“Krenare që jam shqiptare!”- Ish-banorja e BBV hipën mbi makinë dhe valëvit flamurin kombëtar në mesin e mijëra tifozëve në Dortmund (Video)

Mbrëmja e saj shtunës në Dortmund ishte elektrizuese, pasi Shqipëria u përball me Italinë.

Në qytetin gjerman  kanë vërshuar shumë tifozë me fanellat kuqezi dhe flamujt kombëtarë.

Në ambientet jashtë stadiumut “Iduna Park” u pa edhe ish banorja e Big Broher Vip Kosova, Juliana Nura.

Në një video që Xhuli e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, ajo shihet hipur mbi një makinë, teksa vallëzon me flamurin kuq e zi në mes të qindra tifozëve shqiptarë në Dortmund.

“Krenare që jam shqiptare. Gjithmon jemi 1 nje gjuh, nje komb, nje Flamur,” shkruan Xhuli në postimin e saj.

https://www.instagram.com/reel/C8PP4HNilLp/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fkrenare-qe-jam-shqiptare-ish-banorja-e-bbv-hipen-mbi-makine-dhe-valevit-flamurin-kombetar-ne-mesin-e-mijera-tifozeve-ne-dortmund-video%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1038%2C%22ls%22%3A323%2C%22le%22%3A1022%7D

Vdes në moshën 26-vjeçare portieri i njohur

Portieri i Malit të Zi dhe i klubit anglez Millwall, Matija Sarkiq, ka vdekur të shtunën në moshën 26-vjeçare, njoftoi klubi i tij.

Sarkiqi u sëmur në Mal të Zi, derisa ishte në detyrë me ekipit kombëtar. E përditshmja malazeze Vijesti raportoi se Sarkiq vdiq në një banesë në Budva mëngjesin e së shtunës.

Më datën 14/06/2024 rreth orës 00:10 është raportuar se në Prizren, një i dyshuar (A.Sh 44 vjeç) pas një mosmarrëveshje nën ndikim te alkoolit e sulmon viktimën (E.Sh. 21 vjeç)– vajzën e tij duke e goditur me një mjet të mprehtë- thikë në regjionin e shpinës, viktima ka pësuar lëndime trupore sipas raportit mjekësor”, theksoi ai.

Më tej bëhet me dije se autori është nën akuzë për veprën penale “Vrasje-në tentative”, ndërsa është lëshuar një aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë.

“Pas konsultimin e prokurorin kujdestar nga departamenti i krimeve të rënda i njëjti rekomandon të inicohet rast me vepër penale “Vrasje-në tentative”, i cili e lëshon aktvendimin mbi ndalim për 48 orë”, ka pohuar ai.

“Ethet” në “Euro 2024”, përftimet marramëndëse të Kombëtares kuq e zi nga eventi

Pavarësisht rezultatit dhe ecurisë që do të ketë në Grup, djemtë e Shqipërisë e kanë bërë tashmë historinë, duke u kualifikuar për herë të dytë, pas atij në Francë në vitin 2016.

Përveçse një rezultat i rëndësishëm nga pikëpamja sportive, një garë futbollistike madhore, siç është Kampionati Europian shoqërohet edhe me përfitime të rëndësishme të natyrës ekonomike.

Këtu përfshihen përfitimet direkte për Federatën Shqiptare të Futbollit, bonuset e mundshme për lojtarët, por edhe të ardhura shtesë për disa sektorë të veçantë të ekonomisë, të lidhur me zhvillimin e këtij evenimenti.

Të ardhurat që pritet të sigurojë Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) nga pjesëmarrja në këtë kompeticion janë të konsiderueshme për një vend si Shqipëria.

Sipas informacionit nga Federata Europiane e Futbollit (UEFA), pagesa fikse e pjesëmarrjes për secilën nga federatat pjesëmarrëse në Euro 2024 do të jetë 9.25 milionë euro.

Me kualifikimin për në Europian, kjo shumë është një e
ardhur e siguruar tashmë për FSHF.

Të ardhurat e tjera do të jenë në varësi të rezultateve sportive që do të sigurojë Kombëtarja.

Për çdo ndeshje të fituar në fazën e grupeve, ekipet do të përfitojnë 1 milion euro, ndërsa për çdo barazim do të marrin nga 500 mijë euro.

Në këtë mënyrë, e ardhura shtesë mund të arrijë deri në 3 milionë euro, në rast se Kombëtarja do të arrinte t’i fitonte të gjitha ndeshjet.

Kjo do ta çonte të ardhurën maksimale të mundshme nga faza e parë, në grupe, në 12.25 milionë euro.

Më tej, kualifikimi për fazën e ardhshme, atë të të gjashtëmbëdhjetave, do të shoqërohej me një bonus shtesë prej 1.5 milionë eurosh.

Pra, në rast se Kombëtarja kalon fazën e grupeve, FSHF do të përfitonte 10.75 milionë euro, plus të ardhurat nga fitoret ose barazimet e mundshme.

Në rastin më të mirë, pra, të arritjes së tre fitoreve, e ardhura nga faza në grupe do të arrinte në 13.75 milionë euro.

Duke pasur parasysh se në fazën e një të tetave do të kualifikohen 16 ekipe nga 24 pjesëmarrëse (dy vendet e para në çdo grup dhe katër vendet e treta më të mira) të paktën nga pikëpamja statistikore shanset për të vazhduar më tej janë të konsiderueshme.

Në rast se Kombëtarja do të arrinte të kualifikohej më tej për në çerekfinale, bonusi nga UEFA për këtë fazë do të ketë vlerën e 2.5 milionë eurove.

Kjo do ta çonte përfitimin total për FSHF në të paktën 13.25 milionë euro (pa përfshirë të ardhurat nga rezultatet në fazën e grupeve).

Në rast të arritjes në gjysmëfinale, bonusi i parashikuar nga UEFA ka vlerën e 4 milionë eurove. Kjo do ta çonte të ardhurën totale nga Europiani në të paktën 17.25 milionë euro, plus shtesat e mundshme nga rezultatet e arritura në fazën e grupeve.

Skuadra që do të fitojë Kampionatin Europian do të përfitojë një shpërblim prej 8 milionë eurosh, që e çon të ardhurën totale për ekipin fitues në të paktën 25.25 milionë euro, plus të ardhurat nga rezultatet në grupe (e ardhura maksimale do të arrinte në 28.25 milionë euro)

Ekipi që do të renditet i dyti do të marrë një shpërblim prej 5 milionë eurosh, që do ta çonte të ardhurën minimale nga arritja në finale në shumën e 22.25 milionë eurove (e ardhura maksimale llogaritet në 25.25 milionë euro).

Në fakt, të ardhurat maksimale të disponueshme do të jenë më të ulëta krahasuar me Euro 2020, kur ekipi fitues mund të përfitonte deri në 34 milionë euro. Në Euro 2024, shpërblimet e lidhura me rezultatet në secilën fazë do të jenë më të ulëta.

Natyrisht që Shqipëria nuk renditet mes ekipeve favorite për të shkuar deri në fazat e fundit të Kampionatit Europian, por, në rast se Kombëtarja do të befasojë me rezultatet e saj, të ardhurat do të ishin të mëdha dhe mund të përbënin një bazë për të rritur investimet në zhvillimin e futbollit në vend.

Kampionati Europian i Futbollit i vitit 2024 do të zhvillohet nga datat 14 qershor deri më 14 korrik në Gjermani.

Sipas shortit të hedhur më datë 2 dhjetor, Shqipëria bën pjesë në grupin B, së bashku me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë./MONITOR

Rrëfimi special i të dashurës së Jasir Asanit: E njoha në derbi, isha tifoze e Tiranës kundër Partizanit

Futbollisti i Kombëtares, Jasir Asani dhe partneren e tij Giota kanë përfunduar në qendër të vëmendjes në mediat rozë. Dy yjet rrëfyen historinë e tyre të dashurisë: Si u njohën? Kush është më romantiku? Po më xhelozi? Në daljen e tyre të parë mediatike çifti iu përgjigj këtyre pyetjeve por jo vetëm.

Historia e tyre u ngjan historive të epokës së sotme. E gjitha filloi me një follow në “Instagram” për tu kthyer më pas në një dashuri të vërtëtë.

“Dikur kam pasur një Instagram publik dhe Jasiri më ndiqte aty. Nuk e dija deri sa një ditë ai vendosi të më shkruajë dhe pse dëshira ime nuk ishte për t’iu përgjigjur. Mirëpo, ai nuk hoqi dorë dhe pse unë mendoja shpesh mos t’i ktheja më përgjigje.”– tregoi Giota për “Revistën Class”

Sigurisht ajo e njihte më parë, që kur ai luante për skuadrën e Partizanit dhe ajo shkonte në stadium si një tifoze e Tiranës.

“E njihja kur ka luajtur me ekipin e Partizanit dhe unë shkoja shikoja ndeshjet se kam qenë tifoze me Tiranën. Lidhja me një futbollist është po aq e bukur por, dhe pak e vështirë në të njëjtën kohë.

Më xheloze jam unë. Jo se Jasiri nuk është, por unë e shpreh pak më shumë. Zënkat i menaxhojmë shumë thjesht. Të jetë për mua i zgjas goxha, por siç e thashë Jasiri ka një tip shumë të qetë, qesh në çdo situatë. Dhe tani që ai më njeh mirë sa ta shikojë që unë filloj me ndonjë ‘dramë’, thotë ndonjë histori për të qeshur dhe di shpejt të dalë nga situata.

Gjëja që më pëlqen më shumë tek Jasiri është qetësia që ai ka në çdo situatë. Ndërsa gjëra që nuk na pëlqejnë tek njëri-tjetri nuk kemi. Mendoj se kemi gjetur gjuhën e përbashkët dhe plotësojmë nga pak njëri-tjetrin”, u shpreh partnerja e Asanit.

Futbolli në zi, portieri 26-vjeçar ndërron jetë në mënyrë të papritur

Një tragjedi shumë e madhe godet sërish botën e futbollit. Në mënyrë të papritur, në moshën 26 vjeçare ndërron jetë Matija Sarkic, portieri i Millëall dhe përfaqësueses së Malit të Zi.

Lajmi është bërë publik nga vetë klubi i Millwall me anë të një komunikate për mediat.

Sarkic luajti 33 ndeshje për Millwall, ndërsa erdhi nga Wolverhampton në gusht të 2023. Sarkic ishte pjesë edhe e përfaqësueses së Malit të Zi, madje ishte titullar në miqësoren e fundit kundër Belgjikës e fituar nga djajtë e kuq me rezultatin 2-0.

“Sa e dua!”, Heidi ndan foto krah Romeos: Jam goca më me fat në botë

Heidi Baci, një nga personazhet më të përfolur të edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të veçanta.

Fotografitë, të cilat janë tejet simpatike, shfaqin atë dhe të dashurin e saj, Romeon, shumë të dashuruar.

Romanca e tyre nisi brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku publiku pati mundësinë të jetë dëshmitar i lindjes së lidhjes së tyre.

Tashmë jashtë shtëpisë, Heidi dhe Romeo vijojnë të jenë qendër të vëmendjes, dhe ky postim i fundit në rrjetet sociale bën të qartë se dashuria e tyre është vetëm në rritje.

Në përshkrimin që shoqëron fotografitë, Heidi shpreh ndjenjat e saj të forta për Romeon dhe falenderon fansat për mbështetjen që i kanë dhënë si çift.

“Fillimisht duam t’ju falënderojmë të gjithëve për gjithë dashurinë qe na keni dhuruar. Ps. Sa e dua këtë Romeon, është zemra ime. Jam goca më me fat në botë,” shkruan ajo.

Hetimi i pasurisë nga SPAK, Meta merr varenë në dorë në Roskovec: Duhen marrë armët, unë di të qëlloj mirë

Pasi mbylli një javë të vështirë në Tiranë, ku fillimisht bashkëshortja dhe më pas ai vetë u pyeten për orë të tëra për pasurinë, fondet e lobimit dhe ndërhyrjet estetike, Ilir Meta ka marrë varenë sot në Roskovec për të prishur piketat e vendosura për ngritjen e një TEC-i.

Ai iu bashkua banorëve të fshatit Suk të cilët kundërshtojnë TEC-in.

“Edhe armët duhen marre me këtë, edhe kallashi, mua këtu më keni, di të qëllojë mirë”, u tha Meta banorëve.

Presidenti i Partisë së Lirisë ka lëshuar së fundmi akuza te forta kundër kreut të SPAK, Altin Dumani duke e cilësuar atë një mashë në dorë të kryeministrit Rama.

Top Channel

Kafja ka edhe efekte anësore në organizëm, ja tre shenja që tregojnë se ndoshta po e konsumoni më shumë seç duhet

Të shumtë janë ata që nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Është një nga pijet më të njohura në mbarë botën.

Përfitimet e tij janë të shumta, më e rëndësishmja është përmbajtja e lartë e acideve klorogjenike antioksidante (polifenole). Përveç kësaj, ngre humorin, rrit performancën gjatë sportit duke rritur qëndrueshmërinë, ndikon pozitivisht në rregullimin e peshës trupore, mbron nga kanceri, diabeti i tipit 2 dhe Parkinson dhe është i mirë për zemrën.

Por duhet konsumuar me masë, përndryshe mund të ketë efekte anësore në organizëm. Përveç vështirësive për të fjetur dhe nervozizmit, ja tre simptoma të zakonshme që ju pini shumë kafe…

1.Dhimbje koke

Një nga simptomat më të zakonshme të pirjes së tepërt të kafesë është dhimbja e shpeshtë e kokës. E njëjta gjë mund të ndodhë nëse pini shumë kafe dhe ndaloni papritur.

2.Aciditeti

Kafja e tepërt mund t’ju bëjë nervoz dhe të ndiheni sikur po acaroheni nga gjëja më e vogël.

3. Diureza e rritur

Kjo ndodh sepse kafeina ka edhe veti diuretike ndaj na dërgon më shpesh në tualet. E njëjta gjë vlen edhe për çajin.

Sokol Mëngjesi doli dy ditë më parë nga koma, motra e avokatit: Asgjë s’vlen sa fuqia e mbinatyrshme e dashurisë njerëzore që u derdh mbi të

Avokati Sokol Mëngjesi u zgjua nga koma dy ditë më parë, pas dhunës së ushtruar ndaj tij në zonën e ish-Bllokut.

Motra e avokatit, Ida Mëngjesi, ka reaguar mëngjesin e sotëm me një postim në rrjetet sociale, ku ka falënderuar të gjithë ata të cilët ishin pranë familjes në ditët e vështira ku Mëngjesi ishte në koma apo i intubuar.

“Ne këto ditë të kobshme që kanë zgjatur si muaj kemi mësuar se asgjë nuk vlen sa fuqia e mbinatyrshme e dashurisë njerëzore që u derdh mbi të dhe mbi ne, në një mënyrë të papërshkruar me fjale!”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Ne emrin e vellait tim te shtrenjte. Ne emer te prinderve te mi heronj. Ne emer te Anxheles se dashur dhe engjejve tane te bekuar, dhe me gjithe qenien time do doja t’ju falenderoja nga zemra cdo njerin prej jush, te njohur e te panjour qe e mbuluat Sokolin me nje mburoje te papershkruar dashurie njerezore, derisa syte e tij te zgjuar u zgjuan nga kjo enderr e keqe.

Zoti ka menyrat e tij per te na provuar egzistencen e gjithefuqishme, nepermjet mrekullive qe ben here pas here me njerezit dhe ai do e ngreje Sokolin ne kembe!

Ne keto dite te kobshme qe kane zgjatur si muaj kemi mesuar se asgje nuk vlen sa fuqia e mbinatyrshme e dashurise njerezore qe u derdh mbi te dhe mbi ne ne nje menyre te papershkruar me fjale!

Drita e qirinjve te ndezur ne te kater anet e botes, drita e cdo lutjeje te peshperitur nga buzet e drdhura dhe drita e miresise qofte me ju cdo cast dhe mbreterofte e mira ne jeten dhe ne shpirtin tuaj! E mira nuk humbet!

Horoskopi për ditën e sotme, e  Diel 16 Qershor 2024

Dashi

Hëna në aspektin e mirë do t’ju japë një fundjavë plot ngjarje dhe interesante. Ditët e ardhshme mund të jenë mjaft të ndritshme, por shumë, sipas parashikimeve të sotme të yjeve, do të varen nga ajo që po bëni, nga ajo që dëshironi të bëni. Ju ndoshta keni vendosur të ndiqni një rrugë të re. Ka një çështje ligjore për t’u zgjidhur, një çështje që ka vënë në provë portofolin muajt e fundit: tani është e mundur të rregullohen gjërat. Fundjava u hap dritën jeshile emocioneve.

Demi

Herë pas here jeni shumë të paduruar dhe rrezikoni të kaloni limitet ose të zemëroheni për asgjë. Kjo fundjavë paralajmëron disa bezdi të vogla nga ky këndvështrim, ndoshta për shkak se tashmë jeni duke luftuar me probleme të ndryshme që nga e premtja. Nëse mes së shtunës dhe të dielës gjërat vazhdojnë të shkojnë keq, përpiquni të lini gjithçka të kalojë: në këtë moment është më mirë të shmangni të gjitha shqetësimet. Keni diçka për të bërë ose për të kapërcyer, ndërkohë që çiftet në dashuri afatgjatë mund të gjenden përballë situatave të çuditshme për t’u përballur. Ju ndoshta e konsideroni të papjekur një person që e doni: ka diçka për të sqaruar.

Binjakët

Mund të mbështeteni në një hënë të bukur të favorshme dhe në Marsin dhe Jupiterin aktiv: kjo mund t’ju japë reagime pozitive dhe t’ju bëjë të përjetoni emocione të bukura. Këta yje sjellin ndjesi të rëndësishme: aktualisht, sipas horoskopit të Paolo Fox, ju keni një marsh shtesë. Mund të filloni të shikoni të ardhmen me shumë qetësi. Për disa, disa lajme të mira tashmë kanë ardhur. Në muajt e fundit Jupiteri ka qenë kundër, por tani është në favor: është koha për të filluar përsëri në një mënyrë fantastike. Shmangni ankthin.

Gaforrja

Më në fund keni lënë pas një muaj maj për ta harruar, plot probleme fizike apo personale. Sidoqoftë, mos u shqetësoni: ngadalë filloni ringritjen. Ajo që të tjerët arrijnë të kapërcejnë shpejt bëhet një gur pothuajse i pakalueshëm për ju. Kjo ndodh sepse u jepni shumë peshë emocioneve dhe kapeni nga pak me gjithçka. Sidoqoftë, mos u shqetësoni: mundësitë janë atje, yjet do t’ju japin një fundjavë rikuperimi. Gjithçka varet nga ju.

Luani

Luani është padyshim ndër shenjat më magjepsëse të kësaj fundjave. Marsi dhe Jupiteri janë në aspekt të mirë dhe ju japin emocione të bukura, ndjesi të bukura. Megjithatë, ky moment ju jep jo vetëm suksese, por edhe disa mosmarrëveshje të vogla. Në ditët në vijim do të jeni aq të sigurt në veprimet dhe emocionet tuaja, saqë mund të nervozoheni edhe nëse dikush është kundër jush. Do të duhet pak durim për t’u marrë me gjithçka: mos u dorëzoni.

Virgjëresha

Jupiteri nuk është më kundër dhe për këtë arsye shumë prej jush kanë zgjidhur së fundmi një problem pune. Gjithçka që po bëni tani dhe ajo që dëshironi të filloni do të jetë një shenjë e mirë për të ardhmen. Mund të mbështeteni në një Venus të bukur, që në astrologji përfaqëson dashurinë, estetikën: më në fund mund të fitoni një sfidë. Ka mundësi të bukura që lindin nga brenda: përfitoni prej tyre. Projektet që do të nisin këtë vit ose vitin e ardhshëm janë të favorizuara: është koha për t’u angazhuar tani që Jupiteri nuk është më kundër.

Peshorja

Tani për tani po dilni nga një situatë e vështirë dhe mund të shijoni momente relaksi, pauzë dhe qetësie. Të shtunën do të jetë Hëna në aspekt të mirë për t’ju ndihmuar. Duhet të kuptojmë se çfarë ka ndodhur kohët e fundit. Disa prej jush përpiqen të nxjerrin më të mirën nga një situatë e keqe dhe, përballë situatave që nuk janë të mira, vazhdojnë të pretendojnë se gjithçka është në rregull. Duhet pak durim. Është e rëndësishme të çlironi zemrën nga kaq shumë probleme. Së shpejti do të ketë një rikuperim të qartë në nivelin sentimental, ndaj përpiquni të jeni optimistë dhe të keni një qëndrim konstruktiv.

Akrepi

Ato të së shtunës dhe të dielës do të jenë, për ju, ditë nën presion, ndoshta edhe pak nervoze. Do të jetë e nevojshme që në 48 orët e ardhshme t’i bëni gjërat me qetësi. Ju po kaloni një periudhë reflektimi në lidhje me marrëdhëniet ndërpersonale. Ndoshta thjesht jeni të shqetësuar për partnerin tuaj. Sipas yjeve, në përgjithësi, kjo nuk është një periudhë e komplikuar: dy ditët e ardhshme, megjithatë, do të merren me rezerva. Vëzhgoni të gjitha marrëdhëniet, madje edhe ato midis prindërve dhe fëmijëve: nëse diçka nuk shkon më mirë ta diskutoni, ndoshta me qetësi.

Shigjetari

Midis të shtunës dhe të dielës mund të mbështeteni në Hënën, Marsin dhe Jupiterin së bashku me Saturnin: ky nuk është vetëm një qiell me fuqi të madhe, por mund të jetë edhe një horoskop zbulimesh të rëndësishme. Ata që kanë qëndruar të qetë për një kohë, më në fund mund të fillojnë përsëri: është koha të filloni të privilegjoni ndjenjat, tani gjithçka mund të ndodhë, thjesht duhet të dëshironi. Kjo është një kohë e mirë dhe ju mund ta kërkoni dashurinë, sepse ajo nuk vjen vetë. Kohë pozitive për çiftet që kanë pasur probleme kohët e fundit.

Bricjapi

Diçka nuk është më mirë për ju, jeni të lodhur dhe dëshironi të ndryshoni. Në këtë moment, në realitet, ende mungon njëfarë konfirmimi: kjo është arsyeja pse ju po përjetoni këtë gjendje trazirash të mëdha të brendshme. Nuk mungojnë përgatitjet dhe forcat: ka disa marrëveshje që do të shqyrtohen në orët e ardhshme. Ndjenjat janë në rikuperim të qartë krahasuar me muajin maj. Nga sot dhe nesër mund të bëni paqe me një person ose të dilni nga një situatë problematike: yjet ju hapin rrugën.

Ujori

Ju ndjeni, në këto ditë, një tension të madh në ajër. Keni menduar se keni të drejtë për pak qetësi, dikush ka vendosur të bëjë më pak duke pritur për diçka më të mirë por momenti nuk është ende i favorshëm. Megjithatë, durimi është në kufi. Në fakt po kaloni një periudhë të rëndësishme. Mirëpo në ditët në vijim do të ndihen pakënaqësi. Hëna në opozitë mund të gjenerojë gjithashtu pak përpjekje: kini kujdes!

Peshqit

Venusi i favorshëm është padyshim një ogur i mirë. Ju keni një horoskop të vlefshëm dhe për këtë arsye në çdo rast bini në këmbë: ata që kanë përjetuar një ndarje mund të heqin qafe më në fund një peshë. Nga ana tjetër, ata që po përjetojnë një histori të bukur dashurie mund të bëjnë plane të mëdha. Fundjava do të kalohet me miq të dashur: dëshironi shumë të qeshni dhe të jeni të qetë, të harroni një të kaluar të trishtuar. Ka muaj që është e vështirë të lihen pas përgjithmonë.