Aksident tr*gjik/ Makina bie nga ura, humb jetën familja me 4 anëtarë (VIDEO)

Një aksident tragjik është regjistruar në Turqi, ku një familje prej katër anëtarësh kanë humbur jetën, pasi makina me të cilën udhëtonin ra nga ura.

Një kamera sigurie, ka kapur momentin e aksidentit tragjik.

Viktimat janë 37-vjeçari Veysel Aydogmus, bashkëshortja e tij 35-vjeçare Emine dhe dy fëmijët e tyre Batuhan 16 dhe Mete 13-vje.

Aksidenti ka ndodhur në një urë në Adana, kur 37-vjeçari ka tentuar të parakalojë një automjet përpara pa e kuptuar megjithatë se në të njëjtën kohë, një makinë tjetër po tentonte të bënte të njëjtën gjë.

Siç shihet edhe në video, makina në të cilën udhëtonte familja katër anëtarëshe, ka filluar të zigzag para se të rrëzohet në ujë.

Sipas mediave turke, trupat u gjetën brenda makinës katër orë pasi mjeti u përplas.

Trupi i njërit prej fëmijëve u gjet jashtë makinës, pasi besohet se doli nga automjeti, por u mbyt pasi nuk dinte të notonte.

“10 euro një shishe uji në jug”, Fevziu ngre sërish alarmin: Po ja marrin frymën pushuesve me çmimet. Shteti të vendosë tavan për çmimet e shezlloneve

Gazetari Blendi Fevziu ka bërë një reagim të ashpër për çmimet e larta në jug të Shqipërisë. Ai i kërkon qeverisë të vendosë një çmim tavan për çadrat e vendosura në bregun e detit. Fevziu, me anë të një videomesazhi, deklaron se plazhet publike jepen me qira me 5 – 10 euro metri katror në vit, ndërsa bizneset ua japin qytetarëve me 15, 30, 40, 50 deri në 500 euro në ditë. Gazertari thotë se ky abuzim duhet ndaluar në mënyrë që pushuesit shqiptarë të jenë të kënaqur, por edhe për turistët që mbeten të zhgënjyer nga çmimet e larta.

Pjesë nga deklarata:

Pak më parë isha me një gazetar italian, një lëng frutash, i cili në Romë, në vendin më të shtrenjtë të Romës, kushton 8 euro, shitet 15 euro në jugun e Shqipërisë. Nuk do të doja të përqendrohesha te të gjitha çmimet në këtë rast se pa diskutim çmimet janë çështje tregu. Dikush mund të dojë ta shesë një shishe uji edhe 1 milion, nëse ka budallenj që ia blejnë.

Do të doja të fokusohesha te raporti midis këtyre budallenjve siç pretendojnë një pjesë e madhe e atyre që ofrojnë shërbime dhe vetë ofruesve të shërbimeve, por vetë raporti që ata kanë me shtetin.

Gjithkush mund të ketë çmimet e tij në restorantin e tij, në hotelin e tij, në biznesin e tij, por kur bëhet fjalë për çmime në ato zona, ku ofrohen shërbime që lidhen drejtpërdrejt me shtetin, siç janë çadrat në bregdet, në këtë rast duhet të ketë një ndërhyrje të shtetit.

Nuk është e drejtë që plazhet publike, që janë pronë publike, që jepen për t’u ofruar shërbim më të mirë qytetarëve një biznesi të caktuar, me 5, maksimumi 10 euro metri katror në vit, të jepen me nga 15, 30, 40, 50 dhe deri në 500 euro në ditë. Është një shpërdorim absolut i pronës publike, është një largim i qytetarit shqiptar, i cili ka të drejtën ta shfrytëzojë këtë pronë publike si gjithë të tjerët.

Në këto raste, vetëm në këto raste, shteti duhet të vendosë një çmim tavan për të detyruar të gjithë ata që e kanë marrë me qira për një vit plazhin, për të ofruar shërbime për qytetarët, për t’ua bërë më të thjeshtë jetën qytetarëve, një çmim në të cilin të fitojnë dhe ata vetë, një çmim që të marrë edhe shteti qiranë e tij, një çmim që të kënaqet edhe qytetari që i ofrohet ky shërbim.

Në qoftë se këto hapësira publike do të kthehen në një lloj benefiti për biznese të caktuara, për të fituar miliona e miliona në kurriz të këtyre budallenjve, siç i quajnë ata, ose turistëve që nuk do kthehen më kurrë në Shqipëri, atëherë ky nuk është më një problem i bizneseve, ky është një problem i drejtpërdrejtë i shtetit. Ndaj shteti duhet të vendosë një tavan sa më parë, sidomos për çadrat në bregdet dhe të përcaktojë sa për qind e bregdetit duhet të jetë për shërbim privat dhe sa duhet të jetë për shërbim publik.

PIas sherri në parlament, deputetët goditen me grushta

Një sherr ka ndodhur në parlamentin turk mes deputetëve të Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim dhe Partisë pro-kurde, me rastin e debatit të projektligjit tatimor.

Ali Bozan i partisë pro-kurde, e quajti ish-ministrin e transportit Adil Karajmailoglu një “hajdut”, i cili u largua, e goditi Bozanin me shuplakë dhe më pas e goditi me grusht.

Bozani ia ktheu goditjet dhe situata do të kishte marrë një kthesë edhe më të keqe, nëse nuk do të frenoheshin nga më të tjerët.

Tema e debatit ishte një projektligj tatimor dhe Bozan në fjalën e tij sulmoi qeverinë, duke thënë se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim po vjedh nga xhepat e punëtorëve, nëpunësve dhe pensionistëve.

Pas incidentit, nënkryetari i Kuvendit kërkoi 15 minuta pushim për të qetësuar situatën.

Arrestohet djali i biznesmenit Ymer Lala, organizonte lojëra fati në një lokal në Tiranë

Operacioni i komisariatit nr 2 në Tiranë kundër lojrave të fatit zbuloi përfshirjen në këtë veprimtari djalin e biznesmenit Ymer Lala.

Në pranga si organizator ka përfunduar Ylard Lala i cili rezulton të jëtë edhe punonjës më gardën e Republikës.

Burime per ‘Ora News’ nga policia e shtetit bëjnë me dije se Ylard Lala kishte nën adminstrim një lokal në rrugën Andon Zako Çajupi ku gjatë kontrolleve u zbuluan në flagrancë edhe 7 persona të tjerë të cilët ishin duke luajtur në tavolinën e pokerit.

Personat e tjerë janë proceduar penalisht ku mes tyre ishte edhe nje vajzë.

Sipas policisë Ylard Lala 24 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, parashikuar nga nenet 197 dhe 197 të Kodit Penal.

U q ëIIua nga poIici, nd ërron jetë 16-vje çari

16-vjeçari Getoar Kamberaj i cili u plagos nga një pjesëtar i policisë ka ndërruar jetë.

Ai nuk mundi t’i mbijetoj plagëve të marra dhe ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Polici është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës nën dyshimin se ka plagosur me armë zyrtare aksidentalisht një familjar të tij të mitur në kokë.

Polici në fjalë është arrestuar si i dyshuar për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë dhe ai me vendim të IPK-së është pezulluar nga detyra.

Ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj flet sërish nga arratia: Më thanë do shkosh në të s’ë*ës po fole, por unë e kam vendos

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa foto në rrjetet sociale ku shfaqet me Ahmetajn, duke paralajmëruar kështu një intervistë të re me ish-numrin 2 të Qeverisë Rama.

“Premtimi i mbajtur, po vjen” – shkruan Çim Peka krahas fotove me Arben Ahmetajn, ku shfaqen duke realizuar intervistën, e cila do të transmetohet në ditët në vijim.

Gjatë insertit për intervistën me gazetarin Peka, Ahmetaj shprehet se e kanë kërcënuar duke i thënë se do i lënë fëmijët jetimë, apo se do i fusin partneret në burg, por ai shton se e ka ndarë mendjen dhe do të flasë.

“Ça më thanë mua këta? O të çojmë në të s’ëmës, t’i lëmë fëmijët jetimë, do të marrim t’i fusim në burg dhe gruan dhe ish-gruan po fole. Unë po flas? Po flas, sepse unë e kam ndarë mendjen. Por unë tani do flas”, thotë Ahmetaj.

Arben Ahmetaj dha një intervistë televizive dhe rreth 5 muaj më parë ku hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të Qeverisë së tij, po ashtu edhe ndaj Belinda Ballukut.

Ndërkohë, Ahmetaj u prononcua përmes një kamer të fshehtë edhe për emision “Report”, ku foli rreth lidhjeve të kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar.

Ahmetaj është shpallur në kërkim nga SPAK për akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjen e pasurisë. Po ashtu, ai është nën hetim edhe për dosjen “Buka”. Arben Ahmetaj jeton në Zvicër prej më shumë se një viti, teksa autoritetet shqiptare nuk kanë arritur ta ekstradojnë.

Video Player

Kush e ndërtoi në të vërtetë kalanë e Porto Palermos dhe a i vrau Ali Pashë Tepelena inxhinierët francezë? (Video)

Në jug të gjirit ku ndodhet Baza Ushtarake e Porto Palermos, është Kalaja e Ali Pashë Tepelenës që ai e ndërtoi dhe ia dhuroi gruas që deshi fort, Vasiliqisë. Kjo kala është vendosur në një nga plazhet më të bukura të jugut dhe është kthyer një destinacion popullor për turistët për shkak të historisë dhe miteve që rrotullohen rreth saj.

Fotoreporteri britanik Robert Hackman hyri brenda Kalasë se Ali Pashës dhe e tregoi në dokumentarin e DritareTV. Ai tregon si ishte dikur kalaja, kur e vizitoi rreth 20 vjet më parë dhe sot që po vizitohet nga mijëra turistë.

Fotoreporteri flet për mitet që thuhen për kalanë, kush e ndërtoi venecianët apo Ali Pasha, a i vrau Ali Pasha inxhinierët që rinovuan kalanë, dhuratën për gruan ortodokse, strehimin e britanikëve në këtë kala gjatë Luftërave Napoleonike dhe shumë të tjera.

Rrëfimi i fotoreporterit Robert Hackman:

“Në mes të Gjirit të Porto Palermos është një ishull i vogël i lidhur me një brez toke të hollë. Unë do ta quaja një ishull, por ndoshta është një gadishull. Në këtë ishull ndodhet një kështjellë e quajtur Kalaja e Porto Palermos, e cilësuar ndonjëherë si Kalaja e Ali Pashës. Kjo kala ka shumë të ngjarë të jetë ndërtuar nga venedikasit, pasi ka një dizajn shumë të ngjashëm me kështjellën veneciane pak më në jug nga këtu, në Butrint, e cila u ndërtua në vitin 1500. Për ta ndërtuar një kështjellë këtu do të ishte shumë e rrezikshme pasi kodrat pas kështjellës janë shumë të larta. Dikush mund të vendoste lehtësisht artileri atje dhe ta merrte këtë kështjellë. Pra, padyshim ishte ndërtuar nga një popull detar që mund t’i shërbente kështjellës nga deti.

Ne e dimë se kjo kështjellë në vitin 1662 ishte një shqetësim i madh për venecianët. Ata ishin të shqetësuar se osmanët që po pushtonin do të merrnin komandën e kësaj kështjelle dhe do të sulmonin Korfuzin, vetëm dy, tre milje larg kanalit.

Pra këtu ka qenë një kështjellë në vitin 1662 para Ali Pashës. Ali Pasha ishte një despot që kontrollonte të gjithë këtë zonë në Shqipërinë e Jugut në fillim të shekullit të 19-të. Me shumë mundësi e rinovoi këtë kështjellë. Një nga historitë e bashkangjitura me kalanë është se dy inxhinierë francezë e ndihmuan Ali Pashën për ta rinovuar. Pas përfundimit të rinovimit ai i vrau të dy, ndoshta për të mbrojtur ndonjë sekret në lidhje me të. Por ndoshta kjo histori është një mit dhe është thënë më shumë për të treguar për pamëshirshmërinë e Ali Pashës sesa për përpjekjen për të mbajtur sekretet e kësaj kështjelle. Duhen 300 lekë të rinj për të hyrë tani. Ishte falas për shumë vite, por me rritjen e turizmit dhe ndihmën për mirëmbajtjen e kalasë, është një tarifë e vogël hyrjeje. Ia vlen të vini këtu dhe të bëni një vizitë, të shikoni përreth dhe të eksploroni Kalanë e Ali Pashës.

Epo, ky është një transformim mjaft i madh. Unë kam 20 vjet që nuk kam qenë brenda kësaj kalaje dhe atëherë nuk kishte tarifë, direkt hyje brenda. Nuk ishte e rregullt dhe e pastër si sot. Nuk mund t’i shihje dyshemetë me gurë që duken kaq bukur pas shekujsh përdorimi. Është një kështjellë kaq e bukur në një mjedis kaq të mrekullueshëm. Dhe sa mirë që sot e shoh kaq të rregullt dhe të pastruar.

Mesi i kështjellës është një zonë e hapur me paradhoma të ndryshme që dalin prej saj. Kjo kala iu dha edhe britanikëve për t’u përdorur në fillim të viteve 1800. Ali Pasha, i cili kishte në dorë këtë kala, ua dha gjatë Luftërave Napoleonike. William Leake, i cili ishte një diplomat dhe atashe ushtarak britanik i Ali Pashës dhe sundimtarëve të tjerë të kësaj zone, e inspektoi këtë kështjellë në vitin 1806 dhe të vetmit që i mbronin atë ishin dhjetë ushtarë dhe dy armë prej katër kilogramësh. Pra, Ali Pasha nuk i kushtoi shumë rëndësi strategjike këtij instalimi. Prandaj ai ua dha britanikëve për ta përdorur në Luftërat Napoleonike. Asnjëherë nuk u përdor aq shumë dhe pas vdekjes së Ali Pashës u shndërrua në gërmadhë.

Një nga mitet dhe tregimet për këtë kala është se Ali Pasha e ndërtoi atë për një grua shumë më të re që ai e quante Vasiliqi. Ajo ndoshta ishte në të 20-at kur u martua me të dhe ai ishte në të 70-at. Por ai e donte dhe e adhuronte shumë. Kështu që edhe pse ndoshta nuk e bëri këtë kështjellë për të, por e rinovoi, historia tregon se sa i përkushtuar ishte ai ndaj gruas së tij të re. Në fakt, ai ishte aq i përkushtuar ndaj saj, saqë edhe pse ishte e fesë ortodokse, ajo u lejua ta praktikonte fenë e saj në oborrin që kishte në Tepelenë, si dhe të ndërtonte një kishëz shumë të vogël ku mbante mesha. Kjo ishte shumë e pazakontë duke qenë një zonë myslimane nën sundimin e Ali Pashës dhe me shumë gjasa ai ishte bektashi, që është një rend sufi-mysliman. Kështu që ai ishte shumë i përkushtuar ndaj saj. Ndaj ekziston miti që ai e ndërtoi këtë kështjellë për të.

Por, sado e mrekullueshme që është, kjo kala u përdor edhe si burg nga italianët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më pas nga regjimi i ashpër komunist mes viteve 1949 dhe 1950.”, tregon fotoreporteri Robert Hackman./ Dritare.net

“V*asja e Fatonit u paralajmërua një ditë përpara”,eksperti zbulon detajet: Ja kush kishte dëshirë ta shihet të v*ekur

Autoritetet serbe ende nuk e kanë bërë të ditur kohën dhe mënyrën se si do të mund të sillet në Kosovë trupi i pajetë i Faton Hajrizit, shtetasit kosovar të vrarë nga autoritetet serbe më 19 korrik.

Hajrizi, që ishte arratisur nga një burg në Kosovë më 6 korrik, u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Kërkimi disa orësh i policisë së Serbisë për Faton Hajrizit rezultoi në kapjen dhe vrasjen e tij.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës më 22 korrik bëri të ditur se kanë konfirmuar identitetin e Hajrizit nga shenjat e gishtërinjve të dërguara nga autoritetet serbe përmes Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor (ILECU) në kuadër të Misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë.

Gjithashtu, për këtë çështje ka folur edhe kryeministri Albin Kurti, ku gjatë mbledhjes së qeverisë tha se sqarimi i rrethanave që nga ikja e Hajrizit në drejtim të Serbisë e deri te vrasja e tij e raportuar, “kërkon një hetim vendor dhe ndërkombëtar”.

Në këtë pikë, parashikimet janë të mëdha se Serbia, do e politizojë këtë rast, kjo për ta përmirësuar pozitën e saj dhe në të njëjtën kohë për ta ‘goditur’ Kosovën me akuza për terrorizëm.

E për këtë temë, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli eksperti i çështjeve të sigurisë, Hysen Gecaj.

Si fillim, ai tha se shteti serb do përpiqet ta manipulojë rastin e Hajrizit, pasi po tentojnë të gjejnë një mënyrë që përmes këtij krimi ordiner ta fajësojnë Kosovën për terrorizëm.

“Natyrisht që nuk do të jetë situatë e politikave të zakonshme ditore, mirëpo vrasja e Fatonit do të tentohet që të manipulohet në funksion të politikave dhe retorikës agresive nga ana e Serbisë, sepse tendenca e tyre është që të gjejnë një mënyrë që një krim ordiner ta shndërrojnë në terrorizëm shtetëror për të cilin do të fajësohet qeveria e Kosovës”, nënvizoi eksperti.

Po ashtu, Gecaj komentoi edhe vlerësimet e gabuara të Serbisë, ku në fillim e akuzonin vëllain e Fatonit.

“Serbia ia ka vështirësuar punën vetes me vlerësimet e para të gabuara për vrasjen ku u fajësua i vëllai i Faton Hajrizit, dokumentat e të cilit u gjenden në vendin e vrasjes së policit serb.

Me të kuptuar se vrasësi ishte Fatoni e jo i vëllai kjo tani ka krijuar rrethana të reja me të cilat Serbia duhet të ripërshtatet duke sajuar tregime të tjera”, tha ai.

Ndër të tjera, eksperti tha se gjithë këto pretendime, politikanët serbë po i shfrytëzojnë për disa qëllime.

Madje, ai tha se vrasje e Fatonit u paralajmërua nga Vulin.

“Këto sajesa në fund të fundit politikanët serbë i shfrytëzojnë për të mbajtur nivelin e lartë të frymës nacionaliste serbe kundër shqiptarëve çka nënkupton se në raport me Kosovën kërcënimet do të jenë vetëm verbale dhe fajësuese. Sidoqoftë, vrasja e Fatonit u paralajmërua një ditë para vrasjes së tij nga ana e Aleksandar Vulin i cili deklaroi se më me dëshirë do ta shihte Fatonin të vrarë…”, përfundoi Hysen Gecaj.

Për herë të parë / Kina dhe Rusia provokojnë së bashku SHBA-në! Fluturojnë pranë Alaskës me bom*arduesit atomikë (PAMJET)

Rusia dhe Kina kanë organizuar një patrullë të përbashkët mbi veriun e Oqeanit Paqësor dhe Detin Bering pranë bregut të Alaskës.

Të dyja vendet kanë kryer disa patrulla të përbashkëta në të kaluarën dhe Rusia fluturon rregullisht me bombarduesit e saj mbi Detin Bering.

Por patrulla e përbashkët e së mërkurës ishte e para që mblodhi së bashku bombardues si nga Rusia dhe nga Kina në zonën veriore të Paqësorit.

Moska dhe Pekini thanë se ky partullim “nuk kishte për qëllim asnjë palë të tretë”, ndërsa Komanda Amerikano-Kanadeze e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD) tha se bombarduesit, të cilët i interceptuan, qëndruan në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe “nuk shiheshin si kërcënim”.

Por senatori i Alaskës Lisa Murkoëski e përshkroi ngjarjen si një “provokim të paprecedentë nga kundërshtarët tanë”, duke shtuar se “ishte hera e parë që ata vështroheshin duke vepruar së bashku”.

Bombarduesit rusë dhe kinezë mbi Alaskë

Kina ka thënë se patrulla nuk ka “asnjë lidhje me situatën aktuale ndërkombëtare dhe rajonale”.

Sipas Rusisë, në patrullim morën pjesë transportuesit strategjikë të raketave ruse TU-95MS dhe bombarduesit strategjikë Xian H-6 të forcave ajrore kineze.

Kina dhe Rusia kanë zhvilluar lidhje më të ngushta që kur Moska u vendos nën sanksione nga Perëndimi pas pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022.

Në fillim të këtij muaji, Moska dhe Pekini përfunduan patrullën e tyre të katërt të përbashkët detare në Oqeanin Paqësor verior dhe perëndimor.
Vendet e NATO-s lëshuan një deklaratë të përbashkët në fund të samitit të fundit në Uashington duke akuzuar Kinën se është një “mundësuese vendimtare” e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe duke i kërkuar asaj që “të ndërpresë çdo mbështetje materiale dhe politike” për përpjekjet luftarake të vendit.

Në një raport mbi sigurinë e Arktikut të botuar të hënën, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA shprehu shqetësimin për “rreshtimin në rritje” të dy vendeve dhe parashikoi se bashkëpunimi i tyre ushtarak do të vazhdojë të rritet.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e hodhi poshtë këtë, duke thënë se bashkëpunimi ruso-kinez në Arktik mund të kontribuojë vetëm në një atmosferë “stabiliteti dhe parashikueshmërie” në zonë.

Bombarduesit rusë dhe kinezë mbi Alaskë

Interceptimi nga avionët amerikanë

Interceptimi nga avionët amerikanë

Aktori Laert Vasili injoron Janullatosin, merr bekimin në Kishën shqiptare të Shën Kozmait në Elbasan

Aktori i njohur Laert Vasili ka zgjedhur Kishën e Shën Kozmait në Elbasan, për ta vizituar së bashku me të afërmit e tij, aty ku është bekuar nga At Nikolla Xhufka.

Në një meshë private, At Nikolla Xhufka e ka bekuar dhe dekoruar Vasilin me ofiqin “Nderi i Kishës Kombëtare Shqiptare” . “Ofiqi u dha për kontributin e madh qe Z.Vasili ka dhën në kishën tonë”, njofton kjo Kishë.

Kjo është në zgjedhje domethënëse për aktorin Vasili, i cili si shumë ortodoksë të tjerë shqiptarë, duket se nuk e gjejnë veten të përfaqësuar nga Kisha Autoqefale e Shqipërisë me në krye Anastas Janullatosin.

Vlen të theksohet se Kisha e Janullatosit e ka denoncuar dhe është distancuar nga At Nikolla Xhufka, duke thënë se ai nuk përfaqëson ortodoksët në vend. Kjo ka ardhur pas disa deklaratave të At Nikolla Xhufkës me ngarkesa patriotike.