Rikthehen temperaturat ekstreme, ja çfarë do të ndodhë me motin nga e hëna

Meteorologia Tanja Porja, tha për A2 se moti i nxehtë ende nuk ka kaluar dhe temperaturat do të rikthehen sërish në 40 gradë celsius.

Nga e hëna pritet që temperaturat të ngrihen sërish, ndërsa do të jenë në vlera të larta edhe në ditët e para të muajit gusht.

“Që nga kjo e premte kemi një rritje të lehtë termike, e cila do të vazhdojë graduale më pak se një gradë deri të dielën. Pas të dielës, ne presim të fillojë sërish tendenca rritëse e vlerave termike në të gjithë vendin. Këtë të premte, maksimumi i temperaturave do të jetë 35-36 gradë celsius. Nga dita e hënë dhe në vijim, ditët e fundit të korrikut dhe fillimi i gushtit, pritet që të kemi sërish temperatura 39 apo 40 gradë celsius, por jo në një shtrirje masive të territorit, por vetëm në zona të izoluara dhe në ditë sporadike, jo pa shkëputje”, u shpreh Tanja Porja.

Ndahet nga jeta aktorja e njohur

Aktorja Roberta Taylor, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, e cila ishte e njohur për rolet e saj në EastEnders dhe The Bill.

Aktorja ka lindur në Londër dhe ishte e njohur me audiencën televizive për interpretimin e Irene Raymond në EastEnders midis viteve 1997 dhe 2000.

Roberta vuante nga pneumonia, raporton Guardian.

Roberta gjithashtu, ka performuar në skenë në West End dhe me Royal Shakespeare Company. Roli i saj i fundit i madh televiziv, ishte në komedinë e hetuesit privat Shakespeare & Hathaway.

Aktorja ka lindur në Plaistow, në Lindjen e Londrës. Ajo u rrit në një shtëpi të vogël me mamin, gjyshen dhe hallat e saj në Ishullin e Qenve pasi i ati u largua nga familja.

Roberta la shkollën pa asnjë kualifikim dhe filloi të punojë si sekretare.

Ajo u martua me litarin Victor Taylor në vitin 1966 dhe lindi një djalë të quajtur Elliot në të njëjtin vit.

Horoskopi për gushtin/ Paratë, dashuria, shëndeti, ja çfarë thotë astrologu

“Gushti do të jetë një muaj i mirë”,- tha astrologu Jorgo Pulla, ndërsa bërë parashikimin e shenjave të horoskopit për muajin gusht.

Dashi: Mundësi shumë të mira të përgatitemi. Dashët e 10 ditëshit të dytë do të zgjidhin probleme të mëdha që kanë pasur në fushën e dashurisë.

Demi: Është një muaj që nuk shqetësohen, demët e 10 ditëshit të parë do të bëjnë ndryshime të mëdha të punës së tyre. 10 ditëshi i dytë duket se në hënën e re në shtëpinë e katërt diellore, për të palidhurit kanë një shans shumë të mirë. Ndërsa për 10 ditëshin e tretë muaji fillon me ndryshime të vogla por me arritje të mëdha në fund. Ndërsa për çështjet ekonomike do të ketë një stabilizim.

Binjakët: Fokusohen tek komunikimi. Por mërkuri kthehet në retrogradë në datën 5. Dhe do të thotë se disa çështje të mëdha mund të rregullohet. Kur kemi mërkurin në retrogratë të kemi bindjen se do të ketë ndryshime të mëdha. Një dashuri e papritur dhe një diçka shumë e madhe ndodh. Do të kenë udhëtime të shkëlqyera.

Gaforrja: Gaforret janë të familjes, kanë një problem të vogël tani, por që do të zgjidhet. Këto shenja kanë të bëjnë me familjen dhe një pasardhës është duke ardhur. Të dhjetëditëshit të dytë kanë të bëjnë me mbylljen e borxheve të së shkuar dhe një cikël të ri. Ata që janë të fejuar kapërcejnë problemet me të shkuarën, duhet të kenë kujdes nga thashethemet.

Luanët: Do të jetë një muaj i rëndësishëm financash, një moment shumë mirë. Do të bëjnë kontrata shumë të rëndësishme. Në 10 dhjetëshin e dytë, kërkohet maturi sepse do të marrin vendime të rëndësishme. 10 ditëshi i tretë duhet të jetë u vëmendshëm në lidhje me blerjet sepse mund të kryejnë shpenzime që mund t’u sjellin probleme.

Virgjëresha: Kemi dy planetë që hyjnë në shenjën e virgjëreshës. Në datën 5 i viziton Aërdita. Për virgjëreshat do të ishte mirë të kenë kujdes nga huatë, ose nga bankat. Do të fitojnë një gjyq që kanë 13 vite me probleme të mëdha dhe do të triumfojë e drejta. Do të kenë takime fantastike dhe do të kenë mundësi të reja.

Peshorja: Disa prapaskena që iu janë bërë para disa viteve duket se do të fitojnë të drejtën e tyre. Në 10 ditëshin e parë ka disa prapaskena por vjen momenti i zhbllokimit. Do të kenë ndryshme të mëdha dhe pozitiviteti më i mirë i mundshëm do t’i shoqërojë. Do të marrin një lajm këtë javë dhe pret diçka e madhe do të ndodhë.

Akrepi: Karrierë, imazh, mundësi. Kanë mundësi të veçanta që japin punës. 10 ditëshi i parë do të merret me kontrata e çështje punë. Në fund të muajit do të shfaqet një dashuri e fshehtë. Kanë mundësi të zgjidhin problemet dhe 10 ditëshi i tretë është i favorizuar në fushën e dashurisë.

Shigjetarët: Gushti është muaj i favorshëm. Perspektiva profesionale dhe personale. Duket se kanë mundësi të zgjidhin çështje me pasuri të paluajtshme.

Bricjapi: Kanë shumë ndikime dhe me ndryshimet e mëdha që po bëhen. 10 ditëshi i parë ka të bëjë me një kontratë shumë të rëndësishme, por 10 ditëshin e dytë duhet të kenë shumë kujdes.

Ujorët: Duket është një muaj që do të fokusohen tek marrëdhëniet me punën, karrierën, ndryshimet vendimet. Kanë dy gjera kryesore, ujorët kanë besnikëri dhe stabilizimin e punës. Mërkuri në retrogradë ndihmon të bëjnë disa biseda që të kuptojnë përse gjërat ndodhën. Është momenti i mirë nga data 14 për udhëtime familjare.

Peshqit: Në këtë periudhë kanë qenë shumë në vështirësi. Në gusht është mirë që të relaksohen. Shëndetin të mos e lënë pas dorë. Këtë muaj duhet të qetësohen, kanë momente shumë të mira dhe kanë mundësi dhe çështje të mëdha, ekonomike financiare. Disa çështje që janë refuzuar në fushën e punës dhe të karrierës, duket se fitojnë një gjyq. Dhe në çështje shpirtërore pas datës 15 është koha ideale.

Çadra dhe beach bar, ‘privatizohet’ edhe ishulli i ‘paprekur’ i Ksamilit

Një pamje e siguruar nga gazetari F.Tenolli që ka shkaktuar indinjatë të gjerë publike, është zaptimi me shezlonge i ishullit Tongo në Ksamil. Në ishull janë ngulur çardat private dhe është ngritur një beach bar, duke transformuar peizazhin e tij të paprekur në një sipërmarrje komerciale.

Banorët dhe vizitorët kanë hedhur pyetjen se kush i ka dalë pronar ishullit të paprekur derisa para diaa kohësh. “Çfarë është kjo mënyrë babëzie dhe zaptimi të çdo hapësire të mundshme?”-shprehet një pushues i shqetësuar. “Kush i jep këto leje?” Deri më sot, Ishulli Tongo ishte një nga zonat e pakta që kishte mbetur e paprekur nga shfrytëzimi privat, duke shërbyer si një strehë për dashamirësit e natyrës dhe ata që kërkojnë qetësi.

”Babëzitë” e reja jo vetëm që kanë ndryshuar bukurinë natyrore të ishullit, por gjithashtu kanë ngritur shqetësime të mëdha mjedisore. Ky zhvillim i fundit nënvizon një trend në rritje të zaptimit të pakontrolluar përgjatë zonave bregdetare të virgjëra të Shqipërisë.

Misteri i trupit të Faton Hajrizit, avokati i familjes: Ja arsyet pse do kërkojmë ndihmën e Shqipërisë

Gent Gjini, avokat i familjes së Faton Hajrizit, i cili dyshohet të jetë vrarë nga policia serbe, është shprehur se do të kërkojnë ndihmën e Shqipërisë për zbardhjen e kësaj çështjeje.

Komentet Gjini i bëri në një intervistë televizive, ku tha se ndihma e Shqipërisë do të kërkohet me qëllim që bisedimet me Serbinë për këtë çështje të kryhen në nivel zyrtar, për arsye se Beogradi nuk e njeh ende Kosovën

Ai tha gjithashtu se ende nuk duhet nëse Faton Hajrizi është vrarë, gjë që sipas tij do të vërtetohet vetëm pasi të jetë kqyrur trupi i tij.

“Rasti i Hajrizit është një çështje komplekse dhe ne kemi dalë në një propozim që me këtë çështje të merret edhe Republika e Shqipërisë.

Ne do të kërkojmë që Shqipëria të na ofrohet me kapacitetet e saj ndërqeveritare dhe ligjore që me palën serbe të bisedohet në kanale zyrtare dhe të jemi të barabartë si shtet.

Dihet që Serbia ne nuk na njeh si shtet dhe biem gjithmonë në lojëra fjalësh, luhet me ndjenjat e kombit shqiptar nga serbët. Nuk e dimë nëse Hajrizi është vrarë ose jo, pasi duhet të kqyret trupi. Serbia nuk e njeh palën kosovare dhe nuk bisedon me të. Duke ndërhyrë Shqipëria do të kuptohet nuk ndodhet trupi i tij”, tha Gjini.

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta ish-sulmuesi i njohur

Futbolli lushnjar është në zi, pasi është ndarë nga jeta një nga ikonat e Lushnjës, ish-sulmuesi Mimi Xhoxhi. Ka qenë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ai që përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin për komunitetin futbolldashës në vend.

“Lajmi për ndarjen nga jeta ish-sulmuesit të Lushnjës, Mimi Xhoxhi, ka prekur gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. Ai ishte një emër i spikatur, duke dhënë kontribut si futbollist dhe trajner te Lushnja. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, së afërmve dhe miqve të Xhoxhit! Prehu në paqe Mimi Xhoxhi!”, shkruan Duka.

Për ndarjen nga jeta të emblemës së futbollist lushnjar ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan: : Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të njërit prej emrave emblemë të futbollit lushnjar dhe jo vetëm, Themi (Mimi) Xhoxhi. Kontributi i jashtëzakonshëm si lojtar dhe trajner, padiskutim e fusin Mimi Xhoxhin në panteonin e legjendave të sportit në #Lushnjë! I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve! Prehu në paqe Mimi Xhoxhi!”

Rritja e çmimeve në baret dhe restorantet e Jugut ul konsumin, shtohet pasiguria e bizneseve

Këtë sezon, në zonat bregdetare të jugut turistik përveç shtrenjtimit të çmimeve te strukturat akomoduese (përfshirë hotelet, apartamentet dhe vilat) deri në 30% krahasuar me vjet, rritje deri 15% të çmimeve ka pasur edhe në bare dhe restorante.

Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahja tha për Monitor, se çmimet e bareve dhe restoranteve në bregdetin e jugut janë rritur 10 deri 15% krahasuar me vitin e kaluar.

Ndërsa nuk ka pasur ndryshim të çmimeve në bregdetin e Durrësit, apo në zonën liqenore të Pogradecit mjaft e frekuentuar këtë sezon nga banorët e qyteteve të Tiranës dhe Elbasanit.

Sipas Jahjes, një nga arsyet kryesore të rritjes së çmimeve mbetet shtimi i kostove për pagat e personelit duke përfshirë për kamerier, ndihmëskamerier apo shef kuzhine që variojnë nga 1,000 deri në 3,500 euro.

Nisur nga ecuria pozitive e turizmit të vitit të kaluar, falë promovimeve të shumë influencuesve të huaj, Shqipëria u vizitua nga 10 milionë turistë.

Për rrjedhojë për shkak të pritshmërive pozitive, shumë prej bizneseve të shërbimit kanë dyfishuar numrin e punonjësve.

Por rritja e çmimeve ka ndikuar te rënia e konsumit në bare dhe restorante të zonave bregdetare të jugut.

“Në bare dhe restorante ka pasur rënie të frekuentimeve. Javën e kaluar, zona e Vlorës ka qenë bosh, ndërsa në Dhërmi frekuentimi ishte i lartë. Për këtë situatë së pari ka ndikuar mbajtja e kampionatit europian të futbollit dhe shtrenjtimi i çmimeve, duke qenë të papërballueshme për vendasit. Edhe nga strukturat akomoduese ka pasur rritje të çmimeve dhe shtim të ofertës. Por mendoj se tregu do të vetërregullohet.

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve në bare dhe restorante, sidomos nga turistët e huaj. Këtë javë ka filluar mbipopullimi kudo, tendencë që presim të vijojë deri në mbyllje të sezonit. Ky është një sinjal shumë pozitiv”.

Rënie të konsumit në restorante krahasuar me vitin e kaluar, ka pasur edhe në zonat turistike të Tushemishtit dhe Linit.

Drejtues të restoranteve në Pogradec që servirin ushqimin tradicional të zonës, pohojnë se shkaku kryesor i rënies së konsumit është rritja e emigracioni familjar, kryesisht drejt Gjermanisë.

Por nisja e përgjumur e sezonit turistik ka “trembur” bizneset e bareve dhe restoranteve, ku sipas Jahjes për shkak pritshmërive pozitive për shtim të numrit të turistëve shtuan numrin e punonjësve.

“Kjo situatë ka krijuar pasiguri te bizneset që kanë shtuar investimet. Bizneset furnitorë të mallrave për baret dhe restorantet kanë dyfishuar stafet, pasi parashikonin shtim të numrit të turistëve. Ndërkohë që këtë vit nuk ka pasur pune. Por këtë javë janë dhënë disa sinjale pozitive. Të presim si do të jetë ecuria, pasi sivjet i shoh të trembur bizneset e bareve dhe restoranteve”.

Në muajt e verës 2023, konsumi në bare dhe restorante, u rrit 20% krahasuar me 2022 nga fluksi i lartë i turistëve sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve.

Tendenca rënëse e konsumit u rikthye pas përfundimit të sezonit turistik. Ndër faktorët e brendshëm që ndikuan vjet te rënia e konsumit pas largimit të turistëve, ishin pasiguria e konsumatori për shpenzime për shkak të vështirësive ekonomike, si dhe “frika” për t’u ekspozuar në restorante të individëve që zotërojnë para të pista, nga hetimet e nisura nga SPAK.

Vitin e kaluar shpenzimet për person në restorante, u rritën 13 deri 17% nga shtrenjtimi i çmimeve.

Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës.

Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT, në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%.

Referuar të dhënave të INSTAT, deri në 2019 në këtë sektor ishin të punësuar 45,000 persona. Numri i të punësuarve konsiderohet më i lartë, për shkak të informalitetit./MONITOR

Dua Lipa shtatzënë? Këngëtarja habit fansat, shfaqet me barkun e rrumbullakosur(Video)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar disa imazhe dhe video nga prapaskenat e xhirimeve të reklamës më të fundit për “Porsche”.

Në postimin e saj në “Instagram”, ajo ndau momente të paharrueshme nga ky projekt, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me një skenë të veçantë dhe të papritur.

Në video, Dua shfaqet duke lëvizur me bark të fryrë dhe duke i befasuar të gjithë me dukjen sikur të ishte shtatzënë.

Kur të tjerët e pyesin për këtë, ajo me humor përgjigjet, “Shumë tacos”, duke treguar se fryrja vinte nga ushqimi dhe jo nga diçka tjetër.

Video Player

“ΒËRA D. ASΗURl ME DJALIN E ΒURRlT, POR KUR AI NA KAΡl BASΗKË N DODΗl AJO QË S’ΡRlSJA”

Burri më kapi para dy vitesh duke bërë dashuri me djalin e tij, dhe prej asaj dite jeta ime ka ndryshuar rrënjësisht, tmerresisht keq.

Burri im është 15 vite më i madh se unë dhe nga martesa e parë ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, i cili është po aq i hijshëm sa ai.

Së bashku ne kemi 10 vite martesë dhe kemi dy fëmijë, 8 dhe 6 vjeç.

Dy vite më parë, unë po kaloja një periudhë shumë të vështirë dhe ndihesha shumë vetëm, pasi ai punonte shumë dhe jashtë qytetit. Një ditë kur u ktheva në shtëpi, fëmijët grindeshin dhe donin të dilnin por unë nuk i nxirrja dot, dhe kështu i kërkova djalit të burrit që të sillte disa lodra për ta. ( Ai është 31 vjeç).

Ai erdhi dhe më pa që isha shumë e mërzitur dhe e trishtuar. Qëndroi me ne , dhe filluam të pinim verë. Gotë pas gotë, filluam ta humbnin toruan, dhe ai më puthi.

Pas kësaj përfunduam duke bërë se.ks në dhomën time, por atë ditë im shoq u kthye më shpejt sepse i ishte anuluar një plan.

Pasi na pa bashkë, ne u ndamë për gati 2 vite.

Tani po përpiqemi ta fillojmë dhe një herë nga e parë, p0ër hir të fëmijëve, por më duket se ai është thyer vetëm për të më ndëshkuar.

Ai ka filluar të flasë me shumë femra të tjera, dhe këtë e bën edhe në prezencën time. Unë ndihem keq, sepse e dua. Dhje kur e tra.dhtova e bëra pa vetëdije.

Nuk di si ta rifitoj…”

Përgjigjja e psikologes:

“Duket se ai kërkon të marrë hak dhe t’ju bëjë të kuptoni sesi është ndjerë kur e keni tradhtuar. Megjithatë, duhet të flisni hapur me të dhe t’i tregoni se jeni penduar për çfarë ka ndodhur dy vite më parë, dhe kërkoni që të rigjeni lidhjen tuaj të mëparshme më të”.

Ρamjet e ρabesueshme, çmeηdυritë që ndodhin në aeroρorte

Në aeroporte ndodhin situata që janë përtej pritshmërive tona.

Aeroporti është vendi ku ndodhin gjërat nga më të çuditshme.

Njerëzit janë të lodhur nga mbingarkesa e valixheve, udhëtimet e gjata dhe si rezultat kapja e fluturimit mund të jetë një nga momentet më të sikletshme.

Në këtë fotogaleri do të shihni disa nga skenat e çuditshme, që kanë ndodhur gjatë pritjes së fluturimeve me avion.