FOTO: Prill 1939, si u pushtua Shqipëria

Vendimi për pushtimin e Shqipërisë nga Mbretëria e Italisë u mor më 23 Mars 1939, vetëm pasi qeveria gjermane e siguroi Italinë se deti Mesdhe, si dhe deti Adriatik, njiheshin si dete italiane dhe në këtë mënyrë Italia i kishte duart e lira për të vepruar edhe në Shqipëri.

Në këtë periudhë Marina Mbretërore Italiane kishte kontroll të plotë në detin Adriatik dhe Jon.

Trupat e ekspeditës ushtarako-detare italiane, u grumbulluan dhe imbarkuan në portet e Pulias (Bari, Brindisi dhe Taranto) në fillim te muajit prill.

Lëvizja për zbarkimin në Shqipëri filloi në orën 11:00 të datës 6 prill 1939 dhe përfundoi në orën 18:30 të po të njëjtës datë. Zbarkimi u realizua në katër porte Shqiptare, Shëngjin, Durrës, Vlorë dhe Sarandë, në mëngjezin e datës 7 prill 1939. Ushtria Italiane komandohej nga Gjeneral Alfredo Guzzoni.

Në operacionin e zbarkimit morën pjesë rreth 22.000 trupa, të cilat përfaqësonin 2 divizione këmbësorie, 4 regjimente bersalierësh, 3 batalione tankesh, 1 grup qerresh të korracuara, 1 batalion special “San Marko”, 2 batalione këmishëzinjsh, 1 regjiment granatierësh, 2 grupe artilerie të kalibrit të mesëm, etj.

Në total zbarkuan 64 njësi artilerie, 125 tanke, 860 automjete, 1.200 motorçikleta, 5.500 biçikleta dhe 2.500 hajvanë.

Operacioni i zbarkimit u krye nga 34 anije transporti, nga të cilat 5 çisterna, 7 anije shumëfunksionesh dhe 22 anije transporti. Operacioni i zbarkimit drejtohej nga Gjeneral Giovanni Mese.

Operacioni i zbarkimit ishte e shoqëruar nga një flotilje e Marinës Mbretërore prej 39 anijesh, nga të cilat 2 korracata, 7 kryqëzorë, 16 destrojerë, 14 gjuajtësa, si dhe 10 nëndetëse. Flotilja detare komandohej nga Admiral Ettore Sportiello. Operacioni i zbarkimit u mbështet gjithashtu nga 140 avionë të bazuar në Brindisi dhe Foggia.

Numri total i forcave pjesëmarrëse në operacionin e zbarkimit dhe mbështetjes ishte 45.000-50.000 vetë.

Zbarkimi i trupave italiane ishte planizuar që të bëhej i njëkohshëm në të gjitha portet shqiptare, në Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Shëngjin. Metoda e zbarkimit u zgjodh direkt në porte, sepse nuk kishte pritshmëri për ndonjë kundërveprim nga ushtria shqiptare.

Skalionet e para, pas një bombardimi të fuqishëm nga ajri dhe deti të buzës së ujit dhe thellësisë, ju drejtuan porteve. Pati vetëm luftime sporadike të patriotëve dhe vullnetarëve shqiptarë të cilët pas pak orësh luftimi e pushuan rezistencën.

Ushtria shqiptare nuk pati ndonjë plan dhe nuk bëri ndonjë tentativë për të organizuar mbrojtjen kundërdesante dhe për të thyer sulmin italian.

Në datën 8 prill trupat italiane hynë në Tiranë, në datën 9 prill hynë në Shkodër dhe në Gjirokastër dhe në 12 prill kishin kapur të gjithë territorin shqiptar. Në Shqipëri, brenda një kohe të shkurtër, mbas pushtimit, Shtatmadhorija Italiane do të disllokonte sasira të mëdha forcash dhe mjetesh me qëllim sulmin ndaj Mbretërisë Greke dhe shtrirjes fashiste në Ballkan.

Lufta e Dytë Botërore kishte nisur, pavarësisht se zyrtarisht do të shpallej më 1 shtator 1939, ditën e sulmit të Gjermanisë kundër Polonisë.

, FOTO: Prill 1939, si u pushtua Shqipëria
, FOTO: Prill 1939, si u pushtua Shqipëria
, FOTO: Prill 1939, si u pushtua Shqipëria
, FOTO: Prill 1939, si u pushtua Shqipëria
, FOTO: Prill 1939, si u pushtua Shqipëria
, FOTO: Prill 1939, si u pushtua Shqipëria

Materiali dhe fotot, nga Artur Meçollari

Mbledhja e Byrosë në ’84-ën, për sëmundjen e “Komandantit”: Shtypi i huaj po flet shumë rreth gjendjes shëndetësore të shokut Enver, një gazetë greke shkruante sikur kishte vdekur, kurse TV italian…

Nga Dashnor Kaloçi

Plot 39 vjet më parë, në mesnatën e 11 prillit të vitit 1985, pas dy ditësh në koma, pushoi zëmra e udhëheqësit kryesor të Shqipërisë komuniste, diktatorit Enver Hoxha, njeriut që e kishte qeverisur me dorë të hekurt vendin e tij, që nga nëntori i vitit 1944, kur ai erdhi në pushtet menjëherë pas largimit të forcave gjermane, gjë e cila shënoi edhe mbarimin e Luftës.  Vdekja e tij erdhi edhe si pasojë e një sëmundje (diabeti), që atij i ishte shfaqur që në vitet e para të pasluftës, e cila u bë shkak edhe për një infarkt akut, që ai pësoi në vitin 1973, duke i shpëtuar paq vdekjes, por që në fillimet e viteve ’80-të, iu acarua së tepërmi, duke i dhënë edhe mjaft komplikacione, kjo solli dhe vdekjen e tij në mesnatën e 11 prillit 1985.

Por keqësimi i shëndetit të Enver Hoxhës, filloi që nga ditët e para të shkurtit të vitit 1984, gjë e cila shkaktoi një alarm të vërtetë tek “shokët e udhëheqjes”, duke bërë që Ramiz Alia, njeriun të cilin Enveri, pas eliminimit të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, në dhjetorit të vitit 1981, e kishte “pagëzuar dhe promovuar si pasardhësin e tij, të mblidhte disa herë në takime pune anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike, për t’i informuar ata për situatën e rëndë shëndetësore, që po kalonte “Komandanti”, apo dhe komunikuar herë pas here, mbi sëmundjen e tij dhe “masat që po merrte Partia”, për ta kaluar atë situatë tejet të vështirë.

Veç të tjerash kjo gjë bëhet e ditur edhe nga disa dokumente me siglën “Tepër sekret e një rëndësie të veçantë”, të nxjerra nga Arkivi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së, (Fondi 14, Ap. O.U)

Gjëja e parë që bie në sy nga këto dokumente me proces-verbalin e mbledhjes së Byrosë Politike, të mbajtur në datën 17 shkurt 1984, është fakti se Ramiz Alia, tashmë kishte marrë në dorë “frenat” e shtetit shqiptar dhe në një farë mënyre ai ishte tashmë edhe “de facto” kreu i Partisë së Punës së Shqipërisë, duke vendosur vetë për gjithçka. Dhe tjetra që vihet re në këto dokumente, është preokupimi mjaft i madh i Ramiz Alisë dhe gjithë “shokëve të udhëheqjes”, për ta mbajtur sa më të fshehtë sëmundjen e Enverit dhe gjendjen shëndetësore të tij.

Pasi ka bërë një rezyme të gjendjes shëndetësore të Enver Hoxhës dhe ekipin e mjekëve shqiptarë që ishin angazhuar në atë drejtim, Ramiz Alia, ka diskutuar me “shokët e Byrosë”, edhe për mundësinë e sjelljes nga jashtë shtetit të disa mjekëve specialistë, kryesisht nga Franca, por nuk është pranuar nga vetë Enveri, dhe as nga Ramizi me Nexhmijen, pasi i druheshin lajmeve të shtypit botëror, sepse një gazetë greke, kishte shkruar se Enver Hoxha kishte vdekur.

Nisur nga këto, në ato mbledhje, Ramiz Alia i ka porositur “shokët e Byrosë”, që të kenë kujdes në ruajtjen e sekretit “për shëndetin e shokut Enver”, madje të mos bisedojnë as me familjarët e tyre dhe në shtëpi e në publik, të rrinë të qeshur, që populli të mos kuptojë gjë.

Por për më shumë, na njohin dokumentet i më poshtëm me proces-verbalet e mbledhjeve të Byrosë Politike të datës 17 shkurt dhe 11 nëntor të vitit 1984, të cilat po e publikojmë.

(Vijon nga numri i kaluar)

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCES-VERBALIN E MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE TË PPSH, MBI GJENDJEN SHËNDETËSORE TË ENVER HOXHËS

“Tepër sekret, i rëndësisë së veçantë”

Proces-verbal i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, i datës 11 nëntor 1984

Këtë mbledhje të Byrosë Politike, e thirri Sekretari i Komitetit Qendror të PPSH-së, shoku Ramiz Alia, për të informuar shokët kryesorë të udhëheqjes së partisë, mbi gjendjen shëndetësore të shokut Enver.

Ata u mblodhën në sallën e vogël të pushimit, në katin e sipërm, dhe fjala e shokut Ramiz u stenografua.

SHOKU RAMIZ ALIA: Mendova të bisedoja me të gjithë ju, shokë për t’ju informuar mbi gjendjen shëndetësore të shokut Enver. Të gjithë e keni ndjekur dhe në përgjithësi jeni në dijeni për gjendjen e tij shëndetësore.

Tani dëshiroj t’ju bëj të njohur, që të keni parasysh edhe si qëndron kjo çështje ditët e fundit, pse siç e patë dhe vetë, në mbledhjen e Plenumit të 9-të të Komitetit Qendror, në 27 shtator, gjendja e tij është rënduar ca.

Shëndeti i shokut Enver karakterizohet nga një dobësi e përgjithshme e organizmit. Rezistenca e tij fizike ka rënë mjaft, gjë që siç e patë, shprehet deri në të folurin e tij me vështirësi.

Këtë gjendje ai na e ka vënë edhe vetë në dukje, kur erdhi herën e fundit në aparat dhe midis të tjerash na tha se ka dëshirë të na flasë për shumë gjëra, por nuk flet dot. Kohët e fundit shokut Enver, i janë vështirësuar edhe lëvizjet e gjymtyrëve.

E vërteta është se gjatë këtyre ditëve, ai pati edhe njëfarë gripi, që natyrisht ka ndikuar jo për mirë në rëndimin e kësaj gjendjeje. Për të gjitha këto arsye, mendova t’ju vija në dijeni juve shokë të Byrosë, për të pasur një tablo të plotë mbi këtë gjendje.

Burimi kryesor i rënies shëndetësore të shokut Enver, është sëmundja e diabetit. Sikurse e dini të gjithë, ai vuan prej një kohe të gjatë, që nga viti 1948, nga diabeti.

Kjo sëmundje në përgjithësi i ka prekur enët e gjakut, duke ia pakësuar mundësinë e qarkullimit, gjë që i dobësuar organizmin. Mjekimet kundër kësaj sëmundjeje i janë bërë vazhdimisht me rigorozitet.

Po ato i janë bërë në rregull edhe në sajë të rigorozitetit dhe të vullnetit e kujdesit të vazhdueshëm të vetë shokut Enver, i cili u është përmbajtur me përpikëri rekomandimeve të mjekëve dhe i ka zbatuar këshillat e tyre me një disiplinë shembullore.

Kjo ka bërë të mundur, të shmangeshin për një kohë të gjatë ato efekte negative që mund të vërtetoheshin shumë më shpejt, po të lihej pas dore terapia e caktuar.

Sidoqoftë, këtu te diabeti qëndron burimi kryesor i gjendjes së vështirë, që po kalon tani shoku Enver. Si rrjedhim i sëmundjes së diabetit, shoku Enver ka kaluar një infarkt të miokardit, 11 vjet më parë, në tetor 1973. Shumë nga shokët këtë ngjarje nuk e dinë, po një pjesë e mirë, si Adili, Manushi, etj., kanë dijeni për këtë sëmundje, nga e cila u prek ai në atë kohë.

Edhe në këtë rast, shoku Enver u mjekua me shumë kujdes dhe përsëri duhet vënë në dukje, se ka qenë gjithashtu shumë i disiplinuar në zbatimin e kurave. Mund të them madje, se atëherë u trajtua me aq efektivitet kundër infarktit, saqë më vonë nuk ka pasur më asnjë shqetësim dhe ka vazhduar të punojë normalisht.

Duhet përmendur se përpara tre vjetëve, aty nga viti 1980-1981, kanë filluar t’i duken disa fenomene të tjera të quajtura ‘edema pulmonare’, që s’janë gjë tjetër, veçse grumbullim ujërash në mushkri, që i shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje.

Për këtë arsye mjekët tanë, kanë qenë të detyruar të merrnin herë pas here masa, për shkarkimin e ujërave të tepërta nga mushkëritë, që të lehtësohej dhe të rikthehej në gjendje normale.

Shkaku i ‘edemave pulmonare’ vjen nga dobësimi i muskulit të zemrës, që nuk ka fuqinë e duhur për të thithur ujërat e tepërta që i krijohen në mushkëri dhe i shkaktojnë vështirësitë në të marrit frymë.

Nga fillimi i këtij viti, pati një periudhë që këto fenomene iu bënë më të shpeshta dhe e rënduan gjendjen e tij shëndetësore, por ky fenomen tani nuk po vihet re më. Siç jeni në dijeni, në shkurtin e këtij viti, shoku Enver pati edhe një ishemi cerebrale.

Pali me Muhon nuk ishin, kur ne u mblodhëm të nesërmen me këtë rast. Megjithatë, edhe ata mësuan për atë moment tepër të rrezikshëm, për jetën e shokut Enver, por gjendja u dominua mirë, në sajë të ndërhyrjes shumë të shpejtë e shumë efektive të mjekëve tanë.

Pas kësaj goditjeje, shoku Enver u përmirësua, por duhet pranuar se në përgjithësi gjendja e tij shëndetësore, erdhi duke u keqësuar, pasi ishemia i krijoi vështirësi në lëvizjen e gjymtyrëve të këmbës dhe të dorës, që iu prekën, dhe i është krijuar një lodhje e përgjithshme.

Për këtë arsye, disa herë i kishim propozuar shokut Enver, të sillnin nga jashtë mjekë për ta vizituar. Kam biseduar unë vetë veçanërisht me të, ka biseduar veçanërisht gjithashtu Nexhmija, në të njëjtën kohë kemi biseduar një herë tjetër të dy bashkë me Nexhmijen, po ai nuk e ka pranuar kurrsesi, propozimin tonë. Ai e argumenton me dy arsye.

Së pari, me besimin e plotë që ka te mjekët tanë, në diagnozën që i kanë bërë ata dhe në mjekimin që i kanë bërë dhe vazhdojnë t’i bëjnë. Së dyti, është pastaj aspekti politik i këtij hapi, që ai mendon se duhet parë me kujdes para se të veprohet.

Edhe pa marrë mjekë nga jashtë, të gjithë kemi parë çfarë shkruan shtypi në botë, rreth gjendjes së personit të tij, madje një gazetë greke, aty një muaj më parë, shkruante sikur kishte vdekur. Edhe televizioni italian ka folur për gjendjen e rëndë shëndetësore të shokut Enver.

Pra, pa sjellë mjekë dhe bëhet zhurmë jashtë, prandaj merret me mend çfarë mund të flitet e të shkruhet pastaj në opinionin botëror, sikur të thërritet ndonjë. Duhet pasur parasysh pastaj, në radhë të parë, shqetësimi që do të shkaktohej në popullin tonë.

Dy-tri javë përpara, biseduam përsëri me shokun Enver, e më së fundi ai pranoi të bëhet diçka në këtë drejtim, po jo të vinin këtu mjekë të huaj për ta vizituar, por të dërgoheshin jashtë, në Francë, mjekët tanë për të bërë një konsultë me specialistët francezë.

Për këtë arsye, dërguam në Paris tre nga mjekët tanë, që merren me kurimin e shokut Enver, mjekun e tij personal, Isuf Kalon, mjekun kardiolog, Ylli Popën dhe Bajram Prezën, si neurologu, që ka ndjekur kurat kundër ishemisë cerebrale.

Mjekët tanë morën të gjitha të dhënat e nevojshme dhe me anën e ambasadës sonë në Paris, organizuan një konsultë me kryetarin e Shoqatës Francë-Shqipëri, mjekun profesor Pol Miliezin në krye, të cilit i folën hapur dhe natyrisht në mënyrë konfidenciale, se fjala ishte për shokun Enver.

Kjo u bë që ai me ekipin e tij, të kuptonin se duhej ruajtur sekreti i çështjes, prandaj i’u theksua se vetëm ata e dinin këtë gjë.

S’ka dyshim se qeverisë së tyre, specialistët francezë do t’i kenë folur, po të paktën në shtyp, ata nuk mund të thonë gjë, se një gjë e tillë do të ishte shumë negative për ta. Kështu pra, specialistëve francezë, iu paraqit gjithë dokumentacioni, duke filluar që nga historiku i sëmundjes, elektro-kardiogramet që i janë bërë gjatë kësaj kohe, etj.

Dihet se në mjekësinë modern, nuk ecet më me metodat e vjetra, duke i vënë veshin ose prekur trupin e të sëmurit; sot bëhen më parë analizat e nevojshme dhe mbi bazën e tyre organizohen konsulta.

Kështu u veprua atje edhe për rastin e shokut Enver, dhe kjo konsultë ishte shumë efektive. Ç’doli prej saj? Të gjithë specialistët francezë në konsultë, ishin plotësisht të një mendimi me diagnozën e mjekëve tanë, nga fillimi e deri në fund.

E dyta, të tërë ishin dakord me mënyrën e mjekimit, me terapinë që është ndjekur, qoftë kundër diabetit, ashtu edhe me atë për forcimin e zemrës, kundër edemave, etj…!

Madje specialistët francezë, thanë se, edhe sikur vetë ta kishin ndjekur pacientin, vështirë se mund të bënin më tepër nga këto që kanë bërë mjekët tanë, të cilët kanë përdorur teknikën moderne të mjekimit dhe ilaçet e fundit që kanë siguruar, i kanë dhënë në dozat e përshtatshme me efikasitet.

Jo se ne kishim ndonjë dyshim në trajtimin e mjekëve tanë ndaj shokut Enver, sepse kurdoherë kemi qenë të bindur që efektiviteti i mjekimeve nga ana e tyre, ka qenë i mirë, po fakti që edhe specialistët francezë, kishin të njëjtin mendim me tanët, na qetësoi dhe na bindi, se nuk kemi të bëjmë me ndonjë gjë tjetër.

Për sa i përket zemrës, si mendimi i specialistëve francezë, ashtu edhe i tanëve është i njëllojtë. Ky organ ka arritur në fazën e një insuficience të theksuar, muskuli i zemrës është dobësuar së tepërmi dhe është pikërisht ky burimi i pafuqisë së përgjithshme, që ka deri tani shoku Enver.

Pra faktori kryesor në këtë gjendje që shkakton edhe fenomenet e tjera negative të shokut Enver, është zemra. Madje kur u diskutua për diagnozën, francezët thanë se ishemia cerebrale që goditi disa muaj përpara shokun Enver, aty e ka burimin, nuk kemi të bëjmë me stenozë të arteries karotide, siç kishin menduar mjekët tanë.

Memorie.al

TRONDlT botën gjeneraIi tυrk: Në Turqi, një e treta janë me origjinë shqiptare

Pjesë nga ditari personal i Ali Ymerit, ish- diplomatit shqiptar për 20 vjet në Turqi. Diplomacia turke pranon se shqiptarët drejtuan perandorinë që pushtoi Kostandinopojën. Si u vlerësua Enver Hoxha nga turqit për çështjen e Qipros dhe qëndrimi i tyre pas daljes së Shqipërisë nga Traktati i Varshavës
Nga Leonard Veizi

Ali Ymeri shkruan se kënaqësia për të punuar në një vend të tillë si Turqia, ishte rezultat i një opinioni pozitiv që ndihej në të gjitha shtresat e shoqërisë turke ndaj Shqipërisë. “Pozicioni gjeopolitik që zënë të dy vendet në rajon dhe interesat e përbashkëta, që rrjedhin prej tij, veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore (për shkak të sistemeve ideologjike të kundërta), këtyre marrëdhënieve u pat dhënë një përmbajtje të re simpatie e miqësie. Një ndjenjë e tillë pati zënë vend dhe mund të themi qe bërë e pranishme (pavarësisht nga qëndrimet zyrtare për shkak të sistemeve) në ndërgjegjen e çdo qytetari të thjeshtë dhe zyrtari në të dy vendet”, shkruan në ditarin e tij diplomati. Sipas tij, krejt ndryshe nga ç’thuhej e ndodhte në vende të tjera të botës së civilizuar, në Turqi shqiptarët janë njerëz të dashur e të respektuar.

Enver Hoxha merr në mbrojtje Turqinë

Ish-konsulli i Stambollit shkruan se miqësia midis dy popujve tanë u rrit sidomos dhe nga qëndrimet që mbajti qeveria shqiptare gjatë krizave të njohura të Qipros në vitet 1965-1974. Ai shton se mbështetja e bërë nga ana e Shqipërisë, nuk duhej kuptuar si një çështje emocionesh, por si domosdoshmëri për zgjidhjen e konfliktit në rrugë paqësore mes dy vendeve të interesuara, Turqisë dhe Greqisë. Mirëpo ky qëndrim rriti edhe një herë në sytë e opinionit turk respektin ndaj shqiptarëve. “Për të qenë i sinqertë, dëshiroj të theksoj se, mbas këtyre ngjarjeve, Enver Hoxha filloi të lakohej në gojët e shumë qytetarëve turq, si përfaqësues i politikës së drejtë dhe parimore në marrëdhëniet midis vendeve”, pohon diplomati.

Denoncimi i Traktatit të Varshavës

Në shënimet e tij Ali Ymeri shkruan për ndikimin mjaft pozitiv në marrëdhëniet shqiptaro-turke të politikës së kohës, të cilat u ngritën dukshëm nga pika ku kishin ndalur për shumë vite në të kaluarën, 15 vjet para Luftës së Dytë Botërore. “Impuls të fuqishëm morën këto marrëdhënie sidomos nga qëndrimi i guximshëm i qeverisë shqiptare në mbrojtje të lirisë e të pavarësisë së popujve nga Bashkimi Sovjetik dhe Traktati i Varshavës. Shkëputja nga Lindja, denoncimi dhe çmontimi i bazave të vendosura në territorin shqiptar dhe dalja nga Traktati i Varshavës (1968), u vlerësuan nga Turqia si akte që meritonin vëmendje dhe admirim. Këtyre akteve i duhet shtuar edhe qëndrimi i pavarur që mbajti vendi ynë në përkrahje të Turqisë në OKB në vitin 1965. Shtypi dhe propaganda turke këto akte i komentonin si veprime të pavarura, që buronin nga një politikë e jashtme principiale, e drejtë, pa ekuivoke, që ishte në funksion të respektimit të të drejtave dhe lirive të cilitdo vend për vetëvendosje”, shkruan diplomati.

Dhurata për Sekretarin e Parë

Ali Ymeri shkruan se ishte kuptimplotë gjesti i kryetarit të Bashkisë së qytetit Golxhuk në brigjet e gjirit të Izmirit, i cili, me rastin e vizitës së ansamblit artistik “Rozafa” të Shkodrës (1981), në shenjë të mirënjohjes e miqësisë ndaj Shqipërisë dhe udhëheqësit të saj, Enver Hoxha, më dorëzoi për të një bust të Qemal Ataturkut. “Kjo atmosferë e krijuar në ato vite, nuk qe as e para dhe as e fundit. Ansamblet tona si dhe grupe të tjerë artistikë, ndryshe nga ato të vendeve të tjera pjesëmarrëse të festivaleve të organizuar nga Turqia, duartrokiteshin në mënyrë më të ngrohtë dhe me tifozllëk të jashtëzakonshëm.

Çlirimi nga paragjykimet

Ali Ymeri thotë se janë të panumërt personalitetet, që kontribuuan shumë, sidomos pas viteve ’60-të në forcimin e miqësisë turko-shqiptare dhe që i dhanë kësaj, duke e çliruar nga paragjykimet ideologjike, një përmbajtje të re. Në shënimet e tij, ai evidenton disa prej tyre: “Prof.dr. Neshit Erez, mjek gjinekolog me emër në Turqi, me origjinë tepër të lashtë shqiptare, fliste për prejardhjen e tij sikur të kishte emigruar ato ditë nga Prizreni për në Turqi.

Po aq të angazhuar e të përkushtuar e shikonim forcimin e miqësisë mes dy popujve tanë edhe personalitete të tjerë si Barllas Kumtay, deputet dhe ministër i Turizmit në disa qeveri, Qerim Gokai, ish-ministër e Vali i Stambollit, Haluk Chilloi, profesor e dekan në Universitetin e Stambollit, për një kohë, ministër i Tregëtisë, i nderuari Tasin Osguc, për një kohë të gjatë rektor i Universitetit të Ankarasë, etj”. Për sa i përket marrëdhënieve me median Ali Ymeri shkruan: “Gazetarët, pa as më të voglin kompleks, kanë shkruar me objektivitet dhe respekt për vendin tonë. Midis tyre dëshiroj të kujtoj Burhan Felek, kryetar i Bashkimit të Gazetarëve turq, Nadir Nadi, gazetar dhe pronar i gazetës “Xhumhuryet” (Republika), që kishte filluar të botohej që në vitet e përmbysjes së Sulltanatit. Jehonë të fuqishme gjatë këtyre viteve patën edhe shkrimet e botuara në mjaft gazeta me emër e tirazh të madh”

Turqia pranon se është shtypur nga Shqipëria

Ndryshe nga kombet e tjerë, shqiptarët janë më të pranishëm në strukturat shtetërore dhe të integruar plotësisht në shoqërinë turke. Në një rast domethënës diplomati shqiptar, Ali Ymeri shkruan: “Me rastin e 500- vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në vitin 1968, ambasadori i atëhershëm turk në Shqipëri, Ruzhdie Vejseli i kërkoi takim zotit Reiz Malile, atëherë zëvendësministër i Punëve të Jashtme. Në këtë takim u ndodha edhe unë, meqë puna ime në Ministrinë e Punëve të Jashtme lidhej edhe me Turqinë.

Ambasadori Vejseli, sa hyri, iu drejtua zotit Reiz: “Eh, keni më për të folur kundër Turqisë”? Kuptohet që gjatë këtij jubileu u fol natyrshëm për të kaluarën 500-vjeçare. Por e keqja ishte se në propagandën tonë Turqia moderne njehsohej me perandorinë Osmane. Zoti Reiz, pasi u përshëndet me të, i tha: “Kjo propagandë nuk ka të bëjë aspak me Turqinë moderne, të krijuar si rezultat i luftës çlirimtare që organizoi e zhvilloi populli turk me Ataturkun e madh e që përfundoi me rrëzimin e Sulltanit, por me Perandorinë Osmane”.

Përgjigja me sa dukej e kënaqi. Duke qeshur, ambasadori vazhdoi: “Sa për mua nuk e dimë se kush e ka shtypur njëri-tjetrin, pasi në atë periudhë, duke filluar nga sadrazemet (kryeministrat), vezirët (ministrat), gjer te gjeneralët e shumtë dhe, në përgjithësi, administrata shtetërore turke ka qenë e predominuar nga shqiptarët”… Ky keqkuptim u evitua, por duke nxjerrë në shesh edhe një të vërtetë të madhe për dominimin e elementit shqiptar në administratën gjigante të Perandorisë Osmane.

MËSUESl nuk ka marrë rrοgën prej dy muajsh,SURPlZA që i bëjnë nxënësit e Ia me gojë hapυr (VIDEO)

Një profesor nga Brejo Santo, në Brazil, po kalonte një periudhë shumë të vështirë, sepse kishte dy muaj me radhë që nuk merrte pagën e tij.

Për fat të mirë ky njeri ka hasur në diçka të çmuar në rrugën e tij, domethënë dashurinë e nxënësve të tij.

Bruno Rafael Paiva është profesor i Arteve të Bukura në Brejo Santo të Brazilit.

Ai nuk kishte marrë pagën e tij për dy muaj dhe jeta e tij po bëhej vërtet e vështirë.

Derisa një ditë, nxënësit e tij mësuan për situatën dhe vendosën të bënin diçka për këtë.

Nxënësit organizuan një llotari për të mbledhur paratë e nevojshme për të paguar profesorin e tyre.

Sapo mbaroi, mbërriti dita e një surprize madhështore.

Ata vunë në kuti të vogël dhe një zarf me një letër në tavolinën e mësuesit.

Kur Bruno Rafael hyri në klasë si çdo ditë tjetër, ai gjeti surprizën.

Pas leximit të letrës emocionaIe të shkruar nga nxënësit, em ocioni ishte aq i fortë saqë shëprtheu në Iot.

Burri mbjell domate dhe bëhet gati ta shesë, por vë duart në kokë nga ajo që i ndodh

Νuk dimë cfarë po hamë, kjo as diskutohet. Por se sa dëm ato na sjellin, këtë nuk jemi në gjendje ta masim.

Një fermer nga fshati Dushk i Lushnjes, i cili me familjen punon prej vitesh në sera për kultivimin e domates, ka hasur në një shqetësim, që i ka kushtuar miliona lekë dëme.

Domatja që ai priste për ta hedhur në treg dhe për të marrë frytet e punës, i ka dalë e deformuar.


Ai thotë se ky prodhim është jashtë standardit dhe se faji është i farës. Edhe pse ai është i regjistruar dhe ka NIPT askush nuk e merr përgjegjësinë se i kujt është faji.

Rolandi thotë se i kanë dalë me probleme vetëm domatet që ka marrë farën në një agronom në Lushnje.

Sipas tij, problemi është vetëm me këtë farë që ka marrë te farmacia e agronomit Anastas Qorri.

“Po i hedh në kanal mijëra ton domate. Nuk kanë treg. E kam takuar dhe s’më ka dhënë zgjidhje.

Bëji analizat më thotë. I ka bërë vetë dhe mua nuk mi jep” thotë ai. Pas ankesës, qytetari shkon të takojë agronomin, i cili i thotë që “të bëjë analizat”.

Më tej i pohon se ai dhe firma i kanë bërë analizat dhe ka dalë që nuk është problem i farës, por është mungesë shërbimesh.

Madje, i lexon e-mailin dhe i thotë qytetarit se i ka ardhur fleta nga laboratori dhe pretendon mungesë të shërbimesh, madje njëherë e ngopur me ujë njëherë e pangopur nga uji.

Qytetari i thotë je mirë, se më parë i ka thënë mos i jep ujë shumë se e ka nga uji. Agronomi i thotë se nga analizat doli që fara s’ka asnjë gjë.

“Neve kemi për detyrë të shpërblejmë nëse del që është faji i farës. Bëji analizat dhe nëse institucioni në Durrës thotë që është faji i farës, dhe të gjitha shpenzimet dhe detyrimet e munguara do merren 100 %” i thotë agronomi.

FSHATARl po pυnonte token gjen nje arke,HABlTET nga ajo qe gjen brenda kur e hapen

Një arkë mjaft e vjetër dhe e rrallë është zbuluar në Rusi, nga disa persona krejt rastësisht.

Fotografitë e kësaj arke tregojnë se në të kishte veshje, aIkooI, para, cigare dhe pajisje të tjera ush tarake.

Arka ishte plot përmbajtje të Iuftës. Aty u gjetën para gjermane, të cilat ishin përdorur gjatë regjimit n azist.

Madje, kutia e cigareve ishte ruajtur në mënyrë perfekte.

I αti nuk e Ia të ma rtοhej me bυrrin që d onte, pas 40 vitesh gjeti një cοpë gazete që PËRMBYSl gjithçkα… (VIDEO)

Jeta nuk shkon gjithmonë siç e kemi imagjinuar.

Pa marrë parasysh se sa doni diçka, pa marrë parasysh sa shumë përpiqeni ta merrni atë, nganjëherë, universi thjesht ka plane të tjera. 

Ashtu si ka njerëz që mund të zh duken nga jeta, ka të tjerë që fati mund t’ju sjellë përsëri dhe historia e Janice Rude dhe Prentiss Ëillson është një shembull i mrekullueshëm.

Në vitin 1961, Janice Rude ishte një studente në Kolegjin Oçidental në Kaliforni që punonte me kohë të pjesshme në një kafene për të paguar për studimet e saj.

Një ditë, ndërkohë që po sillte pjata në një tavolinë studentësh, vështrimi i saj takoi atë të një djaloshi shumë elegant me emrin Prentiss Willson. VIDEO

Të b.ësh D ASΗURl kur jeni me “a to”?! HABlT mjekjα

Secili bën zgjedhjet e tij në lidhje me preferencat e të bërit dashuri, por kohët e fundit po qarkullon një dilemë e madhe rreth kësaj teme.

Kjo dilemë lidhet me faktin nëse duhet bërë dashuri kur femra është me “ato” apo jo.

Nga shumë sondazhe të kryera, afro 45% e femrave kanë deklaruar se nuk pëlqejnë ta bëjnë atë veprim në ato ditë.Por, ajo që ka mahnitur më shumë është fakti se 55% e tyre janë përgjigjur se nuk e kanë aspak pro.blem të bëjnë dashuri kur janë me “ato” dhe ky fakt nuk u shkakton asnjë be.zdi.

Duke vlerësuar faktin se shumica e të anketuarave është përgjigjur “PRO” bërjes së dashurisë kur femra është në ato ditë, një nga mjeket më të njohura ka vendosur të “th.yejë” heshtjen dhe ka dhënë mendimin e saj rreth kësaj çështjeje.

“Kam lexuar se shumica e femrave që pëlqejnë të bëjnë dashuri kur janë me “ato” e preferojnë pasi shkakton më shumë lubrifikim”, thotë mjekja.

Por, sipas saj trupi është një krijesë biologjike dhe është i ndërtuar në mënyrë të tillë që të kryejë me korrektësi proceset e tij të plota, ndaj dhe shkencërisht është vërtetuar se gjatë atyre ditëve nuk është e këshillueshme bërja e dashurisë, edhe pse shumica mund të jenë kùndër.

Në një studim të kryer në Oklahoma, ka rezultuar se femrat që nuk e kanë pasur aspak problem bërjen e dashurisë kur janë me “ato” më pas kanë raportuar disa pro.bleme me trupin e tyre.

Kështu, shumica ka treguar se disa orë më pas kanë përjetuar dh.imbje të mëdha ndërsa të tjerat kanë thënë se kanë qenë më të prèkùra ndaj inf.eksioneve.

Për më tepër në lidhje me këtë temë, mjekja e njohur kërkon t’u bëjë ápèl femrave duke i vënë kapakun kësaj çështje.

“Ju mund të keni preferencat dhe zgjedhjet tuaja dhe gjithçka mund të ndodhë sipas dëshirës tuaj, por nga ana mjekësore nuk ua rekomandoj aspak. Arsyeja?”

Nëse ju zgjidhni të bëni dashuri gjatë periudhës kur jeni me ato ju keni shumë shanse për të mbetur sht.atzënë, ndaj këshilla ime do të ishte, dùròni dhe tregoni kujdes.

V αjza e υαrfër nga Puka: Isha në rrugicë, n djeυa një dorë në…!

Një vajzë ka guxuar të rrëfejë momentin kur ka rënë e një ng.acmimi se.ksual në rrugë. Ajo thotë se është ndjerë shumë keq nga episodi tm.errues dhe ende sot nuk e ka marrë veten. Ajo apelon që femrat të denoncojnë kur bien pre e këtij ab.uzimi. Kjo është historia e rrëfyer .

“Jam një 19-vjeçare nga Puka. Kam nisur shkollën e lartë në Tiranë pas shumë sakrificash të familjes time, sepse prindërit janë pa punë dhe jetojmë me ndihmat e tezeve jashtë vendit.

Lexoj lajmet e nga.cmimeve në punë, që shumë femra në botë po tregojnë historitë e tyre. E mua mu kujtua momenti që akoma nuk më lë të vë sy në gjumë natën.

Gjithmonë kam qenë një vajzë e rregullt si në veshje ashtu edhe në sjellje. Por mendoj se kush do të të ng.acmojë e bën sepse thjesht është i sëmurë.

Nuk ka lidhje a je apo nuk je pro.vokuese. Një pasdite dimri po kthehesha në konvikt dhe po kaloja në një rrugicë.

Ndjeva hapa pas meje, por mendoja kalimtarët edhe pse brenda ndjeva një prerje këmbësh. Në një moment në një zonë ku ndriçimi s’ishte edhe aq i fortë ndjej një dorë që më prek të pasmet.

Me shumë forcë dhe më thotë fjalë të ndjyra që më rrëjnqethën.

Aq bëri dhe iku duke qeshur e duke kthyer kokën nga unë sikur të kishte bërë ndonjë heroizëm.

Ju nuk e keni idenë se sa e pojshtëruar jam ndjerë në ato momente. Djersita, u drodha dhe më erdhi zor që jam femër.

Më është dukur vetja shumë e paaftë në ato momente, doja të ulërisja ta pëjshtyja atë person.

Pashë rrotull shyqyr nuk pa njeri skenën, por unë ende e kam trjaumë. Këta meshkuj maniakë që po na shkatërrojnë jetën duhet të ndalojnë duke u sjellë si padronët tanë…Mos heshtni vajza. Denoncojini!”, shkruan ajo.

V αjza e ραsur ka një hαII: Mbaj 4 bυrra me rr ogë, sepse jam e ρangοpur me s…

Kam katër të dashur të rregullt. Asnjëri nga ata nuk fiton më shumë se 60 mijë dollarë në vit. Më i madhi është 36, ndërsa të tjerët janë 26, 27 dhe 31 vjeç. Jemi të gjithë të lirë të dalim me njerëz të tjerë, këtë ua kam bërë të qartë. I pres të katërt të kalojmë festat bashkë.

Kam dalë me djem më të rinj më herët, vetëm prej pozicionit në të cilin janë në jetë. Nuk kërkojnë të shtrohen e as të martohen. Më prezantonin miqtë, ose njihesha përmes aplikacioneve. Më dukej e papërshtatshme t’u propozoja pagesë këtyre njerëzve në këmbim të një shërbimi shumë specifik dhe prandaj u futa në nje faqe interneti. Eksperienca ime e parë ishte pak a larmuese.

Thjesht sa e drejtpërdrejtë duhet të tregohesh në platformë dhe sa të drejtpërdrejtë tregohen të tjerët. Ishte pak sh ok kulturor. Sapo e superon këtë, është rifreskues fakti që del drejt e në temë. Unë mund të të ofroj këtë, dhe dua këtë. Ose bjer dakort ose jo. Mendoj se hapja e letrave në tavolinë si kontratë është shumë e dobishme. Shmang ndjenjat e lënduara dhe keqkuptimet.

Takimi im i parë me një e skortë ishte për festën e fejesës së një mikes sime. U njoha me një djalë në sajt, ishte 29 a 28 vjeç. Muzikant. Erdhi me mua dhe pastaj pimë diçka në një bar në tarracë. Më pas shkuam në shtëpinë time.

Nuk përfundoi në një lidhje. Ishte më tepër s eks për një natë. Mund t’i dalloj profilet e njerëzve shumë romantikë ose shumë materialistë. Përshembull ata që thonë se u pëlqejnë darkat me qirinj dhe trëndafila përpiqem t’i shmang.

Po ashtu edhe ata që kanë shuma fikse parash për aktivitete të përcaktuara. Më ka ndodhur një herë që të më përdorin për para.

Pas disa takimesh, ai filloi të kërkonte gjëra shumë specifike. Unë vetë jam shumë bujare, por kërkesat e tij më bënin të ndihesha si një bankomat dhe jo sikur po ndërtonim një miqësi bashkë.

Eskorta ime e parë ishte 27 vjeç dhe me të u tregova e sinqertë. Nuk e solla në asnjë event me miqtë e mi. Dilnim për darka dhe kënaqeshim duke biseduar. Ishte argëtues, pak i papjekur.

Disa aspekte të personalitetit tim dilnin në sipërfaqe kur rrija me të. Me punën që kam unë, duhet të jesh serioze dhe e zënë tërë kohës. Kur rri me dikë më të ri, më të gjallë, ndihesh edhe më spontane.

Më ndihmoi të çlirohesha pak. Kushtet e marrëveshjes janë shumë të lirshme. Thjesht u them që jam e lirë të enjten në 10, do që të bëjmë ndonjë gjë. Paguaj për gjithçka kur ikim me pushime dhe i paguaj qiranë e shtëpisë.

26-vjeçari është ende në shkollë. Është i ri, argëtues. Ai që është 31 vjeç punon në mjekësi. Është resident a diçka e tillë dhe oraret e tij janë të çmendura si të miat. S’e takoj shpesh. Ndërsa 36-vjeçari punon në biznes.

Nuk kemi rregulla strikte. Nëse jam e zënë, jam e zënë. Nëse ai është i zënë, s’ka problem. Për 27-vjeçarin, të cilin e njoh për më shumë kohë, shpenzoj diku tek 6 mijë – 7 mijë dollarë në muaj. Shkojmë në evente, ose darka të shtrenjta. Më pëlqen të ha, më pëlqen të udhëtoj.

Kur ndodh ndonjë gjë interesantë atë marr të parin, sepse është dhe më i lirë. Për të tjerët harxhoj rreth 2 mijë dollarë në muaj. Gjëja më e ç mendur që kemi bërë, ka qenë udhëtimi në Zvicër.

Unë dhe një nga të dashurit e mi ishim bileta të klasit të parë dhe kur arritëm, morëm një helikopter për të parë qytetin nga lart. Tani dua të bëj gjëra më të mëdha. Po mendoja një udhëtim në Dubai , sepse kam qenë vetëm për punë atje. Ndoshta në Maldive në shkurt.