“Shqipëria është 99% jashtë Europianit”, thotë Chiellini: Festoni për arritjen deri këtu

Shqipëria do të luajë kundër Spanjës në mbrëmjen e së hënës. Një ndeshje që do të vendosi për gjithçka sa i përket fatit të kuqezinjëve që në rast fitore, do të kalojnë më tej, ndërsa humbja vendos përfundimisht fatin e Shqipërisë.

Ndërkohë në rast barazimi, ka ende pak gjasa që Shqipëria të kalojë më tej, por pret shumë kombinime nga ekipet e tjera që janë thuajse të pamundura.

I ftuar në “Fox”, Chiellini është pyetur sa i përket shanseve të Shqipërisë për të kaluar më tej. Legjenda e Italisë foli prerë dhe tha se kuqezinjtë nuk kanë asnjë mundësi që të kualifikohen nga ky grup.

“Shqipëria është jashtë Europianit, 99 përqind. Unë nuk mendoj se Shqipëria mund Spanjën, por ata e meritojnë që ta shijojnë dhe të festojnë me tifozët për arritjen deri këtu”, tha Chiellini.

Zbulohet “mbretëresha” e Meriton Mjekiqit

Këngëtarja Melinda Ademi dhe Meriton Mjekiqi do të sjellin një këngë të re për fansat e tyre.

Dyshja kanë bashkuar forcat dhe me datën 26 qershor do të publikojnë këngën e tyre.

“Queen’’ do të quhet kënga që bëri bashkë dy nga artistët me të mirë të vendit.

Meritoni dhe Melinda, përveçse kolegë ata gëzojnë edhe një shoqëri mjaftë të mirë.

Sondazhi në shtetin fqinj: 80% e grekëve, mendim pozitiv për shqiptarët! 66% nuk u intereson çështja e Belerit

Një sondazh është realizuar në vendin fqinj, Greqinë, për perceptimin që ata kanë lidhur me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë aty.

Rezultatet janë domethënëse, pas më shumë se 30 vjetësh, duket se paragjykimet dhe diskriminimi ndaj shqiptarëve janë në nivelet minimale.

Sondazhi është realizuar nga Njësia për Hulumtimin e Tregut në Universitetin e Maqedonisë në bashkëpunim me think tank ELIAMEP në emër të Fondacionit Konrad Adenauer.

Sondazhi hulumtoi qëndrimet greke ndaj marrëdhënieve dypalëshe dhe pikëpamjet për shqiptarët që e kanë bërë Greqinë shtëpinë e tyre.

Sondazhi ka nxjerrë në dritë gjetje interesante, ku 78% e grekëve thonë se shqiptarët po japin një kontribut pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit të tyre.

Akoma më i lartë është numri i atyre (80%) që besojnë se fëmijët e emigrantëve shqiptarë që janë rritur në Greqi dhe kanë shkuar në shkollë atje janë plotësisht të integruar në shoqërinë greke.

Vetëm një në pesë grekë ka një opinion pozitiv për shtetin shqiptar, ndërsa 40% kanë pikëpamje negative. Sondazhi tregon gjithashtu opinione të dobëta për Maqedoninë e Veriut, me Bullgarinë dhe Serbinë që gëzojnë vlerësime më të larta.

Një rezultat intrigues i sondazhit është se një shumicë e konsiderueshme e të anketuarve grekë nuk e ndajnë këtë vlerësim negativ për çështjen e burgosjes së Fredi Belerit. Dy të tretat (66%) thonë se ka çështje më të rëndësishme në marrëdhëniet greko-shqiptare sesa rasti i kryebashkiakut të burgosur.

Pranoi se është në një lidhje, çfarë u thye mes Efit dhe Mozzik?

Pak para publikimit të këngës “Fatkeqësi” nga rap-artisti Mozzik, ky i fundit së bashku me Efi Dhedhes ishin në qendër të thashethemeve teksa u përfol për një lidhje të mundshme mes tyre deri sa u zbulua që Efi ishte pjesë e videoklipit të këngës.

Edhe pse fillimisht u duk që kishin një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin siç duket papritur diçka ndodhi mes tyre.

U bë kohë që Mozzik ndjek shumë pak persona në rrjete sociale, por Efi nuk është një prej tyre.

Mirëpo nga ana tjetër Efi e kishte rap-artistin në listën e “following” të saj por siç duket papritur vendosi që të mos e ndjekë më.

Po ashtu, para pak ditësh Mozzik publikoi albumin e ri ‘Mërgimstar”, në të cilin ka dy këngë edhe me Dafinën.

Dhe këtu Efi ia bëri “boom”, mbështeti vetëm Dafinën për projektin e ri!

Ajo jo vetëm nuk suportoi, publikisht, Mozzik për albumin siç ka bërë këto kohë, por ndau një foto të këngës duke i bërë tag vetëm Dafinës.

Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi, miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi

Danny B. dhe John J. nuk e kanë parë njëri-tjetrin për më shumë se 20 vjet. Miqtë e mirë u ndanë në fillim të mijëvjeçarit të ri ndërsa një ditë u ribashkuan në rrethana të papritura – në taksinë e Dannyt.

Domethënë, kur Danny pranoi udhëtarin, nuk i kishte shkuar kurrë në ndërmend se do të takonte dikë me të cilin kishte kaluar shumë kohë kur punonin në klubin e famshëm të natës “Phenomenon”.

Momenti kur ata kuptuan se e njihnin njëri-tjetrin u bë hit në TikTok (mbi tetë milionë shikime) dhe Reddit, aq sa qindra përdorues i kërkuan Dannyt të shfaqte një version më të gjatë të videos, gjë që ai e bëri.

Gjatë udhëtimit, të dy miqtë kujtuan kujtimet dhe miqtë e tyre të përbashkët, duke premtuar se do të takoheshin sërish.

Shpresoj që të mos i humbasim më kurrë kontaktet”, shkroi Danny, duke shtuar se sa të lumtur ishin ata të dy me komentet jashtëzakonisht pozitive, të cilat deri më tani kanë marrë afro 7000.

“Nuk mund ta besoj se videoja u bë virale dhe preku kaq shumë njerëz. Faleminderit të gjithëve për dashurinë”, ka falënderuar ai.

Ndryshe, Danny dhe John punonin në një klub të quajtur Phenomenon, i cili ishte një vend takimi popullor në Dallas. Ajo u vizitua nga muzikantë, sportistë, modele, aktorë.

Divorci i çiftit, gazetari i njohur bën deklaratën e fortë: Meta mund të ketë mësuar atë që Kryemadhi ka thënë brenda SPAK

Gazetari Ferdinand Dervishi është shprehur se SPAK është ‘çelësi’ për ndarjen e çiftit Meta-Kryemadhi. Komentet Dervishi i bëri në një emision televiziv, ku tha se kreu i PL-së, Ilir Meta, mund të ketë mësuar atë që Monika Kryemadhi ka thënë brenda zyrave të SPAK kur është marrë në pyetje.

“E lexoj në tre deklarata të ndryshme. Meta thotë që vendimin për t’u ndarë nga Monika e bëra pasi Monika foli në SPAK. Kemi Monikën që thotë ndahem me Ilir Metën për sulmet ndaj SPAK. Pra kemi qasje të ndryshme nga mënyra sesi shohim SPAK. Pastaj kemi Metën që thotë se SPAK është një institucion kriminal. I bërtet sallës.

Do t’i ketë gjithë mbështetësit e vetë në ato mendime, në të njëjtën linjë. T’u diktojë inatin apo urrejtjen që ai ka ndaj SPAK, duke i shpëtuar një fjalë pastaj që thotë ‘i them mbështetësve të mi që ai që ka mendim ndryshe për SPAK është baxhellë’. Është shumë e rëndë po ta lidhim pastaj me këtë vendimin që tha ‘e kam marrë pasi Monika foli në SPAK’. Pra diçka fshihet në këtë pjesë. Pastaj ajo u ndamë për parti, etj, janë motive për ta veshur duke mos thënë shkakun e vërtetë të gjërave.

Unë mendoj se diçka ka ndodhur me Monikën në SPAK. Pastaj ka edhe diçka tjetër, që Meta ka thënë se çështjet financiare të familjes i mban Monika. Kushedi se çfarë bëhet ne SPAK. Monika mund të ketë thënë në SPAK, unë skam qenë as në qeveri, asgjë. Nuk është çudi që ajo të ketë mbajtur këtë linjë për veten e vetë. Dhe nuk është çudi që ky njeri të ketë mësuar diçka. Aty brenda mund të jetë çelësi”, tha Dervishi.

“Shqipëria ka një ekip plot me cilësi”, legjenda e futbollit gjerman: Do e shqetësojnë edhe Spanjën, siç bënë me Italinë e Kroacinë

Jurgen Klinsmani e ka vlerësuar pozitive paraqitjet e Shqipërisë në EURO 2024. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “ESPN”-në, trajneri gjerman ka thënë se kuqezinjtë kanë një ekip plot me cilësi.

Pavarësisht se i mungojnë emrat e mëdhenj, sipas tij, Shqipëria është një ekip që mund të shqetësojë të tre kundërshtarët në grupin B.

“Ky është grupi i vdekjes, me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, dhe Shqipëria ka një ekip plot me cilësi. Shumica e lojtarëve luajnë në Serinë A, në Itali, dhe vërtetë që mund t’ju shqetësojnë. Këtë janë duke bërë.

Shqetësuan shumë Italinë dhe tani shqetësuan Kroacinë. Kështu do të bëjnë edhe në ndeshjen e fundit me Spanjën. Është një ekip i mirë. Nuk ka një emër të madh ose lojtarë me emra të mëdhenj, por kanë cilësi. Kështu që nuk u befasova shumë”, ka thënë Jurgen Klinsmani.

“Uragani” kuqezi zhvendoset në Dusseldorf, mbi 30 mijë shqiptarë në stadium kundër Spanjës

Kombëtarja ndodhet në Dortmund ku po përgatit duelin kundër Spanjës, sfidë që do luhet të hënën në orën 21:00 dhe është i fundit për Grupin B, 90 minutat që do vendosin shumë për fatet e tanëve në këtë event.

Kuqezinjve u duhen tri pikë, paçka se në tëtë duelet kundër Spanjës kemi po kaq humbje në fushë. Për këtë duel trajneri de la Fuente ka ideuar një rotacion te “Furia e Kuqe”, kjo pasi Spanja është e kualifikuar si e para e Grupit B pas dy fitoreve.

Në mbështetje te kuqezinjve në stadiumin e Dusseldorfit besohet se do jenë më shumë se 30 mijë shqiptarë, duke u dhënë zemër lojtarëve në fushë. Kundër Italisë në ndeshjen e parë ishin më shumë se 50 mijë tifozë të Shqipërisë, teksa pamjet e ultrasve kanë bërë bujë në Evropë.

Të hënën në 21:00 të gjithë shqiptarët do i kenë sytë në Dusseldorf, aty ku stadiumi me 49 mijë ulëse duket se do “pikturohet” kuqezi.

Adrola Dushi pranon më në fund lidhjen me Capital T: Është djali më …

Modelja bukuroshe Adrola Dushi dhe këngëtari i famshëm Capital T janë në një lidhje dashurie.

Lajmin e ka konfirmuar bukuroshja në emisionin ”S’e Luan Topi”. Edhe pse nuk e tha emrin, Adrola tha se është e dashuruar me ”djalin më të bukur shqiptar”.

“Uroj që askënd mos lashtë zoti pa dashuri. Unë jam shumë e lumtur, jam e llastuar nga zoti. Unë si vajzë kam dëshirë ta bërtas lumturinë time.

Jam e dashuruar. Por në këto vite që po kalojnë i rri larg ulërimave sepse kam frikë. Më duket se çdo gjë e bukur nuk jeton gjatë nëse bëhet e madhe. Jam e lumtur dhe e dashuruar”,-tha Adrola.

Kapaciteti 47 mijë vende, ja në cilin stadium do të luhet ndeshja Spanjë-Shqipëri

Pas Dortmundit dhe Hamburgut, kuqezinjtë do të provojnë edhe stadiumin e Dyseldorfit, ku do të luajnë të hënën kundër Spanjës.

Ndeshja luhet në stadiumin “Merkur Spiel Arena”, me kapacitet 54.600 vende, por që në këtë rast reduktohet në 47.000.

Stadiumi është ndërtuar në periudhën 2002-2024 dhe ka kushtuar 240 milionë euro. Kombëtarja shqiptare luan për herë të parë në këtë impiant, që mund t’i sjellë fat për fitoren e parë.