“Vetëm lot”, ҫfarë po kurdis Bes Kallaku, Dijonis Biba dhe Renis Gjoka?

Aktori i humorit Besart Kallaku, këngëtari Renis Gjoka dhe Dijonis Biba, ky i fundit fitues i “Fermës Vip”, duket se kanë nisur një miqësi me njeri-tjetrin.

Renisi dhe Dijonisi, kanë qenë shumë të afërt gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, por shoqërisë së tyre ju është bashkuar dhe Besi.

Besi ka publikuar një video me të dy ish-fermerët, ku shfaqen duke kënduar së bashku, ç’ka shton dyshimet se do të ketë një projekt muzikor nga ta.

“Vetëm lot”, shkruan Besi krah videos.

Veç Renisit dhe Besit që janë këngëtar, edhe Dijonis Biba, ka qenë më parë i përfshirë në muzikë.

Avioni humbet kontrollin dhe përfundon në autostradë, tre të v*ekur

Tre persona humbën jetën teksa një avion turistik me të cilin po udhëtonin u rrëzua në një autostradë në Francë, thanë burimet policore për AFP.

Përplasja, e cila ndodhi pasditen e së dielës në zonën e Parisit, thuhet se ka ndodhur pasi Cessna ra në kontakt me një linjë elektrike të tensionit të lartë. Asnjë makinë nuk u godit në autostradë.

“Tre pasagjerët e avionit që sapo ishte nisur nga aeroporti i Lonit vdiqën”, tha zyra e prokurorit për AFP. Viktimat janë “dy burra dhe një grua”, shtoi ai.

Autostrada ishte e bllokuar në të dy drejtimet. Organet kompetente kanë nisur hetimet.

De La Fuente, pas përmbysjes ndaj gjeorgjianëve: Mund të kishim fituar 9-1, tani e ka radhën Gjermania

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, foli në fund të fitores 4-1 të skuadrës së tij ndaj Gjeorgjisë, në 1/8 finale të “Euro 2024”: “Jemi shumë të lumtur, e dinim se sa e rëndësishme ishte të jemi këtu dhe e dëshmuam këtë, edhe nëse ndeshja mund të kishte përfunduar 8 ose 9-1.

Gjeorgjianët janë ekip i rrezikshëm në kundërsulm, por ne dhamë gjithçka në fushë dhe e merituam. Suksesi është falë djemve, mund t’iu përcjell idetë e mia për futbollin, pastaj janë ata që dalin në fushë dhe bëjnë mirë. Ishte e vështirë me mënyrën se si po shkonte ndeshja, por ruajtëm qetësinë”.

De la Fuente shtoi më pas: “Djemtë janë shumë të lumtur, ishte një ndeshje e rëndësishme për ne, sepse donim të arrinim në çerekfinale kundër Gjermanisë. Megjithatë, absolutisht i kemi këmbët në tokë, duhet të vazhdojmë të punojmë”.

Së fundi, për ndeshjen çerekfinale: “Në fillim mendojmë për rikuperimin e energjive, pastaj do të përpiqemi ta përgatisim ndeshjen me specifikat tona të futbollit. Pikat tona të forta janë të shumta, kemi identitet të qartë, ndaj do të garojmë edhe me një ekip të fortë si Gjermania”.

‘Nga matjet e bëra, rezultoi se Shqipëria u ndot shumë nga radio-aktiviteti i Çernobilit’, dëshmitë e rralla të 2 profesorëve të njohur

Nga Kreshnik Kuçaj

Mesnata e 25-26 prillit të vitit 1986, mund të konsiderohet si një nga netët më katastrofike në historinë e shekullit të XX-të! Një prej reaktorëve të centralit bërthamor që prodhonte energji në veri të Ukrainës, shpërtheu papritur duke shkaktuar viktima e, duke ngritur lart një re të dendur radioaktive. Ky aksident, konsiderohet si një prej katastrofave më të rënda në histori, si për pasojat, ashtu edhe për numrin e viktimave. Reja e dendur radioaktive nisi të shpërndahej në Rusi e Ukrainë, për të vijuar më pas edhe Francë, Itali e deri në Shqipëri. Ky aksident konsiderohet si një ngjarje që ndryshoi rrjedhën e historisë. Helmimi radioaktiv dhe rrezikshmëria që sillte energjia bërthamore, bënë që shumë shtete t’i largoheshin kësaj teknologjie, për prodhimin e energjisë.

Emisioni ‘DOSJA E’ ka transmetuar raporte ekskluzive dhe dëshmi që vijnë për herë të parë në ekranin shqiptar lidhur me atë që ka ndodhur në javët e ankthit që mbërthyen Shqipërinë e vitit 1986…! “Ashtu si shumë vende të tjera, Shqipëria e mësoi me vonesë lajmin për katastrofën që kishte ndodhur në Çernobil, natën e 25-26 prillit 1986. Aparaturat e matjeve rutinore të vendeve europiane, kishin arritur të kapnin radioaktivitet të shtuar duke ngritur alarmin për atë që kishte ndodhur, një alarm që arriti përmes medias në Tiranë, shumë më herët sesa reja radioaktive”, shprehet profesor doktor Edmond Panariti, asokohe pjesë e grupit të punës, që u ngrit për përballimin e emergjencës.

Disa eksperimente bërthamore globale që ishin kryer në mesin e viteve ’70-të, kishin bërë që Shqipëria asokohe të ngrinte një rrjet të tërë monitorimi periodik të nivelit të radio-aktivitetit. Rrjeti i monitorimit periodik të radioaktivitetit, i cili ekzistonte prej vitit 1977, përfshinte 11 pika kontrolli, të ngritura nga Instituti i Fizikës Bërthamore, në Bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, përmes të cilave bëhej marrja e përditshme e mostrave të ujit nga lumenjtë, sidomos të atyre që komunikonin me territore të shteteve të huaja, si dhe të ujit të detit. Njëkohësisht bëhej mbledhja e depozitimeve atmosferike në dy pika në Tiranë dhe Korçë. Mostrat ujore dhe ato të depozitimeve atmosferike silleshin çdo dy javë në Institutin e Fizikës Bërthamore, ku përcaktohej niveli dhe përmbajtja e radio-aktivitetit me një sistem matës të ndjeshëm.

Ky lloj kontrolli për kushte normale cilësohej si i mjaftueshëm dhe i ngjashëm me atë që bënin vende e tjera. Veç matjeve që bënte Instituti i Fizikës Bërthamore, një sistem i tërë pajisjesh dozimetrike më pak të ndjeshme, ishin të shpërndara në të gjithë vendin dhe ato përdoreshin nga ushtria. Krahas sistemit të monitorimit, Shqipëria kishte miratuar në vitin 1985, vetëm 1 vit para aksidentit teknologjik të Çernobilit edhe një plan emergjence në raste sulmi bërthamor. E ky plan emergjence, do të vihej në zbatim në fillimin e majit të vitit 1986, si rrjedhojë e ndryshimit të papritur. “Lajmi e kishte marrë dhenë në një rrugë tjetër. Radioaktiviteti kishte nisur të shfaqej në ato shtete rreth, si: Austri, Çekosllovaki e Poloni. Lajmi doli në media, që ka ndodhur, kjo etj. Një komunikim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe ata na informuan”, tregon Prof. Dr Përparim Fuga, ish-drejtor i Institutit të Fizikës Bërthamore, asokohe pjesë e grupit të punës, që ishte ngritur për përballimin e emergjencës.

“Shërbimi suedez dhe norvegjez dha alarmin, sepse Bashkimi Sovjetik i asaj kohe as nuk kishte ndërmend ta bënte publike dhe gjithçka ishte ruajtur, në një sekret hermetik. Nuk donte që bota ta merrte vesh këtë incident të rëndë bërthamor. Por kjo ishte e pamundur, pasi pas matjeve në ajër nga shërbimet e Suedisë dhe Norvegjisë, u lajmërua. Kështu, ky sekret nuk mbahej dot më i fshehur, prandaj Bashkimi Sovjetik u detyrua të lajmëronte fillimisht Agjencinë e Energjisë Atomike në Vjenë dhe të shpallte një aksident të rëndë bërthamor, në centralin e Çernobilit. Fatkeqësisht, erërat ndryshuan drejtim. Pra në datën 27, 28, 29 prill, erërat lëvizën kryesisht drejt perëndimit dhe veriut dhe më pas reja radioaktive, nisi të lëvizë në Europën Juglindore”, tregon Pr. Dr Edmond Panariti.

“Instituti që më herët, me të marrë vesh për aksidentin, kishte filluar të merrte disa masa, pavarësisht se nuk kishte ndonjë përvojë, apo eksperiencë. Kishte filluar të merrte kampione ajri. Të cilat me anë të një pompe ajri, të cilat futeshin në filtra dhe mateshin çdo ditë, që nga data e aksidentit nisi ky monitorim nga Instituti. Në maj, filtri shfaqi radioaktivitet”, tregon Prof. Dr. Përparim Fuga

Ardhja e resë radioaktive, nga Çernobili në Shqipëri

Lajmi se mbi Shqipëri mbërriti reja radioaktive e Çernobilit, shkaktoi jo pak ankth në popullatë, por edhe te udhëheqja e kohës. Duke ndjekur planin e emergjencës, u ngrit menjëherë Komisioni i Mbrojtjes së Mjedisit. “Institucioni kishte tre rrjete monitorimi, (që nuk ishin të ngritura për aksidentin, por për qëllime të tjera), rrjetin e emergjencave, që konsistonte në monitorimin e ajrin, (duke marrë kampione ajri dhe matje radioaktiviteti). Pas këtij aksidenti, ky rrjet u zhvillua dhe u ndërtuan 5 stacione. Një; Kukës, Shkodër, Korçë, Tiranë në Vlorë e Gjirokastër, të cilat masnin radioaktivitetin e ajrit dhe e transmetonin në kohë reale.

Kishte rrjetin e matjeve ambientale, ishin 11 pika të vendosura në reparte ushtarake buzë lumit, ku merreshin kampionet dhe një herë në dy javë, analizoheshin në Institutin e Fizikës Bërthamore. Ky ishte një tregues shumë i mirë sepse në mënyrë të vazhdueshme matej radioaktiviteti. Pse në ujra? Sepse gjithçka shkonte në lumenj ose në det. Dhe rrjeti i tretë, ishte rrjeti i matjeve të dozimetrisë të punonjësve që ishin të angazhuar në veprimtari në fushën e Fizikës Bërthamore. Këto 3 rrjete, u aktivizuan menjëherë”, tregon Prof. Dr. Përparim Fuga.

“Unë kam qenë në atë kohë punonjës kërkimor shkencor në Institutin e Kërkimeve Veterinare, në një sektor që kishte emërtimin e Radio-biologjisë së Rrezatimeve. Në atë kohë ne kemi pasur struktura të posaçme, që merreshin me studimet e ndotjes radioaktive, rrezatimit jonizues në rastin e një lufte bërthamore. Kjo luftë nuk ndodhi ndonjëherë, por ndodhi ky shpërthim, që mund të themi ishte një mini luftë bërthamore, pasi metodologjia e trajtimit është e njëjtë, prandaj ne ishim të parët në radhë të kësaj historie. Kemi bashkëpunuar ngushtë me Institutin e Fizikës Bërthamore, për të cilët kam një konsideratë të veçantë, për fizikantët që u morën me matjet dhe studimet e radioaktivitetit në tokë, ujë, ajër dhe ushqim, pasi qartazi, reja radioaktive na përfshiu”, shprehet Prof. Dr. Edmond Panariti.

Këshilli i Ministrave kërkoi menjëherë një raport për situatën e radioaktivitetit në Shqipëri. Ja se si e përshkruan situatën Ministri i Shëndetësisë së asaj kohe, Ajli Alushani, që drejtonte Komisionin e Mbrojtjes së Mjedisit, në një raport që mban datën 3 maj 1986.

“Lidhur me avarinë e Centralit Bërthamor sovjetik, kontrolli i filluar menjëherë nga Instituti, ka treguar se deri në orën 14 të datës 30.4.1986, nuk u ndje ngritje aktiviteti radioaktiv. Në matjet e datave 1 dhe 2 maj të këtij muaji, rezulton një nivel radio-aktiviteti 2, deri 3 herë më i lartë, se niveli bazë. Kjo është shumë më e ulët, se niveli i rrezikshmërisë”, shkruhej në dokument. Në pasditen e datës 2 maj 1986, ky nivel arriti 10-fishin e nivelit bazë. Në këtë situatë, Komisioni i Mbrojtjes së Mjedisit duke u mbështetur në këto të dhëna pasi dhe në tërheqjen e mendimeve të specialistëve arriti në përfundimet e mëposhtme:

– “Aktualisht ky nivel ndotës, nuk paraqet probleme shqetësuese për mjedisin dhe gjendjen shëndetësore të popullatës.

– Ecuria e nivelit të ndotjes në ditët e ardhshme, tani për tani mbetet i panjohur, prandaj Instituti i Fizikës Bërthamore po vazhdon vrojtimet për të dhëna të sakta, ndërsa rrjeti i vëzhgimit radioaktiv në rrethe, kryen matjet orientative të përditshme. Duke u ndodhur përpara kësaj situate, Komisioni i Mbrojtjes së Mjedisit, vendosi të merren këto masa:

1 – Të informohet popullata nëpërmjet organeve të shtypit, të Radios dhe Televizionit, për të patur njohuri më të qarta mbi këtë problem.

2 – T’i rekomandohet popullatës, pastrimi me ujë të rrjedhshëm i zarzavateve të freskëta, mënjanimi i përdorimit për pirje të ujit nga burimet e hapura dhe rezervuarët. Kufizimi i qëndrimeve të gjata të grave shtatzëna dhe fëmijëve të vegjël, në mjediset e hapura.

3 – Për disa produkte ushqimore që do të importohen nga vendet që kanë deklaruar ndotje të rëndësishme, para se t’i jepen për konsum popullatës, Instituti i Fizikës Bërthamore, do të bëjë analizën për prezencën dhe nivelin e lëndëve radioaktive.

4 – Në formë sondazhi do të merren analiza të ujit, tokës e bimësisë në disa rrethe për t’u analizuar në Institutin e Fizikës Bërthamore.

Kryetari i Komisionit Qendror të Mbrojtjes Mjedisit

Ajli Alushani, Tiranë 3 maj 1986.

Krahas raportit nga kreu i Komisionit të Mbrojtjes së Mjedisit, qeveria e kohës kërkon informacione edhe nga Instituti i Fizikës Bërthamore. Po me datën 3 maj 1986, Instituti i drejtuar asokohe nga fizikanti Skënder Koja, informon Këshillin e Ministrave lidhur me lëndën radioaktive që ndodhej edhe në qiellin e Shqipërisë, duke evidentuar natyrën dhe rrezikshmërinë e tyre.  Instituti në këtë raport, kërkonte që të tregohej maturi me reagimin, pasi situata nuk ishte alarmante sa e mendonte Komiteti i Mbrojtjes së Mjedisit dhe madje jepte edhe shembuj, duke thënë se kjo nuk ishte hera e parë që Shqipëria përballej me një problematikë të tillë. Kërkesa e institutit, ishte që popullata të mos alarmohej.

“Këto rritje duhen konsideruar shumë të vogla po të kemi parasysh se normat ndërkombëtare, vlerësojnë si preokupante për popullatën një rritje prej 100 herësh, kundrejt nivelit bazë natyrore. Madje dhe rritja prej 100 herësh, mund të shkaktojë problem serioze, vetëm po të vazhdojë për një kohë të gjatë prej shumë javësh. Po të nisemi nga kjo logjikë, duhet qëndruar në mendimin se nivelet e regjistruara sot nga ne, nuk përfaqësojnë asnjë rrezik. Problemi që mbetet i panjohur, është ai i dinamikës që do të pësojë situata në ditët e ardhme. Për këtë, mund të bëhet ky parashikim. Duke u nisur nga fakti se; brumi i ndotjes radioaktive është mbyllur, situata e përgjithshme, duhet të vijë duke u përmirësuar. Në qoftë se ndonjë kombinim i disfavorshëm faktorësh meteorologjikë, do të çojë në rritje, kjo e fundit duhet të jetë e vogël dhe afatshkurtër. Prandaj mendojmë, se nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. Lidhur me informatat e huaja, mbi disa udhëzime për popullatën të cilat janë dhënë edhe nga ne, ato duhen interpretuar si më poshtë:

Ekziston teorikisht një probabilitet që rrezatimi bërthamor të shkaktojë ndryshime gjenetike. Për nivelet e përmendura më sipër, këto mundësira janë tepër të papërfillshme, por normat morale të mjekësisë siç dihet, kanë për detyrë të mënjanojnë çdo faktor dëmtues që mund të shmanget. Në të vërtetë faktorët e tjerë që provokojnë ndryshime gjenetike, si substancat kimike etj., janë shumë më të rëndësishme se sa ky faktor i ri që u shfaq këto ditë dhe që do të jetë krejt provizor”, shkruhej në raport. Parashikimi i kreut të Fizikës Bërthamore, Skënder Koja, në këtë raport, do të rezultonte i saktë sepse faktori i ri rezultoi të ishte krejtësisht provizor. Por në shkresën e Kojës, kuptohet një shqetësim tjetër, ai që kishte kaluar më herët Shqipëria, në vitet 1976-1977, kur Kina kishte bërë prova bërthamore.

“Sasia e lëndëve radioaktive që është lëshuar në atmosferë nëpërmjet provave bërthamore që vazhduan deri pak vite më parë, është qindra herë më e madhe, se sa sasia që është lëshuar nga ky aksident. Dhe megjithatë, asnjëherë nuk janë bërë paralajmërime alarmante për popullatën. Vetë instituti jonë, ka regjistruar një rritje shumë të madhe të sasisë së radioaktivitetit në vitet 1976-1977, pas provave kineze në atmosferë, me gjithë largësinë e madhe të vendit të eksplozionit”, shkruhej në raportin e Kojës, ku duket qartë tendenca për të mos krijuar panik të mëtejshëm, në Shqipërinë e mbërthyer nga frika, ashtu si pjesa tjetër e botës.

Cilat qytete dhe zona të Shqipërisë, u prekën më shumë nga radioaktiviteti i Çernobilit?

“Ka përshkruar kryesisht territoret e Shqipërisë veri-lindore dhe juglindore, ndërsa më pak e prekur ishte pjesa perëndimore e vendit. Por veri-lindja dhe jug-lindja kanë qenë të prekura mjaft. Nisur edhe nga relievi kryesisht i thyer malor, reja kishte tendencën të përplasej me pllajat e larta me terrenet malore. Në atë kohë për fat të keq ka pasur edhe reshje lokale, kështu që u zhvillua ajo që quhet; ‘Fenomeni i Njollës së Leopardit’.

Pra aty ku kishte reshje, kishte ndotje të madhe dhe aty ku nuk kishte reshje nuk kishte ndotje në nivele të larta. Niveli më i lartë regjistruar dhe i raportuar i radio-aktivitetit në atë kohë, ishte në Rrajcë të Librazhdit. E gjithë Zona e Librazhdit le të themi në datat 6-7 maj 1986, pati reshje dhe pati depozitime të larta të jodit radioaktiv, që ishte dhe elementi kryesor i zbërthimit radioaktiv që mbërriti në Shqipëri, por në nivele të ulta, pati edhe element si ceziumi 134, ceziumi 137, stroncium 189, por 90% të ndotjes kemi pasur jod radioaktiv”, tregon Prof. Dr. Panariti.

“Pozitiv ishte fakti që ne patëm një mbrojtje, qoftë për shkak të distancës nga vendi i aksidentit, por në mënyrë të veçantë nga alpet, terreni malor, bëri që reja radioaktive të orientohet kryesisht në zonën veri-lindore dhe e preku shumë pak pjesën e Shqipërisë qendrore dhe jo perëndimore. Radioaktiviteti u shfaq në bimë, ujë, ajër në produkte të ndryshme dhe menjëherë u morën masat e mundshme, që mund të merreshin në atë kohë”, tregon Prof. Dr. Përparim Fuga.

Fenomeni i ndotjes së qumështit

Data 5 maj shënon një pikë kthese në impaktin që reja radioaktive pati në Shqipëri. Situata bëhet alarmante për faktin se për herë të parë në Librazhd, reshjet e shiut kishin bërë që grimcat radioaktive të zbrisnin poshtë dhe përmes barit, të kalonin te bagëtitë e, më pas të qumështi që ato prodhonin, duke përbërë rrezik për popullatën. Ja si përshkruhet situata në informacionin numër 3 të Komisionit Qendror të Mbrojtjes së Mjedisit.

Informacion numër 3

Komisioni Qendror i Mbrojtjes së Mjedisit, u mblodh me datë 5 maj ora 18:00, për të shqyrtuar ecurinë dinamike të ndotjes së mjedisit deri në orën 16:00 të datës 5 maj dhe arriti në këto përfundime: Matjet e kryerja nga Instituti i Fizikës Bërthamore në orë 16:00 të datës 5 maj, tregojnë një rritje të radio-aktivitetit të depozituar në sipërfaqen e tokës. Matjet absolute në mostrat e qumështit të marra në tregun e Tiranës dhe në fermën e Selitës, treguan vlera prej rreth 400 bekerel, të cilat kundrejt normës maksimale të lejuar, 9 mijë bekerel, konsiderohet i ulët. Mostrat e qumështit të marra nga ushtria në Rrajcë të Librazhdit dhe e matur në Institutin e Fizikë Bërthamore pas orës 16:00 të datës 5 maj, treguan një nivel të lartë radio-aktivitetit prej 13 mijë bekerel, që është rreth 45 % mbi normën maksimale të lejuar, për kushte të jashtëzakonshme. Këto dukuri të papritura, mesa duket shpjegohen me shirat që kanë rënë në zonën e Rajcës, gjatë dy ditëve të kaluara.

Por duke patur parasysh parashikimin e motit, reja radio-aktive që ka qëndruar mbi vendin tonë këto ditë, pritet të largohet dhe situata e përgjithshme e atmosferës duhet të vijë duke u përmirësuar. Megjithatë për rastin e jodit në qumësht, për shkak se efekti i tij, lidhet jo me gjendjen e atmosferës, por me atë të shkallës së kontaminimit të barit, mundet që niveli të vazhdojë rritjen përkohësisht. Duke pasur parasysh këtë situate, komisioni arriti në këto përfundime: Të shtrihet marrja e mostrave të qumështit dhe barit në rrethet Librazhd, Pogradec, Korçë, Shkodër, Kukës, Dibër, Bajram Curr, Gjirokastër dhe Tiranë. Rezultatet e analizave do të jepen në 7 maj, pas orës 18:00. Propozojmë që qumështi i prodhuar në ekonomitë e fshatit Rrajcë të Librazhdit, të mos përdoret për konsum nga popullata, por të përpunohet në djathë e nënprodukte të tij dhe të vihet në ruajtje, për t’u përdorur pas 2 muajsh. Situata po ndiqet në vazhdimësi dhe për përfundimet do ju njoftojmë.

“Padyshim ishte njëherë ndotja e ajrit, por ishte diçka që kaloi shpejt, sepse për fat nga data 4-5, pati reshje të dendura që në një mënyrë ose tjetër, aurezolet i ulën në tokë dhe ndoqën një rrugë tjetër, jo nëpërmjet frymëmarrjes. Ndërkohë në produktet ushqimore u dhanë udhëzime të qarta, si duhet të laheshin e pastroheshin, çfarë të pihet e, çfarë jo. Për qumështin që ishte sensitiv, të dhënat e asaj kohe tregonin se 90 % e qumështit vinte nga pjesa jugore dhe perëndimore e Shqipërisë dhe të gjithë e dimë, se kryesisht në atë kohë, kemi konsumuar qumësht pluhur, që s’kishte të bënte me Çernobilin, por në ato raste kur kishte nivele të larta, ndaloheshin për t’u përdorur. Ky ishte një efekt dhe u përballua dhe unë do të thosha se u përballua me sukses kur nuk kishim përvojë, por edhe me kufizime aparaturash”, tregon Prof. Dr. Përparim Fuga

“Ne kemi pasur një problem shumë të madh, për të përcaktuar nivelin më të madh të lejuar. Kush do ishte niveli që do quhej i rrezikshëm ose jo. Ne ishim totalisht në errësirë sepse në manualet e ushqimit të asaj kohe, as që ishte menduar të vendoseshin kufij të lejuar, për ndotjen radio-aktive. Behej fjalë për ndotjen bakteriale, insekticide, pesticide, por për ndotjen radio-aktive, nuk ishte menduar ndonjëherë. Kështu që ne duhet të përcaktonim me dakordësi brenda komitetit, se kush do ishte niveli maksimal i lejuar mbi të cilat, do vendosnim pragun: ç’është mbi këtë nivel, duhet shkarkuar/asgjësuar dhe çfarë ishe poshtë, mund të përdorej për konsum publik. Ishte një debat i madh. Gjetëm një material referues provizor, që e lëshoi Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila vetë ishte e papërgatitur, për të mbajtur një qëndrim në këtë situatë.

Aty përcaktohej për jodin 131 dhe jodin 125, niveli 2000 bekerel (njësi matëse për radioaktivitetin specifik për litër qumësht). Nëse do thuhej tani që niveli maksimal i lejuar është 2000 bekerel, do përbënte një skandal në kohën që jetojmë, sepse agjencia amerikane e ushqimit dhe barnave, ka përcaktuar si nivel të lejuar aktualisht vlerën 150 bekerel, pra përtej këtij niveli, duhen marrë masa të menjëhershme. Ndërsa ne në atë kohë i lejuam vetes luksin, që të kishim këtë nivel të rekomanduar nga OBSH. Dhe këtë përdorëm si nivel për të vendosur, nëse ushqimi duhet konsumuar ose jo. Por edhe pse ishte nivel i lartë, disa herë e kemi kapërcyer me matjet tona. Mesa më kujtohet në Rrajcë të Librazhdit, kemi pasur vlera të radio-aktivitetit që kanë shkuar edhe në 6000 apo, 7000 bekerel, për litër qumësht. Ndërsa në mish, pjesa më e rrezikuar ishte ajo e muskujve të qafës të bagëtive, sepse aty përqendrohej gjëndra tiroide, ku kishte nivele shumë të larta.

Kur çuam mostrat në spitalin e Tiranës, në laboratorin “Tetra 1”, që merrej me realizimin e grafive të pacientëve me tiroide, shinografia ishte alarmante, pasi bëhej fjalë për solucione të holluara radioactive në brendësi të mishit. Ndaj u dha urdhëresë që të hiqej dhe groposej menjëherë pjesa e qafës, së të gjitha bagëtive që sakrifikoheshin për ushqim. Kjo u zbatua padyshim në thertoren e Tiranës, ndërsa në thertoret e tjera të Shqipërisë, nuk jam i sigurt nëse është zbatuar, mbetet për t’u parë. Shpresoj të jetë zbatuar, pasi nëse është konsumuar mishi në pjesën e qafës, është njësoj si të jetë pirë solucion radioaktiv sepse, i tillë ka qenë përqendrimi i jodit radioaktiv”, tregon Prof. Dr. Edmond Panariti

Situata e problematikës me konsumin e qumështit të bagëtive të imëta, do të zgjaste deri më datën 19 maj 1986, kohë kur do të shënoheshin nivele të ulëta të jodit në qumësht, duke e bërë të panevojshëm, ndalimin e konsumit të tij në Shqipëri. Në atë kohë nuk do të mungonin as përplasjet mes specialistëve për nivelin e matjeve, ku do të pranoheshin gabime me nivelin e rrezatimit në produkte, por që zyrtarisht në fund u arrit në konkluzionin se; edhe pse matjet ishin bërë gabim për qumështin, sërish edhe me matjet e reja, vendimi për të ndaluar konsumin e tij do të ishte i pashmangshëm.

“Në fillimet e veta vështirësia kryesore ishte paniku që u krijua, të gjitha këto ndikonin, mungesa etj, por mungesa më e madhe ishte mungesa e standardeve. Nuk kishte standard me të cilat të bëje matjet. Për qumështin ishte më lehtë, se e ndërtojë standardin me ujë, por për bimët, mishin ishte e vështirë që të ndërtoje standarde dhe të bëje matje. Kjo mund të ketë sjellë devijime nga vlera e matur te e sakta, por me kalimin e kohës, u eleminuan dhe matjet u konsoliduan. Fakt është që në përfundim të gjithë kësaj, që zgjati rreth 1 muaj me intensitet të lartë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike i dha matjet standarde dhe ato u konvertuan me ato që kishim bërë ne. Po ashtu ka botime të autorëve shqiptar dhe të huaj, që tregojnë një kovergjencë midis rezultateve të arritura nga punonjësit e Institutit dhe matjeve të bëra në vende fqinje, si Greqia”, tregon Prof. Dr. Përparim Fuga.

Por ndërsa në këtë periudhë emergjenca kishte kaluar dhe reja radio-aktive nuk përbënte më rrezik për të dëmtuar përmes rrugëve ajrore, por vetëm përmes grimcave që ishin depozituar në tokë pas reshjeve të shiut, vendi gjendet përballë një sfide të re; asaj të tregtisë. Shumë vende lindore, nuk po arrinin të eksportonin mallra në vendet e paprekura, me argumentin se ato ishin të kontaminuara. Pjesë e ndalimeve u bë edhe Shqipëria, e për këtë qëllim, organet e tregtisë kërkonin që të pajiseshin me dëshmi nga Instituti i Fizikës Bërthamore, që produktet që po eksportoheshin, nuk kishin lëndë radio-aktive.

Emergjenca dhe ankthi në Shqipëri, do të zgjaste deri në fund të muajit maj. Por sfida e re, do të ishte ajo e radio-aktivitetit që kishte zbritur në tokë. E një prej problemeve që pranohet në një raport përmbledhës të 22 shtatorit 1986, ku jepet përmbledhja e ecurisë së radio-aktivitetit në periudhën qershor-shtator 1986, është ajo e bimëve mjekësore, që rezultonin të vetmet që shfaqnin problem.

Problemi me eksportin e bimëve mjekësore

“Një nga llojet e eksporteve me vlerë për Shqipërinë e asaj kohe ishte eksporti i bimëve medicinale, që territori ynë ka me shumicë. Konkurrenca jonë kryesisht ishte me vendet e Jugosllavisë, të cilat po ashtu kishin bimë medicinale dhe eksportonin. Rrethanat e prunë që territori i Jugosllavisë, të kontaminohej më shumë se i joni dhe produktet e tyre u bllokuan.

Te ne siç e thashë, zona veri-lindore; Kukës, Peshkopi, Librazhd, ishte ajo që u kontaminua më shumë. Eksportet tona, dy a tre anijet e para, që nisën drejt Gjermanisë, u kthyen dhe nuk arritën ta shkarkojnë mallin atje, se ishin në nivel më të lartë se ai i lejuari i rrezatuar. Aty ju dha Institutit edhe detyra e dytë që ishte të matej radio-aktiviteti i bimëve medicinale, që do eksportoheshin.

Por kjo nuk ishte e lehtë, sepse mungonte përvoja, ishte grumbulluar ca përvojë nga qumështi dhe produkte të tjera, por ishte gjë tjetër. Përgjegjësia ishte e madhe, sepse bëhej fjalë për mijëra ton, që bënin rrugë dhe ishte keq të ktheheshin pas. E treta nuk kishim etalone, përdorej përvoja e teknikës “montecarlo”. Pra u bë një kalkulim që bëri të mundur llogaritjen mes kampionëve të bimëve medicinale, me një kampion uji, kush ishte dallimi që mund të vinte prej përbërjes, dhe filluan matjet.

Filluan, por ishin të kufizuara në numër, sepse ishte një aparat i vetëm, për një kohë të gjatë matjeje, kështu që mund të bëje disa matje në ditë, ndërkohë anija kishte mijëra ton. Volum shumë i madh pune për t’u përballuar. Ishte shumë e vështirë. Këtu lindi ideja e krijimit të një grupi të dytë, të cilët, duke marrë një sasi materiali të matur saktë me këtë mënyrën e parë, me kampione të veçantë, arritën që të bëjnë matje në volume të mëdha. Ndërtuan disa thasë me bimë medicinale, të cilave ju njihej radio-aktiviteti dhe u përdorën si etalone, për të matur pastaj në mënyrë rifugio.

Matje kamioni, matej në vapor, e gjithë sasia. Kjo e lehtësoi shumë punën, e shpejtoi. Problemi megjithatë për ne mbetej, sa të sakta ishin matjet?! Pasi e kishim marrë një “goditje”, nga periudha e mëparshme, që patën disa diferenca. Në përfundim pas një muaji, erdhën rezultatet e para. Të gjithë vaporët u shkarkuan, dhe diferenca e matjeve tona me ato gjermane, ishte shumë e vogël, rreth 6 %. E mbaj mend shumë mirë, se ishte e vogël për matje të kësaj natyre. Nga kjo anë, mund të themi që aksidenti, ishte me përfitim ekonomik, sepse me sa mbaj mend, ishte një shifër disa miliona dollar, që u përfitua për shkak se konkurrentët humbën terren prej ndotjes së lartë që kishin, ndërsa ne përfituam nga kjo dhe matjet e sakta që kishim”, shprehet Prof. Dr. Përparim Fuga.

Eksperimenti pak i njohur shqiptar, për radio-aktivitetin në vitin 1987

Krahas monitorimeve të vazhdueshme të nivelit të radio-aktivitetit në vend, Shqipëria nuk u ndal në marrjen e masave parandaluese dhe menaxhuese për rrezatimin që kishte pasur, por i zhvilloi edhe më tej studimet. Edmond Panariti, tregon se ka udhëhequr një studim eksperimental, që ka nisur në fundin e vitit 1987 dhe përfundoi në vitin 1988.

“Instituti i Sigurisë Ushqimore, u ngarkua nga qeveria e asaj kohe që të ndërmerrej një studim eksperimental, për të parë se cili ishte fati i shpërndarjes së ndotjes radio-aktive në qumësht dhe në mish, në rastin e një ndotjeje radio-aktive. Ishte eksperimentale dhe mu ngarkua mua. Isha në krye të një grupi pune ekspertësh dhe importuam me leje lëndë radio-aktive, nga Centrali i Budapestit dhe punuam kryesisht me jod. Centrali atje ishte eksperimental dhe ne porositëm jod radio-aktiv dhe cezium. Por punuam kryesisht me Jod. Të punosh me Jod, është shumë e rrezikshme, ndaj ne kishim një sektor që kishte të gjitha masat për t’u mbrojtur dhe ne ishim të veshur si kozmonaut, që shmangnim ndotjen nga rrezatimi.

Po kështu kafshët mbaheshin izoluar. Unë kërkova të punoja edhe në lopë, por nuk më lejuan, sepse janë kafshë të mëdha, por më dhanë leje të punoja në dele dhe në dhi. Kemi krijuar eksperimente të ndotjes së simuluar, duke dhënë kapsula jodi përmes gojës, sikur ishin të ndotura nga një shpërthim bërthamor. Dhe më pas merrnim në mënyrë periodike mostra qumështi, urine dhe në sekuenca të caktuara, edhe mostra gjaku. Si përfundim, edhe i sakrifikuam delet, për të marrë nivelet e jodit në gjendrën teroide dhe indet e ndryshme dhe krijuam një ide të qartë për mekanizmin i transmetimit, sa qëndronte lënda në mish dhe qumësht, për masat që duheshin marrë dhe kufizimet në rast të një ekspozimi të mundshëm, të blegtorisë tonë”!

“Natyrisht pati studime të shumta në të gjithë botën, por ne e morëm me shpejtësi këtë histori sepse, qeveria e asaj kohe ishte në alarm. Ju e dini si ka qenë ajo fobia e asaj kohe nga një sulm prej imperialistëve, revizionistëve dhe donin që të ishin të përgatitur. Kjo ngjarje ishte një sinjal që kjo që ndodhi me centralin, mund të ndodhë me një sulm. Dhe ju e dini sa të përgatitur ishim ne, me bunkerë, etj.”, tregon Prof. Dr. Edmond Panariti.

Ndryshimi i sistemit politik dhe rënia e komunizmit, do të shoqërohej me harresën e shpejtë të asaj që kishte shkaktuar në Shqipëri, katastrofa më e madhe teknologjike në histori. Dhe në këtë kontekst, Shqipëria nuk ka monitoruar të dhëna se cilat kanë qenë pasojat reale, që shkaktoi shpërthimi i Çernobilit në Shqipëri?! “Praktikisht, ai nxori në pah domosdoshmërinë e institucioneve të kësaj natyre. Dhe në mënyrë të veçantë fuqizimin e rrjeteve të monitorimit. Këto rrjete erdhën duke u përmirësuar, deri në vitin ’96-’97, ndoshta diçka më vonë funksiononin, ndërsa aktualisht, nuk e di a funksionojnë apo jo. Por për mendimin tim, duhet të jenë dhe duan kujdesin e tyre”, shprehet Prof. Dr. Përparim Fuga

“Tani është vonë kanë kaluar aq vite, dhe nuk kemi të dhëna epidemiologjike për të përcaktuar, pasi nuk ka studime mbi popullatën që ishte e ekspozuar dhe çfarë ka ndodhur me të ndër vite. Sa ka qenë insidenca e keq-formimeve, e patologjive, kancereve, veçanërisht ai i tiroideve, në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë, që nuk ishte shumë e ekspozuar. Vetëm nëse do kishim këto statistika, do mundeshim ta tregonim realisht efektin e këtij shpërthimi. Për sa kohë nuk i kemi, çdo hamendje do ishte një spekulim. Por ndotja ka qenë, se ishte e matur”, përfundon Prof. Dr. Edmond Panariti

“Po më godasin amerikanët se jam mysliman…”/ Biseda e Berishës me iranianët në vitin 1997

Jemi në vitin 2024, Berisha është shpallur non-grata në SHBA dhe së fundmi është në arrest shtëpie i akuzuar për korrupsion.

Faqja Hashtag ka mësuar se pjesë e materialit të dosjes së tij “non-grata” është dhe një video me intervistën e dhënë nga Berisha në Tiranë në Mars-1997 për televizionin shtetëror iranian.

Kjo intervistë u publikua në Iran dhe mendohet se të parët që e dokumentuan ishin autoritetet e inteligjencës izraelite.

Pohimet që Berisha u ka bërë gazetarëve dhe televizionit iranian, janë drastike, thuajse të pabesueshme në kontekstin e sotëm por dëshmojnë edhe njëherë karakterin e tij jo vetëm politik.

Le të rendisim disa:

Fuqitë kolonialiste (me në krye SHBA-të), sipas Berishës, shkaktuan rrëmujën në Shqipëri dhe luftën në Bosnjë…

-Berisha madje pohon se e lejoi kontrabandën e naftës sepse ndihej inferior nga presioni (sipas tij anti-musliman) i vendeve perëndimore.

-Firmat piramidale, sipas Berishës, u nxitën nga bankat evropiane dhe sidomos nga bankat amerikane.

-Amerikanët kërkuan Limanin e Durrësit për bazë ushtarake në këmbim në anëtarësimit në NATO por i kishin mashtrime, etj, etj

Të gjitha këto pohime kaq të rënda të Berishës për televizionin iranian, në fakt janë një truk i ftohtë i tij, për të gjetur mbështetje ku të mundej në botën muslimane në kulmin e luftës së tij me amerikanët në vitin 1997. Ishte një teknikë e dëshpëruar dhe makiaveliste e tij.

Këtë e vërteton lehtësisht dhe periudha pas vitit 2005, kur Berisha bëri ujdi sërish me amerikanët dhe në disa deklarata të përsëritura, e ktheu pllakën në të kundërt, duke e quajtur regjimin në Iran si “regjim nazist”, etj

Por me sa duket amerikanët operojnë me metodën “vazhdojmë, por shënojmë”, ia kanë mbajtur shënim dhe “futur në dosje” këtë intervistë tepër kompromentuese që Berisha ka dhënë në vitin 1997.

BOTIMI I ORIGJINALIT:

(Marrë nga revista javore “Ljiljan”, nr.222, datë 23 Prill 1997, Sarajevë)

Në kohën e kërkesave më të ashpra nga bota që të japë dorëheqjen presidenti i Shqipërisë Sali Berisha pas një heshtjeje të gjatë i dha një intervistë RTV Iranian.

RTV-Iranian: A është e vërtetë se Administrata e Klintonit ka kërkuar dorëheqjen tuaj?

Berisha: “…Fatkeqësisht, sot si nocioni ekstremizmit islamik është bërë alibi përfituese me të cilën operojnë fuqitë e mëdha. Këtë alibi ata e shfrytëzojnë për qëllimet dhe idetë e tyre kolonialiste. Shembulli më i mirë për këtë është situata aktuale në Shqipëri. Edhe këtu është fjala për aktorë të njëjtë, domethënë ata të cilët shkaktuan luftën në Bosnjë…

RTV-Iranian: Sipas mendimit tuaj, kush qëndron pas ngjarjeve në Shqipëri?

Berisha: …Askush akoma nuk e di se çfarë janë duke përgatitur fuqitë e mëdha për këtë vend. Në ribotimin e përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe i cili u bë para katër viteve më Egjipt, në parathënien e shkruar nga një mendimtar egjiptian, tërhiqet vërejtja për rrezikun që u kanoset shqiptarëve myslimanë. Ne atëherë nuk lejuam që paralajmërimet e tij të publikoheshin, sepse kishim frikë se kjo mund të shkaktonte përçarjen në mes myslimanëve e pjesëtarëve të besimeve të tjera në Shqipëri. Shumë herë policia na ka njoftuar se Kisha Ortodokse në bashkëpunim me mafjen ka shkelur embargon kundër Jugosllavisë. Naftën për në Jugosllavi e transportonin nëpër territorin tonë, ndërsa neve nuk kemi dashur të ndërhyjmë dhe i kemi mbyllur sytë ndaj asaj shkeljeje flagrante nga frika e reaksioneve negative. Situata ishte shumë delikate.

RTV-Iranian: Sipas mendimit tuaj kush qëndron pas firmave piramidale?

Berisha: Shumë banka Evropiane dhe të tjera i kanë mbajtur këto firma në mënyrë të veçantë SHBA-ja, ajo nga njëra anë kërkonte prej nesh të heqim dorë nga limani i Durrësit, me qëllim që të vendoste bazat ushtarake të cilat do t’i shërbenin për inspektimin e fluturimeve mbi territorin e Bosnjë-Hercegovinës dhe për këtë ata na premtuan anëtarësimin në Partneritetin për Paqe. Për fat të keq, as që bëhet fjalë për anëtarësim për Partneritet për Paqe, për ndihmë, ndërsa ata tani kërkojnë dorëheqjen time…

Përktheu nga gjuha boshnjake: Et’hem Haliti, gazeta “Rimëkëmbja”, 29 Prill 1997

, “Po më godasin amerikanët se jam mysliman…”/ Biseda e Berishës me iranianët në vitin 1997

Marin Mema mesazh grekëve: Ne dëgjojmë muzikë greke, por ju dhamë 90 nga 100 heronj, fustanellën dhe mitet që kujtoni se janë tuajat

“Ju flsini për liri, për të drejta, për mundësi, për konventa europiane, por harroni se unë një gazetar shqiptar jam ende ‘’Non Grata’’ jo sepse kam trafikuar drogë, as se kam vrare e dhunuar njeri, as se kam mbajtur armë apo jam terrorist, por thjesht e vetëm sepse kam thënë të vërtetën. Ju keni dënuar të vërtetën zoti Kotzias aspak Marinin.”

Nga Marin Mema

E vërtetë zoti Kotzias ne hame sufllaqe, dëgjojmë edhe muzikë greke (sepse s’kemi komplekse) , bile ju dhamë edhe 90 nga 100 heronj të 1821, ashtu si fustanellën dhe shumë nga mitet qe sot i konsideroni tuajat…

Sigurisht unë besoj që këto elementë ministri Kotzias i di shumë mirë, ndaj nuk mundem të pranoj sesi një politikan me eksperiencë kërkon të nxisë një debat shterpë e aspak frytdhënes mes dy vendeve.

Zoti minister duhet ta dijë që çështja e zonave minoritare nuk është përcaktuar nga politika shqiptare , por nga Lidhja e Kombeve e kjo është pranuar edhe nga vetë shteti grek.

Nga krahu tjetër është e vështirë të flasësh për të drejta kur ende mban ligjin e luftës me një vend fqinj, e kjo e fshehur nën një petk më shumë se absurd .

Italia sulmoi Greqinë nga territori i pushtuar shqiptar dhe për këtë arsye në 1940 u vendos ligji i luftës. Gjithçka bëhet thuajse qesharake kur mendon se shteti grek një ligj të tillë e pezulloi me Italinë sulmuese, ndersa me Shqipërinë e pushtuar jo.

Në fakt shtetarët e vendit fqinj e dinë mjaft mirë se ky ligj lufte ka lidhje me një çeshtje të vetme, pronat e popullësisë çame. Abrogimi i këtij ligji u jep mundësinë të larguarve të kërkojnë pronat e tyre, si një e drejtë ligjore dhe e sanksionuar në të gjitha konventat europiane të miratuara edhe nga shteti grek. Ky është thelbi, edhe pse ai nuk pranohet.

Kjo është çeshtja që mban peng debate të tilla, e që zoti Kotzias e anashkalon. Çështja Çame nuk është një fantazëm, as një shpikje apo fantazi nacionaliste shqiptare, por një realitet për të cilin edhe sot e kësaj dite ka njerëz që tregojnë e dëshmojnë.

Sa i takon një tjetër akuze edhe më anormale për bashkëpunimin e popullësisë shqiptare çame me pushtuesit, ministri duhet të heshtë.

Nuk është e drejtë dhe as etike për një politikan si zoti Nikos Kotzias, të përfshihet në çështje të tilla, aq më tepër kur fotografitë e vjetra të viteve 1934 – 1936 tregojnë Hitlerin dhe krahun e tij të djathtë Gebels në miqësine e veçantë të Kostandin Kotzias paraardhës i tij.

Ende nuk e kam kuptuar këtë inisiative qorre për të acaruar artificialisht marrëdhëniet mes dy popujve fqinj, për të yshtur e shtyrë në konflikte që nuk egzistojnë, për të përplasur komunitetet nën britmat ekstremiste të versionit më të denjë mesjetar.

Janë të njejtat tentakula që perpiqen të mbështjellin e krijojnë situata në Himarë duke politizuar e përdorur një çështje që për hir të së vërtetës është problem në të gjithë Shqipërinë.

Familja ime p.sh. n. degëzimin libohovit ka prona të shumta ende të pakthyera, e këtu sigurisht nuk po flas për ato në Janinë apo më tej, por për të tilla të vendosura në krahinën e Dropullit. Ne kemi kërkuar, kemi klithur, jemi vërtitur e vazhdojmë ta bëjmë akoma, e megjithatë asgjë nuk kemi marrë.

Padiskutim kjo çështje duhet të marrë zgjidhje , pa paragjykim, pa seleksionim, pa ndarje partiake, e aq më pak ndarje të tjera. Prona është e shenjtë dhe si e tillë ajo duhet trajtuar për këdo në të gjithë territorin e Shqiperisë, përfshirë edhe Himarën e banorët e saj.

Të drejtat e tyre nuk mund e nuk duhet t’i nëpërkëmbë askush. Ajo që është pjesa e pistë lidhet me përdorimin e protestave të tilla për t’i dhënë një fytyrë krejt tjetër nga ajo që duhet të kenë në të vertetë.

Ç’lidhje kanë autoritet greke, përfaqesuesit partiake apo disa personazhe të dyshimtë me këtë çeshtje? Si mund të bëhen thirrje nga një qytet shqiptar për të bllokuar në formë presioni integrimin e vetë Shqiperisë ? Pse duhen kërcëllitur dhëmbët në përpjekje për të ngjallur urrejtje jo thjesht mes Shqipërisë e Greqisë, por edhe mes vetë shqiptarëve?

I dukshëm është fakti se elementë të caktuar i japin drejtim të tillë këtyre protestave jo se u intereson çeshtja e pronave të Himarës, por sepse duan rritje artificiale të tensionit, e nga krahu tjetër përmes tij të përfitojnë mbështje, ose e thënë më qartë fonde , kredite politike apo ndonjë tjetër edhe leje ndërtimi kalave bregdetare.

Ky ështe interesi i vërtetë që fshihet pas petkut të gjoja problemit grek të pronave në këtë zonë. Ndaj një kryediplomat si zoti Kotzias nuk duhet të përfshihet në këtë vorbull, sepse historia , të vërtetat, dëshmitë , dokumentat, as nuk mund të ndryshohen, e as të manipulohen.

E ato flasin qartë për shqiptarët e Greqisë, ata që janë larguar, e ata që ende e mbartin gjuhën shqipe brez pas brezi edhe sot në këto territore. Për këtë çeshtje Zoti Kotzias duhet të flasë, për të tjerat është e kotë, sepse nuk ekzistojnë .

Në Shqipëri nuk do të ketë kurrë një problem me minoritetin sepse siç e theksova më siper për ne ky komunitet është një vlerë, për të treguar se jemi europiane edhe pa qënë në Europë, se jemi bashkëjetues edhe kur na shtyjnë, se kemi me dhjetra e me qindra halle , probleme, kusure, varfëri, e komplekse të mbartura, por kurrë nuk do të krijojmë një të tillë me minoritarët. E këtë si gjithçka tjetër ju e dini shumë mirë zoti Kotzias.

PS: Ju flsini për liri, për të drejta, për mundësi, për konventa europiane, por harroni se unë një gazetar shqiptar jam ende ‘’Non Grata’’ jo sepse kam trafikuar drogë, as se kam vrare e dhunuar njeri, as se kam mbajtur armë apo jam terrorist, por thjesht e vetëm sepse kam thënë të vërtetën. Ju keni dënuar të vërtetën zoti Kotzias aspak Marinin

Përmendet në një dokument të 1272, ku ndodhet në Shqipëri ish-kështjella Klausura ?

Këlcyra e sotme është qyteza në rrethin e Përmetit  përballë grykës së Këlcyrës, buzë bregut të djathtë të luginës së Vjosës.

Por dikur ka qenë një pikë e rëndësishme kalimi, që përmendet në librat e historisë që në shek. IV-III para Krishtit.

Rreth kësaj kohe në një kodër të malit të Trebeshinit, u ngrit kështjella e Këlcyrës me mure blloqesh guri drejtkëndësh. Fortifikimet u rindërtuan në mesjetën paraosmane.

Përmendet për herë të parë në dokumente të shkruara më 1272 me emrin Klausura.

Rreth vitit 1335 përmendet kur e marrin kryengritësit arbëreshë. Në pjesën më të lartë të kodrës qenë edhe rrënojat e një kështjelle të periudhës së pushtimit osman.

Në regjistrin osman të v. 1431 shënohet si qendër e vilajetit të Këlcyrës.

Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, në këtë zonë, zhvilluan veprimtari patriotike një varg atdhetarësh.

Si do të ishte bota nëse Lufta e Dytë Botërore nuk do të ndodhte kurrë

Ndonëse nuk ishte lufta që i dha fund të gjitha luftërave, siç edhe u premtua, është një fakt që Lufta e Parë Botërore e rindërtoi rendin gjeopolitik të botës tonë. Mbretërit, kajzerët dhe carët u rrëzuan nga froni në të gjithë Europën. Kombe të reja dolën nga rrënojat e perandorive të lashta, ndërsa Shtetet e Bashkuara arritën statusin e superfuqisë.

Por zgjidhja që prodhoi lufta, ishte aq e hidhur për disa sa që Marshalli Earl Wavell e quajti atë me përbuzje si “Paqja që do t’i japë fund Paqes”. Mund të jetë shumë e thjeshtë të fajësohet Traktati i Versajës për Luftën e Dytë Botërore, por është sërish fakt që ai e la Europën të paqëndrueshme, dhe mund të ketë kontribuar tek Depresioni i Madh, që vetëm sa i ushqeu pakënaqësitë dhe e ripërtëriu nacionalizmin.

Ishte pikërisht ky traktat, që mundësoi fillimin e Luftës së Dytë Botërore, që solli me vete ndryshime edhe më të mëdha. Ajo e përshpejtoi rënien e perandorive të mbetura evropiane dhe ngritjen në skenën globale të SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik. Po ashtu, mundësoi një zgjerim të shpejtë të teknologjisë, dhe la në gërmadha pjesë të mëdha të botës, saqë ndonjëherë 1945-a u quajt edhe “Viti Zero”.

Po sikur të mos kishte ndodhur kurrë? Po sikur tensionet e vazhdueshme në Europë nga Lufta e Parë Botërore, të mos ishin ndezur aq shumë? Po sikur fuqitë botërore të shfrytëzonin rastin për ta ndalur përhapjen e nazizmit? Ne do ta gjenim veten në një botë shumë të ndryshme, në një botë pa disa nga historitë më të tmerrshme të shekullit XX-të. Por ndoshta edhe pa shumë nga përparimet që i njohim sot.

Hitleri mund të zëvendësohej nga një Kajzer

Si do të ishte bota nëse Lufta e Dytë Botërore nuk do

Lufta e Dytë Botërore, nisi me pushtimin gjerman të Polonisë në vitin 1939. Por ambiciet agresive të nazistëve, ishin bërë të qarta që më parë. Pushtimi i Austrisë dhe aneksimi i Çekosllovakisë në vitin 1938, ngjallën frikën e një konflikti të ri. Të vendosura për të shmangur një skenar të tillë, Britania dhe Franca ndoqën një qasje tolerante ndaj Gjermanisë. Ndërkohë udhëheqësit ushtarakë të Gjermanisë nuk e pranuan njëzëri vendosmërinë e Hitlerit për të pushtuar Çekosllovakinë, sepse në vitin 1938 ajo nuk ishte plotësisht e përgatitur për luftë. Mbi të gjitha, shumë ushtarakë ishin shumë të shqetësuar nga udhëheqja e Adolf Hitlerit dhe nazizmit.

Nënkoloneli Hans Oster, hartoi një plan për ta përdorur pushtimin e parashikuar të Çekosllovakisë si një justifikim për një grusht shteti. Plani parashikonte vrasjen e Hilerit, rivendosjen e monarkisë gjermane dhe të një sistemi parlamentar të ngjashëm me atë në Britani.

Për historianët mbetet e paqartë, nëse komploti ishte i mirë-planifikuar, pasi gjeneralët kryesorë nuk e mbështetën plotësisht atë. Por nëse Oster dhe njerëzit e tij do të ishin përgatitur siç duhet dhe politika tolerante e Parisit dhe Londrës nuk do t’u kishte hequr pretekstin, lidershipi nazist do të ishte neutralizuar, do të pezullohej marshimi drejt Polonisë, dhe do të anulohej lufta e re.

Perandoritë mund të ekzistonin ende sot në një botë me disa pole

Si do të ishte bota nëse Lufta e Dytë Botërore nuk do

Paratë dhe humbjet njerëzore gjatë Luftës së Parë Botërore, e zhytën në borxhe Perandorinë Britanike. Po ashtu, lufta fuqizoi popujt e nënshtruar, duke nxitur lëvizjet për autonomi dhe pavarësi, një tendencë e përshpejtuar pas Luftës së Dytë Botërore. Gjithsesi Perandoria Britanike ishte ende në këmbë në vitin 1939, siç ishin edhe ato të Italisë, Francës dhe Japonisë.

Bashkimi Sovjetik po dilte në skenën globale si një fuqi e madhe, ndërsa SHBA-të po e konsolidonin më tej pozitën e tyre. Nëse nuk do të ndodhte Lufta e Dytë Botërore, perandoritë e Botës së Vjetër, mund të vazhdonin të ekzistonin, të paktën për një fare kohë. Kështu për shumë dekada të tjera, mund të mos shihnim shtetet e pavarura të Indisë, Indonezisë, Vietnamit etj, dhe karakteri i tyre kur të shkëputeshin më në fund, do të ishte ndryshe nga ai që njohim sot.

Bashkimi Sovjetik mund të mos ishte bërë një superfuqi

Si do të ishte bota nëse Lufta e Dytë Botërore nuk do

Nazistët e shihnin Rusinë si një gjigant të dobësuar dhe të lehtë për t’u pushtuar. Megjithatë, kur mbaroi lufta, Gjermania përfundoi në gërmadha, Adolf Hitleri vrau veten dhe BRSS nën udhëheqjen e Stalinit krijoi një perandori të re në botën e pasluftës, si superfuqia e madhe komuniste që luftonte me Shtetet e Bashkuara për ndikim global.

Pa Luftën e Dytë, gjërat mund të mos kishin shkuar kështu. Tek e fundit, arsyeja e ekzistencës së Revolucionit Rus – emancipimi i proletariatit, përpara një revolte mbarëbotërore – nuk arriti të realizohej. Rusia e viteve 1920-1930, kishte shumë ndarje të forta ideologjike midis lidershipit të saj, që përfunduan me triumfin e Stalinit dhe një spastrim të rivalëve të tij.

Politikat e qeverisë komuniste, e përshkallëzuan zinë e bukës në shumë rajone, ndërsa përpjekjet për industrializim u dëmtuan nga vetë-mashtrimi. Edhe pse në rritje nga fundi i viteve 1930, Bashkimi Sovjetik ishte një shtet shumë i trazuar. Nëse Hitleri do të ishte rrëzuar nga pushteti në vitin 1938, ai nuk do të kishte nënshkruar paktin e mossulmimit me Stalinin, dhe një Rusi kaq e rrënuar nuk do të kishte qenë në gjendje të aneksonte gjysmën e Polonisë. Dhe pa një luftë, BRSS gjithashtu nuk do të kishte pasur pretekstin për ta shtrirë ndikimin e saj në Europën Lindore. Madje frika nga komunizmi në Perëndim, mund ta kishte futur Britaninë dhe Francën në luftë kundër Rusinë. Dokumentet e de-klasifikuara, tregojnë se gjatë Luftës së Dimrit (Lufta disamujore midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik), ata morën në konsideratë mundësinë e bombardimit të fushave ruse të naftës.

SHBA do të kishte dalë më ngadalë nga Depresioni i Madh

Si do të ishte bota nëse Lufta e Dytë Botërore nuk do

Franklin Roosevelt i kaloi vitet 1930 duke zbatuar Marrëveshjen e tij të Re (New Deal), për të luftuar krizën e madhe ekonomike, e cila hyri në histori si Depresioni i Madh. Programet e tij lehtësuan vuajtjet e shkaktuara nga rënia ekonomike, por Depresioni ishte ende i pranishëm kur presidenti kërkoi një mandat të tretë të paprecedentë në vitin 1940.

Por të mos ishin rrethanat e luftës, në ato zgjedhje mund të fitonte republikani Wendell Willkie. Ky i fundit ishte një biznesmen dhe një ish-demokrat. Ai kritikoi ashpër aspektet ekonomike të New Deal dhe retorikën e Roosevelt kundër elitës. Ndaj analistët thonë se pa Luftën e Dytë Botërore që e mobilizoi plotësisht ekonominë, Depresioni i Madh mund të kishte zgjatur edhe disa vite të tjera.

Progresi i gjithanshëm do të ishte më i ngadaltë

Si do të ishte bota nëse Lufta e Dytë Botërore nuk do

Tmerret e Luftës së Dytë Botërore, u shoqëruan nga ana tjetër me një përparim të rëndësishëm teknologjik dhe me forcimin e lëvizjeve demokratike dhe të të drejtave civile. Në kuadër të luftës, SHBA-ja kreu zhvillimin në shkallë të gjerë të penicilinës. Nga ana tjetër një studim mbi gazin helmues mustardë, çoi në një zbulim të ngjashëm në kimioterapi. Edhe furrat me mikrovalë lindën nga zhvillimi në teknologjinë e radarit nga ana e Forcave Ajrore të SHBA-së.

Dhe Lufta e Dytë Botërore na futi në epokën atomike, me gjithë premisat por edhe frikërat e saj. Të gjitha këto përparime në shkencë dhe teknologji, mund të kishin ndodhur edhe pa Luftën e Dytë Botërore. Por pa forcën lëvizëse të atij konflikti, mund të kishin kaluar dekada para se t’i njihnim, dhe aq më pak t’i kishim në dispozicion si pjesë të jetës së përditshme. Dhe pa zhvendosjen e kaq shumë talenteve shkencore të shkaktuara nga lufta, ato do të ishin zhvilluar në vende të ndryshme.

Berisha: Një vend që s’ka drejtësi, s’mund të ketë kurrë liri. Në 11 korrik të gjithë bashkë për të mposhtur Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se në një vend që nuk ka drejtësi, nuk mund të ketë liri.

‘Diktatura e bandave është diktatura më mizore, se ajo nuk asnjë rregull’, u shpreh Berisha në fjalën e tij gjatë tubimit qytetar.
Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen time më të pakufishme, ju qëndrestarëve dhe qendrestareve, misionavërë dhe misionarëve të kauzës së drejtë, të çdo shqiptari të ndershëm, të çdo shqiptari patriot, liridashës.

Ju përshëndes me shumë mirënjohje ju, oratorët fjalëzjarrtë të kësaj platforme, të cilën nga tmerri dhe ferri i të vërtetave që mbron, Edi Rama me mjetet e tij që kontrollon, e censuron në mënyrën më primitive.

Por sot dhe çdo ditë, ne bëhemi gjithnjë e më të vendosur si shpresa e fundit e shqiptarëve, për të shpëtuar ata nga forma më e keqe e diktaturave, diktatura e bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Diktatura e bandave është diktatura më mizore, më e egër, se ajo nuk asnjë rregull, asnjë normë, asnjë standard.

Ajo bazohet fund e krye, në kodet e mafias, në ligësinë, keqësinë e atyre që qeverisin dhe sundojnë vendin.

Të dashur miq!

Një vend që nuk ka drejtësi, nuk mund të ketë kurrë liri. Dhe po marrim vetëm këtë aspekt.

Ju jeni dëshmitar të denoncimeve të vazhdueshme që nga shtatori e gjer sot, i akteve kriminale, madje dhe para saj, të skrapit të partisë.

Denoncimit me fakte, me dokumente si një vegël e verbër në duart e Edi Ramës dhe bandave të krimit.

Miqtë e mi!

Ftoj shqiptarët të rikujtojnë pak vetëm dy operacionet e fundit. Metamorfozën 3, në të cilën Altin Dumani, në fakt njeri i pabesë dhe ndaj kushëririt të tij, që i shet dosjen, mbasi pendohet, me të madhe trumbetoi se lëshoi 51 mandate. Dhe pasi ishin njoftuar një e nga një me radhë, u arrestuan 4 apo 5 njerëz, të cilët së shpejti do të dalin se nuk kanë lidhje për çfarë janë arrestuar.

Asnjë nga bosët e 7 familjeve mafioze të njohura në Shqipëri dhe Europë nuk u arrestua. Asnjë nga zyrtarët e Metamorfozës nuk u arrestua.

Por për ti dalë fytyra e vërtetë, skrapit të partisë, si një organ i turpshëm i komitetit të PS-së, mendoj se operacioni i fundit me 20 mandate arresti tregoi shumë qartë se, ai që përpiqet të ua shesë ju, si drejtësia e re, nuk është gjë tjetër veç se një seksion i PS-së, mandatet e të cilës firmosen sipas urdhrave të kësaj partie.

Dekonspirohen sipas urdhrave të kësaj partie.

Ja miqtë e mi, u bë një javë, kush është arrestuar nga 22 mandatet e Altin Zamanit, Altin zagarit e këtij tregtari të pafytyrë të ligjit dhe të drejtës.

Me thoni mua. Cili u arrestua?

Ua them unë.

Eva Blush ja mbathi jashtë shtetit.

Habilajt me mace e mi, kanë ikur jashtë shtetit, sepse e drejtonin dhe Vox-in e partisë ata. E kishin portalin që e përdornin ditë e natë, në mbrojtje të Edi Ramës.

Ikën të gjithë me radhë, me radhë.

Kurse krimineli në krye të skapit Altin Zamani i mashtron shqiptarët, jo jo thotë, është operacion në vazhdim.

Ka më të shpifur se këta, më të turpshëm se këta.

Ka më kriminelë se këta, të cilët mbrojnë, amnistojnë krimet më të rënda të këtij vendi dhe mburren se kanë mbështetje ndërkombëtare.

Thirrja ime për partnerët është; mos mbështesni prokurorët e narkoshtetit, sepse është mbështetje për narkoshtetin.

Nëse ata punojnë për ju, merrini në dherat tuaja, shqiptarëtç kanë nevojë për prokurorët e vet.

Shqiptarët u duhet drejtësia e tyre.

Shqiptarëve nuk u duhen lakej që punojnë për të huajt dhe kundra shqiptarëve, duke amnistuar kriminelë, duke amnistuar krime monstruoze elektorale, duke amnistuar vrasës me pagesë, duke amnistuar qeveritarë që kanë vjedhur dhjetëra e qindra milionë euro.

Më thoni ju zotërinj kujt doni të ja shisni ju këta, i merrni për vete, se këta shqiptarët nuk janë, këta janë anti shqiptarë, janë kriminelë.

Jepuni çdo dekoratë, por për shqiptarët janë turpi, krimi, janë faqja e zezë.

Lënia e shqiptarëve pa drejtësi, është një nga aktet më të rënda në historinë e një vendi dhe kjo është vepër e Xhorxh Sorosit, e kësaj mostre të njerëzit, është vepër e armikut të demokracisë Xhorxh Soros, që korrupton politikanë në vendin e tij, Europë dhe botë.

Që është sot kryekurruptori i globit.

Ndaj dhe miqtë e mi, shpresa e vetme jeni ju.

Ndaj këtij regjimi kalbësirë, që u përzë ju çdo ditë nga vendi juaj.

Këto ditë mediat publikuan të dhëna se në muajin prill, një gjykatëse e përgjegjshme para ligjit dhe me integritet ka urdhëruar Dumanin e partisë, këtë faqezi që nuk ka ligj dhe as kushtetutë, të hetojë të gjithë procesin e mbledhjes së të dhënave për Belerin, hetim i cili rrëzon nga maja në themel, piramidën e mashtrimit të ngritur ndaj tij.

Me urdhër të Edi Ramës, Dumani nuk zbaton urdhrin e gjykatësit, sillet si bandit, si horr që nuk ka ligj e moral.

Po natyrisht çfarë mund të presë njeriu nga një njeri që qëndron në post, në kundërshtim me kushtetutën, që nuk ka votat sipas përcaktimit të kushtetutës për të marrë atë post.

Por e merr si kukull, si marionetë e shpërfytyruar e të tjerëve, e mafias, e mafias shqiptare ndërkombëtare.

Miqtë e mi!

Të vërtetat dhembin. Edhe njëherë ju kujtoj një fjalë të Mark Tuin. Thotë se; kur thua të vërtetën duhet të harrosh çdo gjë.

Dhe kjo është rruga që ndjekim dhe do të ndjekim ne.

Ne do të ju themi shqiptarëve çdo të vërtetë, sepse ata sot si asnjë komb tjetër, janë një komb pa drejtësi.

Se ata sot si asnjë komb tjetër në planet janë një komb që po treten si bora para rrezeve të diellit, po zhduken.

VëΙΙai i të fe jυαrit më kαρi me zοr, ρor mua më ρëΙqeu sepse me…

Kam nevojë që të më jepni një mendim dhe të më shpëtoni nga kjo rrugë pa krye që jam futur.

Për pak muaj kam ditën e martesës. Unë jam 28 dhe ai është 35. Jam shumë e dashuruar me të, por ka vetëm një anë të keqe, pi lëndë nar otike.

Më ka thënë që do mundohet çdo herë dhe më shumë që ta lërë, por ende pi. Por nuk është ky pr blemi..

Vëllai i tij, që është 2 vite më i vogël dhe shumë i bukur, një ditë kur sapo kisha dalë ngfa dushi,

u fut në dhomë dhe nisi të më puthte. Unë refuzova, por më pas iu bashkova dhe e bëmë…