Pamjet që po bëjnë xhiron në internet, shikoni reagimin e Giorgia Melonit kur takon Emmanuel Macron (Video)

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk i ka mbajtur dot emocionet pasi ka shtrënguar duart me presidentin francez Emmanuel Macron.

Meloni ishte duke përshëndetur personalitetet e saj si mikpritëse e samitit të G7 që po mbahet në Itali.

Meloni duket formale, por sapo Macron kalon para saj, siç duket edhe në këto pamje të publikuar në rrjetet sociale, pamja e saj ka ndryshuar. Influencuesit e rrjeteve sociale e lexojnë pamjet e saj si një “ndjenjë dashurie”.

Përveç kësaj, dy liderët u përplasën për çështjen e abortit.

Dje të enjten, presidenti francez Emmanuel Macron tha se “i vjen keq që fjala mungon në tekst” dhe shtoi se “ka ndjeshmëri të ndryshme”.

Kryeministrja italiane nga ana e saj u përgjigj menjëherë, duke nënvizuar se “nuk ka asnjë arsye për të shkuar në luftë për çështjet për të cilat është arritur një marrëveshje prej kohësh”.

“Më duket krejtësisht e gabuar, në kohë të vështira si këto, që disa të bëjnë fushatë duke përdorur një forum të vlefshëm si G7”, shtoi Meloni.

Tifozët kuqezi në Gjermani frikësojnë serbët: Do vijnë të na provokojnë para Anglisë

Prania e madhe e tifozëve shqiptarë në Gjermani, po shihet si “halë në sy” në Serbi, më së shumti në mediat vendase, ku prej vitesh çdo gjë që ka lidhej me Shqipërinë, kujton të famshmen “Provokacija”.

Serbia dhe Anglia, do të luajnë në xhiron e parë të Grupit C në Europian, të dielën në orën 21:00. Por ndërkohë, mediat serbe i ka kapur frika nga prania e 50 mijë shqiptarëve në Dortmund, ndaj mendojnë se ata mund të zhvendosen një ditë më pas në Gelsenkirshen, që nuk është shumë larg, për të shkaktuar kaos me tifozët serbë.

Korrespondentët e “Blic.rs” nga Gjermania shkruajnë: “Sipas njohurive tona, ajo ditë do të jetë shumë “e nxehtë”, sepse në Dortmund janë 50 mijë tifozë shqiptarë.

Shumë prej tyre do të vijnë në Gelsenkirshen aty pranë, ku po luan Serbia, për të krijuar kaos. Në ditën e ndeshjes sonë me Anglinë, kjo do të jetë një sfidë e dyfishtë për tifozët tanë për të treguar se askush nuk mund t’i provokojë ata, veçanërisht nëse e dimë që po vijnë edhe huliganët anglezë.

Dhjetëra mijëra shqiptarë do të jenë në Dortmund sepse kombëtarja e tyre po luan atje një ditë më parë me Italinë dhe kur të jenë tashmë atje, një ditë më vonë do të shkojnë në një qytet aty pranë për të provokuar serbët”.

Por, nëse serbët druhen nga prania e madhe e shqiptarëve, mediat kroate e shikojnë me një sy tjetër këtë realitet.

Ja si e vlerëson “index.hr”: “Një numër kaq i madh i shqiptarëve nuk është për t’u habitur. Kjo është vetëm kompeticioni i dytë i madh në histori, në të cilin kombëtarja e tyre është kualifikuar. Ndaj ka eufori në vend dhe të gjithë duan ta shikojnë kombëtaren live në Euro. Përveç kësaj, ka një diasporë të madhe shqiptare në Gjermani dhe në vendet fqinje

Bujar Kapexhiu habit me deklaratën: Femër që shkruan humor nuk ka, sepse nuk kanë kapacitet, është privilegj i të mençurve, pra burrave

Regjisori, skenaristi dhe aktori i njohur shqiptar, Bujar Kapexhiu, ka habitur me një deklaratë të dhënë së fundmi, ku ka deklaruar se “femër që shkruan humor nuk ka”.

Kapexhiu u shpreh jo çdo kush ka kapacitet për të shkruar humor, pasi sipas tij, ky është privilegj i të mençurve, pra burrave.

“Këtu e kam absolute, vetëm mund të jetë ndonjë përjashtim i jashtëzakonshëm në botë, femër që shkruan humor nuk ka, sepse humori është privilegj i të mençurve”, tha ai.

Ndër të tjera, aktori u shpreh barcaletat për femrat i sajojnë burrat, ashtu si edhe ato për veten e tyre, pasi “femrat nuk kanë kapacitet për ta bërë këtë”.

“A e keni vërë re që ka shumë barcaleta për femrat, i sajojnë meshkujt, e dini që ka shumë barcaleta për meshkujt, i sajojnë po meshkuj, se femrat nuk kanë kapacitet për të sajuar barcaleta”, u shpreh Kapexhiu.

“Dikur e shihje Kombëtaren në TV, sot je pjesë e saj”, babai i Brojës bën postimin emocionues

Xhevahir Broja, babai i futbollistit të Kombëtares, Armando Broja ka bërë një postim nostalgjik lidhur me djalin e tij, teksa shkruan se dikur e ndiqte në TV, por sot është pjesë e Kombëtares tonë.

Xhevahiri është krenar që djali i tij ka veshur fanellën kuqezi, teksa të gjithë sytë janë drejt tij në këtë Europian.

“Dikur e shifshe nga televizori sot je pjesë e Kobtares Shqiptare krenar pre ty forca Shqipëri”, shkruan Xhevahiri.

Gianni de Biasi: Jam 51% shqiptar dhe 49% Italian, jacilën cilën skuadër do të mbështesë ditën e shtunë

Mbrëmjen e djeshme, ish-trajneri i Ekipit Kombëtar të Shqipërisë, Gianni de Biasi, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, për të komentuar ecurinë e Shqipërisë deri në finalet e ‘EURO 2024”.

Ai u shpreh se ndryshe nga skuadra e vitit 2016 kur drejtonte ai, ka një element të mirë që luajnë me ekip është një skuadër që është rritur shumë, por është edhe në meritën e Federatës Shqiptare që ka bërë me ekipin kombëtar.

I pyetur për ndeshjen e ditës së shtunës mes Shqipërisë dhe Italisë dhe se për cilën do të bënte tifo, Gianni de Biasi, u shpreh se ishte 51% shqiptar dhe 49% italian.

“Shqipëria ka një mundësi të artë sepse është rritur në aspektin teknik dhe është mjaft e fortë.

Që në momentin ku u hodh shorti e kishin disa shtete të forta, ja kisha thënë edhe presidentit Duka, që kan shanse për të arritur favore.

Ndryshe nga skuadra e vitit 2016, ka një element të mirë që luajnë me ekip është një skuadër që është rritur shumë, por është edhe në meritën e Federatës Shqiptare që ka bërë me ekipin kombëtar.

Sot ekipi i Silvinjos teknikisht që është më i fortë se janë disa lojtarë që luajnë në liga të forta, teknikisht është skuadër më e fortë, sepse janë 7 lojtarë që luajën në Serinë A, në Bundesligë, në Spanjë, etj. Pra në anën teknike janë më të fortë, por në anën karakteriale dhe të pozicionimit në fushë këtë nuk jam në gjendje ta them tani”.

I pyetur për ndeshjen e ditës së shtunës mes Shqipërisë dhe Italisë dhe se për cilën do të bënte tifo, Gianni de Biasi u shpreh:

“Me Shqipërinë tonë. Nuk kam asnjë flamur italian, kam vetëm simbole shqiptare. Zemra më thotë Shqipëri sepse aty jam ndier mirë, jam gjetur në një mjedis fantastik. Por kam kombësi shqiptare. Por për të qenë i sinqertë, jam 51% shqiptar dhe 49% italian”.

“Nuk më kishte ndodhur kurrë në 27 vite”, Fevziu shfaqet me krahun e fashuar në studio

Moderatori Blendi Fevziu është shfaqur me krahun e fashuar, gjatë transmetimit të emisionit të mbrëmjes së djeshme në Opinion.

Me krahun e lënduar, Fevziu ka thënë se të mërkurën i ka ndodhur një incident gjatë xhirimeve në një nga parqet kombëtare në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Fevziu është shprehur se gjatë 27 viteve, ka ardhur edhe kur ka qenë i sëmurë apo kur ka pasur probleme të tjera në studio, por asnjëherë me krahun e dëmtuar.

Blendi Fevziu: Ju kërkoj falje për varjen e dorës sot. Dje gjatë xhirimeve në një nga parqet kombëtare në Shqipëri pata një incident. Kam pësuar një goditje dhe kështu që jam i detyruar… Kisha ardhur i sëmurë në studio, me shumë probleme gjatë këtyre 27 vjetëve, por nuk kisha ardhur asnjëherë me dorën e varur në këtë marsupin. Gjithsesi, shpresoj se nuk do të më pengojë sot për të prezantuar.

Në vijim të emisionit, Fevziu u shpreh se e ka videon e momentit të lëndimit, pasi ishte duke xhiruar me dron, por nuk do ta shfaqë derisa të rikuperpohet plotësisht. Ai njoftoi se me emisionin e mbrëmjes së djeshme, mbyllet edhe ky sezon i Opinion, dhe rikthimi do të jetë në muajin Shtator.

Shqipëria drejt rekordit, 50 mijë tifozë kuqezi lënë pa bileta italianët në sfidën e parë

Shqipëria do të sfidojë Italinë të shtunën në orën 21:00 në ndeshjen e parë të vlefshme për Europianin.

Burimet për ESPN bëjnë të ditur se në stadium do të jenë mbi 50,000 tifozë shqiptarë, kontigjenti më i madh udhëtues i çdo skuadre tjetër përveç vendit pritës.
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka pezulluar parlamentin e vendit për 10 ditë për të mundësuar që mbi 100 ministra dhe parlamentarë të marrin pjesë në ndeshjet e grupit B të ekipit kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

Edhe pse Signal Iduna Park, stadiumi vendas i Borusia Dortmundit, mban rregullisht mbi 81,000 spektatorë për ndeshjet e klubit, vendi do të ketë një kapacitet të reduktuar prej 62,000 gjatë Euro 2024 dhe burimet e UEFA-s kanë thënë se një numër i madh biletash të seksionit neutral për ndeshjen hapëse të Grupit B janë blerë nga tifozët shqiptarë.

Kampionia e Europës në fuqi, Italia pritet të mbështetet nga më pak se 10,000 tifozë për shkak të shumicës dërrmuese të biletave të blera nga tifozët shqiptarë.

Italia i vihet pas Seferit, 3 ekipe nga Serie A kërkojnë sulmuesin kuqezi, emri i del edhe në Angli

“Euro2024” është një vitrinë e shkëlqyer për yjet kuqezi, ky është një fakt, për më tepër që pjesa e tyre më e madhe janë në qendër të merkatos, pritet të ndryshojnë destinacion pas kësaj vere. Një prej tyre është edhe Taulant Seferi, sulmuesi kuqezi, i cili mbylli një sezon në Emiratet e Bashkuara Arabe për t’u rikthyer pas Evropianit në Ukrainë, te Vorskla Poltava, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij. Seferi pritet të jetë thjesht kalimtar në Ukrainë, pasi sipas mediave italiane, për të ka një interesim të lartë nga Serie A.

Sipas TuttomercatoWeb, për Seferin janë të paktën tre ekipet që po ndjekin nga pranë zhvillimin e tij, pritet të jetë një nga të vëzhguarit special në “Euro2024” pasi sipas mediave italiane Seferi është projektuar titullar nga Sylvinho. Cagliari, Lecce dhe Empoli janë tre ekipet që kanë shfaqur interesim për ish sulmuesin e Tiranës.

Gjithnjë sipas Tuttomercatoweb, jo vetëm në Serie A, Seferi pëlqehet edhe në Premier League, ku interesim për të ka shfaqur ekipi i Ipswich Town, të sapo ngjiturit në elitë.

(BalkanWeb)

Pasi ta shikοni këtë video, nuk do të kοnsυmoni më sαlsiçe (Video)

Salsiçet janë ushqimi më i njohur i shpejt në Amerikë dhe vetëm atje hahen rreth 7 miliardë salsiçe gjatë verës.

Por pavarësisht se sa i shijshëm është ky ushqim, salsiçet janë me të vërtetë të dë msh me për shëndetin.


Zakonisht ato bëhen nga mishi pulës, mishi i lopës dhe i derrit, por procesi i prodhimit përfshinë shtimin e shumë mbetjeve të kafshëve si këmbët, lëkura, dhjami, kthetrat etj.

A ditivët si shurupi i misrit, kripa dhe shumë tjerë shtohen për ta përmirësuar shijen, gjë e cila ndryshon nga shteti në shtet.

Gjëja më e keqe është se disa nga shijet, të cilat shtohen gjatë procesit të prodhimit, vijnë nga guaskat e insekteve të vogla që zihen në k arbonat so diumi dhe am oniak.

Megjithatë, asnjëherë nuk mund të jemi të sigurt për ad itivët, që përdoren për krijimin e salsiçeve, pasi asnjëherë nuk shkruhen në pakot e shitjes.

Në një emision televiziv të krijuar nga Gabriel Hoss dhe të shfaqur në kanalin e shkencës “Science Channel” në SHBA,

Discovery Channel Canada në Kanada dhe Discovery Channel në Mbretëri të Bashkuar, tregohet i gjithë procesi i krijimit të salsiçeve. VIDEO

Shqiptari ‘ndryshon’ historinë, zbulon si janë ndërtuar piramidat

Njerëzimi i mahnitur ndër shekuj para madhështisë së piramidave dhe në mungesë të aftësisë për të kuptuar misterin e mënyrës së ndërtimit të tyre në një epokë ku teknologjia mungonte, ka hedhur hipoteza të ndryshme të përballueshme për arsyetimin e masës apo për imagjinatën njerëzore.

Hipoteza që fillojnë me mitologjiken: “Piramidat janë ndërtuar nga gjigandët”; në hipotezat pseudo-historike pa logjikë mbështetëse: “Piramidat janë ndërtuar nga mijëra e mijëra krahë punë skllevërish”; deri tek hipotezat fantashkencore: “Piramidat u ndërtuan nga Alienët”.
Dhe pikërisht atëherë, kur teoritë janë konsumuar dhe është hequr dorë nga shpjegimi logjik, Fehmi Krasniqi, një shqiptar që jeton në Francë, së bashku me bashkë-producenten MSc. Olsa Vila e diplomuar ne Histori dhe Studime Evropiane, zbuluan këtë mister të lashtëduke na ardhur me teorinë e tyre të pakundër-shtueshme. Të paktën kështu thonë spektatorët e parë që patën mundësinë ta shikonin filmin në premierën e tij në 28 shtator në kinemanë parisiene Club D’Etoile.

https://youtube.com/watch?v=m2kE29nFbEA%3Ffeature%3Doembed

Ky film hedh poshtë një seri teorish dhe evidenton prova dhe fakte të patundshme për ndërtimin e piramidës së Madhe të Keopsit. Filmi tregon në menyrë të detajuar se si është ndërtuar piramida dhe veç kësaj, shpalosh një seri të gjatë enigmash të cilat deri më sot kanë qenë të pazgjidhura.

Me këtë film, Fehmiu guxon të hedhë poshtë teoritë të cilat i mësojmë që në vegjëli në shkollë dhe na fton ta shohim të vërtetën mbi lindjen e qytetërimeve antike në mënyrë të pakonceptuar më parë.

Ky film e vë spektatorin përpara fakteve të pakundërshtueshme dhe sfidon shkencetarë e studiues të cilët përsërisin dhe percjellin atë qe u kanë lenë trashëgimi historianë të mëparshëm.

Ky film na fton të hapim mendjen dhe të bëhemi analitikë për informacionet që na ofrohen dhe jo t’i marrim ato si të mirëqena. E ardhmja është e njeriut analitik dhe kritik dhe që nuk e merr informacionin siç ia servirin, por guxon të hulumtojë.

Filmi dokumentar “Grande Pyramide K 2019” e pati premierën e tij në Paris në 28 shtator dhe daljen e dytë në 4 tetor. Për shkak të kuriozitetit dhe interesit të jashtëzakonshëm që ka shkaktuar, vazhdon dhe do të vazhdojë të shfaqet në salla të tjera në Francë dhe jashtë saj. Shpresojmë që së shpejti të kemi fatin ta shohim edhe në shqip.

Është koha që historia e antikitetit ashtu siç ne e njohim të rishikohet dhe Fehmi Krasniqi na dha bazat për këtë.