Mister në Greqi/ Gjendet një trup i pajetë dhe i dekompozuar në det! I kishin lidhur një peshë prej 10 kg në këmbë!

Autoritetet greke janë në lëvizje e sipër për të zbardhur se çfarë ka ndodhur me një burrë, trupi i të cilit u gjet në një distancë 100-150 metra nga bregu, në zonën detare të Maratonës së Schinisë.

Trupi ishte në një fazë të avancuar dekompozimi dhe, siç u konstatua nga roja bregdetare , kishte një peshë prej 10 kg të lidhur në këmbën e majtë të tij.

Trupi mund të ketë qenë në ujë për rreth 20 ditë dhe ende nuk është identifikuar. Dallohet se ka një lëkurë të çelur dhe në moshën rreth 40-45 vjeç, me një tatuazh të veçantë.

Fakti që trupi u gjet me një peshë 10 kg të lidhur në këmbë, është elementi i parë që bën autoritetet të dyshojnë se viktima është vrarë.

Informacionet që janë publikuar deri më tani janë se burri ishte i moshës rreth 40-50 vjeç, kishte tuta dhe bluzë, ka një tatuazh në këmbë që mund ta ndihmonte për identifikimin e tij dhe kishte lëkurë të hapur.

Një nga skenarët që po shqyrtohet është se burri është vrarë dhe autorët kanë dashur të asgjësojnë trupin në këtë mënyrë, praktikë që i referohet metodave mafioze.

Kufomën e ka vënë re një banor i zonës detare të Schinias në Maratonë, i cili ka njoftuar autoritetet. Rojet bregdetare janë mobilizuar menjëherë dhe janë nisur drejt zonës. Trupi i pajetë u mor nga një zhytës dhe më pas u mor nga një ambulancë e EKAV-së dhe u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Athinës ¨SOTIRIA¨.

Top Channel

U dh* nυa barbarisht në mes të ish-Bllokut, lajme të mira nga aνokati Sokol Mëngjesi, ja si paraqitet gjendja e tij

Kur kanë kaluar 5 ditë nga shtrimi në spital, gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi është e stabilizuar. Ditën e sotme i është bërë një skaner dhe burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se sipas skanerit gjendja është e stabilizuar.

Pas 5 ditësh, sot mjekët kanë nisur edhe uljen e medikamenteve që e mbajnë në gjumë, për të nisur tentativat për ta zgjuar nga koma, e cila zgjat në kohë si proces.

Këmbimi valutor 3 qershor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92 lekë dhe do shitet me 92.9 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 100 lekë dhe do shitet me 100.9 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 101.8 lekë dhe do shitet me 102.8 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 117 lekë dhe do shitet me 118.2 lekë.

HABlT d jali: “Dje më njohu, sot më kërkon …. Ç’janë këto s tύdente…

Kush është student e di fare mirë se çdo të thotë kur vjen muaji Shkurt,

apo Qershori kur është sezoni i provimeve dhe duhet të vrasë mendjen nëse do të kalojë,

apo është e pamundur dhe duhet t’u ofrojë lekë pedagogëve.

Mbase kjo e fundit i ka ndodhur dhe një vajze, e cila si rrugëzgjidhje ka gjetur një të ri në Itali,

që pasi e ka “peshkuar” në rrjetet sociale, për 2 ditë i ka kërkuar si nder që t’i dërgojë 70 Euro, për shkak se do t’ia japë zyshës.

Djali, ka dërguar bisedën e plotë pranë redaksisë tonë dhe… ju mund ta gjykoni vetë.

Tirαnasja e martυαr mbetet sht αtzënë me dαshnorίn, komentuesi e çυdit me ρërgjigjen…

Rastet e tradhtisë në një lidhje vijnë nga monotonia, zbehja e dashurisë apo edhe nga të tjera motive e probleme në ç/ift.

Një mesazh i dërguar mbrëmjen e kaluar në redaksinë e JOQ, ka ngjallur shumë reagime tek komentuesit.

Gruaja kishte kërkuar mendimin e komentuesve në lidhje me lëmshin në jetën e saj si pasojë e një lidhje jashtëmartesore. Gruaja shkroi për JOQ: 

Mirmbrema JOQ, jam nje zonje nga Tirana ,e martuar .kam nje femij te vogel.prej nje viti jam lidh me nje djal eshte beqar ..

duhemi shum ..deri ketu shum mire..por kam mar vesh qe kam ngel shtatzene ..por nuk e di tani. me burrin apo me te dashurin..i dashuri me

do shum dhe me ka then qe nese eshte i imi mbaje femijen ndahu nga burri dhe jetojm bashk..tani jam ne dilem se cfare te bej..dua mendim nga ndjeksit e faqes JOQ por dua mendime te sinqerta”.

Ky status ngjalli shumë polemika dhe përgjigjet ishin nga më të shumtat duke marrë parasysh se edhe deklarata e saj ishte sa e fortë, aq edhe e pazakontë.

Një koment ndryshe nga personat që e kritikonin ka rënë në sy midis përgjigjeve.

Një burrë komentoi historinë e jetës së tij të ngjashme me atë të gruas mesazh dërguese.

Ai e këshilloi të mos bënte gabimin e jetës ashtu si edhe gruaja e tij e cila përfundoi në mes të 4 rrugëve.

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 3 Qershor 2024

Dashi

Gjatë kësaj të hëne nuk do të shfaqni një sjellje shumë korrekte në punë, por kjo është periudha ku vetëm duke favorizuar bashkëpunimin do të arrini të mbyllni disa çështje të rëndësishme. Në dashuri do të reflektoni thellësisht. Ky është një moment i mirë për tu relaksuar nën shoqërinë e partnerit/es.

Demi

Mund të arrini suksesin e dëshiruar dhe kjo pasi së fundmi intuita ka qenë në favorin tuaj. Fatmirësisht do të kaloni me sukses dhe kurajo çdo të papritur. Edhe dashuria do të jetë në periudhën e saj më të mirë.

Binjakët

Parashikohen mundësi shumë të mira për të rindezur krijimtarinë tuaj. Po angazhoheni maksimalisht për të qenë më të pavarur, dhe për këtë arsye jeni shumë të përqendruar në realizimin e projekteve të reja.

Gaforrja

Parashikohen ditë që do ju gjejnë më të ndjeshëm dhe emotiv dhe për këtë arsye duhet të mundoheni të shmangni konfliktet në familje ose në dashuri. Megjithatë shmangni izolimin total, për shkak se parashikohen mundësi shumë të mira për takimet.

Luani

Më në fund do të keni mundësi për të marrë pjesë në një nismë të re e cila do stimulojë krijimtarinë tuaj. Jini të gatshëm për të dëgjuar sugjerimet e bashkëpunëtorëve tuaj. Në dashuri parashikohet një javë e rëndësishme për ata që duan të shprehin hapur ndjenjat.

Virgjëresha

Do të ndiheni disi të lënë pas dore dhe kjo për shkak se ditëve të fundit keni pasur momente tensioni me partnerin/en. Horoskopi i kësaj të hëne ju sugjeron që të mos humbni qetësinë dhe të përqendroheni në veten tuaj dhe në mirëqenien në çift. Udhëtimet janë mjaft të favorizuara.

Peshorja

Kjo fillim javë është e rëndësishme për të rindezur ndjenjat. Edhe nga pikëpamja profesionale parashikohen zhvillime interesante dhe për këtë arsye duhet të jeni të organizuar mirë, përpara se të përfshiheni në nisma të reja.

Akrepi

Në dashuri duhet të jeni të durueshëm, për shkak se mundësitë që prisni janë fare pranë. Do të keni mundësi që të shkëlqeni në vendin e punës dhe për këtë arsye bashkëpunëtorët tuaj do ju shohin si pikë referimi.

Shigjetari

Merrni kohën që ju duhet për t’iu përkushtuar totalisht vetes tuaj, ndoshta duke u larguar nga rutina e përditshme. Ky është një moment shumë i mirë për të rikuperuar ndjenjat, por duhet të jeni të gatshëm që të merrni vendime të rëndësishme.

Bricjapi

Parashikohet një ditë e cila do ju shohë tejet të përkushtuar dhe të gatshëm për të bashkëpunuar me kolegët tuaj. Do të shfaqni zgjuarsi dhe një komunikim të paparë, ku të gjithë do të jenë në kërkim të këshillave tuaja. Mbrëmja parashikohet të jetë mjaft emocionuese.

Ujori

Në vendin e punës më në fund do të ndiheni të vlerësuar dhe kjo rigjetje sigurie do ju lejojë që të përfshiheni në nisma të rrezikshme me shumë kurajo. Në dashuri parashikohen zhvillime të rëndësishme.

Peshqit

Do të jeni tejet pozitiv dhe kjo sjellje do ju lejojë që të shfaqni aftësitë tuaja me guxim në çështjet e biznesit. Kjo javë është mjaft e rëndësishme për të vlerësuar më mirë ndjenjat dhe takimet.

Vrasja e 13-vjeçares në ’97 me plumb në zemër, rrëfimi tronditës i prindërve të Matildës: E dimë kush e ka bërë

e vrau  nga pakujdesia.

Përballë lutjeve të familjes prokuroria është vënë në lëvizje dhe e ka hapur sërish çështjen.

“Meqënëse shtëpia jonë është përmbi komisariat, të shtënat erdhën nga komisariati dhe ndërkohë babai ynë punon në bahçe dhe dëgjon “ baba më vranë”, çfarë të shikonte vetëm gjak. E marrin e çojnë bashkë me policinë në spital, e pamundur. Ata e mbuluan se aty është dora e një të madhi jo e një polici, për t’i dhënë dorën një të madhi, e mbuluan, ka qenë Mond Koseni shef komisariati”, rrëfen babai i 13-vjeçares.

“Neve dhe ditën që na vranë, mbas tre ditësh, njerëzit vazhdonin pinin kafe këtu. Ka qenë Mond Koseni në zyrë, i tha vjehrri “ o bir e kam çunin shumë të stresuar, edhe çuni im di të shtjerë, të vish t’ma qetësosh çunin. Ti të vish t’më kërkosh falje, më bërë hatanë, vajtëm bashkë me vjehrrin…”, tregon nëna e Matildës.

Sidorela Memolla, avokate e familjes: I jam drejtuar me shkresa drejtorisë vendore të policisë Elbasan, të më vendosin fashikullin e vitit 1997, për të parë si ka ndodhur ngjarja. Gjithashtu i kam kërkuar policisë të më vendosin në dispozicion se çfarë bëhet me këtë procedim penal, a është e pezulluar arsyeja, përse është pezulluar. Nëse është e pezulluar të rinisin hetimet, për të gjetur autorët dhe dëmshpërblyer familjen.

Anila Hoxha: Për çfarë vepre është hetuar?

Sidorela Memolla: Vrasje nga pakujdesia. Duke qenë se ka kaluar një furgon ata kanë marrë masa. Duke qenë se shtëpia është përballë komisariatit, njëri nga autorët ka hedhur granata, në këto kushte njëri nga policia ka kaluar në krahun tjetër dhe ka shtirë. Ata thonë se janë dëgjuar të bërtitura dhe ishin familjarët që kërkonin ndihmë. Prokuroria ka marrë një vendim për shfuqizim të vendimit të 1997 duke u justifikuar nga ana e prokurorit, edhe ne kemi pasur pikëpyetje se përse nuk është zbardhur çështja. Prokurori thotë nuk është bërë kqyrja e vendit të saktë të ngjarjes, nuk është përcaktuar distancë nga ku është qëlluar, as këndi i qitjes, dhe distanca ka rezultuar 350 metra.

Xhevahire Bufi: Mu vra goca në shtëpi, ose t’më sjellin vajzën siç e lashë në shtëpi ose të merren me policin. S’kam punë unë me policin!

Ish-banori i BBV3 habit me deklaratën: S’më flet askush pas daljes nga shtëpia

Graciano Tagani, i cili ishte një prej banorëve më të komentuar për debatet e shpeshta dhe të ashpra me konkurrentët e tjerë të këtij edicioni, ka treguar se marrëdhënia me ta nuk është aspak e mirë edhe pas përfundimit të lojës.

Në një intervistë të zhvilluar së fundmi, Graciano e ka cilësuar veten si ‘delja e zezë’ e këtij edicioni të BBV, pasi askush nga banorët nuk i flet më.

Ai është shprehur se pas daljes dhe përfundimit të lojës përveç Rikes, Liamit dhe Endrikut, nuk ka kontakte dhe miqësi me asnjë nga banorët e tjerë.

“Nuk kam dalë nga vetja pa arsye! Unë jam delja e zezë e këtij sezoni, sepse askush nga banorët nuk më flet!. Unë kam miqësi vetëm me Endrikun, Liamin dhe Riken”- është shprehur ai.

Ish-banori i BBV3 habit me deklaratën: S’më flet askush pas

Të përqafuar dhe të lumtur, Romeo dhe Heidin pas përfundimit të BBV nisin muajin e mjaltit, ja destinacioni i çiftit (Foto)

Finalisti i “Big Brother VIP 3”, Romeo Veshaj dhe partnerja e tij, Heidi Baci kanë zgjedhur të pushojnë në bregdet, në jug, pas eksperiencës së gjatë në reality show.

Këto pushime ishin premtuar nga aktori, e mesa duket e ka mbajtur fjalën që i ka bërë Heidit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, për të pushuar në jug, së bashku me vëllain e tij dhe Bora Zemanin.

Nga ajo që shkruan Romeo, duket se Heidit i ka pëlqyer shumë jugu i vendit, madje shton se ajo nuk do të largohet.

“I kisha premtuar që do i tregoja jugun e Shqipërisë. Tani që e pa nuk i iket,”-shkruan Romeo në postimin e tij.

Postimi i tyre ka marrë shumë pëlqime dhe komente, duke qenë se është fotoja e tyre e parë pas “BBV”.

7 vjeçari shqiptar u mbyt në Kretë, dëshmitari: Kur e gjetëm, zemra i rrihte ende

Nikola rreth 7 vjeç humbi jetën ditën e djeshme, pasi u mbyt në det, ku kishte shkuar për të notuar, pavarësisht paralajmërive të nënës, e cila e ndaloi të hynte në det për shkak të dallgëve të forta.

Ka qenë një banor i zonës që pa vogëlushin në det që qëndronte përmbys pa ndjenja dhe menjëherë ngriti alarmin. Në vendngjarje shkuan edhe banorë të tjerë të fshatit, të cilët e kanë nxjerrë trupin e të miturit nga uji.

Një dëshmitar okular, tha se në momentin që të miturin Nikola e kanë nxjerrë nga deti, atij i rrihte ende zemra.

“Zemra i rrihte ende kur hynë në det për ta nxjerrë jashtë. Zemra e tij po rrihte. Ai kishte humbur ndjenjat dhe për pasojë rrymat e çuan në port”, tha dëshmitari, raportojnë mediat greke.

Mediat lokale në Kretë bëjnë me dije se Nikola i vogël do të varroset në Shqipëri.Mes hidhërimit për humbjen e madhe, familja e të miturit, nxënës i klasës së parë, po haset me probleme për transportin e trupit në Shqipëri për shkak të vështirësive financiare.

Për këtë asrye komuniteti lokal në ishull po mbledh fondet e nevojshme për varrimin e vogëlushit Niko në Shqipëri.

Banorët e zonës tashmë kanë filluar të kontribuojnë, duke treguar mbështetjen e tyre për familjen e të ndjerit.