Ju tregoj shqiptarët-arvanitas që bënë Greqinë! Flet Irakli Koçollari! (VIDEO)

Studiuesi Irakli Koçollari i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për emigrimin për herë të parë të shqiptarëve-arvanitas në territoret e Greqisë, kryesisht Thesali dhe Peloponez në fillim të shekullit të 13-të. Studiuesi thotë se në një regjistrim të popullsisë në Peloponez, në vitin 1660 kishte 70% shqiptarë.

“Mbështetur në burimet ndërkombëtare fillimisht ato bizantine, të shkruara në greqisht, flasin edhe për emigrimet e para të shqiptarëve. Dokumentet janë të fillimisht të fundshekullit të 12-të dhe fillimi i shekullit të 13-të. Këto dokumente bizantine na bëjnë me dije për zbritje masive të shqiptarëve drejt territoreve të Greqisë kontinentale dhe ishullore. Flitet për zbritje të shqiptarëve nga Arbëria Jugore, Harta, Preveza, Gjirokastra, e deri nga Durrësi. Mund të ketë edhe më tej. Këto dokumente janë të pakontestueshme sepse përputhen me ato që gjejmë në terrenin kontinental grek. Ato flasin për zbritje nën kryesinë e plisave të famshme. Në këtë shekull ka lulëzim, dalje dhe shfaqje në territoret e Ballkanit, Evropë, por dhe më gjerë emra e princave, despotëve të parë shqiptarë, siç janë Gjoshajt, Mazarekat, Topiajt, Buajt, Shpatat. Të gjithë këta princa të famshëm fuqizohen dhe shfaqen në arenën politike dhe ushtarake të Ballkanit dhe në Evropë.

Në dokumentin bizantin thuhet: “Në zonën e Thesalisë (Volosi, Lamia) zbresin 10 mijë shqiptarë nga Malet e Pindeve, në Trikala. Kur zbresin aty territoret ishin të boshatisura.” Këto territore kanë qenë në Perandorinë Bizantine. Ka zbritje edhe në Peloponez, deri në Atikë ku është Athina. Edhe sot po të bëhet një kontroll pjesa me e madhe e emrave të fshatrave që mbulojnë krahinën e Athinës janë në shqip, Mandrra, Pusi i Thatë, Vlona, Mallakastra. Ashtu edhe në Peloponez.

Urdhrat bizantine në atë kohë thoshin: “Ju shqiptare që zbrisni nën kryesinë e Lioshëve, princit tuaj, nën kryesinë e Mazarekës, të vendoseni atje me kusht që të merrni nën mbrojtje tokat dhe kështjella që është atje. Ju zhvesh nga taksat, por me kushtin që juve duhet të merrni me ligj të drejtën për të mbrojtur atë kështjellë dhe të mbani kuaj lufte në gatishmëri.” Pra kishin detyrime ushtarake kryesisht. Veç Thesalisë ne kemi të dhëna edhe për zbritje të shqiptarëve në zonën e Peloponezit. Në një regjistrim të popullsisë të vitit 1660 rezulton që kishte më shumë popullsi shqiptare sesa greke, 70% ishin shqiptarë.”, thotë studiuesi në DritareTV./K.C/dritare.net

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha”

Avokat i njohur, Spartak Ngjela i kërkon Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të nisë procesin penal për shkatërrimin e 500 fabrikave dhe uzinave në Shqipëri gjatë periudhës kohore nga ’94-ra deri në ’96-ën. I ftuar në televizionin “Dritare TV”, Ngjela theksoi se nuk është qeveria ajo që vlerëson sa vlenin ato uzina, ndaj pas rrëzimit të diktaturës me ardhjen e demokracisë, qeveria duhet t’i privatizonte dhe jo t’i prishte këto uzina. Madje Ngjela flet me emra kur thotë se presidenti i asaj kohe Sali Berisha dhe kryeministri Aleksandër Meksi, janë përgjegjës. Ndërkohë, avokat Ngjela tregon se si serbët u infiltruan në Shqipëri vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, teksa zbardh edhe dosjen e “nxehtë” që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ish-kryeministria nëse e heton këtë megaaferë.

-Avokat Ngjela, më ka bërë përshtypje një shkrimi juaj që prekte një plagë 30 vjeçare që e kanë prekur të gjithë, por ju e trajtonit në mënyrë të plotë, ju thoni se në Shqipëri janë shkatërruar 500 fabrika dhe uzina dhe i kërkoni SPAK që të nis proces penal?

Ajo ka qenë shkatërrimi më i madh që bëri Beogradi përmes veglave të PD, nga 1992 deri në 1996 ose deri 1997. Njëri nga deputetët kryesor të Serbisë tha se ne me 40 milion dollar kemi shkatërruar 50 fabrika dhe uzina. Kombinati i Beratit ishte i ri dhe nuk ishte vënë në punë, me industri gjermane, ku janë? Beogradi kërkonte shkatërrimin dhe ata shitën ato për skrap dhe i futën në xhep. Kjo është historia dhe të dy edhe presidenti Sali Berisha dhe kryeministri Aleksandër Meksi duhet të japin një përgjigje sot para shqiptarëve dhe drejtësisë. Pse u prishën 500 uzina dhe fabrika në Shqipëri me disa shkresa injorantësh. Jo vlejnë dhe jo nuk vlejnë. Nuk e di qeveria sa vlejnë fabrikat dhe uzinat. I dinë ekspertët. Fabrikat dhe uzinat duhet të kalonin në proces privatizimi dhe jo të prisheshin. Unë isha në Çeki dhe atje mësova si kishin vepruar ata. Çekia bllokoi të gjithë industrinë shtetërore dhe pastaj e kishin shitur hap pas hapi. Kështu të gjithë industrinë shtetërore e shiti dhe e mori privati, normalisht brenda të gjithë normave ligjore të blerjes së pronës shtetërore. Rruga që kanë përdorur duhet të ishte ndjekur edhe në Shqipëri por këtu e shkatërruan dhe e lanë Shqipërinë pa industri. Kjo që ka ndodhur është e tmerrshme. Përgjegjësia është ose e presidentit, ose e kryeministrit, ose e atyre që kanë deklaruar se këto nuk vlejnë. Por në asnjë rast nuk prishen fabrikat dhe uzinat, ato privatizohen. Ndaj unë mendoj se SPAK duhet të hapë çështjen për prishjen e 500 uzinave dhe fabrikave në Shqipëri, sepse nuk është parashkruar dhe duhen 40 vite që të parashkruhet, por unë e kam bërë denoncimin në mënyrë publike.

Provat patjetër që ekzistojnë. Nuk është fshirë i gjithë korpusi i shkresave administrative të shqip. Ka shkresa administrative që ata i kanë çuar për skrap. Ata nuk i nxorën në shitje por i shitën për skrap. Cila ka qenë arsyeja pse u shitën dhe nuk u privatizuan, për këtë kërkoj një hetim. Banditët që i kanë bërë këtë të keqe të madhe Shqipërisë, janë nëpër këmbë në administratën e lartë shtetërore. Janë bërë milionerë. T’u marrin paratë që të dëmshpërblejnë dëmin e shoqërisë shqiptare, se me këto afera i kanë bërë milionat e tyre dhe me skandale të tjera të pronës shtetërore që ata e bënë si deshën vetë. Nuk kishte të drejtë askush që të prishte pronën  shtetërore.  Nuk ka pasur qeveri më bandite se qeveria Berisha -Meksi. Meksi ishte kukull e drejtonte Saliu si të ishte Enver Hoxha. Njerëzit ikën se nuk kishin se ku të punonin. Ata mbyllën çdo gjë industriale. Ndërsa kryeministri i atëhershëm Meksi është milioner. Tjetri ka marrë prona dhe ka bërë pallate. Shitja e fabrikave dhe uzinave është një krim i parashikuar nga neni 208 i Kodit Penal, i cili flet për dorëzimin e territorit një shteti të huaj me qëllim cenimin e pavarësisë dhe integritetit të Shqipërisë. Prandaj duhet të kuptohemi se prishja e 500 fabrikave dhe uzinave janë territor i gjerë i Shqipërisë, i cili i është dhënë një shteti të huaj për t’i cenuar integritetin kombëtar me anë të një dëmi të madh ekonomik. Dhe ky dëm ekonomik e ka dëmtuar shumë Shqipërinë në funksion të ripërtëritjes së saj kombëtare, e cila nuk është kryer ende sot, edhe pse kanë kaluar 32 vjet. Ata prishën uzinat e fabrikat dhe i çuan për skrap në vend që t’i privatizonin dhe t’i blinte privati. Liderët e PD në Athinë dhe në Beograd shkonin dhe ata dhe kundërshtarët tanë që na kanë pushtuar territoret, Greqia ka Çamërinë. Të shohim se si ecin punët.

-Në fakt në kemi një problem aktual me Greqinë që është Beleri në mes?

Nuk e kanë tek Beleri. Beleri është pretekst i Greqisë, por e gjitha bëhet për fshatrat e Himarës. Sepse gjithë punën e kanë për Himarën, për fshatrat e Himarës, Belerin si kryetar bashkie e nxorën përmes bashkëpunimit me Sali Berishën. Ata e qanë si kryetar bashkie, jo si Beleri, sepse është njeri pavlerë. Nuk është minoritet Labëria, Himara ka qenë ka qenë dhe është kryeqendra e Labërisë. Minoritarët thonë se Greqia nuk e ka mendjen tek Labëria, por tek Himara. Greqia nuk i bën dot asgjë Himarës, ata janë të gjithë labë. Greqia nuk ka fuqi për të sjellë një forcë politike, e ka populli në dorë, është me votim tani. E djathta që mund ta bënte këtë, nuk ka forcë elektorale, është e ndarë, ka vetëm 18%.

-Ky shkrim që bëtë është për të denoncuar një periudhë të paqartë të vendit?

Gjithë vlera është se ai e tha se kemi shkatërruar uzinat dhe është prova që unë të filloj hetimin ndërkombëtarisht dhe nëse ja provojë me një gjykatë ndërkombëtare që e kanë  bërë ata, ju dërgoj faturën dhe është një shifër e madhe. A do ti mbledh qeveria prova, a do të fus një ekspertizë? Këto përbëjnë veprën penale që do hetohet në funksion të fajësisë dhe më pas del edhe dëmi që është bërë.

-Mendoni se ka një ribashkim Rama-Berisha ?

Nuk ka shenja të bashkimit të Rithemelimit me Ramën. Rama-Berisha nuk mund të bashkohen. Berisha qëndron aty ku është me ndihmën underground të Ramës, jo me bashkëpunim. E mban PS-ja Sali Berishën me të gjithë mjetet underground sepse e di që po të jetë ai e ka të sigurt që i fiton zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Prandaj e mbajnë. Jo se e kanë aleat. E kanë një kundërshtar që duan të jetë gogol. Berisha kërkon të shpëtojë familjen nga korrupsionet. Nuk e di sa milionë i kanë vënë në sekuestro edhe në bankat jashtë. Unë kam të dhëna që të gjithë korrupsionet që kanë gjetur jashtë ia kanë vënë ose nën regjistrim ose nën sekuestro. Të shohim si do vazhdojë SPAK-u me luftën antikorrupsion ndërkohë që Berisha është i arrestuar. Luftën antikorrupsion këtu e drejton SPAK-u dhe SPAK-u drejtohet nga Uashingtoni. E tha Blinkeni: SPAK-un e drejtojmë ne. Korrupsioni ka bërë një dëm të madh në Shqipëri.

-Qeveria Rama si e ka gjetur raportin e varfërisë në vend e ka përmirësuar apo përkeqësuar varfërinë në vend ?

Nuk e di. Unë nuk kam gjetur statistika. Nuk më duhen mua përqindjet e komunizmit. Unë dua të di sa është rroga sot. Rama tha që do ti ngremë rrogat deri në 1 milionë, këto 3 ose 4 muajt e parë, por ta shohim. Ka dy burime të ardhurash madje 3 por naftën e kanë shitur sepse ishte edhe nafta, por tani janë dy që janë turizmi dhe bujqësia. Edhe bujqësia ka rritje edhe në rendimet edhe në eksport edhe turizmi dhe këto kanë sjell atë që tha Rama do kemi rritje të pagave. Unë kam një vit që kam kërkuar që rroga në shtet të jetë 1 milionë. Në Poloni ikën shumë njerëz Para disa vitesh kur ishte rroga 300 dollarë në perëndim me punë. Por, qeveria e çoi rrogën 1 mijë dollar u kthyen të gjithë në Poloni. Edhe këta nëse e bëjnë aq do kthehen shqiptarët.

-Ju thoni se nëse nuk do ishin prishur fabrikat dhe uzinat rrogat do ishin 5000 mijë ose 7 mijë euro?

Ju thash rastin e Polonisë, rriti rrogat dhe i riktheu njerëzit në vendin e vet.

-Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se duhen hapur dosjet e spiunëve të shërbimeve sekrete të huaja?

Këto janë çështje të pushtetit gjyqësor nëse ka prova. Provat shkojnë nga hetimi në prokurori dhe nga prokuroria në gjykatë. Basha nuk kupton nga shteti. Ata që erdhën në pushtet fillimisht se njihnin shtetin dhe bënë budallaqe dhe filluan luftë me njëri- tjetrin pa e ditur se përse luftojnë. Ishin injorantë,ca i bënë nga injoranca dhe ca nga deliri. Nuk dinin që të drejtonin një shtet demokratikë.

Pamje të rënda, momenti kur dallgët “ρërρijnë” 20-vjeçaren(VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, momenti tronditës kur një vajzë 20-vjeçare u përfshi nga dallgët e furishme mes motit të keq në një plazh në Soçi, të Rusisë . Mësohet videoja u kap nga një kalimtar.

Sipas mediave ruse, ngjarja ka ndodhur më 16 Qershor dhe që nga ajo kohë vajza 20-vjeçare nuk është gjetur më.

Në video, vajza shihet në plazh me një djalë. Edhe pse fillimisht janë në plazh, në një moment dallgët i bëjnë të humbasin ekuilibrin dhe djalin që fillimisht arrin ta nxjerrë vajzën nga uji.

Megjithatë, një valë e dytë i mbuloi dy të rinjtë, ndërsa vajza humbi në ujë.

Mediat ruse raportojnë se edhe pse ka pasur mobilizim të shërbimeve të Ministrisë së Emergjencave, 20-vjeçarja nuk është gjetur deri më sot.

Siç theksojnë ata, në fakt, ditën në fjalë, më 16 qershor, plazhet në Soçi ishin të mbyllura, për shkak të motit të keq që mbizotëronte në zonë.

“Hysaj dështon sërish, mas@krohet në rrjet”, ish-futbollisti: Bëri sërish gabime në pjesën e dytë

Ish-futbollisti Sokol Kushta i ftuar në “Breaking” në Top News ka dhënë mendimin e tij për ndeshjen e djeshme Kroaci-Shqipëri.

Sipas tij, Hysaj bëri të njëjtat gabime edhe në pjesën e dytë të ndjeshjes. Madje kushta kritikoi edhe vendimet e trajnerit, ku u shpreh se kishte futbollistë më të mirë se Hysa për të futur në fushë që mund të siguronin dhe fitoren e Kombëtares sonë.

Sokol Kushta: Hysa bëri të njëjtat gabime dhe në pjesën e dytë. Bëri pothuajse të njëjtin gabim. Megjithatë lojtari është vetëm një pjesë, ai që balancon, a që rregullon është trajneri. Trajneri e shikon ku ai po çedonte. Ti ke një lojtar shumë të mirë, merre fute se më keq se Hysa nuk do të ishte. Megjithatë trajneri duhet të bëjë analizat, na iku një mundësi e artë.

VIDEO

Vëllazëria shqiptaro-kroate/ Serbia kërcënon se do braktisë Europianin, nëse..

Atmosfera në prag dhe gjatë ndeshjes Kroaci-Shqipëri, ‘vëllazërinë’ shqiptaro-kroate që u shënua në Hamburg, nuk e kanë pritur aspak mirë në Beograd.

Serbia, përmes sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Futbollit, Jovan Surbatoviç, ka dënuar sjelljen e tifozëve shqiptarë dhe kroatë në tribunat e Volksparkstadion, pasi pretendon se prej tyre janë kënduar kore raciste kundër serbëve.

Për thirrjet e tifozëve, Surbatoviç kërkon që UEFA të dënojë të dyja kombëtaret ose sipas tij Serbia do të braktisë Europianin.

“Ne në Serbi jemi zotërinj, le t’i brohorasin tifozët lojtarët e tyre.

Ne duam që ata të dënohen ashtu siç iu hoq akreditimi gazetarit.

Do të kërkojmë dënimin më të ashpër, drakonian.

Nëse UEFA nuk do t’i ndëshkojë në mënyrë drastike ata që kënduan, ne nuk duam të jemi pjesëmarrës në këtë kompeticion”, tha ai për RTS.

“Kërcënimi” i Surbatoviç vjen pak orë para se Serbia të zbresë në fushën e “Allianz Arena” kundër Sllovenisë, për ndeshjen e dytë në grupin C.

R rëfim rr.ëqethës/ 32-vjeçarja tregon sesi babai e ρërdh* *oi kur ishte vetëm 6 νjeçe

Një rast i rëndë është raportuar në Selanik, ku një 70-vjeçar akuzohet se ka abuzuar seksualisht me të bijën prej 26 vitesh.

E bija, e cila momentalisht është 32 vjeç, ka rrëfyer se ka rënë pre e dhunës seksuale nga i ati që në moshën 6-vjeçare. Ajo ka dëshmuar se hera e parë që një gjë e tillë ka ndodhur, ka qenë viti 1998.

Më pas kjo ka ndodhur në gusht të vitit 2023 dhe së fundmi në qershor të këtij viti. Ajo i tha policisë se babai i saj 70-vjeçar u përpoq ta përdhunonte edhe në mars të 2024-ës. Pas denoncimit të saj, ndaj babait të moshuar u ngrit një rast për përdhunim serial, dhunë seksuale, dhunë në familje, shkelje të ligjit për armët, marrëdhënie incesti dhe sulm të pahijshëm.

Mësohet se 70-vjeçari vuan nga probleme të rënda shëndetësore ndërkohë që të dy babë e bijë jetonin në të njëjtën banesë. Dosja do t’i dërgohet prokurorit kompetent.

E rëndë, υdes foshnja 7- muajshe, kafshohet nga qeni i shtëpisë

Një foshnje në Angli ka humbur jeten pasi u kafshua nga qeni i shtëpisë.

Vajza 7-muajshe u dërgua në spital me lëndime serioze në kokë pasi qeni e sulmoi.

Policia ka thënë se ajo vdiq pak kohë pas ngjarjes.

Qeni që nuk klasifikohej si racë e rrezikshme, u largua nga shtëpia, raportoi Skynews.

“Një foshnje 7-muajshe ka pësuar lëndime serioze në kokë pasi u kafshua nga qeni i familjes brenda shtëpisë. Ajo u trajtua në vendngjarje para se të dërgohej në spital për trajtim të mëtejmë. Tragjikisht, ajo vdiq më pas”, ka thënë Policia.

Gazetari britanik në Shqipëri, në ’63-in: Burrat shqiptarë të pashëm e të egër, kishin një zakon të veçantë e simpatik

Nga James Cameron – Botuar në revistën “The Atlantic”, 1963

Turist në Tiranën e viteve ’60-të 

Vështirë se pritej që rrugët e Tiranës të jehonin tani në klithmat e djemve me veshje të shtrenjta dhe kuadrove që flisnin gjuhën mandarine, me kostume doku ngjyrë blu. Megjithatë sapo kisha dëgjuar se dy avionë të rinj me specialistë kinezë, kishin fluturuar së fundi në vend për të bërë spërkatje nga ajri me pesticide, mbi fushat e mbjella dhe plantacionet e ullinjve. A mund t’i këshillonin kinezët shqiptarët, për vjeljen e ullirit, ku ajo pemë rritej aty në atë klime mesdhetare, prej më shumë se dy mijë vitesh?!

Fakti ishte se disa qindra kinezë në Shqipëri, po silleshin aty ashtu si rusët silleshin në Kinë, tetë vjet më parë: duke mbajtur kokën ulur, nga sytë të kureshtarëve. Vetëm një herë, në ditën time të dytë në Tiranë, gabova rastësisht në seksionin e gabuar të restorantit, dhe aty ishin, nja dy duzina kineze, duke ngrënë në një ndarje të përcaktuar për ta. Ata ngritën sytë në një mënyrë shumë të befasuar dhe unë u tërhoqa në siklet.

Për dy ditë, pra, para se të bëja gafën time të pandreqshme, pata lirinë të shëtisja nëpër Tiranë, ku vura re se ishte një qytet që të zhgënjente me pamjen e tij. Kjo ishte më shumë për shkak të së vjetrës, sesa të resë. E reja ishte me të vërtetë banale: një model rrugësh të gjera, madje madhështore, të veshura me ndërtesa të vjetra në stilin italian, me një bulevard mjaft të gjerë, për të marrë disa linja trafiku, që ishte për 80 përqind të ditës, krejtësisht bosh.

Shkretimi i rrugëve ishte i frikshëm. Në çdo kryqëzim qëndronte vigjilent një polic rrugor me uniformë të bardhë, i gatshëm për të drejtuar një fluks automjetesh, që nuk vinin kurrë. Një herë në çdo pesë minuta, ndoshta, një kamion i vjetër ngjyrë të gjelbër, që kalonte rrallë në krahët e tij, do të shfaqej duke kërcitur dhe gërhitur në rrugë; polici i trafikut do të tërhiqte vëmendjen, ndërsa shfaqej në horizont dhe do ta tundte tabelën që mbante në dorë me vullnet të madh, duke mos pasur asnjë shenjë kundërshtimi. Në intervale edhe më të rralla, do të shfaqej një auto-veturë ngjyrë të errët “Zim”, me perde të mëdha, që lëvizte me ndonjë detyrë zyrtare, misterioze. Në të gjithë Shqipërinë sot, siç më thanë zyrtarisht, nuk ekzistonte asnjë automobil privat.

Poshtë Bulevardit “Shqipëria e Re”, poshtë Sheshit “Skënderbej”, ku statuja e madhe e Stalinit shkëlqente nga ndriçimi i llambave e pankartave ku shkruhej; “jetë të gjatë” për udhëheqësin kryesor Enver Hoxha, që drejtonte shtetin e punëtorëve, dukej se Tirana kishte rënë në një udhëkryq, ku sundonte një varfëri gjithnjë në rritje. Atje, ku teneqexhinjtë rrihnin tenxheret dhe kazanët e tyre, shëtisnin ata shqiptarë të varfër, që nuk mendohej të shkëputeshin kurrë, jashtë asaj jetese folklorike dhe fetare gjithashtu.

Gjysma e popullit vishej me stilin e zbehtë të një proletariati normal urban, por gjysma tjetër, pa asnjë lloj vetëdije, vërshonte në veshjen e bardhë si maqedonasit, xhubletin e qëndisur dhe pantallonat gjigande të gjera, të malësorit mysliman. Shqipëria duhet të jetë një nga vendet e pakta të mbetura, ku ajo që njihet si kostumi popullor, vishet në fakt vetëm nga fshatarët.

Këta burra të pashëm në dukje e të egër, kishin një zakon të veçantë e simpatik: atë të mbajtjes së luleve në gojë, siç veshin të tjerët butoniera. Shumë herë dikush do të ndeshej me tipa me portrete të egra, me mustaqe të errëta, nga buzët përbuzëse të të cilit, dilte një trëndafil ose, një spërkatje dorëzonjë. Edhe ushtarët vigjilente dhe të rraskapitur, e shpenguan vëmendjen e tyre, me këtë zakon të çuditshëm. Një herë, jashtë Tiranës, pashë një rojtar të turbullt në një gardh me tel, i cili kishte futur një tufë lulesh fushore, në grykën e “Karabinës” së tij.

Problemi i parë dhe shumë serioz me të cilin hasa, ishte ai i komunikimit. Shqiptarët flasin një gjuhë, që më dukej shumë e vështirë dhe e pakapërcyeshme; një lloj turqishteje të torturuar me komplikime të rënda sllave, në asnjë mënyrë për t’u marrë vesh brenda natës. Ajo ka një alfabet prej tridhjetë e gjashtë shkronjash, me shtatë zanore dhe njëzet e nëntë bashkëtingëllore.

Fjalët për “po” dhe “jo”, janë “po” dhe “jo”, por kjo nuk duhet të bëjë që askush të nënvlerësojë ndërlikimin e saj. Shumë shpejt zbulova, për shembull, se Shqipëria, në gjuhën e saj, nuk e quan veten fare Shqipëri, por “Shqipëri”, gjë që disi më dukej si e paarsyeshme.

Edhe pse shqipja mund të jetë befasuese, pak njerëz dukej se flisnin shumë më tepër. Meqenëse grupi ynë turistik kishte origjinën nga Gjermania (dhe ishte kryesisht gjerman), përkthyesi i ofruar, fliste gjermanisht, gjë që nuk ishte e dobishme për mua, pasi gjermanishtja ime, nuk është aspak e mirë. Nuk takova asnjë që fliste një fjalë anglisht. Kur ndodhën përbuzjet e mia, duke u përfshirë një diskutim mjaft të ashpër dhe të ndërlikuar, ai u përkthye nga shqip në rusisht, nga rusisht në gjermanisht dhe nga gjermanisht, në frëngjisht.

Kjo vështirësi e vogël lokale, do të ishte më mirë të tregohej tani, pasi ndryshoi plotësisht karakterin e një ekspedite tashmë disi pa formë. Mund të shihja se autoritetet shqiptare (që në fakt nënkupton të gjithë, me të cilët ne ramë në kontakt) ishin tronditur nga natyra transparente profesionale e grupit tonë turistik, megjithëse më dukej se reagimet e tyre, kishin qenë të papritura, por me mirësjellje. Prandaj, një ditë pas mbërritjes sonë, i dërgova një telegram shumë të shkurtër gazetës në Londër, në të cilën po kontribuoja.

E dërgova në mënyrë të zakonshme, përmes tavolinës së hotelit, dhe ndërsa qëllimi i tij kryesor, ishte thjesht të jepte adresën time, mendova se nuk mund të bënte ndonjë dëm të veçantë, nëse do të ishte e shtruar në terma që Republika Popullore e Shqipërisë, nuk mund ta kundërshtonte atë. Mbi të gjitha, kishte një vlerë lajmi, në ardhjen e të huajve perëndimorë në Shqipëri dhe kjo ishte pikënisja ime. “Kjo Republikë e vogël, krenare, e izoluar, e cila ka sfiduar me trimëri Lindjen dhe Perëndimin”, shkrova unë, “ka hapur dyert”, etj., etj. Nëse kisha ndonjë dyshim për formulimin, ishte se ishte pajtues deri në atë pike, sa të ishte i plotë; mund të fitojë përbuzjen e çdo censori shqiptar, për mënyrën e jetesës.

Ajo që nuk e kisha parashikuar, ishte reagimi i jashtëzakonshëm i tyre. Nganjëherë më kërkonin një grup i vogël funksionarësh fjalëpakë, por qartësisht në një mendje të theksuar armiqësore. Pas një komunikimi shumëgjuhësh, më dhanë të kuptoja se telegrami im, ishte konsideruar i pakëndshëm, jomiqësor, përçmues, se kishte nëntekste me frymë fashiste, gjë e cila ishte një shkelje e patolerueshme, e statusit tim si vizitor.

Mua më dukej kaq befasuese, sa arrita në përfundimin e një keqkuptimi të pakuptueshëm. Për çfarë konkretisht kundërshtuan ata?! Termat që përshkruajnë Republikën Popullore të Shqipërisë, natyrisht, ishin mjaft fyes. Por, unë protestova me njëfarë mosbesimi, fjalët që përdora në përgjithësi, nuk u konsideruan si armiqësore; “garant”, “i vogël”, “krenar”, “i izoluar…”! Kjo është ajo, që ata i kishte skandalizuar, pra fjala që kisha përdorur; “të izoluar!”

Kush tjetër përveç një “lakei perëndimor”, do të përdorte një fjalë kaq të hidhur, kaq të pasaktë?! Duke u ndjerë tashmë thellë në vendin e Alice in Wonderland, protestova duke thënë se; fjala “i izoluar”, nuk ishte një term qortimi. Pse, thashë, jo shumë vite më parë, në ditët e para të luftës, ne në Britani, mburreshim se ishim të izoluar. “E drejtë”, thanë ata, dhe kështu ishte; kështu që ju ndoshta jeni akoma, por Shqipëria, nuk është! Termi i përdorur, është mizor.

Në këtë kohë, biseda po shkonte drejt absurditetit. “Në rregull, – u thashë, – keni të drejtë, kështu që e pranoj se e kam pasur të pavend, mesazhin që kam dashur të përcjellë”. “Aspak, – u përgjigjën ata që më survejonin e kontrollonin; gjithçka që kishte ndodhur, ishte se punonjësit e Postë-Telegrafës që lexuan telegramin, me vigjilencën e tyre, ishin aq të indinjuar nga teksti i tij, saqë refuzuan ta transmetonin atë. Për më tepër, më mirë të mos më kapnin, duke u përpjekur të dërgoja më telegrame, të mira apo të këqija. Dhe për më tepër, me të vërtetë, ata kishin vendosur një vizë daljeje në pasaportën time dhe nuk u interesonte fare, se sa shpejt e përdora atë.

Në këtë pikë, megjithatë, doli ajo që, nga këndvështrimi i tyre, ishte një pengesë shumë e sikletshme dhe e turpshme. Është shumë mirë të bësh gjestin e madh, të hapësh derën e përparme dhe të thuash Begone, por kulmi humbet diçka nga dramaturgjia e tij, kur del se nuk ka ku të shkosh. Tirana është larg të qenit udhëkryq, trafiku i Evropës Lindore.

Aeroporti i tij dërgon rreth dy avionë, çdo pesëmbëdhjetë ditë. Rrugët kufitare u prenë dhe hekurudha nuk funksionoi. Meqë nuk më hodhi në fund të skelës, nuk kishte asnjë mënyrë praktike për të më hequr qafe, për të paktën dhjetë ditë. Zyrtarët përkatës dukej se e vlerësuan këtë me shumë vonesë dhe u larguan, pas disa shtrëngimeve duarsh të ftohta dhe të sjellshme përreth, për të shqyrtuar situatën ku ndodhesha.

Kështu mbeta vetëm për një ditë tjetër, ndërsa autoritetet kompetente të Republikës Popullore të Shqipërisë, reflektuan për hapin tjetër që u duhej të ndërmerrnin. Më dukej se situata ime, nuk ishte aspak e bezdisshme. Si fillim, pyeta nëse grupi ynë turistik, mund të hidhte një sy përreth Universitetit të Tiranës dhe kjo u ra dakord, me një gatishmëri befasuese. Universiteti ishte, në fakt, ndërtesa më imponuese në qytet dhe u përshkrua me njëfarë krenarie, si një monument për Demokracinë Popullore që ishte vendosur në këtë vend që nga mbarimi i Luftës.

Ishte në fakt, si shumica e pasurive të paluajtshme në Tiranë, një monument në anën e pasme, i ndërtuar rreth njëzet vjet më parë nga Musolini, si “Casa Fascista” e forcave pushtuese. Megjithatë, ishte një çështje e bukur dhe studentët ishin një turmë e fortë dhe e pëlqyeshme. Ata u larguan dhe u futën në grupin tonë, me një lloj kurioziteti vigjilent; për mua ishte si të isha në Moskë, pesëmbëdhjetë vjet më parë.

Në të vërtetë, kishte një pjesë të madhe të Shqipërisë, që ishte si Rusia e viteve të pasluftës, përpara se shpirti i Gjenevës, të hapte kaq shumë gjuhë dhe ta kthente çiltërsinë e mirësinë e kontrolluar, në një virtyt qytetar. Ishte sikur Kina të kishte qenë shtatë vjet më parë, kur unë kisha gjetur në shkolla dhe universitete, komunitete të rinjsh të konsumuar nga impulsi për të komunikuar, por krejtësisht të papërvojë, në teknikën e të bërit këtë.

Problemi kryesor në këto rrethana, përveç gjuhës, pranisë së përhershme të përkthyesve, është se të vetmet pyetje që vijnë në mendje, janë ato të sikletshme. Në një lloj gjuhe franko-gjermane, fillova, minimalisht, të depërtoja, duke i pyetur: “Pse e ndjeni ju personalisht këtë neveri ndaj qeverisë sovjetike”? Ishte një pyetje, por dukej qartë se Hrushovi në një farë mënyre u kishte premtuar grekëve të mbështeste pretendimin e tyre për Epirin e Veriut, që për ta ishte Shqipëria e Jugut, Ai kishte rënë dakord që të mbështeste Titon, dhe të gjithë e dinin se çfarë ishte ai.

Kur Hrushovi kishte vizituar Shqipërinë në vitin 1959, duke mos e fshehur zhgënjimin për sa po shikonte në këtë vend, e quajti Shqipërinë një “kopsht tregu” për agrume dhe frutikulturë. “Shoku Hrushov, – thanë ata, – kishte tradhtuar frymën dhe idealet bazë të marksist-leninizmit, duke përbuzur të drejtën kombëtare të Shqipërisë së lirë, për t’u bërë një fuqi e duhur. Për më tepër, askush nuk dukej në gjendje të shikonte se për momentin, të qenit praktikisht të vetëm në botë, a nuk ishin ata aleatë të pazgjidhshëm me kombin më të madh në tokë, kinezët?

Por, pyeta, – ndërkohë që kinezët ishin një popull i madh dhe i fuqishëm, a nuk ishin shumë larg?! “Jo, – thanë ata, – nuk ishte shumë larg”! A nuk ishte e mundur, pra, në dallimet disi më të mëdha dhe më të ndërlikuara, midis Moskës dhe Pekinit, që Shqipëria të përdorej si marionetë, madje edhe si një frut vjeshte? “Jo nuk ishte” – u përgjigjën ata. A nuk ishte e pashmangshme që herët a vonë, ky komb i vogël i paepur do të duhej të pajtohej me dikë, qoftë edhe për të mbijetuar?! Jo nuk ishte, thoshin ata. Debati fillimisht ishte pa shumë akuza reciproke, por së shpejti u acarua shumë.

Të nesërmen na futën të gjithëve në një autobus, na zbritën në portin detar të Durrësit dhe na lanë atje. Nuk do ta shihja më Tiranën.

DURRES, Durazzo i ditëve italiane, është një nga vendet vërtet të lashta të Evropës. Ishte Epidamnus i grekëve, Dyrrachium i romakëve. Kishte qenë kryeqyteti i dinastisë ilire të Talantinëve; kishte qenë pikërisht zbarkimi nga ku romakët kolonizuan Evropën Lindore, porta për në Ballkan. Pothuajse çdo dorë e huaj e kishte kapur Durrësin, e kishte zhvilluar, e plaçkitur, e kishte lënë, që nga bullgarët, serbët, ostrogotët, spanjollët, venedikasit, turqit, italianët. Tani dukej sikur askush nuk kishte dashur të shqetësohej me të.

Siç doli, do të shihja pak nga Durrësi. Për një ose dy orë, ndaluam rrugës dhe pimë një uzo, në një kafene pranë Portit dhe shëtitëm drejt mureve masive të tejmbushura të kalasë së vjetër bizantine. Një varg i gjatë vajzash të vogla, u ngjit në rrugë për në shkollë, të gjitha të veshura në mënyrë identike, me xhaketa trëndafili, secili fëmijë, duke mbajtur fort skajin e atij që ishte përpara. Dyqanet ishin jashtëzakonisht të zymta, duke ofruar për shitje pak gazeta, revista dhe libra me përmbajtje marksiste-leniniste, si dhe ëmbëlsira të pluhurosura. Pothuajse të gjitha ushqimet, dukej se shiteshin në MAPO, (ekuivalenti shqiptar i dyqaneve të rrjetit ruse Gastronom); dukej se përbëhej kryesisht nga fruta dhe peshk të konservuar.

Vetëm dy gjëra ishin të habitshme. Ndërsa konduktori na nxiti të ktheheshim në autobus, dëgjova një vajtim të lehtë në ajër, një klithmë si ajo e një muezini, dhe kur ngrita sytë, ishte një muezin; lart në minaren e xhamisë së madhe të Durrësit, ai po thërriste besimtarët në lutje, në shtatë emrat e Zotit. Ishte e qartë se këtu, të paktën, si në Republikat Sovjetike Myslimane, komunizmi ishte pajtuar me Islamin. (Kam zbuluar më vonë se si në Durrës, ashtu edhe në Tiranë, kishat ortodokse dhe ato katolike romake qëndrojnë të hapura dhe mbledhin kongregacione të drejta, dhe paputë dhe priftërinjtë tolerohen, nëse nuk inkurajohen.)

Tronditja tjetër momentale, ishte të shkoje në një vitrinë të errët dhe të zymtë dhe të shikoje, rastësisht, mes kartolinave postare të Enver Hoxhës, Leninit dhe Stalinit dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të vegjël të Panteonit Lindor, fytyrën e njohur të ndyrë, të vetmen gjithashtu: Floku i njohur i rrahur i asaj që pa nevojë, u emërtua; “Brixhid Bardo”.

Rreth pesë milje jashtë Durrësit, qëndronte hoteli i ri i plazhit i quajtur “Adriatiku”. Ishte një nga disa hotele që përballeshin me detin në kushte të ndryshme, gjysmë të përfunduara. Të gjitha ishin ngritur qartë nga rusët, për t’u përdorur si resort, dhe kur erdhi përçarja, ata ishin braktisur, pikërisht ashtu siç ishte braktisur ambasada. Vetëm “Adriatiku” ishte funksionale dhe nga treqind dhomat e tij, të vetmet të zëna, ishin tonat.

Ishte projektuar në atë që mund të quhej shija sovjetike e Detit të Zi, domethënë, arkitektura ishte e një përpunimi dhe madhështie që mund të justifikohej, vetëm me plotësimin e saj në materiale të kushtueshme dhe luksoze. Megjithatë, ajo ishte drejtuar me nxitim dhe në një varg gjurmësh; në vend të drurit të imët dhe mermerëve të pasura, kishte karton gipsi dhe çimento të grirë; në sallën e gjerë, bimët me gjelbërim të përhershëm, rriteshin nga daulle vaji të lyer me ngjyrë të gjelbër. Në dhomën time të gjumit, divani ishte vendosur në mënyrë të tillë, që për të shkuar në shtrat, duhej të zhvendosej gardëroba dhe për të hapur gardërobën, duhej të zhvendosej krevati. Efekti i përgjithshëm, ishte acarues.

Poshtë tarracës së hotelit, ishte plazhi të cilin do ta njihja aq mirë. Sipas standardeve të plazheve kudo, bregdeti i Durrësit ishte i bukur, duke shtrirë krahët e gjerë në veri dhe në jug përgjatë Adriatikut të qetë. Ishte lloji i plazhit të bërë për t’u fotografuar me ngjyra, për një broshurë festash, homoseksual me çadra, i mbushur me vajza me veshje dekorative e me kostume minimale, i gjallë, me kamerierë që mbanin të gëzuar tabaka me pije të gazuara. Sot plazhi ishte i shkretë, një shtrirje rëre e pabanuar, siç kam parë ndonjëherë jashtë zonave më të largëta, të Afrikës Perëndimore.

Asnjë ombrellë homoseksuale, nuk e thyente atë hapësirë të sheshtë prej ngjyre okër, asnjë vajzë me bikini të ulur në karriget e nxehta të çelikut të tarracës.

0Një kamerier e kalonte pjesën më të madhe të kohës, duke u fshehur në brendësinë e errët, duke u shfaqur vetëm pasi ishin dërguar emisarë, për ta larguar nga meditimet e tij. Për milje e milje, dukej se nuk mund të shihej askush, përveç grushtit të turistëve të shqetësuar dhe policëve të rastësishëm, që vërshonin me humor përgjatë rërës, duke djersitur dhe dridhur nën diellin e fuqishëm./memorie.al

Emrat/ Kush kanë qenë të dashurat e Ali Pashë Tepelenës!

Studiuesi Irakli Koçollari i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për jetën e Ali Pashës. Studiuesi flet edhe për jetën dashurore të pashait dhe fëmijët e tij.

“Ali Pasha kishte tre gra. Martesën e parë e kishte me vajzën e pashait të Beratit, Kurt Pashës, me të cilën lindi dy djem, Myftarin dhe Veliun, që të dy u bënë pashallarë në zona të ndryshme. Vdiq gruaja e tij e parë, qëndroi rreth gjashtë vjet pa martuar.

Një ditë shkoi në një operacion policor në një fshat afër Konispolit sepse kishte marrë informacion që derdheshin dhe falsifikoheshin monedha. Ai i merr këta njerëzit që falsifikonin, i nxjerr në mes të turmës dhe nga ajo turmë shkëputet një vajzë e vogël, 14 vjeçe, Vasiliqia. Ajo u befasua, hipnotizua, nga Ali Pasha dhe i tha hapur: “Qenke shumë i bukur. Unë të dua!” Ai u habit.

Kjo ishte dashuri me shikim të parë për të dy. Babai i saj ishte mes falsifikatorëve. Vasiliqia ishte gruaja e fundit dhe dashuria e tij e madhe. Ali Oasha ka pasur dhe një grua të haremit, ishte gjeorgjianë që jetonte në Tepelenë. Me atë kishte një djalë, Sali Pashën.”, tregon studiuesi ndër të tjera./m.j

15-υ jeçarja: Saρo babi hγri në dυsh ndod hi g jëja më e tm. errshme në jetën time

Një 15-vjeçare ka zbuluar se i ati ka një marrëd.hënie jashtëmartesore me një femër dhe ndjehet në dilemë se çfarë duhet të bëjë.

Ajo është shumë e vogël për tu përballur me këto situata dhe ndihet në faj përt atë që ka zbuluar.Tashmë në kokën e saj lind pyetja më e madhe…Nëse duhet t’i tregojë gjithçka së ëmës.

Historia është shumë pre.këse por rrëfen realitetin e hi.dhur kur një prind nuk merr asnjë përgjegjësi për familjen e tij.

Në lot ajo rrëfen faktin se ka qenë shumë e lidhur me babain e saj, por në të njëjtën kohë ka respekt për të jëmën e cila është një zonjë grua dhe meriton të jetë e dashuruar.

“Jam një vajzë 15 vjeçe shqipëtare dhe tashmë po përjetoj periudhën më të vë.shtirë të jetës time.Kam 1 muaj që kam zbuluar diçka të tme.rrshme në lidhje me prindërit e mi dhe

ekzaktësisht me babain tim, i cili ka qenë edhe mashkulli më shembullor në vizionin tim.Por, duket se qenkam ga.buar shumë për të pasi ai është një njeri u ulët dhe i paf.ytyrë dhe ka bërë një veprim që as në botën tjetër nuk do tia fal.

Babai po tra.dhëton mamin tim, e cila është një grua e devotshme për familjen dhe ska asnjë faj në këtë botë.

Nuk e di se prej sa kohësh vazhdon kjo histori, por një ditë e pashë se po i dërgonte një ze.mër dikujt në telefonin e tij celular.

Ishte një veprim i dukshëm nga ana e tij pasi kur po e dërgonte, mesazhin e shoqëronte dhe me një buzëqeshje din.akërie në fytyrën e tij.Në atë moment babi shkoi në dush dhe i kapa telefonin dhe nuk u mendova dy herë.

Duke ia ditur kodin e hapjes, e pash kujt ia kishte dërguar mesazhin dhe ishte një vajzë e cila duhet ti vijë t.urp nga vetja që pr.ish familje.Babi nuk i kishte f.shirë ende mesazhet e asaj dite.

Kisha disa kohë që dy.shoja se kishte diçka, por nuk e dija se çfarë ishte.Dhe për të qenë e sinqertë, nuk kam dy.shuar kurrë tek babai, i cili gjatë gjithë kohës shtirej se po luante rolin e prindit shembullor në shtëpi.

I mora në telefon numrin e asaj që ja niste dhe një ditë i rashë pa numër dhe më doli zë femre.Fliste me dialekt të Tiranës.Babin e kam biznesmen dhe shumë shpesh udhëton dhe në Tiranë shkon pothuajse përditë.

Doja ta of.endoja atë që më doli në telefon, por u mpíva dhe nuk po dija se si të veproja. Nuk desha të tregohem e pa-kulturuar.

Kam biseduar me një shoqen time dhe ajo më këshilloi t’i kontrolloja telefonin e tij celular, në mënyrë që të kuptoja sa kohë kishte dhe nëse ishte një çështje serioze.

Pr.oblemi është se çfarë duhet të bëj?Një pjesë e imja thotë t’ja tregoj mamit, një pjesë tjetër thotë të mos shka.tërroj martesën e prindërve…

Babin nuk e shoh dot me sy. Nëse ai ndahet me mamin me kë do të jetoj unë? Po vëllai?A do martohet ajo me babin tonë? Po mami do të martohet me burrë tjetër?”, thotë ajo