E rëndë/ V ritet me breshëri ρΙumbash reperi i njohur

Reperi i famshëm, fitues i çmimit Grammy C. Gambino iu bë pritë dhe u ekzekutua në Suedi.

26-vjeçari parkoi makinën e tij në një garazh në Goteborg të martën në mbrëmje kur sulmuesit qëlluan një breshëri plumbash, sipas mediave suedeze.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë menjëherë.

Të martën në mbrëmje policia ka marrë një alarm për të shtëna me armë zjarri pranë sheshit Selme Lagerlof në Hisingen, shkruan British Sun.

E rëndë, ra nga shkëmbi 604 metra i lartë, hυmb jetën 40-νjeçari

Një 40-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga një shkëmb 604 metra i lartë në Norvegji, që u shfaq në filmin “Mission Impossible”. Shkëmbi Preikestolen, i njohur si “Pulpit Rock”, është një shkëmb në Norvegjinë jugperëndimore me pamje nga Lysefjord. Është një nga shëtitjet malore më të famshme të Norvegjisë dhe ka më shumë se 300,000 vizitorë në vit.

Autoritet lokale thanë se burri po udhëtonte vetëm dhe u gjet me telefonin dhe letërnjoftimin e tij.

“Policia po heton rastin si një aksident në vjeshtë”, thanë autoritetet për CNN. “Nuk kemi asnjë supozim se ka ndodhur ndonjë gjë kriminale”.

Dy dëshmitarë u morën në pyetje të hënën, duke përfshirë një person që e pa incidentin, i cili tha se 40-vjeçari rrëshqiti dhe u rrëzua.

Ky shkëmb u përdor si një vend xhirimi “Mission: Impossible – Fallout”, për një sekuencë aksioni në fund të filmit 2018, ku dy personazhet qendrore të filmit bien nga shkëmbi.

“A do ta shikosh….?”- Baby G dhe Dionis Biba fυten poshtë ba tanijes! Çfarë ndodhi mes dy konkυrrentëνe

Këngëtarja Baby G, pasi u pa shumë e afërt dhe në momente intime me aktorin Albano Bogdo, është hedhur në “krahët” e Dionis Bibës, ku ky i fundit ka tentuar edhe ta puthë.

Por edhe pse janë shprehur se e duan njëri-tjetrin vetëm si shokë, duket se dy konkurrentët ndjejnë më shumë se kaq.

Madje, Baby G i ka propozuar Dions Bibës që të futeshin së bashku poshtë batanijes pasi ai i tha që e ka besdi të puthet para kamerës.

Megjithatë në momentin që u mbuluan me batanije, këngëtarja është tërhequr duke refuzuar që të qëndrojë me konkurrentin aty.

Pjesë nga biseda:

Dionisi: Hajde puthemi tani (Qesh)

Baby G: Të të kisha pëlqyer…

Dionisi: Ti më pëlqen mua, jo të kisha pëlqyer

Baby G: Nuk është se njeri i keq! Me vërtet shkojmë si shok, por nuk je tërheqës

Dionisi: As ti nuk je, kush të tha se je! Unë të kam xhan si gocë. Je e mirë, të respektoj

Baby G: Tipi jot me mua nuk ka shanse

Dionisi: As tipi jot me tipin tim nuk ka shanse

Baby G: Unë dua dikë të vijë mbas meje, të vdesë mbas meje, ti do dikë që të vijë pas teje

Dionisi: Pranoje që mbaron pas meje (Përqafohen) Sa rob i mirë je.

Mund të bëjmë ndonjë gjë poshtë batanijes. Nëse futemi poshtë batanijes dhe nuk na sheh kamera nuk e kam problem. Por kur e ke kamerën dhe rri puthesh

Baby G: Merre një batanije ta shohin çfarë ndodh

Dionisi: Si

Baby G: A futemi njëherë poshtë batanijes?

Dionisi: Po, hajde (Dionisi shkon të futet poshtë batanijes)

Baby G: Dhe çfarë do të bësh

Dionisi: S’do bëj filozofi

(Të dy futen poshtë batanijes dhe mbulojnë kokën. Nisin të qeshin dhe Baby G largohet)

Dionisi: Hajde të them diçka, a do ta shikosh se çfarë bëj

Baby G: Jo, çfarë do të bësh

Dua Lipa bëhet zyrtarisht artistja e parë në histori me pesë këngë me dy miliardë dëgjime

Artistja shqiptare, Dua Lipa, ka shënuar një tjetër sukses megaloman në karrierën e saj.

Këtë radhë ajo feston suksesit e të qenurit e vetmja artiste e gjinisë femërore, e cila ka pesë këngë me nga dy miliardë dëgjime në Spotify.

Më saktësisht, këngët që ia kanë dhënë këtë piedestal Duas janë hitet: “New Rules”, “Levitating”, “Don’t Start Now”, “One Kiss” me Calvin Harris dhe “Cold Heart” me Elton John.

Lajmin për këtë e bëri të ditur vet këngëtarja, teksa rishpërndau në InstaStory një postim të bërë nga babai i saj, Dukagjini, ku njoftonte për suksesin e radhës të së bijës.

Dua përndryshe sivjet ka lansuar albumin e saj të tretë në karrierë, të titulluar “Radical Optimism”.

Albumi ka ecur mirë deri më tani, teksa disa nga këngët më të spikatura të tij duket të jenë: “Houdini”, “Illusion” dhe “Training Season”.

Detaje/ V rasja e pùnonjësit të hotelit në Dhërmi, policia: Autori është arratisur në Greqi

Një 31-vjeçar i identifikuar si Eraldo Nevruzi banues në Tiranë kishte humbur gjurmët më datën 6 qershor, teksa kishte shkuar për të punuar si recepsionist në një hotel në Dhërmi.

Teksa është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur ngjarjen, është arritur të zbulohet se shtetasi Eraldo Nevruzi është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi Gerald Shehu, 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.

Policia ka vijuar kontrollet dhe verifikimet dhe rezulton se autori i dyshuar i ngjarjes është arratisur drejtë shtetit helen.

Autori i ngjarjes është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 29 persona dhe vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç,  banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.

Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.

Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.

Këmbimi valùtor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huàja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 91.8 lekë dhe do shitet me 92.7 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 100 lekë dhe do shitet me 100.7 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.6 lekë dhe do shitet me 103.5 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.1 lekë dhe do shitet me 118 lekë.

Horoskopi për ditën e sόtme, 6 Qershor 2024

Dashi

Gjatë ditëve të fundit keni pasur vështirësi për të fjetur dhe çlodhur dhe për këtë arsye keni qenë tejet nervoz. Mos u tregoni shumë impulsiv dhe agresiv në raport me të tjerët, sidomos nëse jeni përballë një sfide të rëndësishme.

Demi

Parashikohet një ditë e cila do ju lejojë që të rikuperoni të gjithë energjitë e shpenzuara gjatë javëve të fundit. Më në fund do mund të mbyllni një çështje e cila ju ka tensionuar së tepërmi, por duhet të jeni të gatshëm për të bërë disa ndryshime.

Binjakët

Kjo e enjte më në fund do ju gjejë më të shkujdesur dhe sigurtë në vendin e punës dhe kjo rigjetje dëshire, do ju lejojë të çoni përpara një aktivitet të rëndësishëm. Karriera juaj do të shënojë përmirësim të ndjeshëm, ndërsa në dashuri parashikohen shkëndija të fuqishme.

Gaforrja

Gjysma e dytë e javës është mjaft e rëndësishme për të mbyllur disa çështje të së kaluarës. Do të arrini të rigjeni stabilitetin në dashuri dhe në familje. Do të jeni të gatshëm që të pranoni më shumë sugjerime nga personat që keni pranë.

Luani

Rigjetja e kurajës do ju lejojë që të bëni gjithçka për të arritur një objektivin tuaj si për sa i takon jetës sentimentale edhe asaj profesionale. Parashikohen të papritura të cilat do arrini ti përballoni me guxim. Në vendin e punës nuk do ju mungojë vullneti.

Virgjëresha

Do të arrini më shumë rezultate në vendin e punës, por do t’iu duhet të jeni të gatshëm të bëni disa kompromise. Do të jeni në kërkim të më shumë qetësie në raportet ndërpersonale, ndaj shmangni diskutimet jo produktive.

Peshorja

Përfitoni nga kjo periudhë për të eksperimentuar më shumë në punë dhe për të marrë përsipër strategji të rëndësishme, të cilat do ju lejojnë që të arrini rezultate të mëdha. Këshillohet të mos jeni shumë xheloz në dashuri, ndërkohë që nga tensione të vogla mund të lindin keqkuptime të mëdha.

Akrepi

Ky është një moment gjatë të cilit do të jeni shumë tërheqës dhe do të bëni njohje të reja interesante. Në vendin e punës do të jeni shumë autoritar por duhet të tregoni kujdes të madh. Mos iu impononi shumë kolegëve.

Shigjetari

Parashikohet një fundjavë e cila do ju lejojë që të rindizni emocionet dhe të forconi një lidhje të lindur prej pak kohësh. Bashkëpunime të reja do të jenë shumë të frytshme.

Bricjapi

Mos u tregoni të nxituar, pasi kjo është një ditë e cila ju fton që të pushoni dhe të merrni më shumë kohë për të menduar për mirëqenien tuaj. Do të ndjeni nevojën për tu shkëputur nga gjithçka dhe për tu larguar nga problemet e shkaktuara nga stresi i punës. Mbrëmja do ju gjejë tejet romantik.

Ujori

Kjo është periudha më e mirë për tu përfshirë në biznese apo marrëveshje të reja në vendin e punës. Sa i takon investimeve duhet të jeni më kurajoz, për shkak se yjet janë në anën tuaj. Kjo e enjte mbron dashuritë e reja.

Peshqit

Parashikohet një fundjavë e cila do ju lejojë që të realizoni disa projekte të menduara prej kohësh. Megjithatë duhet të mundoheni që të jeni më të përqendruar dhe të fokusoheni tek prioritetet tuaja, në mënyrë që të shmangni apo parandaloni të papritura të pakëndshme.

“Një grup kriminal në Shqipëri po tejkalon fuqinë e shtetit”

Gazetari Ferdinand Dervishi ka deklaruar se një grup shumë i fuqishëm kriminal në vend, po merr trajtën e një familjeje mafioze.

I ftuar në podkastin “Të Pashoq”, Dervishi u shpreh se aktualisht në Shqipëri nuk ka mafie të mirëfilltë si në Itali, edhe pse në botë flitet për mafien shqiptare.

Sipas gazetarit, ky grup kriminal ka lidhje të forta jashtë dhe po kalon financiarisht shtetin.

“Mund të jetë themeluar një grup i tillë. Kushtet që një grup të shkojë te një organizatë mafioze janë dy: Të ketë lidhje me organizatat e jashtme. Që ato kanë vite që i kanë. Kushti i dytë që është përcaktues, të tejkalojë fuqinë e shtetit. Unë kam indicie se një grup është duke tejkaluar shtetin. Nuk pyet më shtetin. Ne themi se jemi drejt themelimit të një organizate mafioze të mirëfilltë. Drejt tendencës për të themeluar një të tillë. Kjo më lexohet mua dhe kolegëve të kronikës. Te ne nuk e bëjnë ligjin grupet kriminale. E bën politika. Ne kemi një shtet mafioz. Shteti mafioz është tjetër gjë dhe një organizatë mafioze tjetër gjë. Një organizatë ka lidhje me krimin ordiner, në kuptimin jo pezhorativ, pra me drogën, vrasjet, etj. Një mafia state, nuk ka lidhje me vrasjet, me drogën. Ka lidhje me organizmin e një shteti në mënyrë të tillë që të rrijë në një dorë. Nga një person që kontrollon mekanizmat e shtetit dhe bllokon gjithçka në favor të korrupsionit”, tha ai.

Dervishi u ndal edhe tek akuzat e emisionit “Report” në Rai 3 që flet për “narkoshtet”. Sipas tij nuk ka narkoshtet në Shqipëri, por dhe në asnjë vend tjetër.

“Ne themi narkoshtet. Unë nuk besoj se jemi narkoshtet. Nuk ka në botë narkoshtet. Shteti nuk rron me paratë e drogës. Shteti e ka plagë atë. Nëse ne themi narkoshtet, ne e kemi pasur në vitin 2016 sepse ka lindur në tryezën e qeverisë, sipas Ahmetaj, me qëllim që të pasurohet vendi. Asnjëherë nuk pasurohet vendi nga droga. Asnjëherë ato para nuk do shkonin te shqiptarët. Do të shkonin te krimi, qeveritarët dhe te policia. Do vinin në pak xhepa. Kjo nuk u bë për mirëqenien, por për të mbushur ca xhepa. Nuk mund të themi që kemi tani. Shteti nuk rron me kokainë që vjen në Durrës. Shteti mbahet me taksa. Na i marrin nga karburanti. Këto janë paratë që merr shteti”, tha ai.

Del VIDEOJA/ Si motori përρΙas turisten 33-vjeçare në Berat

Një turiste është dërguar në spital pasi është përplasur nga një motor në Berat. Sipas policisë, 33-vjeçarja është nga Nepali.

Ndërkohë që kanë dalë edhe pamjet nga aksidenti.


“Rreth orës 15:30, në rrugën urbane “Antipatrea”, në vendin e quajtur “Shtëpia e bardhë”, motomjeti me drejtues shtetasin E. M., 20 vjeç, ka përplasur shtetasen S. TH., 33 vjeçe nga Nepali, këmbësore, e cila u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Gjithashtu dhe drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, ku po kryhen dhe veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, bën me dije Policia.

Fisi i izoluar i Amazonës lidhet me internetin e Elon Musk, krijojnë varësi nga ρornogr@fia dhe rrjetet sociale

Një fis i izoluar në Amazonë më në fund është lidhur me botën digjitale të internetit, falë Elon Musk, por pleqtë janë ankuar se rinia ka krijuar varësi nga rrjetet sociale dhe pornografia.

Fisi Marubo i Brazilit prej 2000 anëtarësh është përçarë nga ardhja e shërbimit të internetit “Starlink” nëntë muaj më parë.

“Kur mbërriti, të gjithë ishin të lumtur”, tha 73-vjeçari Tsainama Marubo, për The New York Times.

“Por tani gjërat janë përkeqësuar. Të rinjtë janë bërë dembelë për shkak të internetit, po mësojnë mënyrat e njerëzve të bardhë”, shtoi ai.

Fisi i izoluar i Amazonës lidhet me internetin e Elon Musk, krijojnë

Marubo janë një fis i çiltër, të cilët madje turpërohen kur puthen në publik, por Alfredo Marubo (të gjithë Marubo përdorin të njëjtin mbiemër) tha se është i shqetësuar për ardhjen e shërbimit, i cili ofron internet super të shpejtë në qoshet e largëta të planetit.

Alfredo tha se shumë të rinj Marubo kanë shpërndarë video pornografike në biseda në grup dhe ai tashmë ka vërejtur më shumë “sjellje seksuale agresive” te disa prej tyre.

“Ne jemi të shqetësuar se të rinjtë do të duan të eksperimentojnë me to”, tha ai për aktet e çuditshme seksuale ndaj të cilave janë ekspozuar papritur në ekran.

“Të gjithë janë aq të lidhur sa ndonjëherë nuk flasin as me familjen e tyre”, shtoi ai.

Fisi i izoluar i Amazonës lidhet me internetin e Elon Musk, krijojnë

Starlink funksionon duke lidhur antenat me 6000 satelitë që fluturojnë në orbitën e ulët të Tokës. Antenat e nevojshme iu dhuruan fisit nga sipërmarrësi amerikan Allyson Reneau.

Fillimisht, interneti u pa si diçka pozitive për fisin e largët, i cili ishte në gjendje të kontaktonte shpejt autoritetet për ndihmë me emergjencat, duke përfshirë kafshimet potencialisht vdekjeprurëse të gjarpërinjve.

Fisi i izoluar i Amazonës lidhet me internetin e Elon Musk, krijojnë

“Tashmë ka shpëtuar jetë”, tha Enoque Marubo.

Anëtarët janë gjithashtu në gjendje të ndajnë burime arsimore me fise të tjera Amazoniane dhe të lidhen me miqtë dhe familjen që tani jetojnë diku tjetër.

Interneti ka hapur gjithashtu një botë mundësish për të rinjtë Marubo, disa prej të cilëve nuk kanë qenë në gjendje të konceptojnë atë që shtrihet përtej rrethinave të tyre.

Fisi i izoluar i Amazonës lidhet me internetin e Elon Musk, krijojnë

Një adoleshente tha për The Times se ajo tani ëndërron të udhëtojë nëpër botë, ndërsa një tjetër thotë se aspiron të bëhet dentiste në Sao Paulo.

Megjithatë, Enoque u ankua edhe për dobësitë e rëndësishme. “Kjo e ndryshoi rutinën aq shumë sa ishte e dëmshme”, tha ai.

“Në fshat, nëse nuk gjuan, peshk dhe mbjell, nuk ha. Disa të rinj ruajnë traditat tona”, shtoi TamaSay Marubo, “por të tjerët thjesht duan të kalojnë tërë pasditen në telefonat e tyre”.

Fisi i izoluar i Amazonës lidhet me internetin e Elon Musk, krijojnë