkrimin:

Na marrshin të ligat ata që thonë që ne bëjmë rrëmujë në trafik, edhe Norvegjia na e ka zili”, shkruan Ejlli teksa e shoqëron me një emoji.

Greqi/ Festa me fishekzjarrë në jaht i vë zjarrin ishullit turistik grek, 13 të arrestuar

Autoritetet greke kanë arrestuar 13 anëtarë të ekuipazhit të një jahti me dyshimin për zjarrvënie.

Thuhet se ekuipazhi lëshoi fishekzjarrë në ishullin e njohur turistik të Hidrës për të argëtuar mysafirët, por shkëndijat i vunë flakën pyllit të vetëm me pisha.

Të dyshuarit fillimisht u përpoqën të shuanin flakët më pas thirrën zjarrfikësit dhe u larguan nga zona.

Kryetari i bashkisë së ishullit shprehu zemërimin në një intervistë televizive, duke thënë se çfarëdo që të bëjnë autoritetet qendrore, komuniteti i ishullit gjithashtu do të ngrejë akuza kundër të përfshirëve.

Egla Ceno do futet në “Grande Fratello”?

Aktorja Egla Ceno pasi u shpalll fituesja e “Big Brother VIP”, mesa duket ka si synim të rrëmbejë një tjetër çmim.

Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit një post në Instagram, ku ka shprehur dëshirën që të marrë pjesë edhe në “Grande Fratello”.

“Pas Big Brother Vip Albania ‘më hajnë duart’ për Grande Fratello! Vazhdojmë”– ka shkruar Egla në postimin e bërë.

Megjithatë nuk dihet nëse postimin Egla e ka bërë sa për të marrë vëmendje apo me të vërtetë ish-konkurrentja po mendon që të marrë pjesë në “Big Brother Italia”.

Egla Ceno do futet në “Grande Fratello”?

Mori ryshfet kundrejt favoreve, momenti kur oficeri i krimeve arrestohet (VIDEO)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas hetimeve intensive të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksiinit të Përgjithshëm Tiranë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, ka arrestuar në flagrancë oficerin e policisë, Nënkomisar Kastriot Palushi, 35 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga hetimi i kryer, u administruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik dhe atributet e policisë gjyqësore, ka kërkuar dhe marrë shumën monetare prej 50.000 lekësh, duke premtuar shmangien nga përgjegjësia penale ndaj një shtetasi, i cili disa ditë më parë ishte kallëzuar nga një tjetër shtetas për kanosje.

Në përfundim të veprimeve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 50 mijë lekësh, një automjet Hyundai, një aparat celular dhe dokumenta të tjera që lidhen me ngjarjen.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë me prova ligjore, si dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

VIDEO

“Ç mendet” moti/ Pjesa më e madhe e vendit po “përvëIohet”, në Kolonjë ia pIas breshëri i fortë (PAMJET)

Reshje të dendura shiu shoqëruar me breshër kanë përfshirë pasditen e së dielës disa prej fshatrave të bashkisë së Kolonjës.

Intensiteti me i larte i breshrit ka qenë në fshatin turistik të Rehovës si dhe fshatrat e tjerë rrëzë pllajës se malit të Gramozit.

Reshjet e shiut shoqëruar me breshër kanë vazhduar për mbi 30 minuta, breshër që mësohet se ka shkaktuar dëme të shumta në të mbjellat në veçanti në vreshtari aq sa në këtë fshat dëmi ka shkuar në masën 80%.

Prani breshëri ka pasur edhe në disa fshatra të fushës së Korçës por nuk ka shkaktuar dëme serioze.

Po pushonte me familjen në Shëngjin, gazetari humb jetën (Foto)

Isuf Kadriu, korrespondent i Radios Evropa e Lirë në Shkup, ka vdekur papritur sot në moshën 52-vjeçare.

Ai ka vdekur si pasojë e një sulmi kardiak në qytetin e Shëngjinit në Shqipëri, sa ka qenë në pushime me familjen.

Kadriu ka raportuar për REL-in, prej Shkupit, prej vitit 2002, dhe është një nga emrat me të shquar në redaksinë e Radios Evropa e Lirë.

Prej vitit 2008, ai ka qenë edhe zëvendës-kryeredaktor në mediumin Alsat në Maqedoni të Veriut.

Shkollimin e mesëm e ka mbaruar në gjimnazin e Gjilanit, ndërsa studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës, si njëri ndër gazetarët e parë të diplomuar nga Maqedonia e Veriut.

Ai e ka nisur karrierën më 1998 në Televizionin Era, ndërsa nga viti 1999 deri më 2008 ka punuar në Televizionin e Maqedonisë së Veriut, në programin për gjuhën shqipe.

“Kolegu Isuf Kadriu do të mbahet mend në memorien e historisë së gazetarisë së një kontribuues për dinamizimin e gazetarisë, si një promovues i ndjekjes objektive të ngjarjeve dhe si një shtjellues profesional i çështjeve dhe dukurive politike dhe shoqërore. Të gjitha këto përpjekje profesionale i bënte gjithmonë duke respektuar parimin e punës ekipore dhe respektimin e standardeve profesionale dhe normave etike”, është thënë në reagimin e kolegëve të Alsat-it.

Ai ka lënë mbrapa vetes gruan dhe tre fëmijë, por dhe një trashëgimi të pashlyeshme me punën e tij në REL.

“Jemi të gjithë gati”- Gjimshiti: Të provojmë ta bezdisim Spanjën, asgjë nuk është e pamundur

Shqipëria do të përballet në mbrëmje me Spanjën në ndeshjen e fundit të grupeve të Europianit.

Në prag të këtij dueli, kapiteni i Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti ka qenë krah trajnerit Silvinjo në konferencën për shtyp.

“Besoj që të gjthë çunat janë gati për këtë sfidë, kemi ende mundësi për të kaluar grupin, të propvojmë ta bezdisim Spanjën. Nuk ndikon aspak formacioni i dytë e dimë kë kemi përballë dhe kjo është gjëja me e rëndësishme, nuk e besojmë që do të luajnë me ekipin e dytë. Duhet të fokusohemi në ndeshjen e nesërme, Daku ka bërë një gabim por kërkoi falje. Do kemi një kundërshtar të vështirë dhe kjo është ajo për të cilën duhet të fokusemi,. Asgjë nuk është e pamundur në jetë por do të jetë ndeshje e vështirë, duhet të tregojmë pse jemi këtu, dhe do tentojmë të bëjmë më të mirën nesër. Nuk jam këtu për të folur për gjobat e vendosura nga UEFA, do të kemi shumë tifozë dhe duhet të besojmë në veten tonë”, përfundoi Gjimshiti.

PANORAMASPORT.AL

Formacioni i mundshëm ndaj Spanjës dhe tri dilemat e Sylvinhos

Sylvinho dhe skuadra e tij kanë takim me historinë në mbrëmje (21:00), ku do të matin forcat me Spanjën.

Kuqezinjtë do të luajnë shanset e kualifikimit përballë skuadrës së Luis De la Fuentes, në një duel tepër të vështirë e të ndërlikuar.

Tekniku brazilian i Shqipërisë është kujdesur që të mos japë shumë të dhëna për formacionin që do të hedhë në fushë në stadiumin e Dusseldorfit. Teksa pritet që mes titullarëve të Shqipërisë të ketë disa ndryshime krahasuar me sfidën e fundit kundër Kroacisë.

Në kokën e timonierit të kuqezinjve janë tri dilema, që do e mundojnë deri ditën e ndeshjes. SuperSport ka mundur të mësojë dhe formacionin e mundshëm për këtë sfidë vendimtare.

Në portë, Thomas Strakosha duket i padiskutueshëm. Ndaj Kroacisë ishte protagonist me 9 pritje dhe sërish do të vihet mes shtyllave. Ivan Balliu është në balotazh me Elseid Hysajn për linjën e djathtë të mbrojtjes.

Balliu aktivizohet në La Liga dhe i njeh mirë shumicën e kundërshtarëve, ndaj duket më i avantazhuar për ta nisur titullar. Në qendër të mbrojtjes, përkrah kapitenit Berat Gjimshiti me shumë gjasa do të vendoset Ardian Ismajli.

Mbrojtësi i Empolit shihet si më i përshtatshëm për ta nisur nga fillimi këtë takim. Në të majtë Mario Mitaj e ka vendin e sigurt. Sylvinho pritet të rreshtojë skuadrën me skemën 4-1-4-1.

Para mbrojtjes Ylber Ramadani në rolin e “shkatërruesit”. Ndryshime në mesfushë. Tekniku brazilian preferon të shtojë muskujt krahasuar me ndeshjen fundit, teksa mund t’i dhurojë një fanellë titullari Amir Abrashit përkrah Kristjan Asllanit.

Me Qazim Laçin e Nedim Bajramin nga krahët. Por, Asani gjithashtu ka kuota për ta nisur nga minuta e parë. E nëse sulmuesi nga Shkupi konfirmohet mes titullarëve, atëherë Laçi mund të marrë vendin e Abrashit. Me Asanin që do të vendosej djathtas.

Në rast të aktivizimit të Asanit, skema do të ndryshonte në 4-2-3-1. Në majën e sulmit, Armando Broja mund të rikthehet titullar. Sulmuesi nga Malësia e Madhe, edhe pse nuk mori asnjë minutë përballë Kroacisë, shihet si një lojtar që ndaj spanjollëve mund të ketë më shumë rezultat, për shkak se është një futbollist I shpejtë e mund të gjejë më shumë hapësirë.

FORMACIONET E MUNDSHME

(4-1-4-1)
Strakosha
Balliu (Hysaj); Ismajli-Gjimshiti; Mitaj
Ramadani

Laçi; Abrashi-Asllani; Bajrami
Broja

(4-2-3-1)
Strakosha
Balliu (Hysaj); Ismajli-Gjimshiti; Mitaj
Ramadani-Laçi
Asani-Asllani-Bajrami
Broja./ Super Sport