Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 19 Qershor 2024

Dashi

Kjo ditë do të jetë mjaft e ngarkuar dhe do ju lejojë që të merrni rezultate të rëndësishme për karrierën tuaj. Ndiqni gjithmonë instinktin dhe mos u bllokoni nga kritikat e të tjerëve. Në dashuri parashikohen përgjigje të rëndësishme, të cilat do ju bëjnë më euforik dhe pozitiv.

Demi

Mundohuni që të fokusoni më mirë energjitë tuaja në çështje të cilat i konsideroni vërtetë të rëndësishme, pasi në këtë moment nuk mund të rrezikoni të hidhni ndonjë hap të gabuar. Kjo e mërkurë do ju gjejë më të komunikueshëm. Pritet të merrni kënaqësi.

Binjakët

Merrni pak më shumë kohë për të menduar për veten dhe mirëqenien tuaj. Kjo gjë do ju shërbejë jo vetëm për tu karikuar me energji, por edhe për të reflektuar me më shumë vëmendje lidhur me disa çështje që në të kaluarën i keni lënë pezull. Në dashuri dhe në familje, këshillohet të mos jeni shumë agresiv.

Gaforrja

Hapet një fazë e rëndësishme për të marrë përgjigje të cilat i prisnit prej kohësh. Mos jini nervoz, pasi të gjitha ndryshimet me të cilat po përballeni do ju lejojnë që të gjeni sigurinë në veten tuaj.

Luani

Duhet të mundoheni të mos lini pas dore sinjalet që po ju dërgon trupi, sidomos nëse së fundmi nuk keni pushuar mjaftueshëm. Një takim special do ju bëjë nervoz, por mos merrni vendime të nxituara sa i takon sferës së ndjenjave.

Virgjëresha

Duhet të mundoheni që të limitoni shpenzimet tuaja, sidomos nëse gjatë javëve të fundit keni bërë investime të rëndësishme për karrierën tuaj. Për shkak të natyrës që keni, jeni gjithmonë të organizuar dhe autoritar, por duhet të ndani përgjegjësitë edhe tek bashkëpunëtorët tuaj.

Peshorja

Do të riktheheni të jeni pozitiv dhe të gjallë dhe humori i mirë do të përdoret edhe për bashkëpunëtorët tuaj. Motivoni më mirë kolegët tuaj, në mënyrë që të krijoni një klimë më harmonike dhe të sheshoni mosmarrëveshjet e fundit. Në raport me parnterin/en, do të tregoheni më të kuptueshëm.

Akrepi

Kohëve të fundit keni qenë të mbushur me dyshime dhe kjo gjë edhe për shkak të disa konfirmimeve të cilat po vonojnë në vendin e punës. Mos jini shumë autokritik, pasi ndonëse bëhet fjalë për një periudhë të lodhshme, do të arrini rezultate të rëndësishme.

Shigjetari

Parashikohen ditë interesante për të rivlerësuar një raport, sidomos nëse gjatë muajve të fundit keni qenë mjaft konfuz nga pikëpamja sentimentale. Kjo e mërkurë do ju gjejë më të drejtpërdrejtë dhe skeptikë.

Bricjapi

Parashikohet një ditë e rëndësishme për të reflektuar lidhur me disa çështje sentimentale, të cilat së fundmi të kanë hutuar nga qëllimet kryesore, shkruan noa.al.. Para se të merrni vendime lidhur me çështje ekonomike, bëni mirë që të ballafaqoheni me kolegët tuaj.

Ujori

Kjo është një periudhë e cila ju sheh më të fortë, më aktiv dhe me më shumë ndikim në vendin e punës. Parashikohen objektiva të rëndësishëm, por duhet të mbani parasysh vonesa të vogla të cilat mund t’iu bllokojnë.

Peshqit

Parashikohen mundësi shumë të mira për të rizgjuar ndjenjat dhe pasionin, pas muajsh të tërë në gjendje jo shumë të mirë emocionale. Këshillohet që të jeni më romantik. Në sferën profesionale parashikohen të reja të rëndësishme. Bashkëpunimet dhe biznesi janë të favorizuara gjatë gjithë muajit.

“Djali i Fredi Belerit, KANDIDAT për Bashkinë Himarë”

“Djali i Belerit do të jetë kandidat për Bashkinë Himarë”

Kështu pohoi sekretari i “Omonias” Marin Suli, i cili ka qenë i ftuar sot në Breaking me Fiori Dardhën në Top News.

Ai tha se në zgjedhjet e ardhshme, Fredi Beleri do të jetë sërish në fletën e votimin, por me një artificë ligjore, do kandidojë djali i tij, Petro.

Në kulmin e sezonit turistik Himara është e mbytur nga plehrat.  Himara  është me rrugë të shkatërruara. Himara është e pa menaxhuar.

Himara drejtohet sot nga një i ri që para një viti e gjysmë e mundëm me votë brenda rregullave demokratike dhe drejtohet sot nga ai njeri që e kemi kallëzuar në bazë të raportit të KLSH, ka abuzuar me 10 milion Euro tendera, nga lekët tona.

Mos i harroni këto gjëra. Dhe meqë doni një ekskluzivitet, një nga kandidatët më kryesor mund të jetë prapë emri i Fredi Belerit po me një artificë ligjore. Të kandidojë i biri i tij. Kështu që në fletën e votimit prap zoti Rama, do lexojë Petro Dhionisios Alfred Beleris“, tha Suli. 

“Mora kredi bashkë me shoqet për të, banka do të më marrë shtëpinë”/ U njohën në FB, gruaja: Si më mashtroi 32-vjeçarja nga Cërriku, burri i saj tentoi të…

Një histori mashtrimi është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në News24, të moderatores Evis Ahmeti.

Protagoniste e emisionit është bërë një 43-vjeçare, e cila rrëfeu njohjen përmes rrjeteve sociale dhe shoqërinë me një 32-vjeçare nga Cërriku, me të cilën njihej prej 9 vitesh dhe që kishte arritur të merrte kredi në emër të saj. Pavarësisht pretendimeve se e kishte shoqe të ngushtë, 43-vjeçarja është mashtruar nga gruaja nga Cërriku.

Teksa prej gushtit këstet e kredisë janë të papaguara, banka kërkon që t’i sekuestrojë shtëpinë e prindërve, pasi pas divorcit me ish-burrin që drogohej ajo jeton me ta. Duke ruajtur anonimatin, gruaja nga Korça tregon se ajo dhe 7 shoqet e saj janë mashtruar nga 43-vjeçarja, pasi ato kanë marrë kredi në emër të saj.

“Jemi 7 persona të mashtruar, shoqet e mia. Nuk e kisha menduar kurrë që do të arrija në këtë gjendje. Ajo nxori fytyrën e vetë. Ajo gjeti dhe bëri.

Që nga dhjetori humba shpresat. Shoqja më tregonte që do të mi kthente lekët, ‘do shes sallatën dhe perimet’, por më ka mashtruar. Këstin se laj dot. Nga gushti i muajit të kaluar dhe deri tani, ka shumë muaj. Kisha shpresa që do të na i lante. Kur e morën vesh lajmin burrat e shoqeve të mia, kanë pasur probleme familjare, se ata donin lekët. Me një shoqen time nga Korça shkova deri në Cërrik, gjeta shtëpinë me të pyetur. Shoqja na la jashtë shtëpie, vetëm na takoi. Takuam dhe burrin e saj. Ai tha; i kam larë 10 milionë lekë. Skam ca të laj më. Burri i shoqes na dhunoi. Na nxori draprin për të na vrarë. Ikëm me makinë, direkt në polici, e denoncuam. U mor si rast se ishte ditë e shtunë, por jo si denoncim zyrtar. Ajo na dha më pas disa lekë, por më ngeli ende këste të tjera borxh.”, -tha gruaja nga Korça.

(BalkanWeb)

Goli historik i Nedim Bajramit, ”ç mend” edhe komentatorin grek (Video)

Nedim Bajrami shënoi një gol historik ndaj Italisë, që rezulton më i shpejti në të gjitha Europianet.

Vetëm 23 sekonda i mjaftuan mesfushorit shqiptar për të tundur rrjetën ndaj italianëve, duke çuar peshë zemrat e miliona tifozëve shqiptarë anë e mbanë botës.

Një gol që ishte surprizë për çdo futbolldashës por edhe vetë futbollistët.

Së fundmi një video po bën namin në rrjet ku shfaqet një komentator grek i cili feston sikur të ishte shqiptar apo sikur të kishte shënuar Greqia.

VIDEO:

https://streamin.one/v/b550436c

https://streamin.me/v/b550436c

Ngjarja e rëndë në lumin Buna/ Analiza: Ja çfarë e shkaktoi v*ekjen e 2 fëmijëve të Almës

Shkak i vdekjes së dy fëmijëve të Alma Arrazit ka qenë mbytja. Ky është përfundimi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ndërsa ende pritet përgjigjja për Arrazin dhe njërin prej fëmijëve të saj.

Gazetarja e “Jetë Shqiptare”, Aida Topalli, bëri me dije po ashtu se, sipas analizave toksikologjike, rezulton se nëna dhe 3 fëmijët nuk kanë konsumuar asnjë lloj lënde që të ketë ndikuar në marrjen e aktit tragjik të mbytjes.

“Instituti i Mjekësisë ligjore i ka dërguar Prokurorisë së Shkodrës përgjigjen e analizave toksikologjike të 4 viktimave nga ku ka rezultuar se ata nuk kanë konsumuar asnjë lloj lënde që të ketë ndikuar në aktin final. Po ashtu nga Instituti i Mjekësisë ka ardhur përgjigjja për dy fëmijët e Alma Arrazit se shkak i vdekjes është mbytja dhe nuk është konstatuar asnjë lloj dhune. Pritet përgjigjja e analizave për shkakun e vdekjes së Alma Arrazit dhe njërit prej fëmijëve të saj”, u shpreh gazetarja Topalli.

Për tragjedinë e 2 majit në Shkodër është vënë në pranga bashkëshorti i viktimës dhe babai i fëmijëve, Erdgys Arrazi. (lexo këtu)

Nga hetimet e deritanishme rezulton se Arrazi ka ushtruar dhunë në familje, gjë që ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit. Ndërkohë që sherri në familje kishte nisur prej kohësh, pasi Alma Arrazi zbuloi tradhtinë e tij me një vajzë shumë më të re në moshë.

Edhe më herët 32-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat duke treguar se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Familjarët pretendojnë se Arrazi kishte një lidhje tjetër jashtëmartesore, detaj që është marrë si pistë hetimi nga autoritetet.

‘Shqipëria s’është Spanja’, Zlatko Dalic ‘shpërthen’ në konferencë: Kemi më shumë medalje se Anglia, na dinë të pavlerë

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic foli për mediat në prag të ndeshjes kundër Shqipërisë. Për Grupin B të Euro 2024 ndeshja e parë historike mes dy skuadrave luhet  në orën 15:00 në stadiumin e Hamburgut.

“Shqipëria nuk është një rival me të njëjtën cilësi si Spanja, por meriton shumë respekt. Ata janë të motivuar dhe të organizuar, duhet të jemi të durueshëm dhe të kujdesshëm. E dimë që synimi ynë është të fitojmë, do të jemi më sulmues, duam të bëjmë më mirë. Kundër Spanjës kishim edhe topin, kishim më shumë raste, por tani duhet të jemi edhe më mirë. Do të ketë ndryshime në përbërje, do ta vendosim më pas.

Humbja me Spanjën? Nuk ishte bukur të humbnim ndeshjen e parë, nuk ishte një ndjenjë e bukur. Ne ishim gjithmonë të nënvlerësuar, askush nuk besonte tek ne dhe fituam tre medalje. Dhe ne jemi më të suksesshmit pas Francës. Kroacia meriton respekt dhe nderim më të madh.

“Jetojnë të ndarë prej 4 muajsh”, Klodiana Lala zbulon detajet e forta: Meta ka ikur nga shtëpia

Prej disa muajsh është raportuar se Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është larguar nga shtëpia ku jetonte bashkë me bashkëshorten Kryemadhi dhe fëmijët dhe është akomoduar në një hotel nën zonën e Liqenit të Thatë.

Gazetarja Klodiana Lala tha se kjo ndodh prej 4 muajsh dhe Meta tha se e kishte marrë malli për Sashën, macen e shtëpisë.

“Që një politikan të hetohet ka një gjë dhe do të duhet të ketë një vepër bazë. Lidhur me këtë histori zonja Kryemadhi na ka pohuar se nuk jetonte më me Ilir Metën për të paktën 4 muaj, nuk e di nëse është një strategji mënyra se si po qasen ndaj prokurorisë së posaçme, por mund të konfirmoj se Meta jeton në një apartament në zonën e Liqenit të Thatë i vetëm pa bashkëshorten dhe fëmijët. Ai dha dhe një detaj për shembull dhe këtu pastaj e rikonfirmova kur Meta në dukje dhe pse një detaj i parëndësishëm u shpreh se e ka marrë malli për Sashën dhe në mos gaboj Sasha ishte macja e tyre. Është lojë apo strategji mes tyre nuk di ta lexoj politikisht, por fakt është se ata të dy nuk jetojnë më bashkë të dy prej muajsh”-tha Lala.

Ironia e Andi Bejtjas: Në vende të huaja komentet për Euro2024 i bëjnë ish-futbollistë, këtu i bëjnë mise e këngëtarë

Gazetari Andi Bejtja ka ironizuar emisionet sportive në televizionet shqiptare, për të ftuarit që marrin për të komentuar Euro2024.

Bejtja thekson se në të gjitha vendet e botës për komente të tilla ftohen ish-futbollistë e gazetarë sportiv, në Shqipëri ndodhë e kundërta. Bejtja thekson se në televizionet shqiptare ftohen ministra, politikanë e mise që nuk e dinë se çfarë është futbolli.

“Stop diarese ne ekran Teksa ne ekranet e gjithe botes, qe nga Vietnam e deri ne Bosnje komentet dhe analizen e Euro 2024 e bejne ish futbolliste te njohur, ish trajnere apo gazetare te specializuar sportive, ne Shqiperi mikrofoni vazhdon t’u lihet ministrave, politikaneve, madje dhe atyre femra qe nuk i shohin fare ndeshjet, miseve, aktoreve te humorit, kengetareve….Psh je aktor qe e ke pas babin ambasador ne Gjeorgji, ftohesh kur luan Gjeorgjia: e ka mami burrin e dyte rumun, ftohesh kur luan Rumania: ke mare te drejten e LA Coste per Shqiperine ftohesh kur luan Franca: e ke pas gjyshin partizan ne 44 ftohesh kur luan Gjermania…’

Zhduket shoferi që transportonte çanta me vlerë 500 mijë €, dy persona në pranga, i arrestuar edhe shqiptari

Një shqiptar dhe një turk janë arrestuar pas zhdukjes së korrierit 40-vjeçar Nicolas Matias Del Rio, banues në Abbadia San Salvatore (Siena), i cili ka humbur gjurmët që më 22 maj.

Herën e fundit, Del Rio, një shtetas argjentinas, u pa në Castel del Piano, në Amiata (Grosseto), ndërsa po transportonte çanta luksoze.

Dy të arrestuarit, një 33-vjeçar me origjinë shqiptare dhe një 42-vjeçar turk: akuzohen se kanë grabitur dhe dëmtuar kamionin e korrierit i cili u gjet i djegur më 24 maj në një vend tjetër të Maremma, Roccalbegna.

Autoritetet italiane janë në kërkim për anëtarët e tjerë të bandës që dyshohet se kanë vjedhur ngarkesën e korrierit. Kjo ngarkesë që transportonte 40-vjeçari përbëhej nga çanta të prodhuara nga dyqane artikujsh lëkure në qendrën luksoze të modës Amiata, me vlerë gati 500 mijë euro. Kutitë me mallin u gjetën bosh gjatë kontrolleve pas raportimit të personit të zhdukur më 22 maj, rreth 500 metra larg automjetit të djegur.

Shqiptari u arrestua nga karabinierët në aeroportin Ciampino të Romës, teksa do të nisej për në Tiranë. Në vend të kësaj, turku u ndalua në Arcidosso (Grosseto).

Sipas hetuesve, dy të arrestuarit janë pjesë e një bande që njihet për vjedhjen e mallrave luksoze.

E rëndë në SHBA! Djali  grek qëllon për v*ekje të atin dhe të ëmën, më pas v ret veten

Një 19-vjeçar nga Florida i ka dhënë fund jetës mes të shtënave me policinë pasi vrau prindërit e tij.

Christos Alexander Themelis Jr., 19 vjeç, nga Tampa, vdiq nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri. Ai u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në Florida të shtunën, pasi vrau prindërit e tij dhe plagosi një polic.

Sipas autoriteteve të Floridës Themelis vrau babanë e tij, Christos Byron Themelis, 51 vjeç dhe nënën e tij, Rebecca Ann Themelis, 48 ​​vjeç. Të dy ishin nga Tampa dhe djali i tyre jetonte me ta.

Të shtunën pas orës 23:00, urgjenca mori një telefonatë nga një grua e cila tha se burri i saj sapo ishte qëlluar. Pasi mbërriti ambulanca dhe policët, u pa një grua dhe një i ri jashtë shtëpisë.

I riu qëlloi për vdekje nënën e tij, dhe më pas u kthye drejt policëve dhe hapi zjarr, ku mbeti i plagosur në këmbë oficeri Shane McGough. Menjëherë pesë policë të tjerë iu përgjigjën zjarriti dhe 19-vjeçari u tërhoq në shtëpinë e tij. Pasi policia hyri brenda panë të riun e vetëvrarë pranë të atit, i cili ishte qëlluar më herët për vdekje,

“Përbindëshi që takuam këtë mbrëmje është përgjegjës jo vetëm për plagosjen e kolegut tonë, por edhe për vrasjen e nënës dhe babait të tij,” tha polici Chad Chronister në një deklaratë . “Policët tanë iu përgjigjën një skene kaotike dhe u vunë menjëherë në rrezik për të mbrojtur komunitetin tonë, pa reagimin e shpejtë dhe të shkathët të policëve, një lagje e tërë do të ishte në rrezik”, tha ai.

Polici i plagosur iu nënshtrua një operacioni të dielën për të hequr plumbin nga këmba e tij. Gjatë asaj procedure, u fut një shufër dhe kirurgët e vlerësuan procedurën të suksesshme.