Armando Broja drejt Bundesligës? Trajneri i njohur ftesë futbollistit të kombëtares

Volfsburgu po kërkon që të përforcojë repartin sulmues dhe në skenë kanë dalë kandidatë të ndryshëm.

Sipas asaj që raporton “Kicker”, një emër që klubi gjerman ka në mendje është edhe ai i Armando Brojës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i cili aktualisht është duke zhvilluar përgatitjet me ekipin përfaqësues në Gjermani në kuadër të Europianit, njihet shumë mirë nga trajneri i ri i Volfsburgut, Ralf Hazenutëll.

Në sezonin 2021-2022, kur Broja ishte te Sauthemptoni pati një shpërthim gjatë kampionatit, duke shënuar 9 gola në 38 ndeshje të Premier Ligës, si i huazuar nga Çelsi, por në drejtimin e Hazenutëll që tashmë kërkon që ta marrë 22-vjeçarin në Gjermani.

Në atë kohë, austriaku ishte i lidhur shumë me Brojën dhe kërkonte që ta blinte, por kjo nuk u realizua. Gjithsesi, konkurrenca për Brojën është e madhe, pasi Milani ka dërguar në Londër përfaqësues për të folur me klubin e Çelsit dhe po ashtu Evertoni është vënë në lëvizje për sulmuesin.

Vr*sja e 20-vjeçarit shqiptar në Greqi/ Momenti kur mjekët i japin ndihmën e parë, (VIDEO)

Ngjarja e rëndë në Greqi, ku 20-vjeçari shqiptar Orgito LLoci, humbi jetën pas një sherri mes të rinjsh, në Kalives të Bashkisë Apokoronou në Hania, tronditi opinionin publik.

Një media greke, ka publikuar momentin kur 20-vjeçari shqiptar u transportua i vdekur në spital, pas sherrit me disa të rinj në Kalives të Greqisë.

Të dyshuarit të përfshirë në përleshje janë dy 24-vjeçarë grekë dhe tre të huaj, një rumun 19-vjeçar, një gjeorgjian 28-vjeçar dhe një 18-vjeçar bullgar vjeçar.

Sipas informacioneve, nga pesë personat që u sollën në komisariatin e Chanias, u arrestuan dy 24-vjeçarët grekë, të cilët fillimisht u konsideruan nga autoritetet si të përfshirë drejtpërdrejt në ngjarje.

Orgito Lloci, 20-vjeç është konfliktuar fillimisht me dy shtetas grekë, një rumun, një gjeorgjian dhe një bullgar në rrethana të paqarta.

Pas përfundimit të konfliktit e ndërsa të dyja palët ndodheshin në vendngjarje, Lloci nuk është ndier mirë.

Menjëherë është thirrur ndihma e parë, duke e transportuar 20-vjeçarin shqiptar drejt spitalit të Hanias, ku ndërroi jetë.

Policia greke, ka shoqëruar 5 personat e konfliktuar me 20-vjeçarin shqiptar, ndërkohë që ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Dyshohet se i riu shqiptar është goditur me grusht në kokë.

Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore

Bëhet fjalë për vitet 1916-1918, kur Shqipëria ishte ende një vend me pavarësi të brishtë.

Asokohe Shqipëria si edhe shumë shtete të tjera të vogla ishte kthyer në një arenë lufte ku përplaseshin forcat e mëdha.

Austro-Hungaria administronte më tepër se gjysmën e territorit të Shqipërisë.

Por pavarisht gjendjes jo të mirë për vendin dhe territorin në përgjithësi, mbeten edhe disa përpjekje të ruajtjes së historisë e kulturës, si fotot e mëposhtme.

Foto të tilla të rralla janë realizuar nga ushtarë dhe qytetarë të ndryshëm.

Një pasqyrë bardh e zi e vendit të dikurshëm, përkatësisht jugut të Shqipërisë. Trupat e rregullta ushtarake Shqiptare në Kalanë e Gjirokastrës

, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore

Rrëfëmi i ish-kreut të shërbimit sekret: Kur Papandreu filloi përgatitjet për heqjen e Ligjit të Luftës me Shqipërinë

Me ngjarjet e Kosovës qarqet ekstremiste filluan të gjallërrojnë në Greqi”. Kështu shprehet studiuesi dhe eksperti i Çështjeve të Sigurisë Kombëtare, Irakli Koçollari, I cili vjen në një rrëfim të jashtëzakonshëm në “Mes dy botëve” përballë kavaletit të Helidon Halitit në RTSH. Si një ish diplomat, Koçollari, kujton vitet ’80 ku në Greqi ngritën kokë qarqet nacionaliste, ndërsa flet dfhe për Ligjin e Luftës mes dy vendeve tona.

“Me ngjarjet e Kosovës qarqet ekstremiste filluan të gjallërrojnë në Greqi. Tamam në atë kohë shfaqet një libër në gjuhën greke, “Dy popuj jemi miq” (Libri i Enver Hoxhës), i cili ishte një mesazh për të thënë që ne jemi miq. Ai rendit atje disa fakte historike. Mendoni që ishte në të njëjtët kohë që ishin konfliktet dhe ishim tensionuar ekstremisht më ish-Jugosllavinë. Duhet ditur që Jugosllavia ishte fuqia e pestë ushtarake në Europë. Raportet me Greqinë duheshin të ishin raporte të mira dhe të sinqerta. Aq më tepër duke marrë në konsideratë kontributet e shqiptarëve në historinë e popullit grek, veçanërisht në pavarësinë e saj janë unike. Dhe këto shërbyen si fakt. Ata mbanin Ligjin e Gjendjes së Luftës dhe ti je midis dy luftërave, por asnjë vend ,qoftë dhe fuqia më e madhe në botë nuk e ka përballuar dot luftën në dy fronte. Në këtë kohë filluan përgatitjet nga qeveria “Papandreu” për heqjen e Ligjit të Luftës”, shprehet Koccollari.

Ai nënvizon se kjo nismë e Papandreut acaroi edhe më tej qarqet ekstremiste greke, ndërsa tregon dhe ngjarjet e atyre viteve gjer në djegien e automjeteve te ambasadës sonë atje. “Në atë kohë ka pasur një fushatë ekstreme antishqiptare, i ka të pakontrolluara ato qarqe. Shumë nga këto qarqe, vërtet mund të dalin nga rrjeshti, por në një shtet serioz veçanërisht për çështje që cenojnë sigurinë e saj dhe raportet e sja ndëkrombëtare, nuk duhet t’i lejojë kurrsesi. Iniciativa dhe mendësia për një miqësi mes dy popujve i takon Papandreut. Në atë kohë u bënë dhe akte të shëmtuara. Bënë demostrime para ambasadës, zjarr makinave, për të mos thënë hedhje në erë të makinave tona që publiku nuk i di. Kanë djegur komplet makinën”, thotë Koccollari.

Studiuesi Koçollari shprehet se trodjet e shqiptarëve nuk kanë qenë treva ekspansioni, por ristriksioni.
“Brumi i mentalitetit të një populli është ai që është ngjizur ndër shekuj. Nuk e bëjnë 20 apo 30 vite. Në tërë historinë para shpalljes së shtetit shqiptar, por dhe përpara asaj dhe më pas asaj, çuditërisht po ta shikojmë, ne nuk kemi asnjë autor, asnjë studiues, asnjë politikan shqiptar me pikëpamje dhe mendësi ekspansioni kundër fqinjëve. Nuk ka. Të tjerët kanë platforma. Serbët në veri dhe grekët në jug kanë njerëz të ngritur që i konsiderojnë si balllarët e vendeve të tyre që kanë bërë platoforma për shkombëtarizimin dhe ekspansion kundër popujve fqinjë si Shqipëria.

Nëse do të përmend këtu serbët kanë deri në nobelistë që thonë: “Të theren shqiptarët”, “Të vriten shqiptarët”. Më gjej një shqiptar të thjeshtë që thotë “Të shfarosen serbët”?!.Nuk kemi një platformë os etë punuar qoftë dhe nga një individ me urrejtje nacionale apo me pretendime territoriale ndaj të tjerëve.

Gjithmonë kru diskutojmë për këtë temën më vjen në mendje një frazë e Çabej kur flet për shtrirjen territorial historike të popullit tonë dhe gjendjen faktike të trojeve shqiptare dhe të shtrirjes së popullsisë shqiptare sot. Thotë: “Trojet e shqiptarëve nuk kanë qenë treva ekspansioni, por ristriksioni”. Gjithmonë të mbledhura dhe kemi arritur këtu ku jemi. Unë s’dua të bëj tani nacionalistin, por të vërtetat historike janë të vërteta historike”, shprehet ai.

Studiuesi Koçollari: Ali Pasha i kërkoi Britanisë projektin për shkëputjen nga Perandoria Osmane, ja çfarë e pengoi realizimin

Prof. Dr Irakli Koçollari sjell histori të rralla dhe fakte të pazbuluara më parë për publikun përmes “ Alipashaida” një vepër e jashtëzakonshme. Studiuesi dhe diplomati Irakli Koçollari tregon në emisionin “Mes dy botëve” të Helidon Halitit në RTSH se Ali Pasha u kërkoi kancelarive botërore shkëputjen nga Perandoria Osmane të trojeve shqiptare dhe se ky projekt ishte shumë afër realizimit.

“Greqia në thelb para revolucionit kishte pasion për t’u bërë si Europa dhe u bë e tillë nga europianët. Ndoshta premisat në atë kohë të zhveshur nga identiteti nacional, shqiptarët kanë qenë më afër me Ali Pashën, mirëpo ai kujtim dhe ajo nostalgji e të gjithë qaqeve intelektuale dhe politike eduropiane për Greqinë e lashtë, artin e lashtë grek etj, ata neohelenistët kërkuan ta ringrinin Greqinë dhe kështu erdhën dhe shkuan dhe e ndihmuan nga afër në ngritjen.

Në atë kohë Ali Pasha ka kërkuar tek dy fuqi të mëdha që të shkëputet. Ai ka pasur shumë lidhje interesnate në rrethet ushtarake dhe politike britanike të cilat i krijoi që në territor. Njërin prej tyre që e kishte mik të afërt, Hamilton, nga një diplomat i thjeshtë që e kishte ftuar dhe këmbyer mendime bëhet ministër i Jashtëm i Britanisë. U ka kërkuar dhe projektin për shkëputje dhe i ka thënë të lutem shtroje në kabinetin qeveritar. Është shtruar në kabinetin britanik. Në 1816 Hamilton i thotë në parim qeveria britanike është për shkëputje, por në atë kohë ishte bërë Konferenca e Vjenës. Pas dështimit të Bonapartit dhe Turqia po përjetonte një krizë të thellë dhe ishin gati zhvillime të reja kufijsh, Konferenca e Vjenës tha të mbeten të paprekura kufijtë e Perandorisë Omsna në Ballkan. Hamilton thotë: “Ne jemi dakord t’ju mbështesim për shkëputjen dhe krijimin e një shteti, por tani për tani nuk mund të bëhet sepse ishte marrë vendimi. Por duke ndjekur zhvillimet ne në parim jemi dakord”.

Në1818 ai kishte tre vjet që defacto e kishte bërë fakt shkëputjen, nuk paguante as taksa, kishte larguar nënpunësit e administratës, kishte përgatitur infrastrukturën që ishte me shqiptarë dhe grekë”, shprehet Koçollari që ka botuar së fundi librin e tij “Alipashaida”, duke qenë një ndër njohësit më të mirë të Ali Pashë Tepelenës.

Prençi: Mund edhe të ishim v*arë gjatë aksionit për kapjen e Belerit gjatë m@sakrës së Peshkëpisë, ishin të armatosυr rëndë

Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit Shemsi Prençi ka rrëfyer se ka marrë pjesë në një operacion për kapjen e Fredi Belerit, gjatë masakrës së Peshkëpisë në vitin 1994, kur grupi terrorist grek “MAVI” sulmoi postën kufitare të ushtrisë shqiptare.

Gjatë një interviste në emisionin “Breaking” në Top News, Prençi kritikoi politikanët shqiptarë që e mbështetën kandidaturën e Belerit, duke e katapultuar atë në ato rrethana ku ndodhet sot, i kandiduar si eurodeputet i Greqisë në BE.

Prençi tha se mund edhe “të ishin vrarë” gjatë aksionit për kapjen e Belerit dhe anëtarëve të tjerë të MAVI-t, pasi ishin të armatosur rëndë.

“Unë e kam kërkuar Belerin për ta kapur, për ta arrestuar. Mund edhe të ishim vrarë, se ai ishte i armatosur. Shqiptarët janë në gjendje të mendojnë dhe të gjykojnë se këta njerëz që kanë qarë në varrin e dëshmorëve të vrarë nga “MAVI” grek, sot këta njerëz që e paraqesin si kandidat, kjo është poshtërsi politike.”, deklaroi Prençi.

Nga sulmi i organizatës terroriste greke “MAVI” në Peshkëpi mbeti i vrarë roja Arsen Gjini dhe komandanti i këtij reparti Fatmir Shehu dhe u plagosën katër ushtarakë të tjerë.

“Fredi Beleri është si dy pika uji me Radoiçiçin. Edhe ai shkoi e mblodhi disa terroristë dhe sulmoi policët në Kosovë. Atë nëse nuk e arreston Vuçiçi dhe Albin Kurti e kandidon nesër në Kosovë, unë të them, Albin Kurtin populli e var në mes të Prishtinës”, tha më tej Prençi.

Nëse Serbia kërkon ndarjën e Kosovës, ne do të kerkojmë kthimin e trojeve tona nga Nishi e deri në Shkup dhe Janinë

Shkruan: Zenel Zymberi KASTRATI

Përshendetje miqt e mi ku do që jeni në këto momente brenda dhe jashtë atdheut mirë së ju gjejë.
Duke pa gjendjen aktuale ku gjendet vendi Rep. e Kosovës, nuk munda të jem i heshtur karshi gjendjes aktuale dhe rreziqeve që po i kanosen vendit dhe mu për kete ndiva obligim moral e kombetar ta nderpres çkyqjen nga rrjetet sociale ku pata vendos të pushojë për të marr energji të reja për veprim.
Me ngjarjet e fundit në Kosovë nga ana e Serbisë si rasti i Karaçevës , rasti i paraqitjes së një grupi serbesh në Mokne, dhe tani rasti i nderprerjës se punimeve të rrugës që lidhë Kosovën me Gucinë e shkas për kete ishte Presidenti i Serbisë Vuçiç, më shtynë qe të mos rrij i heshtur.

Unë më pakë fjalë do ti thosha Vuqiqit dhe Kishës Ortodokse serbe si vijonë më poshtë se kishat më Kosovë- Dardani nuk janë të tyre.

E para, kishat ortodokse në Kosovë kanë qene dhe janë kisha shqiptare,

E dyta, sa i përket kërkesave serbe për grabitje të tokave të Kosovës në kembim të njohjës së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, kete duhet ta harron njëhërë e mirë. Nese Serbia ka kerkesa për qellim
Aneksimin e Kosovës ose ndarjën e Kosovës edhe kete le ta harron per deri sa nuk i kethen tokat tona të rreth 700 fshatrave shqiptare duke i përndjekur më topë, plumb, zjarrë e thikë 250 – 300.000 shqiptar nga trojet e tyre etnike dhe autoktone nga Molla e Kuqe tek Nishi.

Për ketë shqiptaret e debuar më dhunë nga trojet e veta , kanë deshmi/ tapit/ e tyre edhe sot e kesaj dite.
Mali i Zi dhe Greqia i kanë shperngul më dhunë duke i eliminu e pre mbi 350. 000 shqiptar dhe zhduken mbi 70.000 shqiptar.

Ja përkujtojmë Serbisë se:
Katër Vilajetet e Shqipërisë ( Kosovës, Shkodres, Manastirit dhe Janinës ) kishin 90.270 km katror më rrrth 3. 804 000 banorë shqiptar.

Keto janë fakte historike të deshmuara.
Dhe aty ku faktet flasin fjallt janë të tepërta.
Nese Serbia kërkon ndarjën e Kosovës , neve do të kerkojmë këthimin e trojeve tona nga Nishi e deri në Shkup dhe Janinë.

Institucionet tona të Rep. Së Kosovës dhe ato të Rep. Se Shqipërisë , duhet t’i kundervihën Serbisë më keto kerkesa të cilat janë historikishtë të faktueme dhe për to kemi fakte të mjaftueshme.

Ndryshe Serbia nuk do të ndalet më kërkesa dhe kurren e kurres nuk do ta njohë Kosovëen.
Serbis nuk i intereson hyrja në BE, por hyrja dhe rianeksimi i Kosovës.
Shkruan Zenel Zymberi Kastrati
Ju faleminderit
Ketu nga diaspora shqiptare në Colorado USA
DATË. 18. Gushtë. 2020.

E FRlKSΗME: “GRABlΤQARl i qiellit” krijesa MlSTERlOZE e Kinës

Ushtria kineze prezantoi krijesën e saj më të fundit, një dron spiun i teknologjisë së lartë që vë në aIarm edhe superfuqitë më të zhvilluara teknologjike.

I cilësuar si “grab;itqari i qiellit” avioni pa pilot i krijuar nga inxhinierët kinezë mund të fluturojë deri në 40 orë pa furnizim me karburant.

Dyshimet e para janë që Pekini mund ta përdorë për qëIIime s piunazhi. Bëhet fjalë për dronin e katërt të ndërtuar nga Kina.

Sipas ekspertëve, droni sp;iun është i aftë të fluturojë deri në 7500 metra lartësi dhe është i pakapshëm nga të gjithë llojet e radarëve.

Ndërsa në një lartësi prej 3 mijë metrash, “grab;itqari i qiellit” mund të fotografojë me pastërti edhe targën e një automjeti.

Ndërtimi i tij ka nisur që në vitin 2012, por ishte mbajtur se;kret nga Pekini.

Nuk paguante dot kredinë, banka i nxjerr në shitje shtëpinë. Babai i dy FËMlJËVE truIIoset kur merr vesh se kush ia ka bIerë

Nje gjest aq i bukur, aq fisnik eshte bere ne ndihme te nje qytetari qe rrez ikonte te humbiste banesen.

Historia vjen nga Tula, në provincën e Sassarit në Itali.

Tomasino, një punëtor 56-vje çar që kishte mbetur i papunë, nuk mund të paguante më kredinë për shtëpinë ku jetonte me gruan dhe dy fëmijët.

Shtëpia e tij rrez ikonte të dilte në an kand në mars të 2019, por qyteti shkoi në ndihmë të tij duke organizuar mbledhjen e një fondi që bëri të mundur riblerjen e pronës.

“Ishte një mobilizim i jashtëzakonshëm” – tha kryetari i bashkisë së Tulës, Gino Satta , ndër të parët që lëvizën për të ndihmuar punëtorin Tomasimo.

“Ne si administratorë jemi munduar ta ngremë pro blemin në mënyrë dis krete,

por morëm një përgjigje të shkëlqyeshme nga qytetarët dhe kështu pas disa muajsh arritëm shifrën për të shpëtuar shtëpinë e Tomasino”.

An kandi gjy qësor e kishte nxjerrë shtëpinë në shitje për 27 mijë euro.

Kërkesa për ndihmë- Punëtori 56-vje çar papritmas ishte pa punë dhe pa se po humbte shtëpinë në an kand. Në mars 2019 burri iu drejtua shërbimeve sociale të komunës Tula.

Falë solidaritetit të bashkëqytetarëve të tij, brenda disa muajsh ata e blenë shtëpinë dhe ia dhuruan Tomasinos.

U νarros për së gjaΙΙi por gërmoi tokën me thonj dhe mbijetoi. Vdes 6 vjet më νonë nga tmerri që pa me sy

Historia e trishtë i përket Stacey Gwilliam një gruaje nga Wellsi që u vra mizorisht nga partneri i saj dhe u varros në një fushë golfi.

Stacey dhe partneri i saj Keith Hughes po shëtisnin në breg të detit, në Langland Bay të Sëansea, kur papritur u përfshinë në një sherr me njëri-tjetrin, shkruan Daily Mail.

Kaq u desh dhe partneri i saj u nervozua dhe e dhunoi. Ai u përpoq t’i këpuste qafën partneres, por në pamundësi të bëjë këtë, ai e groposi në një fushë golfi. Gruaja arriti të mbijetojë dhe duke gërmuar tokën me thonj, arriti të dalë nga gropa.

Në 2015, ngjarja bëri bujë, teksa pasi arriti të shpëtojë nga errësira që ishte në gropë e të dilte nga aty, 40-vjeçarja nisi të vuajë nga çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD), ankthi, depresioni dhe paniku që prej ngjarjes së rëndë.

Ajo po ashtu vuante nga pneumonia si pasojë e varrosjes për së gjalli. 40-vjeçarja e cila ishte nga Toënhill, vdiq Nëntorin e vitit të shkuar në shtëpinë e saj, për shkak të një infeksioni në kraharor.

Vetë Stacey tregoi sesi i shpëtoi vdekjes dhe qëndroi për gati 3 javë në koma dhe ndërroi jetë 6 vite më pas.