Aksident i rëndë në Berat / Shoferja tenton të parakalojë dy makina, godet një “Toyota” dhe e hedh në kanal

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Berat-Dimal, në afërsi të fshatit Moravë.

Automjet tip Mercedes Benz, që drejtohej nga një vajzë, ka parakaluar dy makina dhe teksa është ndeshur përballë me një mjet tjetër, në përpjekje për të shmangur përplasjen me të ka goditur mjetin tip Toyota Yaris, duke e hedhur në kanal.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar katër mjete, ndërsa është dëmtuar drejtuesja mjetit tip Toyota Yaris, e cila është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.

Advertisements

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilët po hetojnë shkaqet e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë mjeti tip “Mercedes Benz Vito”, që ka kryer një parakalim të gabuar duke bërë që makina tip Toyota të përfundonte në kanal.

Gjeorgji-Çeki përfundon me rezultatin që favorizon Shqipërinë, ja renditja e të tretave më të mira

Gjeorgjia dhe Çekia e mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen e dytë të Grupit F. Për të dyja kombëtaret kjo ishte pika e parë në këtë turne, ndërsa për Gjeorgjinë ishte pika e parë në një kompeticioni madhor si Europiani.

Sa i takon ndeshjes, ishin çekët që gjetën rrugën e rrjetës të parët me Hlozek, por goli u anulua për një prekje të topit me dorë të sulmuesit. Në fundin e pjesës së parë, Gjeorgjia kaloi në avantazh me anë të Mikautadze, i cili shndërroi në gol një penallti të akorduar nga sistemi VAR.

Në fraksionin e dytë, çekët reaguan dhe gjetën golin e barazimit me Schik që nga fare pranë portës nuk e pati të vështirë për të realizuar.

Deri në fund, shifrat nuk ndryshuan dhe ndeshja u mbyll në barazim 1-1 teksa në sfidën e radhës, Gjeorgjia do të përballet me Portugalinë ndërsa Çekia me Turqinë.

Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me pemën, humb jetën në Greqi i riu shqiptar

Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi.

Mjeti i drejtuar nga shqiptari ka dalë nga rruga -në rrethana të paspecifikuara deri më tani -dhe është përplasur me një pemë aty pranë, me pasojë vdekjen e të riut.

25-vjeçari është transportuar me autoambulancën në Spitalin Kassandreia, ku u konstatua vdekja e tij.

Hetimet paraprake për shkaqet e sakta të aksidentit po kryhen nga policia.

“Hysaj luan gjithë kohës Call of Duty”- Kuqezinjtë tregojnë sekretet e grumbullimit, Armando Broja: Nëse De Bryjn do të luante te Shqipëria…

Kombëtarja shqiptare e futbollit po përgatitet për ndeshjen e fundit të Grupit B, për Kampionatin Europian 2024, që do ta zhvillojë kundër Spanjës.

Gjatë ditëve të stërvitjes, kuqezinjtë tanë kanë bërë edhe një video humoristike, në të cilën pyeten për sekretet rreth Kombëtares, por edhe në lidhje me preferencat e tyre personale.

Me pak fjalë kuptuam që Jasir Asani, në një të ardhme mund të bëhet gazetar, dhe se Elseid Hysaj shpenzon një kohë të gjatë të ditës së tij duke luajtur “Playstation”, më saktë lojën “Call of Duty Warzone”.

VIDEO

DOKUMENTI/ Zbulohet biografia e parë zyrtare e ish-dikatorit Enver Hoxha në ‘46: S’ka diplomë universitare!

Pakkush e dinte në vitet e diktaturës se Enver Hoxha nuk kishte shkollë të lartë, veç disa bashkëkohësve dhe shokëve të tij të rinisë. Mënyra si diktatori dhe industria e tij propagandistike operonin në publik, kishin krijuar perceptimin se veç diplomës universitare, Enveri kishte disa kualifikime akademike.

Përkundër këtij realiteti virtual, në biografinë e parë zyrtare të Hoxhës si sekretar i Parë i KQ të Partisë, botuar në vitin 1946, bëhet me dije se ai “ka kryer vetëm vitin e parë të studimeve në Universitetin e Monpeliesë në Francë, dega e Shkencave Natyrale, seksioni i botanikës”. Në asnjë rresht tjetër nuk përmendet diplomimi në Francë, por as ndonjë shkollë tjetër. Më shumë se kaq, biografia e parë e Enverit zbulon edhe një anë të errët të shkollimit të tij, si produktet i privilegjeve dhe penaliteteve të regjimit të Zogut. Me përkujdesjen e këtij të fundit lidhet arsimi në Liceun e Korçës (pas përfundimit të gjysmë Liceut të Gjirokastrës) dhe regjistrimi në Universitetin e Monpeliesë. Sakaq, po me ndërhyrjen e Zogut, konfirmohet ndërprerja e bursës në Francë(!).

Në të dyja rastet, “Biografia…” nuk shpreh gjë rreth meritave dhe arsyeve me të cilat lidhej përftimi dhe ndërprerja e bursës nga autoritetet shtetërore të kohës. Gjithsesi, aty për herë të parë konfirmohet zyrtarisht që Hoxha nuk kishte diplomë universitare. Po misteret e raporteve të Hoxhës me regjimin e Zogut nuk mbarojnë këtu. Pavarësisht mënyrës si artikulohen ato nga biografishkruesit besnikë, paradokset nuk mund të mbulohen deri në fund. Mjafton të kujtojmë përshkrimin e dokumentit të KQ për pjesën e jetëshkrimit të diktatorit pas ndërprerjes “së dhunshme” të bursës në Monpelie. Çuditërisht, ai, studenti i penalizuar që në vitin e parë të universitetit nga regjimi, emërohet prej tij konsull i Shqipërisë në Bruksel. Pas një ndëshkimi tjetër aty, rikthehet në atdhe dhe po me kujdesjen e regjimit fillon punë profesor në Liceun e Korçës, ndërkohë që nuk kishte kryer arsimin e lartë (!).

* * *

Enver Hoxha rrjedh nga një familje e mesme intelektualësh. Gjyshërit e tij që kishin marrë mësimet në shkollë turke, kanë qenë kadilerë dhe kanë ushtruar vazhdimisht funksionin e gjykatësit të paqit në Shqipëri, në Maqedoni dhe nëpër territore të ndryshme të Perandorisë Otomane. Si pasuri të trashëguar nga të parët e saj, familja e Enverit kishte vetëm 4 hektarë tokë në fushën e Dropullit dhe shtëpinë e banimit në Gjirokastër. Shtëpia u dogj më 1913, kur imperialistët e megalidesë në Athinë okupuan Shqipërinë e Jugut dhe Gjirokastrën. Që para sa t’i digjej shtëpia, familja e Enverit ishte në varfëri. I ati dhe vëllai i tij, të shtrënguar ekonomikisht, marrin rrugën e mërgimit. Shkojnë në Amerikë për të gjetur punë, por atje nuk qëndrojnë dot më shumë se një vit, nga shkaku se vëllai që kish filluar punën në fabrikën e hekurit të Detroitit u bë tuberkuloz dhe u detyrua të kthehet bashkë me t’atin në Shqipëri. Situata këtu ishte akoma më e vështirë. Shtëpia u qe djegur, i vëllai duhej kuruar, t’ardhura nuk kishin.

Në këto kondita jetese e kaloi vegjëlinë e tij Enver Hoxha. Pas okupacionit grek të Gjirokastrës, erdhi okupacioni italian që filloi në Vlorë më 1914 dhe pastaj u shtri gjer në kufijtë t’ona me Greqinë. Enveri kishte filluar atëherë mësimet e para në shkollën fillore të Gjirokastrës. Sidoqë gjendja e varfër e familjes nuk lejonte, prindërit bënë të gjitha sakrificat që të mos e lënë pa shkollë. Nga shkolla fillore Enveri që doli me nota të mira, u fut në shkollën e qytetit të Gjirokastrës, e cila më vonë u transformua në gjysmëlice francez. Mbaroi atë me sukses, por, gjendja e vështirë ekonomike qëndronte si barrierë e pakapërcyeshme për të vazhduar mësimet. Suksesi në gjysmëliceun e Gjirokastrës u bë shkak t’i jepet një bursë në Liceun e Korçës. N’atë kohë, shumica e profesorëve të liceut ishin francezë me tendenca demokratike liberale, kishte në mes tyre dhe me idera më t’avancuara.

Në lice, prirjet e Enverit ishin për histori dhe literaturë. Ai studioi mirë literaturën frënge të shekullit të XIX dhe sidomos historinë e Revolucionit Francez. Enveri merrte pjesë n’organizimin e grevave me karakter të brendshme kundër disiplinës dhe rregullave despotike të Ministrisë së Arsimit. Në një rebelim të konviktorëve të liceut kundër kusarive që bëheshin në kurriz të nxënësve, u desh ndërhyrja e xhandarmërisë zogiste të shtypesh. Enveri me disa shokë u arrestuan dhe u burgosën për disa ditë, u përjashtuan gjithëashtu nga shkolla për një javë rresht.

Ishte koha kur në Shqipëri nuk kishte akoma shenja të një lëvizjeje të organizuar. Lëvizja e Vlorës kishte dështuar. Qeverisja e Zogut, që kishte ardhur në fuqi me ndihmën e imperializmit të huaj në dhjetor 1924, kishte ushtruar që në fillim një terror të fortë kundër grupeve dhe organizatave me tendenca demokratike. Kjo situatë solli një demoralizim n‘elementin e lëkundshëm demokrat që s’ kish kockë të rezistonte.

Enveri e mbaroi Liceun e Korçës në 1930 dhe duke pasur përkrahjen e profesorëve iu dha bursë për të ndjekur mësimet e larta në Montpelier të Francës. U regjistrua në degën e shkencave natyrore – seksioni i botanikës – ku bëri vetëm një vit. Gjatë qëndrimit të tij në Montpellie ay pati rastin t’i kushtojë një kohë të veçantë edhe zhvillimit të horizontit të tij letrar. Regjimi i Zogut i preu bursën dhe ay detyrohet të shkojë në Paris për të gjetur punë. Në zyrat e Humanite-së u njoh me kryeredaktorin e organit te Partisë Komuniste frënge, Poul Vaillan Coutourier, të cilit i kërkoi të shkruante në gazetë mbi gjendjen në Shqipëri. Vaillanti pranoi dhe i botoi disa gjëra. Në Paris Enveri nuk gjeti punë, por u dërgua sekretar i Konsullatës Shqiptare në Bruksel. S’andejmi vazhdoi t’i dërgojë artikuj për në gazetë mikut të tij Vaillant Coutourier. Artikujt kishin të bënin me situatën e rëndë në Shqipëri. Spiunët e Zogut e zbuluan dhe raportuan aktivitetin e Enverit dhe për këtë shkak ay pushohet nga puna dhe detyrohet të kthehet në Shqipëri. Por, në Shqipëri situata kishte ndryshuar mjaft. Diktatura e Zogut rëndonte më egër mbi masat e gjëra dhe patriotët e intelektualët me tendenca demokratike. Në vitin 1936, Enver Hoxha duke folur mbi varrin e patriot Bojo Topulli hedh parullën e bashkimit. Ay thotë në mes të tjerave: “Ju bëtë aq sa duhet, por djalëria që po mëkëmbet u zotohet se nuk do t’i mungojë as vullneti dhe as kurajoja, kur ka për t’ardhur puna, që të përgatiti një Shqipëri më të mirë. Ne të rinjtë nuk do të kemi për ideal kolltukun, por mbarëvajtjen e atdheut, bashkimin e kombit” Regjimi i Zogut, atyre që nuk ishin me të përpiqej t’i demoralizonte tue mos u dhënë punë.

Iu desh kështu Enverit të sillej shumë kohë pa punë, deri sa më në fund u emërua profesor në liceun e Tiranës. Aty e lanë katër muaj dhe pastaj e transferuan në Korçë, profesor të liceut. Aty tanimë elementi progresist ishte i rrallë dhe persekutohej vazhdimisht. Profesorët francezë nuk ishin më ata të parët, por reaksionarë, monarkista, fashista, dishepuj të Charles Mauras. Por, nxënësit kishin bërë hapa përpara, pse rezistenca kundër politikës pro-fashiste të Zogut kishte filluar. Punëtorët e Korçës po organizoheshin dhe influenca e tyre ndihej kudo. Në Shqipëri kishte kohë që kish ardhur nga Europa, ku qëndronte i arratisur, komunisti Ali Kelmendi, organizator i çeliktë që vdiq më vonë tuberkuloz nga vuajtjet nëpër burgjet e Zogut. Me Ali Kelmendin Enveri ishte parë vetëm një herë.

Ishte parë në Gjirokastër në kohën e vakancave, kur ay ishte kthyer nga Franca. Ishin ditët e fundit që Aliu do të jetonte në Shqipëri, pse pas një kohe të gjatë internimi kishte marrë urdhër-ekspulsimi jashtë Shqipërisë nga organet e Zogut. Punën më të madhe Aliu e bëri në Korçë, pse ay gjeti punëtor të vendosur si Koçi Xoxen, Sotir Vullkanin, Pandi Kriston, Pilo Peristerin etj. Ay luftoi dhe demaskoi arko-marksistin, Niko Xoxin. Punëtorët Korçarë kishin kaluar nga shumë etapa organizimi, grevat e tyre kishin sjellë ndërhyrjen brutale të xhandarëve të Zogut, arrestimet e ndjekjet e elementit përparimtar bëheshin me seri. Nxënësit e Liceut ishin krahas me punëtorët e Korçës në greva dhe demonstrata.

Ata dëgjonin me dëshirë mësimet e profesorit të ri për shekullin e ndritur që pregatiti Revolucionin e Francës dhe këngën e tij për “Zjarrin” e Barbusse-it dhe Romain Rolland.Ishte koha kur duhej të përdornin format legale për organizmin e rezistencës kundra fashizmit. Në këtë drejtim, komunistët e Korçës kishin arritur rezultate të shkëlqyeshme. Me gjithë masat e regjimit për të shtypur lëvizjen, puna vazhdon pa ndërprerje. Në Korçë punëtorët komunistë gjakosin agjentët e fashizmit dhe hedhin zërin e alarmit. Por, pengesat për realizimin e këtij fronti ishin të mëdha. Pengesa kryesore ishte se nuk kishte një parti komuniste t’organizuar që të mund të kanalizonte përpjekjet e përbashkëta,të bashkonte forcat e shëndosha, t’organizonte këto dhe të drejtonte rezistencën. Kishte vetëm grupe komuniste të izoluara dhe të përçara. Pikëpamjet e tyre nuk ishin të qarta. Përpjekjet e grupit komunist të Korçës, u përqendruan pikësëpari për arritjen e një bashkimi në një parti të vetme. Në krye të këtyre përpjekjeve ishte dhe profesori i liceut të Korçës, Enver Hoxha.

Në janar të 1939, qeveria e Zogut që kishte rënë erë të një lëvizje t’organizuar, arreston dhe hedh në gjyq një numër të math komunistash. Në mes të tyre arrestuan dhe shumë veta nga grupi i Korçës. Enveri u kallëzua nga profesorët reaksionarë të liceut si një pjesëtar i kësaj organizate subversive, por qëndrimi heroik i shokëve komunistë t’arrestuar që nuk treguan asnjë emër, detyroi Ministrinë e Mbrëndshme të liminonte arrestimet.

Ngjarjet e ditëve të para të prillit 1939 e gjejnë Enverin në Korçë, gjithnjë në krye të përpjekjeve për organizmin e një fronti të përbashkët anti-fashist. Më 4 prill Korça jep senjolin e kryengritjes. Nën udhëzimet e qendrës së grupit komunist të Korçës, organizohen njëra pas tjetrës demonstrata të mëdha që kishin për qëllim t’armatosnin popullin dhe të formonin çetat e para për të luftuar italianët. Në Bashkinë e Korçës provokohet mbledhja për krijimin e një komiteti “De salut publique”, në mes të delegatëve punëtorë ishte dhe Enver Hoxha. Por, formimi i këtij komiteti u sabotua nga borgjezia reaksionare e frymëzuar nga trockisti Zoi Fundo. Tash shtrohej detyra që populli të rrokte armët dhe të hidhej në një luftë të paprerë kundër okupatorit. Punëtorët e Korçës ishin gati në shënjën e parë t’alarmit. Të rinjtë e qytetit, me nxënësit e liceut në krye, ndiznin në masat e gjëra të popullit urrejtjen dhe shpirtin e luftës kundër zaptonjësit dhe agjentëve të tij. Grevat, protestat, vazhdonin me qëllim që të pengonin okupatorin. Të gjitha këto kishin një burim: grupin komunist të Korçës. Ishte e pamundur kështu që puna e tij të mos binte në sytë e armikut.

Enveri s’mund të qëndronte më në Korçë. Me urdhrin e qendrës së grupit të Korçës ay transferoi aktivitetin e tij në Tiranë. Kjo ishte e nevojshme jo vetëm për të fshehur gjurmët. Në Tiranë, pas shumë kohe pa punë, ay gjeti sa për sy e për faqe një dyqan, dyqanin me emrin “Flora” në Rrugën e Dibrës, i cili u bë shumë shpejt qendra e pjekjeve të vazhduara me shokët që drejtonin dhe organizonin lëvizjen. Tentativat ishin të sqaroheshin mirë grupet e ndryshme në Shqipëri, të hidheshin poshtë pikëpamjet e gabuara, të braktisnin grindjet midis tyre, dhe të bashkoheshin në një parti të vetme, konditë për organizimin e luftës. Duhesh luftuar ashpërisht trockisti Aristidh Qëndro dhe arkeo-marksisti Niko Xoxa, të cilët bënin çmos që grupet e ndryshme të vazhdonin luftën me njëri- tjetrin. Duheshin përpjekje, tratativa për arritjen e këtij bashkimi, për të cilin Enver Hoxha kishte vënë gjithë përpjekjet e tij. Në këtë drejtim, komunistat e grupit të Korçës ishin pro aksioneve direkte kundër invazorit: “trakte, demonstrata, sabotazhe, atentate etj.” Në sabotazhet me këtë vijë hidhet në Tiranë trakti i parë që në muajt e parë të vitit 1941, ku thirrej populli të ngrihesh në luftë. Traktatin e shkroi vetë Enveri, e shtypi vetë dhe ay vetë mori pjesë në shpërndarjen e tij. Kjo fletë mbante si firmë P.K.SH. Ky trakt u ndoq prej një trakti tjetër i shtypur në shtypshkronjë fshehurazi prej komunistit Mihal Duri.

Trakte të këtij lloji u hodhën dhe nga grupe të tjera komuniste, po me firma P.K.SH, por përmbajtja dhe qëllimi ishte njësoj me të parat. Çdo grup përpiqej të dilte si Parti Komuniste. Bashkimi nuk ishte arritur, por rezistenca vazhdonte. Gjer atëherë ishin bërë mjaft demonstrata antifashiste, greva dhe kabotazhe. Shumë punëtorë ishin dezertuar nga kantieret dhe fabrikat ku punonin për hesap të okupatorit, shumë të tjerë ishin hedhur në gjyq si sabotatorë. Të rinjtë që thirreshin nën armë nuk paraqiteshin dhe okupatori detyrohesh të merrte masa duke internuar familjet e tyre. Greva të organizuara u bënë në shkollat e Vlorës e të Shkodrës për të kundërshtuar disiplinën dhe rregullat fashiste. Një situatë akoma më e vështirë për armikun u krijua sidomos gjatë luftës italo-greke, ku i tërë populli u ngre kundra me rezistencë pasive ose me sabotazhe dhe shumë herë duke rrëmbyer dhe armët për t’u bashkuar me ushtrinë greke. Komunistat Vasil Shanto, Qemal Stafa dhe Xhevdet Doda natën e dytë pas deklarimit të luftës së Italisë kundra Greqisë kanë shkrojtur në muret e qytetit të Tiranës: “Poshtë Fashizmi, Poshtë lufta italo-greke, të rrokim armët!” Okupatori u shtrëngua të shpërngulë popullata të tëra nga Shqipëria e Jugës, të bëjë arrestime në masë.

Të vërtetat e pohuara në ‘46-n, që s’u thanë më kurrë

Enver Hoxha nuk ka qenë ai që na është shfaqur: Engjëlli i Baba Cenit, liceisti shembullor i Korçës, studenti dinjitoz i Montpeliesë, konsulli atdhetar i Brukselit, themeluesi i Partisë Komuniste, antizogisti i palëkundur, armiku i shovinizmit serb, miku i njerëzve të thjeshtë etj. Të parat që kanë shprehur rezerva për të vërtetat e këtij profili kanë qenë mediat perëndimore, të cilat qysh me ardhjen në pushtet, kanë ndriçuar aspekte të dyzuara të personalitetit të tij.

Mandej kanë vijuar në këtë linjë kundërshtarët e Enverit, sidomos në vitet e demokracisë. Për herë të parë, gazeta “Panorama” zbulon një dokument zyrtar ku jo vetëm retushohen, por edhe mohohen mjaft nga meritat e diktatorit, të artikuluara prej vitesh. Libri “Enver Hoxha, biografia”, botim i vitit 1946, është një sprovë e KQ të Partisë për të bërë publik jetëshkrimin e njeriut që zuri kreun e vendit pas luftës. (Deri në atë kohë Enver Hoxha punonte në ilegalitet dhe njihej vetëm nga një rreth i ngushtë njerëzish). “Biografia…”, pavarësisht përkujdesjes së autorëve dhe përzgjedhjes së teknikës, qëndroi në qarkullim vetëm pak muaj. Vetë rrjedha e ngjarjeve, pozicioni i ri i protagonistit dhe sundimi i gjithëpushtetshëm i diktatorit, përcaktuan fatin e librit si literatura e ndaluar. Pas kësaj nuk u fol kurrë për të, ca më shumë për përmbajtjen.

Ca të vërteta e gjysmë të vërteta të pohuara aty, si ato për shkollimin në Francë, për rolin në mbledhjen e 8 nëntorit, për lidhjen me jugosllavët, për likuidimin e kundërshtarëve politikë, për miqësitë e viteve të luftës, u fashitën si me magji, për t’ua lënë vendin ca artikulimeve të tjera, katërcipërisht të kundërta me to. I pari që vuri dorë në revizionimin e tyre ishte vetë Enveri, i cili në korpusin e librave me kujtime (plot 13 të tillë) serviri një biografi ndryshe nga ajo e vitit ‘46. Duke filluar nga sot, “Panorama” do të botojë tekstin e biografisë së parë të Enverit dhe lexuesi do të ketë rastin të konstatojë morinë e pasaktësive dhe mënyrën e manipulimit të jetëshkrimit të diktatorit.

“Kemi vetëm për tre ditë luftë”/ Letra e panjohur e Enver Hoxhës drejtuar Titos

Me anë të një letre të datës 29.12.1946, Enver Hoxha i kërkon besëtarit të tij, Josip Broz Tito, kontribut financiar për mbajtjen e ushtrisë sepse ishte “në interesin e përbashkët të popujve tanë, që ecin në një rrugë dhe kanë të njëjtat qëllime”. Letrën e shkruan në shqip dhe serbisht (origjinali gjendet në Arkivin personal të Titos në Beograd). Hoxha kërkonte një trupë ushtarake, prej 42 mijë vetash. Në shënimin e datës 9.1.1947, Tito njofton Hoxhën (teksti iu nis me telegram), se ishte takuar me Mehmet Shehun dhe rekomandonte që ushtria, të mos zbriste nën 28 mijë veta dhe se të vjetrit, duheshin çmobilizuar.  

Pjesë nga letra e Enver Hoxhës, për Titon:

“I dashur shoku mareshal.

Me anën e kësaj letre dëshiroj të këshillohem me ju, për disa probleme që kanë lidhje veçanërisht me ushtrinë tonë dhe me veprimet që mendojmë të bëjmë, gjatë vitit 1947. Që të jetë më e qartë ekspozeja ime, dëshiroj t’ju vë në dijeni shkurtimisht, mbi situatën e Ushtrisë sonë Kombëtare. Kjo ka një forcë kompleksive prej 44.015 vetash, duke përjashtuar prej kësaj forcat e Policisë.

Kjo shumë përbëhet prej 2.927 oficerësh, 5.321 nënoficerësh, 34.937 ushtarësh dhe 800 nxënësish ushtarë. Në shumën e lartpërmendur, përfshihet dhe Divizioni i Mbrojtjes së Popullit, i cili ka një efektiv prej 8.710 vetash. Përveç Divizionit të Mbrojtjes, forca efektive e ushtrisë operative, është 35.305 veta. Nga kjo forcë, kemi 27.611 si trupë, përbërja e së cilës organikisht është e çrregullt dhe paraqitet si vijon:

-Ushtarë të hedhur në ushtri në vitet 1942-1944, 8.987 veta.

-Ushtarë të ri thirrur (rezervistë) në gusht 1946, 9.513 veta.

-Ushtarë të ri thirrur (rezervistë) në tetor 1946, 2.500 veta.

-Rekrutë të thirrur gjatë viteve 1945-1946, 5.655 veta.

Kategoria e ushtarëve të hedhur vullnetarisht në ushtri gjatë viteve 1942-1944, kanë plotësuar më tepër se 2 vjet shërbim ushtarak (ligji jonë parashikon vetëm 2 vjet shërbim ushtarak).

Rezervistët e ri thirrur në muajin gusht 1946, në fund të muajit dhjetor 1946, plotësojnë 5 muaj mbrapa shërbim ushtarak. Rezervistët e thirrur në muajin tetor 1946, në fund të dhjetorit 1946, plotësojnë 3 muaj shërbim ushtarak.

Pjesa tjetër e trupës, akoma nuk e ka plotësuar shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Për të normalizuar gjendjen organike të ushtrisë dhe në lidhje me programin e stërvitjes që kemi gati për vitin 1947, ne mendojmë që gjatë muajit janar, të bëjmë lirimin e 18.500 vetave (8.987 ushtarë të vjetër dhe 9.512 rezervistë të gushtit 1946).

Njëkohësisht me lirimin e këtyre. ne mendojmë që të bëjmë mobilizimin e rekrutëve të ditëlindjeve 1920-1927 që arrijnë numrin 16.500 rekrutë ndihmës.

Në këtë mënyrë, përbërja e re e ushtrisë në trupë, në fund të janarit 1947 (përveç Divizionit të Mbrojtjes së Popullit), ka për të qenë kështu:

-Ushtarë të thirrur gjatë viteve 1945-1946, 5645 veta

-Rekrutë të thirrur në tetor 1946, 956 veta.

-Rezervistë të thirrur në tetor 1946, 2500 veta.

-Rekrutë të thirrur në janar 1947, 25611 veta.

Gjithsej kjo trupë dhe Divizioni i Mbrojtjes së Popullit arrin në 25.611 veta. Efektivi i vitit 1947, do të jetë pra 2.000 veta më pak se i vitit 1946. Në këtë mënyrë, ushtria jonë kombëtare, kompleksivisht, me gjithë Divizionin e Mbrojtjes së Popullit, me oficerë e nënoficerë, duke përjashtuar vetëm trupat e policisë, do të ketë në shkurt 1947, një forcë prej 42.000 vetash.

Një problem tjetër i një rëndësie të dorës së parë na shtrohet para nesh, kurdoherë në lidhje me ushtrinë tonë kombëtare dhe ky është: mbajtja e ushtrisë sonë kombëtare në këmbë me një efektiv prej 42.000 vetash.

Sikundër e dini dhe ju, një ushtri e tillë prej 42.000 vetash, shteti ynë nuk është në gjendje, ta mbajë ekonomikisht. Në projekt-buxhetin e vitit 1947, vetëm për 9 muaj, është parashikuar 112.000.000 franga ar. Në këtë shumë, nuk përfshihet armatimi, pjesa më e madhe e veshmbathjes, transporti dhe disa pajime të tjera të ushtrisë…!

Armatim sovjetik, kanë vetëm 2 divizione dhe ato me mungesa të mëdha. Pjesa tjetër e ushtrisë, ka armatim gjerman, italian, anglez dhe amerikan. Materiali i armatimit, është i shumëllojshëm, i pamjaftueshëm dhe një pjesë e artilerisë, e papërshtatshme për konditat tona. Municion nuk kemi, veçse për 3 ditë zjarr, për gjitha armëtTransportin e kemi në gjendje shumë të vështirë.

Për këtë problem të rëndësishëm të ushtrisë sonë, që është i lidhur me të gjithë jetën e vendit tonë, ne jemi të bindur shoku mareshal, se ju do të mendoni dhe do të kujdeseni njësoj, si për ushtrinë tuaj dhe e dimë fare mirë, se një zgjidhje e kësaj çështje nga ana juaj do të jetë ajo më e drejta, pse bëhet në interesin e përbashkët të popujve tanë, që ecin në një rrugë dhe kanë të njëjtat qëllime.

Duke ditur fare mirë rrethanat e jashtme dhe gjendjen tonë ekonomike të brendshme, vendimet dhe këshillimet tuaja për këtë problem, do të na shërbejnë si drejtim dhe orientim i punës tonë për Ushtrinë.

Për çdo sqarim eventual, që mund të keni nevojë, në lidhje me këtë problem që ju shtroj, jam kurdoherë gati t’ju përgjigjem, në rast se do të keni nevojë; është gjithashtu gati dhe shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë sonë, gjeneral Mehmet Shehu, i cili vjen në Beograd, me rastin e mbledhjes së Shtatmadhorisë Jugosllave dhe do të jetë nder të madh për të, në rast se do të dëshironi ta pyesni vetë, për të dhënë të gjitha sqarimet rreth këtyre çështjeve të ushtrisë sonë.

I dashur shoku mareshal,

Përfitoj nga ky rast që më jepet, për t’ju shfaqur mirënjohjen dhe dashurinë e madhe të popullit tonë, për ndihmën e madhe dhe përkrahjen e çmueshme që po i jepni popullit tonë, në çdo lëmë aktiviteti.

Marrëveshjet që u nënshkruan tash së fundmi në Beograd, që janë shprehja e vazhdimit dhe e forcimit të vëllazërimit të popujve tanë dhe konkretizojnë bashkëpunimin dhe bashkëveprimin tonë në çdo fushë aktiviteti, janë pritur me entuziazmin më të madh nga i gjithë populli jonë, i cili do të vërë të gjitha forcat e tij, për realizimin e kësaj vepre të madhe ndërtimtare dhe do të kapërcejë çdo pengesë që mund të hasë, në zbatimin praktik të ndërmarrjes së përbashkët.

Edhe njëherë ju faleminderit shumë. Nga Kastriot Dervishi /Memorie.al/

I juaji me besë,

Enver Hoxha

, “Kemi vetëm për tre ditë luftë”/ Letra e panjohur e Enver Hoxhës drejtuar Titos

FOTO: Historia e rrallë në gazetën franceze, si mbyti Ali Pasha me duart e veta, të dashurën greke të të birit

Louis Dupré (1789-1837) ka qenë një piktor francez i njohur  veçanërisht për vepra që i përkasin orientalizmit.

Dy pikturat më poshtë, të ekspozuara në Francë titullohen “Bijtë e Aliut”.

Bëhet fjalë për fëmijët e Ali Pashë Tepelenës.

Siç dihet, “Luani i Janinës” pati tre djem. Katër ishin gratë që janë martuar zyrtarisht me Ali Pashë Telenën.

E para Emine Hanemi, vajza e pashait të Delvinës. E dyta, Katerina e Tepelenës, e treta Jorgjia, dhe në fund të jetës u martua me Vasiliqinë.

Ai ishte 73-vjeç, ajo ishte një 16-vjeçare nga Pleshevica e Filatit në Çamëri.

, FOTO: Historia e rrallë në gazetën franceze, si mbyti Ali Pasha me duart e veta, të dashurën greke të të birit
Djemtë e Aliut (Dupré)
, FOTO: Historia e rrallë në gazetën franceze, si mbyti Ali Pasha me duart e veta, të dashurën greke të të birit

Po si ishin djemtë e Aliut? Gazeta franceze “La Quotidienne” ka botuar, të shtunën e 29 nëntorit 1817, këtë përshkrim:

“… Më i rrituri, Muktar Pasha ndërthur guximin dhe veprimtarinë e babait të tij me një karakter më bujar dhe sjellje më të buta. Ai është i ndjeshëm ndaj dashurisë dhe miqësisë.

Një bukuroshe greke, e lindur në një familje të shquar, e quajtur Eufrozina, i kishte rrëmbyer zemrën të riut Muktar. Ai merrte pjesë në takime të fshehta ku përziheshin të dyja gjinitë dhe ku zakonet orientale ishin të dëbuara.

Në një nga këto netë të ndaluara Ali Pasha urdhëroi që Eufrozina dhe pesëmbëdhjetë mikeshat e saj të kapeshin dhe të mbyteshin në liqenin afër Janinës.

Askush nuk guxoi ta prekte me dorë Eufrozinën. Nga frika që kishin ndaj reagimit të Muktarit.

Kështu Pashai shkoi vetë ta tërhiqte zvarrë deri në liqen vajzën pafat….”

Veli Pasha, djali i tij i dytë, është një njeri me shpirt të tretur. Bujar dhe pa ndonjë talent të fortë. Ai përçmon publikisht zakonet, gjuhën dhe fenë e turqve; zakonisht, ai flet vetëm italishten dhe greqishten moderne. Një ditë pyeti një udhëtar italian, duke i treguar atij xhaminë e madhe të Janinës; A mendoni se kjo ndërtesë është e mjaftueshme për të ndërtuar një opera si ajo në Itali?

Ai përçmohej edhe nga shqiptarët, edhe nga turqit. Nuk arriti të fitojë as dashurinë e grekëve që thonë se e kanë frikë. Ali Pasha druhet nga veset e Veliut aq sa edhe nga virtytet e Muktarit. Ai do të dëshironte t’i linte trashëgiminë djalit të tij të tretë, Sali beut. I cili është ende vetëm një fëmijë…

, FOTO: Historia e rrallë në gazetën franceze, si mbyti Ali Pasha me duart e veta, të dashurën greke të të birit

Aliu u shpërndau djemve pushtet në pika kyçe të territorit të gjerë nën qeverisjen e tij, por kur Porta e Lartë dërgoi ushtrinë për të vrarë Pashain, tre djemtë dhe nipi (djali i Veliut) e tradhtuan.

Ashtu vepruan dhe krerë të tjerë lokalë shqiptarë, të cilëve ai u kërkoi ndihmë.

Myftari e Veliu i dorëzuan osmanëve Prevezën e Gjirokastrën, duke u dorëzuar edhe vetë. Sulltani u pati premtuar falje dhe pushtet, por i mashtroi.

Të tre djemve ju prenë kokat nga Porta e Lartë, pas ekzekutimit të Aliut.

“Merrnin arin e Thesarit për të bërë dhëmbë floriri”, Zbardhen të pathënat e gjyqit të ish-presidentit Alia dhe ish-kryeministrit Çarçani

Gjyqi më voluminoz i fillimeve të demokracisë ka qenë ai ndaj 10 ish-zyrtarëve të lartë të regjimit komunist, përfshi edhe ish-Presidentin Ramiz Alia, ish-kryeministrit Adil Çarçani.

Në botimin nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë “Gjyqet ndaj nomeklaturës komuniste 1993-1996” publikohet vendimi i plotë ku ndër të tjera ish-Presidenti Alia dhe ish-kryeministri Çarçani akuzohen edhe se merrnin arin e thesarit të shtetit për të bërë dhëmbët.

Në fund të seancës gjyqësore, siç rezulton edhe nga vendimi i plotë, Ramiz Alia përveçse me burg është dënuar edhe t’i kthejë arkës së shtetit 1.1 milionë lekë prej abuzimeve të bëra ndër vite.

Vendimi

Të pandehurit Manush Myftiu, Adil Çarçani, Ramiz Alia, Rita Marko, Simon

Stefani, Hekuran Isai akuzohen edhe për veprën penale të shkeljes së barazisë së shtetasve nëpërmjet krijimit të privilegjeve të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 107 e 13 të Kodit Penal. Nga provat e administruara në seancë gjyqësore rezulton se trajtimi i udhëheqjes së lartë të partisë e të shtetit është bërë kryesisht me vendimet e Byrosë Politike nr.28/11 datë 23.8.1956, nr.163 datë 15.6.1961, nr.352 datë 5.11.1963, nr. 242 datë  27.7.1964, nr. 172 datë 1.12.1966, nr. 39 datë 23.3.1976, nr.1 datë 5.1.1983. Këto vendime janë miratuar e nënshkruar nga të pandehurit e mësipërm sipas periudhave të qenies së tyre anëtarë të Byrosë Politike.

Këta të pandehur kanë gëzuar të drejtën të pushonin në vende të veçanta të

administruara nga Drejtoria e Pritjes, e cila kishte në administrim dhjetëra vila luksoze në vendet më piktoreske të Shqipërisë. Për kohën që këta të pandehur pushonin në këto vila, shpenzimet i përballonte shteti, ndërsa kur pushonin familjarët e tyre paguanin qira deri në tre dhoma dhe shpenzimet e tjera njësoheshin me ato të punonjësve.

Gjithashtu të pandehurit jetonin në një “bllok” vilash, në objekte me sipërfaqe të tepruara në krahasim me përbërjen familjare të tyre. Në periudha të ndryshme kohe këtyre vilave u bëheshin rikonstruksione e shtesa të objekteve gjithmonë sipas kërkesave të tyre.

Këta të pandehur nuk paguanin shpenzimet faktike për qira, dritë, ujë e ngrohje, pasi 50% dhe 70% të tyre përballoheshin nga shteti dhe asnjëherë këta të pandehur nuk duhet të paguanin më shumë se 250 lekë në muaj, në një kohë që me vendimin e Qeverisë të datës 30.10.1980, të gjithë shtetasit ishin të detyruar të paguanin vlerën reale të shpenzimeve të mësipërme.

Rezultoi se disa nga të pandehurit gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre kanë qenë edhe anëtarë Qeverie, dhe ndërkohë që ata merrnin vendime për shtetasit për të paguar vlerën reale të shpenzimeve, nga ana tjetër për veten e tyre këto marrëdhënie me shtetin i rregullonin nëpërmjet vendimeve të Byrosë Politike, të cilat siç doli më sipër i favorizonin ata tej masës.

Rezultoi gjithashtu se këta të pandehur gëzonin një trajtim mjekësor të veçantë, i cili realizohej në klinikën speciale ku ata trajtoheshin me ilaçe e barna falas, si dhe me punime stomatologjike në ar i cili tërhiqej nga thesari i shtetit, përsëri falas për këta të pandehur.

Në banesat e tyre shërbenin një numër i konsiderueshëm njerëzish e gjithashtu banesat ishin të pajisura me orendi e mobilie, shpenzimet për të cilat i mbulonte shteti.

Këta të pandehur përveç favoreve që i krijonin vendimet e Byrosë Politike, me

veprimet e tyre kanë krijuar praktika të cilat dilnin jashtë këtyre vendimeve që kishin marrë në Byronë Politike. Kështu, në shumë raste kur të pandehurit ose familjarët e tyre kanë shkuar jashtë shtetit për vizita mjekësore kanë marrë me vete pa pagesë vlera materiale si dhurata për mjekët e huaj (kryesisht artikuj artistikë), vlera e të cilave ka kaluar padrejtësisht në shpenzimet e shtetit.

Për këtë problem i pandehuri Adil Çarçani, në formë urdhri ka nxjerrë shkresën

sekrete Nr. 237 datë 19.2.1971, dërguar për zbatim Drejtorisë së Pritjes. Pra, vetëm mbi këtë bazë, pa u mbështetur në asnjë akt ligjor apo nënligjor, janë lëshuar një sërë autorizimesh nga të pandehurit Adil Çarçani e Manush Myftiu me të cilat për vete dhe të pandehurit e tjerë siguronin dhuratat që siç thamë i paguante shteti. Nga hetimi gjyqësor rezultoi se këtë praktikë nuk e kanë ndjekur të pandehurit Hekuran Isai dhe Simon Stefani.

Megjithëse për të pandehurit e akuzuar dhe për familjet e tyre funksiononin linja të posaçme prodhimi ushqimor dhe industrial, përsëri këta të pandehur kërkesat e tyre dhe të familjarëve preferonin t’i plotësonin nëpërmjet porosive që i jepnin Drejtorisë së Pritjes ose blerjes së tyre kur dilnin jashtë shtetit me valutë të huaj. Për më tepër, pas këtyre blerjeve, mallrat vlerësoheshin me çmime favorizuese dhe jo në bazë të konvertimit të valutës së

tërhequr e të shpenzuar. Ndërkohë vendimi i Këshillit të Ministrave nr.227 datë 17.9.1975, ndalonte blerjen me valutë në dorë të mallrave, përveç rasteve të veçanta.

Pa asnjë bazë ligjore e nënligjore të pandehurve u janë mbuluar nga shteti deri edhe shpenzimet e vogla ditore në vleftën prej 3 lekë në ditë; po kështu, ata kanë përfituar edhe një kuotë shtesë për kohën e pushimeve në masën 3.2 lekë në ditë.

Nga këto veprime duket qartë se këta të pandehur kanë krijuar për veten e familjarët e tyre privilegje, duke bërë një jetë me një standard shumë më të lartë e të pakrahasueshëm me atë të popullit. Gjithashtu këto veprimet bien ndesh edhe me parimet kushtetuese.

Në nenin 14 të Kushtetutës së vitit 1950 nuk njihet asnjë privilegj për shkak të origjinës, pozitës, pasurisë ose shkallës së kulturës, ndërsa në nenin 40 të Kushtetutës së vitit 1976 sanksionohet se nuk njihet asnjë kufizim apo privilegj në të drejtat dhe detyrat e shtetasve për arsye pozite shoqërore.

Po kështu, Kodi Penal i vitit 1977, i nxjerrë në bazë e për zbatim të Kushtetutës, në nenin 107 të tij parashikon si vepër penale shkeljen e barazisë së shtetasve, vepër kjo të cilën të pandehurit e kanë konsumuar plotësisht nëpërmjet krijimit të privilegjeve.

Lidhur me padinë civile të ngritur në këtë gjykim nga ana e përfaqësuesit të akuzës, gjykata vlerëson se ajo duhet pranuar pjesërisht, pasi për disa zëra disa nga të pandehurit nuk mund të përgjigjen civilisht në bazë të nenit 155 të Kodit të Procedurës Penale.

Trupi gjykues vlerëson se i pandehuri Simon Stefani nuk duhet të përgjigjet civilisht për vlerën 12.158 lekë të dhuratave të vëna në ngarkim të tij, pasi siç thamë më lart nuk rezulton që t’i ketë marrë ato.

Gjithashtu duke u mbështetur në vendimin nr.32 datë 18.3.1994 të Gjykatës së

Kasacionit, trupi gjykues vlerëson se duhet të zbritet edhe vlera e pagave të personelit në familjet e të pandehurve, si dhe e ushqimit të personelit, 7 lekë në ditë. Për zërin e amortizimit të orendive e pajisjeve shtëpiake, të pandehurit duhet të përgjigjen civilisht vetëm për periudhën 1986 deri në gusht 1990, pasi norma e amortizimit është e llogaritur mbi bazën e urdhrit të përbashkët të Komisionit të Planit të Shtetit dhe Ministrisë së Financave nr.997 dhe 1288 të vitit 1985, i cili merrte fuqi ligjore më 1.1.1986. Po kështu,

trupi gjykues vlerëson se ata të pandehur që kanë kryer shpenzime në rast fatkeqësish nuk duhet të përgjigjen civilisht për këto shpenzime.

Përfundimisht, duke u bazuar në aktin e ekspertimit kontabël, të gjashtë të

pandehurit duhet të përgjigjen civilisht për shumat përkatëse, sipas pasqyrës përmbledhëse që i bashkëngjitet këtij vendimi.

Përfundimisht, të gjithë të pandehurit duhen deklaruar fajtorë për veprat penale që akuzohen për ato episode të argumentuara në këtë vendim. Këto episode karakterizohen nga një mendim unik kriminal, veprime të njëjta, duke përbërë kështu një vepër penale të vetme.

Trupi gjykues vlerëson se ndodhemi përpara një krimi vazhdues që ka sjellë pasoja sistematike e të qëndrueshme, të kryera nga subjekte me detyra të larta të përhershme partiake e shtetërore.

Në llojin e masën e dënimit gjykata ka parasysh rrezikshmërinë e theksuar

shoqërore të veprave penale të kryera nga të pandehurit, pasi ato prekin marrëdhënie të rëndësishme shoqërore të mbrojtura nga Kushtetuta e Ligji Penal, rrezikshmërinë shoqërore të të pandehurve, pasojat e veprimtarisë së tyre kriminale, faktin që të pandehurit kanë kryer disa vepra penale, kryerja e tyre në bashkëpunim, faktin që veprat penale janë kryer nga persona me detyra të rëndësishme shtetërore e shoqërore, të parashikuara këto të fundit

si rrethana rënduese nga neni 31/b dhe 31/d të Kodit Penal.

Gjithashtu gjykata ka parasysh moshën e të pandehurve, gjendjen e rëndë

shëndetësore të disa prej të pandehurve, vërtetuar kjo me aktet e ekspertimit të administruara në seancë gjyqësore, e sidomos gjendjen shëndetësore aktualisht tepër të rënduar, gjë që u pasqyrua në seancë gjyqësore, të të pandehurve Manush Myftiu dhe Adil Çarçani, për të cilët gjykata vlerëson se dënimi duhet t’u jepet me një kohë prove për një afat që gjykata do ta shohë të arsyeshme, duke urdhëruar kështu pezullimin e ekzekutimit të vendimit.

Në zbatim të nenit 51 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Manush Myftiu duhet t’i ndryshojë edhe masa e sigurimit, duke u zgjedhur një masë më e përshtatshme për të deri në marrjen formë të prerë të këtij vendimi.

P Ë R  K Ë T O  A R S Y E

Gjykata, në bazë të nenit 149 e 150 të Kodit të Procedurës Penale,

V E N D O S I

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit MANUSH MYFTIU për veprën penale të

shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, me pasojë shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore të shtetasve, dhe në bazë të neneve 106, 13, 31/b, 31/d të Kodit Penal e dënon me 5 (pesë) vjet heqje lirie.

Deklarimin fajtor të po këtij të pandehuri për veprën penale të shkeljes së barazisë së shtetasve në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 107, 13, 31/b e 31/d të Kodit Penal e dënon me 4 (katër) vjet heqje lirie.

Përfundimisht, në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 35 të Kodit Penal, të

pandehurin Manush Myftiu e dënon me 5 (pesë) vjet heqje lirie.

Në bazë të nenit 38 të Kodit Penal (të ndryshuar) urdhëron pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi duke ia dhënë dënimin e mbetur me kohën e provës për 5 (pesë) vjet, me kusht që brenda këtij afati të mos kryejë asnjë vepër penale tjetër po kaq të rëndë ose më të rëndë.

Ndryshimin e masës së sigurimit për këtë të pandehur nga “arrest” në mbyllje në shtëpi pa rojë, duke urdhëruar ekzekutimin e menjëhershëm të saj.

Detyrimin e këtij të pandehuri të paguajë në favor të Drejtorisë së Shërbimeve

Qeveritare shumën 424.464 lekë.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit ADIL ÇARÇANI për veprën penale të

shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, me pasojë shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore të shtetasve, dhe në bazë të neneve 106, 13, 31/b, 31/d të Kodit Penal e dënon me 5 (pesë) vjet heqje lirie.

Deklarimin fajtor të po këtij të pandehuri për veprën penale të shkeljes së barazisë së shtetasve në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 107, 13, 31/b e 31/d të Kodit Penal e dënon me 4 (katër) vjet heqje lirie Përfundimisht, në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurin Adil Çarçani e dënon me 5 (pesë) vjet heqje lirie.

Në bazë të nenit 38 të Kodit Penal (të ndryshuar) urdhëron pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi duke ia dhënë dënimin e mbetur me kohën e provës për 5 (pesë) vjet, me kusht që brenda këtij afati të mos kryejë asnjë vepër penale tjetër po kaq të rëndë ose më të rëndë.

Detyrimin e këtij të pandehuri të paguajë në favor të Drejtorisë së Shërbimeve

Qeveritare shumën 667.727 lekë.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit RAMIZ ALIA për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, me pasojë shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore të shtetasve, dhe në bazë të neneve 106, 13, 31/b, 31/d të Kodit Penal e dënon me 8 (tetë) vjet heqje lirie.

Deklarimin fajtor të po këtij të pandehuri për veprën penale të shkeljes së barazisë së shtetasve në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 107, 13, 31/b e 31/d të Kodit Penal e dënon me 5 (pesë) vjet heqje lirie.

Përfundimisht në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 35 të Kodit Penal, të

pandehurin Ramiz Alia e dënon me 9 (nëntë) vjet heqje lirie, duke i filluar vuajtja e dënimit nga data 12.9.1992.

Detyrimin e këtij të pandehuri të paguajë në favor të Drejtorisë së Shërbimeve

Qeveritare shumën 1.174.167 lekë.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit RITA MARKO për veprën penale të

shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, me pasojë shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore të shtetasve, dhe në bazë të neneve 106, 13, 31/b, 31/d të Kodit Penal e dënon me 7 (shtatë) vjet heqje lirie.

Deklarimin fajtor të po këtij të pandehuri për veprën penale të shkeljes së barazisë së shtetasve në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 107, 13, 31/b e 31/d të Kodit Penal e dënon me 5 (pesë) vjet heqje lirie.

Përfundimisht, në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 35 të Kodit Penal, të

pandehurin Rita Marko e dënon me 8 (tetë) vjet heqje lirie, duke i filluar vuajtja e dënimit nga data 4.12.1991.

Detyrimin e këtij të pandehuri të paguajë në favor të Drejtorisë së Shërbimeve

Qeveritare shumën 275.873 lekë.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit SIMON STEFANI për veprën penale të

shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, me pasojë shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore të shtetasve e në dëm të jetës së disa personave të vrarë në kufi, dhe në bazë të neneve 106, 13, 31/b, 31/d të Kodit Penal e dënon me 7 (shtatë) vjet heqje lirie.

Deklarimin fajtor të po këtij të pandehuri për veprën penale të shkeljes së barazisë së shtetasve në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 107, 13, 31/b e 31/d të Kodit Penal e dënon me 4 (katër) vjet heqje lirie.

Përfundimisht, në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 35 të Kodit Penal, të

pandehurin Simon Stefani e dënon me 8 (tetë) vjet heqje lirie, duke filluar vuajtja e dënimit nga data 8 korrik 1992.

Detyrimin e këtij të pandehuri të paguajë në favor të Drejtorisë së Shërbimeve

Qeveritare shumën 188.869 lekë.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit HEKURAN ISAI për veprën penale të

shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, me pasojë shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore të shtetasve, dhe në bazë të neneve 106, 13, 31/b, 31/d të Kodit Penal e dënon me 4 (katër) vjet heqje lirie.

Deklarimin fajtor të po këtij të pandehuri për veprën penale të shkeljes së barazisë së shtetasve në bashkëpunim dhe në bazë të neneve 107, 13, 31/b e 31/d të Kodit Penal e dënon me 3 (tre) vjet heqje lirie.

Përfundimisht, në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 35 të Kodit Penal, të

pandehurin Hekuran Isai e dënon me 5 (pesë) vjet heqje lirie, duke i filluar vuajtja e dënimit nga data 28.9.1991.

Detyrimin e këtij të pandehuri të paguajë në favor të Drejtorisë së Shërbimeve

Qeveritare shumën 413.082 lekë.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit ARANIT ÇELA për veprën penale të

shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, me pasojë shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore të shtetasve, dhe në bazë të neneve 106, 13, 31/b, 31/d të Kodit Penal e dënon me 7 (shtatë) vjet heqje lirie, duke filluar vuajtja e dënimit nga data 8.1.1993.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit ZYLYFTAR RAMIZI për veprën penale të

shpërdorimit të detyrës në dëm të jetës së personit dhe në bazë të nenit 106 të Kodit Penal e dënon me 6 (gjashtë) vjet heqje lirie, duke i filluar vuajtja e dënimit nga data 18.10.1993.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit RRAPIMINO për veprën penale të

shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, me pasojë shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore të shtetasve, dhe në bazë të neneve 106, 13, 31/b e 31/d të Kodit Penal e dënon me 4 (katër) vjet heqje lirie, duke i filluar vuajtja e dënimit nga data 18.10.1993.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit VEIZ HADËRI për veprën penale të

shpërdorimit të detyrës dhe në bazë të nenit 106 të Kodit Penal e dënon me 3 (tre) vjet heqje lirie, duke i filluar vuajtja e dënimit nga data 31.12.1993.

Kundër vendimit lejohet ankim ose protestë në Gjykatën e Apelit brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat tre ditë pas shpalljes së vendimit.

U shpall sot më datë 2.7.1994.

SEKRETARE GJYQTAR

Entela Haxhiaj Andi Çeliku

(Firma) (Firma)

ANKIME KUNDËR VENDIMIT

Kundër këtij vendimi është bërë ankim dhe aktet i janë dërguar për shqyrtim Gjykatës së Apelit Tiranë që me vendimin Nr. 378 datë 5.9.1994 ka

VENDOSUR

  1. Lënien në fuqi të vendimit gjyqësor nr.505 datë 2.7.1994 të Gjykatës së Rrethit Tiranë për të pandehurin Adil Çarçani, Manush Myftiu, Hekuran Isai, Simon Stefani, Rapi Mino, Zylyftar Ramizi e Veiz Hadëri.
  2. Lënien në fuqi të vendimit gjyqësor nr.505 datë 2.7.1994 të Gjykatës së Rrethit Tiranë për sa i përket cilësimit ligjor, fajësisë dhe masës së dënimit për akuzën e parashikuar nga neni 106 të Kodit Penal në ngarkim të presidentit Ramiz Alia.

Lënien në fuqi të këtij vendimi, kualifikimit ligjor, fajësisë për sa i përket veprës

penale të shkeljes së barazisë së shtetasve, duke ndryshuar masën e dënimit në ngarkim të të pandehurit Ramiz Alia nga 5 (pesë) vjet heqje lirie në 2 (dy) vjet heqje lirie.

Përfundimisht, në bashkimin e dënimeve në bazë të nenit 35 Kodit Penal të

pandehurin Ramiz Alia e dënon me një dënim të vetëm 8 (tetë) vjet heqje lirie.

Vuajtja e dënimit fillon nga data 12.9.1992.

  1. Lënien në fuqi të vendimit Nr. 505 datë 2.7.1994 të Gjykatës së Rrethit Tiranë për sa i përket cilësimit ligjor, fajësisë, masës së dënimit për akuzën e parashikuar nga neni 107–13 të Kodit Penal në ngarkim të të pandehurit Rita Marko.

Lënien në fuqi të vendimit gjyqësor për kualifikimin ligjor dhe fajësinë për sa i

përket veprës penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, me pasojë shkeljen e lirive dhe të drejtave të shtetasve në bazë të nenit 106–13, 31/b e d të Kodit Penal, duke ndryshuar masën e dënimit nga 7 vjet heqje lirie në 6 vjet heqje lirie.

Përfundimisht, në bashkimin e dënimeve në bazë të nenit 3 të Kodit Penal të

pandehurin Rita Marko e dënon me një dënim të vetëm me 6 (gjashtë) vjet heqje lirie.

Vuajtja e dënimit fillon nga data 4.12.1991.

  1. Lënien në fuqi të vendimit gjyqësor me nr.505 datë 2.7.1994 të Gjykatës së

Rrethit Tiranë për sa i përket kualifikimit ligjor dhe fajësisë së veprës penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, me pasojë shkeljen e të drejtave themelore të shtetasve në bazë të

nenit 106–13, 31/b e d të Kodit Penal, duke e ndryshuar këtë vendim për sa i përket masës së dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Aranit Çela me 5 (pesë) vjet heqje

lirie. Vuajtja e dënimit fillon nga 8.1.1993.

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr.505 datë 2.7.1994 të Gjykatës së Rrethit Tiranë për sa i përket padisë civile.

K/SEKRETARE E GJYKATËS

Flutura Kadiu

(Firma)

Kundër këtij vendimi është bërë ankim dhe aktet i janë dërguar për shqyrtim Gjykatës Kasacionit Tiranë që me vendimin Nr.208 datë 30.11.1994 ka

VENDOSUR

  1. a) Lënien në fuqi të vendimit Nr.378 datë 17.9.1994 të Gjykatës së Apelit Tiranë lidhur me fajësinë dhe kualifikimin e veprave për të cilat janë deklaruar fajtorë të pandehurit.
  2. b) Ndryshimin e masave të dënimit për të pandehurit e mëposhtëm:
  3. Ramiz Alia, sipas nenit 106, 31/b, d të Kodit Penal e dënon me 4 vjet heqje lirie.

Për nenin 107, 31/d të Kodit Penal e dënon me 2 vjet heqje lirie.

Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 35 të Kodit Penal e dënon me 5 vjet heqje lirie.

  1. Rita Marko, në bazë të nenit 106, 31/b, d të Kodit Penal e dënon me 5 vjet heqje lirie. Për veprën penale të parashikuar nga neni 107, 31/b, d të Kodit Penal e dënon me 2 vjet heqje lirie. Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 35 të K.P. e dënon me 5 (pesë) vjet heqje lirie.
  2. Simon Stefani, në bazë të nenit 106, 31/b e d të Kodit Penal e dënon me 5 vjet heqje lirie. Për veprën penale të parashikuar nga neni 107, 31/b, d të Kodit Penal e dënon me 2 vjet heqje lirie.

Përfundimisht, në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 35 të Kodit Penal e dënon me 6 (gjashtë) vjet heqje lirie.

  1. Hekuran Isai, në bazë të nenit 106, /31/b, d të Kodit Penal e dënon me 3 vjet heqje lirie.Për veprën penale të parashikuar nga neni 107, 31/b, d të Kodit Penal e dënon me 2 vjet heqje lirie.Përfundimisht, në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 35 të Kodit Penal e dënon me 4 (katër) vjet heqje lirie.
  2. Aranit Çela, në bazë të nenit 106, 31/b, d të Kodit Penal e dënon me 4 vjet heqje lirie.
  3. Rrapi Mino, në bazë të nenit 106, 31/b, d të Kodit Penal e dënon me 3 (tre) vjet heqje lirie.
  4. Zylyftar Ramizi, në bazë të nenit 106 të Kodit Penal e dënon me 5 (pesë) vjet heqje lirie.
  5. Veiz Hadëri, në bazë të nenit 106 të Kodit Penal e dënon me 2 (dy) vjet heqje lirie.

Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës Apelit Tiranë lidhur me masën e dënimit për të

pandehurit Adil Çarçani e Manush Myftiu.

Lënien në fuqi të vendimit për sa i përket detyrimit civil.

Tiranë, më 6.12.1994

K/SEKRETARE E GJYKATËS

Flutura Kadiu

(Firma)

/Top Channel

Ish-ushtaraku: Si e stërvita Adem Jasharin në Tiranë! Sali Berisha më pushoi nga puna!

Këtë të premte në Esencë, ishte i ftuar, ish ushtaraku Ylli Mici. Ai ka qenë deri në fillim të vitit 1992, Shef i Katedrës së Zjarrit në Akademinë Ushtarake të Forcave Tokësore Skënderbej. Eljan Tanini bisedoi me Ylli Micin edhe për sekretet e kësaj stërvitje të 104 burrave në Tiranë.

Eljan Tanini: -Cili ka qenë pozicioni juaj në këtë drejtim? Me çfarë merreshit ju në atë kohë?

Ylli Mici: -Unë kam qenë në Akademinë Ushtarake Skënderbej, kam qenë pedagog dhe shef i katedrës së zjarrit, merreshim me armatimin e qitjet. Erdhi një urdhër nga ministria jonë pasi Ramiz Alia ra dakord me Ibrahim Rugovën, u ra dakord që edhe Kosova të reagonte jo vetëm me demonstrata por me armë. Kishte përgatitje fizike, xhenio, taktikë zbulimi, përdorimi i mjeteve mjekësore etj… Ishim 9 pedagogë që do të merreshin me këto disiplina të veçanta. Unë kërkova gjysmën e kohës sime. Madje bëmë edhe diçka tjetër, pasdite në Surrel qëndronte Agron Dhimarko, merrej me armën e radhës, stërvitjen e radhës. Të nesërmen vinin në poligonin e qitjes së akademisë. Me një armë mësohej pasdite, praktikohej paraditen tjetër në polygon. Nuk kishim limit municionesh, ishte pa fund.

Eljan Tanini: -Kur erdhën ata për herë të parë, më 1 Tetor të vitit 1991?

Ylli Mici: -Po. Vinin kryesisht nga diaspora dhe nga Maqedonia. Vinin me Avion në Rinas. Për ta sëtrvitja ishte stërvitje me intesitet të lartë. Ata ishin të sigurtë, kërkonin armatim për veprimtarinë luftarake. Kanë qenë Sali Çekaj dhe Adem Jashari që e kërkuan këtë gjë me insistim, por nuk ishte e kollajt. U diskutua në shtet, për çdo kërkesë për çdo problem ne ishim gati! U ra dakord që të armatoseshin këta 33 persona. Ata morën më shumë armë se për një person. Pasi iku grupi i dytë ne prisnim grupin e tretë. Forcat serbe ndërhynë, bënë raprezalje dhe kjo gjë dështoi. Ata erdhën në 1 tetor dhe ikën në fund të muajit. Stërvitja bëhej me intesitet. Çdo gjë ishte sekrete. S’duhet të kishte gjurmë.

Grupi i dytë u dekonspirua. Shërbimet e huaja nuk rrinë kot. Në total ata ishin 104 vetë, një pjesë ishin pa ushtri. Këtu u përgatitën në mënyrë shumë të mire. Adem Jasharin e kam takuar në grupin e dytë. Ishte me trup të madh me ato mustaqe të mëdha, nga Drenica, njësoj si në pikturat e Abdurahim Buzës. Ishte i fuqishëm në pamje dhe i qetë. Adem Jashari ishte pa fjalë, i kudo ndodhur.

Eljan Tanini: A ishte Adem Jashari udhëheqësi i grupit?

Ylli Mici: Ishin nga vende të ndryshme, Drenica, Podujeva etj… Njëri ishte nip, tjetri kushuri. U bënë edhe më të lidhur pasi ikën nga këtu. Vajza nuk kishte për shumë arsye. Kjo ishte një nismë ku çdo muaj do të vinte një grup që do të stërvitej këtu te ne, ku më pas do të përhapeshin në të gjitha rajonet e Kosovës, duke u bërë nxitës për të tjerët.

Eljan Tanini: -Kanë ikur në shi, në të ftohtë?

Ylli Mici: -Po. Shi, dimër, ftohtë. Të gjithë kanë marrë nga dy automatikë. Bashkë me arkën e municioneve që shkonte 25 kile, është vetë materiali, edhe arka që ka peshë. Koha nuk u eci mbarë.

Eljan Tanini: -Nga ikën, i përcollët ju?

Ylli Mici: -Në grupin tonë ne kishim edhe dy zbulues, jepnin taktika të zbulimit, nga më të mirët. Kastrioti i shoqëroi deri në një pikë kufitare. Ikën me autobusat e Minisrisë së Mbrojtjes bashkë me pajimet e tyre deri në Kukës. U nisën ashtu deri thellë në Kosovë afër Pejës. Nuk janë dekonspiruar. Ne u dhamë shumë porosi. Me dy grupe nuk bëhej nami, duhej më shumë.

Eljan Tanini: -A mund të themi që nga këto dy grupe nisi edhe vetë UÇK-ja?

Ylli Mici: -Po, patjetër. Adem Jashari ishte fillesa, prej tij nisi çdo gjë. Nipi i Ademit ishte 17 vjeçar, kishte edhe 55 vjeçarë. Ishin të përkushtuar, të vendosur. Ishin atdhetarë.

Eljan Tanini: -A mësonin shpejt?

Ylli Mici: -Aty kishte më shumë veprime praktike, nuk kishte teori. Ne i mësonim teknika të ndryshime lufte sepse çdo gjë, çdo armë kishte specifikën e saj.

Eljan Tanini: -Ku hanin, ku laheshin, ku qendronin?

Ylli Mici: -Ata rrinin në Surrel. Atje është një bazë, fjetoret, ushqimi ishin atje. Në stërvitje i shfrytëzonin të gjitha, koha ishte e ngjeshur. Mësonin anën teknike dhe atë praktike, nuk lejohej të dilnin, e as mos të merrnin kontakte me banorë të zonës. Grupi i dytë u organizua me një vajtje në Krujë, pastaj në një koncert te Teatri i Operas etj… Këto lloje daljesh kanë qenë në qytet.

Eljan Tanini: -Si ishte nga afër Adem Jashari?

Ylli Mici: -Ademi në pamje të parë dukej sikur ishte një njeri jo komunikues, i rëndë. Kur flisje me të ai skuqej. Ishte njeri që të bënte për vete. Ishte shumë i dëgjuar.

Eljan Tanini: -Më tregoni një rast që ka të bëjë me armët e Adem Jasharit? Një mënyrën si gjuante ai me armë, me granata-hedhës?

Ylli Mici: -Ata u stërvitën me të gjitha armët që ka ushtria shqiptare. Dmth: Pistoletë, automatik, mitroloz i rëndë dhe i lehtë, granata e dorës, granata-hedhës, murtaja 60 mm etj… Pra u bënë të gjitha armët që kishim ne në dispozicion. Granata-hedhësi është armë shumë e fuqishme, kur goditet tanku me të, tanku ndalon. Aty rastësisht bënte punë Instituti i Punimeve të Ushtrisë. Ata kishin vënë një shënjë, me 10 a 15 pllaka çeliku, duke matur sasinë e lëndës plasëse. Kur qëlloi Ademi në të, pra në fletën që imitonte tanksin, ajo u çua sipër dhe ra poshtë më pas si gjethe. Ajo fleta prej hekuri nuk lëvizte më prej aty. Nuk e ngrinim dot më! Ata thanë direkt këtë armë duam ne! Ademi tha: A mund të marrim nga këto ne? Po, i thashë unë! Por, është e vështirë për të manovruar. Juve do të ktheheni me rrugë. Kjo na bënte punë thoshte.

Eljan Tanini: -E bukur është jeta e këtyre njerëzve për ta dashur Kosovën me Shqipërinë, ose të pavarur si fillim e pastaj me Shqipërinë. Ne Shqiptarët e Shqipërisë nuk e kuptojmë dot dhembjen e shqiptarëve të Kosovës. Zotni Mici, çfarë ju thanë juve për këtë stërvitje, çfarë nuk duhej të harxhohej pa praninë tuaj ushtarake?

Ylli Mici: -Kjo ishte një stërvitje që do ti mundësonte këtyre të ishin të aftë për luftë. Mbaj mend se dikur kërkova shtimin e orëve. Pasi u dhanë detyrat e tjera, komandanti i Akademisë më tha: Nuk do të ketë asnjë qitje pa qenë ti në vijë. Nuk pati asnjë problem. Aksidentet janë nga më të ndryshmet. Vajti çdo gjë mirë. Ku ka armatim, ka edhe probleme. Ata ishin shumë të kënaqur, na donin. Në vitin 1991, këta djem u stërvitën këtu te ne.

Eljan Tanini: -Ju deri në cilin vit vazhduat punë në akademi? Cila qeveri ju pushoi nga puna në vend që të rriteshe në detyrë?

Ylli Mici: -Më zunë edhe mua ndryshimet politike që u bënë. Në fillim të vitit 1992 më thanë se do të shkarkohesha nga Shef i Katedrës në Akademinë Ushtarake. Këtë gjë ma komunikoi një ish studenti im. Në fund të vitit mësimor do të të heqin fare nga puna, fund qershori. I thashë “Lamtumirë Ushtrisë”. Gjërat nuk po ecnin mirë. E drejta nuk gjendej. Qëllimi i pushimit nga puna ishte ‘’Reforma’’. Nuk kishe se ku të ankoheshe!

Eljan Tanini: -A ka ardhur Adem Jashari në shtëpinë tuaj?

Ylli Mici: -Në vitin 1993 ata kanë ardhur në Tiranë, vinin edhe për të na takuar. Nuk kisha edhe kohë që të njihesha me ta. Më kontakton Kastrioti dhe më thotë se kanë ardhur djemtë, Ademi, Saiti etj… Lamë një takim te Piramida. I thashë se duhet të bësh një vizitë në shtëpi. Nuk quhet nëse nuk vjen në shtëpi. Babai im ka qenë partizan në zonën e Drenicës, kisha edhe vajzën e vogël fare në atë kohë. Biseduam për shokët tanë. Babai kishte ende njohuri për ato zona. Ndenjën deri pasdite. Rrinin në një hotel këtej nga Ish Stadiumi Qemal Stafa. Ata kishin armatime, ne fshatin e tyre nuk hyje dot kollaj. Ne zonat e tyre kishin një farë autonomie.

Eljan Tanini: -A ju tregonte Ademi për organizimet e atyre viteve?

Ylli Mici: -Ajo ishte një kohë mbijetese. Serbia i mori vesh këto gjëra dhe i kishin nën vrojtim. Ademi ishte komandant i kësaj njësie edhe moralisht

Eljan Tanini: -Si u organizuan këta djem?

Ylli Mici: -Vetë. Kullat i kishin bashkë. Nuk kishin synime afatgjata.

Eljan Tanini: -Keni patur më pas kontakte me këta djem?

Ylli Mici: -Unë kam qenë në dasmën e djalit të Ademit, në kohën kur shkohej lirisht në Kosovë. Kam qenë me Hysenin.

Eljan Tanini: -Si e morët vesh vrasjen e Adem Jasharit?

Ylli Mici: -I ndiqnim lajmet. Ademi u bë i njohur, u tha në lajme për Prekazin. Shtanga! Adem Jashari, i them babait. Ai shoku im. Prindërit e mbanin mend. Marr në telefon dikë në Shkup, një kursant nga ata ishin këtu. Ai më mori të nesërmen në telefon, që mos kujtonim që ishte lajm i rremë por jo vetëm kaq! Ata na ftojnë vazhdimit në ngjarjet e tyre.

Eljan Tanini: -Kjo fletore është për çastet e stërvitjes, shënime të mbajtura nga Ylli Mici ku ndër ta është edhe emri i Adem Jasharit. Aty janë të gjithë emrat, llojet e armëve, qitjet, fisheket etj…

Ylli Mici: -Këtë fletore e kam mbajtur për vijueshmerinë e stërvitjeve. Minush Luma, Komandat Toge, qitje me pistoletë, Sali Çekaj. Adem Jashari, grupi i dytë, toga e dytë, nga 8 fishekë, 5 kanë goditur në tabelë etj… Këto shenime i kam mbajtur për të parë ecurinë. Ishte Ramiz Alia ai që dha urdhër për të stërvitur në Shqipëri shqiptarët e Kosovës. Takohemi edhe herë-herë me djemtë që janë stërvitur te ne, bisedojmë të kaluarat tona

Eljan Tanini: -Zotni Mici, duhet të keni një lloji krenarie personale për këto kujtime që keni kaluar me këta djem?

Ylli Mici: -Edhe nëse do ta nisja nga fillimi këtë që më ka ndodhur, kështu do të veproja, njësoj. Unë kam luajtur ping pong. Më ka ndihmuar shumë ky sport, ka lidhje me përqëndrimin.

Eljan Tanini: -Ndiheni i pa motivuar kur nuk ju ftojnë në aktivitete në lidhje me Adem Jasharin?

Ylli Mici: -Po, e kam një merak të tillë. Kur u vu monumenti i Adem Jasharit në Rrugën e Durrësit nuk na ftuan. Ambasadori i Kosovës nuk ishte marrë fare me këtë punë, kemi pasur përplasje me të

Eljan Tanini: -Kam disa pyetje për ju, vijojmë me to më poshtë. Pyetjet kthejnë të shkuarën në të tashme, pra e shkuara ju bën juve pyetje në të tashmen, rikthehet. Mirëmbrëma, jam Adem Jashari. Si mendoni ju Ylli Mici, a do të bashkohet ndonjë ditë Shqipëria me Kosovën?

Ylli Mici: -Po. Kurrë mos thuaj kurrë!

Eljan Tanini: -Ylli, Adem Jashari jam. Mos më kanë mitizuar më shumë si hero, apo unë meritoj më pak se kaq?

Ylli Mici: -Po. Adem Jashari meriton edhe më shumë se kaq.

Eljan Tanini: -Adem Jashari e ka një hall. A kemi punu mirë me stabilizu Kosovën, apo vuajmë ende?

Ylli Mici: -Ka shumë problematika.

Eljan Tanini: -A është mirë bukur, pastër, negative, e rëndë, nëse disa fëmijë në Prekaz, qenin e tyre e quajnë Adem?

Ylli Mici: -Abababaaa! Mos ma kishe bërë më mirë këtë pyetje. Do isha më i kënaqur. Nuk dua ti jap kësaj gjëje rëndësi fare.

Eljan Tanini: -Adem Jashari jam, prapë unë. Shqiptarët e Kosovës, a e duan ende Shqipërinë, apo hajd mo?

Ylli Mici: -Them që e duan, ne jemi një tani.

Eljan Tanini: -Adem Jashari e ka edhe një pyetje. A mendoni se Shqipëria nuk ka bërë aq sa duhet me Kosovën?

Ylli Mici: -Ka pasur periudha të ndryshme. Në përgjithësi ka bërë

Eljan Tanini: A e ka fyrnizuar me armë të mira Shqipëria Kosovën për të luftuar serbët?

Ylli Mici: -Po, e ka furnizuar mjaftueshëm.

“Ε b. ëj 4 οrë në ditë seρse…”, njihυni me 24 υj. eçaren që na la pa frγmë me ato që b. ën…

Një modele ka treguar se sa herë në ditë kryen marr ëdh ën ie dhe pse e bën këtë.

Ajo rrë/fen se cdo ditë, për të mbajtur trupin në formë, krahas ushtrimeve fizike dhe palestrës, bën rregullisht 3 deri në 4 orë se ks.

Grasi Mattos ka një rutinë të rreptë ushtrimesh fizike dhe mban gjithmonë një dietë të ekuilibruar.

Bom/ba 24-vjeçare beson shumë në përfitimet e përditshmërisë së marrë/dhënies in ti me.

E reja që jeton në Lisbonë, Portugali, thotë se i kushton shumë orë gjatë ditës aktivitetit.

Ajo zbuloi se pushimet e vetme që ka, përfshijnë të dielat.

Në total, ajo synon të humbasë rreth 8,000 kalori dhe në disa raste ajo ushtron për katër ose pesë orë rresht.

Ajo shprehet: “Nuk duhet të jetë katër ose pesë orë rresht gjithmonë ama. Zakonisht bëj se ks kur zgjohem, pasdite dhe në darkë”.

Ajo thotë se e bën edhe kur nuk ndjen këna qësi, pasi e gjithë është në funksion të mbajtjes së trupit në formë.