Ndryshon kategoria e lejes së drejtimit/ DPSHTRR: Ja procedurat që duhet të ndiqen

Plot 1662 qytetarë, kanë përfituar nga lehtësimi i procedurave për ndryshimin e kategorisë së lejes së drejtimit.

Lajmin e bëri të ditur drejtori i drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ilir Mëngra, i cili informoi se kalimi nga leja e drejtimit e kategori B në D/D1 është thjeshtuar dhe nuk është më nevoja të kalosh përmes kategorisë C.

Duke ndarë statistikat e 6-mujorit të parë të vitit 2024, Mëngra u shpreh se nga lehtësimi i këtyre procedurave janë kursyer direkt dhe indirekt 4,790,715 lekë.

“Nga lehtësimi i këtyre procedurave janë kursyer 83,100 km vajtje ardhje dhe 139 ditë pune”, – tha Mëngra.

Ai theksoi gjithashtu, se DPSHTRR angazhohet maksimalisht në ndjekjen e vazhdueshme të ecurisë së çdo shërbimi, me procedurë të lehtësuar me qëllim matjen e efikasitetit.

RAPORTI I TË ARDHURAVE

Pak ditë më parë, DPSHTRR ka ndarë informacionin e saj mbi analizën e ecurisë së shërbimeve dhe të ardhurave për 6-mujorin e parë të vitit 2024, për të gjithë qytetarët, grupet e interesit apo analizuesit e informacionit.

“Rritja e të ardhurave të realizuara me 136% krahasuar me vitin 2019, ka dhënë impaktin në vijim: Totali i shërbimeve të ofruara: 1,563,273 krahasuar me janar-qershor 2019, 63% më shumë; qytetarë të shërbyer në 1 orë: 1,551 qytetarë të shërbyer në 1 orë 63% më shumë krahasuar me janar-qershor 2019; Numri i shërbimeve: 556,855; Ditë pune të kursyera: 249,571; Karburant i kursyer: 930,110 litra; lekë të kursyera: 1,736 miliardë lekë; rrugë të eliminuara: 13,3 km rrugë. Numri i shërbimeve RISI: 259,363 shërbime risi, 17% e totalit të shërbimeve; të ardhurat nga targat RISI: 115,567,666 lekë, 26% më shumë krahasuar me janar-qershor 2023, nga të cilat 54% janë realizuar nga Targat e Personalizuara; Targa të personalizuara, me përzgjedhje, suvenirë: 4,379 targa”, – thuhet në njoftimin e DPSHTRR.

HUMBJA E LEJES SË QARKULLIMIT

DPSHTRR bën me dije gjithashtu, se humbja e lejes së qarkullimit nuk ka përse të jetë një situatë stresuese.

Me dy hapa të thjeshtë ju rifitoni të drejtën tuaj ligjore për të drejtuar mjetin: denonconi në ‘e-Albania’ “Deklarimi i humbjes së dokumenteve të ndryshme” dhe pajisuni me vërtetimin e denoncimit të policisë. Drejtohuni pranë DRSHTRR-së ku ju keni vendbanimin dhe dorëzoni: Dokument Identifikimi, Vërtetimin e Denoncimit të Policisë, Certifikatën e pronësisë nëse nuk jeni pajisur me Lejen e re të Qarkullimit”, – bën me dije DPSHTRR.

Aktualisht, patentat kanë afat vlefshmërie deri në 15 vite, nga 10 vite që ka qenë deri në mars të 2023-it.

Vlefshmëria çdo 15 vite deri në moshën 70- vjeçare është për patentat e kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, çdo 15 vjet deri në moshën 70-vjeç.

Zgjatja në 70-vjeç, nga deri 65 që është, e të drejtës për Leje Drejtimi profesionale (me kufizim: Lejedrejtimet e kategorive C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE, janë të vlefshme për 5 vite, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70-vjeç; për personat mbi 65-vjeç: lejedrejtimi e kategorive C dhe CE lëshohet për drejtimin e mjeteve, masa e përgjithshme e të cilave, me ngarkesë të plotë, nuk është më shumë se 20 ton.

Sakaq, leje drejtimi e kategorive D1 ose D, apo D1E ose DE, lëshohet vetëm për drejtimin e mjeteve shërbim taksi ose transport udhëtarë me mjet deri 8+1.

Ndërkohë patenta shqiptare për efekt konvertimi jashtë vendit anulohet. Qytetarët mund të rimarrin patentën shqiptare pa testim, drejtpërdrejt edhe nëse Leje Drejtimi e huaj ka skaduar, pasi e dorëzojnë atë dhe heqin dorë vullnetarisht prej saj.

Më herët, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve dhe Transportit Rrugor, ka njoftuar se një nga ndryshimet është rregulli për shoferët e rinj që pajisen me patentat të kategorisë B.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale DPSHTRR, thotë se të gjithë shoferët e rinj që pajisen me patentë të tipit B, nuk mund të drejtojnë një automjet me fuqi më të madhe se 65 KW/ton në 2 vitet e para pas marrjes së lejes së drejtimi.

Me këtë ndryshim, drejtuesit e rinj të automjeteve nuk mund të drejtojnë automjete me motor deri në 1.5 për ato që punojnë me benzinë apo që janë hibride.

Banorët e Dukatit në këmbë për ujin që kërkon të marrë Samir Mane, zbulohet marrëveshja me firmën…

Banorët e fshatit Dukat në Vlorë ndodhen përballë një halli shumë të madh. Atyre do u merret uji për ta çuar në rezidencën luksoze Green Coast të Samir Manes në Palasë. Kjo ka bërë që ata prje disa ditësh të shpërthejnë në protesta, pasi në këtë skandal çdo gjë po bëhet në shkelje të ligjit. Banorët thonë se uji i pijshëm i fshatit do të shkojë për llogari të investitorëve strategjikë në bregdetin e Bashkisë Himarë. Madje një prej banorëve mbeti i plagosur nga përplasja me rojet.

Petrit Gjoni, u konfliktua me punonjësit e firmës Gjikuria, në pronësi të Florenc dhe Milo Gjikurisë, dy investitorë të tjerë investitorë strategjikë në zonën e Dhërmiut. Banorët akuzojnë administratorin e ORIKUMIT, Selim Haskoçelaj, sipas të cilëve ka firmosur projektin për marrjen e ujit në burimet e fshatit, bashkë me kryesinë e pleqësisë së fshatit, në fshehtësi të plotë, pa u konsultuar me banorët.

Detajet

Por administratori Haskoçelaj, i kontaktuar nga “MCN TV”, ka deklaruar se ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit është pa leje, dhe nuk ka patur asnjë dijeni për punimet, deri kur i ka parë vetë ditën e enjte. Ai thotë se investitori ka arritur dakordësi me kryepleqtë e fshatrave për të shfrytëzuar burimin. “Firma Gjikuria për llogari të Samir Manes, ka shtrirë një rrjet ujësjellësi për të kaluar këtë sezonin që ishte i vështirë tani, deri sa të marrin linjën nga Tragjasi. Po pa njoftuar, pa asgjë, unë nuk di, kishin dakordësi me kryepleqtë e fshatrave. Ishte një burim që s’ka prurje për fshatin jo më për atë. Të këtij problemi, u vendosa dje, kontrollova punimet, unë gjeta një akt të kryer aty. Jo, këto janë pa leje. Janë punime detyrimisht pa leje.

As mua si administrator nuk më jepet e drejta të jap burim natyror, e para nuk varen nga unë, ka një ligjshmëri. Fola me ata të resortit, ata thanë që ne kemi rënë një dakordësi me kryepleqtë e fshatit, i thashë unë kush është kryeplaku? Është zgjedhur aty, është jashtë juridiksionit, është dhe jashtë juridiksionit tonë, se ne kemi kryetar bashkie, ne kemi këshill bashkiak, plus që ato varen nga Ministria, dhe ishte pa asnjë lloj… firme të firmosur nga asnjëri, pa asnjë projekt, për të kaluar për një periudhë derisa të kalonin tek linja e Tragjasit”, deklaroi Selim Haskoçelaj.

Përplasjet

Më herët, banorët kanë patur edhe diskutime me kryeplakun e fshatit dhe kreun e njësisë administrative Orikum që i përkasin. Banori i Dukatit, Fejzi Kuteli për MCN Live, tha se Samir Mane jo vetëm po merr ujin, por po lë pa ujë fshatrat e zonës. Sipas banorëve, Dukati jo vetëm që nuk ka ujë mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e banorëve të vet, por punimet po kryhen në zonën ne Mbrojtur të Parkut Kombëtar të Llogarasë.

Projekti

Projekti tashmë ka nisur zbatimin, deri tek burimi, por banorët e kanë kundërshtuar sapo e kanë konstatuar ndërsa paralajmërojnë se do të protestojnë çdco ditë. Më herët, ka patur denoncime se fshati turistik i vilave rezidenciale Green Coast në Palasë në pronësi të Samir Manes, nuk ka ujë, dhe deri në zgjidhjen e problemit, biznesmeni ka përdorur autobote për të marrë ujin në Dukat e për të furnizuar vilat me depozita. Paralelisht, edhe banorët e lumit të Vlorës, kanë protestuar për devijimin e lumit të Shushicës, për ndërtimin e ujësjellësit të Himarës, me akuzën se qeveria synon që të furnizojë me ujë resortet e hotelet luksoze të investitorëve strategjikë.

Skandali i firmës Gjikuria

Nga ana tjetër, administratori i Orikumit, Selim Haskoçelaj, i tha “MCN TV” se ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit është pa leje. Ai mohoi të ketë pasur dijeni për punimet dhe thotë se investitori ka arritur dakordësi me kryepleqtë e fshatrave për të shfrytëzuar burimin. “Firma Gjikuria për llogari të Samir Manes, ka shtrirë një rrjet ujësjellësi për të kaluar këtë sezonin që ishte i vështirë tani, deri sa të marrin linjën nga Tragjasi. Po pa njoftuar, pa asgjë, unë nuk di, kishin dakordësi me kryepleqtë e fshatrave. Ishte një burim që s’ka prurje për fshatin jo më për atë. Të këtij problemi, u vendosa dje, kontrollova punimet, unë gjeta një akt të kryer aty.

Jo, këto janë pa leje. Janë punime detyrimisht pa leje. As mua si administrator nuk më jepet e drejta të jap burim natyror, e para nuk varen nga unë, ka një ligjshmëri. Fola me ata të resortit, ata thanë që ne kemi rënë një dakordësi me kryepleqtë e fshatit, i thashë unë kush është kryeplaku? Është zgjedhur aty, është jashtë juridiksionit, është dhe jashtë juridiksionit tonë, se ne kemi kryetar bashkie, ne kemi këshill bashkiak, plus që ato varen nga Ministria, dhe ishte pa asnjë lloj… firme të firmosur nga asnjëri, pa asnjë projekt, për të kaluar për një periudhë derisa të kalonin tek linja e Tragjasit”, nënvizoi Selim Haskoçelaj.

Aksi dent në Kalimash/ Përmbyset kamioni i ngarkuar me krom, humb je tën shoferi

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje e një personi, ka ndodhur në Kalimash.

Sipas informacioneve paraprake, është përmbysur një trajler i ngarkuar me krom dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit

Nga të dhënat e para, mësohet se viktima është identifikuar si S. Lugja dhe ishte shofer i një firme që shfrytëzon kromin në Kalimash.

Rama mesazh Ahmetajt: Minj që dalin nga vrima si tigra sy shqyer… qime pr apanicash që bëjnë si lajmëtarë të ki ametit

Kryeministri Edi Rama foli dje në Kongresin e Partisë Socialiste, ndërsa nuk kurseu kritikat për bashkëpunëtorët e tij. Por duket se mes rreshtave, kryeministri i dedikoi edhe një mesazh më të ashpër ish-bashkëpunëtorit të tij më të afërt, Arben Ahmetajt, të shpallur në kërkim. Ndonëse nuk preferoi ta përmendë me emër, Rama ndërsa fliste për korrupsionin e protestat te Bashkia e Tiranës, Rama u shpreh “minj që dalin nga vrima si tigra sy shqyer nga presioni që i bën në stomak kaçkavalli i mykur.” Kujtojmë që Ahmetaj njihej ndryshe edhe me nofkën “tigri”, ndërkohë që Rama e vijoi fjalën e tij duke thënë se “qime prapanicash që bëjnë si lajmëtarë të kiametit”. Edhe ky duket si një mesazh i fshehur për deklaratat e Ahmetajt nga arratia, ndërsa ky i fundit pritet të japë një tjetër intervistë në televizionin e familjes Berisha

“Unë di të them një gjë. Di të them me siguri se lufta antikorrupsion me denoncime të përditshme e baltë të përditnatshme që na bëhen nga i ziu, nga i bardhi, nga i gjithë cirku i tyre që na bëhen me kloun e arusha që turren tek Bashkia e Tiranës si te torta e pavarësisë, e në vend të saj kafshojnë murin. Me minj që dalin nga vrima si tigra sy shqyer nga presioni që i bën në stomak kaçkavalli i mykur. Apo me qime prapanicash, të më falë prapanica për shprehjen, që bëjnë si lajmëtarë të kiametit, nuk pijë ujë me shqiptarët. Zero, zero! Ne e kemi ndarë mendjen. Lavdi Zotit dhe popullit shqiptar na u dha mundësia që mendjen e ndarë, ta vinim në jetë e t’i hynim detit në këmbë që të bënim atë që në Shqipëri nuk ka ndodhur kurrë. Nuk kemi pasur kurrë një drejtësi të pavarur nga politika dhe të aftë të thërrasë apo të ngrejë akuza për persona politikë”, deklaroi ditën e djeshme kryeministri Edi Rama.

Paralajmëron Erdogan: Turqia mund të ndërhyjë në Izrael

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar se Turqia mund të hyjë në Izrael ashtu sikurse në Nagorno-Karabakh dhe Libi.

“Ashtu si hymë në Karabakh dhe Libi, ne do të bëjmë të njëjtën gjë me ta [Izraelin]. Asgjë nuk është e pamundur. Ne duhet të jemi të fortë për të ndërmarrë hapa të tillë,” tha ai kanalit televiziv Halk, shkruan The Times of Israel.

Në këtë mënyrë udhëheqësi turk përsëriti gatishmërinë e tij për të mbështetur Palestinën me çdo mjet.

Erdogan tha gjithashtu se presidenti palestinez, Mahmud Abbas nuk i ishte përgjigjur propozimit të Turqisë për të folur në parlamentin e saj kur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po i drejtohej Kongresit të SHBA më 24 korrik.

Duke iu drejtuar seancës së përbashkët të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të SHBA më 24 korrik, Netanyahu tha se operacioni ushtarak në Rripin e Gazës do të përfundonte pasi Hamasi të dorëzonte armët dhe të lironte pengjet.

Ai bëri thirrje për krijimin e një aleance sigurie në Lindjen e Mesme si NATO për të kundërshtuar kërcënimin në rritje iranian./abcnews.al

Indeksi i Cilësisë së Jetës/ Tirana renditet e fundit në Europë për…

Kush nuk do të dëshironte të përmirësonte cilësinë e jetës? Ndërsa ka shumë gjëra, që mund të bëni në shtëpi për të përmirësuar jetën tuaj të përditshme, ndonjëherë, gjithçka varet nga vendi ku jetoni.

Tirana renditet e fundit (74) në Europë për kryeqytetet, sipas indeksit të Cilësisë së Jetës përpiluar nga Numbeo, duke lënë pas në listën totale me 75 qytete në Europë vetëm qytetin rus Novosibirsk. Kryeqyteti shqiptar ka marrë një vlerësim total 98.5 pikë (sa më i ulët aq më keq), duke hyrë tek qytetet ku cilësia e jetës është e ulët. Elementi më negativ që penalizon kryeqytetin shqiptar është ndotja, që konsiderohet si shumë e lartë, në vendin e dytë, duke lënë pas vetëm qytetin rus të Novosibirsk.

Çmimet e larta të pronave, në raport me të ardhurat janë një tjetër element që ul kryeqytetin në renditje. Tirana vlerësohet si e 13-a më e shtrenjta nga 72 qytete, në raportin e çmimit ndaj të ardhurave. I matur sipas fuqisë blerëse, një apartament në kryeqytet kushton më shumë se në Munih, Romë, Athinë, Londër, Vjenë, Berlin. Në Europë, qyteti më i shtrenjtë në raport me fuqinë blerëse është Milano, duke i zënë vendin Moskës, që ka kalua e treta.

I dyti më i shtrenjtë është Lisbona, i katërti Beogradi, të ndjekur nga Kievi dhe Parisi. Sipas indeksit, “Raporti i çmimit ndaj të ardhurave” është një masë themelore për përballueshmërinë e blerjes së apartamenteve, ku një raport më i ulët tregon përballueshmëri më të mirë. Zakonisht llogaritet si raporti i çmimeve mesatare të apartamenteve me të ardhurat mesatare të disponueshme të familjes, të shprehura si vite të të ardhurave.

Për Shqipërinë ky raport është 15.7, nga 20.3 që është për Milanon, më të shtrenjtin, apo 8.2 për Torinon ndër më të lirët dhe 5.5 për më të lirin, Glasgow në Mbretërinë e Bashkuar. Pra në Shqipëri duhet të punosh 15.7 vjet për të blerë një apartament, nga 14.3 që të duhet të punosh në Romë, apo 14.3 në Londër.

Kujdesi shëndetësor është një tjetër faktor negativ, duke e renditur kryeqytetin të fundit në Europë. Ky indeks llogarit ndër të tjera shpejtësinë e kryerjen e ekzaminimeve, pajisjet moderne për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve.

Edhe për trafikun, Tirana renditet ndër qytetet ku shpenzohet më shumë kohë në trafik, në vendin e 11. Rekordin e mbajnë Moska, Londra, Parisi, Bukureshti, Hungaria.

Për sigurinë, Tirana është në mes, në vendin e 47, ndërsa më të pasigurtat në Europë konsiderohen Parisi dhe Athina. Më të sigurtat janë Haga dhe Munihu.

Kryeqyteti shqiptar renditet më mirë në kostot e jetesës, me indeksin e fuqisë blerëse që nga vendos të dytin më të lirin pas Odesës së Ukrainës.

Indeksi i Cilësisë së Jetës nga Numbeo, është një “vlerësim i cilësisë së përgjithshme të jetës në një qytet apo vend”, shpjegon faqja e internetit në metodologjinë e saj. Indeksi shqyrton disa variabla, duke përfshirë “fuqinë blerëse, nivelet e ndotjes, përballueshmërinë e banesave, koston e jetesës, sigurinë, cilësinë e kujdesit shëndetësor, kohën e udhëtimit dhe kushtet klimatike”. Lista bazohet gjithashtu në përgjigjet e sondazhit, që kapin përvojat e botës reale të atyre, që jetojnë në çdo vend.

Në fund, e gjithë kjo përpilohet, secilit faktor i jepet një pikë e ponderuar dhe vendet me vlerë indeksi më të lartë, kanë një cilësi më të mirë jetese. Që nga rishikimi i mesit të vitit 2024, Haga (Den Haag), një qytet që ndodhet pranë Detit të Veriut në Holandë, është në krye të listës. Dhe është një pozicion, që mbahet për më shumë se një vit.

Në rajon, Novi Sad dhe Beogradi, qytetet serbe renditen ne vendin e 57 dhe 67 përkatësisht për cilësinë e jetesës, ndërsa Shkupi në vendin e 69.

Siç tregojnë gjetjet, Haga shënoi një rezultat të përgjithshëm 223.8, me notat më të larta në klimën, kujdesin shëndetësor dhe sigurinë. Është një vend ku të gjithë mund të gjejnë gëzimin e tyre, falë jo vetëm qendrës së tij të mrekullueshme historike, por siç vuri në dukje Qendra Ndërkombëtare e Hagës, është gjithashtu pranë hapësirave të gjelbra në natyrë dhe plazheve me rërë. Dhe, është afër aeroporteve të mëdha si Amsterdam Airport Schiphol (AMS), me shumë opsione për trenat ndërkombëtarë aty pranë si dhe shumë opsione të tranzitit publik lokal.

Sa i përket pjesës tjetër të listës, vendet e para u dominuan nga destinacionet europiane, me Luksemburgun në vendin e dytë, i ndjekur nga Eindhoven, Holandë; Roterdam, Holandë; Zyrih, Zvicër; Kopenhagen, Danimarkë; Vjenë, Austri; Helsinki, Finlandë; Gjenevë, Zvicër; dhe Frankfurt, Gjermani. Vendi i parë jashtë Bashkimit Europian shkoi në Perth, Australi, në vendin e 14-të.

Destinacioni i parë i SHBA-së, që hyn në listë është Austin, në vendin e 15-të. Seattle dhe Tampa gjithashtu shënuan pikë të larta, duke u renditur respektivisht në vendet e 20-ta dhe të 21-ta./ Monitor

Do festonin 40 vjetorin e martesës, Agron Llakaj kujton sërish bashkëshorten e ndjerë: Sakrifikuam, vuajtëm…

Kanë kaluar dy muaj nga ndarja tragjike nga jeta e bashkëshortes së Agron Llakajt, Kostandinës, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Kjo ngjarje ka lënë zemërthyer aktorin e dashur për publikun dhe familjen e tyre.

Sot ata do festonin 40 vjetorin e martesës. Agroni e ka kujtuar edhe në rrjetet sociale me një dedikim të ndjerë.

“Sot do festonim 40 vjetorin e martesës, Kostandina ime. (Gon’Nina) sakrifikuam, vuajtëm, fituam, por Ti si marathonomaku, pas lajmit të fitores, ike. Festo me engjëjt, zemër”, shkruan Llakaj në postimin në “Instastory”.

‘Do të çoj te dhoma e sh*rrës’/ Ahmetaj denoncon prokuroren e njohur: Kërc ënon dëshmitarët si prokurore e Gestapoje

Akuza të rënda ka hedhur ish-numri 2 i Edi Ramës në drejtim të drejtësisë së re për të cilën ka thënë se është tërësisht nën kontrollin e kryeministit.

Ahmetaj ka përmendur emrin Enkeleda Millonait, prokurorja e SPAK e njohur ndryshe si e sponsorizuara e Taulant Ballës në prokurorinë e Posaçme, për të cilën ka thënë se ka kërcënuar me gjuhë gestapoje dëshmitarët.

“Millonaj i ka thënë një gruaje kur e ka pyetur, do të të çoj tek vendi i shurrës. Kjo përfaqësuesja e drejtësisë së re, i flet sikur të jetë gestapo një qytetareje përballë.”,- ka thënë Ahmetaj.

Biseda në studio:

Peka: Para se të shkojmë këtu, se dhatë një deklaratë shumë të fortë qepar dhe nuk dua ti kthehem pas sepse dua ti marr me radhë. Arben Ahmetaj nuk ka përgjegjësi për inceneratorin e Tiranës dhe është bërë me ndërhyrjen e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Pyetja ime është; keni thënë aty janë vjedhur miliona euro. A ka përgjegjësi Rama e Veliaj?
Ahmetaj: Unë mendoj që përgjegjësi ka sot dhe Altin Dumani. Pse ka dhe ky për inceneratorin e Tiranës. Tha se kemi merak për arbitrazhin. Unë do të ju sjell një shembull alogjik, llogjike.

Peka: Altin Dumani ka përgjegjësi, ata kanë përgjegjësi apo jo?
Ahmetaj: Do të vijmë, po të përdor një rast të një alogjike të ministres Balluku. Ka refuzuar ti paguajë paratë e fundit inceneratorit të Fierit që është investim publik. Kjo në një dimension është praktikisht dëm ekonomik për një vepër e cila degradon. Në anën tjetër pse nuk përdoret e njëjta alogjik tek inceneratori i Tiranës. Ndërpriteni sot gjakderdhjen buxhetore, ndërpriteni. Anulojeni kontratën sot dhe ndiqni paratë. Mos më ndiqni pllakat e banjës së Eriolës. Ndiqni dhe ato. E dini ju se kanë thërritur dëshmitarë dhe i kanë kërcënuar.

Peka: Si i kanë kërcënuar?
Ahmetaj: Ky i ka thënë dikujt, është hera e fundit që unë të thërras si person në dijeni, nëse ti nuk ndërron dëshminë. E di çfarë i ka thënë dikujt, prokurorja Enkelejda Millonaj.
Peka: Altin Dumani i ka thënë dikujt, që nëse ti nuk e ndërron dëshminë, herës tjetër nuk të thërras më si person në dijeni…
Ahmetaj: Po në korridor, se nëpër dhoma kanë kamera.

Peka: Po Millonaj çfarë ka bërë?
Ahmetaj: Millonaj i ka thënë një gruaje kur e ka pyetur, do të të çoj tek vendi i shurrës. Kjo përfaqësuesja e drejtësisë së re, i flet sikur të jetë gestapo një qytetareje përballë.

Peka: Për çfarë arsye?
Ahmetaj: Për çështjen time, trego ti të vërtetën se unë ty do të të çoj tek vendi i shurrës. Sikur të jetë gestapo. Kjo është drejtësia e re, këtë kemi aspiruar. Për këtë kemi votuar. Jo. Për këtë kanë aspiruar SHBA, që janë e vetmja garanci, që i gjithë ku degradim i kësaj drejtësie të re, të rregullohet, që të drejtat e njeriut dhe prezumimi i pafajësisë të rivendosen. E vetmja garanci janë SHBA.

Një makinë e kthyer përmbys, pamjet nga aksi denti me 8 të pIagosur

Tre automjete u përfshinë në një aksident në aksin Korçë-Bilisht. Disa persona mbetën të lënduar.

Siç shihet edhe nga pamjet një automjet ka përfunduar në anë të rrugës, ndërsa një tjetër është kthyer përmbys.

Në vendin e ngjarjes ndodhen policia, por edhe zjarrfikësja.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

VAJ ZAT NË KONVlKT, FlLMOΗEN DUKE Β ËRË…

Disa banore të konviktit në Prishtinë kanë dhënë “shfaqje” falas për kolegët e tyre, teksa kanë vallëzuar në të brendshme në orët e vona të natës.

Këto vajza ndezin dritën dhe vallzëzojnë pa asnjë kompleks, gjithçka filmohet nga kolegët e tyre që gjatë asaj kohe kanë qëndruar jashtë ndërtesës së konviktit.

Më poshtë mund të shihni videon:

Vajzat në konviktin e Prishtinës, filmohen duke kërcyer me të brendshme