E rëndë/ I riu shqiptar gjendet i ρajetë në një kanal νaditës në Greqi, dyshohet se…

Një shqiptar, i moshës 35-vjeç është gjetur i pajetë në një kanal vaditës në zonën e Koulouta, Imathia në Greqi.

Trupi i pajetë i shqiptarit u gjet mesditën e kësaj të mërkure nga forcat zjarrfikëse, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.

Vendi ku u gjet i ndjeri nga Shqipëria, është në një zonë rurale midis fshatrave Diavatos dhe Kouloura të Imathia.

Operacionin e rikuperimit e kanë tentuar 15 zjarrfikës me 4 automjete duke përfshirë edhe ekipin e zhytësve me një varkë shpëtimi.

Policia po kryen hetimet paraprake për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja tragjike.

Arrestimi i dy ‘sρiunëve’ në Kosovë, njëri është babai i gazetarit të njohur (EMRI-FOTO)

Dy persona u arrestuan sot në Kosovë, me dyshimin se spiunonin për Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).

Ata janë Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, ndaj të cilëve Prokuroria tashmë i ka lënë në paraburgim për 48-orë.

Prokuroria Speciale konfirmoi operacionin e zhvilluar në bashkëpunim me Agjencisë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës që rezultoi me arrestimin e dy spiunëve të dyshuar.

Sipas medieve në Kosovë, njëri prejtyre, më konkretisht Bedri Shabani nga Ferizaj, ka punuar më herët në Doganën e Kosovës.

Shabani është babai i gazetarit Zekirja Shabani i cili është pronar i portalit “Fakte plus”, ndërsa deri në vitin e kaluar ishte edhe redaktor në televizionin ATV.

Zekirja Shabani ka qenë mjaft aktiv në fushatën elekorale të Maqedonisë së Veriut, në mbështetje të VLEN’it.

Ai ka përgatitur fushatën zgjedhore për Afrim Gashin i cili u zgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, transmeton Periskopi.

Lidhur me arrestimin e Bedri Shabanit ka reaguar edhe Dogana e Kosovës, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ai është larguar nga pozita e tij në Doganë në vitin 2004.

Lopa që kushton 4 milionë dollarë (VIDEO)

Në botë ka miliona lopë, por njëra dallon prej të tjerave.

E pagëzuar Superlopa Viatina-19 FIV Mara Moveis, lopa në fjalë mban rekordin botëror për çmimin më të lartë me të cilin është shitur në ankand, plot 4,2 milionë dollarë.

Rekordi është certifikuar edhe nga Libri i Rekordeve Guinness, në korrik 2023.

Lopa braziliane peshon rreth 1100 kilogramë, një peshë dyfishi i mesatares së racës së saj. Industria e bagëtive në vendin amerikano-jugor është një prej burimeve më të mëdha të të ardhurave për ekonominë.

Lopa që kushton 4 milionë dollarë (VIDEO)

Brazili është eksportuesi më i madh në botë i mishit të viçit dhe raca Viatinia-19 përfaqëson përpjekjet e fermerëve për të arritur perfeksionin.

Lopa 4-milionë dollarëshe vjen si rezultat i viteve punë me mbarështimin, për të arritur individin më të mirë të mundshëm.

“Ne po përpiqemi të shtojmë numrin e individëve të lopëve elitare. Dhe në fund të ditës do të ushqejmë të gjithë botën”, tha një prej pronarëve të lopës për “The Associated Press”.


Por çfarë e bën këtë lopë kaq të veçantë? Sipas Lorrany Martins, një veterinere, e bija e një prej pronarëve të saj, tha se çmimi bazohet te tre faktorë: muskulatura, fertiliteti dhe aftësia për t’i pasuar efektet pozitive te viçat që do të lindë.

Lopa që kushton 4 milionë dollarë (VIDEO)

Sipas saj, mbarështuesit janë të gatshëm të paguajnë 250 mijë dollarë për të marrë vezore të lopës.

“Është individi më i afërt me perfeksionin, të paktën deri tani”, tha Martins. “Është lopa e përkryer, i ka të gjitha karakteristikat që kërkojnë blegtorët”.

Heidi Baci së shpejti pjesë e ekranit si moderatore, ja planet e saj pas zhvendosjes në Shqipëri

Heidi Baci, ish-banorja e “Big Brother VIP 3” ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up”.

Një nga personazhet më të komentuar si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë, Heidi rrëfeu më shumë për eksperiencën e saj brenda BBV3, por edhe si po shkon jeta e saj tani që ka dalë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri…

A mendon të fillosh një punë këtu në Shqipëri? E sheh veten si pjesë të televizionit?

Mendoj se po, do të ishte shumë e bukur. Ketë periudhën e verës do doja ta merrja pak pushim që të kuptoja edhe si po shkojnë gjërat dhe andej në Itali. Jam tip si kameleon, përshtatem. Mendoj se mund të isha moderatore, e lezetshme është si gjë. Unë nuk i jap vlera shumë vetes, por të shohim…

Të ka marrë malli për Milanon?

Më ka marrë malli sepse e gjithë jeta ime është atje, shoqëria, puna ime… Kisha ato mëngjeset tipike italiane; briosh dhe kapuçino, zbres nga shtëpia, kam atë barin tim që shkoj gjithmonë. Kam një rutinë fikse. Jam munduar të bëj plane, por nuk më ka shkuar siç duhej.

Ti ke qenë dhe një personazh mjaft i komentuar në portale, duke qenë edhe një personazh i ri. A të bezdis kjo vëmendje që po merr?

Nuk më shqetëson. Madje ndiej shumë dashuri nga njerëzit. Më bëhet shumë qejfi dhe jam mirënjohëse për dashurinë e tyre. Unë në atë format isha futur, do isha budallaqe nëse do mendoja se nuk do kisha vëmendje.

Po familjarët si po e përjetojnë tani?

Janë të lumtur, më shikojnë të lumtur. Mbështetja numër 1 është familja. Kur ke ata, ke gjithë botën. Do e marr dhe Romeon atje në Itali dhe ‘ciao’… (qesh)

Lidhur me planet për martesë, a ke ndonjë ide se si do ta doje propozimin?

Nuk do e them, më pëlqejnë surprizat…

ANSA: Trυρrojat e Ramës gjakosën deputetin italian, Meloni doli nga makina dhe u foli në anglisht që ta lëshonin

Deputeti i opozitës italiane Riccardo Maggi i partisë ‘Piu Europa’, është përplasur me kryeministren Georgia Meloni, gjatë daljes nga kampi i Gjadrit.

Sipas agjencisë mediatike italiane ANSA, Maggi ka dalë para makinës që transportonte Edi Ramën dhe Melonin, duke shfaqur një tabelë ku lexohej “1 miliardë euro spot elektoral”.

Në këtë moment ai është rrethuar sipas ANSA policët, por që siç dallohet nga pamjet janë truprojat e Ramës, punonjës të Gardës, të cilët e kanë zhvendosur me forcë menjëherë për të hapur rrugën.

Madje ANSA thotë se deputeti italian është parë me njolla gjaku në pjesën sqetullës.

Në këtë moment, Meloni doli nga makina duke iu drejtuar truprojave të Ramës në anglisht “Ju lutem lereni”, mesa duket pasi e pa se si po e trajtonin.

U ekzekυtua brenda biznesit të saj, ja kυsh është 24-νjeçarja

Një video e rëndë qarkullon gjatë një momenti ku një vajzë 24-vjeçare u qëllua nga një person i maskuar i cili u largua me biçikletë.

Angélica María Herrera Osmán vdiq brenda ambienteve të biznesit të saj të dekorimit të festave më 27 maj, tha policia.

Referuar pamjeve duket qartë se një person i armatosur arriti në vendin e ngjarjes pranë qytetit të Bogota.

Motivi i vrasjes mbetet një mister, megjithëse policia ka përjashtuar mundësinë e grabitjes si motiv.

Agresori, i cili mban në kokë një skafandër, shihet dukezbritur nga motoçikleta dhe duke u drejtuar në një portë në rrugë përpara se të kuptojë se ka adresën e gabuar.

Ai del dhe shkon në dyqanin ngjitur dhe disa sekonda më vonë, me sa duket pas sulmit, ai vrapon në rrugë, drejt motoçikletës.

Në Itali apo Shqipëri ku do të bαshkëjetojë çifti Romeo-Heidi? Ish-konkυrentja hαbit me ρërgjigjen

“Ndiej shumë dashuri nga njerëzit”. Kështu u shpreh mëngjesin e sotëm Heidi Baci teksa ishte e ftuar në një program televiziv.

Duke qenë se është një personazh i ri në shoëbizin shqiptar, ajo është mjaft e komentuar në mediat rozë. E pyetur nëse e bezdis kjo vëmendje që po merr pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP3”, ish-finalistja tha që nuk e shqetëson.

“Madje ndiej shumë dashuri nga njerëzit. Më bëhet shumë qejfi dhe jam mirënjohëse për dashurinë e tyre. Unë në atë format isha futur, do isha budallaqe nëse do mendoja se nuk do kisha vëmendje”, u shpreh ajo.

Ndërsa në lidhje me familjen e saj, Heidi tha se ‘ata janë të lumtur, e shikojnë të lumtur’.

“Siç e kam thënë gjithmonë, mbështetja numër 1 është fëmija. Kur ke ata, ke gjithë botën”, shtoi Baci.

Pyetjes ‘kur të shkosh në Itali do shkosh vetëm apo me burrin?’, Heidi u përgjigj duke qeshur:

“Do e marr dhe Romeon atje në Itali dhe ‘ciao’… E imagjinon dot?”.

Moderatorët e ngacmuan gjithashtu edhe në lidhje me martesën, nëse ka ndonjë ide se si do t’a donte propozimin?

“Nuk do e them, më pëlqejnë surprizat…”, tha shkurt Heidi.

SkandaΙi me pυnësimet fiktive/ Zγrtari i shtetit, berber në Tiranë gjatë orarit të ρυnës

Emisioni Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës punësimet fiktive në Njësinë Administrative Luz i Vogël në Bashkinë Kavajë.

Një topograf, gjatë orarit zyrtar të punës në shtet, punon berber në Tiranë. Ndërkohë, një punonjës i tatim-taksave dhe një hidraulik, të dy 20 vjeçarë, janë studentë me kohë të plotë në Tiranë. Emërimet janë të vitit të fundit.

Topografi quhet Limon Ajdini dhe është punonjës në këtë Njësi Administrative. Z. Ajdini ka pasur disa detyra në këtë Njësi. Fillimisht te Urbanistika, më pas te Marrëdhëniet me Publikun dhe së fundmi topograf. Mesditën e datës 8 prill 2024, rreth orës 12.00, gazetarët e Fiks Fare shkuan te zona e “Selvisë” në Tiranë, ku ka biznesin z. Limon Ajdini. Kamera e Fiksit kap gjatë punës si berber topografin. Nuk po bënte matje topografike në Luz, por po i shërben gazetarit të Fiksit gjatë orarit zyrtar të punës në shtet si berber.

Në datën 17 prill, rreth orës 13.00, Fiksi shkon te Njësia në Luz dhe kërkon z. Limon Ajdini. Gazetarët bisedojnë me policin e Njësisë, i cili thotë se “nuk është në punë”. Ai thotë se “po kërkoni berberin, të mos ngatërrohem”. Të gjithë kanë dijeni për emërimet fiktive.

Më datë 15 maj, në orën 12.00, gazetarët e Fiksit shkojnë sërish te zona e Selvisë në Tiranë, ku e gjen z. Ajdini duke punuar berber. Madje, ai i thotë gazetarit se “paradite bën kurs berberi dhe pas orës 12 punon në sallon”.

Ndërkohë, dy punonjësit e tjerë quhen Leo Lusha dhe Egland Beu, të dy student në Tiranë por me punë shteti në Luz të Vogël në Kavajë. Të dy janë nga 20 vjeç dhe janë emëruar fiktivisht disa muaj më parë në Njësinë Administrative Luz i Vogël në Kavajë. Leo është emëruar hidraulik dhe Eglandi si punonjës i Tatim-Taksave.

Disa ditë më parë, Fiksi shkoi te Njësia Administrative, në orën 12:50, në ditë dhe orar pune, për të pyetur nëse janë në punë punonjësit Limon Ajdini dhe dy studentët Leo Lusha dhe Egland Beu. Një punonjëse pohon se administratori nuk është dhe duhet të linin një kërkesë me shkrim. Gazetarët kërkojnë administratorin dhe ai i thotë punonjëses se “jam në mbledhje në Bashkinë Kavajë”. Fiksi e pyet për të tre punonjësit, nëse janë aktualisht në punë dhe ku, për t’i filmuar ku po punojnë.

Punonjësja komunikon sërish me Administratorin dhe thotë se Limon Ajdini është topograf, Leo Lusha është hidraulik dhe Egland Beu është punonjës i tatim-taksave.

Gazetarët këmbëngulin që t’i filmojnë në vendin e punës. Pas shumë minutash, në orën 14.25 në Njësinë Administrative shkon Limon Ajdini, i cili thotë se ka qenë me punë në Kavajë dhe takoi një banor për një problem. Gazetarët i bëjnë me dije se Kavaja është afër dhe nuk duhen 1 orë e 30 minuta për të ardhur në Luz. Përgjigjet se s’ka makinë dhe ka ardhur me makina të rastit.

Gazetarët i tregojnë edhe datat kur e kanë filmuar duke punuar berber, apo e kanë kërkuar në këtë Njësi Administrative. Pohon se edhe mund të ketë ndodhur, por ka ikur kur ka pasur ditëlindjen dhe ndonjë punë tjetër.

Ndërkohë, rreth orës 15:00 punonjësja që qëndron në paradhomën e Administratorit të Njësisë Administrative u bën me dije gazetarëve se punonjësi Leo Lusha ndodhet në mes të fshatit Vorrozen, duke punuar dhe mund ta gjeni atje. Grupi i Fiksit shkon në Vorrozen dhe e gjen në qendër të fshatit. Gazetarët e pyesin se sa vjeç është, ndërsa fillimisht pohon se 22. Më pas tregon vitlindjen dhe në fund pranon se është 20 vjeç. Ai thotë se është student në Tiranë, në degën Administrim Biznesi te Ekonomiku. Gazetarët i thonë se jelekun e punës e ka të ri, të hekurosur dhe të pa bërë pis. “Jemi djem të rinj, e mbajmë veten nuk rrimë zhul” përgjigjet.

Fiksi shkon te Njësia dhe në atë vend shkon Leo. Gazetarët i kërkojnë punonjësit që t’i shohin duart, pasi duke qenë hidraulik punë e rëndë dhe të dëmtuara. Leo thotë se s’i ka të dëmtuara. Ndërkohë, deri në orën 16:00, grupi i Fiks Fare e priti Administratorin, por ai nuk pranoi të jepte informacione për punonjësit.

Njësia Administrative Luz i Vogël, Bashkia Kavajë

Gazetari – Administratorin donim pak!

Punonjësja – Ai është në Kavajë, në orën 12:00 ka qenë në mbledhje.

Gazetari – Na e lajmëron dot.

Punonjësja – Nëse mund ta di se për çfarë problematike?

Punonjësja – Në orën 13:10 fillon mbledhja, ai sa lëvizi.

Gazetari – Po shkojmë atje, e takojmë në Kavajë. Po është mirë këtu, thuaji, të të takojnë këtu. Sa është ora 13:00 fiks?

Gazetari – Vonohet shumë atje?

Punonjësja – Nuk e di sa do zgjasë mbledhja, se në orën 13:10 …

(Komunikon me mesazhe me Administratorin)

Gazetari – Hë ç’thotë, vazhdon shkëmbimi i mesazheve?

Punonjësja – Ai më thotë kështu që është në mbledhje dhe nuk e di sa vonon se në orën 13:00 fillon mbledhja. Mund ta lësh informacionin me shkresë për çfarë kërkohet?

Gazetari – Na lë një orë nesër vijmë nesër, ose sot do të presë kur të dalë?!

Punonjësja – (Vazhdon komunikimin me mesazhe) Insiston te e njëjta përgjigje me shkresë për çfarë ju duhet.

Gazetari – Kemi një listë me disa punonjës që nuk vijnë fare në punë.

Gazetari – E tani, ne informacionin e kemi vetëm na verifiko. Ja sot është ora 13.08 minuta, z. Limon Ajdini është aktualisht në punë?

Punonjësja – Ata janë punonjës terreni!

Gazetari – Ai punon ose te Marrëdhëniet me Publikun ose te Urbanistika?

Punonjësja – Jo, Marrëdhënie me Publikun …

Punonjësja – Po ka qenë Marrëdhënie me Publikun dhe ka kaluar në pozicion tjetër.

Gazetari – Ok. Është aktualisht në punë dhe ku është?

Punonjësja – Po se ku është e di Administratori …

Gazetari – Po prandaj po prisnim Administratorin. Merre në telefon Administratorin dhe vetëm ta verifikojmë. Është në Tiranë?

Punonjësja – (Vijon të shkëmbejë mesazhe)

Gazetari – Dhe çfarë detyre ka Limoni?

Punonjësja – Është specialist topograf.

Gazetari – Ka ardhur sot në mëngjes?

Gazetari – Në çfarë ore? Vjen përditë në punë?

Gazetari – Në Tiranë apo këtu?

Punonjësja – (Qesh) Përditë këtu te ne vjen, tani unë s’e di. Ai vjen paraqitet këtu në mëngjes, merr urdhër nga Administratori ku ka për të punuar …

Gazetari – Tani ne e kemi filmuar, thuaji Administratorit se edhe ti po bën telefonin e prishur. E kemi filmuar disa herë që ka një biznes në Tiranë. Ka një berberhane dhe punon gjatë gjithë kohës në atë berberhane. Tjetër, z. Eglant Beu çfarë detyre ka?

Punonjësja – Eglant Beu është te taksat.

Gazetari – Sa vjeç është Eglanti, e ka përfunduar shkollën?

Punonjësja – Nuk kam informacion.

Gazetari – Është në Tiranë apo është në punë në Kavajë, në Luz.

Punonjësja – Eglanti, nuk e di!

Gazetari – Leo Lusha është te mirëmbajtja, elektriçist.

Gazetari – Është në punë, janë në punë këta dy punonjës? Ma pyet …

Punonjësja – Me ardh nesër.

Gazetari – Jo se nesër do t’i sjelli ai se e di shumë mirë, po sot thuaji. Ora është 13:11 minuta në Kavajë thuaji Administratorit, meqënëse e donte me shkrim. Sot këta persona, Limon Ajdini, Eglant Betu dhe Leo Lusha janë aktualisht në punë dhe kur kanë ardhur për herë të fundit në punë? Kemi ndonjë përgjigje nga Administratori …

Punonjësja – Ëë do vini nesër!

Gazetari – Sot thuaj janë në punë, është ora thuaj 13:15, këta 3 punonjës janë sot në punë?

Punonjësja – Në dijeninë e Administratorit janë!

Gazetari – Ku janë se shkoj unë e i xhiroj nëse janë në punë?

Punonjësja – Për këtë më thotë që të vini nesër …

Gazetari – Sot, sot. Nëqoftëse janë aktualisht thuaji, se unë shkoj i xhiroj unë ku janë në punë. Ku janë në cilin vend? Eglanti duhet të jetë te taksat apo jo?

Gazetari – Është te taksat, tani sot këtu është?

Punonjësja – Tani ne si punonjës këtu kemi A.Çekën, kurse ai është punonjës terreni.

Gazetari – Po ku është në terren se shkoj unë?! Në cilin fshat?

Punonjësja – Po s’e di unë, unë s’i ndaj punonjësit ku shkojnë.

Gazetari – Leo ku është elektricist se shkoj unë e takoj? Në cilindo fshat, në cilindo vend! Leo Lusha … Dhe Limoni në cilin vend, në cilin fshat? Te berberhane në Tiranë apo te ndonjë fshat te Njësia Luz? Do i presim thuaji deri në orën 16:00 të gjithë këta punonjës. Është bërë topograf Limoni?

Gazetari – Limoni ka berberhane në Tiranë. Po Kryetarin e Bashkisë e dini që ka qenë berber? Kryetari aktual …

Punonjësi – Ka pas punuar më përpara.

Gazetari – A ka qenë berber?

Punonjësi – Po. Ka punuar po, tani ka kaluar kryetar.

Gazetari – Dhe Limoni është te kjo.

Punonjësi – Ka punuar më përpara. Sepse unë te ai (daja i kryetarit) qethem vetë, sepse unë jam prej Kavajë a kupton.

Gazetari – Te Limoni je qethur?

Njësia Administrative Luz i Vogël, Kavajë

Punonjësja – Në Vorrozen është Leo Lusha bashkë me punonjësin tjetër duke punuar për dritat. Ndërsa Eglanti ka dalë me punonjësit e bashkisë në terren …

Gazetari – Po ku është çfarë vendi?

Grupi i Fiks Fare shkon në fshatin Vorrozen

Gazetari – Ju të Njësisë jeni?

Gazetari – Ne të kërkuam 3 orë atje (te Njësia Administrative).

Punonjësi Leo Lusha – Kam qenë në terren.

Gazetari – Hajde një intervistë të shkurtër.

Punonjësi Leo Lusha – Po ik o vëlla, mos na nxirr?

Gazetari – Pse? Sa (vjeç) je?

Gazetari – Çfarë datëlindje?

Punonjësi Leo Lusha – 06.04.2004.

Punonjësi Leo Lusha – 2004 pra, 21 (vjeç).

Gazetari – Si 21 mo, tani ke mbushur 20 ti ..

Punonjësi Leo Lusha – O vëlla (mos filmo)

Gazetari – Me çfarë detyre je këtu?

Punonjësi Leo Lusha – Hidraulik.

Gazetari – Prej sa vitesh punon këtu?

Punonjësi Leo Lusha – Tani kam hyrë.

Gazetari – Po ku e gjetë këtë (jelekun)? Po ku e gjete këtë se tani e ke veshur?!

Punonjësi Leo Lusha – Po jo mo …

Gazetari – Ti je në shkollë në Tiranë?

Punonjësi Leo Lusha – Administrim Biznesi.

Gazetari – Te kush (Universitet)?

Punonjësi Leo Lusha – Te Ekonomiku.

Gazetari – Je në shkollë në Tiranë?

Gazetari – Po Eglant Beu edhe ai në shkollë është?

Punonjësi Leo Lusha – S’e njoh fare!

Gazetari – Dhe tani (ti) punon këtu, prej sa kohësh me the, prej sa muajsh?

Punonjësi Leo Lusha – 4-5 muaj.

Gazetari – Sot ku ishe? Se ne kemi vajtur në orën 14:50 …

Punonjësi Leo Lusha – Sot unë shkova, i mora leje kryetarit, për të shkuar për të marrë një vërtetim te shkolla.

Gazetari – Dhe pastaj erdhe këtu?

Punonjësi Leo Lusha – Pastaj erdha …

Gazetari – Dmth, në orën 1 pa 10 ishim ne aty, ora është 3, ma shiko sa është ora tani?

Punonjësi Leo Lusha – S’e di! Unë kam qenë këtu në orën 12:00.

Gazetari – Ti paraqitesh çdo ditë atje?

Punonjësi Leo Lusha – Po përditë.

Gazetari – Këtë jelekun ku e gjete?

Punonjësi Leo Lusha – Si ku e gjeta?

Punonjësi Leo Lusha – Në makinë.

Gazetari – Po qenka i paveshur.

Punonjësi Leo Lusha – Ku e sheh ti se e laj unë.

Gazetari – Ja pra se qenka i hekurosur.

Punonjësi Leo Lusha – O vëlla ne jena çuna të ri, s’na shkon të jena zhul.

Gazetari – Jo qenka i hekurosur …

Punonjësi Leo Lusha – I hekurosur është si duhet të jetë.

Shkojmë sërish te Njësia Administrative

Gazetari – Administratori jo (s’ka ardhur)?

Punonjësi – Jo. E gjete këtë (Leon Lushën)?

Gazetari – E gjeta po s’më tregon duart! Dale ti shoh duart?

Punonjësi 2 – S’ka shkuar në prokurori.

Gazetari – I paska njësoj me mua.

Punonjësi Limon Ajdini – Ai s’është lyer …

Gazetari – Duhet t’i ketë një çikë me kështu me ndonjë gjë. I kanë pak pis, i kanë me …

Punonjësi Limon Ajdini – Ka pasur ndonjë palë pinca.

Gazetari – Duken duar studenti.

Punonjësi 2 – I ka larë duart.

Gazetari – Administratori nuk e di kur do të vijë!

Deri në orën 16:00, Administratori nuk shkoi te Njësia Administrative Luz i Vogël!/Top Channel

Rita Ora befasohet në radion britanike, moderatori është shqiptar! Ja përshëndetja që bëjnë me njëri-tjetrin

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është befasuar së fundmi me prezencën e një bashkëkombësi në një radio në Skoci.

Këngëtarja ishte duke dhënë një intervistë në emisionin e mëngjesit në Capital FM të Skocisë, kur mësoi se një nga prezantuesit, i quajtur Fat, emri i plotë i së cilit është Fat Brestovci ishte gjithashtu shqiptar nga Kosova. Ai kishte një mënyrë të veçantë për t’i uruar mirëseardhjen – me një përshëndetje në gjuhën shqipe.

“Mirëngjesi Rita, mirëse erdhe në Capital Breakfast”, iu drejtua ai, ndërsa Rita, pa humbur asnjë moment, iu përgjigj me po aq ngrohtësi në shqip “Mirëmëngjesi”.

E entuziazmuar nga kjo përvojë, Rita nuk ngurroi të shprehë çudinë dhe gëzimin e saj. “Është vërtet një çmenduri, më treguan para se të vija. Nuk kam takuar kurrë në jetën time dikë që vjen nga vendi im dhe ka theks skocez. Kjo është e mrekullueshme”, tha këngëtarja në intervistën e saj

SHIKO VIDEON KËTU