Tifozi i Shqipërisë që u fut në fushë dhe “shpërtheu” rrjetin, Rexhepi tregon si i lindi ideja: Do shkoj prapë të mërkurën!

Sami Rexhepi ishte tifozi që u fut në fushë teksa kombëtarja luante me Italinë ishte ekskluzivisht këtë mbrëmje në një intervistë përmes Skype në Top Arena.

Ai tregoi se ideja i lindi para se të luhej ndeshja, si një “bast” me të birin. Ai tha se do të shkojë edhe të mërkurën në stadium në Gjermani, por nuk tregoi për ndonjë plan të radhës për t’u futur në fushë.

Pjesë nga intervista në Top Arena:

Rexhepi: Tani ndodhem te shtëpia ime… jetoj në Gjermani.

Si të erdhi ideja?

Rexhepi: Isha duke fol me djalin, i thashë më shih në televizor. Prita 80 minuta dhe u futa brenda.

Advertisements

Pse u fute kur Shqipëria po krijonte gjithë ato raste?

Rexhepi: E pashë që loja po mbaronte dhe hyra brenda

Kë kishe lojtar të preferuar?

Rexhepi: Të gjithë janë për mua

Çfarë ndodhi me policinë më pas?

Rexhepi: U gjobita, por do presim çfarë do ndodhë. Por edhe do ketë probleme, por e dija që mund të ketë probleme

Nëse të përjashtojnë nga stadiumet?

Rexhepi: Më kanë ndaluar në Itali të futem në stadiume…

Të mërkurën do të shkosh?

Normale që do të shkoj!

https://www.instagram.com/reel/C8VPaG4tTay/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Ftifozi-i-shqiperise-qe-u-fut-ne-fushe-dhe-shpertheu-rrjetin-rexhepi-tregon-si-i-lindi-ideja-do-shkoj-prape-te-merkuren%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A449%2C%22ls%22%3A233%2C%22le%22%3A336%7D

Çimentoja që mund ta shndërrojë shtëpinë tuaj në një bateri gjigante

Nga Tom Ough, BBC

Një pirg cilindrash të lëmuar prej betoni me ngjyrë të zezë, të lyera me një tretësirë kripe dhe të gërshetuara me shumë kabllo, janë vendosur në tavolinën e një laboratori në Universitetin e Kembrixhit në Masaçusets, SHBA. Për një vëzhgues rastësor, kjo nuk do të thotë ndonjë gjë të madhe. Por më pas Damian Stefaniuk shtyp një çelës. Blloqet prej betoni të krijuara nga njeriu, janë të lidhura me një llambë LED e cila ndizet. “Në fillim nuk e besova as vetë”- tregon Stefaniuk, duke folur për herën e parë që u ndez llamba.

“Mendova se nuk e kisha shkëputur burimin e jashtëm të energjisë, dhe kjo ishte arsyeja pse ishte ndezur. Ishte një ditë e mrekullueshme. Ne ftuam studentët, dhe unë ftova profesorët që ta shihnin me sytë e tyre, sepse në fillim as ata nuk e besonin se kjo gjë funksiononte vërtet”- shton ai.

Arsyeja e entuziazmit? Kjo copë betoni e padëmshme dhe e errët, mund të përfaqësojë të ardhmen e ruajtjes së energjisë. Premtimi i shumicës së burimeve të rinovueshme të energjisë, është ai i energjisë së pastër të pafundme, që na jepet aktualisht nga Dielli, era dhe deti.

Megjithatë, Dielli nuk shkëlqen gjatë gjithë kohës, era nuk fryn gjithmonë, dhe kur deti është i qetë, ujërat e tij nuk prodhojnë dot energji. Pra këto janë burime energjie që mund t’i përdorim me ndërprerje, dhe në botën tonë moderne shumë të uritur për energji, kjo gjë përbën një problem madhor. Dhe do të thotë që ne duhet ta ruajmë atë energji në bateri. Por bateritë mbështeten tek materiale të tilla si litiumi, i cili është në dispozicion në sasi shumë më të vogla se sa duhet për të përmbushur kërkesën e krijuar nga synimi i botës për të de-karbonizuar sistemet e saj të energjisë dhe transportit.

Në mbarë botën ekzistojnë vetëm 101 miniera litiumi, dhe analistët e ekonomisë janë pesimistë mbi aftësinë e tyre për të përballur kërkesën globale në rritje për këtë metal të rrallë. Nga ana tjetër, ekspertët e mjedisit vënë në dukje se minierat e litiumit përdorin shumë energji dhe ujë, të cilat i zbehin edhe përfitimet mjedisore të kalimit tek burimet e rinovueshme të energjisë.

Gjithashtu, proceset e përfshira në nxjerrjen e litiumit, mund të çojnë ndonjëherë në rrjedhjen e kimikateve toksike tek burimet e ujit në zonë. Pavarësisht disa zbulimeve të reja të rezervave të litiumit, rezervat e pakta të këtij materiali, mbështetja e tepërt tek vetëm një pjesë të vogël minierash në mbarë botën dhe ndikimi i tij negativ në mjedis, kanë nxitur kërkimin për materiale alternative për prodhimin e baterive.

Këtu hyn në lojë Stefaniuk dhe betoni i tij i veçantë. Ai dhe kolegët e tij në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets (MIT), kanë zbuluar një mënyrë për të krijuar një pajisje të ruajtjes së energjisë, të njohur si një super-kondensator nga tre materiale bazë shumë të lira:ujë, çimento dhe një blozë, një substancë e quajtur edhe si karboni i zi.

Super-kondensatorët janë shumë efikasë në ruajtjen e energjisë, por ndryshojnë nga bateritë në disa aspekte të rëndësishme. Ato mund të karikojnë shumë më shpejt me energji sesa një bateri me litium-jon, dhe nuk vuajnë nga të njëjtat nivele të degradimit të rendimentit me kalimin e kohës.

Por nga ana tjetër, super-kondensatorët e lëshojnë me shpejtësi fuqinë që ruajnë, duke i bërë ata më pak të dobishëm në pajisje të tilla si telefonat celularë, laptopët ose makinat elektrike ku nevojitet një furnizim i qëndrueshëm i energjisë për një periudhë të gjatë kohore.

Megjithatë, Stefaniuk thotë se super-kondensatorët me çimenton prej karboni, mund të japin një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet për de-karbonizimin e ekonomisë globale. “Nëse do të zgjerohet, kjo teknologji mund të ndihmojë në zgjidhjen e një çështjeje të rëndësishme – ruajtjen e energjisë së rinovueshme”- thotë ai.

Ai dhe kolegët e tij studiues në MIT dhe Institutin për Inxhinierinë e Frymëzuar Biologjikisht të Universitetit të Harvardit, parashikojnë disa përdorime për super-kondensatorët. Njëri prej tyre mund të jetë krijimi i rrugëve që ruajnë energjinë diellore, dhe më pas e lëshojnë atë për të rimbushur makinat elektrike.

Lëshimi i shpejtë i energjisë nga super-kondensatori i çimentos prej karboni, do t’i lejonte automjetet të merrnin një karikim të shpejtë të baterive të tyre. Një tjetër përdorim, do të ishte tek shtëpitë që ruajnë energjinë. “Ato mund të kenë mure, ose themele ose kolona, që janë aktive jo vetëm në mbështetjen e një strukture, por edhe që energjia të ruhet brenda tyre”- shprehet Stefaniuk.

Por është ende herët. Për momentin, super-kondensatori prej betoni, mund të ruajë pak më pak se 300 vat/orë për metër kub, mjaftueshëm për të fuqizuar një llambë LED 10 vat për 30 orë.  Fuqia e prodhimit mund të duket e ulët në krahasim me bateritë konvencionale, por një themel me 30-40 metra kub beton, mund të mjaftojë për të përmbushur nevojat ditore të energjisë të një familjeje thekson Stefaniuk.

“Duke pasur parasysh përdorimin e gjerë të betonit në nivel global, ky material ka potencialin të jetë shumë konkurrues dhe i dobishëm në ruajtjen e energjisë”-deklaron eksperti. Stefaniuk dhe kolegët e tij në MIT, e vërtetuan fillimisht këtë koncept duke krijuar super-kondensatorë 1 Vat, përpara se disa copa betoni të lidheshin së bashku në seri për të fuqizuar një llambë LED 3 Vat.

Që atëherë, ata e kanë rritur madhësinë për të prodhuar një super-kondensator 12 Vat. Vetë Stefaniuk ia ka dalë të përdorë versione më të mëdha të super-kondensatorit për të fuqizuar një tastierë video-lojërash. Tani ekipi i ekspertëve po planifikon të ndërtojë versione më të mëdha, duke përfshirë një pajisje deri në 45 metra kub beton, që do të ishte në gjendje të ruante rreth 10 kWh energji të nevojshme për të fuqizuar një shtëpi për një ditë.

Super-kondensatori funksionon për shkak të një vetie të pazakontë të karbonit të zi:është shumë përçues. Kjo do të thotë se kur karboni i zi kombinohet me pluhur çimentoje dhe ujë, krijon një lloj betoni që është plot me rrjete materialesh përcjellëse, duke marrë një formë që i ngjan rrënjëve të vogla gjithnjë të degëzuara.

Kondensatorët janë të formuara nga dy pllaka përçuese me një membranë midis tyre. Në këtë rast, të dyja pllakat janë bërë nga çimentoja e zezë e karbonit, të cilat janë njomur në një kripë elektrolite të quajtur klorur kaliumi. Kur një rrymë elektrike kalohet tek pllakat e njomura me kripë, pllakat e ngarkuara pozitivisht grumbullojnë jone të ngarkuara negativisht nga kloruri i kaliumit.

Dhe për shkak se membrana e pengon shkëmbimin e joneve të ngarkuara midis pllakave, ndarja e ngarkesave krijon një fushë elektrike. Duke qenë se super-kondensatorët mund të grumbullojnë sasi të mëdha ngarkese shumë shpejt, kjo mund t’i bëjë ato të dobishme për ruajtjen e energjisë së tepërt, të prodhuar nga burime të rinovueshme me ndërprerje si era dhe Dielli.

“Kjo do të largonte presionin nga rrjeti, në momentet kur nuk fryn era, dhe nuk shkëlqen Dielli”- thotë Stefaniuk. Gjithsesi super-kondensatorët nuk janë të përsosur. Variantet ekzistuese e shkarkojnë shpejt energjinë dhe nuk janë ideale për prodhim të qëndrueshëm, i cili do të nevojitej për të fuqizuar një shtëpi gjatë gjithë ditës.

Stefaniuk thotë se ai dhe kolegët e tij, po punojnë për një zgjidhje që do të lejonte që të modifikohet versioni i tyre me çimento të përzier me karbon. Mund të ketë edhe probleme të tjera që duhet kapërcyer. Shtimi i më shumë karboni të zi, e lejon super-kondensatorin të ruajë më shumë energji, por në të njëjtën kohë e bën pak më të dobët betonin.

Ndërsa super-kondensatorët me çimento karboni, mund të ndihmojnë për të reduktuar varësinë tonë nga litiumi, ata kanë ndikimin e tyre mjedisor. Prodhimi i çimentos është përgjegjës për 5-8 për qind të emetimeve të dioksidit të karbonit nga aktiviteti njerëzor në nivel global. Dhe çimentoja e karbonit e nevojshme për super-kondensatorët, do të duhej të bëhej rishtas në vend se të montohet në strukturat ekzistuese. Megjithatë, duket se kjo është një risi premtuese, thotë Majkëll Short, i cili drejton Qendrën për Inxhinieri të Qëndrueshme në Universitetin Tisajd në Britaninë e Madhe.

“Hulumtimi hap shumë rrugë potenciale interesante rreth përdorimit të vetë mjedisit të ndërtuar, si një mjet për ruajtjen e energjisë. Meqë materialet janë të zakonshme dhe prodhimi relativisht i drejtpërdrejtë, kjo tregon se kjo qasje duhet të hulumtohet më tej dhe mund të jetë potencialisht një pjesë shumë e dobishme e tranzicionit, drejt një të ardhmeje më të pastër dhe më të qëndrueshme”- thekson ai.

Gjithsesi, do të nevojiten më shumë kërkime për ta zhvendosur këtë risi nga laboratori në botën reale.

“Shpeshherë, zbulimet e reja janë problematike kur përpiqemi të kalojmë nga shkalla laboratorike tek përdorimi në shkallë më të gjerë. Kjo mund të ndodhë për shkak të kompleksitetit të prodhimit, mungesës së burimeve ose ndonjëherë për shkak të parimeve fizike ose kimike themelore. Vetitë e dëshirueshme që ndodhin në shkallë më të vogla, mund të dobësohen apo edhe të zhduken në formate më të mëdha”- nënvizon eksperti.

Më të afërt se kurrë, Yll Limani dhe Elvana Gjata “ç mendin” fansat në koncert

Dekada, koncerti i Elvana Gjatës në Gjermani rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm në CV-në artistike të këngëtares.

Shumë personazhe dhe këngëtarë ishin të ftuar ku një prej tyre ngriti publikun në këmbë.

Ylli Limani teksa po performonte me Elvana Gjatën në një moment i kërkon kësaj të fundit puthje në buzë.

Brohorimat e publikut vërtetuan gjithçka ku jo pak herë është përfolur për një romancë mes tyre.

Tr@gjedi në brigjet italiane, mbyten dy anije, raportohet për dhjetëra të vd*kur dhe të zhdukur

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe më shumë se 60 janë të zhdukur si pasojë e dy anijeve të mbytura në brigjet e Italisë jugore.

Organizata bamirëse gjermane RESQSHIP tha se shpëtoi 51 persona nga një varkë që po fundosej dhe gjeti 10 trupa të bllokuar në kuvertën e poshtme të varkës pranë ishullit Lampedusagjatë së hënës.

“Në një incident tjetër të së njëjtës ditë, më shumë se 60 persona u raportuan të zhdukur, ku 26 prej tyre dyshohet se ishin fëmijë”, tha Médecins Sans Frontières (MSF).

Agjencia e OKB bëri me dije se varka mbante në bord emigrantë që ishin nisur nga Libia dhe Turqia.

Të mbijetuarit e mbytjes së anijes pranë Lampedusa-s iu dorëzuan rojes bregdetare italiane dhe u nxorën në breg mëngjesin e së hënës, ndërsa trupat e atyre që humbën jetën po tërhiqen në ishull.

“Varka ishte nisur nga Libia dhe mbante emigrantë nga Siria, Egjipti, Pakistani dhe Bangladeshi”, thanë në një deklaratë të përbashkët agjencia e OKB-së për refugjatët UNHCR, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe agjencia e OKB-së për fëmijë UNICEF.

Advertisements

“Familje të tëra nga Afganistani supozohen të vdekura. Ata u larguan nga Turqia tetë ditë më parë dhe kishin marrë ujë për tre ose katër ditë. Ata na thanë se nuk kishin jelek shpëtimi dhe disa anije nuk ndaluan për t’i ndihmuar,” thanë autoritetet.

Mesdheu është rruga më vdekjeprurëse e njohur e migrimit në botë.

Më shumë se 23,500 emigrantë kanë vdekur ose janë zhdukur në ujërat e saj që nga viti 2014, sipas të dhënave të OKB-së.

Xhuli në mes Dormundit, jo me pite por me flamur në përkrahje të Shqipërisë

Shqipëria sot zhvillon ndeshjen kundër Italisë në Euro 2024 në stadiumin “Iduna Park”.

Një numër i madh tifozësh shqiptarë tashmë kanë udhëtuar drejt Dortmundit për ta shikuar këtë ndeshje.

Mes tyre edhe modelja, Juliana Nura e njohur si Xhuli.

Ajo në rrjetin e saj social ‘’Instagram’’, ka postuar video ku shihet duke mbajtur në dorë flamurin Kuq e Zi e duke kenduar mbi një veturë.

”Krenare që jam shqiptare” ka thënë Xhuli.

Eleni Foureira: “Do t’i bëj një padrejtësi Shqipërisë, por ndihem greke”

Që nga dita kur ajo ra në qendër të vëmendjes, Eleni Foureira ka qenë e angazhuar si me pamjen e saj shpërthyese, ashtu edhe me origjinën e saj. Askush nuk mund ta mohojë këtë.

Nëse ju kujtohet, disa vite më parë, kur u pyet për mbiemrin, këngëtarja shpjegoi se i ka rrënjët nga Meksika! E pavarësisht përpjekjeve të mediave për të vërtetuar se origjina e saj e vërtetë ishte nga Shqipëria, këngëtarja u përpoq me gozhdë dhe dhëmbë ta mohonte… dhe e pranojmë se ia kishte dalë, deri në ditën kur ylli i televizionit zbuloi mbiemrin e vërtetë”. FOURERA ENTELA KRISTAQ”.

Më pas le të kujtojmë se edhe një herë të gjithë e gjykuan. “E fsheha që kam lindur në Shqipëri, sepse kur shkoja në kompani diskografike, para se të hyja në Mystique, as që donin ta dëgjonin. Ishte shumë tabu për ta”, deklaroi ajo në atë kohë. Më pas ajo pranoi se ishte veçanërisht krenare për prejardhjen e saj.

E ndërsa në vitin 2018 të gjithë e pranuam dhe respektuam arsyen që e kishte fshehur… Eleni me deklaratat e reja për origjinën mbjell sërish panik! Pse e themi këtë? Sepse ndërsa para se të deklarohej zyrtarisht shqiptare, tani deklarohet sërish greke! Jo se e kemi problem origjinën, por na bën përshtypje! “Do të jem i padrejtë me Shqipërinë, por ngaqë nuk kam jetuar atje, ndihem grek. Kur je 20 vjet në një vend dhe të ka rritur dhe të ka bërë ky që je, nëse më pyet se nga je do të të them që kam lindur në Shqipëri por jam grek. Unë e respektoj dhe e dua Shqipërinë dhe dua të bëj gjëra atje, por jam rritur në Greqi dhe mentaliteti im është grek. Kur shkoj në Shqipëri thonë se ka ardhur grekja dhe këtu gjysma thonë se ka ardhur gruaja shqiptare. Tani ndihem greko-shqiptare dhe pak qipriote”, është shprehur ajo në një intervistë të fundit në emisionin “Foleja e Qyqes”.

@NewsIn.Al

FOTOT/ Armët sekrete të spiunazhit gjatë Luftës së Ftohtë

Raportimet e fundit kanë sugjeruar se një seri e mistershme e sëmundjeve nga të cilat ka vuajtur stafi diplomatik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është rezultat i “armëve sonike” të përdorura nga një njësi e fshehtë e inteligjencës ruse. Nëse pretendimet e tilla janë të sakta, ato armë do të ishin më të fundit në vargun e gjatë të pajisjeve të paimagjinueshme të dizajnuara nga Moska dhe nga Agjencia Qendrore amerikane e Inteligjencës (CIA) për të vrarë, plagosur ose monitoruar kundërshtarët.

Dr. Andrew Hammond, një historian dhe kurator në Muzeun Ndërkombëtar të Spiunazhit në Uashington, i tha Radios Evropa e Lirë se dyshimi për përdorimin e armëve energjetike të drejtuara ndaj amerikanëve të vendosur jashtë vendit, u shfaq fillimisht gjatë Luftës së Ftohtë.

“Ne kemi dëshmi historike që kjo çështje është diskutuar në të kaluarën në nivelin më të lartë”, tha ai

Ndërtesa e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Moskë, më 1987
Ndërtesa e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Moskë, më 1987

Në vitin 1967, Sekretari amerikan i Shtetit, Dean Rusk, ngriti dyshime se Ambasada e SHBA-së në Moskë po shënjestrohej me një “sinjal elektromagnetik”.

Rrezja e energjisë më vonë u bë e njohur si “sinjali i Moskës” dhe përfundimisht u vendosën veshje kundër rrezatimit në dritaret e ambasadës.

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së më vonë përsëriti rrezen e energjisë dhe e testoi atë te majmunët. U hartuan plane për të testuar pajisjen laserike në subjekte njerëzore që nuk ishin të informuara për këtë para se projekti të anulohej.

Hammond thotë se është e pamundur të dihet se si do të dukej një pajisje moderne më e fuqishme se instrumenti i kohës së Luftës së Ftohtë.

“Në thelb, ne nuk e dimë atë që nuk dimë”, tha ai. “Nëse do të dinim se çfarë ishin, do të ishim në gjendje të kuptonim efektin që mund të kenë ose nuk mund të kenë, sa të fuqishme janë, se sa do të kushtonin për t’u prodhuar, etj. Për momentin jemi në errësirë”.

Pajisjet e mëposhtme dihet se janë përdorur ose zhvilluar për t’u përdorur nga spiunët gjatë Luftës së Ftohtë.

, FOTOT/ Armët sekrete të spiunazhit gjatë Luftës së Ftohtë

Pistoleta buzëkuq

Një shembull i pajisjes me një goditje, të lëshuar nga Komiteti i Sigurisë Shtetërore (KGB) i Bashkimit Sovjetik, u zbulua në një pikë kontrolli amerikan në Berlinin Perëndimor më 1965. Hapja e cilindrit siç duket mund të fshihej në një buzëkuq të vërtetë. Arma u quajt “puthja e vdekjes”.

, FOTOT/ Armët sekrete të spiunazhit gjatë Luftës së Ftohtë

Syze me pilulë të fshehur cianidi

CIA ua ofroi agjentëve të saj këto syze me një pilulë të vogël cianidi. Agjentët e kapur të SHBA-së mund të kryenin vetëvrasje në sytë e rrëmbyesve të tyre duke kafshuar fundin e syzeve të tyre.

, FOTOT/ Armët sekrete të spiunazhit gjatë Luftës së Ftohtë

Arsenali i Nikolai Khokhlovit

Armët, duke përfshirë “projektorë me plumba helmues” të kamufluar në dukje si kuti cigaresh, ishin pjesë e një sasie mjetesh për atentate që iu dorëzuan autoriteteve të Gjermanisë Perëndimore nga agjenti i KGB-së, Nikolai Khokhlov.

Spiuni sovjetik dezertoi në vitin 1954 pasi u ngarkua të mbikëqyrte vrasjen e një aktivisti antikomunist në Frankfurt. Përveç armëve të ndërlikuara të cigareve, arsenali përmbante gjithashtu dy pistoleta elektrike me tri tyta që plumbat me majë cianidi i gjuanin me aq pa zhurmë sa “kërcitja e gishtave”.

, FOTOT/ Armët sekrete të spiunazhit gjatë Luftës së Ftohtë

”Armë sulmi në zemër”

Kjo armë e CIA-s qëlloi një shigjetë toksine të ngrirë të butakëve që u shpërnda pothuajse pa gjurmë brenda trupit të personit që ishte cak, duke çuar në vdekje, me simptomën e një sulmi në zemër.

Arma, e parë në foton e mësipërme gjatë një seance dëgjimore në Senat të vitit 1975 për abuzimet e shërbimit të inteligjencës amerikane, qëlloi pothuajse në heshtje dhe ishte efektive deri në 100 metra.

, FOTOT/ Armët sekrete të spiunazhit gjatë Luftës së Ftohtë

Transmetuesi T-1151 ‘Dog Doo’

Pjesa e jashtme në formë jashtëqitjeje e T-1151, e zhvilluar në fund të viteve 1960, fshihte një pajisje që mund të hidhej në tokë dhe të aktivizohej nga amerikanët që kishin nevojë për shpëtim ose nxjerrje. Pajisjet u krijuan për të imituar “jashtëqitjet e një qeni të përmasave të mesme ose të kafshëve të tjera”, por u quajtën “monkey turds” (jashtëqitje majmuni).

, FOTOT/ Armët sekrete të spiunazhit gjatë Luftës së Ftohtë

Insektotopter

“Insekti bartës i insektit” u zhvillua nga CIA në vitet 1970 për të ofruar pajisje dëgjimi në miniaturë në vendet ku ato mund të transmetonin biseda. CIA pretendon se testet e fluturimit për insektotopterin e pikturuar me dorë ishin “mbresëlënëse”, por fluturakja e vogël ishte e vështirë të kontrollohej nga era dhe pajisja e ndërlikuar nuk u përdor kurrë në terren.

, FOTOT/ Armët sekrete të spiunazhit gjatë Luftës së Ftohtë

“Ombrella bullgare”

Në vitin 1978, disidenti bullgar Georgi Markov vdiq në Londër menjëherë pasi u godit në këmbë nga një burrë me çadër, që besohej se ishte një spiun komunist bullgar. Markov kritikoi qeverinë komuniste bullgare në një seri raportesh për transmetuesin britanik BBC dhe për Radion Evropa e Lirë, midis viteve 1975 dhe 1978, të cilat shumë bullgarë i dëgjuan në fshehtësi.

Ombrella që mbante njeriu, mendohet të ketë qenë një pajisje e projektuar nga KGB-ja, e krijuar për të shpërndarë një topth të vogël helmi në objektiva, që nuk e prisnin në rrugë./Rel

Mbledhja sekrete e Byrosë në ’84-ën për sëmundjen e “Komandantit”: Nexhmija më tha se shoku Enver, nuk e lëvizte dot as këmbën, as dorën, por…

Ramiz Alia: Gjendjen shëndetësore të shokut Enver, tani për tani e dimë vetëm ne, asnjë njeri tjetër, prandaj askush nuk duhet të marrë vesh!

Nga Dashnor Kaloçi

Plot 39 vjet më parë, në mesnatën e 11 prillit të vitit 1985, pas dy ditësh në koma, pushoi zëmra e udhëheqësit kryesor të Shqipërisë komuniste, diktatorit Enver Hoxha, njeriut që e kishte qeverisur me dorë të hekurt vendin e tij, që nga nëntori i vitit 1944, kur ai erdhi në pushtet menjëherë pas largimit të forcave gjermane, gjë e cila shënoi edhe mbarimin e Luftës.  Vdekja e tij erdhi edhe si pasojë e një sëmundje (diabeti), që atij i ishte shfaqur që në vitet e para të pasluftës, e cila u bë shkak edhe për një infarkt akut, që ai pësoi në vitin 1973, duke i shpëtuar paq vdekjes, por që në fillimet e viteve ’80-të, iu acarua së tepërmi, duke i dhënë edhe mjaft komplikacione, kjo solli dhe vdekjen e tij në mesnatën e 11 prillit 1985.

Por keqësimi i shëndetit të Enver Hoxhës, filloi që nga ditët e para të shkurtit të vitit 1984, gjë e cila shkaktoi një alarm të vërtetë tek “shokët e udhëheqjes”, duke bërë që Ramiz Alia, njeriun të cilin Enveri, pas eliminimit të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, në dhjetorit të vitit 1981, e kishte “pagëzuar dhe promovuar si pasardhësin e tij, të mblidhte disa herë në takime pune anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike, për t’i informuar ata për situatën e rëndë shëndetësore, që po kalonte “Komandanti”, apo dhe komunikuar herë pas here, mbi sëmundjen e tij dhe “masat që po merrte Partia”, për ta kaluar atë situatë tejet të vështirë.

Veç të tjerash kjo gjë bëhet e ditur edhe nga disa dokumente me siglën “Tepër sekret e një rëndësie të veçantë”, të nxjerra nga Arkivi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së, (Fondi 14, Ap. O.U)

Gjëja e parë që bie në sy nga këto dokumente me proces-verbalin e mbledhjes së Byrosë Politike, të mbajtur në datën 17 shkurt 1984, është fakti se Ramiz Alia, tashmë kishte marrë në dorë “frenat” e shtetit shqiptar dhe në një farë mënyre ai ishte tashmë edhe “de facto” kreu i Partisë së Punës së Shqipërisë, duke vendosur vetë për gjithçka. Dhe tjetra që vihet re në këto dokumente, është preokupimi mjaft i madh i Ramiz Alisë dhe gjithë “shokëve të udhëheqjes”, për ta mbajtur sa më të fshehtë sëmundjen e Enverit dhe gjendjen shëndetësore të tij.

Pasi ka bërë një rezyme të gjendjes shëndetësore të Enver Hoxhës dhe ekipin e mjekëve shqiptarë që ishin angazhuar në atë drejtim, Ramiz Alia, ka diskutuar me “shokët e Byrosë”, edhe për mundësinë e sjelljes nga jashtë shtetit të disa mjekëve specialistë, kryesisht nga Franca, por nuk është pranuar nga vetë Enveri, dhe as nga Ramizi me Nexhmijen, pasi i druheshin lajmeve të shtypit botëror, sepse një gazetë greke, kishte shkruar se Enver Hoxha kishte vdekur.

Nisur nga këto, në ato mbledhje, Ramiz Alia i ka porositur “shokët e Byrosë”, që të kenë kujdes në ruajtjen e sekretit “për shëndetin e shokut Enver”, madje të mos bisedojnë as me familjarët e tyre dhe në shtëpi e në publik, të rrinë të qeshur, që populli të mos kuptojë gjë.

Por për më shumë, na njohin dokumentet i më poshtëm me proces-verbalet e mbledhjeve të Byrosë Politike të datës 17 shkurt dhe 11 nëntor të vitit 1984, të cilat po e publikojmë.

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCES-VERBALIN E MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE, 17 SHKURT 1984, MBI SËMUNDJEN E ENVERIT

“Tepër sekret, i rëndësisë së veçantë”

Proces-verbal i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, i datës 17 shkurt 1984.

Kjo mbledhje u thirr sot rreth orës 13 e 30 nga shoku Ramiz Alia, me anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike që ndodhen në Tiranë, për t’i vënë në dijeni mbi një fenomen shqetësues shëndetësor, që i ndodhi dje shokut Enver rreth orës 17 pasdite.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ju thirra një çikë, shokë, për t’ju informuar mbi gjendjen shëndetësore të shokut Enver. Gjendjen e përgjithshme të shëndetit të tij, ju e dini, por dje rreth orës 17-17 e 30 ai pati një fenomen të papëlqyeshëm, një iskemi të lehtë në formë spazme, e cila i shkaktoi njëfarë vështirësie në dorën e krahun e djathtë dhe në këmbën e majtë. U thirrën menjëherë mjekët, me të cilët u takova edhe vetë. Në përgjithësi, pas ndërhyrjes së tyre, gjendja u stabilizua dhe u përmirësua disi që mbrëmë.

Unë shkova edhe tani për ta parë, pas mbledhjes së Sekretariatit që bëmë sot. Sa hyra brenda, shoku Enver më pa dhe më pyeti nëse e bëmë mbledhjen. Pa hyrë në detaje, iu përgjigja që e bëmë dhe shkoi shumë mirë. Kaq i thashë dhe i bëra të fala nga të gjithë ju, nuk u zgjata më tepër. Ashtu siç paraqitet sot, gjendja e shokut Enver është disi e mirë, një përmirësim pas ja deri këtu, se këto lloj fenomenesh, siç janë spazmat apo iskemitë, ndodh që të përsëriten. Prandaj tani të tëra përpjekjet, si të thuash për këtë po bëhen për të dominuar situatën, të shmangen përsëritjet.

RAMIZ ALIA: Ajli Alushani së bashku me mjekët po vëzhgojnë nga afër situatën. Për këtë qëllim u krijua menjëherë një grup mjekësh specialistë të fushave të ndryshme me të tëra mjetet e duhura në dispozicion, në krye të të cilëve është vetë ministri i Shëndetësisë, Ajli Alushani. Ky shkoi që në fillim në vend dhe vazhdon të qëndrojë atje tok me gjithë mjekët e tjerë, që po i bëjnë shokut Enver, të gjitha shërbimet e nevojshme.

Gjendja shëndetësore e shokut Enver, siç shihet ka tendencë dhe po ecën drejt përmirësimit. Tani e tërë lufta, të gjitha përpjekjet e terapitë po bëhen së pari, që të dominohet situata, siç thashë të mos ketë përsëritje të këtyre fenomeneve shqetësuese. Synimi i dytë është, që mundësisht të shmangen konsekuencat që mund të shkaktojë sëmundja në zemër e, të mos i rëndohet zemra. Probleme në zemër, shoku Enver nuk ka.

Përpara disa vjetësh, siç e dimë, ka pasur ndonjë episod të vogël dhe ai ka qenë ankuar, po në përgjithësi edhe zemra e tij tani është në gjendje të mirë. Sidoqoftë, rreziku shqetësues se vetë dobësimi i organizmit mund të shkaktojë konsekuenca në këtë organ. Me pak fjalë, kjo është gjendja shëndetësore e shokut Enver, që nga dje pasdite që iu shfaqën fenomenet shqetësuese.

Më tepër nuk di gjë t’ju them. Ne do ta ndjekim gjendjen e tij dhe me përpjekjet që po bëhen, do të shikojmë çfarë ka konkretisht, mbasi çfarë është ky fenomen me saktësi, akoma nuk del qartë nëse jemi përpara iskemie, një spazme të thjesht apo ka diçka tjetër.

Pikërisht këtë janë duke e shikuar mjekët. Ata po kujdesen dhe do t’ia bëjnë të gjitha shërbimet si duhet. Përpara një gjendjeje të tillë, të them të drejtën e gjykova të domosdoshme t’ju njoftoja ju shokë se nuk mund ta mbaja dot vetëm përsipër këtë shqetësim të madh.

Dëshiroj gjithashtu t’ju theksoj se këtë ngjarje tani për tani e dimë vetëm ne që jemi këtu, asnjë njeri tjetër, prandaj askush nuk duhet të marrë vesh mbi këtë çështje. Me njëri-tjetrin ne edhe mund të bisedojmë, çështja është të mos na bëhet zakon dhe të bëjmë biseda ku të mundim, sidomos në vende ku mund të jenë edhe të tjerë veç nesh.

SHOKU BESNIK BEKTESHI: Po ja për shembull, kur të marrim njërit-tjetrin në telefon, nuk ka pse të pyesim si jeni, të mos bëjmë hiç fare të tilla pyetje. Kur të takohemi dhe të jemi vetëm, është tjetër çështje.

SHOKU HEKURAN ISAI: Kryesorja është tani ndalimi i procesit të sëmundjes.

SHOKU RAMIZ ALIA: Kjo ka rëndësi. Ja, tani që isha atje dhe u takova me shokun Enver, si e pashë gjendjen e tij që është më e mirë, u ula pak në kolltukun e tij, megjithëse nuk qëndrova gjatë, e informova pak për mbledhjen.

SHOKU MANUSH MYFTIU: Raste me fenomene të tilla nuk ka pak edhe në vendin tonë, po kur kapen në kohë dhe kurohen, nuk lënë asnjë shenjë.

SHOQJA LENKA ÇUKO: Bile nuk lënë shenja as në moshat e mëdha.

SHOKU HEKURAN ISAI: Ka raste që disa njerëzve u bie edhe dy-tri herë me radhë dhe e kapërcejnë krizën.

SHOKU MANUSH MYFTIU: Ja, kam vëllanë tim që i kanë rënë dhe megjithëse është 58 vjeç, është normalizuar. Kalojnë të tilla fenomene, po të trajtohen me kujdes.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Kam besimin e plotë që kjo gjendje Enverit do t’i kalojë.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Kalojnë, kalojnë. Edhe shokut Enver me siguri do t’i kalojë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Siç thashë shokë, ne do t’i qëndrojmë mbi kokë. Ekipi i mjekëve që është atje, do t’ia bëjë të gjitha shërbimet. Unë ju njoftova vetëm sa për ta ditur këtë gjendje. Nga mjekët tanë më të mirë, vetëm Petrit Gaçe nuk është tani për tani, se ndodhet jashtë shtetit, por edhe ky sonte ose nesër do të kthehet, megjithëse në gjendjen e tanishme nuk ka ndonjë punë për të.

SHOQJA LENKA ÇUKO: Sidoqoftë, ai duhet të kthehet shpejt dhe të jetë këtu, se është specialisti më i mirë që kemi për këto lloj sëmundjesh.

SHOKU RAMIZ ALIA: Pra, deri tani kështu është gjendja. Po të ketë ndonjë gjë tjetër, do t’ju mbaj në korrent kur duhet dhe aq sa duhet. Me këtë rast mendoj se nuk ka nevojë të marrim ndonjë vendim. Grupi i mjekëve është krijuar nga specialistët tanë më të mirë. Dje thirrëm edhe Bajram Prezën, specialist neurolog, që edhe ky të diskutojë bashkë me të tjerët, mbi këtë çështje.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Ne mund të sjellim menjëherë nga jashtë çdo lloj preparati të nevojshëm që mund t’u duhet mjekëve.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po të ketë nevoja, jo vetëm preparatin, por çdo gjë tjetër të domosdoshme që mund të nevojitet e sjellim nga jashtë për këtë rast.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Mund të lindë nevoja edhe për ndonjë specialist.

SHOKU RAMIZ ALIA: Edhe këtë çështje do ta shikojmë, por natyrisht një gjë e tillë ka edhe anën tjetër që duhet parë.

SHOKU BESNIK BEKTESHI: Kjo është ana tjetër e medaljes. Duhet vigjilencë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ju të jeni të bindur shokë, se ne do të marrim të gjitha masat çfarë duhet e si duhet, por theksoj edhe një herë, ta mbajmë parasysh se problemi është shumë serioz, se pa qenë gjë, kanë dalë llafe, jo më ta marrin vesh njerëzit tanë, ç’ka ngjarë.

Pse e them këtë? Sepse dalin llafe. E ç’tju them unë? Ja ta filloj nga vetja. Mbase shokët që ishin me mua në mbledhjen e Komitetit Qendror, sot nuk e vunë re se nuk po e mbaja dot veten. Si pa dashur atje flisja me një ton pak të irrituar dhe nuk isha në humor. Nuk i shpreha me tonin e zakonshëm. Mirëpo ai tjetri, të psikologjis.

SHOKU SIMON STEFANI: Ashtu është shoku Ramiz, prandaj duhet të përpiqemi të kemi kujdes edhe humorin në këtë rast, të mos e ndryshojmë nga i zakonshmi.

SHOKU SIMON STEFANI: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në qëndrimet tona.

SHOKU SIMON STEFANI: Se na e njohin natyrën njerëzit tanë.

SHOQJA LENKA ÇUKO: Të gjithë ne që ishim në mbledhjen e Komitetit Qendror, u munduam të mos e japim veten.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ja mbrëmë, kur u ktheva në shtëpi duke më parë pa humor, vajza më pyeti “Ç’ka babi”? Kisha një punë me shokun Enver – iu përgjigja unë – dhe kështu e mbylla këtë muhabet. Të shikojnë njerëzit, kur nuk je në humorin e zakonshëm.

SHOKU BESNIK BEKTESHI: Ata të pyetën se, nuk të panë në humorin e zakonshëm.

SHOKU RAMIZ ALIA: Prandaj ta kemi parasysh edhe këtë anë, se problemi është tepër serioz dhe po të hapen fjalë, mund t’i shkaktohen telashe Partisë. Fjalë janë hapur edhe herë të tjera, po për t’ua mbyllur gojën njerëzve, u thoshin shokut Enver të dilte në ndonjë mbledhje publike, që ta merrte televizori, kështu njerëzit qetësoheshin.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Na ka dalë disa herë përpara kjo çështje.

SHOKU RAMIZ ALIA: Këto kisha për t’ju thënë shokë, ç’tju them tjetër?!

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Dëshira jonë e madhe është që shoku Enver, ta kalojë sa më shpejt këtë gjendje.

SHOKU RAMIZ ALIA: Nexhmija më tregoi se Enveri nuk lëvizte dot as krahun dhe as këmbën.

SHOKU RAMIZ ALIA: Do ta kalojë, unë kam bindjen se do ta kalojë. Ja po ju tregoj se në krahasim me dje pasdite, gjendja e tij sot ka shumë ndryshime për mirë. E dyta, nga ç’më thanë mjekët në fillim të them të drejtën, kisha krijuar një vizion tjetër, pak si pesimist, se gjendja e shokut Enver mu duk më e rëndë. Edhe Nexhmija, sa më mori dje në telefon që të shkoja shpejt dhe ika menjëherë atje, megjithëse shokun Enver nuk e pashë, se nuk hyra në dhomë.

Në atë kohë, ajo më tregoi se ai nuk lëvizte dot as dorën, as krahun, dhe as këmbën e djathtë. Mirëpo pas dy orësh gjendja filloi të ndryshonte pozitivisht. Kurse sot kur e pashë vetë me sy, nuk mu duk shqetësuese gjendja, përkundrazi mu duk e mirë. Kuptohet vetvetiu që edhe shoku Enver pacient është, këto lloj sëmundjesh kështu janë, po fakt është që sot sa më pa, më pyeti për mbledhjen dhe siç ju thashë, i tregova.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Rëndësi ka çështja që ka filluar kthesa për mbarë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Kështu është, kthesa ka filluar nga e mira.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Mjekët e dominuan menjëherë situatën dhe kjo ka shumë rëndësi.

SHOKU RAMIZ ALIA: E dominuan se edhe masat u morën shpejt.

SHOKU BESNIK BEKTESHI: Shpejtësia në këto raste ka rëndësi të madhe në marrjen e masave.

SHOQJA LENKA ÇUKO: Tani duhen porositur mjekët që po punojnë atje për këto që thamë, se ata e të tjerë hyjnë e dalin atje dhe hapet fjala.

SHOKU RAMIZ ALIA: Për të tërë kemi marrë masa ne atje, edhe për mjekët, edhe për personelin e shërbimit. Sidoqoftë, duhet të kemi shumë kujdes në këtë çështje. Mirë shokë, me kaq mbaruam.

Tiranë, më 18.2.1984.

Memorie.al

FAKSIMILE: Kush është ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë që ka pranuar se ka pasur ofertë për të qenë agjent i UDB

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, ka pranuar se ka marrë një ofertë zyrtare për të qenë agjent i UDB, duke qëndruar në ish- Jugosllavi në vitin 1991, dhe duke siguruar një punë të mirë atje.

Në deklaratat e tij zyrtare para policisë shqiptare në vitin 1991, ai ka pranuar se UDB i ka bërë ofertë të qëndrojë në ish- Jugosllavi, duke i siguruar punë të mirë, por ai ka kërkuar të kthehet në Shqipëri.

Në deklaratën e tij, nuk thuhet se ai nuk ka pranuar të punojë për UDB në Shqipëri.

Sipas deklaratave të tij para organeve zyrtare shqiptare, Flamur Noka thotë se ai i është përgjigjur interesimit të UDB për ngjarjet në Shqipëri, themelimin e Partisë Demokratike, kush janë njerëzit që drejtojnë Partinë Demokratike, kush i ka nxitur ngjarjet e “Shkollës së Bashkuar” dhe rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës, si dhe për zhvillimet në fshatin e tij.

Ai thotë se është pyetur për zyrtarë që drejtonin sgurimin në fshatin e tij, për PD-në, dhe pas kësaj është deportuar në Shqipëri.

Interesante është se Flamuri ka pranuar se pas gjithë këtyre akteve, ka gisht PD.

Interesant po ashtu është fakti që Flamuri ka fshehur në CV-në e tij dhe faktin që di serbisht, pasi në deklaratën para policisë ka thënë se i “kuptoja kur flisnin serbisht, pasi kam bërë shkollën e mesme në Shishtavec, që është një fshat me origjinë gorane, që flasin sllavisht”.

Të gjitha këto janë deklarata të tij zyrtare para organeve të policisë së shtetit shqiptar, pasi ishte arrestuar dhe mbajtur për disa javë në burg nga polica sekrete e ish- Jugosllavisë.

Në faksimile janë një pjesë e dëshmisë së tij, ndërkohë që për rastin duhet të zbatohet minimalisht ligji i dekriminalizimit.

Deputeti jo vetëm që e ka shkelur pjesën ku duhet të dëshmonte për arrestimin në ish- Jugosllavi dhe hetimin në Shqipëri, por ka fshehur dhe kontaktet e tij me UDB dhe faktin që u ka dhënë atyre informacionet që i kanë kërkuar.

Edhe kur janë botuar më herët këto pohime PS-ja në mënyrë të çuditshme ka heshtur, si ndaj këtij rasti, ashtu dhe rastit Fufi.

, FAKSIMILE: Kush është ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë që ka pranuar se ka pasur ofertë për të qenë agjent i UDB
, FAKSIMILE: Kush është ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë që ka pranuar se ka pasur ofertë për të qenë agjent i UDB

Avokati Idajet Beqiri duke folur për këtë rast ka përmendur edhe një person të arratisur nga Kukësi.

“Nëse do të kishim institucione serioze të shtetit, të pavarura prej agjenturës serbe e greke, Flamur Noka duhet të thirrej dhe të jepte shpjegime të hollësishme se çfarë lidhjesh familjare ka me ish-gjeneralin e UDB së Serbisë, tashmë në pension, Myrteza Zhvinki.

Ky person është arratisur nga Kukësi në vitet 1955 në Serbi, së bashku me vëllain e tij. Ky i fundit, domethënë vëllai i Myrtezait, nuk pranoi të bëhej agjent i UDB, dhe sot e kësaj dite jeton së bashku me familjen e tij në Paris. Ndërsa Myrtezai u bë agjenti me famë të madhe i UDB, duke i ngjitur shkallët e karrierës me shpejtësi, duke marrë gradën më të lartë të gjeneralit. A është Flamur Noka nipi i Myrtezait nga ana e nënës së tij? Kur dhe pse nëna e Flamur Nokës dhe gjithë pjesëtarët e familjes së saj prindërore e ndërruan mbiemrin nga “Zhvinki”, e bënë “Murati”?! – thotë Beqiri.

Do qαni! 25-vjeçαrja hυmb jetën, babai i ndërtοn vαrrin më të çudίtshëm që mund të keni pαrë

Fotografitë e va.rrit të një vajze të re në Rusi, bërë lajm në media të ndryshme dhe në rrjetet sociale.

Vizitorët e va.rre.zave në Ufa të Rusisë u h.abitën kur panë se një gur va.rri ishte në formë i-Phone. 

Telefoni prej guri bazalti është i realizuar me detaje, ka edhe logon e Apple në pjesën e pasme e madje edhe një QR-Code.

Guri i va.rrit u ndërtua nga babai, i cili e vu.ajti shumë humbjen e vajzës 25-vjeçare.

Ajo vd.iq në vitin 2016 nga shkaqe ende të paqarta. Gjithashtu nuk dihet arsyeja se përse gurin e va.rrit, e ndërtoi në këtë formë.

Prodhuesi i gurit të va.rrit, i cili ka kryer porosinë, thotë se pasi e kanë parë, njerëzit i kanë bërë edhe porosi të tjera.