Po përgatiste doza kok*ine për shitje, arrestohet 42-vjeçari në servis, në kërkim pronari

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte i përfshirë në veprimtari kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

42-vjeçari në momentin e kapjes nga policia ndodhej në një servis makinash dhe po përgatiste doza kokaine gati për shitje.

Dhe më pas i shpërndante në lokalet e natës në Himarë.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për kapjen e lokalit të servisit, 37-vjeçarit, ku edhe përgatitej lënda narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë, një peshore elektronike, dy aparate celularë dhe një automjet tip “Benz”.

Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Zbulohet plantacion kanabisi, arre. stohen tre shqiptarë në Greqi

Tre persona janë vënë në pranga nga policia greke, pasi ishin të përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Operacioni i realizua në bashkëpunim me policët e komisariatit të Vegoritidës, të cilët kishin kultivuar cannabis në një parcelë në pyll.

Bëhet fjalë për tre shtetas shqiptarë, të cilët krijuan një plantacion të organizuar me 958 fidanë, në një zonë pyjore midis Kozanit dhe Pellës.

Dy 29-vjeçarët së bashku me 40-vjeçarin, për t’u kujdesur për fidanët e kanabisit, kanë përdorur çadra kampingu, me qëllim që të kalonin natën pranë plantacionit.

Gjithashtu janë sekuestruar tre çadra kampingu, pajisje për kultivimin e fidanëve të kanabisit (mjete gërmimi, tuba ujitjeje, plehra e të tjera) dhe katër aparate celularë.

Ndodhet në Pogradec, nisin kërkimet shkencore në vendbanimin më të vjetër palafit në Europë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka rinisur projekti kërkimor shkencor “Lin 3, gërmime arkeologjike nënujore” me ekipin shqiptaro – zviceran në fshatit Lin.

Rezultatet e para dhe datimet e materialit arkeologjik të realizuara në Universitetin e Gjenevës në Zvicër me mbështetjen e Universitetit të Oksfordit në Angli, e rendisin vendbanimin palafit “Lin 3” si vendbanimin më të vjetër të kësaj tipologjie në Europë.

Rezultatet mbresëlënëse të studimit të materialit arkeologjik, bindën studiuesit për intensifikimin e hulumtimeve për vitin 2024.

“Gjatë këtij sezoni, arkeologët do të përqendrohen në thellimin e njohurive mbi shtrirjen e këtij vendbanimi, kompleksitetin e ndërtimit, si dhe lidhjet e tij me sitet arkeologjike të së njëjtës periudhë në pellgun e Korçës”, thotë Rama.

Kryeministri shton se duke vlerësuar rëndësinë e këtij zbulimi arkeologjik, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, janë duke punuar për përgatitjen e vendimit për vënien në mbrojtje dhe shpalljen e tij zonë arkeologjike, e cila pritet të finalizohet brenda vitit 2024.

Vitin e kaluar arkeologë shqiptarë dhe zvicerianë gjetën materiale të reja në kërkimet disavjeçare në Lin të Pogradecit, të cilat flasin për vendbanimin më të hershëm liqenor në Europë.

Sipas analizave laboratorike mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.

Vendbanimi besohet se ka qenë me shtëpi të ndërtuara mbi shtylla druri ku strehoheshin 200 deri në 500 banorë.

Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet

Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të tij. Së fundmi ai ka zhvilluar një koncert në qytetin e Pogradecit, ku qindra qytetarë shkuan të ndjekin nga afër muzikën dhe atmosferën që vetëm Noizy di të krijojë. Ai që ra në sy nga vetë reperi ishte fansi i tij më i zjarrtë për shumë vite, Arbri Bogdani. Arbri edhe pse me aftësi të kufizuara është nga ndjekësit më të rregullt të reperit nga Durrësi.

Karrigia me rrota nuk e pengon aspak të riun të ndjek koncertet e të preferuarit të tij. Atë e shohim shpesh në videot e shfaqura në rrjetet sociale të Noizy-t, pasi është kudo në koncertet e Rigels Rajkut. Videoja e fundit që po bën xhiron në rrjet është pikërisht nga koncerti në Pogradec, ku Noizy si shumë herë i ka dhenë vemendjen e duhur fansit të tij. Ai e ka ftuar Arbrin në skenë, ku së bashku kanë kënduar këngën “Jena Mbretër 2”. Përqafimet nuk kanë munguar mes të dyve në sytë e qindra qytetarëve që kanë duartrokitur veprimin e reperit.

Noizy, i cili është nga reperët e pakët që ka aq shumë admirues, shpesh është komplimentuar për marrëdhënien e ngushtë që ka me fansat, e sidomos me Arbrin. Prej kohësh ai mbështet të riun 23-vjeçar, ku nuk kanë munguar dhe surprizat për të. Arbri ka qenë i ftuari special në “Alpha Show” dhe shumë koncerte të Noizy-t, ku ka fituar një vend të veçantë në zemrën e reperit. Gjithashtu gjatë një live në Tik-Tok, këngëtari ka përshëndetur të riun, ku i ka dërguar dhe një dhuratë “simbolike”.

VIDEO

Çfarë po ndodh? “Braktisen” banorët e “BBV” , Mbeten pa fansa dhe pa kontrata reklamash

Ndryshe nga vitet e shkuara, “Big Brother” i vitit të fundit nuk po vazhdon ende të jetë në qendër të vëmendjes. Një tjetër fakt që e konfirmon këtë janë fushatat e marketingut që vetë personazhet që dolën nga ky format kanë zhvilluar në rrjetet e tyre sociale.

Të pakta kanë qenë kontratat nënshkruar, duke bërë që fama të kalojë edhe njëherë te personazhet që edhe më herët kanë qenë më mediatikë. Sakaq, personazhet që ishin pjesë e garës kanë lënë mbrapa dhe hatërmbetjet apo ‘thumbat’ që kanë pasur me njëritjetrin, duke u fokusuar tashmë tek e ardhmja e tyre televizive. Dhe duket se një fakt i tillë është pasqyruar edhe në rrjetet sociale të tyre.

Si çdo javë është bërë një listim të trafikut që këto personazhe kanë pasur në rrjetet e tyre sociale, duke na zbuluar se kush janë personazhet që vijojnë të rriten në rrjete sociale dhe kush janë personazhet, që po harrohen nga ndjekësit.

Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, ka humbur sërish 1 mijë ndjekës si javën e kaluar, nga 103K në “Instagram”, tani numëron 102K. Vetë në daljet e saj publike, Egla është shprehur se nuk i interesojnë aspak shifrat në rrjetet sociale. Megjithatë, këtë javë aktorja bëri një rikthim në “Instagram”, ku foli edhe njëherë për fitoren e saj në “Big Brother”, duke dashur të fitojë vëmendje. Dhe me gjasa nuk ia ka dalë, kjo për faktin se shifrat e saj vijojnë të bien ndjeshëm. Sakaq, Eglën nuk e kemi parë as aktive në formate televizive, duke preferuar që të jetë disi më e tërhequr.

Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, aktori nuk ka ndryshuar numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 470K. Prej shumë javësh, Juli vijon të mbetet në këto shifra, duke mos arritur të ndryshojë numrin. Ndonëse shpeshherë aktori ka tentuar që të bëjë postime me nota humori apo sarkazme, duket se nuk ia ka dalë, pasi shifrat në “Instagram”-in e tij mbeten të njëjta.

Sa i përket finalistes Heidi Baci, ajo ka 2 mijë ndjekës më shumë të shtuar në llogarinë e saj të “Instagram”-it. Nga 238K që kishte javën e kaluar, tashmë Heidi numëron 240K ndjekës. Javë pas jave, Heidi është e njëjta që ka njohur një rritje në rrjetet e saj sociale. Madje, tashmë finalistja ka nisur të bëjë edhe fushata marketingu në “Instagram”. Javë pas jave, teksa kemi bërë këtë listim, jemi shprehur se Heidi është e preferuara e publikut, duke njohur vetëm rritje në “Instagram”-in e saj. Një fakt ky krejt ndryshe edhe nga partneri i saj.

Ndonëse Romeo e nisi “Big Brother” si pretendent për ta fituar dhe një ndër banorët me më shumë ndjekës në rrjetet sociale, Heidi e kapërceu që kur ishte pjesë e lojës. Madje, tashmë Romeo as nuk është në 10 personazhet e përzgjedhura që bëhen pjesë e listimit nga “Top Albania Radio”. Heidi duket se me gjithë këtë popullaritet që gëzon në rrjetet sociale është gati për t’u bërë pjesë aktive e televizionit në sezonin e ri që do të nisë në shtator.

Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, nuk ka ndryshuar numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 365K. Ndonëse në “Instagram” është përpjekur që të jetë më aktiv dhe të publikojë edhe më shpesh, prapë shifrat nuk kanë ndryshuar për djaloshin nga Kosova.

Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, ka shtuar rreth 2 mijë ndjekës duke e çuar në 138K. Edhe kur ishte pjesë e lojës, Françeska shpeshherë kishte rritje të mëdha në “Instagram”-in e saj, shpesh duke ngritur dyshimet se në fakt këto ishin ndjekës të blerë.

Nëse u hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin e cila ka shtuar rreth 1000 ndjekës dhe tani ka 851K.

Rike Roçi ka shtuar mbi 1000 ndjekës dhe ka shkuar 184K.

“Çfarë gushti na pret”, për çfarë po e paralajmëron Arbana bashkëshortin e saj, Eduartin?

Ndërsa Arbana sapo ka zgjeruar restorantin e saj me dy pika të reja, në Shkodër dhe Prishtinë dhe Eduarti po përgatit filmin e tij të radhës, dyshja nga ana tjetër po bëhen gati edhe për sezonin e ri televiziv.

Ata premtuan që këtë sezon të ri do të rikthehen dhe do të sjellin një super spektakël, pa ndarë më shumë detaje në cilin televizion apo llojin e spektaklit.

Megjithatë kemi edhe disa javë para, derisa sezoni i ri televiziv të nisë e deri atëherë ka kohë për disa pushime, të cilat çifti po i kalojnë me fëmijët.

Së fundmi, Arbana ka postuar disa foto me fëmijët dhe Eduartin, ku e paralajmëron bashkëshortin për ‘gushtin që i pret’.

“Çfarë gushti na pret o @eduartgrishaj”, shkruan Arbana në postim, ndërsa ka postuar edhe momente me fëmijët në Instagram.

FOTO

Mëngjesi për vajzat ‘Ejlli’ , Kiara ndan pamjen e ëmbël me vajzën e saj

Moderatorja e njohur Kiara Tito, ka ndarë për fansat një video të vajzës së saj Luna Mari, mëngjesin e sotëm. Duket se nënë e bije po e kalojnë mëngjesin së bashku. E vogla e Luizit dhe Kiarës mesa duket është rritur aq sa mund të qeshë tashmë.

Ajo shfaqet në karrocën e saj të vogël, teksa qesh ndërsa Kiara e përkëdhel nga ana tjeter e telefonit.

Kujtojmë së që në momentin që Luna erdhi në jetë, çifti i cili u bën bashkë brenda shtëpisë së ‘Big-Brother Vip’ nuk janë ndalur të postojnë foto dhe video të vajzës së tyre për ndjekësit.

FOTO

U vodhi nga qafa varëset e floririt dy grave, në pranga i riu, VIDEO nga momenti kur largohet i qetë me biçikletë

Një 32-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi u ka marrë nga qafa varësen dy grave. Në pranga ka rënë G. M (J), 32 vjeç, banues në lagjen nr. 2 Kavajë.

Ai është kapur nga kamerat e sigurisë teksa me forcë u vjedh varësen e floririt dhe largohet nga vendi i ngjarjes me biçikletë. Ndaj tij, rëndon akuza për veprën penale “Vjedhja”.

“Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale të shërbimeve të Policisë, u identifikua dhe u vu në pranga 32-vjeçari që u kishte marrë me forcë varëset nga qafa dy shtetaseve.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh Durrës, me marrjen e njoftimit se një shtetas kishte kryer dy vjedhje duke iu marrë me forcë varëset nga qafa dy shtetaseve, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur identifikimi dhe lokalizimi i autorit të dyshuar, ku në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit G. M (J), 32 vjeç, banues në lagjen nr. 2 Kavajë.

Ky shtetas u ka marrë me forcë varëset nga qafa dy shtetaseve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja“”, njofton policia.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=316&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpoliciashtetitshqiptar%2Fvideos%2F524299360031978%2F&show_text=false&width=560&t=0

Policia nisi procedim penal ndaj tij, avokati Genc Gjokutaj sqaron deklaratat

Avokati Genc Gjokutaj, ka reaguar pasi policia e procedoi penalisht në lidhje me një postim në rrjetet sociale, ku bënte thirrje ekstreme për vrasje të patronazhistëve dhe dhunimit të policëve, që sipas tij, mbrojnë hajdutët.

Gjokutaj shprehet se nisjen e procedimit penal ndaj tij, e ka mësuar nga mediat.

Megjithatë, ai theksoi se protesta e tij “e shprehur në çdo lloj forme”, nuk ka lidhje me dhunën, por me forcën e opozitës në perballjen me shtetin.

Gjithashtu, Gjokutaj shprehet se statusi bën fjalë mbi konceptin e tij për rrotacionin politik, që sipas tij, duhet të bazohet tek protesta popullore!

Postimi i plotë:

Te nderuar Miq!

Mbreme kam bere nje status ne te cilin behet fjale mbi konceptin tim per rrotacionin politik i cili duhet te bazohet tek protesta popullore!

Thirrjet ne status si …..thyeni çdo sportel qe ju merr shpirtin nenkupton kundershtimin ndaj administrates se korruptuar ne abuzimin me fondet publike!

Thirrja …. rrihni çdo polic qe mbron hajdutet nenkupton kundershtimin dhe mosbindjen civile ndaj shtetit qe merr ne mbrojtje hajdutet!

Thirrja ….”vrisni” çdo patronazhist qe ju vjedh te ardhmen dhe familjen nenkupton zhdukjen e sistemit te patronazhimit i cili vjedh voten e lire!

Sot nepermjet Medias erdha ne dijeni te procedimit penal ndaj meje ne lidhje me kete status!

Konsideroj dhe bej me dije se asnjehere ne jeten time nuk kam shkelur ndonjehere ligjin!

Protesta ime e shprehur ne çdo lloj forme nuk ka lidhje me dhunen por me forcen e Opozites ne perballjen me Shtetin qe po gerryhet çdo dite nga korrupsioni!

Ju garantoj se kam qene e mbetem nje kundershtar i kesaj Mazhorance duke luftuar çdo dite per mbrojtjen e Ligjit dhe Lirise se neperkembur nga Pushteti!

“Çudia zgjat 3 ditë”/ Spahiu zbulon skenarin Berisha-Rama: Do nxjerrin Ahmetjan të zhurmoj e populli të harrojë pazarin

Duke komentuar votimin e Kuvendit për Kodin e Ri Zgjedhor, juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë televizive, u shpreh se qeveria dhe opozita do të krijojnë një ngjarje në mënyrë që kjo marrëveshje të harrohet. Sipas Spahiut, do të nxjerrin Arben Ahmetajn, që të zhurmojë dhe populli të harrojë pazarin Berisha-Rama.

‘Rama dhe Berisha po shfrytëzojnë mungesën e ambasadorit të SHBA-së dhe ka krijuar nja vakum jo vetëm me qëndrime diplomatike të ambasadës së SHBA-së, por edhe të ambasadave të tjera. Berisha dhe Rama po e shfrytëzojnë këtë vakum. DASH dhe Uashington s’do ta falin këtë marrëveshje mes Ramës dhe Berishës non grata. Ndërkombëtarët nuk mund të pranojnë lista të mbyllura. Këta duan të krijojnë ngjarje dhe skandale që çudia të zgjasë 3 ditë.

Do nxjerrin Ahmetajn që të zhurmojë dhe populli të harrojë pazarin Berisha-Rama. Nëpërmjet një skandali qa ta hapin, zhvendosin vëmendjen e publikut me qëllim që të ulet presioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar.’- tha Spahiu.