“E kishte nxjerrë me fëmijët mes 4 rrugëve, e strehoi komshia”, “M ashtron” – E reja tentoi të mb.ytej me të miturit në Bunë, vjehrra përballet me dhëndrin: Kam fotot ku e ka dh*nuar

Gazeta Panorama
Menu Refresh Kthehu

“E kishte nxjerrë me fëmijët mes 4 rrugëve, e
E ëma e 27-vjeçares që tentoi të vetëmbytjen në Bunë me 4 fëmijët e mitur është përballur “Live” me dhëndrin e saj, Ajet Isufinë emisionin ‘Me zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ku kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.

Ajet Isufi ka fajësuar vjehrrën e tij për aktin që ndërmorri e shoqja, duke e akuzuar si shkaktare.

Por, nëna e të resë pretendoi se Ajeti e kishte nxjerrë nga shtëpia 27-vjeçaren së bashku me katër fëmijët e mitur.

Debati LIVE:

“I kemi dërguar për të ngrënë, i kemi mbajtur me të gjitha të mirat. I dimë të gjitha gjërat e tij, tani e 8 vite. Ka ngacmuar shoqet e punës time, më ka thënë “a është Ajeti ky”. Edhe në 12 të natës kemi shkuar për problemet që ka pasur Ajeti, se na merrte goca në telefon. Jemi lodhur shumë me këtë muhabet, në 8 vite”, tha e ëma.

“Kam 8 vite që kërcënohem prej burrit tënd”, u shpreh Ajet Isufi.

“Kamerat i kemi të regjistruara. Vajza dhe fëmijët janë shumë të mirë. Kam shkuar ta marr në Tiranë, e ka lënë mes katër rrugëve. E ka nxjerrë nga shtëpia me 4 fëmijët. Atë natë i rashë vajzës në telefon dhe nuk dinte të tregonte se ku ishte. Më tha më ka nxjerrë jashtë me gjithë fëmijët, e ka strehuar komshia që i kishte dhënë me qira”, shtoi ajo.

“Mashtron”, u shpreh ai.

“Ai ishte larguar, ka pasur probleme edhe me pronarët e shtëpisë, kanë kapur vajzën dhe ia ka thënë. Unë i kam të gjitha fotot, dhunimin e vajzës që i ka bërë”, shprehet nëna e 27-vjeçares.

Zbardhen bisedat në “Sky”, Gjoka: Shif se ke kap një djalë me fara në Velipojë, Arditi: S’jam aty që…

Zv/drejtori i policisë Shkodër, Ardrit Hasanbegaj ka qënë tërësisht në ndikimin e biznesmenit nga Velipoja, Pëllumb Gjoka, të cilin e informonte në mënyrë dinamike për çdo gjë.

Në bisedat e zhvilluara në aplikacionin “Sky”, Gjoka dhe Hasanbegaj kanë një komunikim të ngjeshur me njëri-tjetrin, duke sjellë ndërhyrje të vazhdueshme nga Gjoka tek drejtuesi i policisë.

Në muajin Shkurt 2021, agjentët e anti-drogës kanë kapur në Velipojë një person me disa fara kanabisi dhe Pëllumb Gjoka, ka ndërhyrë në mënyrë që Ardrit Hasanbegaj ta ndihmonte.

Por personi ishte arrestuar dhe se Hasanbegaj i thotë se nuk ishte në Shkodër, që ta thëriste atë djalin e arrestuar në zyrë dhe ta porosite që të mos fliste, pasi e hante në bashkëpunim pstaj.

Nisur nga kjo situatë Pëllumb Gjoka i ka kërkuar që të ndërhynte tek oficerët, por Hasanbegaj i thotë se nuk i thotë dotë atyre ekselentave të Lleshit, pasi njoftojnë direkt Ardi Veliun.

Sipas asaj që tregohet në materialin që ka parë gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, del qartë se në 25 shkurt 2021, biznesmeni Pëllumb Gjoka, i shkruan në “Sky” zv/drejtorit të Policisë së Shkodrës Ardrit Hasanbegaj, se kanë kapur një djalë nga Velipoja me disa fara canabisi, pasi kishte filluar fushata e mbjelljes.

“…si je vëlla? Keni kap një djalë nga Velipoja me do fara. Shife nëse ke mundësi ndonjë ndihmë, se filloi fushata…”.
Ndërsa Hasanbegaj i përgjigjet si vijon: ”…mirë vëlla po, tani më thanë. Nuk kam çi bëj vëlla, është arrestuar po ishalla nuk nxjer emra të tjerë…”.

Dhe Pëllumbi që ia kthen:”…Ishalla…”. Më tej Hasanbegaj i shkruan se është duke pyetur për të mësuar situatën, pasi nuk është në policinë e Shkodrës, që ti thoshte të arrestuarit të mos fliste se e hante bashkëpunimin.

“…se po pysin, nuk jam aty që ti thoja mos folë se e ha bashkëpunimin. Ta merrja me vete të zyra ime…”-i thotë zv/drejtori Hasanbegaj. Ndërsa Pëllumbi ia kthen: ”…shif po pate ndonjë aty, se ai kalama është…”.

Kurse Hasanbegaj i shktuan se aty janë disa oficerë ekselenta të Lleshit, duke pasur parasysh ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshi, që kishte vetëm 2 muaj që ishte larguar nga posti i ministrit, pas ngjarjes së 8 dhjetorit 2020, ku mbeti i vrarë Klodian Rrasha në Laprakë.

“…po ata aty, janë nga këta ekselentët e Lleshit, që njoftojnë direkt Ardi Veliun, po tu thuash…. Po ja do u them, lere se do pyes unë, mbase se kanë pyetur…”-i shkruan Hasanbegaj, biznesmenit Pëllumb Gjokës.

Pas 6 orëve nga zhvillimi i kësaj bisede, Pëllumb Gjoka sërisht i shkruan zv/drejtorit të policisë, Ardrit Hasanbegaj, duke e kujtuar si më poshtë vijon: ”…Vëlla foli gjë ai…se ata mendojnë që jeni ju…?”,duke nënkuptuar se njerëzit e personit të arrestuar dyshojnë se arrestimin e ka bërë zv/drejtori i Policisë Shkodër, Hasanbegaj.

Dhe Hasanbegaj ia kthen: “…jo jo nuk ka folë farë. Jo në dijeninë time. O vëlla ne nuk jemi, nuk di ça të them…S’kam shkuar janë në Tiranë…”.

Por Pëllumbi sërisht i shkruan: ”…as Tirana…?”.

Më tej Pëllumbi vijon duke i shkruar Hasanbegaj se: ”…Kusho, (e ka fjalën për Mir Brulin nga Velipoja i arrestuar së fundi tek dosja me 50 persona të arrestuar), po më thotë se i kanë ardhur letrat nga Mali i Zi…”. Me sa duket Mir Bruli ka pasur probleme me ligjin në Malin e Zi.

Dhe zv/drejtori i përgjigjet si më poshtë duke konfirmuar: ”…Po i kanë ardhur sotë, kur i paskan ardhur, unë kam qënë që të premten këndej…”.

Ndërkohë Pëllumbi vijon duke i shkruar se: ”…a mer ndonjë oficer nga Mali i Zi, në operacionin arrestimesh bashkë me ju këtu…? Shif nesër kur të shkosh…se ai më tha…”.

Kurse Hasanbegaj ia kthen:”…Po jo mo vëlla,ça lesh operacioni, veç po kanë ardhur këto dy ditë, po do mi kishin thënë. Mos ka ardhur në kufirin ai Malazezi?Se do mi kishin thënë…”.

Sërisht Pëllumbi i shkruan si më poshtë vijon:”…ok ok vëlla, shif nësër kur të shkosh…”.

Bashkia e Tiranës jep lajmin e mirë për studentët: Abone falas edhe për vitin e ri akademik

Pas dy viteve që udhëtojnë falas në linjat e autobusit në Tiranë, të gjithë studentët që janë të pajisur me kartën e studentit do të mund të udhëtojnë sërish falas edhe gjatë vitit akademik 2024-2025.

Këshilli Bashkiak i Tiranës, me votat e përfaqësuesve socialistë, miratoi dje propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për abone falas për të gjithë studentët që studiojnë në Tiranë.

Më herët, Bashkia e Tiranës ka subvencionuar edhe gjysmën e pagesës për konviktet, duke ua lehtësuar shumë jetesën në kryeqytet studentëve.

Këshilli Bashkiak i Tiranës, me votat e përfaqësuesve socialistë, miratoi dje propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për abone falas për të gjithë studentët që studiojnë në Tiranë.

Më herët, Bashkia e Tiranës ka subvencionuar edhe gjysmën e pagesës për konviktet, duke ua lehtësuar shumë jetesën në kryeqytet studentëve.

“Ka diçka që fshihet”/ Ekz*kutimi i Faton Hajrizit, eksperti i njohur ngre dyshime të forta: Serbët e kanë…

Eksperti i gjeopolitikës, Agim Krasniqi thotë se ka diçka që fshihet në lidhje me ekzekutimin e Faton Hajrizit nga policia serbe, ku sipas tij, ka deklarata kontradiktore të bëra nga zyrtarët në Serbi.

Në emisionin “360 gradë”, Krasniqi u shpreh se zyrtarët serbë kanë akuzuar instucionet e Kosovës, që Hajrizi është liruar qëllimisht nga burgu, për të vrarë një polic serb, në shenjë hakmarrjeje për Banjskën.

“Dua ta analizoj nga një këndvështrim tjetër. Ky rast mund të jetë projektuar nga stukutra të shtetit serb, por edhe përtej saj. Dyshimet e mia i bazoj që nga dita e parë e prononcimeve të zyrtarëve të shtetit serb nga prononcimet, për disa veprime që kishin ndodhur atë ditë. Filimisht, ishte deklaruar që i është marrë arma policit të ndjerë, pastaj ky e ka kryer vrasjen. Kemi dëgjuar një deklaratë të vëllait të tij, që ka qenë në Gjermani. Deklaratat e Daçiç, që e shpjegon rastin, që në mëngjes, gjatë një dite kërkoi ujë. 400 policë të angazhuar dhe në fund vrasja. Në momentin që vritet personi që kërkohet, nuk lejohet ndonjë informacion. Pa një mjekësi ligjore të kufomës së të ndjerit, nuk mund të nxjerrim konkluzione të sakta. Mund të jetë, kanë synuar zyrtarët serbë, vetë fakti që 400 policë janë angazhuar, unë mendoj që ata do ta zinin të gjallë. Vetë fakti që ka deklaruar, dyshon se fshihet diçka. Në Kosovë ka zëra për qëndrimin e tij në burg.

Insitucionet e shtetit të Kosovës ishin akuzuar nga zyrtarë të lartë serbë, se ishte organizuar dalja e tij nga burgu, për të vrarë një polic, nga rasti i Banjskës, ku është vrarë një polic shqiptar asokohe. Zyrtarët serbë i kanë akuzuar institucionet e shtetit të Kosovës. Edhe këtu, fshihet diçka sa i përket trupit të tij. Prapa kësaj figure, ka diçka a e cila nuk i shpjegohet opinionit publik”, theksoi ai.

Arsyeja që çoi Bleona Qerretin në dyert e gjykatës/ Këngëtarja sherr me… Zbardhet historia e disa viteve më parë

Prej disa kohësh Bleona Qerreti i mungon skenës shqiptare. Shkak për këtë është bërë pikërisht shkëputja e artistes drejt SHBA, ku edhe ka pasur si objektiv futjen e saj në tregun ndërkombëtar.

Për disa vite me radhë e kemi parë Bleonën që të publikojë këngë për tregun amerikan.

Nga ana tjetër, gjithnjë e më e madhe po bëhej shkëputja nga publiku i saj shqiptar, që ndonëse nuk e ndiqnin më me këngë të reja, ndiqnin jetën luksoze të saj në rrjetet sociale.

Në SHBA e kemi parë në eventet më të rëndësishme botërore, duke bërë edhe parakalimin e famshëm në tapetin e kuq.

Por duket se një ‘parakalim’ që ka bërë në Tiranë, nuk ka mbetur pa u vënë re nga mediat.

Duket se këngëtarja është rikthyer këtë verë në Shqipëri, ku natyrisht do të ketë mundësinë për disa ditë pushime.

Por veç pushimeve, ajo ka pasur mundësinë që të mbyllë edhe disa çështje që ka pasur me drejtësinë. Këngëtarja është paraqitur ditën e djeshme në Gjykatën Penale të Tiranës.

Natyrisht që i madh ishte kurioziteti i publikut për të mësuar se cila ishte çështja që e ka çuar Bleonën drejt dyerve të Gjykatës.

Por çështja nuk ka qenë edhe aq e rëndë. Bëhet fjalë për një kallëzim të bërë ndaj një studioje arkitekturore, me të cilën kishte pasur një kontratë për arredimin e një apartamenti.

Mësohet se këngëtarja shqiptare e cila jeton në SHBA ka dhënë një pjesë të lekëve, por që nga studioja arkitekturore nuk janë kryer punimet, për këtë arsye çështja ka përfunduar në gjykatë.

Prokurorja e mëparshme që ka pasur dosjen dhe që është larguar nga vetingu, ka kërkuar pushimin e çështjes.

Ndërkohë prokurori aktual Bledar Valikaj kërkoi tërheqjen e akteve për hetim më të thelluar. Bleona është fotografuar teksa është duke iu nënshtruar kontrollit dhe si shihet edhe nga fotot, po dorëzon sendet e saj personale.

Pas disa kohësh që kjo çështje qëndronte pezull, duket se ka marrë fund konflikti i saj me studion e arkitekturës, që ka nisur vite më parë. Këngëtarja e ka kontraktuar firmën e arkitektes për të përfunduar punimet e shtëpisë saj, madje i ka dhënë edhe një pjesë të pagesës.

Por teksa afatet e përfshira në marrëveshje kanë përfunduar, këngëtarja ka parë që në shtëpinë e saj nuk është kryer asnjë punim nga studioja që e kishte marrë përsipër.

Në këto kushte, Bleona dhe arkitektja në fjalë, kanë pasur disa përplasje verbal, për shkak të parave që nuk ktheheshin tek këngëtarja.

Në këto kushte, Bleona i është drejtuar gjykatës, për të pasur një zgjidhje të këtij konflikti.

Megjithatë, historia u përket disa viteve më parë dhe çështja nuk është bërë kurrë publike. Vetëm tani, që prokurori i ri i çështjes ka kërkuar tërheqjen e akteve për një hetim më të thelluar, skandali i disa viteve më parë ka dalë në sipërfaqe.

Nga hetimet e deri më tanishme, nuk është konstatuar vepër penale dhe çështja është dorëzuar nga Prokuroria e Tiranës në Gjykatë, për t’u pushuar.

Duke njohur natyrën e Bleonës, që shpesh herë reagimet i ka pasur të ashpra edhe në publik, jemi duke pritur nëse vetë artistja do të zgjedhë që të reagojë në lidhje me këtë çështje që e ka çuar në dyert e gjykatës./PANORAMA

E rëndë në Itali/ Përmbyset automjeti i ndërtimit, katër shqiptarë mbetin të pl*gosur

Bëhet me dije se aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 8.50 në Serrone, në malin Scalambra, gjatë punimeve të prerjes së pyjeve.

Katët shqiptarë kanë mbetur të plagosur në Itali si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 8.50 në Serrone, në malin Scalambra, gjatë punimeve të prerjes së pyjeve.

Siç raportojnë mediat italiane një automjet ndërtimi është përmbysur në via del Maneggio, duke shkaktuar lëndime në katër punëtorë shqiptarë. Viktimat janë një punëtor 27-vjeçar, dy 34-vjeçarë dhe një 30-vjeçar. Të plagosurit u transportuan menjëherë me helikopter në spitalin Tor Vergata në Romë. Karabinierët e pylltarisë Fiuggi kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Fredi Beleri me post drejtues në Parlamentin Evropian: Faleminderit, lajmin e mora në burg

Fredi Beleri është zgjedhur në një post drejtues në Parlamentin Europian.

Eurodeputeti grek nga Shqipëria, i cili ndodhet pas hekurave të burgut ku është dënuar për korrupsion në zgjedhje, është emëruar nënkryetar i Komisionit të Peticioneve.

“Falënderoj kolegët e mi që më zgjodhën nënkryetar të Komisionit të Peticioneve, gjë për të cilën mësova nga brenda burgjeve shqiptare”, tha Beleri, duke shprehur optimizmin e tij se së shpejti do të lirohet dhe do të jetë në gjendje të kryejë detyrën e tij.

Disa ditë më parë, Beleri mori një leje pesë ditore nga Drejtoria e Burgjeve në Shqipëri, për të qenë i pranishëm në seancën e parë të Parlamentit Europian.

Jαm e υ. etme me υ. ajzen time, a kα d. ikυsh qe me ρranon me femije ketυ?

Jam e vetme jam e ndame gati 4 vjet me burrin tim dhe tani kam vendos te gjej nje burr te me plotson gjysen e jetes time,

por ua them shum seriozisht me punen e vajzes time nuk bej kompromis as edhe per nje milimeter ket ta dini biles as mos

te mendojn ata te cilet nuk ma duan vajzen se me mua mund te arrin diku, un vajzen nuk e la po sikur edhe kurr te mos me del kismeti,

ajo esht 2vjece dhe jetojm bashk me vajzen time, jam e ndame dhe tani dua te kem nje lidhje te re jam ne ita/ li nese ka nevoj do te vi tek

ju te takohemi dhe ta forcojm lidhjen nese esht kismet me dike nga ju.. me lajmro mos ke marre siq thojm

ka ne nese ke interes dhe pajtohesh me fjalt e mia mos e len per neser por merrem menjeher ne lidhje tani ketu 

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa këmbëhen sot dollari dhe euro

Sot, më 23 korrik 2024, dollari amerikan blihet me 91.8 lekë dhe shitet me 92.7 lekë.
Euro blihet me 99.9 lekë dhe shitet 100.6 lekë.
Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.8 lekë, ndërsa në shitje me 103.8 lekë.

Paundi britanik blihet me 118.3 lekë dhe shitet me 119.3 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 66.4 lekë, ndërsa në shitje me 67.4 lekë.
Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja: