“K…RVË E V OGËL, SA E KE NUMRlN E GJ…KSlT”, I FLET NJË V. ΑJZE NË INSTA, S’U ΒESON SΥVE KUR ZBULON TË VËRTETËN

Ngacmimet dhe telashet nëpër rrjetet sociale duket se janë bërë të pafundme, sidomos mes të rinjve që nuk ngurojnë të “gjuajnë” njëri-tjetrin.

Një rast i tillë ka qenë edhe ai një 18 vjeçareje nga Tirana, e cila e ka gjetur veten në një bisedë ofenduese dhe kërcënuese pasi i ktheu përgjigje një “vajze” në Instagram.

Sipas saj, në të vërtetë, prapa këtij profili fshihej një mashkull, i cili filloi ta pyeste për gjëra intime, duke kaluar edhe në ofendime.

Por kur vajza i është përgjigjur keq, personi në fjalë, me sa duket disa vite më i madhe se 18 vjeçarja, ka filluar të “bëjë si i fortë” dhe e ka kërcënuar.

Në një denoncim për “JOQ.al”, adoleshentja e revoltuar shprehet se:

Përshëndetje “JOQ.al” me vjen nje mesazh ne instagram nga një adres fallco, një pjesë të bisedës po ua dergoj me poshtë.
Me vjen shume inat kur njerëzit marrin kofidenca që nuk ua ka dhënë njeri me dikë që nuk e njohin fare dhe në momentin kur i përgjigjesh keq fillojnë e shajnë(tipike shqiptare).

Plus me adresa anonim jemi të gjithë të fortë, kurse me emër nuk del njeri

Personi ne fjale pretendonte qe ”me njihte mire”,mendoj se do këte qene ndonje i fiksuar sepse kishte kohe qe me ndiqte ne insta dhe me komentonte neper foto.

Por s’kemi folur me perpara asnjëherë, unë mendoja se ishte vajze.

Pastaj ne momentin ku une po i thoja se me adrese fallco ju merrni shume kofidenca dhe zemer,personi nisi te ofendoj.

Une as e kam share, as e kam ofenduar.

Arsyeja pse u drejtova te ju ishte sepse ishte nje adrese me shume ndjekes, dhe mendoj se do i kete folur shume vajzave dhe ne momentin kur ato mund ti jene kthyer sado pak, ky person ka vazhduar me ate qe quhet “cyber bullying”.

Βënte s…s me të DËNUARlN, gardiania b efαson gjγqtarin: Kishe hapur një υ rimë, GRlSUR ρ antaΙΙonat dhe…

Një gardiane b.urgu i sigurisë së lartë në Frankland, Durham, e cila kishte një lidhje intime me një të denuar ka marre dy vjet denim.

Stephanie Smithwhite kishte nisur një marrëdhënie int,ime me Curtis Warren. 40-vjeçarja kishte marrë dy vërejtje për sjellje të pahijshme në detyrë edhe më herët.

Gjykata e Durham tha se gardiania kishte bërë një tatuazh me emrin e tij. Stafi ishte bërë dyshues për marrëdhënien e saj me të burgosurin dhe kishin nisur një inspektim.

Mes tyre u gjeten te shkembeheshin pusulla me permbajtje e.rotike madje u zbulua se kishin telefonuar njëri-tjetrin 213 herë në tre muaj.

Kur u mor ne pyetje nga detektivët, Smithwhite tha se ishte e “shkatërruar” qe lidhja e saj u zbulua, por shpresonte se ekzistonte një shans që marrëdhënia e saj mund të vazhdonte me te b.urgosurin.

Prokuroria e ka akuzuar gardianen se per te kryer marrëdhënie me të dënuarin kishte grisur edhe pantallonat e uniformës.

Gardiania Smithwhite e ka mohuar ne gjyq se kishte bërë një vrimë në pantallonat e saj të punës për qëllime se,ksuaIe,

por gjykatësi tha se e kishte të vështirë të imagjinonte pse tjetër duhej të ishte vrima në pantallona.

Ambasada gjermane injoron Berishën me vulë, “njeh” si lider të opozitës Lulzim Bashën

Ambasadori gjerman në Shqipëri ka nisur një tur takimesh me liderët politikë të qeverisë dhe opozitës në vend, ku së fundmi është takuar me Lulzim Bashën.

Takimi vjen vetëm dy ditë pasi Basha humbi në gjykatë vulën e Partisë Demokratike, e cila tashmë i ka kaluar Sali Berishës.

“Ambasadori Bergner theksoi rëndësinë e madhe të një opozite demokratike për zhvillimin e vendit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ambasadës gjermane.

Njoftimi i plotë:

Ambasadori gjerman Karl Bergner takoi sot z. Lulzim Basha në kuadër të bisedimeve të tij me liderët politikë të qeverisë dhe opozitës.

Në fokus ishte shkëmbimi për zhvillimet e brendshme politike, vijimi i kursit të reformave të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.

Ambasadori Bergner theksoi rëndësinë e madhe të një opozite demokratike për zhvillimin e vendit. Për këtë qëllim, pjesëmarrja paqësore dhe konstruktive në proceset parlamentare është po aq e rëndësishme sa respektimi i të drejtave të pakicave dhe ndarja e pushteteve nga të gjitha palët. Forcimi i mëtejshëm i shtetit ligjor dhe lufta kundër korrupsionit, veçanërisht nëpërmjet Prokurorisë së Posaçme SPAK, janë thelbësore jo vetëm për anëtarësimin në BE, por edhe për një të ardhme më të mirë për të rinjtë e të rejat shqiptarë.

FOTO/ Tifozja më se*si e fυtbollit mbërrin në Gjermani, ka një paralajmërim për fansat: Kam paguar 650 euro…

Ajo është “Miss” por famën më të madhe e mori gjatë ‘Kupës së Botës 2022‘.

Është fjala për modelen nga Kroacia, Ivana Knoll, e cila është një fanse e zjarrtë e Kombëtares së vendit të saj.

Madje ajo ka zbuluar më herët se do të ndjekë çdo ndeshje të Kombëtares kroate në stadium. E mesa duket Ivana tashmë ndodhet në Gjermani, aty ku do të zhvillohen ndeshjet për Euro 2024.

Por Knoll ka disa ankesa në lidhje me akomodimin në dhomën e hotelit ku po qëndron në Berlin. Këtë e ka zbuluar vetë ajo përmes postimeve në rrjetet sociale, ku shkruan:


“Kam paguar mijëra për ‘hotelin më të mirë’ në Berlin dhe dhomat janë të vjetra, kondicioneri nuk punon, palestra dhe pishina janë në ndërtim. Nuk jua rekomandoj”.

Bukuroshja shton se ka paguar 650 euro për një natë dhe është e zhgënjyer nga çdo gjë.

“Kam paguar 650 euro për një natë dhe çmimi përfshin dhomë të vjetër pa kondicioner, palestra dhe pishina nuk janë të disponueshme për shkak të renovimeve dhe për më tepër, menaxheri është i papërshtatshëm”, shkroi ajo në një video ku tregon si duket dhoma e saj.


Ndërkohë Knoll ka dhënë së fundmi një intervistë, ku ka thënë se do të ndjekë në stadium edhe ndeshjen e Kroacisë kundër Shqipërisë.

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 14 qershor 2024

DASHI

Është dita e duhur për takime të reja ndaj mos u mbyllni në shtëpi. Në punë vazhdoni të punoni fort sepse do të vijnë kënaqësi të mëdha. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, përpiquni të kaloni më shumë kohë me të dashurin tuaj që e keni lënë pak pas dore së fundmi. Në punë qëndroni të përqendruar dhe mos u humbni tani.

BINJAKËT

Ka ardhur koha të ndryshoni këndvështrimin në dashuri dhe të kuptoni pak më shumë përpjekjet e partnerit tuaj. Në punë periudha është pozitive, më në fund momenti stresues duket se ka kaluar. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

GAFORRJA

Gjej kohë për veten dhe për të qenë me të dashurit. Në punë largoni shqetësimet tuaja dhe përpiquni të jetoni më lehtë. Përveshni mëngët. Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë. Do të shihni që gjithçka do të jetë mirë.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, jeni mjaft i menduar në dashuri dhe ndoshta po e neglizhoni pak partnerin. Në punë, kushtojini vëmendje tensioneve. Mundohuni t’i kufizoni duke mos debatuar me kolegët dhe eprorët.

VIRGJËRESHA

Hape zemrën dhe deklarohu tek personi që të pëlqen sepse sot yjet janë në favorin tënd. Në punë është dita e duhur për të bërë kërkesa. Përveshni mëngët dhe mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

PESHORJA

Është një kohë stresi, por duhet të shtrëngoni dhëmbët dhe të prisni kohë më të mira për dashurinë. Në punë keni një qëndrim të ri që do ju çojë larg.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, keni përshtypjen se duhet të bëni zgjedhje të vazhdueshme në jetën tuaj, por merrni kohë për të kuptuar mirë atë që dëshironi.

SHIGJETARI

Ju pëlqen të ndiheni gjithmonë mirë dhe keni nevojë për dikë pranë jush që ju bën të ndiheni kështu. Në punë, mos merrni shumë faj nëse diçka nuk shkon.

BRICJAPI

Nuk është një moment rozë, por duhet të mësoni të jetoni edhe me ndjesi negative. Në punë, mos e humbni avantazhin tuaj tani.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, qetësia i rikthehet dashurisë dhe gjithashtu do ndiheni më të kuptuar nga partneri juaj. Në punë do të shpërbleheni për përpjekjet tuaja.

PESHQIT

Po vjen një moment relaksi dhe duhet ta shfrytëzoni sa më shumë. Në punë, mësoni të pranoni ndryshimet dhe mendoni për udhëtimin që keni bërë për të arritur në pozicionin ku jeni. Jini krenarë për veten tuaj.

Në kuzhinën e Cristiano Ronaldos, lojtari më i mirë në botë tregon ç’mban në frigorifer

Cristiano Ronaldo nuk është vetëm shembulli i një futbollisti me karrierë të shkëlqyer. Ai është një nga figurat më të rëndësishme të sportit që influencon për stilin e shëndetshëm të jetesës, i cili duhet thënë se është një nga pikat kyçe të formës së përsosur fizike dhe performancës në fushë.

Ky ka qenë edhe fokusi i bisedës me “Whoop”, një aksesor teknologjik që grumbullon të dhënat biometrike me saktësi të plotë. Cristiano i mirëpret në kuzhinën e tij për të treguar më shumë rreth kujdesit ndaj ushqimit dhe marrëdhënies me të.

-Mund të shohim çfarë ka në frigoriferin tënd? Në kuzhinën e Cristiano. Do të flasim pak për ushqyerjen dhe dietën tënde.

“Më pëlqen të ha mirë, jo vetëm sepse luaj futboll por është për shëndetin. Gjërat më të shtrenjta që ke në jetë. Siç të thashë, gjatë këtij momenti, hidratimi”, shprehet Ronaldo.

Veç ujit, frigoriferi përmban lëngje të ndryshe frutash të freskëta dhe shumë ujë, madje edhe ujë me mente e limon që njihet për vetitë detoksifikuese.

-A ke vese të vogla?

“Përpiqem të konsumoj gjithmonë vakte të ndryshme sepse kam një familje të madhe. Të ha pica me ta ose një hamburger me patate. Ne e dimë se unë nuk e bëj shpesh këtë, por është mirë sepse nëse jo, fëmijët do të të quajnë ‘baba i mërzitshëm’”, thotë futbollisti.

Tingëllon paksa çuditshëm të quash lojtarin më të mirë në botë “baba i mërzitshëm”, por duket se fëmijët nuk ‘tolerojnë’ aspak, edhe kur babai i tyre është Cristiano Ronaldo.

https://www.instagram.com/reel/C8HkaC-MKZW/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al&rp=%2Flifestyle%2Fne-kuzhinen-e-cristiano-ronaldo-lojtari-me-i-mire-ne-bote-tregon-cmban-i67903#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1529%2C%22ls%22%3A610%2C%22le%22%3A1352%7D

Vrαυ mbesën në Greqi, i digjet shtëpia 37-vjeçarit/ Familjarët largohen nga fshati për shkak të frikës së hakmarrjes

Vrasja e 11-vjeçares nga daja e saj pasi tentoi ta përdhunonte në Greqi, ka përhapur një valë zemërimi në Pirgos.

Autoritetet greke janë në gatishmëri të plotë, pasi në çdo moment mund të jetë mundësia e një sherri ose konflikti t paparashikuar në zonë.

Ditën e djeshme gjatë funeralit të vajzës 11-vjeçares, disa njerëz të panjohur i vunë flakën banesës ku autori jetonte me familjen e tij në shenjë hakmarrjeje.

Në momentin e zjarrvënies, asnjë anëtar i familjes së 37-vjeçarit nuk ndodhej në zonë pasi të gjithë të afërmit e tij thuhet se janë larguar tashmë nga fshati, nga frika e hakmarrjes.

Ajo që shqetëson autoritetet tani është nëse situata mund të përshkallëzohet më tej dhe të arrijë nivele të rrezikshme.

Të afërmit dhe miqtë e familjes së Vasilikit ende nuk po arrijnë të kuptojnë tragjedinë që trokiti në derën e tyre.

Zemërimi i tyre u pa dhe ditën e martë kur 37-vjeçari mbërriti me makinën e patrullës në gjykatë për të kërkuar falje. Turma të tëra u mblodhën rreth makinës dhe shpërthyen në ofendime dhe të shara.

Daja νrαυ mbesën, familjarët e tij largohen nga frika e hakmarrjes

Policia greke është vënë në gatishmëri për shkak të valës së zemërimit që është përhapur në Pirgos për vrasësin e 11-vjeçares Vasiliki.

Sipas medias greke oficerët e policisë janë në lëvizje pasi është e dukshme frika e një sherri me rezultate të paparashikueshme. Mediat greke raportojnë se disa persona, i vunë flakën banesës ku autori jetonte me familjen në shenjë hakmarrjeje. Në momentin e zjarrvënies, asnjë anëtar i familjes së 37-vjeçarit nuk ndodhej në zonë pasi të gjithë të afërmit e tij thuhet se janë larguar tashmë nga fshati, nga frika e hakmarrjes.

Ajo që shqetëson autoritetet tani është nëse situata mund të përshkallëzohet më tej dhe të arrijë nivele të rrezikshme.

Të afërmit dhe miqtë e familjes së Vasilikit ende nuk po arrijnë të kuptojnë tragjedinë. Zemërimi i tyre vërshon, siç u pa të martën kur tentuan të sulmonin vrasësin 37-vjeçar, kur ai po mbërrinte me një makinë patrulle në gjykata për të kërkuar falje. Për këtë, në fakt, prokurorit i është dashur të shkojë në Drejtorinë e Policisë, për të ngritur kallëzim ndaj tij.

Tërmet i fortë në Greqi, forca dhe epiqendra

Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë mbnrëmjen e sotme.

Sipas mediave helene tërmeti është ndier shumë në ishullin e Rodosit, forca ka qenë 4.9 e shkallës Rihter.

Mediat raportojnë se epiqendra e tërmetit ka qenë 10 kilometra në perëndim-jugperëndim të Lindos, ndërsa thellësia fokale ishte 54.1 kilometra.

Aktualisht nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëmtime në objekte.

Lajm i mirë / Del nga koma avokati Sokol Mëngjesi

Avokati Sokol Mëngjesi ka dalë nga gjendja e komës ditën e sotme, gjendje në të cilën ndodhej prej ditësh pasi u dhunua barbarisht nga tre persona.

Mëngjesi raportohet se ka reaguar mirë, ndërsa mjekët në spitalin ku ai ndodhet janë optimistë për përmirësimin e gjendjes së tij.

Avokati u transportua rreth një javë më parë nga spitali i Traumës me avion privat sanitar drejt një spitali në Athinë për mjekim të specializuar.

Mëngjesi kishte marrë goditje me mjete të forta, doreza hekuri, në kokë dhe trup, të cilat i shkaktuan hematoma të rënda.

Mëngjesi u dhunua nga tre persona të identifikuar nga policia si Dorian Alia, Elton Kasaj dhe Drivaldo Aliaj. Ndërsa Romario Tabaku u akuzua se kishte siguruar largimin e tre dhunuesve nga vendngjarja.

Dritan Nano dyshohet si porositës i dhunës ndaj Mëngjesit, për shkak të një konflikti që kishin patur për zbatimin e detyrimeve ndaj studios ligjore të Mëngjesit, që e kishte ndihmuar Nanon të rrimerte pronën e tij në një zonë “luksoze” në Tiranë.