Ra nga Maja e Thatë, ky është 30-vjeçari që humbi jetën në Tropojë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Tropojë të premtën e 26 korrikut, ku 30-vjeçari Liridon Azemi nga Kosova, ra nga Maja e Thatë, i cili humbi edhe jetën.

Ai u rrëzua nga lartësia më 26 korrik, por vetëm ditën e djeshme u arrit që të nxirret trupi i pajetë i të riut, për shkak të terrenit të vështirë ku ishte e vështirë ndërhyrja.

30-vjeçari nga Podujeva, ka qenë duke eksploruar bjeshkët e Tropojës, ndërsa dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, i riu ra nga lartësia.

Është dashur ndërhyrja e helikopterit për të nxjerrë trupin e pajetë, ndërsa në bashkë me të ishin edhe 3 persona të tjerë që ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Njihuni me të vetmin plazh në Shqipëri ku shezllonet kushtojnë 200 lekë!

Ekziston një plazh në Shqipëri ku çmimi i shezllonit është 200 lekë.

Dhe ta mendosh që në disa plazhe në jug të vendit një shezllong shkon deri në 20 apo 30 mijë lekë (të reja).

Bëhet fjalë për plazhin e Darëzezës ku koha duket se ka ndalur 15 vite më parë.

Në këtë vend gjen zhezllonge vetëm për 200 lekë, por nëse nuk do, mund të vendosësh çadrën tënde pak më larg dhe merr rreze dielli për ‘shtatë palë qefe’!

Rama bën për “ujë të ftohtë” deputetët: Nuk e kanë përmbushur as minimumin etik! Dalin në popull vetëm për të më shoqëruar mua! Në parlament flasin vetëm njëherë në hënë

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër disa deputetë të tij, të cilët nuk kanë bërë aq sa duhet.

Për këtë, Rama u kërkoi falje të gjithë qytetarëve që i kanë besuar atyre votën.

Në fjalën e tij në Kongresin e PS, Rama tha se disa deputetë nuk kanë përmbushur as minimumin etik të paraqitjes në kohë, ndërkohë që ata paguhen nga taksat e shqiptarëve.

Sipas kryeministrit, jo të gjithë janë të tillë, por tha se ka nga ata që edhe në Kuvend flasin njëherë në hënë, ndërsa tek populli shkojnë vetëm kur shkon ai.

“Dua ti kërkoj ndjesë sot atyre që deputetë nuk janë, por që kanë investuar mundin e tyre dhe kanë dhënë votën e tyre, që një grusht njerëzish të PS të jenë këtu sot si deputetë.

Dua t’u kërkoj ndjesë për ata deputetë që janë të ulur mes nesh që nuk e kanë përmbushur as minimumin etik të paraqitjes në kohë dhe në cdo kohë në detyrën për të cilën paguhen nga taksat e shqiptarëve shumë më mirë as sa shumica dërrmuese e shqiptarëve.

Dua të kërkoj ndjesë për ata deputetë që dalien në popull vetëm për të më shoqëruar mua, apo që shkojnë në organizatat e partisë për të bërë një foto prezence.

Dua të kërkoj ndjesë për ata deputetë që u del zëri kur trokasin nëpër zyrat e shteti për punët e tyre dhe familjes së tyre.

Apo edhe për ata deputetë që kur kanë zbritur në sallë duken vetëm njëherë në hënë dhe flasin sikur kanë ardhur nga hëna. Ndërsa takimet me njerëzit i bëjnë me njëri tjetrin.

Një ndjesë të veçantë edhe për disa që u është bërë ves që të bëjnë komentatorin e kolegëve”, tha Rama.

Kongresi i PS, Rama “zgjedh pasardhësin”: Helena, do jesh kryetare e PS!

Kryeministri Edi Rama nga Kongresi i PS-së, bëri një parashikim plot humor për një nga anëtaret e PS-së që hapi dhe Kongresin Zgjedhor.

Ai tha se Elena bëri vetëm një lapsus për shifrat e pagës minimale.

Ai tha se Helena Kaçi, anëtare e Akademisë politike të PS, pas disa vitesh me siguri do të jetë kryetare e ardhshme e PS.

“Parti që thonë fjalë tërheqëse se si duhet të jetë Shqipëria, që nëpërmjet lloj-lloj firaunësh derdhin lot krokodili ditë natë për shqiptarët duke premtuar ta bëjnë detin kos gjeni, por parti që derdh energji ndërtimtare është vetëm PS.

E dashur Elena, e ndoqa me vëmendje fjalën tënde dhe u surprizova nga fjalimi përballë audiencës, bëre vetëm një lapsus që the paga minimale është 900 euro, kur është 400, ishte impresionuese.

Zakonisht bëj parashikime për rezultatin e zgjedhjeve, po i lejoj vetes një parashikim që koha do ta tregojë, ti me shumë gjasë do të jesh një ditë këtu ku jam unë, udhëheqëse e PS. Me këtë që të thash sapo të hapa një problem sepse do kesh shumë sy që nuk do të shohin me dashamirësi, por ky është favori i parë që po të bën partia, sepse kush nuk ka shumë kundërshtarë nuk arrin në majë.
Do kem dëshmitar Pandi Majkon kur të mos jemi më këtu se Pandi është i vetmi i pavdekshëm që kemi këtu, që do dëshmojë se çfarë thashë. Se kush e di se sa do të ketë përcjellë në Sharrë apo Tufinë se është edhe mik me Lali Erin dhe ua gjen varret aty ku do”, tha ai.

U shkarkua si ministër i Mbrojtjes, flet Peleshi: Nuk isha në dijeni

Pas ndryshimeve të fundit në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama në Kongresin Zgjedhor të PS, Niko Peleshi nuk do të jetë më ministër i Mbrojtjes, por kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se nuk ishte në dijeni për shkarkimin, ndërsa shtoi se me lëvizjet e fundit kryesocialisti Rama ka dhënë mesazhe të forta për Shqipërinë 2030.

“Rama ka dhënë mesazhe të forta dhe ka artikular ambicie të mëdha dhe sfiduese për Shqipërinë 2030, nisma “Deputeti që dua” është lajm shumë më i madh se sa lëvizjet tona politike. Nuk e kam ditur. S’ka nevojë për konsultim për një njeri që është 100% në politikë si puna ime.

Unë jam mbase ministri më i vjetër në këtë qeveri, do ishte shumë naive nga ana ime që në një moment kur marr një detyrë tjetër të kisha nocion negativ. Kam natyrën që shoh para, më vjen mirë që me seancën e fundit paraletrare arritëm të kalojmë 6 ligje në sektorin e mbrojtjes”, u shpreh ai.

Kush është Helena, vajza që Edi Rama e shpalli si udhëheqësen e re të Partisë Socialiste: Majko do jetë dëshmitar

Kryeministri Edi Rama bëri një parashikim të personit që do të drejtojë në të ardhmen Partinë Socialiste dhe tha se ajo do të jetë Helena Kaçe, vajza që shikoni në foto, anëtare e Akademisë Politike të PS.

Duke folur sot në kongresin socialist, Rama vlerësoi me tone të larta Kapen për fjalën që mbajti në fillim të eventit socialist duke theksuar se ajo, me shumë gjasa do të jetë drejtuese e kësaj force politike në të ardhmen.

“E dashur Helena. Unë e ndoqa me vëmendje fjalën tënde dhe me thënë të drejtën u surprizova sepse si hera e parë përballë një audience kaq të madhe bëre vetëm një lapsus kur the se paga minimale është 900 euro, ndërkohë që paga minimale është 400 euro, por ajo mesatare 900 euro.

Megjithëse nuk di të bëj parashikime për jetën e dikujt e as nuk hedh fall, por do ia lejoj vetes një parashikim që koha do e tregojë, mbase kur unë nuk do jem më dëshmitar i kësaj bote.

Ti Helena një ditë me shumë gjasa do jesh këtu ku jam unë udhëheqëse e PS. Me këtë që të thashë sapo ta kam hapur një problem, se nga ky moment ti hyre e buzëqeshur, por kur të dalësh do të kesh shumë sy që do të shohim me sy tjetër. Por këtë konsideroje si një favor, sepse kush nuk ka shumë kundërshtar në rrugën e vetë nuk ngjitet dot në majë.

Do të kem dëshmitar Pandi Majkon kur të mos jem më, sepse ai është i vetmi i pavdekshëm që kemi këtu. Kur Helena të bëhet udhëheqëse, Pandi do të dëshmojë një ditë që e ka thënë dikush nga ata, më duket ka qenë Edi Rama. Se Pandi kushedi sesa do ketë përcjellë në Sharrë apo Tufinë sepse është edhe mik me Lali Erin edhe ua gjen varret aty ku do”, tha Rama duke mos u përmbajtur në ironi me qitje të largët drejtuar personazheve që përmendi.

Vetëm 20-vjeçe, notarja i kërkon falje vendit të saj pasi nuk shkoi në gjysmëfinale dhe tërhiqet përfundimisht nga sporti

Luana Alonso ka njoftuar tërheqjen e saj nga noti në moshën 20-vjeçare, pasi u eliminua në Lojërat Olimpike Verore 2024.

20-vjeçarja, e cila mban rekorde të shumta në Paraguaji në disiplinën e delfinit, u paraqit në garën e parë të 100 metrave për femra të shtunën.

Por pasi përfundoi në vendin e gjashtë, vetëm 0.24 sekonda pas Ana Nizharadze të Gjeorgjisë, ajo nuk arriti të kualifikohej në gjysmëfinale.

Pasi u largua nga pishina, ajo mori pjesë në një intervistë tepër emocionuese me transmetuesin e Amerikës së Jugut, Claro Sports.

Paraguaianja, e cila aktualisht po studion në një kolegj në Shtetet e Bashkuara, jo vetëm konfirmoi tërheqjen e saj nga noti, por i kërkoi falje vendit të saj.

“Jam shumë emocional sepse ishte gara ime e fundit, po tërhiqem nga noti”, tha Alonso.

“Unë kam notuar për kaq shumë kohë, 18 vjet, dhe kam kaq shumë ndjenja. Fatkeqësisht, vendosa të ndalem dhe jam e lumtur që gara ime e fundit do të jetë në Lojërat Olimpike.

Nuk ndodhi ashtu siç doja unë. I kërkoj sinqerisht falje Paraguajit, por bëra atë që munda, pavarësisht disa gjërave që më kanë ndodhur më parë. Pra, jam e lumtur dhe gjithashtu që do të tërhiqem këtu me një stadium plot”, u shpreh ajo.

Tradhëtohet Lamin Jamal, e dashura e tij shfaqet në prehrin e një mashkulli tjetër… (Video)

Futbollisti i momentit në Europë padyshim është Lamin Jamal. Talenti i Spanjës bëri një turne të jashtëzakonshëm duke fituar Europianin por edhe çmimin si “Lojtari më i mirë i ri”.

Pas finales me Anglinë, ylli i Barcelonës prezantoi në publik edhe të dashurën e re, Aleks Padija.

Pasi ishin me pushime në Milano dhe Greqi së bashku duket se lidhjes i ka ardhur fundi… Kjo për shkak të tradhëtisë së asaj.

Padija u pa e ulur në prehrin e një djali tjetër, Izan Fernandez, në një video virale live në Instagram.

Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Rama SHKARKON Taulant Ballën nga Ministria e Brendshëm!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme ndryshime ne qeveri.

Taulant Ballan nuk do të jetë më ministër i Brendshëm, por ai do të marrë postin e ministrit të Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin.

Ndërkohë që Ballën në Ministrinë e Brendshme pritet ta zëvendësoje, Ervin Hoxha.

Rama njoftoi se Niko Peleshi nuk do të jetë më Ministër i Mbrojtjes por këtë post do e drejtojë Pirro Vengu.

Ndryshimet ne qeveri qe Rama tha se ia ka propozuar presidentit Begaj: 

Elisa Spiropali – lë postin e ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.

Taulant Balla – Ikën nga posti i ministrit të Brendshëm – Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali.

Ervin Hoxha emërohet Ministër i Brendshëm – .Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla -Aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së.

Petrit Malaj – Emërohet Ministër i Financave – .Post i mbajtur deri sot Ervin Mete – Aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së.

Pirro Vëngu -Emërohet  Ministër I Mbrojtjes  – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi –  Aktualisht mbante postin e Drejtorit të Portit të Durrësit.

Bledi Çuçi – Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS – Emërohet Nënkrytetar i parlamentit Post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.

Zë vendin e Ballës, ja kush është është Ervin Hoxha, ministri i ri i Punëve të Brendshme

Gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama në fundin e fjalimit të tij, propozoi disa emra për ndryshimet në qeveri.

Suprizues ishte emri i Ervin Hoxhës, i cili u propozua për të marrë drejtimin e Ministrisë Brendshme, duke zëvendësuar kështu, Taualant Ballën.

Ky i fundit, u propozua për t’u bërë ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ervin Hoxha sefundmi mbante postin e drejtorit te Pergjithshem te Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Por kush është Ervin Hoxha?

Për më shumë se 20 vite ka shërbyer në funksione të ndryshme nga niveli ekzekutues deri në nivelet më të larta te drejtimit në institucione qëndrore dhe ligjzbatuese të shtetit shqiptar si:

Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë.

Ka kryer me sukses detyra të larta në nivelin drejtues si: Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shef i Njësisë Kombëtare Europol, Shef i Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol, Drejtor i Policisë Rrugore, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe mBashkëpunëtorëve të Drejtësisë, Drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, si edhe Drejtor Kabineti dhe Këshilltar i disa funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës me VKM nr. 57 dhe së fundmi drejtues i IKMT.