“Më pëlqeu Broja, Bajrami super! Ajeti mund të rikthehet në Serie A”

Arlind Ajeti mund të rikthehet në Serie A. Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, pjesë e Cluj në Rumani, e nisi si titullar duelin e parë në Euro 2024 kundër Italisë në “Signal Iduna Park”.

Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes që u fitua 2-1 nga të kaltrit e Spallettit, menaxheri i Ajetit analizoi disa nga performancat e lojtarëve shqiptarë në takimin e luajtur në Dortmund.

“Bajrami shënoi një gol të bukur, ndërkohë që më pëlqeu shumë Broja. Gjithashtu Gjimshiti dhe Ajeti zhvilluan një punë të madhe në mbrojtje.

Ajeti? Ka edhe një vit kontratë me Cluj, por mund të rikthehet në Serie A. Ama, ne nuk duam të nxitohemi. Do të jemi të vëmendshëm ndaj gjithë merkatos që na rrethon, raporton Supersport.

Arlindi po rimerr gjithë vëmendjen në këtë Europian. Uroj që pas ndeshjes ndaj Italisë drejtorët sportivë të jenë bindur për cilësitë e tij”, theksoi Fabrizio Ferrari.

30-vjeçari shqiptar i lindur në Zvicër, zhvilloi takimin e 26-të me kombëtaren e Shqipërisë. Ajeti ka luajtur më parë në Itali me skuadra si Torino, Frosinone, Crotone, Reggiana dhe Padova.fabrizio

I uli kokën topit në golin e dytë të Italisë, rrjeti “kryqëzon” Elseid Hysajn (Video)

Shqipëria pësoi disfatë 2-1 ndaj Italisë, në përballjen e vlefshme për Europianin.

Të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale sa i takon lojës së kuqezinjve, ndërsa nuk mund të lihet pa përmendur rasti i golit të dytë të axurrëve.

Goditja e Nico Barellës ishte mjaft e fortë, ndërsa Elseid Hysaj bën gjithçka gabim, duke ulur kokën dhe duke lejuar që topi të shkonte në rrjetë.

Tifozët nuk janë përmbajtur në rrjetet sociale, duke etiketuar si fajtor mbrojtësin e krahut.

Kuqezinjtë e Sylvinhos dy synojnë që të futen në vallen e kualifikimit në ndeshje ne radhës, atë ndaj Kroacisë vetëm pas pak ditësh.

Video Player

Aksident në Greqi. Makina përplaset me autobusin, katër të νd*ekυr

Katër persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Toxotes Xanthi, Greqi.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është futur nën autobus.

Përplasja ka qenë e rëndë, dhe pasagjerët e makinës kanë humbur jetën menjëherë.

Sipas medieve greke, 6 persona kanë mbetur të lënduar. Makina është shkatërruar plotësisht nga aksidenti, ndërsa personat që ndodheshin në të gjetën vdekjen e menjëhershme.

Bëhuni gati për temperatura përvëluese, i nxehti afrikan do të godasë Shqipërinë!

Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë nga Anticikloni Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin gjatë gjithë javës por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare të tipit të lartë transparente të cilat do të jenë më tepër prezente kryesisht përgjatë relieveve malore.

Pritet rritje graduale e temperaturave,  të cilat do të jenë disa gradë më të larta sesa mesatarja mujore klimatike. Temperaturat pritet të shkojnë deri në 43 gradë.

Qytetet që do preken nga temperaturat e larta janë Elbasani, Shkodra, Gjirokastra, Fieri, Berati, Tirana dhe Lezha.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo fiton shpejtësi mesatare deri në 10-12m/s.

U martυa me veten, grυαja “divorcohet” pas 24 orësh: Nυk duroj dot më!

Një grua që pretendon se është martuar me veten e saj, thotë se ka nisur procedurat e divorcit pa kaluar 24 orë në shoqërinë e vetvetes.

Sofi Maure bëri bujë në mediat ndërkombëtare gjatë muajit shkurt, pasi në instagramin e saj me 500 mijë ndjekës, u shfaq e veshur me vello dhe deklaroi se do të martohej me veten.

Ajo madje porositi edhe një tortë gjigante, për të celebruar këtë moment të rëndësishëm. Megjithatë shumë nga ndjekësit iu kundërvunë duke thënë gjithçka që bënte ishte për vëmendje.

“Çfarë s’bën për klikime dhe për pak vëmendje”, i shkruajti një ndjekës, megjithatë të tjerë e mbështetën vendimin e saj.

“Sot është dita më e lumtur e jetës sime. Vendosa vellon dhe bleva një tortë, do martohem me veten”, shkruajti ajo.

Por duket se lumturia nuk ka zgjatur shumë. Pa kaluar 24 orë, 25-vjeçarja bëri një postim të dytë.

“Përditësim: Kam një ditë e martuar dhe s’po duroj dot më! Po shikoj mundësinë e divorcit”, shkroi Sofi.

“O sa mirë me qenë Shqiptar”, ‘tërbohet’ Noizy, ja si e feston golin e Bajramit (VIDEO)

Të gjithë Shqiptarët sonte janë nën ethet e sfidës me Italinë fqinje. Personazhet publikë por jo vetëm tashmë i kanë sytë nga kombëtarja shqiptare. Të shumtë janë politikanë, artistë, sportistë të cilët ndodhen në “Signal Iduna Park” ku po e shohin direkt ndeshjen me Italinë.

Këngëtari Rigels Rajku i njohur me emrin e artit si Noizy sëbashku me pjesëtarë të tjerë të grupit OTR ndodhen gjithashtu në tribunën Vip në Dortmund.

Por këngëtarin si tifoz të zjarrtë nuk e kishim parë kurrë më parë.

Ja si e ka festuar ai golin e Nedim Bajramit në minutën e 24.

VIDEO

https://www.instagram.com/reel/C8P1vg2onrq/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=990&rd=https%3A%2F%2Fwww.lajme.al&rp=%2Fo-sa-mire-me-qene-shqiptar-terbohet-noizy-ja-si-e-feston-golin-e-bajramit-video%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1907%2C%22ls%22%3A577%2C%22le%22%3A1877%7D

Ndër më të kritikuarit te goli i Italisë, Hysaj merr vendimin e papritur

Shqipëria u mposht dje në debutimin në EURO 2024 nga Italia me rezultatin 2-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin kuqezinjtë me Nedim Bajramin që shënoi pas 23 sekondash lojë, duke hyrë edhe në histori si lojtari që ka shënuar goli më të shpejtë në historinë e europianëve.

Por Italia brenda pak minutash përmbysi gjithçka.

Në fillim ishte Bastoni që barazoi shifrat, dhe pak minuta më vonë Barrela shënnoi golin e fitores për italianët.

Ishte pikërisht goli i mesfushorit të Interit që ngjalli pakënaqësi tek tifozët dhe opinioni sportiv që fajësuan më së shumti mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj.

Në momentin e gjuajtjes së Barrellas, Hysaj përkulet pak por mjaftueshëm sa topi të kalojë drejt rrjetës.

Pikërisht për këtë veprim të Hysaj, tifozët nuk ja kanë kursyer kritikat mbrojtësit që luan në Serie A.

Por Hysaj pas këtyre kritikave ka ndërmarrë një veprim të papritur.

Hysaj ka mbyllur çdo rrjet social të tijin.

EURO 2024/ Ndeshja ndaj Italisë, UEFA nis procedim disiplinor ndaj Shqipërisë

UEFA ka nisur hetim disiplinor për Shqipërinë pas ndeshjes ndaj Italisë të cilën kuqezinjtë e humbën 2-1.

Hetimi disiplinor ndaj Shqipërisë, ka nisur për pushtimin e fushës nga një tifoz dhe hedhje të sendeve të palejuara në fushën e blertë.

Gjithashtu UEFA po heton edhe për ndezjen e fishekzjarrëve nga tifozët kuqezi si dhe për banderolat me mesazh provokativ.

Kush ishte tifozi që ndërpreu ndeshjen mbrëmjen e kaluar: Kisha vënë bast me…

Shqipëria mbrëmë zhvilloi ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian 2024 kunder Italisë.

Ndonëse “Kuqezinjtë” ne vetëm 23 sekonda lojë pas golit të shënuar nga Nedim Bajrami, ata nuk ia dolën ta menaxhojnë mirë epërsinë e krijuar.

Italia arriti që ta përmbysë rezultatin duke shënuar dy gola me anë të Alessandro Bastonit dhe Nicolo Barellas për të “rrëmbyer” tri pikët.

Sidoqoftë, një ndër momentet që mori vëmendjen gjatë kësaj ndeshje ishte momenti kur një tifoz hyri në fushë dhe bëri që ndeshje të ndërpritej për disa minuta.

Tashmë është mësuar se tifozi që ka hyrë në fushë është shqiptar i Kosovës dhe banon në Skenderaj.

Sami Rexhepi ishte personi që arriti ta evitojë sigurimin dhe të hyjë në fushë për disa minuta duke i përshëndetur disa lojtarë.

Rexhepi tashmë ka treguar arsyen që fshihet prapa këtij veprimi që bëri bujë në rrjetet sociale.

”Kam vënë bast me djalin tim. Kjo ka qenë arsyeja”, ka thënë Rexhepi.

Përndryshe, Shqipëria do të rikthehet në aksion sërish të mërkurën, ku kësaj radhe do të ketë kundërshtar Kroacinë.

Ε rëndë/ Automjeti ρërplaset me autobusin në Greqi, v*esin 4 të rinj, mes tyre një shqiptar

5 të rinj kishin udhëtuar nga Halkida për në Ksanthi për të marrë pjesë në seminarin e një fabrike industriale.

Në mbrëmje, pasi ishin argëtuar, ata ishin nisur për të shkuar në Nesto, ku të nesërmen do të shkonin në plazh.

Automjeti me targa ZTA – 1004 ka hyrë në sens të kundërt në rrugën Ksanthi – Kavalla dhe në km 11 është përplasur me autobusin me targa AHP – 5909 të kompanisë “Spyros kai Xristos Tasios OE”, i cili për koicidencë transportonte punonjës të fabrikës ku kishin shkuar të rinjtë.

Nga përplasja e fortë, automjeti është ndarë në mes dhe pjesë të tij kanë fluturuar deri në 150 metra larg.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 udhëtarë të automjetit.

Konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi grek Georgios Oikonomidis 26 vjec si dhe pasagjerët Diana-Ana-Maria Bobu 28 vjec nga Rumania, Georgia-Maria Mastori 22 vjec nga Greqi e Neldian Serjani 27 vjec nga Shqipëria. I plagosur rëndë ka mbetur pasagjeri i pestë i mjetit, Nikolaos Metoxiatis 22 vjec nga Greqia.

Nga përplasja e fortë janë plagosur lehtë edhe drejtuesi i autobusit dhe 3 pasagjerë mes të cilëve shtetasja shqiptare Pranvera Filja 39 vjec nga Elbasani.