Arrestohet në Itali reperi shqiptar për trafik droge, në makinë i gjenden køkainë dhe para

Një reper shqiptar është arrestuar nga autoritet italiane për trafik droge. Mediat në Itali raportojnë se bëhet fjalë për Eraldo Çekrezi, 26 vjeç, i cili njihet me emrin e artit “Daxter”.

Artisti i ri u arrestua nga policia në Milano pasditen e së enjtes me akuzën e posedimit me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike pasi iu gjetën kokainë dhe para.

Shqiptari u pikas nga policia italiane pasi ai ndaloi me një makinë Citoren dhe ishte duke komunikuar me telefon.

Policia vuri re se pranë tij filluan të afroheshin disa persona të tjerë. Në këtë moment një shtetas australian i ble reperit shqiptar doza me drogë.

Nga kontrolli rezultoi se shqiptarit iu gjetën 19 doza kokaine dhe 2 mijë euro cash.

Shqiptari nga Durrësi, “Daxter” u bë i njohur në Itali në skenën e repit duke marrë pjesë në disa kompeticione muzikore.

Spanja ka një lajm të mirë për Shqipërinë para ndeshjes

Spanja është konfirmuar tashmë si fituese e Grupit B. Para ndeshjes së raundit tjetër është përballja kundër Shqipërisë në Düsseldorf të hënën (21:00).

Trajneri de la Fuente e ka bërë tashmë të qartë se ai do të luajë me ekipin e dytë duke lënë titullarët në stol për të pushuar.

“Ne mund të kursejmë pak forcë, por nuk duam t’i japim asgjë kundërshtarit” tha tekniku.

29-vjeçarja qëIIon për v*ekje prindërit, tenton të v*asë dhe vëllain e saj

Një tjetër krim i rëndë është regjistruar në SHBA, ku kanë mbetur të vdekur dy prindër të një 29-vjeçare. Mësohet se autor i ngjarjes është fëmija i viktimave një transgjinore 29-vjeçare.

Mësohet se ajo i qëlloi me gjakftohtësi prndërit, pas një konflikti mes tyre. 29-vjeçarja, Mia Bailey u arrestua në SHBA dhe pasi u vendos në pranga, i tha policisë se krimin do e bënte përsëri.

“Do ta bëja përsëri, i urrej“, tha ajo.

Sipas fqinjëve të familjes, zënkat mes gruas transgjinore 29-vjeçare dhe prindërve të saj ishin të shpeshta, pasi ajo vendosi të kalonte në tranzicion.

Vrasja e dyfishtë ndodhi në Utah me Bailey, duke rrëfyer se ajo shkoi në shtëpinë e prindërve të saj e vendosur për t’i vrarë ata. 29-vjeçarja ka qëlluar edhe në drejtim të vëllait të saj, i cili ndodhej pas një dere të mbyllur dhe më në fund arriti të arratisej, duke njoftuar autoritetet për krimin brutal.

Llogaritë për kualifikimin, ja si kalon grupin Shqipëria

Pas përfundimit të ndeshjes mes Spanjës dhe Italisë, Kombëtarja shqiptare ka pak më të qartë atë që duhet të ndodhë, në mënyrë që të bëjë ëndrrën realitet, pra kualifikimin për në fazën me eliminim direkt të “Euro 2024”.

Dhe rrugët që janë përpara saj, tashmë kanë një të përbashkët të qartë, por edhe të vështirë, fitoren ndaj Spanjës. Spanjollët kanë siguruar kreun e grupit, çfarëdo që të ndodhë në ndeshjen e fundit dhe për Shqipërinë, suksesi ndaj tyre në ndeshjen e të hënës është kyçi i kualifikimit. Shqipëria kualifikohet si e dyta në grup: nëse mund Spanjën dhe paralelisht Italia mundet nga Kroacia, por me këtë të fundit që nuk siguron një golavarazh më të mirë të përgjithshëm se kuqezinjtë.

Aktualisht golavarazhi është -1 për Shqipërinë dhe -3 për Kroacinë. Shqipëria del e treta: nëse mund Spanjën, por Kroacia fiton me një golavarazh më të thellë duke kapërcyer atë të kuqezinjve, nëse Italia fiton ose barazon ndeshjen. Në këtë variant, me 4 pikë, Shqipëria do të kishte thuajse të sigurtë kualifikimin, por si mes të tretave më të mira në Europian. Shqipëria mund të dalë e treta në grup edhe duke barazuar apo humbur ndeshjen, për sa kohë që Kroacia nuk regjistron një rezultat më të mirë.

Por pastaj kualifikimi si e treta më e mirë do të ishte shumë i komplikuar dhe do varej nga situata e grupeve të tjera, duke marrë si faktor pikët apo edhe golavarazhin e përgjithshëm.

“E di o shpirt që të kam mërzit…”, Xhensila Myrtezaj sërish dedikim për Bes Kallakun?

Ndarja e bujshme çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes.

Pas ndarjes të dy kanë publikuar këngë të reja, të cilat janë marrë si dedikim për njëri-tjetrin e duket se nuk mbaron me kaq. Pas zhurmës së madhe mediatike dhe problemeve gjyqësore që kanë pasur me divorcin e tyre, Xhensila ka vazhduar të punojë për projekte të reja muzikore. Vetëm pak më parë këngëtarja ka publikuar pak nga kënga e saj e re, e cila nga teksti i këngës duket se i dedikohet një historie dashurie që ka përfudnuar në ndarje, e cila është marrë përsëri nga ndjekësit si dedikim për Bes Kallakun.

“Ti mos më kërko, të të them lamtumirë, e di o shpirt që të kam mërzit, e di shumë mirë“-thuhet ndër rreshta.

Kriza e çiftit të njohur ka bërë jo pak bujë, por nuk ka pasur ende asnjë reagim zyrtar, përveçse i Besit përmes një këngë të dhimbshme dhe përgjigja e Xhensilës përmes shprehjeve në rrjetet sociale.

Top Channel ka zbardhur më herët detaje nga padia e Xhensilës e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por gjithashtu kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit.

Gjyqtarja e çështjes Adelajda Gjuzi nuk ka caktuar ende datën e procesit të divorcit mes çiftit të famshëm, pasi e ktheu padinë pas për plotësime shtesë sepse nuk ishte e firmosur.

Në padi thuhet se “Paditësja Xhensila Kallaku dhe i padituri Besart Kallaku, kanë lidhur martesë ndërmjet tyre, të cilën e kanë celebruar në datë 13.06.2018, siç vërtetohet edhe nga certifikata e martesës e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile 381, Njësia Administrative nr. 9. Palët ndërgjyqëse janë njohur me dashuri”, thuhet në kërkesën që ju depozitua për herë të dytë gjykatës nga avokatja e çështjes Donata Lepenica. Avokatja nuk dha asnjë koment për Top Channel për procesin.

“Paditësja dhe i padituri janë njohur në një moshë shumë të re. Ata kanë ndërtuar marrëdhënien e tyre mbi baza të dashurisë dhe respektit reciprok. Palët ndërgjyqëse kanë filluar të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin në vitin 2011, në banesën e prindërve të të paditurit.

Më datë 1 (një) Shtator të viti 2017 palët kanë realizuar martesën faktike. Pas celebrimit të dasmës së tyre, palët kanë filluar bashkëjetesën”, i thuhet gjykatës.

“Marrëdhëniet bashkëshortore kanë qenë të mira dhe harmonike. Në dy vitet e fundit, marrëdhëniet në çift janë acaruar, shkak kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare.

Çifti ka rreth një vit që nuk jetojnë më bashkë. Në kushtet që martesa ka mbetur formale nuk funksionon më, dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur, paditësja i drejtohet Gjykatës me padi për zgjidhjen e kësaj martese dhe rregullimin e pasojave që vijnë prej saj”, deklarohet në padinë për zgjidhje martese pa faj.

Çifti është prindër i dy fëmijëve, Ajkës dhe Amen.

Hap i madh në karrierë, Jasir Asani arrin akordin me klubin e La Ligës

Një lajm i bujshëm vjen nga Gjermania. Gazetari Glend Tafaj, i cili ndodhet pranë kuqezinjve bën me dije se futbollisti i Kombëtares shqiptare ka arritur akordin me klubin e Las Palmas për një transferim në La Liga. Bëhet fjalë për një kontratë 2 vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër.

Akordi mes palëve tashmë është arritur, teksa ngelet vetëm që klubet. Las Palmas dhe Guanzhu, të gjejnë gjuhën e përbashkët për transferimin e shqiptarit. Ky do të ishte një hap i madh në karrierën e Asanit.

PANORAMASPORT.AL

“Fanellën ia kërkuan shumë shokë të skuadrës”- Asllani zbulon si siguroi kujtimin nga Modriç

Kristjan Asllani i ka shtuar një kujtim shumë të veçantë ndeshjes që luajti kundër Kroacisë. Përtej festës për një barazim të shkëlqyer përballë kroatëve, ai ka marrë me vete nga dueli në Hamburg edhe fanellën e një lojtari që mundohet t’i ngjajë.

Pas ndeshjes, mesfushori kuqezi u pa të ndihmonte Modriç të dëshpëruar që të ngrihej përsëri në këmbë. Dhe më vonë, në zonën miks, ai ka treguar se ka siguruar prej tij fanellën.

“Shumë nga shokët e mi të skuadrës dëshironin fanellën e Modriç, por unë i kërkova Perishiç të më ndihmonte dhe në fund e mora të”, zbuloi Asllani.

“E kam parë në televizor prej vitesh dhe tani luajta kundër tij. Ndaj do ta kujtoj këtë për shumë kohë”, deklaroi mesfushori i cili luan pikërisht në rolin e Modriç në radhët e kuqezinjve.

Historia e pashait Abdurrahman, sundimtari i fundit i Hungarisë që lindi në një fshat të Peqinit

Abdurrahman Abdi Arnaut Pasha me origjinë nga Peqini ishte komandant i ushtrisë turke që pushtoi Hungarinë.

Megjithëse pushtues, atij i është ngritur në vendin ku u vra, në “Buda Castle”, një memorial i posaçëm.

Memoriali ka një dedikim impresionues, pasi pashai quhet armik por e konsiderojnë edhe hero

Në memorial shkruhet:

“Guvernatori i fundit i pushtimit 145-vjeçar të Buda-s, Abdurrahman Abdi Arnaut Pasha. Ra në këtë vend më 2 shtator 1686, kur ishte 70 vjeç. Ai ishte një armik hero. U prehtë në paqe!”

Po kush ishte pashai i Budës?

Abdurrahman Pasha lindi më 1616 në një fshat të Peqinit. Vazhdoi studimet e larta ushtarake në Stamboll.

U edukua dhe u stërvit në në repartin e famshëm të jeniçerëve ku kishte shumë shqiptarë.

, Historia e pashait Abdurrahman, sundimtari i fundit i Hungarisë që lindi në një fshat të Peqinit

Në vitin 1674 mori postin e guvernatorit në Bagdatit dhe dy vite më vonë u bë guvernator i Egjiptit.

Në vitin 1684 u emërua komandant i ushtrisë Osmane në Hungari.

Një vit më vonë u krijua “Lidhja e Shenjtë” me misionin për të larguar turqit nga Hungaria e cila sundohej prej tyre që prej 145 vjetësh.

Me iniciativën dhe mbështetjen financiare të Papa Innocentit XI dhe Republikës së Venedikut u dërguan 80.000 trupa në Budapest.

Ata u mbështetën edhe nga 15.000 hungarezë vendas.

Beteja e Budapestit ishte ndër më të përgjakshmet në histori.

, Historia e pashait Abdurrahman, sundimtari i fundit i Hungarisë që lindi në një fshat të Peqinit

Më 17 qershor të vitit 1686 pashai rrethohet nga ushtria e parë evropiane e bashkuar, në përbërje të së cilës kishte gjermanë, francezë, italianë, polakë, austriakë dhe hungarezë.

Kjo ushtri ishte e përbërë prej 90 000 deri 95 000 forcash.

Pashai kishte brenda kështjellës vetëm 8 mijë forca.

, Historia e pashait Abdurrahman, sundimtari i fundit i Hungarisë që lindi në një fshat të Peqinit

Abdurraman Pashës iu përsërit disa herë kërkesa për dorëzim, por ai refuzoi të dorëzohej

Historia thotë se Pashait iu dërgua një forcë e madhe nga Turqia por ajo u thye në Beograd pa mundur të arrijë në Budapest.

Më 29 gusht, nga vetë Pashai organizohet një kundërsulm mbi rrethuesit, por edhe ky u thye.

, Historia e pashait Abdurrahman, sundimtari i fundit i Hungarisë që lindi në një fshat të Peqinit

Beteja e Budës është përjetuar në disa vepra artistësh, ku protagonisti kryesor është pashai plak me flokët e bardhë të mbështjellë me turban.

Në këto vepra gjenden fjalët e tij:

“Unë nuk arrita ta mbroj dot kalanë e Budës që më kish caktuar në ruajtje. Ajo çka është e drejtë, është që bashkë me rënien e kalasë, të bie edhe unë”.

Sipas kronikave – në momentet e fundit – ai u turr përpara drejt vdekjes me një grusht ushtarësh që i kishin mbetur, të cilët e ndoqën pas.

Dhe u vra.

Trupi i tij i mbuluar nga gjaku, u la në shesh për disa ditë.

Dita e vrasjes së tij ka hyrë në histori si dita që i dha fund pushtimit 145-vjeçar të Budapestit.

Vendi ku u vra pashai 70 vjeçar, u ruajt dhe u rrethua, deri sa 245 vjet më vonë, në këtë vend u ngrit  përmendorja, që është edhe sot, kushtuar “armikut-hero”.

, Historia e pashait Abdurrahman, sundimtari i fundit i Hungarisë që lindi në një fshat të Peqinit
, Historia e pashait Abdurrahman, sundimtari i fundit i Hungarisë që lindi në një fshat të Peqinit

FOTO: Ky shpend i rrallë është duke ardhur drejt Shqipërisë, ja pse

Shkaba egjiptiane, Aoos / Vjosa, ka nisur udhëtimin e saj vjetor të migrimit nga Afrika ku kaloi dimrin, për në vendpushimin e saj në Shqipëri.

Janë organizatat e mbrojtjes së kafshëve që kanë njoftuar se aktualisht shpendi i rrallë është duke fluturuar nëpër Egjipt.

Është rrugës për në shtëpinë e saj të përhershme, në luginën e Vjosës, ku presim me padurim kthimin e saj.

Udhëtime të sigurt Aoos!

, FOTO: Ky shpend i rrallë është duke ardhur drejt Shqipërisë, ja pse
, FOTO: Ky shpend i rrallë është duke ardhur drejt Shqipërisë, ja pse
, FOTO: Ky shpend i rrallë është duke ardhur drejt Shqipërisë, ja pse
, FOTO: Ky shpend i rrallë është duke ardhur drejt Shqipërisë, ja pse

Rumania dërgoi 91.5 ton rezerva ari në Moskë, Rusia nuk po ia kthen

RUMANI- Historia e trazuar e evakuimit të thesarit të Bankës Kombëtare të Rumanisë në Moskë filloi gjatë Luftës së Parë Botërore. Rumania hyri në luftë në gusht 1916, duke u bashkuar me antantën e Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë. Pas fitoreve fillestare, situata e Rumanisë u bë gjithnjë e më sfiduese, pasi ajo zhvilloi një luftë me dy fronte kundër fuqive qendrore: me Gjermaninë dhe Austro-Hungarinë në veriperëndim dhe me Gjermaninë, Bullgarinë dhe Perandorinë Osmane në jug, përgjatë Danubi.

Kështu, në dhjetor 1916, ushtria rumune u detyrua të tërhiqej në Moldavi dhe të lëshonte dy të tretat e territorit të vendit, duke përfshirë Bukureshtin, kryeqytetin e saj. Të gjitha institucionet qendrore shtëpia mbretërore e Rumanisë, parlamenti, qeveria, Banka Kombëtare e Rumanisë u zhvendosën në Iasi Jassy, në lindje të Rumanisë. Rreziku që i gjithë vendi të pushtohej nga ushtritë e fuqive qendrore bëri që qeveria e Rumanisë të dërgonte thesarin e Bankës Kombëtare të Rumanisë në Moskë. Rusia ishte aleati i vetëm me të cilin Rumania ndante një kufi të përbashkët dhe se familja mbretërore e Rumanisë kishte lidhje të forta familjare me familjen perandorake të Rusisë, Mbretëresha Marie e Rumanisë ishte kushërira e parë e Carit Nikolla II Maria Alexandrovna, Nëna e Mbretëreshës dhe Aleksandri III, babai i Carit, ishin vëlla dhe motër.

Rezerva e arit e Bankës Kombëtare të Rumanisë, me peshë 91,5 ton flori të imët në monedha dhe shufra, xhevahiret e Mbretëreshës Mari dhe vlerat e rëndësishme historike dhe kulturore u dërguan në Rusi në dy faza, në dhjetor 1916 dhe në gusht 1917. Përfaqësuesit i qeverisë rumune dhe ruse nënshkruan protokolle ku thuhej qartë se ari i përkiste Bankës Kombëtare të Rumanisë, se po dërgohej në Moskë për ruajtje dhe ishte nën garancinë e Qeverisë Perandorake Ruse përsa i përket sigurisë së transportit, ruajtjes dhe kthehen në Rumani.

Pasi dërgesa mbërriti në Moskë, përfaqësues të Bankës Kombëtare të Rumanisë dhe të Bankës Shtetërore të Rusisë bënë një inventar të plotë të arit, i cili u nënshkrua dhe u vulos nga të dyja palët. Kur bolshevikët morën pushtetin në tetor 1917, përfaqësuesi diplomatik i Rumanisë u arrestua dhe thesari i Bankës Kombëtare të Rumanisë dhe vlerat kulturore dhe historike të Rumanisë që ishin transferuar në Moskë u konfiskuan. Me atë rast, VI Lenini deklaroi se fondi i arit i Rumanisë i mbajtur në Moskë është i paprekshëm për oligarkinë rumune dhe se ai mori përgjegjësinë e plotë për ruajtjen e fondit dhe kthimin e tij tek populli rumun. Në vitet pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, u bënë disa përpjekje për negociata për të rimarrë sendet me vlerë rumune të përvetësuara nga qeveria bolshevike.

Kjo çështje u ngrit gjithashtu për diskutim në Konferencën e Gjenovës (1922), e cila u përpoq të vendoste, ndër të tjera, qasjen e përbashkët të kombeve evropiane ndaj regjimit të ri bolshevik në Rusi. Konferenca vendosi që qeveria ruse t’i kthente qeverisë rumune të gjitha sendet me vlerë të depozituara në Moskë, megjithëse kjo nuk çoi në ndonjë rezultat të prekshëm. Në mes të rivendosjes së lidhjeve diplomatike midis BRSS dhe Mbretërisë së Rumanisë, në vitin 1935, autoritetet sovjetike kthyen një përzgjedhje thesaresh kulturore dhe materialesh arkivore të evakuuara në Rusi në 1917, por asnjë nga rezervat e arit të Bankës Kombëtare të Rumanisë.

Pas sundimit të regjimit komunist në Rumani, sovjetikët rivendosën në vitin 1956 pjesën më të madhe të thesareve kulturore, por edhe një herë, asnjë gram i rezervës së arit të Bankës Kombëtare të Rumanisë nuk u kthye. Prandaj, ndërkohë që qeveria sovjetike riatdhesoi një pjesë të vlerave historike dhe kulturore të Rumanisë, thesari i arit i Bankës Kombëtare të Rumanisë nuk u gjet kurrë dhe mbeti një temë e përhershme në axhendën e diskutimeve dypalëshe rumuno-sovjetike dhe rumuno-ruse.

Të gjitha protokollet origjinale të përfunduara kur Banka Kombëtare e Rumanisë dërgoi rezervën e saj të arit në Moskë, ruhen në mënyrë të sigurt edhe sot e kësaj dite në selinë e Bankës Kombëtare të Rumanisë. Dosja që përmban dokumentet është dorëzuar nga një guvernator te tjetri për më shumë se 100 vjet, si dëshmi e pretendimit që Banka Kombëtare e Rumanisë ka ndaj Bankës Shtetërore të Rusisë. Vërtetësinë e këtyre dokumenteve e pranuan edhe ekspertët rusë të Komisionit Rumuno-Rus për studimin e çështjeve që rrjedhin nga historia e marrëdhënieve dypalëshe, duke përfshirë çështjen e thesarit të Bankës Kombëtare të Rumanisë të depozituar në Moskë gjatë Luftës së Parë Botërore themeluar në bazë të Deklaratës së Përbashkët të Ministrave të Jashtëm rumun dhe rus (2003).

I vetëdijshëm për faktin se çështja e rezervave të saj të arit të sekuestruara nga rusët nuk është e njohur në botë, Bordi i Bankës Kombëtare të Rumanisë vendosi ta nxjerrë atë në plan të parë në Parlamentin Evropian. Për këtë qëllim u përkthyen në anglisht veprat e autorëve Christian Paunescu, “Thesaret e Bankës Kombëtare të Rumanisë të çuar në Moskë dhe nuk u kthyen më”, dhe Ilia Shipor, “Thesari i Rumanisë dhe fati i saj Argumente nga arkivat ruse” dhe u shpërndanë tek të gjithë anëtarët e Parlamentit Evropian.