Si u kërcënua Ismail Qemali nga grekët se mbrojti Janinën!

Studiuesi ushtarak Përparim Rexhepaj i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për tezën që është hedhur nga disa studiues që thonë se Ismail Qemali ia fali Janinën, Greqisë. Zoti Rexhepaj tregon për përpjekjet e Ismail Qemalit për të mbrojtur me çdo kusht Janinën, që mos binte në duart e grekëve.

“Ismail Qemali bëri përpjekje për të mbrojtur Janinën. Ai mori vendim që të mbrohet me çdo kusht Janina dhe u çoi njoftim rretheve Beratit, Gjirokastrës, Delvinës, të merrnin masa për të mbrojtur Janinë.

Dërgoi Mehdi Frashërin në Janinën dhe ai takoi Esat Pashë Janinën që ishte komandanti i korpusit të Janinës dhe ishte shqiptar.

Mehdi Frashëri i tha që duhet të ngrënë flamurin shqiptar në Janinë. Por Esat Pashë Janina nuk pranoi. Më pas ministri i Jashtëm i Greqisë i dërgoi një kërcënim Ismail Qemalit duke i thënë që nëse vazhdojnë të ndihmojnë Janinën ata do pushtojnë Vlorën.”, u shpreh historiani./m.j

Arratisja e 17 anëtarëve të një familje që tronditi Shqipërinë komuniste, Hekuran Isai shkoi urgjent me helikopter në Vermosh

Mbrëmja e 9 gushtit 1987, duke u gdhirë data 10, do të shënonte një prej ngjarjeve më të bujshme, në Shqipërinë e diktaturës, arratisjen e dy familjeve me 17 anëtarë, duke kaluar kufirin në Vermosh. Ishte një prej rasteve të rralla kur realizohej me sukses një arratisje kaq masive. Iniciatori dhe ideuesi i kësaj arratisje Gjiovalin Vushaj ka dëshmuar për ‘Dosjen K’, gjithë detajet e kësaj arratisjeje, shkaqet që e i detyruan për ta ndërmarrin këtë hap dhe çfarë ndodhi me ta menjëherë sapo kaluan në tokën jugosllave, gjyqi që ju bë 17 anëtarëve të dy familjeve të arratisura në ish Jugosllavi, dhe ditët e burgut në Beograd.

Ndërkohë në Tiranë, arratisja kishte shkaktuar alarm, në kupolën e lartë të regjimit.  Një telefonatë në Komitetin Qendror, kishte ndezur sinjalin e alarmit. Dita e  10 gushtit 1987, ishte një ditë që do ta mbanin mend gjatë sidomos krerët e Ministrisë së Brendshme dhe gjithë strukturat e tjera nën varësi. Do të jepnin llogari për arratisjen që kishte ndodhur mu nën hundët  e ushtarëve të armatosur…

Kryehetuesi Qemal Lame, që do të dërgohej në terren për të hetuar këtë ngjarje, në një shkrim të tijin, kujton:

“Udhëheqja e partisë-shtet u vu menjëherë në lëvizje, për ta mbajtur ngjarjen të fshehtë dhe duke iu paraprirë interpretimeve në popull, me idenë e veprimtarisë armiqësore. Pa u hetuar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, vetëm duke u bazuar në të dhënat e para të radiogramit të Degës së Punëve të Brendshme dhe interpretimit nga drejtuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, u vlerësua se; arratisja kishte ndodhur, si pasojë e veprimtarisë armiqësore, e nxitur nga Zbulimi jugosllav

Ndryshe nga herët e tjera që priteshin raportet nga Dega e Punëve të Brendshme, komanda e Kufirit e Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, u urdhërua të shkonin menjëherë në vendin e ngjarjes. Po ashtu edhe drejtuesit e Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës dhe sekretari i parë i Komitetit të Partisë së rrethit, Xhemal Dymylja.

Nga Tirana, u nisën me helikopterin e Ministrisë së Brendshme, ministri Hekuran Isai dhe sekretari i Komitetit Qendror të PPSH-së  Simon Stefani”.

Ndërkohë, në tokën jugosllave për dy familjet shqiptare do të vijonin andrrallat. I priste një gjyq fillimisht e mandej disa javë në burgun e Beogradit, derisa aventura e tyre e arratisjes të përfundonte në Amerikë.

Kjo është pjesa e dytë e historisë së kësaj arratisjeje të bujshme të gushtit të 1987, me rrëfimin ekskluziv të Gjovalin Vushajt duke i bashkangjitur edhe dokumentet arkivore  të  Ministrisë së Brendshme.

Arratisja e 17 anëtarëve të dy familjeve që alarmoi Ramiz Alinë

Mbrëmja e 9 gushtit 1987, duke u gdhirë data 10, do të shënonte një prej ngjarjeve më të bujshme, në Shqipërinë e diktaturës, ngjarje që do ta trondiste nga themelet kupolën udhëheqëse të regjimit komunist.

Dy familje me plot 17 anëtarë, mes tyre edhe foshnja, do të arratiseshin dhe do të kalonin kufirin me Malin e Zi, duke i shpëtuar rojave të armatosura të kufirit shqiptar. Pas daljes në tokën jugosllave ata do të jepnin një intervistë në televizionin e Titogradit, intervistë që do të shihej nga shumë familje shqiptare, që ndiqnin fshehurazi kanalet jugosllave përmes antenave ilegale.

Kjo ngjarje e bujshme kishte shqetësuar në maksimum udhëheqjen komuniste. Dokumentet arkivore zbulojnë se të nesërmen e arratisjes, me urgjencë, do të udhëtonte me helikopter, në vendin e ngjarjes vetë ministri i Brendshëm Hekuran Isai. Ishte një nga rastet e rralla, kur realizohej një arratisje e tillë me një grup kaq masiv. (Shqiptarja.com)

Arratisja e 17 anëtarëve të një familje që tronditi

Publikohet për herë të parë: Kush ishin 1500 shqiptarët që blenë aksionet e Bankës Kombëtare në vitin 1925

Nga Kreshnik Kuçaj

Me 15 mars të vitit 1925 u nënshkrua akti themeltar i Bankës Kombëtare të Shqipërisë, si pjesë e një paketë të madhe investimesh. Firmëtar për palën shqiptare do të ishte Myfit Libohova,ministër i Financave dhe zëvëndësministër i jashtëm. Në fund të procesit për të cilin firmosi, Libohova do të hetohej nga parlamenti shqiptar.

Praktikisht marrëveshja parashikonte dy lloje aksionesh. Aksionet themeluese që do të hidheshin nga grupi financiar italian, dhe aksionet e zakonshme, që do të ndaheshin me pjesë mes aksionerëve të huaj dhe atyre shqiptarë. Italianët do të investonin në projekt fondin e nevojshëm për 100 mijë aksionet themeluese.

Për aksionet e zakonshme, për 495 mijë të tilla nis një betejë e vërtetë, në fund të të cilës Shqipëria do të humbiste peshën vendimmarrëse që kishte në bankën që do të emetonte për herë të parë monedhën zyrtare e që parashikohej të udhëhiqte zhvillimin ekonomik të vendit.

Projekti parashikonte që 49 % të aksioneve të zakonshme, pra rreth 247 mijë aksione, të zotëroheshin nga shqiptarët.

Fillkimisht qeveria shqiptare u bën thirrje shqiptarëve të thjeshtë që të blejnë aksionet e bankës kombëtare, duke e lënë këtë iniciativë të lirë. E në fakt, impakti është i vogël. Shqiptarët hezitojnë të blejnë aksionet për një serë shkaqesh, që nisin që nga paqartësia e procesit, ashtu edhe nga mungesa e besimit se banka mund të bëhej. Një faktor i këtij refuzimi, asokohe u vlerësua edhe fakti se interesi bankar konsiderohej si një veprim që binte ndesh me normat fetare të kohës.

Në këtë mënyrë, qeveria shqiptare nis një mobilizim, duke kërkuar që çdo nëpunës i shtetit të detyrohej për të blerë aksionet e Bankës Kombëtare, ku secili kushtonte 25 franga ari.

Me 18 maj të vitit 1925 u miratua ligji “Mbi detyrimin e blemjes s’aksioneve të Bankës Kombëtare”.

Ligji parashikonte se çdo ministër, nëpunës i shtetit dhe oficer me pagë mujore 100 franga ari e lart, senator e deputetë, te detyroheshin të blinin aksione të Bankës Kombëtare së pagu për shumën e pagës së një muaji. Pra, mesatarisht çdo nëpunës duhej të blinte 4 aksione të zakonshme të bankës.

Po ashtu, ligji detyronte çdo qytetar që paguante taksa 100 franga ar në vit të blinte 1 aksion të bankës ndërsa ata që paguanin më tepër se 100 franga ar taksa në vit, duhej të blinin të paktën 1 aksion për çd0 100 franga ar që paguanin si taksë.

Për herë të parë, emisioni DOSJA E në SCAN ka publikuar emrat e 1500 shqiptarëve që kontribuan që në fillim për ngritjen e  Bankës Kombëtare.

Çfarë ndodhi me aksionet e Bankës Kombëtare?

Ligji do të hynte në fuqi, por do të haste në probleme zbatimi. Shkresat e kohës dhe diskutimet parlamentare të korrikut të vitit 1925 dëshmojnë shumë problematika në detyrimin e nëpunësve për blerjen e aksioneve. Mes shqiptarëve kishte shumë hezitim për të investuar në projektin e ri; një paralajmërim që e kishte dhënë më herët edhe Albert Calme, i dërguari i Lidhjes së Kombeve që kishte studiuar pak vite më parë opsionet e hapjes së Bankës Kombëtare.

Hezitimi i shqiptarëve për të blerë aksionet e Bankës Kombëtare, pamundësia financiare e shtetit shqiptar për t’u futur në operacion e humbjet e mëdha që po shkakonte kjo vonesë, u shoqëruan nga një lëvizje surprizë.

Një grup shqiptarësh të pasur bashkohen dhe blejnë direkt në Romë 150 mijë aksione duke plotësuar kuotën e munguar për palën shqiptare.

Eqerem Bej Vlora  20 mijë aksione

Ajet Bej Libohova 20 mijë aksiomne

Neshat Pashë Vlora 20 mijë aksione

Vasil Truja 16 mijë aksione

Luka Eftimjadhi 16 mijë aksione

Mikel Lambro 8 mijë aksione

Filip Guraziu 6 mijë aksione

Zef Guraziu 6 mijë aksione

Gjon Daragjati 20 mijë aksione

Gjon Mislocja 6 mijë aksione.

Përfshirja e ‘lojtarëve’ të mëdhenj në atë që mund të cilësohet si gara e aksioneve u përshëndet nga shteti shqiptar duke u cilësuar si një akt patriotik në raportin e mëvonshëm hetimor që parlamenti ngriti për këtë qëllim.

Megjithatë këto aksione u nënshkruan direkt në Romë, dhe jo si aksionet e tjera që duhej të nënshkrueshin fillimisht në ministrinë e Financave në Shqipëri e më pas të paraqiteshin në Itali. Kjo pikë që zhbllokoi ngërçin për krijimin e Bankës Kombëtare do t’i rëndonte në akuzë më vonë ministrit të Financave,  që po negocionte procesin.

Në asamblenë themeluese të Bankës Kombëtare që u mbajt me 2 shtator të vitit 1925 në Romë, 10 aksionerët e mëdhenj shqiptarë u përfaqësuan nga vetëm 3 prej tyre, përkatësisht Ajet bej Libohova, Neshat pashë Vlora dhe Eqerem Bej Vlora.

Komisioni parlamentar për Ministrin e Financave

21 ditë pas konkretizimit të bankës së Shqipërisë, me 23 shtator të vitit 1925 ministri i Financave që kishte negociuar marrëveshjen për bankën u lirua nga detyra, ashtu sikurse vëllai i tij, Ekrem Libohova që drejtonte misionin diplomatik shqiptar në Romë.

Ndaj ministrit të Financave do të ngrihej një komision i posaçëm  hetimor ku akuza e parë ishte fshehja e akteve zyrtare, më konkretisht e dokumenteve që lidheshin me  afatin e blerjes së aksioneve nga shtetasit shqiptarë.

Ministri i Financave u akuzua se kishte fshehur dokumentacionin dhe se kishte frenuar shtyrjen e afatit që do t’u jepte mundësi edhe emigrantëve shqiptarë që të blinin aksionet e bankës dhe të plotësonin kuotën 49 % të aksioneve të bankës.

Në listën e akuzave, mbi ministrin rëndonte edhe fakti se aksionerët e mëdhenj shqiptarë, i kishin blerë aksionet direkt në Romë, dhe jo përmes ministrisë së Financave sikurse parashikonte ligji.

Komisioni parlamentar i fundvitit 1925, pak muaj pas krijimit të bankës, e hetoi ministrin jo vetëm për humbjen e akteve origjinale, por edhe për rolin e tij shpenzimin e të hollave që ishin mbledhur nga shitja e aksioneve të shqiptarët e thjeshtë.

Komisioni hetimor parlamentar kishte në përbërje deputetet Rauf Fico, Maliq Bushati, Ndrekë Kiçi, Kasem Radovicka, Fiqiri Rusi, Kristo Floqi dhe Vasil Bamiha. Drejtues i Komisionit ishte Rauf Fico.

Raporti përfundimtar i komisionit tregon për një proces hetimi të nxituar, ku synimi ishte që hetimet të mbylleshin brenda 2 muajve, me argumentin se kishte shumë interes publik dhe se në dhjetor do të mbyllej sesioni parlamentar.

Vetë ish ministri Libohova për akuzën se nuk u kishte dhënë kohë shqiptarëve brenda dhe jashte vendit që të blinin aksionet argumentonte në komisionin hetimor se pavarësisht se ishin bërë të gjitha apelet e duhura brenda dhe jashtë vendit, përsëri interesi i shqiptarëve të thjeshtë për blerjen e aksioneve kishte qenë shumë i ulët. Po ashtu, ajo që kuptohet është se ish ministri refuzon të flasë për çështjen, ku madje në një prej temave të hetimit ku kërkohej llogari për mënyrën sesi ishin shpenzuar paratë e mbledhura nga shqiptarët e thjeshtë që kishin blerë aksionet, ai thotë se nuk mund të flasë pa marrë autorizimin e kryetarit të Republikës, që në atë kohë ishte Ahmet Zogu. Argumenti i dhënë nga ministrit për të mos folur, ishte se ‘Këto ishin çështje e sekretit shtetëror’.

Ajo që bie në sy në këtë komision është qendrimi i një prej anëtarëve të tij; Kasem Radovickës.

Radovicka është i vetmi që këmbëngul se në veprimet e tij, ministri Libohova nuk ka pasur qëllim mashtrimin e kabinetit qeveritar por “këto punë rrjedhin prej ngushticës financjare dhe nga mosmarrja pjesë e popullit ndër akcjone”.

Në fund të hetimit, një element tjetër që bie në sy është se anëtari i Komisionit Kasem Radovicka nuk i firmosi 5 nga 6 hapitujt që përmbante raporti, me argumentin “se ishte sëmurë”.

Si përfundim, komisioni hetimor parlamentar e shpalli fajtor ish ministrin Mufid Libohova për  shkelje në procedurat e krijimit të Bankës Kombëtare. Në fakt, edhe pse akuza ishte e rëndë, ish ministri i Financave mori si ndëshkim vetëm largimin e tij nga postet zyrtare. Përtej kësaj ngjarje të pasqaruar mirë të karrierës së tij, Mufid Libohova mbahet mend si njeriu që i dha Shqipërisë Bankën dhe monedhën e parë kombëtare, krahas kontributeve të tjera në shtetndërtimin e Shqipërisë së pas 1912.

Në vitet pasuese Banka Kombëtare nisi të funksionojë duke i dhënë vendit edhe monedhën e parë kombëtare e duke aplikuar politika në zhvillim të ekonomisë.

Mëposhtë lista e emrave të shqiptarëve që blenë aksionet e Bankës Kombëtare:

, Publikohet për herë të parë: Kush ishin 1500 shqiptarët që blenë aksionet e Bankës Kombëtare në vitin 1925
, Publikohet për herë të parë: Kush ishin 1500 shqiptarët që blenë aksionet e Bankës Kombëtare në vitin 1925
, Publikohet për herë të parë: Kush ishin 1500 shqiptarët që blenë aksionet e Bankës Kombëtare në vitin 1925
, Publikohet për herë të parë: Kush ishin 1500 shqiptarët që blenë aksionet e Bankës Kombëtare në vitin 1925
, Publikohet për herë të parë: Kush ishin 1500 shqiptarët që blenë aksionet e Bankës Kombëtare në vitin 1925
, Publikohet për herë të parë: Kush ishin 1500 shqiptarët që blenë aksionet e Bankës Kombëtare në vitin 1925
, Publikohet për herë të parë: Kush ishin 1500 shqiptarët që blenë aksionet e Bankës Kombëtare në vitin 1925
, Publikohet për herë të parë: Kush ishin 1500 shqiptarët që blenë aksionet e Bankës Kombëtare në vitin 1925

Ditari politik i Enver Hoxhës: Egjipti, nuk është në gjendje të sulmojë Izraelin dhe të çlirojë tokat e saj të pushtuara, jo më të ndihmojë palestinezët

Nga Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore, të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), ku ndodhet edhe arkivi personal i ish-udhëheqësit të Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, i cili në ditarin e tij politik, që i përket një periudhe të gjatë kohe, duke filluar nga maji i vitit 1967,  e deri në dhjetorin e 1983-it, ai ka mbajtur shënime për ngjarjet e Lindjes së Mesme, si; konflikti i gjatë Izrael-Palestinë, luftërat e vazhdueshme ndërmjet Izraelit dhe vendeve arabe, luftën gjashtë ditore në vitin 1967, ku Izraeli mposhti Egjiptin dhe koalicionin e vendeve arabe, e pushtoi lartësitë Golan, luftën e Yom Kippurit në vitin 1973, ku sërish Izraeli, pasi mposhti koalicionin e vendeve arabe, (Egjipti, Algjeria, Siria, Iraku, Jordania, Jemeni, Libani, Maroku, etj.) pushtoi gadishullin e Sinait, të cilin e dorëzoi në vitin 1979, bllokimin e mbylljen e Kanalit të Suezit, (ku Shqipëria kishte interesa jetike, për shkak të ndihmave që i vinin nga Kina në rrugë detare), e deri luftën civile në Liban, në fillimin e viteve ’80-të, etj. Çfarë shkruante diktatori i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, në ditarin e tij politik ku ka bërë analiza, dhe cili ishte qëndrimi i Tiranës zyrtare, për konfliktin ndërmjet Izraelit dhe vendeve arabe, si dhe shteteve të ndryshme që i mbështesin ata, si; Bashkimi Sovjetik, SHBA-ës, Britania e Madhe, Republika Popullore e Kinës, Republika Federative e Jugosllavisë, etj.?! A ishte i vërtetë informacioni që kishte Enver Hoxha në qershorin e vitit 1967, sipas të cilit, Moska zyrtare, do i ofronte ndihmë Egjiptit, duke sjellë Flotën e saj Ushtarake Detare në Mesdhe, në rast se Tirana zyrtare, do pranonte që anijet sovjetike, të ankoroheshin në portet e Durrësit, Vlorës, Shëngjinit etj., apo ajo ishte një paranojë e Hoxhës, gjë e cila bëri që Ushtria Shqiptare, të kalonte në gatishmëri luftarake nr. 1, madje duke mobilizuar edhe forcat rezerviste e ato të çetave vullnetare?! Lidhur me këtë, etj., na njeh ditari politik i ish-udhëheqësit kryesor të Shqipërisë komuniste.

(Vijon nga numrat e kaluar)

E MËRKURE, 4 NËNTOR 1970

SHQIPËRIA SOCIALISTE I URREN SHANTAZHIERËT

Përfaqësuesi i RAB-it në OKB, në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Arabe të Bashkuar, shkoi i tha përfaqësuesit tonë në këtë Organizatë se; “në rast se ju nuk votoni për “Planin Roxhers”, të cilin e përkrah edhe RAB-i, ne nuk do ta konsiderojmë Shqipërinë një vend mik”. Lajmëruam shokun tonë, që përfaqësuesit të RAB-it t’i thotë: – Shqipëria ka qenë dhe do të votojë kundër “Planit Roxhers”, pse ky është një plan imperialist, në dëm të popujve të botës, në dëm të popujve arabë dhe veçanërisht në dëm të RAB-it.

Ju duhet ta dini, se Republika Popullore e Shqipërisë, nuk ka frikë, ajo i urren shantazhistët e çfarëdollojtë dhe s’ka forcë në botë, që ta pengojë atë, të ecë në rrugën e saj të drejtë dhe sovrane. Pavarësisht se ç’do të mendoni dhe si do të veproni ju, Republika Popullore e Shqipërisë dhe populli shqiptar, ka luftuar dhe do të luftojë me të gjitha forcat kundër imperialistëve amerikanë, sionizmit izraelit dhe revizionistëve sovjetikë dhe do të jetë kurdoherë, mik i ngushtë armësh i popujve arabë dhe veçanërisht i popullit egjiptian. Ju duhet të dini se qëndrimet tona në OKB, i çmonte shumë dhe drejt edhe Gamal Abdel Naseri”.

E MËRKURE, 13 JANAR 1971

TE DENOJME KRIMIN E REAKSIONIT JORDANEZ, KUNDËR POPULLIT PALESTINEZ

Kërkova të përgatitet një projekt-telegram përgjigjeje, Shoqatës së Miqësisë ‘Palestinë-Shqipëri’, për krimet që bëri reaksioni jordanez, mbi fedainjtë palestinezë.

E PREMTE, 22 JANAR 1971

TE SHFAQIM QËNDRIMIN TONE TE DREJTE PA U PRISHUR ME MIQTË EGJIPTIANE

Porosita shokët të lajmërojnë delegatin tonë në Kongresin e Bashkimit Sindikal Panafrikan, që të mos grindet me miqtë egjiptianë, organizatorë të këtij kongresi, të cilët nuk duan që në përshëndetjen tonë, të atakohen revizionistët sovjetikë. Na pëlqen ose nuk na pëlqen qëndrimi i tyre, ne duhet t’i kuptojmë egjiptianët në këtë rast, sovjetikët janë “aleatë” të tyre. Ai të mos përshëndesë fare dhe të mos prishë miqësinë me egjiptianët. Të gjithë e njohin vijën tonë, por ka edhe forma të tjera, për ta shfaqur atë që edhe egjiptianët, të mos kenë kundërshtim.

E DIEL, 21 SHKURT 1971

RIHAPJA E KANALIT TE SUEZIT

Kanali i Suezit, duke u bazuar në zhvillimin e situatës në Lindjen e Mesme, si duket do të hapet. Sigurisht do të bëhen akoma pazarllëqe, tratativa, diskusione në OKB dhe jashtë OKB-së, me Jaringun e pa Jaringun, me Titon dhe pa Titon, etj. Hapja e kanalit të Suezit, do të bëhet pa asnjë dyshim në dëm të Egjiptit dhe në favor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Izraelit.

Egjipti, do të kapitullojë në këtë veprim dhe do të shkojë duke i bërë lëshime të njëpasnjëshme Izraelit, në kuadrin e përfitimeve të imperializmit amerikan, në Lindjen e Mesme. Borgjezia egjiptiane, është e dobët politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht. Ajo nuk është në gjendje të sulmojë Izraelin dhe të çlirojë tokat e saj të pushtuara, për të mos thënë për t’i ardhur në ndihmë popullit palestinez, që të fitojë të drejtat e tij të ligjshme.

Propagandë dhe llafe bombastike, do të lëshojë vazhdimisht El Sadati, po ai vazhdimisht do të lëshojë, në dëm të sovranitetit të Egjiptit. Sovjetikët i kanë hedhur Egjiptit thonjtë në grykë dhe nëpërmjet tij, përpiqen të forcojnë ndikimin dhe sundimin e tyre në vendet arabe, veçanërisht në Siri, në Libi dhe në Sudan. Në të ashtuquajturën federate, me të katër këto vende, ku Egjipti përpiqet të sundojë, orvatet edhe sovjeti të sundojë nëpërmjet tij. Çështja e “luftës me Izraelin”, është një atu “e mrekullueshme” për sovjetikët, të cilët po e shfrytëzojnë fort këtë kartë.

Armët që i japin Egjiptit dhe që i kontrollojnë mirë, janë vetëm armë mbrojtjeje dhe jo sulmi, kurse Izraeli, jo vetëm ka përgatitje të mirë për luftë, por armët e tij, janë armë ofensive dhe mbrojtjeje dhe ai e luan bukur letrën e kërcënimit për luftë, e bën Egjiptin të kapitullojë dhe sovjetikët të kenë frikë, nga një ballafaqim me armë me amerikanët, ose edhe me Izraelin, se u sjell vështirësi të mëdha politike, ekonomike dhe ushtarake.

Prandaj sovjetikët, janë jo për ngatërresa luftarake në Lindjen e Mesme, po për ujdi, aq u bën atyre, pse këto janë në kurriz të Egjiptit. Sovjetikët, janë artizanët kryesorë të lëshimeve egjiptiane dhe të sakrifikimit të interesave jetikë të popujve arabë dhe, veçanërisht, të popullit palestinez. Ata duan paqe me çdo kusht në Lindjen e Mesme, që të konsolidojnë pozitat e fituara dhe, duke shpëtuar ndërlikimet me amerikanët, të ruajnë dhe të konsolidojnë më tej, aleancën me ta.

Sa për luftën nacionalçlirimtare të palestinezëve, sovjetikët, si çdo luftë çlirimtare, duan absolutisht ta likuidojnë, të çarmatosin partizanët palestinezë dhe t’i dëbojnë këta nga tokat e tjera arabe, t’i futin në Izrael nën zgjedhën e Izraelit dhe atje gjoja, të vazhdojnë luftën partizane, nga brenda. E tillë është teoria e sovjetikëve dhe e egjiptianëve, që sundohen prej tyre. Flet El Sadati, po vullneti është i Brezhnjevit. Sovjetikëve u intereson hapja e Kanalit, për çështje ekonomike, ushtarake dhe politike. Ai do të bëjë në Kanal, ligjin e shoqërisë së Kanalit të Suezit.

Por hapja e Kanalit është zgjatja edhe për shumë kohë nga Izraeli, i fitoreve të tij dhe i konsolidimit të mëtejshëm të këtyre, është zhvillimi dhe zbatimi i pafund i logjeve e i bisedimeve. Çelja e Kanalit u intereson Francës, Italisë, Greqisë, me një fjalë të gjitha vendeve kapitaliste të Evropës; kjo u intereson ekonomikisht, por edhe ushtarakisht, pse kanë shpresë dhe mund të jetë një klauzolë e fshehtë e amerikano-sovjetikëve, që Mesdheu të lehtësohet nga Flota Sovjetike.

Prandaj këto shtete bëjnë presion te Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të hapet kanali i Suezit, gjë që edhe ato e duan shumë. Sigurisht këtyre u intereson që Flota Sovjetike, të shpërndahet në dete e në oqeane dhe të mos përqendrohet një pjesë e mirë e Flotës së Detit të Zi në Mesdhe, rreth brigjeve të Afrikës. Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u intereson që kjo flotë të dalë në Oqeanin Indian dhe në Paqësor, larg bazave të furnizimit dhe të remontit dhe sa më afër Kinës, për ta shqetësuar këtë dhe për ta lehtësuar flotën amerikano-angleze, ta godasë në rast konflikti.

Por, në koniukturat aktuale, qenia e flotës sovjetike në Mesdhe është një kërcënim për anëtarët e NATO-s, veçanërisht për të gjitha ato vende që lag Mesdheu. Pra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e përdorin këtë gjendje, si një mjet shantazhi të fortë kundër tyre, për t’i mbajtur të lidhur dhe nën drejtimin e vet. Kështu që, çelja e Kanalit të Suezit, pronë e Egjiptit, është bërë një gur shahu, që ky nuk e lëviz në interesin e vet, por e lëvizin sovjetikët dhe amerikanët, në interesin imediat dhe perspektiv të tyre.

Natyrisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përveç sa thashë më lart, synojnë, në radhë të parë, të forcojnë pozitat e tyre sunduese në Lindjen e Mesme, të sigurojnë naftën dhe ta kenë rrugën të hapët për t’u zgjeruar në Afrikë. Objektivat e amerikanëve, janë që t’i minojnë seriozisht, në mos t’i eliminojnë plotësisht pozitat e fituara nga sovjetikët në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme. Prandaj, buzëqeshja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj RAB-it, tash, në zhvillimin e këtyre përpjekjeve dhe, akoma më shumë, më vonë, do të shtohen.

Shtetet e Bashkuara e përdorin Izraelin si kobure, që e shkrepin kur të duan, pa djegur drejtpërdrejt duart dhe Izraeli është ushtruar, është organizuar për luftë, është edukuar me një frymë agresive fashiste të atillë, që nuk mund të rrojë jashtë rregullave të një jete banditeske. Izraeli ka gjetur edhe padronët, edhe partnerët e përshtatshëm. Natyrisht, në këto situata, kur në Lindjen e Mesme sundojnë këto dy superfuqi imperialiste, të cilat kanë hyrë thellë në jetën dhe në drejtimet e vendeve të ndryshme arabe, hëpërhë, është zor që Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe sovjeti, të ndodhen përballë një koalicioni popujsh arabë, që t’u bëjnë ballë dhe t’u prishin planet.

Populli egjiptian dhe gjithë popujt arabë, po tradhtohen paturpësisht nga klikat udhëheqëse në fuqi, të cilat kanë fituar një shkathtësi të veçantë, të tradhtojnë popujt e tyre, të ndërrojnë padronë sikur ndërrojnë këmishë dhe të tregohen “nacionalistë të tërbuar”, por, kur vjen puna ta tregojnë këtë, ky nuk është veçse një kamuflim i agjenturës borgjeze vendëse, që i ka shitur e i shet interesat e atdheut e të popullit, në çdo moment. Popujt arabë, duhet të luftojnë më shumë për lirinë e tyre, që e kanë humbur, që në fakt nuk e kanë, pavarësisht nga aparencat e gënjeshtërta.

Popujt arabë, duhet të organizojnë luftën kundër dhe idoaleatëve sovjetikë dhe atyre që i sollën këta në vendet e tyre dhe u shitën atdheun dhe shpirtin. E tërë kjo luftë e drejtë, që siguron të ardhmen me të vërtetë dhe sovrane për ta, nuk mund të arrihet veçse me armë, duke luftuar kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe gjithë aleatëve të tyre, të hapët e të fshehtë. Fitorja nuk do të vijë pa sakrifica të mëdha dhe pa humbje e disfata të tjera. Po lufta e armatosur dhe disfatat, do të sjellin edhe fitoren e madhe e përfundimtare, fitoren e popullit dhe jo atë të klikave.

Tash klikat, duan të zgjatin jetën e tyre, me kompromise me armiqtë e popujve. Këto klika të brendshme, janë armiq të popujve, janë, pra, aleate të njërit o të tjetrit armik të jashtëm, të popujve. Vetëm lufta e drejtë popullore, nxjerr në shesh kalbëzimin e tyre, ajo sjell në fuqi e në drejtim popullin dhe njerëzit besnikë të tij, lufta krijon organizimin luftarak fitimtar, lufta krijon partinë e vërtetë të komunistëve, partinë marksiste-leniniste, pa të cilën nuk mund të shkohet në fitoren e plotë të revolucionit proletar, të socializmit dhe të popullit. Në këtë rrugë, duhet të ecin dhe do të ecin popujt arabë.

E ENJTE, 13 MAJ 1971

KRIZE NE EGJIPT

Anvar el Sadati, eliminoi Ali Sabrinë, personalitet i rëndësishëm pas tij, me pretekstin e pjesëmarrjes në një komplot, për të marrë fuqinë dhe “për ta vënë popullin egjiptian nën zgjedhë”. Kjo ngjau kur Roxhersi, sekretari amerikan i Shtetit ishte në udhëtim e sipër, për vizitë në shumë shtete të Lindjes së Mesme dhe sidomos në Egjipt e në Izrael. Ishte e qartë se Roxhersi, vinte në Egjipt të gjente fjalën me Izraelin dhe me Sadatin, për një kompromis për zgjidhjen e divergjencave. Ishte, pra, diçka e re.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miqtë e Izraelit, po bëheshin drejtpërdrejt ndërmjetësit e kompromisit pranë egjiptianëve, duke eliminuar zyrtarisht, nga këto tratativa, Bashkimin Sovjetik. Për Bashkimin Sovjetik, kjo ishte një disfatë politike, ai nuk ishte më partneri kryesor, që do të manovronte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në emër të Egjiptit dhe të dy tok me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të manovronin në Lindjen e Mesme për Egjiptin, për palestinezët dhe për popujt e tjerë arabë. El Sadati, e theksoi këtë shuplakë politike, kundër “aleatit të tij”, Bashkimit Sovjetik, duke eliminuar në mënyrë të bujshme Ali Sabrinë, njeriun e sovjetikëve.

Anvar el Sadati, veproi si Hrushovi që eliminoi Molotovin, pikërisht kur Titoja, ishte në udhë e sipër për në Moskë. Hrushovi i tha me këtë veprim Titos, se; “unë po të hap rrugën e miqësisë dhe të aleancës, duke eliminuar stalinistin Molotov; më vonë do t’i pastroj të gjithë, duke i cilësuar edhe si antiparti”. Edhe Sadati i tha Roxhersit; “po të spastroj rrugën e miqësisë dhe të aleancës, duke e qëruar pro sovjetikun Ali Sabri; më vonë do të spastroj edhe të tjerët”.

Në fakt, sonte u lajmërua nga Kajroja, se gjashtë ministra, në mes të të cilëve ministri i Brendshëm, ai i Mbrojtjes, etj., dhanë dorëheqjen dhe, tok me ta, dolën nga kryesia e partisë, që është në fuqi, edhe tri personalitete të tjera. Të gjithë këta, s’ka asnjë dyshim, janë pro-sovjetikë dhe shokë të Ali Sabriut. Pra këtu qëndron kriza. El Sadati, do të flasë në datën 14, në mbrëmje. Të shohim çfarë do të thotë, por edhe ato që do të thotë, s’do të jenë të vërteta. Çështja zien, brenda dhe jashtë. As grupi i Sadatit, nuk është për luftë dhe as A1i Sabriu.

Por Sadati, siç po duket, po ua kthen fletën sovjetikëve, të cilët përpiqen t’ia ngrenë këmbët. Deri tash, ka fituar Sadati.

Të shohim ç’forcë minuese dhe komplotuese, kanë sovjetikët brenda dhe ç’ndihmë e përkrahje do t’i japin Uashingtoni dhe Izraeli, El Sadatit. Sovjetikët, janë në pozita të vështira, se po humbasin njerëzit e tyre në Egjipt, të cilët është e zorshme t’i marrin hapur në mbrojtje dhe të hyjnë në konflikt me udhëheqjen zyrtare të Egjiptit, që edhe kjo, duke manovruar që të mos i akuzojë hapur, do t’i qërojë të gjithë përkrahësit e tyre.

Që Bashkimi Sovjetik të ndërhyjë në tratativat e hapëta dhe të fshehta, që po zhvillon Sadati me Uashingtonin dhe me Tel-Avivin, nuk e bën dot dhe as i pengon dot marrëveshjet e kompromisit, që mund të arrihen pa të. Revizionistët sovjetikë, janë duke luajtur letrën e fundit, të dëshpëruar, për të mos humbur pozitat e grabitura politike, ekonomike dhe ushtarake, në Lindjen e Mesme dhe në Egjipt, që po ua grabitin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Do të shohim se si do të zhvillohen situatat, por është e qartë se imperializmi amerikan, do të bëjë të gjitha përpjekjet, sa nuk është vonë, që ta eliminojë Bashkimin Sovjetik nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika, të mos e lërë të vazhdojë që, nën maskën e “mbrojtësit” të popujve arabë të forcojë pozitat politike, ekonomike, kolonialiste dhe ushtarake, sidomos në Egjipt, në Siri, në Mesdhe në përgjithësi.

Popujt arabë, nuk kanë ndonjë simpati të veçantë, si për revizionistët sovjetikë, ashtu edhe për imperialistët amerikanë, bile i urrejnë. Kurse klikat arabe që janë në fuqi, shiten tek ai, që u jep më shumë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sigurisht, për t’ia arritur qëllimit, llogaritin t’i japin kredi të majme Egjiptit. Prite kur të hyjë në lëvizje dhe Titoja për këtë, në mos ka hyrë më parë. Izraelit po ashtu, i intereson, sa nuk bëhet vonë, që të sigurojë në mënyrë ndërkombëtare kufijtë e tij, të bëjë disa lëshime të vogla hëpërhë, “të premtojë” lëshime të tjera, krahas shkëputjes së Egjiptit nga sovjetikët, likuidimit në favorin e vet, të problemit palestinez, etj.

Amerikanët do të përpiqen që flotën sovjetike në Mesdhe ta lënë si peshku pa ujë, duke e dëbuar nga bazat aktuale ku ankorohet sot në Egjipt dhe në Siri. Çështja e NATO-s dhe pellgu i Mesdheut janë me rëndësi për strategjinë amerikane. Këtu ka ndeshje me sovjetikët. Çdo veprim politik dhe i çfarëdo natyre qoftë është shumë i ndjeshëm për të dyja superfuqitë imperialiste dhe social-imperialiste, qoftë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe për Bashkimin Sovjetik, veçanërisht këto javët e fundit në Evropë.

E PREMTE, 2 QERSHOR 1972

QËNDRIMI ‘YNË I DREJTE KA NDIKIM TE POPUJT ARABE

Më raportuan për punën që ka bërë delegacioni ynë i rinisë, në kongresin e rinisë siriane. Fjalimi i këtij delegacioni, që fliste edhe kundër revizionistëve sovjetikë (e që edhe këta kishin delegacionin e tyre në sallë), u prit me entuziazëm të madh dhe u brohorit në këmbë. Shqipëria jonë, me qëndrimet e saj të drejta dhe heroike, ka ndikim të madh në popujt arabë. Ta kalitim më tej këtë miqësi!

DURRES, E MËRKURE 19 KORRIK 1972

NJË SHUPLAKE E RENDE, PËR SOCIAL-IMPERIALIZMIN SOVJETIK

Mbrëmë, presidenti egjiptian Sadat, mbajti një fjalim “të rëndësishëm”, ku vuri në dukje konfliktin në mes Moskës dhe Kajros. Ai u ka kërkuar sovjetikëve armë ofensive “për t’i shpallur luftë Izraelit” dhe sovjetikët, për ta mbajtur Egjiptin në zap dhe në shfrytëzim të plotë nga çdo pikëpamje, natyrisht, kanë refuzuar. Atëherë Sadati, po u bën atyre një shantazh politik, kërkon largimin e këshilltarëve sovjetikë nga Egjipti (dhe nuk janë pak, 20.000 veta) brenda 27 korrikut.

Kjo është një shuplakë e rëndë për social-imperializmin sovjetik, që shkatërron planet e tyre, është një ngjarje me rëndësi të madhe. Të shohim ç’do të bëjnë sovjetikët, ç’manovra do të luajnë për të mos nxjerrë këmbët nga Egjipti, pse po iu dhanë duart, do të jetë e zorshme që të kthehen shpejt. Pastaj me dëbimin e tyre, mbarojnë edhe rrenat e demagogjia “e mbrojtjes së popujve arabë”, dhe flota e tyre në Mesdhe, mbetet si peshku pa ujë. Do të shohim nga ana tjetër, sa i vendosur është Sadati të qëndrojë në vendimin që mori.

Fakt është, se dëbimi i sovjetikëve, është një fitore për egjiptianët, pavarësisht se u duhet një kohë e gjatë, që të çlirojnë tokat e pushtuara nga Izraeli. Por me sovjetikët brenda, këto toka nuk do t’i çlironin kurrë, jo vetëm kaq, por do të humbitnin dhe pavarësinë e vendit. Politika jonë e drejtë dhe e vendosur, i ka ndihmuar popujt arabë, për të ruajtur lirinë, të cilën duhet ta ruajnë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Si na stërvisnin me kapsulën heImuese”/ Enver Hoxha që s’keni njohur, diktatori dhe njeriu! Dëshmia e ish Shefit të Gadishmërisë në Gardën e Republikës

Nostalgjia jonë shqiptare ka sidomos mall edhe për të shkuarën komuniste që ishte te dera por ne nuk ia hapëm kurrë portën ashtu siç duhet, me pak fjalë ne nuk e kemi konservuar ashtu siç duhet as për turizëm të shkuarën tonë që e kishim kaq pranë.

Ne emisionin Esence nga Eljan Tanini, ishte i ftuar Sefer Pasha, ish Shefi i Gadishmërisë së Gardës së Republikës. Ai ka qenë një nga rojet pranë ish udhëheqësit dhe diktatorit Enver Hoxha për të cilin ruan shumë kujtime nga ku u bazua edhe kjo intervistë.

Pasha ka kujtesë të mirë për aq sa i përket jo vetëm Vilës 31 në Bllok, per disa gjëra që ende nuk janë thënë.

Sefer Pasha në Esencë tha: Për vite të tëra kam mbajtur dhe jam stërvitur me një kapsulë helmuese, në mënyrë që po të na kapte armiku ta kapërdija menjëherë që mos të thosha asnjë fjalë te ata. Gjithashtu kam punuar edhe nëntë vite në kufi, Kakavijë. Atje kam përcjellë bashkëshorten e Flemingut, Zana Gërvallën, Shtrausin e shumë të tjerë. Te Enver Hoxha kam shërbyer që në ditët e para të karrierës sime ushtarake.

Në atë kohe e shihja çdo ditë Hoxhën, por nuk e bëra dot asnjë fotografi! Një shoku im me foton që bëri me Enverin, filloi punë në Amerikë. I kam numëruar të gjitha në atë shtëpi, e i mbaj mend përmendësh çdo gjë. Madje edhe këpucët Enver Hoxha i vishte thuajse gjithnjë ngjyrë mjalti. E shihja shpesh herë me libra në duar! Ato libra që më pas ia vodhën në demokraci, ia vodhi një funksionar i lartë i sistemit të ri! Vetëm një kuzhinier i thërriste me emrin Enver, sa edhe vetë Nexhmia ishte çuditur. Djathin e merrte nga Libohova, për shumë arsye të bimës së barit atje.

Më pas Pasha vijon edhe me faktin se:  Të punoje në Gardën e Republikes do të thoshte të mbaje gojën mbyllur. Shumë gjëra që shiheshin atje nuk mund të fliteshin jashtë.

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 23 korrik 2024

DASHI

Hëna është në anën tuaj, kështu që ne mund të flasim për dashurinë. Për sa i përket punës, dikush më në fund do ta marrë në konsideratë idenë tuaj. Do ta vini re.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 23 korrik 2024), jeni duke menduar për diçka tjetër dhe nuk jeni shumë të fokusuar te dashuria… Sa i përket punës, diçka po ju nervozon, ndoshta një vonesë dhe një ndryshim. Mundohuni të qëndroni të qetë dhe të mos zemëroheni.

BINJAKËT

Përpiquni të sqaroni gjërat në dashuri, veçanërisht nëse ju është dashur të përballeni me një krizë. Për sa i përket punës, ka nga ata që ndoshta po mendojnë për një transferim. Qëndroni vigjilentë.

GAFORRJA

Përpiquni të sqaroni gjërat në dashuri, një lidhje e bukur mund të lindë deri në gusht. Sa i përket punës, surpriza të mira: projektet janë aty, kreativiteti gjithashtu.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 23 korrik 2024), diskutimet me partnerin do të zgjidhen sa më shpejt. Sa i përket punës, projektet e reja po vijnë: kreativiteti nuk ju mungon! Mundësi të shkëlqyera në çdo fushë.

VIRGJËRESHA

Në dashuri përpiqu të sqarohesh, por mos u trego shumë kritik dhe i ashpër. Për sa i përket punës, do të fitoni herët a vonë: të gjitha sakrificat do të shpërblehen! Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Bëhuni gati!

PESHORJA

Është më mirë të mos merreni me problemet e zemrës në orët në vijim, gjithashtu kini kujdes nga rikthimet. Për sa i përket punës, nuk jeni shumë të bindur: çfarë mendoni për gjetjen e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund një mosmarrëveshjeje? Përveshni mëngët dhe do të shihni që gjithçka funksionon.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 23 korrik 2024), diskutime në dashuri, të martë dhe nesër: përpiquni të mos e bëni veten të dëshironi shumë. Për sa i përket punës, duhet të veproni: nuk mund të qëndroni pa lëvizur dhe të shikoni. Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë.

SHIGJETARI

Përpiquni të sqaroni gjërat në dashuri, qielli premton shumë. Thjesht përpiquni të merreni me një problem. Sa i përket punës, ndryshimet po vijnë: mundësitë janë afër! Pak nga pak gjithçka bëhet më mirë.

BRICJAPI

Dashuria do të jetë e mirë në orët e ardhshme: Hëna është në anën tuaj dhe tashmë po përballeni me shumë ndryshime në nivelin sentimental. Favorizohen takimet për beqarët. Për sa i përket punës, favorizohen ata që janë të zënë profesionalisht në fundjavë.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 23 korrik 2024), qielli premton mirë: takimet janë të favorizuara, por nëse keni diskutuar me dikë, përpiquni të sqaroheni. Për sa i përket punës, koha juaj ka ardhur: tani do të jeni në gjendje të kapërceni një sfidë!

PESHQIT

Në dashuri ka ardhur koha për të folur, për t’u sqaruar, por pa shumë polemika. Nga ana e punës, ndryshimet po vijnë dhe fitoret janë në horizont!

Britania ndryshon ligjin/ Deri në 90 mijë persona do të marrin azil, çfarë do të ndodhë me emigratët shqiptarë

Laburistët do të përshpejtojnë planet për të lejuar 90,000 emigrantë në Angli, të cilët ishin në listat për tu deportuar në Ruandë.

Që në fillim të kësaj jave, Yvette Cooper, Sekretarja e Brendshme, pritet të shpallë legjislacionin që do t’u mundësojë punonjësve të çështjeve të imigracionit të fillojnë të përpunojnë kërkesat për azil të njerëzve që ishin kërcënuar me largim në Ruandë pasi kishin hyrë ilegalisht në MB.

Këshilli i Refugjatëve, një organizatë bamirëse me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, vlerëson se rreth 60,000 nga 90,000 personat do të marrin azil, duke pasur parasysh profilin e vendeve nga vijnë shumica e tyre, shkruan The Telegraph.

Megjithatë, zyrtarët pritet të kenë prioritet 30 për qind të azilkërkuesve nga vendet “të sigurta” si Vietnami, Shqipëria, Egjipti dhe India. Ka shumë të ngjarë që aplikacionet e tyre të refuzohen, dhe për këtë arsye ata mund të deportohen shpejt në vendet e tyre të origjinës.

Gati 36,000 emigrantë janë vendosur në hotele, duke i kushtuar taksapaguesit 2.9 milionë funte në ditë. Cooper është zotuar të “fillojë të kursejë para menjëherë” dhe synon t’i japë fund përdorimit të këtij hoteli brenda një viti.

Konservatorët akuzojnë laburistët se u kanë dhënë efektivisht një amnisti emigrantëve, por laburistët thonë se konservatorët u kanë dhënë atyre një “amnisti hoteli” duke dështuar të organizojnë një fluturim të vetëm për në Ruandë dhe duke i mbajtur ata në hotele.

Kuptohet se laburistët mund t’i zhvendosin ata në sistemin e azilit pa pasur nevojë të shfuqizojnë Aktin e Migrimit të Paligjshëm të Rishi Sunak. Ky legjislacion dekretonte që çdo migrant që arrinte ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në 18 muajt e fundit do të trajtohej si i papranueshëm dhe do të deportohej në Ruandë. Megjithatë, Sunak nuk aktivizoi kurrë dy elementë kryesorë të Aktit – duke i deklaruar pretendimet e tyre të papranueshme dhe duke miratuar kompetencat për t’i hequr ato në Ruanda.

Kjo do të thotë se laburistët mund ta lënë Aktin “në raft” dhe nuk duhet të kalojnë nëpër procesin e gjatë të shfuqizimit të tij përmes Parlamentit përpara se të përpunojnë kërkesat. Në fjalimin e mbretit të mërkurën, kryeministri britani, Keir Starmer, u zotua të rregullojë sistemin e prishur të azilit duke pastruar numrin e mbetur, duke ndjekur me shpejtësi kthimet e emigrantëve në vendet e sigurta dhe duke hequr dorë nga skema “tepër e kushtueshme” e Ruandës.

Masat përfshijnë një projekt-ligj të ri për sigurinë kufitare, azilin dhe imigracionin, i cili do t’i jepte stafit të forcave kufitare aftësinë për të përdorur fuqitë e stilit kundër terrorizmit për të hetuar dhe shkatërruar bandat e kontrabandës me njerëz. Një Komandë e re e Sigurisë Kufitare do të financohet duke hequr dorë nga skema e Ruandës, e cila do të kursejë 100 milionë funte në pagesat e ardhshme dhe “dhjetëra milionë paund” që do të ishin paguar për migrantët e zhvendosur.

Ruanda deri më tani ka marrë 290 milionë funte sipas marrëveshjes së mbikëqyrur nga Boris Johnson, me vetëm katër azilkërkues të dështuar të transferuar vullnetarisht në shtetin afrikan. Sipas planeve të qeverisë, do të krijohen edhe shkelje të reja për të penalizuar kompanitë e mediave sociale që nuk arrijnë të heqin reklamat nga kontrabandistët e njerëzve që shesin kalimet e Kanalit.

Punëtorët gjithashtu mund të ringjallin propozimet për ta bërë shkelje reklamimi me çdo mjet të shërbimeve të kontrabandës me njerëz. Planet e mëparshme kishin një dënim maksimal prej pesë vitesh burg. Partia ka propozuar më tej vepra “pararendëse” për të penalizuar njerëzit që ndihmojnë në furnizimin me materiale të tilla si varka dhe pajisje për bandat e krimit të organizuar.

Mirlind Daku e nis me spektakël, gol dhe asist në startin e kampionatit rus (Video)

U përfol se te Rubin Kazani nuk do t’i besonin një fanellë për sezonin e ri, pas atij incidenti në fund të ndeshjes me Kroacinë ku këndoi në kor me Tifozët Kuqezi vargje kundër maqedonasve.

Por, Mirlind Daku jo vetëm që mori fanellë me numrin 10, por edhe e nisi kampionatin si titullar me skuadrën ruse pas pjesëmarrjes në Euro 2024 me Shqipërinë.

Sulmuesi nga Gjakova zbriti në fushë në sfidën hapëse të Premier Ligës ruse, në transfertë kundër Pari NN dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e ‘5.

Goli i Dakut barazoi sfidës pasi për vendasit shënoi Ze Turbo që në minutën e 3-të të sfidës. Rubini shënoi edhe dy herë të tjera në minutat 33 dhe 42 për të mbyllur pjesën e par në avantazhin e dy golave. Bomberi kuqezi ishte protagonist edhe në golin e dytë, teksa asistoi Zotov.

Daku e nis kështu me këmbë të mbarë sezonin, ndërsa vitin e kaluar u rendit në vend të shtatë të listës së golashënuesve, me 10 gola dhe 4 asist në 28 ndeshje.

Festa e Birrës në Korçë, këtë vit gjithë ditët falas – ja detajet

Festa e Birrës është festa me e madhe në Shqipëri, e tradicionalisht qyteti i Korçës tejmbushet nga emigrantët e ardhur për këtë festë dhe turistët e huaj.

Këtë vit, ndryshe nga vitet e fundit, nuk do të ketë hyrje me pagesë në asnjë ditë të eventit. Çdo ditë do të jetë FALAS për publikun

Ajo çka bëhet me dije nga organizatorët është se do të ketë përsëri një vend për rezervime me pagesë, për ata që duan të qëndrojnë të ulur e komodë, por pagesa do të jetë minimale.

Kjo I jep mundësi gjithë qytetarëve të mund të shijojnë festën e Birrës në Korçë, e nga ana tjetër ata që duan të qëndrojnë të relaksuar, me një pagesë minimale.

Rezervoni datat 14-18 Gusht!

Ulet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, ja sa kanë shkuar

Çmimi i druve të zjarrit këtë vit në Korçë ka pësuar ulje. Në krahasim me një vit më parë një kubik tregëtohet nga 1800-2000 lekë, kurse metri i druve të gjata varjon nga 4500-5000 lekë.


Sipas tregëtarëve të pikave të tregëtimit të lëndës drusore, bëhet e ditur se ka pasur një ulje të numrit të blerësve pasi pjesa më e madhe e qytetarëve po preferojnë ngrohjen me energji elektrike.

Vetë banorët shprehen se kjo mënyrë ngrohjeje është më ekonomike.
Por ka edhe nga ana të cilët për vite me radhë i qëndrojnë besnikë ngrohjes me dru, pasi sipas tyre kjo është më e shëndetëshme.

Ulja e interesit të qytetarëve për të blerë dru për ngrohje, ka ardhur pasi një pjesë e tyre zgjedhin mundësi të tjera alternative, duke përfshirë këtu edhe gazin.