Kυrrë Më ρarë Nυk υ κίsha Tregυar Fëmijëυe ρër ρrofesionin Tim…

Kurrë më parë nuk u kisha treguar fëmijëve për profesionin tim që të mos viheshin në siklet nga bashkëmoshatarët e tyre.

Një herë, kur ime bijë më pyeti mbi natyrën e punës time, unë iu përgjigja gjithë hezitim:”Unë? Unë jam punëtor.” dhe arrita të ndryshoj bisedë për të shmangur më shumë pyetje prej saj.

Çdo ditë, para se të shkoj në shtëpi, shkoja tek banjot publike dhe lahesha si të mundja, me qëllim që të mos bija në sy dhe të mos e zbulonin punën time të përditshme.


Doja që vajzat e mia të vazhdonin shkollën dhe të arsimoheshin. Doja që ata të dalin në jetë dhe të ndërveprojnë me njerëzit me dinjitet dhe kokën lart, jo kokëulur dhe plot turp.


Nuk doja që njerëzit ti shohim me përçmim, siç bënin me mua. Sakaq, mua, njerëzit më of endo nin dhe për çmo nin, për shkak të varfërisë ekstreme dhe punës së rëndomtë që bëja çdo ditë.
Të gjithë paratë që fitoja i investoja në arsimin e vajzave të mia të dashura.

Nuk mbaj mend të kem blerë një këmishë të re. Me paratë e pakta që fitoja bëja çmos që vajzave tu blej ndonjë libër. Fitorja më e madhe për mua ishte që tu siguroj vajzave respektin e njerëzve dhe këtë falë arsimimit të tyre.

Po, unë punoja si pastrues plehrash të qytetit. Ditën që ime bijë do të aplikonte për në universitet unë nuk arrita ta siguroj shumën e duhur të regjistrimit.

Atë ditë e kisha të pamundur të punoja. Qëndroja ulur përbri një koshi plehrash dhe lotët më rridhnin çurg, pa mundur që ti përmbaj.

Kolegët më vunë re dhe më pyetën çfarë halli kisha, por unë nuk flisja dot, nuk më dilnin fjalët, nuk hapja dot as gojën. Unë kisha dështuar.

Ndihesha i thyer përbrenda dhe nuk kisha as idenë më të vogël se si do të dilja para time bije atë ditë dhe të më pyeste për

tarifën e regjistrimit pasi të kthehesha në shtëpi. Unë kisha lindur i varfër dhe asgjë e mirë nuk pritet për një fukara si puna ime. Kjo ishte bindja ime.

Pas përfundimit të orarit të punës për atë ditë, të gjithë kolegët e mi mu afruan, u ulën përbri meje dhe më thanë:”A na konsideron vëllezëri siç të konsiderojmë ne?”

Para se tu përgjigjem më vunë në prehër pagat e tyre ditore. Sa herë që i merrja dhe ua ktheja mbrapsht, mi vinin paratë sërish në prehër dhe më thoshin:”Sot do të durojmë të gjithë, me qëllim që vajza jote të shkojë në universitet!

“Më dërgo 2 mijë euro që të vij në Angli”, bjοηdia i bën 40-υjeçarit atë që se ρriste kurrë

Një 40-vjeçar është mashtruar nga një vajzë nga Ukraina. Ai e kishte njohur atë me anë të rrjeteve sociale.

Më pas vajza me emrin Olga Marchenko i kërkoi ti niste 1600 euro, me pretendimin se ato para i duheshin për të shkuar në Britaninë e Madhe. 


Por 40-vjeçari, i cili quhet Colin ka mbetur i poshtëruar në aeroport sepse Olga nuk erdhi kurrë.

Colin i kishte blerë biletën për të shkuar në Edinburg, por ajo nuk shkoi. Paratë që ai i kishte dërguar i ka tërhequr në një pikë të “Unionit Western”.

Ndërsa 40- vjeçari Colin ka thënë: Nuk e kuptoj se përse duhet të merrte paratë e mia?!

Unë jam thjesht një punëtor. Ajo e dinte se me sa vështirësi i kam fituar unë ato lekë.

Me siguri duhet të ketë pasur një plan. Madje edhe më tha se doonte të martohej me mua. Shpresoj ta arrestojnë sepse nuk dua që dikush tjetër të ketë fatin tim.

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 29 Qershor 2024

Dashi

Mundohuni që në vendin e punës të mos shfaqni anët tuaja negative, pasi në mënyrë të pavullnetshme, mund të shkaktoni keqkuptime. Në dashuri, xhelozia do të jetë thembra e akilit, ndaj bëni kujdes!

Demi

Temperamenti juaj mund të shkaktojë një sërë problematikash, lidhur me bashkëpunimet tuaja. Kjo e shtunë do ju gjejë tejet komunikues dhe të gatshëm për të ndjekur instinktin tuaj komandues.

Binjakët

Kjo fundjavë ju gjen të shqetësuar dhe të përhumbur, ndoshta për shkak të një lodhje të akumuluar gjatë javës. Mundohuni që ta shfrytëzoni sa më mirë kohën tuaj të lirë, në mënyrë që të kaloni momente të këndshme me familjen.

Gaforrja

Do të arrini të zgjidhni me sukses një problem financiar mjaft kompleks dhe kjo gjë bazuar në intuitën dhe lirshmërinë tuaj. Këshillohet që të jeni më të vendosur, ndaj shmangni humbjen e kohës me çështje të kota.

Luani

Kjo fundjavë është ideale për të menduar më shumë për veten dhe mirëqenien tuaj, ndaj janë mjaft të favorshme shëtitjet dhe arratisjet e vogla romantike. Pikërisht në sferën e ndjenjave, parashikohen zhvillime interesante, ndaj mundohuni të jeni më të lirshëm.

Virgjëresha

Parashikohet një e shtunë e cila ju gjen mjaft të relaksuar dhe të liruar nga ankthi dhe afatet në vendin e punës. Këshillohet që të vlerësoni më mirë kohën e kaluar me familjen.

Peshorja

Duhet të jeni luftarak, pasi kjo është një periudhë e cila do të bëjë që të dëgjohen idetë dhe zëri juaj. Duhet të mbroni të gjitha propozimet që keni bërë gjatë javëve të fundit, në mënyrë që t’ia dilni. Mbrëmja parashikohet që të jetë romantike.

Akrepi

Parashikohet një fundjavë gjatë së cilës do të bëni më shumë qartësi mendore lidhur me ndonjë dyshim të vogël sentimental. Ky është një moment shumë i mirë për të ndërmarrë aventura të reja romantike. Në vendin e punës, duhet të jeni më të përqendruar.

Shigjetari

Do të arrini që të liroheni nga të gjitha pengesat profesionale, të cilat mund të kompromentojnë krijimtarinë tuaj. Një projekt i ri do ju lejojë që të merrni rezultate të kënaqshme. Fundjava është mjaft e frytshme, për gjithë ata që janë në kërkim të shpirtit binjak.

Bricjapi

Ndonjë shqetësim i vogël në dashuri, mund t’iu nervozojë. Pa u shfaqur shumë agresiv, mundohuni të gjeni ngushëllim te partneri/ja. Parashikohen mundësi të mira për marrëveshje dhe negociata, por duhet të jeni të gatshëm që të punoni fortë në mënyrë që të riktheheni fuqishëm në lojë.

Ujori

Do të përhumbeni nga një sërë të rejash, transformime dhe ndryshime të cilat do ju përfshijnë në një ambient të ri profesional. Jini kurajoz dhe mos u druani që të propozoni idetë tuaja. Këshillohet që të tregoni më shumë kujdes për sferën profesionale, sidomos nëse jeni duke jetuar një lidhje në distancë.

Peshqit

Do të arrini që të afroheni shumë me një person me të cilin keni qenë shumë të lidhur në të kaluarën dhe do të zbuloni se do ju intrigojë. Megjithatë kjo ditë ju fton që të mos jeni shumë sipërfaqësor.

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

Një tërmet ka goditur mbrëmjen e sotme ishullin e Kretës në Greqi. Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.8.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 38 kilometra nga Moires, ndërsa thellësia 5 kilometra.

Nuk raportohet për dëme materiale apo lëndime në njerëz.

Advertisements

Ndërkohë që gjatë ditës së sotme në Kretë ka patur disa lëkundje, por me magnitudë të vogël.

Mediat turke: Shqipëria, jo më vend me shumicë myslimane! Bien nën 50% për herë të parë ndër shekuj

Ditën e sotme janë publikuar të dhëna interesante nga regjistrimi i popullsisë i vitit 2023 në Shqipëri.

Kështu, ajo që ka tërhequr vëmendje ndër të tjera është edhe ndarja e besimeve fetare në popullsi.

Për herë të parë në historinë e shekujve të fundit, Shqipëria nuk është më një vend me shumicë myslimane.

Lajmi ka tërhequr vëmendjen edhe të disa gazetave turke që e kanë raportuar duke thënë se myslimanët në Shqipëri kanë rënë nën 50% për herë të parë në më shumë se 200 vjet.

Myslimanët në Shqipëri, megjithatë vijojnë të jenë grupimi më i madh fetar me 45.7%.

Shifrat e besimeve fetare sipas Censit 2023:

Mysliman – 1.101.718

Mysliman-Bektashi 115.644

Krishterë-katolikë 201.530

Krishterë – Ortodoks 173.645

Ungjillorë – 9658

Tjetër besim – 3670

I pacilësuar – 332.155

Ateist – 85.311

Nuk përgjigjen – 244.331

Nuk disponohet – 134.451

“Pranon ti të jem…”/ Lei Kraja vë në siklet Matolalen, habit reperi: Do bëj këngë me emrin tënd!

Matolale ka përdorur emra vajzash te këngët e tij, të tilla si Enxhi, Ada, Ana. Por pse i ka vendosur në tekstet e këngëve të tij?

Këtë verë pushimet nuk do të jenë të njëjtat… aventure, sport, plazh… Zbuloni shqipërinë si asnjëherë më parë tek Pushime on Top me Eni Shehun dhe Lei Krajen. Një program që ka nisur nga data 24 qershor në Top Channel, ka mbledhur yjet e showbiz-it në disa intervista speciale, gjatë pushimeve të tyre. Në një intervistë me Lei Krajën, i ftuar ishte edhe Matolale, reperi që po korr sukses. Matolale ka zbuluar prapaskenat e hitit “Mamasita”, teksa ka zbuluar detaje nga projekti muzikor.

Jam detajist. 12 orë klip. Bashkëpunojmë me profesionistë. Kemi thyer gjithmonë rekorde.

E teksa Lei e pyet se kush është Mamasita e tij, reperi përgjigjet si më poshtë.

Mamasita ime është sekret. Nuk ekziston…

Lei i bën pyetje e guximshme, si përgjigjet Matolale?

Lei: Pranon ti Mato, të jem Mamasita jote? Vlerësoje se nuk i kam propozuar asnjëherë një mashkulli.

Matolale: Shpresoj të jesh mes realitetit dhe ëndrrave të mia… Zjarr…

Matolale ka përdorur emra vajzash te këngët e tij, të tilla si Enxhi, Ada, Ana. Por pse i ka vendosur në tekstet e këngëve të tij?

A s’janë emra të bukur? Kjo është arsyeja që i kemi përdorur. Mua më pëlqejnë shumë. Emri i radhës është Leila.

Tragjedi në Greqi/ Rrufeja godet 13-vjeçaren në plazh, e mitura humb jetën në vend

Babai tregon se pasi ra rrufeja, e bija dhe gruaja u rrëzuan në rërë. “Vajza ime nuk u ngrit më”, tregon ai.

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në një plazh të Greqisë, në zonën e Halkidikisë, ku një 13-vjeçare ka mbetur e vdekur pasi u godit nga rrufeja.

Mediat greke shkruajnë se prindërit dhe vajza kanë qenë duke bërë plazh dhe papritur ka nisur një stuhi. Ata kanë dalë nga uji, por nuk kanë arritur që të shkojnë te makina.

Babai tregon se pasi ra rrufeja, e bija dhe gruaja u rrëzuan në rërë. “Vajza ime nuk u ngrit më”, tregon ai

“Bën mirë të mos kthehesh te Rubini”, brigada vullnetare e ushtrisë ruse vë në shënjestër Mirlind Dakun

Dy ndeshje pezullim nga UEFA pas thirrjeve kundër serbëve dhe maqedonasve, në përfundim të ndeshjes me Kroacinë, ku iu bashkua me megafon korit të Tifozëve Kuqezi, duket se nuk kanë zgjidhur problemet për sulmuesin e Kombëtares, Mirlind Daku.

Mediat serbe e kanë kryqëzuar duke kërkuar nga UEFA dënim edhe më të ashpër për të dhe sikur të mos mjaftonte kjo, në Rusi një brigadë ushtarake e ka kërcënuar hapur sulmuesin nga Gjilani.

Duke qenë se Daku është pjesë e ekipit të Superligës ruse, Rubin Kazan, brigada vullnetare e ushtrisë ruse e quajtur “Espanyola”, e cila përbëhet nga tifozë të klubeve të futbollit dhe është aktive në frontin e luftës në Ukrainë, e ka vënë në shënjestër 26-vjeçarin.

Advertisements

Në një reagim të tyre në rrjetet sociale, “Espanyola” të cilët po luftojnë rreth Uglejdarit, në rajonin e Donbasit, mbi foton e Dakut ka vendosur objektivin e një snajperi, ndërsa i bëjnë thirrje që të mos kthehet më kurrë në Rusi.

“Siç e dini, lufta në Jugosllavi në vitin 1991 filloi me futbollin. Lufta moderne, e cila po zhvillohet në territorin e ish-Ukrainës si pjesë e Operacionit Special Ushtarak, ishte pa futboll, derisa Espanyola solli sportin tonë të preferuar në Donbass. Tani të gjitha ndeshjet më interesante zhvillohen pranë Chasovo Jaro. Edhe pse nuk ndjekim se çfarë po ndodh në EURO 24, na vijnë disa lajme. Dhjetëra lidhjet tona të yjeve në vijën e parë po funksionojnë siç duhet. Kështu u tronditëm shumë kur dëgjuam se një lojtar i Rubin Kazanit me origjinë shqiptare, që luan në ligën tonë, pati guximin të këndonte me megafon dhe të bënte thirrje për vrasjen e serbëve. Ai ka diçka kundër të gjithë vëllezërve tanë ballkanas… Espanyola i drejtohet Dakut. Ne do të jemi të prerë. Më mirë të mos kthehesh në Rusi! Asnjë falje nuk do të ndihmojë këtu. Është shumë vonë. Mirupafshim!”, shkruhet në mesazhin për futbollistin shqiptar, publikuar në Telegram.

Dako për momentin është rikthyer bashkë me lojtarët e tjerë të Kombëtares kuqezi në Tiranë, ndërsa pritet që edhe klubi i tij të gjobisë lojtarin, edhe pse trajneri e mori në mbrojtje në një prononcim për mediat duke e cilësuar gabim në kushtet e një ngarkese emocionale atë që ndodhi në stadiumin e Hamburgut.

Sakaq, babai i futbollistit, Fehmi Daku, ka bërë disa deklarata për mediat ruse duke kërkuar falje për veprimet e të birit. Edhe vetë Mirlind Daku ka shprehur keqardhje për atë që ndodhi, duke nënvizuar se ishte e ndikuar nga atmosfera festive me tifozët.

Siguria ushqimore në rrezik, si falsifikohen në Greqi çertifikatat për bagëtitë e sëmura dhe eksporti drejt Shqipërisë

Armand Kullau

Emisioni Vetting në News24 trajtoi sot një prej çështjeve më sensitive, atë që ka të bëjë me sigurinë ushqimore, në veçanti me mishin që tregtohet. Vetting trajton një nga rastet që ka të bëjë me bagëtitë që importohen, ndërsa janë falsifikuar çertifikatat në rastet e gjedhëve të sëmurë.

Më 10 maj 2024, pas disa muajsh hetimesh, policia greke shkatërroi tre grupe kriminale, mes të cilëve edhe falsifikuesit e çertifikatave të bagëtive të sëmura.

6 persona u ndaluan nga prokuroria greke pasi kishin lidhje me një thertore private në Bashkinë Sintiki, në Seres, dhe me mjekët veterinerë publikë. Në pranga përfunduan 4 veterinerë dhe dy anëtarë të bordit të thertores në veri-lindje të Greqisë, të cilët akuzoheshin se kishin krijuar çertifikata lindjesh dhe therjesh false për gjedhë dhe bagëti të imëta.

Veterinerët e arrestuar ishin pjesë e një skeme korruptive që kishin krijuar bashkë me blegtorët grekë, që këta të fundit të siguronin subvencionet nga shteti i tyre.

Por saga nuk mbaron këtu. Ligjërisht, si anëtare e Bashkimit Europian, Greqia i asgjëson kafshët me sëmundje infektive. Por nga mediat greke nuk u vu re asnjë lajm i tillë për rastet e zbuluara, duke hedhur dyshimin se këto kafshë të infektuara , nëpërmjet certifikatave falso të bagëtive, të lëshuara nga veterinerët e arrestuar, mund të jenë eksportuar normalisht nga doganat greke jashtë Greqisë, përfshi këtu edhe Shqipërinë.

Dyshimet se kafshët janë futur në Shqipëri?

Një ditë pas arrestimeve në Greqi, Prokuroria e Korçës do të niste hetimet për 78 krerë bagëtish të llojit gjedhë, që rezultonin të pamatrikulluara, pra të pashënuara më parë si pjesë e blegtorëve. Sipas veterinerit të shërbimit publik, Baki Myrtollari, këto kafshë janë importuar nga Greqia.

 “Është një gjë e veçantë dhe e rrallë sepse këtu kontrabanda bëhet nën hijen e njerëzve me influencë të madhe. Këtë po e them për arsye se rasti më tipik, më datën 11 maj 2024, unë kisha informacion që do bëhej një kontrandë e madhe me lopë nga Greqia dhe me insistimin tim total dhe të fuqishëm edhe në instancat e policisë së shtetit dy ditë rresht, që këmbëngula që këto kafshë të kapeshin, pasi policia greke kishte njoftuar edhe policinë shqiptare. Policia shqiptare shprehej se nuk kishte informacion, këtu unë kam inistuar”, shprehet veterineri Baki Myrtollari.

Fillimisht këto kafshë importi janë identifikuar nga shërbimi i veterinarisë publike në Korçë, i cili ka marrë masa duke gjobitur subjektin që i importonte dhe më pas çeshtja i është referuar Prokurorisë së Korçës.

Në dallim nga Greqia, Shqipëria nuk e asgjëson mishin e infektuar, por e përdor për konsum nën kushte specifike sanitare, sipas ligjeve në fuqi, duke ngritur dyshime të forta se Shqipëria është një vend i favorshëm për të shitur mishin e infektuar me brucelozë.

Sa shumë është rritur vajza e Inva Mulës! Sopranoja feston ditëlindjen me Ledina Çelon

Përmes një urimi “Happy birthday our Diva”, këngëtarja Ledina Çelo ka uruar sopranon e famshme Inva Mula në ditën e saj të lindjes.

Në mediat sociale të Mulës, nuk ka asnjë shenjë feste, së paku deri tani, ndërsa prej fotografisë që poston Ledina, më shumë se sa ceremoni, duket një marrëdhënie e afërt e familjare mes dy emrave të njohur të muzikës shqiptare, bashkë me fëmijët e tyre.

Inva Mula është bashkë me të bijën, Ninën, që nuk e kishim parë prej kohësh e që është rritur kaq shumë! Gëzuar Inva!

Inva Mula, Ledina Çelo dhe fëmijët