Pëllumb Xhufi: Debati i Ramiz Alisë me Micotaqis (babain) për çështjen çame

Historiani Pëllumb Xhufi ishte i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv ku foli për Himarën, por ceku edhe çështjen çame me Greqinë. Historiani tregoi bisedën e Ramiz Alisë me Micotaqis në vitin 1991 për rishikimin e çështjes së pronave.

“E keqja me çështjen çame që është për t’u tërbuar është sepse kur erdhi Micotaqisi në 1991-shin dhe takoi Ramiz Alinë, ky i fundit ia ngriti çështjen çame me forcë. Dhe Micotaqisi tha; neve mund të shohim çështjen e pronave, por jo që të kthehen. Ama e hapi një korridor. Kush flet tani për kthimin e pronave. E hapi vetë ai, për t’i shpëtuar presionit. Por u dorëzua. Vjen kryeministri grek Kostas Karamanlis, e pyet gazetari kryeministrin e kohës sonë:

– “Çfarë mendoni ju për çështjen çame?”

-“E di miku”, thotë ai, “s’kam punë unë.”

Të tilla gjëra kanë ndodhur. Pastaj erdhi edhe anulimi i vizitës së Karolos Papoulias në 2005-ën. Edhe reagimi i brendshëm i shtypit të asaj kohe ishte skandaloz.

U nis Papoulias me makinë nga Athina, u nis presidenti ynë Moisiu nga Tirana. Kur mbërriti Papoulias në afërsi të Gjirokastrës dëgjoi se disa çame kishin dalë me parulla miqësore. Dhe ai u kthye në mënyrë demonstrative”, tha Xhufi./m.j

VIDEO/ Ngjela: Grekët e fshehën, Gjon Shllaku e ka përkthyer Iliadën nga shqipja në shqip!

Avokati Spartak Ngjela në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV tha se gjuha shqipe është ndër më të rëndësishmet në Ballkan. Ngjela theksoi se tashmë që gjuha shqipe po studiohet dhe po del e vërteta e saj, kjo po sjell tension në Greqi. Avokati u shpreh se është gjuha shqipe ajo që shpjegon greqishten dhe jo anasjelltas.

Sakaq ai shton se përkthyesi i Iliadës, Gjon Shllaku i ka treguar atij se Iliada është përkthyer nga shqipja në shqip por kjo e vërtetë është mbajtur e fshehtë.

“Pse mendoni se ka kaq shumë tension në Greqi, Beograd dhe Moskë? Sepse po zë vend shumë të rëndësishëm gjuha shqipe. Greqishtja e vjetër nuk ekziston. Është gjuha shqipe ajo që e shpjegon greqishten.

Greqishtja e re është greqishtja e Bizantit, jo e Sokratit.

Aristidh Kola ka nxjerrë 1800 fjalë nga Iliada, por janë më shumë se kaq. Unë kam qenë në institutin e historisë, ku kam pasur një takim me përkthyesin e Iliadës, Gjon Shllakun. Më tregoi se ruhej se mos e vrisnin, por duhet të dini se nuk ruhej nga regjimi. Vërtet ishim në komunizëm por për të nuk ishte ky problemi.

Shllaku më tha që varianti i parë i Iliadës, është gegërisht. Më pas është kthyer në gjuhën zyrtare. Ai më tregoi se Iliadën e ka përkthyer nga shqipja në shqip. Po kjo nuk mund të thuhej asokohe, se atij i rrezikohej jeta. Të thuash që kam përkthyer Iliadën nga shqipja në shqip, të vrisnin. Pse pak kanë vrarë ata?

Tani grekëve po u del kjo gënjeshtër shekullore. Por shqiptarët tani po kërkojnë të vërtetën ndaj në katedra po studiohet gjithnjë e më shumë gjuha shqipe. Ne nuk kemi asnjë ambicie për të pushtuar Ballkanin, duam vetëm të vërtetën”, tha avokat Ngjela në emisionin Shqip në Dritare TV/dritare.net

“Kemi ardhur të hakmerremi për Mehmet Shehun, që ju qenër e v*atë”/ Dëshmia e rrallë e ish-policit: Çfarë më tha kreu i bandës

Memorie.al / Deri në ditën kur në Divjakë zbarkoi grupi i Xhevdet Mustafës, polici i plazhit, Sokrat Biti, kishte kaluar një jetë të qetë. Madje të këndshme, krahasuar me atë të bashkëmoshatarëve të tjerë, të cilëve u binte bretku arave të kooperativës bujqësore. I ati, një peshkatar i vjetër, ia kishte dalë mbanë, për shkak të profesionit, të kishte miq të fortë, madje kreun e listës, e zinte dora vetë, Kadri Hazbiu, njeri i besuar i pushtetit dhe ministër me potencë në atë kohë. Për këto arsye, e kishte pasur të lehtë të futej në radhët e policisë, edhe pse pa arsimin e lartë përkatës. Kështu që, për Sokrat Bitin 25-vjeçar, edhe dita e zezë e 25 shtatorit të vitit 1982, kishte nisur me pamje të mbarë, si gjithë të tjerat. Xhiro në det me skaf për të survejuar plazhistët, tamam në rolin e një baywatch-i dhe më tej në dispozicion të zv/shefit të Policisë së Lushnjës, Remzi Brixhit, të cilit i ishte futur keqas krimbi i peshkimit.

Sokrat Biti, ish-polici i plazhit të Divjakës, në vijim të rrëfimit të tij, kujton: “Diçka folën mes tyre dhe pashë dy të tjerët, Sabaudinin dhe Halit Bajramin të nisen me pamje të shpenguar drejt hyrjes së stacionit të trenit duke marrë me vete vetëm pistoletat, që i fshehën nën rroba. Ndërsa Xhevdeti nuk lëvizi nga vendi. Kuptohet që unë mbeta pranë tij, sepse ende i kishim duart të lidhura me tel.

Kishte një pamje të shqetësuar dhe kujtoj se si shoqëronte me sy të gjithë personat që futeshin në stacion, sidomos ata që i ngjanin ose që vërtet ishin policë. Kaluan pak minuta, kur pamë Sabaudinin të dilte me vrik nga dera kryesore e stacionit dhe të drejtohej aty ku po rrinim ne. Në këtë kohë u dëgjuan edhe të shtëna”, rrëfen Sokrati me sytë të ngulur në një pikë.

Po ashtu, Biti shpjegon se, sipas rrëfimeve të ndryshme, në stacion, Sabaudini dhe Haliti, kishin rënë në sy të një shitëseje byrekësh, pasi i kishin lënë 50 lekë bakshish. Menjëherë shitësja, kishte lajmëruar policin e stacionit, duke i shpjeguar se si dy të dyshimtë, që flisnin një shqipe të rëndë, i kishin lënë bakshish një shumë të madhe, se ata ishin të veshur me rroba të prodhimit të huaj, etj. Polici u ishte afruar të dyve, duke u kërkuar pasaportat, ndërkohë Haznedari, ishte larguar duke shpjeguar se duhet të shkonte jashtë lokalit, që t’i merrte letërnjoftimet, tek çanta.

Por sapo Sabaudini kthen krahët, tjetri, Halit Bajrami, i dorëzohet të njëjtit polic, duke i dhënë edhe pistoletën. Njëkohësisht ai, i sqaron njeriut me uniformë, se është edhe një i tretë, që gjendet jashtë, se pikërisht ky i treti, është shumë i rrezikshëm dhe se ata janë vrasës. Duket në këtë kohë, polici u bën me shenjë disa pushkatarëve të forcave vullnetare, që gjendeshin gati, të cilët sikur të mbinin nga nëntoka, menjëherë hapin zjarr, në drejtim të Haznedarit që largohej.

“Kur pa Sabaudinin të dilte nga dera kryesore e stacionit dhe të vinte duke vrapuar në drejtimin tonë, shoqëruar nga krismat, Xhevdeti nuk e priti, por më mori me vete, pothuaj duke më tërhequr zvarrë, dhe kaluam shinat, për t’u futur në stacion nga pas tij. Aty ai më zgjidhi. Për një çast, e mendova veten të vdekur.

Ndërkohë krismat u shtuan. Duket Sabaudini, arriti te bunkerët dhe u kundërpërgjigj me breshëri automatiku. Aty atë e kapi një plumb në kokë, pa i dhënë mundësinë që të merrte me vete, ndonjë të pafajshëm tjetër. Kujtoj se pas kësaj, ata pushkatarët, janë mburrur shumë dhe kanë kërkuar meritat e vrasjes. Madje, mburreshin se ishin snajperistë shumë të zotë.

Në të njëjtën kohë, në stacion kishte mbërritur një tren, që më duket se shkonte nga Tirana, për në Pogradec. Xhevdeti u fut mes pasagjerëve të shumtë që zbrisnin dhe për një çast e kuptova, se në duar më kishte ardhur rasti i artë, që të largohesha”, flet me një qartësi të habitshme kujtimesh, Sokrat Biti. Dhe vërtet që nga ky moment, ai nuk do ta shihte më të gjallë Xhevdet Mustafën.

Shfrytëzon rastin kur ky, i hutuar, futet i pari në derë, për të dalë nga stacioni dhe kthen kurrizin, për t’u larguar me shpejtësi në drejtim të kundërt. Prania e pasagjerëve të shumtë e ndihmon, që të ketë mendjen të mbledhur, për këtë veprim të guximshëm, pasi duke rendur disa here, kishte parafytyruar t’i nguleshin në shpinë, plumbat e pistoletës së Xhevdet Mustafës.

“Erdhëm të marrim hak, për Mehmetin”!

Në vazhdim, pasi Xhevdet Mustafa ishte larguar në drejtim të Lushnjës, duke marrë me forcë një makinë, Sokrat Biti, kishte mundur pas gati 20 orësh, të merrte frymë lirshëm. Shpjegon se si shumë shpejt, kishte komunikuar me kolegët e policisë, duke u treguar se si e kishin marrë peng, se si një farë Rexhep Kolli, mbase i Sigurimit të Shtetit, e kishte marrë në makinë dhe bashkë ishin drejtuar andej nga Xhevdeti, në përpjekje për t’u larguar, ku ai derdhi sërish, gjakun e të pafajshmëve.

Kujton se si i rrëfeu Kollit dhe të tjerëve, se ai më i riu dhe më i bëshmi, që e kishte mbajtur peng, kishte vrarë në sy të tij, zv/shefin e Policisë së Lushnjës, Remzi Brixhin, si dhe policin e pyjores, Vlash Përboti.

Dikur, në makinën e tyre kishte mbërritur një informacion, se Xhevdeti ishte larguar në drejtim të Elbasanit. Ishin drejtuar andej, por shpejt ishin kthyer. Xhevdeti ishte ngujuar në një shtëpi, në Zhamë të Lushnjës, i mbërritur aty pasi kishte ndërruar disa makina, të marra forcërisht, nën kërcënimin e tytës së pistoletës.

Orët e rrethimit të Mustafës, kishin kaluar pa ndonjë emocion të veçantë, për Sokrat Bitin. Ishte koha kur ai kishte ndier një çlirim të madh emocional. Fundja, ia kishte dalë mbanë të mbijetonte. Kurse fati i njeriut që e mbajti peng, tashmë ishte i përcaktuar. Dikur krismat reshtën dhe Sokrati, pa ndonjë interes të veçantë, pa kufomën e njeriut që e kishte mbajtur peng. Ishte e përgjakur, pa jetë, pa mundësi për të bërë keq më tej.

Ajo ditë ishte mbyllur, me kujdesin për kufomat e tjera. Sokrati ishte nisur sërish për në Karavasta, ku kufomat tashmë ishin gjetur. Aty ai mëson se Xhevdeti, kishte vrarë edhe dy kolegët e tjerë të tij, Ëngjëllin dhe Sazanin, një e vërtetë që i ishte sjellë disa herë në mendje prej faktit, se kur e pa për herë të parë Xhevdet Mustafën dhe dy të tjerët, ata po vinin pikërisht nga drejtimi, ku rreth 30 minuta më pare, ishin larguar dy kolegët e tij.

Kur mes gjithë asaj kohe që kishte rrjedhur, Sokrati kujtohet të shkojë e të rehatohet në shtëpi, kupton se e keqja, kishte hapur dyert, disa kanatash. Sepse ata të Sigurimit të Shtetit dhe më tej hetuesia, e thërrasin për ta marrë në pyetje. Bindet, thotë të gjithë të vërtetën, por mbetet me gojën hapur dhe për pak i bie të fikët, kur i thonë se ai kishte shpërdoruar detyrën, se duhet t’i ishte hedhur në fyt Xhevdet Mustafës, e të tjera të ngjashme.

– “Përse atë ditë nuk ishe në plazh, te vendi i zakonshëm i punës, por te peshkimi”?! – “Sepse te peshkimi, shkuam me urdhër të zv/shefit, Remzi Brixhit”. – “Po përse ishe pa uniformë atë ditë”?! –“Sepse atë unë e heq gjithmonë, kur punoj me varkën. Ndryshe do të lagej, kur fusja e nxirrja barkën në det”.
– “Përse nuk shkove edhe ti me Ëngjëllin e Sazanin, për të vëzhguar bregdetin”? – “Sepse s’doja të ikja bregut. Ndalëm aty dhe hodhëm një grep…”!

Sokrati e ka vrarë shumë mendjen, se përse ia bënin këto pyetje të pakuptimta! Gjithsesi, nuk e mësoi menjëherë. Duket ishte dyshuar se ai, si banor që e njihte mirë zonën, kishte pasur lidhje me grupin e Xhevdet Mustafës. Ishte dyshuar gjithashtu, edhe për faktin, se përse vetëm atë e kishin lënë të gjallë. Por duket e vërteta, i kishte rrënjët edhe më të thella se kaq.

Pasi në këtë rast, që të shpëtonte nga thonjtë e Sigurimit të Shtetit, atë vetë, nuk e kishin ndihmuar as miqtë e fuqishëm të familjes, kreun e të cilëve, e zinte Kadri Hazbiu. Ai vetë, Kadriu, menjëherë pas kësaj ngjarjeje, u përfshi në telashe që i hëngrën kokën. Jo vetëm njëherë, i ishte shkarkuar në mendje me dhimbje Sokrat Bitit, mendimi se mos në kuadër të hetimit, do të merrej në shqyrtim, edhe historia e lidhjes së tij familjare me Kadri Hazbiun dhe më tej, lidhja hipotetike e të dyve, me grupin e Xhevdet Mustafës.

Të paktën pyetjet që i kishin bërë ata të Sigurimit të Shtetit, e kishin detyruar të bënte të tilla lidhje logjike. Lidhje që gjithsesi, ishte dashur shumë kohë e rrjedhur, që t’i qartësoheshin mirë në kokë. Ishte koha kur gjithçka duhet të vlerësohej mirë, pasi të bëheshe pjesë e një komploti që mbërrinte në kupolën e shtetit, nuk ishte aspak e pamundur dhe të ishte një njeri pa pozitë, një polic i thjeshtë plazhi, kjo ishte baras me humbje të garantuar.

Tre njerëzit që e morën peng, kishin ardhur të vrisnin Enver Hoxhën dhe kjo nuk ishte pak. Duke vrarë mendjen në këtë drejtim, Sokrati ishte kujtuar se të paktën në një rast, Sabaudin Haznedari i ishte sulur, duke e kërcënuar dhe duke i thënë tekstualisht: “Kemi ardhur të hakmerremi për Mehmet Shehun, që ju qenër e vratë, edhe pse ju mbante gjallë me bukë”. Një frazë që në momentin kur u tha, ish-policit të plazhit, i ishte dukur e pakuptimtë, por që më pas e kishte rivlerësuar.

Tetë vjet burg

Problemet, menjëherë pas arrestimit, ishin shkarkuar edhe në familje. “Tim atë e futën në dhe, të gjallë në fshat, para se unë të dilja në gjyq. E hoqën edhe nga puna. Kujtonin se unë isha bashkëpunëtor”, rrëfen Sokrati, për vështirësitë e familjes së tij, pas ngjarjes. Nga tmerri pa fund, kishin shpëtuar vetëm pasi ai ishte akuzuar dhe dënuar, vetëm për shpërdorim detyre. Edhe pse gjykatësi kishte akorduar 8 vite heqje lirie, përfundimisht kjo për opinionin, vërtetonte se Sokrat Biti nuk ishte një armik.

Menjëherë më pas i ati, kishte rifituar vendin e punës, te peshkimi, një zhvillim që i jepte mundësinë të shkonte në Tiranë, me ndonjë peshk të zgjedhur në çantë, për të kontaktuar miqtë e vjetër apo të rinj dhe për të kërkuar zbutje të dënimit të të birit. Gjithsesi dënimi përfundimtar, për shpërdorim detyre i Sokratit, mbetet 8 vite heqje lirie. Dhe nuk ishte i vetmi i ndëshkuar. Së bashku me të, nën të njëjtën akuzë absurde, të shpërdorimit të detyrës, përfundon në burg edhe Halit Bajrami, i infiltruar i Sigurimit të Shtetit në këtë grup, Kapllan Shehu, kryetari i Degës së Punëve të Brendshme në Lushnje, si dhe shefi i Policisë, Fane Xhuveli, të cilët për fat të keq, nuk u gjendën në detyrë ditën e ngjarjes.

Për pasojë, në mungesë edhe të zv/shefit, Remzi Brixhi, që u vra nga Xhevdet Mustafa, e gjithë puna dhe organizimi i kishte rënë mbi shpatulla oficerit dezhurn të policisë së Lushnjes, Isuf Hoxha. “Kujtoj se Lenka Çuko, ish-anëtarja e Byrosë Politike nga Lushnja, i dërrmoi krejt me akuza, këta dy drejtues të policisë, Kapllanin dhe Fanen. Kapllani, për fatin e tij të keq, ishte kunat i Kadri Hazbiut. Ishte një presion i fortë, që reflektohej shumë nga populli”, rrëfen Sokrati.

Gjithsesi fati e sjell, që pas 3 vitesh, 3 muajsh dhe 13 ditësh, ish-polici i plazhit të Divjakës, që u mor peng nga Xhevdet Mustafa, të fitojë lirinë. Me një histori të madhe mbi shpatulla, për shkak të së cilës pagoi shtrenjtë, Sokrati nis punë në ndërmarrjen e peshkimit, më saktë i ati i lë vendin, pasi del në pension.

Fati e sjell, që menjëherë pas ndërrimit të sistemeve, ai të ishte aq i zgjuar, sa të ndërtonte një lokal në Divjakë, në qendër, që duket se gëzon klientelë të mirë. Në të njëjtën kohë, ai shkon të punojë për 4 vite si emigrant në Itali, pikërisht atje nga ku u nisën në drejtim të Shqipërisë së izoluar, tre njerëzit e armatosur që e mbajtën për 20 orë peng, duke shkaktuar një kasaphanë me 6 të vrarë, tre nga të cilët police, dhe një oficer ushtrie. Por Sokrati në Itali, shkoi për të punuar, sigurisht.

“Sot ju mbase nuk mund ta konceptoni. Por atëherë, ishte një ngjarje e frikshme. Tashmë, që gjykoj ftohtë, opinioni im për ata të tre, është se ishin krejt të çorientuar dhe të papërgatitur, për atë që kishin marrë përsipër të bënin. Kishin me vete pasaporta malazeze dhe kuptohet se në rastin më të pare, do bëheshin të dyshimtë. Nga ana tjetër, atyre nuk u punoi mendja, të përdornin uniformat e policëve që vranë. Të veshur me uniforma të tilla, ata kishin për të shkuar për dy orë në Tiranë. Ndërsa Xhevdeti, nuk m’u duk aspak inteligjent. Më ndryshe ai Haznedari, që ishte i egër dhe shumë i ndërsyer kundër regjimit. Ndërsa Halit Bajrami, nuk fliste fare”, shton Sokrati, në fund të rrëfimit.

Por nuk ka mbaruar. Teksa bisedës i vjen fundi, ai ngutet të shtojë edhe diçka, që duket e ka bërë të vuajë përbrenda për një kohë të gjatë. “Unë kurrë si kam pasur askujt ndonjë borxh. Më ka ardhur shumë keq, për ata djem që u vranë, por nuk kisha asnjë mundësi që t’i ndihmoja. Ishin në lule të moshës. Për fat të mire, askush nuk u vra për shkakun tim, se do më mbetej peng dhe kjo më bën në një farë mënyre, të ndihem i qetë shpirtërisht”, përfundon rrëfimin, të shoqëruar me një lëvizje nga lart-poshtë të dorës, ish-polici i plazhit të Divjakës.

Xhevdet Mustafa, pranë Garibaldit e Gorkit, në librin e Staten Island

Duket në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, historia e inkursionit të guximshëm, por të dështuar të Xhevdet Mustafës drejt Shqipërisë së betonuar komuniste, me qëllim për të vrarë Enver Hoxhën, nuk ka kaluar pa u vlerësuar. Dhe kjo pavarësisht faktit të biografisë së tij. Kështu, në një libër të autorit Thomas Matteo, botuar kohët e fundit për historinë e Staten Island, që është lagje e Nju Jorkut, emri i Xhevdet Mustafës, gjendet pranë atij të shkrimtarit të njohur ruso-sovjetik, Maksim Gorki, politikanit dhe udhëheqësit të mirënjohur italian, Xhuzepe Garibaldit, por edhe pranë emrit të Don Antonio de Santa Anna-s, lider politik meksikan, që u zgjodh 11 herë, si president i këtij vendi.

Që të gjithë këta personazhe të veçantë, sipas hartuesit të librit, e kanë përdorur lagjen Staten Island, për t’i shpëtuar persekutimit, ose më shkurt, për t’u fshehur. Në historinë e së njëjtës lagje, pranë atij të Mustafës, por për të tjera vlera, janë edhe emrat e sipërmarrësve të fuqishëm, si; Cornelius Vanderbilt, Donald Trump, Charles Goodyear dhe Daniel Tompkins. Po kështu, fare pranë emrit të shqiptarit, gjenden edhe emrat e shkrimtarëve të famshëm, Henry Wadsworth Longfellow, Henry David Thoreau dhe Ralph Waldo Emerson, të cilët në periudha të ndryshme kohore, kanë jetuar në Staten Island. Memorie.al

Po darkonte në SHBA, kryeministrin izraelit i hedhin në tavolinën e ngrënies krimba e buburreca (Video)

Demonstruesit pro-Palestinës kanë nisur një sulm ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu duke lëshuar gjallesa në afërsi të hotelit tij.

Përpara fjalimit të tij në Kongres, Netanyahu dhe delegacioni i tij po qëndrojnë në hotelin Watergate në Uashington D.C.

Të mërkurën, një grup anti-izraelit postoi një video që tregon larvat dhe buburrecat që zvarriten në një tryezë të sallës së konferencave, së bashku me flamujt e SHBA-së dhe Izraelit. Pamjet tregojnë gjithashtu krijesat në korridoret e hoteleve dhe zonat e përbashkëta.

Lëvizja Rinore Palestineze ka marrë përgjegjësinë për aktin, duke deklaruar se synon të përçajë Netanyahun dhe ekipin e tij.

“Premtim i mbajtur” – Arben Ahmetaj flet sërish nga arratia për Çim Pekën

Ish-zëvendës-kryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia.

Gazetari i familjes Berisha, Çim Peka ,ka publikuar disa foto në rrjetet sociale ku shfaqet me Ahmetajn, duke paralajmëruar kështu një intervistë të re me ish-numrin dy të qeverisë Rama.

“Premtimi i mbajtur, po vjen”, shkruan Çim Peka krahas fotove me Arben Ahmetajn, ku shfaqen duke realizuar intervistën.

Arben Ahmetaj dha një intervistë televizive dhe rreth 5 muaj më parë ku hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të Qeverisë së tij, si ndaj Erion Veliajt, po ashtu edhe ndaj Belinda Ballukut.

Ndërkohë, Ahmetaj u prononcua përmes një kamere të fshehtë edhe për emision “Report” të televizionit shtetër italian RAI, ku foli rreth lidhjeve të kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar.

Ahmetaj është shpallur në kërkim nga SPAK për akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjen e pasurisë. Po ashtu, ai është nën hetim edhe për dosjen “Buka”.

Egla “hap thesin” dhe tregon “të vërtetat”: Arsyeja pse e fitova “BBV3” është sepse Ledioni është…

Egla Ceno u shpall fituese e edicionit të tretë të “BBV”.

Mirëpo kudo nëpër rrjet është parë që shumë individë nuk janë pajtuar me këtë gjë dhe kanë ngritur aludime se fitorja nuk i ka takuar Eglës por është marrë ‘me mik’.

“Vendosa të them të vërtetën edhe pse dhemb, e vërteta dhemb. Të them të vërtetën pse si tek e fitova unë Big-un. Sepse ka pasur disa komente tuaja që kanë zbuluar të vërtetën kështu që nuk do të fshihem më dhe po e konfirmoj. Unë e fitova Big-un sepse Ledion Liço, prezantuesi është djali i burrit të tezes xhaxhait të hallës së tezes së babait nga ana e nënës, kurse Lori me Sarën që janë shumë të rëndësishme janë gocat e xhaxhait të tezës së nënës. Kështu që nuk kishte se si mos ta fitoja unë Big-un. Po e them këtë gjë edhe pse do të më kushtojë shumë sepse nuk mund t’i tregoj sekretet e Bigut po e them se ju më zbuluat dhe është më mirë të them të vërtetën. Ja pra, kjo është arsyeja se përse unë e fitova Big-un.”

Ndahuni me Sazanin, del urdhri: me 1 Shtator ishulli ‘mbyllet’ për vizitorët

Nga 1 Shtatori, ishulli i Sazanit, një prej destinacioneve turistike më të njohura në vend do të mbyllet për vizitorët. Vendimi, është pjesë e përgatitjeve për transferimin e ishullit tek kompania ndërtuese e Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Ishulli i Sazanit, i cili ka një histori të pasur dhe një natyrë të jashtëzakonshme, ka tërhequr turistë vendas dhe të huaj për vite me radhë. Me ujëra kristal të pastra dhe peizazhe të bukura, ishulli ka qenë një vend i preferuar për pushime, eksplorime dhe aktivitetet detare. Megjithatë, urdhri i ri që e mbyll ishullin për vizitorët shënon një pikë kthese në historinë e tij të fundit si destinacion turistik.

Kompania amerikane Affinity Partners e Jared Kushner planifikon të zhvillojë një projekt të madh në ishull. Ndërsa detajet e sakta të projektit ende nuk janë bërë publike, përflitet se plani mund të përfshijë ndërtimin e një kompleksi luksoz, me hotel, vilë private, dhe ndoshta një marinë për jahte.

Ky projekt pritet të sjellë një ndryshim të madh në peizazhin e ishullit. Ndërkohë projekti ka nxitur debate në opinionin publik, pasi mund të dëmtojë ekosistemin e ishullit dhe të humbasë trashëgiminë kulturore dhe historike që ai mbart.

Sazani ka qenë një zonë e mbyllur për shumë dekada gjatë periudhës komuniste, duke shërbyer si bazë ushtarake, dhe hapja e tij për publikun ishte një mundësi unike për të eksploruar këtë pjesë të veçantë të historisë shqiptare.

Plani për greqizimin nga Qafë Bota në Llogara! Pse hoqi dorë Athina nga Korça, roli i Belerit & Janullatos

STUDIMI PJESA 3 / Flamuj grekë në institucionet shtetërore shqiptare, tabela dhe shkolla dygjuhëshe dhe greqishtja gjuhë zyrtare nëse vetëdeklarohen më shumë se 20% grekë. Historia e 32 viteve e përpjekjes greke për shtimin e minoritetit me shqiptarë dhe vllehë. Ligjet dhe neni i imponuar në Kushtetutën shqiptare. Si hoqi dorë Greqia nga Korça dhe u përqendrua në zonën Çamëri-Sarandë-Delvinë-Himarë? Cili është roli i Fredi Belerit dhe Anastas Janullatosit në projektin politik grek?

NGA ARDIT BIDO*

*Profesor i asociuar në marrëdhënie ndërkombëtare, me fushë të ngushtë studimi raportet politikë-fe dhe pakica-marrëdhënie ndërkombëtare 

Kërkesat greke për Himarën dhe Konispolin pas vitit 1991

Ndër aktet e para, përveç presionit diplomatik ndaj Shqipërisë për të njohur Himarën si minoritare, pas vitit 1991, ishte edhe veprimtaria e Kishës Ortodokse, të sapovendosur nën drejtimin e Anastas Janullatosit. Ai do të qe mbajtës i pasaportës diplomatike greke, pa qenë e qartë në çfarë statusi, pasi legjislacioni grek njeh të drejtën e mbajtjes së pasaportës diplomatike vetëm për nëpunësit publikë të shtetit grek, e konkretisht nëpunësit e lartë politikë, gjyqësorë, diplomatikë e ushtarakë. Kjo vinte pas 70 vjetësh që Shqipëria nuk kishte parë asnjë peshkop grek në kishën e saj, teksa më shumë se 90% e ortodoksëve në Shqipëri janë shqiptarë etnikë pa fluiditet të identitetit. Menjëherë, kishat, jo vetëm në minoritetin grek, jo vetëm në Himarë, Dhërmi dhe Palasë, por edhe në fshatra ortodokse të Sarandës dhe Delvinës, filluan të meshojnë vetëm në greqisht. Këtu përfshihen edhe fshatrat e komunës Xarrë, fshatrat Muzinë, Pecë, Sopik, fshatrat shqiptare pa fluiditet të identitetit në ish-Bashkisë Himarë: Ilias, Vuno, Pilur, Kudhës dhe Qeparo. Po ashtu, edhe në kishën e qytetit të Sarandës, shumica e ortodoksëve të së cilës janë shqiptarë nga bregu, meshohet në greqisht.

Në vitin 1994, do të ndodhte një prej akteve më të rënda në marrëdhëniet shqiptaro-greke, kur një grup paraushtarak grek, që të dyja vendet e evidentuan si grup terrorist, hyri në pikën kufitare të Peshkëpisë dhe pasi mbajti peng të gjithë ushtarët, vrau kapitenin Fatmir Shehu dhe ushtarin Arsen Gjini. Shteti grek do të akuzonte për këtë akt një person të quajtur Fredi Beleri. Ai u arrestua nga policia greke si pjesë e shtatë personave që ishin nisur me armë dhe pajisje komunikimi në drejtim të kufirit me Shqipërinë, një vit më vonë. Shteti shqiptar nisi hetimin ndaj tij dhe e pushoi. Pas reformës në drejtësi, kur SPAK-u rinisi hetimin për rastin, dosja ishte zhdukur nga gjykata, ndërsa Greqia refuzoi të dërgonte të dhënat e saj të hetimit që kishte kryer ndaj Belerit.

Prej vitit 1991, shteti grek nisi të japë viza si homogjenë për minoritarët grekë dhe kjo e drejtë përfshiu edhe banorët e Himarës, Dhërmiut, Palasës dhe Qeparoit Fshat, krahas fshatrave të njohura të minoritetit grek në Shqipëri e kuçovllehtë. Në vitin 1998, Greqia nisi të japë kartat e veçanta të homogjenit për banorët e këtyre fshatrave dhe kuçovllehtë e Korçës dhe Konispolit. Shteti grek nisi menjëherë përdorimin e mekanizmave për të rritur prezencën përtej minoritetit të njohur grek. Studiuesit grekë Kostandinos Ciceliqis dhe Dhimitris Hristopulos, përcaktojnë se Greqia nisi të tentojë greqizimin e vllehve të Shqipërisë përmes “tregtisë së vizave dhe pasaportave” falë fuqisë superiore që kishte shteti grek. Kështu, kushdo që vërtetonte se qoftë dhe një i afërm i tij, dinte sadopak gjuhën vllahe, merrte viza dhe mund të lëvizte lirisht në Greqi, duke krijuar “situata klienteliste”, duke rrezikuar dëmtimin e shtyllës shoqërore dhe kombëtare shqiptare, sipas tyre. Ajo që autorët grekë quajnë situatë klienteliste me tregti vizash dhe interesa të tjera ekonomikë, do të ndikonte që ai grupim i vllehve që kishte identitet fluid, kuçovllehtë, të nisnin procesin e rinegocimit të identitetit të tyre kombëtar, sikurse do të ndodhte edhe në popullsinë me identitet fluid të Himarës, Dhërmiut dhe Palasës.

Ndërkaq, kjo politikë do të pasurohej edhe me propagandën në bashkitë Himarë dhe Xarrë që përqendrohej te fakti se të gjithë ortodoksët e zonës ishin grekë; propagandë e drejtuar nga priftërinj të Kishës Ortodokse. Në vitin 1994, disa arkimandritë grekë u dëbuan, sepse bënin propagandë në këtë zonë. Shteti shqiptar refuzoi në mënyrë të prerë që mitropolitë e KOASH-it të drejtoheshin nga grekë, deri në vitin 1998, kur në një marrëveshje të pashkruar, u arrit dakordësia mes qeverisë së kohës, Patriarkanës Ekumenike dhe kryepeshkopit Anastas, që krah tij të pranohej një peshkop arvanitas për në Berat, si shqiptar dhe dy peshkopë shqiptarë. Mirëpo, kryepeshkopi Anastas vendosi që një prej peshkopëve ta mbante ndihmës, duke e lënë bosh Mitropolinë e Gjirokastrës, të cilën vijoi ta drejtonte vetë.

Në vitin 2006, duke shfrytëzuar ndryshimin e qeverisë, kursin e ri politik ndaj Athinës dhe mospasjen të shkruar të marrëveshjes së sipërpërmendur, Kryepeshkopi e keqinterpretoi atë si “marrëveshje dy shqiptarë dhe dy grekë”, duke emëruar edhe një peshkop grek dhe një shqiptar, si ekuilibër që do ta vijonte edhe më tej, duke bërë që Kisha të drejtohej nga katër grekë e katër shqiptarë. Kjo bëhej që peshkopët grekë të kishin shumicën në organin më të lartë drejtues të Kishës, në ndryshim nga marrëveshja e vitit 1998, që përcaktonte se krah Kryepeshkopit pranoheshin tre shqiptarë, një prej të cilëve prej origjinës së tij arvanitase. Në krye të Mitropolisë së Gjirokastrës u vendos Dhimitër Dikbasani, një shtetas grek, që edhe pas 32 vjetësh në Shqipëri, nuk meshon e as predikon në shqip, edhe pse ⅔ e grigjës së mitropolisë së tij janë shqiptarë etnikë. Në vitin 2010, pas vdekjes së një të riu në Himarë në pamje të parë për motive etnike, KOASH-i do të reagonte, duke bërë edhe thirrje që “të sigurohen liritë e çdo qytetari dhe në përgjithësi të drejtat e njeriut”, çka u interpretua si kërkesë për njohjen e banorëve të Himarëssi si pakicë etnike greke . Për ushtarin ortodoks Arsen Gjini, të vrarë në vitin 1994, nuk dihet të ketë pasur ndonjë reagim.

Në vitin 2003, për herë të parë, në Himarë fitoi PBDNJ-ja dhe kryetar i Bashkisë u zgjodh Vasil Bollano. Zgjedhjet vijuese do të shihnin përçarje të votës së vetidentifikimit shqiptar në zonë mes PS-së dhe PD-së, duke i mundësuar fitoren kandidatit të PBDNJ-së edhe në një palë zgjedhje të tjera në vitin 2007, edhe pse përfaqësonte pakicën e vetidentifikuar si greke në ish-Bashkinë Himarë dhe shumicën dërrmuese të votave i fitonte në Himarë dhe Dhërmi.

Kërkesat greke për shkollim dygjuhësh do të ndiqnin të njëjtin kurs. Kështu, në vitin 2006, pas debatit mbi mungesën e shkollës greke, pala shqiptare lejoi hapjen e një shkolle, të financuar dhe të menaxhuar zyrtarisht nga shteti grek në Himarë, duke shtuar edhe një institucion shtetëror të huaj, në vend që të lejonte greqishten të mësohej si gjuhë e huaj në tri fshatrat e identitetit fluid, apo të lëndëve mbi historinë lokale, që do të ndiqnin jo thjesht kurrikulat shqiptare, por edhe do të shmangnin një shkollë të drejtuar nga shteti grek.

Kërkesat për tabelat rrugore në greqisht vijuan në cikle përplasjeje. Kryetari Vasil Bollano tentoi të hiqte tabelat e orientimit automobilistik në bashki, duke kërkuar vendosjen e tabelave dygjuhëshe. Mirëpo, shteti shqiptar i riktheu tabelat vetëm në shqip, por duke vendosur tabela për kishat e zonës, që në padijeni i shënonte si për shembull “Kisha e A. Theodoros”, për “Kisha e Agios Theodoros”, në vend të “Kisha e Shën Theodhorit”. Ky gabim gjuhësor do të rregullohej vetëm në vitin 2015, kur si kundërreagim, tabelat në vetë muret e kishave do të zëvendësoheshin nga KOASH-i me tabela vetëm në gjuhën greke, përfshi edhe në fshatra vetëm shqipfolëse të zonës.

Prej vitit 1991, në kishat e minoritetit grek në Finiq dhe Dropull, KOASH-i i ka vendosur tabelat vetëm në gjuhën greke dhe jo dygjuhëshe, duke mos respektuar faktin se ato vendbanime janë në një shtet të pavarur që ka një gjuhë tjetër zyrtare. Krahas minoritetit, edhe në fshatrat Palasë dhe Dhërmi, tabelat kryesore të kishave janë vetëm në greqisht. Në raste të tjera, në këto fshatra janë vendosur tabela trigjuhëshe greqisht-shqip-anglisht, me gjuhën greke gjuhë të parë. Situata e tabelave bëhet edhe më e dukshme në fshatrat shqipfolëse. Kisha e Shën Petros në Vuno ka tabelë vetëm në greqisht, ndërsa kishëza në plazhin e Lukovës është dygjuhëshe shqip dhe greqisht, pavarësisht se këto fshatra janë tërësisht shqipfolëse. Shumë kisha janë pa tabela fare. Që gjuha e përdorur në tabelat e kishave ka kahje të dukshme progreke, përforcohet nga fakti se vetëm gjuha greke është e kudondodhur në këtë territor. Kështu, në asnjë vendbanim të pesë bashkive të jugut të thellë nuk ka asnjë kishë me tabela vetëm në gjuhën shqipe e as përdorim të gjuhës vllahe, në një kohë kur numërohen së paku 20 vendbanime të banuara thuajse tërësisht nga ortodoksë shqiptarë pa fluiditet të identitetit dhe dy vendbanime me shumicë vllahe.

Ndërkaq, toponomastika lokale do të pësonte ndryshime po ashtu. Shteti shqiptar i njeh Dhërmiun dhe Gjilekën si fshatra më vete, ku Gjileka përmban lagjen “Gjilekë” dhe lagjen “Kondraq”, ndërsa Dhërmiu vetëm lagjen “Dhërmi”. Kur përfundoi investimi në rrugë në vitin 2007, padijenia e autoriteteve qendrore e lidhur edhe me nxitjen e pakicës së vetidentifikuar në zonë, vendosi tabelën “Kondraq” në hyrje të fshatit Gjilekë, toponimit më të dukshëm shqiptar të zonës, në një rast unik në Shqipëri, ku nuk ka tabelë me emrin e fshatit, por ka tabelë me emrin e lagjes. Në vitet vijuese, Gjilekës do t’i hiqej edhe emërtesa e plazhit. Plazhi i Gjilekës do të riemërtohej nga bizneset e zonës, nxitur nga pakica e vetidentifikuar si greke, “Drimadhes”, që është emri grek i gjithë fshatit Dhërmi. Ndërkaq, plazhit të Dhërmiut nuk iu ndryshua emri. Me përfundimin e investimit në rrugë, që lidh plazhin e Gjilekës me plazhin e Dhërmiut, emërtesa e vendbanimit të ri nuk ishte më “Plazhi Gjilekë”, madje as “Drimadhë”, por “Drymades”, në një rast unik në Shqipëri që në tabelë vendoset forma angleze e shqiptimit grek të një fshati ngjitur me fshatin përkatës. Pak më poshtë, në zonën e Bashkisë Finiq, fshatrat shqiptare ortodokse Pecë dhe Sopik, si dhe fshati bektashian shqiptar Çlirim, do të merrnin tabela dygjuhëshe, ndërsa Muzina do të mbetej pa tabelë, edhe pse qëndron përgjatë rrugës.

Përhapja e influencës greke, legjislacioni shqiptar e grek dhe “testet” e viteve 2011 e 2015

Ajo që autorët grekë quajtën tentativa për dëmtimin e shtyllës shoqërore dhe kombëtare shqiptare përmes tregtisë së vizave të viteve ‘90, në fakt ishte përpjekja e shtetit grek për të zgjeruar hartën e minoritetit në Shqipëri. Ky zgjerim tenton të shkojë përtej 99 fshatrave të njohura nga shteti shqiptar si minoritare (ku përfshihen fshatrat Frashtan, Llugar dhe Koshovicë) dhe 103 të njohura nga shteti grek (bashkë me Himarën, Dhërmiun, Palasën dhe Qeparoin Fshat), drejt Korçës, Konispolit dhe fshatrave të tjera të bregut të Sarandës dhe Himarës. Kjo do të krijonte një hapësirë kompakte minoritare në territorin që, deri në vitin 1920, shteti grek e njihte si “Epiri i Veriut”. Kështu, “dëmtimi i shtyllës shoqërore dhe kombëtare” sipas Ciceliqisit, do të përvijohej nga “tregtia e vizave” te dhënia e pensioneve mujore fillimisht për këto 103 fshatra, e më pas te dhënia e shtetësisë çdokujt që faktonte se ishte nga një prej 103 fshatrave.

Pikënisja ndodhi me Kushtetutën e vitit 1998, kur me këshillimin edhe të anëtarit grek të ekipit këshillues të Këshillit të Evropës, më vonë ministër i Jashtëm i Greqisë, Jorgos Katrugalos, shteti shqiptar do të vendoste në Kushtetutë se shtetësia shqiptare mund të hiqej vetëm me kërkesë të shtetasit. Për ndryshim, Greqia dhe shumica e vendeve evropiane kanë kushte të heqjes së shtetësisë së tyre në rast të cenimit të interesit kombëtar. Kështu, shteti grek nuk kishte më pengesa për t’i dhënë shtetësinë greke kujtdo që donte, sepse shteti shqiptar nuk mund të hiqte atë shqiptare. Greqia nisi të japë masivisht shtetësinë greke për personat nga Shqipëria që vlerësonte si grekë në vitin 2006, pas miratimit edhe të ligjit për shtetësinë në Shqipëri. Dhënia e shtetësisë greke me mundësinë e heqjes së saj u përdor në vijimësi si mjet presioni nga Greqia për të ndjekur politikat kombëtare greke në dëm të shtetit shqiptar, që nuk mund të heqë shtetësinë e kujtdo që e ka fituar që nga lindja. Kështu, kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, me vetidentifikim kombëtar shqiptar, që e kishte përfituar shtetësinë greke brenda ligjeve të shtetit grek, iu hoq shtetësia greke me arsyetimin se “dëmtoi” helenizmin në Himarë.

Përcaktimi për shtetësinë në Kushtetutë do të pasohej në vitin 2011 nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese, që shfuqizonte kolonën e kombësisë nga Regjistri i Gjendjes Civile. Tanimë, shteti shqiptar, jo vetëm nuk mund të kundërvepronte ndaj “shkopit” dhe “karotës” së shtetësisë greke për jominoritarët, por nuk mund as të ankohej moralisht, pasi nuk njihte kombësinë për asnjë shtetas të vet në mënyrë nominale, por vetëm statistikore. Kjo prodhonte dy rrjedhoja. Së pari, çdo rezultat në census do të duhej të pranohej nga shteti shqiptar që nuk kishte më si t’u referohej Regjistrave të Gjendjes Civile zyrtarisht. Së dyti, shteti grek kishte dorë të lirë të shpërfaqte haptazi tanimë zgjerimin e fshatrave të tëra që i quante minoritare në Shqipëri, e njëherazi t’i kërkonte shtetit shqiptar të mos etiketonte zona minoritare apo fshatra me shumicë minoritare.

Zgjerimi edhe gjeografik i zonave me shumicë të përbërë nga pakica greke, do të tentohej të vihej në provë në censusin e vitit 2011, si një test i përqindjes së grekëve jashtë zonave të njohura si minoritare dhe për këtë u zgjodh një plan i dyfishtë. PBDNJ-ja dhe Omonia deklaruan bojkotin e censusit, nisur nga një nen i ligjit që përcaktonte se deklarimi i rremë për kombësinë do të dënohej me gjobë. Mirëpo, ky ishte justifikim pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi në mungesë të kolonës së kombësisë në Regjistrin e Gjendjes Civile, deklarimi i rremë nuk mund të provohej. Bojkoti gjysmak u krye për të testuar se sa grekë do të deklaroheshin përmes mekanizmave të ndryshëm në zonat me identitet fluid të Himarës, Xarrës dhe ndër kuçovllehtë e Korçës, pa qenë Greqia e detyruar të pranonte rezultatin real të censusit. Kështu, nëse bojkoti i minoritetit grek u krye pjesërisht në bashkitë e sotme të Finiqit dhe të Dropullit, krejt e kundërta ndodhi në Korçë, Himarë e Konispol.

Në Himarë dhe Konispol, konsullata e Gjirokastrës dhe Omonia bënin propagandë për deklarimin grekë, edhe pse në Finiq bënin thirrje për bojkot. Në Korçë, konsulli grek doli në fushatë të hapur për të bërë thirrje për t’u deklaruar grekë, edhe pse zyrtarisht Greqia po “protestonte” ndaj censusit dhe mbështeste bojkotin e Omonias dhe PBDNJ-së. Madje, deklaratat e tij u bënë pikërisht në aktivitet të Omonias, që teorikisht thërriste për bojkot, por vetëm në Finiq dhe Dropull. Konsulli theksoi se kjo betejë “nuk përfundonte me censusin, por me njohjen si pakicë”.

Rezultatet e censusit prodhuan statistikat e trajtuara më sipër. Në Korçë, grekët nuk tejkaluan dot 3% të popullsisë së qytetit, çka rrëfeu se nuk mund të realizohej asnjë ndikim i mëtejshëm nga shteti grek. Prej vitit 2011, Greqia nuk ka organizuar asnjë eveniment qendror në Korçë, në ndryshim nga vitet përpara vitit 2011.

Në Bashkinë Himarë, u pa se të deklaruarit si grekë përbënin 11,5% të popullsisë së bashkisë së mëvonshme ose përafërsisht 14,5% e popullsisë nëse korrektohet me mospjesëmarrjen, në korrelacion me sa ishin pasardhësit e pendëbardhëve dhe minoritarëve grekë. Fakti që nuk ka pasur bojkot në Himarë, konfirmohet nga vetë shifrat, ku popullsia banuese kishte të njëjtin trend me vitin 2001 dhe të njëjtin trend ulës me vitin 1989, mes tri njësive administrative. Pas ish-Komunës Vranisht, ish-Bashkia Himarë ka rënien më drastike të popullsisë në Bashkinë Himarë, duke bërë që në vitin 2001, banorët e njësisë Himarë të ishin të njëjtë në numër me ata të njësisë Lukovë, e cila e gjendur afër një qendre të madhe urbane si Saranda, që ka pësuar rritje popullsie, kishte tkurrjen më të vogël nga tri njësitë. Kështu, përpara nisjes së emigrimit, këto shifra përputhen me Regjistrin e Gjendjes Civile, duke bërë që ish-Bashkia Himarë të ketë 48% më shumë banorë se ish-komuna Lukovë. Në analizën e vitit 1993 të Kalivretakisit, ky raport kishte rënë në 23%. Në censusin 2001, zgjedhjet 2003 dhe zgjedhjet 2007, popullsia e dy njësive administrative ishte e barabartë. Edhe në zgjedhjet 2011, nëse heqim 1000 emigrantë të ardhur me 22 autobusë vetëm në qytet, raporti mbetet po ashtu i barabartë mes votuesve të Himarës dhe Lukovës. Fakti që edhe në censusin 2011, banorët e njësive administrative Himarë dhe Lukovë janë sërish në të njëjtat nivele, rrëfen se censusi 2011 nuk ka pasur bojkot nga popullsia.

Ndërkaq, në Bashkinë e Konispolit, rezultoi se 80% e ortodoksëve shqiptarë të zonës u vetëdeklaruan si grekë, krahas të gjithë grekëve dhe vllehve me fluiditet të identitetit etnik të ish-Komunës Xarrë. Këtu, propaganda shtetërore greke, me ndërthurje të njerëzve me ndikim të zonës edhe të partive të mëdha politike shqiptare, si dhe me ndikimin e priftërinjve të KOASH-it, solli rezultatin e pritur. Ky veprim, që për madhësinë e deklarimit të rremë, siç u faktua më sipër, duket i mirëkoordinuar, u shpërblye një vit pas censusit, kur qeveria greke i përfshiu të gjitha fshatrat e ish-Komunës Xarrë, si dhe fshatin Çiflik të ish-Bashkisë Konispol (së bashku me fshatrat ortodokse shqiptare Muzinë, Pecë dhe Sopik të Bashkisë Finiq) në ato që ajo vendos se janë zona minoritare në Shqipëri, përmes vendimit 4000/3/2012, që u jep automatikisht letra homogjeni, të drejtën për pensione dhe shtetësi, nëse vërtetojnë se kanë lindur në ato fshatra. Thënë ndryshe, çdo person me prejardhje ortodokse nga këto fshatra me shumicë ortodokse shqiptare (apo vllahe në rastin e Shkallës) mjaftonte të vërtetonte se kishte origjinën qoftë të gjyshit nga ato fshatra dhe do të mund të merrte shtetësinë greke, një pension mujor për moshën e tretë, lehtësi administrative për universitete dhe spitale si për çdo homogjen. Ndërkaq, shteti grek e ruan të drejtën që ta heqë shtetësinë greke, pensionin mujor dhe këto privilegje, në çastin që ai individ dëmton interesat e Greqisë.

Në vitin 2013, kur qeveria shqiptare nisi përgatitjet për reformën territoriale, Himara u rikthye në qendër të vëmendjes. Polemika nuk ishte nëse Himara e vogël do të qëndronte e vogël, por me çfarë do të bashkohej. Edhe pse e quanin minoritare, PBDNJ-ja dhe Omonia kërkuan të bashkohej me ish-Komunën Lukovë që ka shumicë shqiptare, por jo me ish-Komunën Horë-Vranisht. Nëse do të ishte kështu, numri i të vetidentifikuarve si grekë sipas analizës më sipër, do të shkonte në 19,75%. Projektligji i miratuar nga komisioni përkatës, parashihte që fshatrat shqiptare ortodokse Pecë dhe Muzinë, si dhe fshati me shumicë vllahe, Kardhikaq, të bashkoheshin me Bashkinë Delvinë, ndërsa fshati shqiptar ortodoks i Sopikut të bashkohej me Bashkinë Konispol, krahas fshatit me shumicë shqiptare myslimane të Pandelejmonit dhe atij me shumicë greke të Vagalatit. Pak minuta para votimit, këto fshatra, që Greqia i njeh si fshatra greke minoritare me vendimin nr. 4000/2/2012, kaluan me Bashkinë Finiq, që ka shumicë minoritare.

Testi i dytë pas censusit do të vinte në vitin 2015, në zgjedhjet bashkiake, ku PBDNJ-ja doli me kandidat Fredi Belerin në Himarë dhe Anastas Gudën në Konispol. Anastas Guda doli i treti me 17% të votave, duke dalë në fushatë me priftërinjtë e fshatrave të zonës, aty ku veç pak vite më parë, një prej tyre, me emrin Kozma Papa, bënte thirrje për ngritjen e flamurit të Vorio Epirit në Sopik e në fshatrat e tjera shqiptare të zonës. Ndërkaq, Beleri mori 27% të votave, duke përfituar nga fakti që opozita zgjodhi një kandidate pa peshë në politikën lokale, që ishte në fakt pjesë e Omonias dhe kishte origjinë joortodokse.

Zhvillimet në prag të censusit

Kushtetuta që i mundësoi Greqisë epërsinë në çështjen e shtetësisë, pasuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që hoqi individualizimin e kombësisë, paradoksi që Greqia krijon “zona minoritare” në Shqipëri, përfshi fshatra ortodokse shqiptare, dhe Shqipëria e ka të ndaluar të ketë zona minoritare, u pasua në vitin 2017 me legjislacionin për pakicat. Ligji përcakton se nëse 20% e banorëve të zonës i përkasin një pakice dhe/ose ajo zonë është tradicionalisht e banuar nga një pakicë, atëherë lind e drejta kolektive e minoritetit. Kjo e drejtë përmban shkolla dygjuhëshe, tabela dygjuhëshe, ngritjen e flamurit grek krah atij shqiptar në çdo institucion shtetëror dhe vënien e greqishtes gjuhë të dytë zyrtare.

Ky ligj njeh për herë të parë të drejta kolektive të pakicave, të ndërthurura me vlerën numerike 20%. Konventa Kuadër e Këshillit të Evropës për pakicat nuk njeh asnjë të drejtë kolektive, por vetëm të drejta individuale për pakicat. Ndërkaq, ligji ka edhe përkufizim të çfarë përbën pakicë, që nuk gjendet në asnjë akt të së drejtës ndërkombëtare, duke krijuar një përkufizim ligjor vetëm në Shqipëri. Për më tepër, ky përkufizim duket se është një përshtatje e elementeve përbërëse të pakicës aq përgjithësuese, sa fut edhe elementin fetar, që në Shqipëri nuk ka asnjë vend për shkak të përbërjes fetare të shqiptarëve. Së fundmi, ai njeh si pakica kombëtare të gjitha pakicat kombëtare, etnolinguistike dhe etnike në Shqipëri, pa bërë ndarje mes tyre.

Në vitet 2018-2020, kishat në fshatra ortodokse vetëm shqipfolëse u bënë njëgjuhëshe greke, siç u sqarua më lart, si një evidentim i tradicionalitetit të rremë të greqishtes përtej tri fshatrave me prejardhje greqishtfolëse. Kjo nuk ishte hera e parë që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të tentonte t’u paraprinte interesave grekë në Shqipëri, duke krijuar fait accompli që më pas Greqia do t’i përdorte për interesat e saj. Më herët, në vitin 2004, ajo kishte ndërtuar Manastirin në Grykën e Këlcyrës, bashkë me varreza bosh për ushtarët e rënë grekë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 2006, disa varrmihës, nën mbikëqyrjen e priftit të fshatit Kosinë të Përmetit, do të merrnin eshtrat e banorëve të fshatit për t’i varrosur në këtë varrezë, që ishte pjesë e KOASH-it. Në vitin 2009, shteti grek vendosi kusht për votën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ngritjen e dy varrezave greke për ushtarët e saj të rënë gjatë Luftës, ku manastiri i Këlcyrës quhej “varrezë ekzistuese” për ushtarët grekë, pavarësisht se ishte pjesë e KOASH-it.

Në vitin 2022, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të propozonte një reformë të re territoriale, ku Bashkia Himarë përbëhej vetëm nga Njësia Administrative Himarë. Në këtë rast, personat e vetidentifikuar si grekë në këtë bashki do të ishin shumë mbi 20%, çka do ta bënte një bashki dygjuhëshe me flamur grek në çdo institucion dhe tabela e shkolla greqisht, sipas legjislacionit në fuqi për pakicat.

Nëse rezultati i zgjedhjeve 2015 rrëfeu bashkëpunimin e parë mes Belerit dhe opozitës, ai do të bëhej haptazi tetë vjet më vonë në zgjedhjet e vitit 2023. Mirëpo, këtë herë kishte edhe disa ndryshime të tjera rrënjësore. Prej së paku katër vjetësh, Fredi Beleri kishte akses të ndërhynte për shtetësi greke, bursa për universitetet shtetërore greke dhe akses në spitalin e Janinës. Ai përmblodhi votat e opozitës së drejtuar nga Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike, si dhe votat tradicionale të PBDNJ-së në ish-Bashkisë Himarë, duke fituar bindshëm në fshatrat Himarë dhe Dhërmi, por duke humbur në të gjitha fshatrat ortodokse shqiptare pa fluiditet të identitetit në njësisë administrative Himarë. Fitorja i erdhi nga numri i lartë i emigrantëve dhe nga vota ndëshkuese për palën tjetër në ish-Komunën Lukovë.

Kështu, tri nga pesë fshatrat ortodokse shqiptare të njësisë Lukovë (Nivicë, Lukovë dhe Shën Vasil), për herë të parë në historinë e tyre votuan në shumicë të kombinuar një kandidat të propozuar nga PBDNJ-ja, për tri arsye kryesore. Së pari, kompaktësimi i votave të opozitës. Së dyti, problemet e pronave që i çoi të votonin cilindo kandidat që do të zgjidhte opozita, ku banorët pretendojnë pronësinë në plazhet e Kakomesë dhe Krorëzës përkatësisht, dhe vetëm pak muaj para zgjedhjeve u gjendën të paditur nga shteti për anulimin e akteve të tokës në këto plazhe. Së treti, kapitalizimi i mekanizmave shtetërorë grekë në duart e Belerit. Fakti që këto mekanizma janë shtetërorë, vërtetohet sepse shtetësitë greke për të cilat ka ndërhyrë Beleri në Tiranë dhe në Himarë, jepen vetëm nga shteti grek; bursat janë për universitete shtetërore e jepen vetëm nga shteti grek; letrat e homogjenëve jepen vetëm nga shteti grek; ndërsa, spitali i Janinës është spital shtetëror grek.

Gjithsesi, faktori kryesor duket se ka qenë mbështetja e shtetit, strukturave politike e shtetërore ose qarqeve të caktuara në Greqi. Pjesëmarrja në zgjedhje rrëfen për numër të lartë emigrantësh që janë kthyer në njësinë administrative Himarë vetëm për të votuar, në masë 62% më shumë se njësia administrative Lukovë, nga popullsia që është e barabartë mes dy njësive, siç pamë më sipër. Rritja përbën dyfishim të pjesëmarrjes së emigrantëve në zgjedhje, krahasuar me rastin më të lartë të mëparshëm dhe trefishim në krahasim me mesataren e pjesëmarrjes së emigrantëve në zgjedhje në njësinë Administrative Himarë. Kjo rrëfen një mobilizim përtej mundësive të një kandidati, çka rrëfehet edhe nga fakti se në fushatën e tij me emigrantët në Greqi ka qenë përherë i shoqëruar nga eksponentë të lartë politikë grekë.

Kështu, tentativa e Kishës Ortodokse me tabelat njëgjuhëshe dhe mobilizimi i mekanizmave shtetërorë grekë në duart e kandidatit Fredi Beleri, erdhën pak përpara censusit të vitit 2023. Nëse krahasojmë Konispolin me Himarën, Fredi Beleri nevojitej kryetar i Bashkisë së Himarës, ku himarjotët as në vitin 2011 nuk e tejkaluan shifrën tradicionale të vetidentifikimit si shqiptarë apo grekë në zonë, ndërkohë që nuk nevojitej asnjë kandidat në Bashkinë e Konispolit, ku testi i vitit 2011 kishte treguar se mund të arrihej 20% pa kryetar bashkie që do të punonte për këtë qëllim. Rreth Fredi Belerit u bashkuan të gjitha rrymat greke që pamë në qasjen ndaj çështjes së pakicës greke në Bashkinë Himarë. Edhe drejtuesit politikë grekë gjatë fushatës, edhe shteti grek që, përmes drejtuesve më të lartë politikë, e ktheu çështjen e arrestimit të tij nga SPAK-u si cenim të të drejtave të minoritetit, por edhe kryepeshkopi Anastas, që e vizitoi në burg, pavarësisht se nuk ka folur ende për ushtarin ortodoks, Arsen Gjini, për të cilin shteti grek pati akuzuar Fredi Belerin se e ka vrarë e as ka takuar asnjë ortodoks tjetër që është në burg.

Në dobi të interesit të vet kombëtar, shteti grek, struktura të tij ose grupe interesi, do të mund të kërkonin që, përmes letrave, bursave, pasaportave, që provuan se u funksionuan në ish-Komunën Xarrë në censusin e vitit 2011 dhe në zgjedhjet vendore në Bashkinë Himarë në vitin 2023, të realizonin për një ditë vetëdeklarimin e rremë për së paku 7% të shqiptarëve të Bashkisë Konispol dhe 5,5% të shqiptarëve të Bashkisë Himarë, për të mundësuar që nga Qafë Bota e deri në Llogara, nga Muzina dhe deri në Sarandë, të jetë një zonë minoritare. Kjo do të bënte që qyteti i Sarandës dhe ai i Delvinës të rrinin si ishuj njëgjuhësh në një pellg me flamurin grek të ngritur krah atij shqiptar në institucionet shtetërore të Shqipërisë, me tabela dygjuhëshe, me shkolla minoritare dhe me influencë me pasoja afatgjata të raportit të fluiditetit në atë zonë dhe marrëdhënieve shqiptaro-greke. Për këtë, nga intervistat e autorit në terren, rezulton se ka nisur edhe propaganda që kushdo që ka marrë letra greke, duhet të deklarohet grek, se nëse nuk deklarohen grekë, mund të humbasin statusin e dhënë nga vendimin 4000/3/2012, apo në të kundërt, se fshatrat që do të deklarohen si me shumicë greke dhe ende nuk janë përfshirë, do të përfshihen në atë vendim.

Kisha e Shën Petros, me tabelë vetëm në greqisht, në fshatin shqipfolës të Vunoit

“Si ndodhi grushti kishtar në 1992”, Xhufi: Janullatos ka 7 vite që do të largohet, por nuk e lënë grekët

Historiani Pëllumb Xhufi kujtoi në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv grushtin kishtar që ndodhi në gusht të 1992-shit te Rruga e Kavajës në Tiranë, kur u hodh ideja që do zgjidhej kryetari i Kishës Autoqefale Shqiptare. Xhufi thotë se hirësia e tij Anastas Janullatos u zgjodh në kundërshtim me kanunet dhe procedurat e kishës më 2 gusht. E megjithatë 7 vjet më parë, thotë profesori, Janullatos deklaroi se do të largohet nga Shqipëria, por nuk e lanë grekët.

Dritan Hila: Profesor fortlumturia e tij, hirësia Anastas Janullatos ka bërë thirrje që ortodoksët mos kenë frikë të deklarojnë kombësinë në Cens2023 dhe kjo është me spec. A thua ti këtu po i persekuton njeri ortodoksët dhe ka bërë thirrje që ta deklarojnë besimin. Kur ka çështje të nxehta Janullatosi mban anën e grekëve, p.sh në rastin Beleri. A kemi ndonje lloj regresi nga ana e Kishës Autoqefale Shqiptare. A ka ardhur momenti që të bëhet një reformë sepse fakti që kjo është Autoqefale e kërkon dhe bashkëpronësinë e shtetit mbi të, apo jo?

Pëllumb Xhufi: Po e kërkon dhe kështu ka qenë. Mirëpo u bënë kaq shumë lëshime dhe tani është parimi: e drejta e fituar nuk hiqet. Këtu është problemi. Nuk e heq dot atë që e ke lënë të bëhet. Edhe këtu u shkel me të dyja këmbët që më 2 gusht të vitit 1992, ku në valën e gushtit u bë një grusht kishe, te Rruga e Kavajës. Nën presionin e shtetit grek, me prezencën e autoriteteve greke të ardhur enkas nga Greqia, në një ceremoni që u hoq si një ceremoni e zakonsheme e së dielës, del zoti Dule që atëherë ishte dhjak i kishës dhe thotë; jemi që jemi të zgjedhim kryetarin e kishës. Filloi rrëmuja në kishë pastaj, se kishte dhe shqiptarë që thoshin; çfarë është kjo. Kur bëhet zgjedhja e kryepeshkopit, nëse një person thotë, nuk është i denjë, nuk bëhet. Jo vetëm kjo, por e thonë kanunet e kishës që; një peshkop i ardhur me ndihmën e pushtetit shekullar është i paligjshëm. Në dy gusht u bënë zgjedhjet në kishe në kundërshtim me kanunet e kishës, në kundërshtim edhe me procedurën. Pasi u bë rrëmujë në kishe, grupi i ardhur nga Athina, Ambasada Greke në Tiranë me kryepeshkopin Janullatos shkuan te Hotel Tirana dhe e mbaruan aty procedurën. Në një vend qe quhet mëkati nga kisha, pra hoteli, ti shkon dhe zgjedh kryepeshkopin, i cili mori edhe shtetësinë nga Meta. Zoti Berisha heshti atëherë dhe Janullatos nisi detyrën. Vetëm kur filluan fërkimet pas masakrës se Peshkëpisë ku qe zoti Beleri, që na doli ne skenë sot mbas 30 vjetësh, atëherë i shkon zoti Berisha dhe i thotë; “Hirësi ne e bëmë me fjalë që ju të jeni i përkohshëm në krye të kishës.” Janullatosi u tha; “ Biri im të përkohshëm jemi të gjithë në këtë botë dhe unë do iki një dite.”
Para një 7 vjetësh hirësia e tij bëri një deklaratë që mua më habiti, ishte shumë njerëzore. Ai deklaroi në një televizion grek që: “Ka ardhur koha që unë do largohem nga kreu i Kishës Autoqefale Shqiptare se nuk është e drejtë që një i huaj të drejtojë një kishë të një vendi tjetër. Si do na vinte në grekëve nëse në krye të kishës do na vinte një bullgar.” Unë e simpatizova pastaj dhe fakti që nuk ka ikur pas gati 7 vjetësh tregon që atë nuk e lënë të ikë. Ai është nën presion. Ai duhet të ikë: për faktin që shkoi takoi një të inkriminuar në burg dhe që mbajti anën e Kacifës, apo kur ndodhi aksidenti me himarjotin Guma që vranë në aksident. Ai foli pas Ministrisë së Jashtme dhe bëri një deklaratë fare të padenje për rolin që ka: “Tani nuk e dimë si do shkojë problemi i marrëdhënieve ndëretnike në Shqipëri.” Domethënë që do nise lufta ndëretnike në Shqipëri. Në vend që të qetësonte, ai e shpalli luftën që në atë moment. Një javë pasi vdiqa Aristotel Guma, një shofer autobusi që ishte grek, në ato kthesat e Ballshit, duke folur në telefon përplasi një autobus të tërë dhe vdiqën tre gra me mbiemrin Guma dhe ishin myslimane. Hirësia e tij nuk foli fare.”, tha ndër të tjera profesor Xhufi në DritareTv

“Hero duhet t’i themi”, Luiz Ejlli shpreh ngushëllime për vd*kjen e Faton Hajrizit (VIDEO)

Faton Hajrizi u vra pak ditë më parë nga policia serbe, pas dyshimeve për vrasjen e një efektivi në Serbi.

Ai ishte në kërkim nga autoritetet serbe, pasi më 18 korrik u raportua se e kishte vrarë një zyrtar policor serb dhe e kishte plagosur një tjetër, gjatë një kontrolli rutinor në Lloznicë të Serbisë, qytezë në afërsi me Bosnje-Hercegovinën.

Për vdekjen e tij ka shprehur ngushëllime edhe artisti i njohur dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve, teksa e ka cilësuar Hajrizin si “hero”.

“Në radhë të parë dua t’i shpreh ngushëllime familjarëve të heroit duhet të themi tani të Faton Hajrizit, gjithashtu dhe miqve dhe dashamirëve të tij”, u shpreh ai.

“Dhe me një shprehje të tijën dy duart përmbi kokë dhe kokën për atdhe ju pres sonte të gjithëve në sheshin ‘Adem Jashari’ në Skënderaj. Mos mungoni”, thotë ai më tej.