‘Lëre lëre, është vetëm një…’/ Bebe Rexha goditet sërish në Kosovë, ndërhyn sigurimi!

Në festivalin e madh “Sunny Hill” që u mbajt në Prishtinë, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, përjetoi një incident të pazakontë që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe mediave.

Gjatë performancës së saj, një fans e gjuajti me një bluzë në skenë, një situatë që ajo e menaxhoi me elegancë dhe humor.

Bebe Rexha, e cila ka pasur disa eksperienca të këqija ndër vite ku fansat e kanë gjuajtur me telefona ose gjësende të tjera, ka qenë shpesh e detyruar të ndërpresë performancat e saj dhe të largojë fansat nga koncerti. Megjithatë, këtë herë, situata mori një kthesë pozitive. Sigurimi në skenë menjëherë ndërhyri për të larguar fansin që kishte hedhur bluzën, por Bebe Rexha u tregua e qetë dhe e ndjeshme. Duke folur në shqip, ajo i tha sigurimit: “Lëre lëre, është vetëm një bluzë”, duke treguar një kuptim dhe ndjeshmëri të veçantë ndaj fansave të saj.

Në vend që të krijonte një situatë të tensionuar, Bebe Rexha e mori bluzën në dorë dhe bëri një pozë para publikut, duke e kthyer incidentin në një moment argëtues dhe të paharrueshëm për të gjithë të pranishmit. Ky gjest i saj u prit me brohoritje dhe duartrokitje nga publiku, duke treguar lidhjen e veçantë që ajo ka me fansat e saj.

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.6 Rihter ka goditur Greqinë.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka pasur një thellësi fokale 15.6 km dhe ka ndodhur 38 km në veri-verilindje të Heraklion, Kretë.

Një pasgoditje prej 3.5 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur pak më vonë, me thellësi fokale 10 km dhe me vendndodhje 38 km në veri-verilindje të Heraklionit.

Mediat helenenuk raportojnë për dëme materiale apo lëndime në njerëz.

Rikthehen temperaturat ekstreme në vend, sërish në 40 gradë, ja si priten ditët e fundit të muajit korrik

Tanja Porja, meteorologe, tha se moti i nxehtë ende nuk ka kaluar dhe temperaturat do të rikthehen sërish në 40 gradë celsius.

Nga e hëna pritet që temperaturat të ngrihen sërish, ndërsa do të jenë në vlera të larta edhe në ditët e para të muajit gusht.

“Që nga kjo e premte kemi një rritje të lehtë termike, e cila do të vazhdojë graduale më pak se një gradë deri të dielën. Pas të dielës, ne presim të fillojë sërish tendenca rritëse e vlerave termike në të gjithë vendin. Këtë të premte, maksimumi i temperaturave do të jetë 35-36 gradë celsius. Nga dita e hënë dhe në vijim, ditët e fundit të korrikut dhe fillimi i gushtit, pritet që të kemi sërish temperatura 39 apo 40 gradë celsius, por jo në një shtrirje masive të territorit, por vetëm në zona të izoluara dhe në ditë sporadike, jo pa shkëputje”, u shpreh Tanja Porja.

45 minuta në fushë, futbollisti talentuar shqiptar debuton me skuadrën e parë të Juventusit

Luis Hasa ka debutuar me skuadrën e parë të Juventusit, në miqësoren që bardhezinjtë zhvilluan kundër Nuremberg.

20-vjeçari shqiptar u aktivizua në 45 minutat e para në disfatën 3-0 që “Zonja” mori përballë skuadrës gjermane.

Ky është një hap i madh për Hasën, i cili prej kohësh luante me ekipet e reja të Juventusit dhe gjithashtu me skuadrën Juventus-U23 në Serie C.

Hasa është rritur në moshat e Italisë, i cili u shpall dhe Kampion Europe në vitin 2023 për moshat nën 19 vjeç.

“Pak arsye personale dhe shëndetësore”, dyshja e moderatorëve njoftojnë largimin nga emisioni: Para se të filloj të qaj…(Video)

Erjona Rusi dhe Arjon Muça nuk do të prezantojnë më emisionin “Shqipëria Live” dhe largimin e kanë njoftuar ata vetë, në puntatën e fundit të këtij formati.

“Falënderimi i takon publikut. Natyrisht nuk është për klishe, por kemi një falënderim të jashtëzakonshëm për drejtuesit e këtij televizioni, për mbështetjen e pakursyer për të punuar në një ambient fantastik dhe për t’u ndjerë vetvetja çdo ditë, mbi të gjitha, edhe profesionalisht,” tha Rusi.

Ndërkohë, edhe Arjoni ka bërë falënderimet e tij për bashkëpunimin prej gati dy vitesh me kolegen Erjona Rusi.

“Ka qenë një rritje e jashtëzakonshme për mua fakti që të punoja me një gazetare profesioniste si ty”, shtoi Muça.
Kolegia e tij, nuk i kurseu publikisht vlerësimet për të si nga ana profesionale, por edhe si individ.

“Ka qenë kënaqësi shumë e madhe dhe jo për të thënë 100 herë faleminderit dhe jo se e kam këtu në krah, por këto dy vite kanë qenë fantastike me ty Arjon Muça. Ndodh rrallë që të gjesh një njeri të jashtëzakonshëm në punë, por edhe të jashtëzakonshëm si njeri.
Ndërkohë, që duket se ata kanë ikur nga “Shqipëria Live”, por jo nga Top Channel.

“Mbyllim “Shqipëria Live”, por do shihemi në aventura të reja!” tha Arjoni, teksa Erjona shtoi: “Patjetër, këtu do jemi në shtator, nuk do ju ndahemi. Thjesht s’do jemi në këtë stol.

”https://www.instagram.com/reel/C94oQiOtAuL/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fpak-arsye-personale-dhe-shendetesore-dyshja-e-moderatoreve-njoftojne-largimin-nga-emisioni-para-se-te-filloj-te-qaj-video%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A696%2C%22ls%22%3A387%2C%22le%22%3A603%7D

Greqia kërcënon Turqinë: Ka shkelur ujërat territoriale! Nuk ka më respekt mes nesh

Me anë të një paralajmërimi të ashpër për rivalin e saj në Egje, Turqinë, Greqia theksoi se nuk do të tolerojë asnjë aktivitet të paligjshëm turk brenda zonës ekskluzive ekonomike të krijuar nga marrëveshja e vitit 2020 midis Athinës dhe Kajros.

“Asnjë ‘respekt’ nuk është treguar nga pala turke dhe si rrjedhojë asnjë respekt nuk do të tregohet në të ardhmen nga Forcat e Armatosura Greke ndaj veprimeve të paligjshme të Turqisë brenda zonës së përcaktuar ligjërisht midis Greqisë dhe Egjiptit, siç parashikohet nga Kushtetuta e Republikës së Greqisë”, tha Ministria e Mbrojtjes, citon Ekathimirini.

Ky paralajmërim vjen pas një incidenti detar në Egjeun juglindor, ku një flotilje me anije turke u afrua pranë ishujve grekë të Kassos dhe Karpathos. Turqia pretendoi se një anije kërkimore kishte shkelur shelfin e saj kontinental, duke pohuar se i kishte dhënë leje anijes që të kryente kërkimet dhe të nisej.

Kjo është e dashura e re e Kylian Mbappe? Reagon modelja bukuroshe pasi u pa me sulmuesin francez (FOTO)

Futbollisti i famshëm, Kylian Mbappe, mesa duket e ka gjetur personin e zemrës.

Burime të shumta thonë për “Page Six” se futbollisti i Real Madridit është bashkë me modelen e njohur, Dani Grace Almeida, dhe së fundmi ata janë parë të përqafuar në Miami.

Mbappe dhe Almeida shkuan për ‘bowling’, në një klub nate si dhe shijuan një darkë së bashku.

“Ata ishin shumë komod me njëri-tjetrin derisa mbanin duart. Ata u panë dorë për dore edhe duke dalë jashtë”, tha një burim për “Page Six”.

Megjithatë, pas lajmit, vetë modelja ka reaguar duke thënë se “unë personalisht nuk dua të komentoj rreth statusit tonë këtë moment”.

Dani Grace Almeida

Aksident i rëndë/ Kamioni humb kontrollin dhe mer zvarrë tre makina, humbin jetën 4 persona, mes tyre dy fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të të premte në Mesini të Greqisë ku për pasojë kanë mbetur të vdekur 4 persona ndërsa 5 janë me lëndime të shumta, mes tyre edhe një foshnjë vetëm 1 vjeçe dhe një 14 vjeçare.

Sipas mediave greke aksidenti i trafikut në Mesini ka ndodhur në autostradën Pyrgos-Kyparissias , në lartësinë e Elias, kur një kamion që lëvizte në drejtim të Qiparisisë ka humbur kontrollin, është “palosur”, ka shkuar në drejtim të kundërt dhe ka tërhequr zvarrë tre makina e i ka shtypur ato.

Përplasja ka qenë aq e ashpër sa makinat janë kthyer në një masë pa formë dhe zjarrfikësve iu është dashur të presin çatitë e automjeteve për të nxjerrë 4 të vdekur dhe 5 të plagosur.

Sipas informacioneve të deritanishme të vdekur janë një vajzë 13-vjeçare dhe një 50-vjeçar të cilët ndodheshin së bashku në njërën makinë dhe një vajzë 12-muajshe dhe një burrë 38-vjeçar në makinën tjetër.

Bayern e ekzagjeron, shënon 14 gola në miqësore

Bayern Munich nën drejtimin e trajnerit të ri Vincent Kompany pati një paraqitje të mirë në ndeshjen e parë të sezonit.

Bavarezët vijojnë grumbullimin në përgatitje të sezonit të ri jo shumë larg Mynihut, në qytetin e Tegernsee.

Provën e parë e bënë si gjithnjë ndaj ekipit Rottach-Egern. Një skuadër amatore, por që ka fituar famë ndërkombëtare pikërisht nga ndeshjet miqësore me bavarezët.

Në fakt kampionët rekord të Gjermanisë fituan 14-1. Një vit më parë Bayern e kishte fituar miqësoren më ketë skuadër me rezultatin 27-0.

Tre gola u shënuan nga Tel, 2 gola nga i riu Licina dhe më pas nga një për mbrojtësit e krahut Mazraoui dhe Guerreiro në pjesën e pare e cila përfundoi 7-1.

Në pjesën e dytë shumë ndryshime me zëvendësime si dhe ndryshime në rreshtim dhe skuadra e Kompany shënoi edhe 7 gola të tjerë.

Një prej tyre u shënua edhe nga Arijon Ibrahimoviç. Futbollist me origjinë nga Kosova, i rritur në ekipin ne dytë të Bayern.

Sezoni i ri i Bundesliga do të nisë më vonë se ligat e tjera dhe do të fillojë më 23 Gusht

“Kam një foto ku pistoletën e kam vënë në kokën e Edi Ramës”- Deklaratat e Ardiana Kalasë, referohet në prokurori për kanosje ndaj kryeministrit

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori aktivisten Adriana Kalaja, nën akuzën e kanosjes për shkak të detyrës.

Shkak i procedimit ndaj Adriana Kalasë është bërë një deklaratë e saj, ku ajo shprehet se “kam një foto më të bukur ku unë pistoletën e kam vënë në kokën e Edi Ramës”.

“Ju e dini se mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta. Jam këtu për t’i thënë ndokujt, mjaft u more me foton time me pistoletë sepse kam një foto më të bukur ku unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës”, ka thënë ajo gjatë protestës së fundit para bashkisë Tiranë.

Për këtë deklaratë, policia kërkon hetime për kanosje për shkak të detyrës të kryeministrit.

Kjo deklaratë e Kalasë erdhi pas disa shkrimeve për një foto të sajën teksa bën qitje.