VIDEO/ U zgjodh eurodeputet i Greqisë, Fredi Beleri: Shqipëria është shtëpia ime, dua të jetoj këtu

Fredi Beleri u kthye këtë të shtunë pasdite në burgun e Fierit, aty ku do të vuajë muajt e mbetur nga dënimi për korrupsion zgjedhor.

Kthimi i tij ka ndodhur ne orën 15,30 minuta, ndërsa leja e mbetur i përfundonte në orën 16. I shoqëruar nga Petro Gjikuria, Beleri tha se nuk e përdori imunitetin si eurodeputet.

“U ktheva se këtu në Shqipëri është shtëpia ime, këtu dua të jetoj dhe jam i bindur për drejtësinë time. Në mos në gjykatat shqiptare, në gjykatat europiane”, tha Beleri.

Sa i përket zgjedhjeve të Himarës, Beleri u shpreh besimplotë se Gjikuria do ta fitojë garën kundër Vangjel Tavos.

“Jam shumë i gëzuar që më shoqëroi sot në burg kandidati për bashkinë e Himarës, zoti Petro Gjikuria, një dalë i mirëfilltë nga Himara, që s’ka lidhje me mercenarët që sjell pushteti për të komanduar Himarën. Himara në duart e Petro Gjikurisë do të jetë e sigurt, Himara do të ketë vend në Bruksel, do të ketë vend në Amerikë, do të jetë pjesë e një Shqipërie europiane dhe që këtej e tutje na presin vetëm ditë të mira”, tha ai.

Sa i përket kërkesës për lirimin me kusht të bërë nga avokatët e tij, Beleri tha se “kërkesa ime është brenda kuadrit ligjor. Drejtësia do të vendosë”.

Në zgjedhjet e fundit të Parlamentit Evropian, Fredi Beleri fitoi mandatin e eurodeputetit ku do të përfaqësojë Greqinë në PE. Ai u betua si eurodeputet në Parlamentin Evropian pasi mori leje për 5 ditë më parë nga Drejtoria e Burgjeve, duke udhëtuar drejt Strasburgut. Ndërsa ditën e sotme është kthyer në Shqipëri për të vijuar vuajtjen e dënimit në burgun e Fierit, pasi akuzohet për blerjen e votave në zonën e Himarës në zgjedhjet vendore të 14 majit, 2023

Aksident në Itali, furgoni me turistë shqiptar përpIaset me murin, pIagosen 16 persona

Një autobus me turistë shqiptarë është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në Itali.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:00.

Mësohet se 16 persona kanë mbetur të plagosur, por se askush prej tyre nuk është në gjendje të rëndë.

Ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, dyshohet se mund të ketë qenë një defekt me frenat ajo që shkaktoi ngjarjen e rëndë.

Vr*sje e trefishtë në Memaliaj/ PoIicia e Gjirokastrës në aIarm të plotë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Memaliaj, ku sipas të dhënave paraprake raportohet për tre persona të vrarë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se tre persona janë ekzekutuar me breshëri kallashnikovi dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që Policia e Gjirokastrës ndodhet në vendngjarje.

Viktimat janë Shyqyri Shaban Kalemi, Marsel Bashkim Çela, Gledio Riza Muka, ndërsa i plagosur  ka mbetur Artur Shaban Kalemi që ndodhet ne spital reaminacion.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 23:20, në lagjen nr. 3, Memaliaj, në lokalin e shtetasit K. K., në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Sh. K., M. C., dhe G. M, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi A. K., i cili është transportuar për në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet.

Menjëherë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Berat, Vlorë.

Në drejtim të Memaliajt janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë si dhe drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë dhe me ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale ku vijojnë punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Breshër e reshje të dendura shiu në Bulqizë, bIIokohen disa rrugë të qytetit

Qyteti i Bulqizës është përfshirë nga një mot i pazakontë ditën e sotme.

Në një kohë kur vendi po përballet me temperatura ekstreme, në Bulqizë bie shi e breshër.

Mësohet se në pak minuta reshje, janë përmbytur disa rrugë si dhe rruga që lidh qytetin e ri me atë të vjetër, kjo për shkak të bllokimit të kanaleve anësore.

Era e fortë e shiu i rrëmbyeshëm ka bërë që edhe disa degë pemësh të këputen e të bien në rrugët e qytetit.

Ηί.stori ρrekëse /U da shυrova me kυshërirën pa e ditur

Unë që po ju shkruaj dua të identifikohem me emrin Mario. Shkruaj nga një qytet i vogël i Shqipërisë. Para se të nis historinë time, që bëni mirë ta lexoni sepse mund t’i ndodhë kujtdo prej jush, dua të bëj një apel: pyesni, interesohuni në maksimum kur jeni në njohje e sipër me një vajzë që të mos ju ndodhë siç më ndodhi mua. Jashtë shtetit, për shembull, përpara se një çift të martohet e të bekohet me fëmijë, bëjnë edhe një sërë analizash e testesh për të kontrolluar shëndetin e tyre dhe të fëmijëve që do të sjellin në jetë, por dhe për të parandaluar ngjarje të shpifura si kjo.

Dua ta theksoj që unë vij nga një familje tipike shqiptare, me tradita, me paragjykimet që ne i kemi normale e jemi mësuar me to. Gjithçka nisi kur isha student dhe kur u regjistrova për herë të parë në Qytetin Studenti, këtu në Tiranë. Qytetin Studenti besoj se të gjithë e pëlqejnë për jetën e tij studentore e pavarësinë që krijon njeriu. Tani që po e tregoj këtë histori po kthehem pas në kohë, rreth 5 vjet më parë.

Ditët e para ishin të zakonshme, me mallin e familjes, me stresin e të përshtaturit në një qytet të ri, si edhe me hallet e shkollës. Vuajmë të gjithë kur kujtojmë fillimet tona. Mua ma ndjente trupi dhe shpirti që të kisha një ngrohtësi, një përkujdesje femërore dhe një lidhje. Dita-ditës isha në gatishmëri dhe vëzhgoja vajzat kur kalonin, normalisht, si çdo djalë tjetër. Një ditë ndodhi ajo që mos ju ndodhtë kurrë juve! Njëra vajzë më ktheu buzëqeshjen dhe ishte shumë sensuale. Më hyri në zemër thellë, që me shikimin e parë.

Thashë “kjo me patjetër duhet të bëhet e imja”. Vajza quhej Ina. Ishte vajzë çapkëne dhe shumë e bukur. Mezi u afrova me të dhe nuk e di, por në qoftë se edhe asaj nuk do t’i rrihte zemra e të ishte kjo tërheqja… do ta kisha shumë të vështirë për ta bërë për vete. Nisëm të takoheshim normalisht… Ditët e para rrinim shumë kohë në kafe. Shëtisnim bashkë në dimrin e ftohtë, hanim bashkë ushqim në mensë dhe koha nuk kishte si të kalonte më bukur. U miqësuam aq shumë, saqë një ditë u bëmë të dashur. Këtu filloi makthi im dhe kuptova se si është të ndjesh për gjakun tënd e më pas të të përmbyset gjithë bota. Në fillimet tona, si për ironi të fatit, e pyeta se nga ishte.

– Nga Italia – më tha dhe qeshi. I thashë se në Itali kisha edhe unë disa kushërinj të largët, po vetë nuk kisha qenë ndonjëherë në atë vend. “Janë shumë të largët, le të themi si lakra në kopësht…”, i thashë dhe ajo qeshi. Tani mallkoj veten që nuk e zgjatëm atë bisedë dhe që muhabetet që duhet të ishin konsumuar të parat, i bëmë të fundit fare.

Si për ironi të fatit, e keqja ishte në anën tonë. I keni parasysh vajzat që janë të ndrojtura me prindërit e tyre dhe ua mbajnë të fshehtë një lidhje? Ashtu e planifikuam edhe ne lidhjen tonë. Menduam të mbaronim bachelorin e ndërkohë, kjo të ishte edhe si periudhë prove, ose bashkëjetese, se si do të na ecte dhe më pas do ta vazhdonim lidhjen më seriozisht… drejt fejesës. Ina pranoi, madje ajo nuk e kishte problem të kishte një lidhje të tillë, duke qenë se kishte jetuar shumë vjet në Itali, një vend ku kishte një kulturë më të hapur se në Shqipëri.

Neve na pëlqente të flisnim vetëm për veten, të tjerët nuk na hynin në sy fare, madje kur isha me të, isha aq i dashuruar sa harroja gjithë botën… e ndonjëherë harroja t’i telefonoja edhe familjes, se humbja në çastet tona që për atë kohë, në ato rrethana, mbeten më të bukurat, por t’i kujtosh tani, të duken ferr. Prisni pak se nuk keni lexuar akoma pjesën më kulminante…

Drama ime filloi kur ishim në gjashtëmujorëshin e dytë të lidhjes sonë. Ndjeheshim mirë me njëri-tjetrin. Edhe prindërit i kishim përgatitur pak a shumë për lidhjen tonë, por pa u dhënë shumë detaje. Të dyja familjet tona e morën me gëzim lajmin, duke parë që ne bashkë studionim, ishim mirë me mësime, të lumtur dhe në Tiranën e madhe kujdeseshim për njëri-tjetrin. Një ditë e mora Inën te shtëpia ime.

Ina më kërkoi paraprakisht që mamaja ime mos i bënte shumë pyetje pasi ndihej shumë në siklet. Ah, ato të shkreta kohë, çfarë nuk do të bëja që t’i ktheja prapë mbrapa. E lamë të takoheshim te shtëpia ime. Gjithçka ishte një drekë ku familja ime e pëlqeu shumë Inën. Pas drekës shkuam direkt në Tiranë se do të fillonte viti i ri shkollor. E pyeta mamin në telefon kur Ina nuk ndodhej me mua.

– Hë, o ma, si t’u duk Ina?
– Mirë, biri i nënës, vajzë yll ishte, e kulturuar, e sjellshme dhe dukej që vinte nga familje e mirë.

Edhe babai ishte në të njëjtën mendje. Ndërkohë, unë prindërit e Inës nuk i takova dot se ishin në Itali dhe flisnin me Skype. T’i prezantoja me prindërit e mi as që më shkonte nëpër mendje se ne nuk po fejoheshim e as martoheshim që të hidhnim hapa kaq të pjekur, por faji im, që më vret sot e kësaj dite ishte se si nuk pyeta më shumë e sot e kësaj dite që e kujtoj, qaj brenda vetes.

Atë kohë, unë dhe Ina filluam punë në call center dhe gjetëm afër Qytetit Studenti një shtëpi me qira të leverdisshme. Në këtë mënyrë ishim edhe me njëri-tjetrin e kalonim më shumë kohë bashkë, që mos më thënçin më me emër mua… Gjatë javës së parë, ne patëm një bisedë shumë intime dhe e ndjemë veten gati për njëri–tjetrin. Ina m’u dha atë natë. Kaluam një natë pasionante me dëshirën e të dyve. Kjo gjë vazhdoi më pas si një lidhje normale dhe e konsoliduar.

Ishim çdo ditë bashkë, fryma e saj zgjonte timen derisa arritëm edhe në përfundimin e bachelorit. Kishim shumë kohë bashkë, por gjithçka kaloi shumë shpejt. Ina dhe unë, pas shumë vitesh sakrifica, iu betuam njëri-tjetrit që nuk do të ndaheshim kurrë; nuk do kishte femër tjetër për mua e mashkull tjetër për të. Kishim rënë brenda me njëri-tjetrin kokë e këmbë. Ndërkohë, po afronte vera dhe prindërit e Inës do të vinin nga Italia.

Unë, kur vajta te familja ime në qytetin tim, u dhashë telefonin prindërve të mi që të përshëndeteshin edhe me të Inës. E lamë që të fejoheshim, por para saj të kishim një takim formal ku prindërit tanë të takoheshin më shumë e njiheshin familjet përpara se ne të vendosnim. E kështu, Ina e unë ishim shumë të emocionuar. Mezi e prisim. Më në fund do të dilnim bashkë xhiro në qytetet tona pa u ruajtur e pa ndrojtje.

Shkova në qytetin e Inës ku u takova me prindërit e saj. Pasi biseduam, u nisëm drejt qytetit tim, se babai Inës kishte makinë. Aty na priste familja ime, me një banket modest të përgatitur nga ata. Ina e unë ishim shumë të lumtur e gjatë gjithë rrugës shtrëngonim duart. Sa arritëm në shtëpi, dëgjova mamin e Inës të bërtiste:

– O Zot, jo!
Aty dëgjova edhe mamin tim: – O bo bo, fati i djalit tim…
Inës i ra të fikët, kurse unë nuk po kuptoja asgjë. Më vonë mora vesh që mami im e kishte gocë daje mamin e Inës, me të cilën unë kisha ndarë jetën time dhe shtratin. Nuk mund ta përshkruaj si ndihem tani dhe as nuk kam fuqi ta vazhdoj më…. Di të them që nga ajo ditë unë kam vdekur dhe jam shumë rëndë psikologjikisht. Flokët më bien nga stresi, jam dobësuar shumë dhe do të më ngelë peng gjithë jetën. Ina ka ikur jashtë shtetit as nuk e di se ku, ndërsa unë jam ngujuar në shtëpi dhe dua të largohem sa më parë nga ky vend.

Kjo histori dhe ai premtim më kanë shkatërruar dhe duket se do të më ndjekin gjithë jetën. Ju lutem, ju që e lexuat historinë time, më thoni ç’do të kishit bërë po të ishit në vendin tim. Do isha shumë kurioz të lexoja këshillat tuaja e ndonjë fjalë që do të më jepte forcë, se gabimin e mëkatin tim e di…

Vj.ehrri ngac mon të r.enë, “Më ρύthi, donte të më Ιinte sht. atzëne sepse…”

Një 20-vj/eçare me inicialet R.K nga Peja i është drejtuar policisë për ndihmë, pasi nga bashkëshorti me të cilin ka dy vjet martesë i ka vënë dorë.

Por kjo është vetëm njëra anë e ngjarjes, pasi atë e ka ng.acmuar edhe vjehrri i saj me inicilae I.M në shtëpinë e tyre në Pejë. Ai madje ka tentuar ‘ta ka/pë’ me for.cë dhe ta linte sht/atzënë. 

20-vj/eçarja: Unë në mënyrë sistematike (herë pas here) kam qenë e cu.nguar fiz/ikisht nga bashkëshorti im, prob’lemet kanë filluar kryesisht kur unë ia kontrollojsha telefonin atij,

dhe ia gjejsha bisedat me femrat e tjera, aty fillojke edhe de.bati mes neve. Shprehinë më të madhe e ka pasë të më go.das edhe me dy duar, ka pasë raste që më ka qit në të ligt (jam ali/vanosë) prej të god.iturave. Ajo shtoi:

Arsyeja që unë kam ardh në Polici është se tani m’u kanë fillu me mu paraqit pro’bleme edhe me vjehrrin tim, i cili një ditë derisa ishte në shtëpi, para ditëlindjes sime me datën

14.01.2020 deri sa në shtëpi kam qenë unë e vetme së bashku me djalin e kunatit tim i moshës 3-4 vjeçare, vjehrri im Isufi më ka pu/thë në bu/zë dhe rreth qafës, unë i kam re/agu me fjalët se çka je ka bon kështu dhe jam munduar të largohem prej tij”, ka deklaruar R.K.

Unë kam arritë që të bëjë incizim me telefonin tim, fjalët e vjehrrit i cili i drejtonte ka unë, këto dhe disa nga videot e tjera të cilat unë i kam në telefon e poashtu ia kam dërguar motrës time në Prishtinë.

Ku ai ka kërkuar nga unë që të kemi marrëd.hënie, që unë me mbet shta/tzënë me të, e ai më thojke që veç na me e provu se nuk është kurgjë, krejt këto janë të incizuara në tel.

Ai insistojke me fjalët, çka bohet me e provu me kry marrëdh.ënie mes vete. Unë i thosha se çka janë këto fjalë, kjo është t.merr, çka je ka lyp ti prej meje, qysh mundesh me lyp diçka ashtu marre po më vjen mu prej teje çka je ka thush.

Të dy u vunë në pr.anga të shtunën, ndërsa sot është dhënë masa e sigurisë “Arr.est në shtëpi” për një muaj.

Horoskopi për ditën e sotme, 20 korrik 2024

Dashi

Gjatë kësaj dite do të zhvilloni një interes shumë të fortë ndaj një personi të cilin e keni njohur prej pak kohësh. Mundohuni që të thelloni më shumë lidhjen tuaj, por mos jini shumë impulsiv. Në vendin e punës parashikohen përgjigje dhe negociata mjaft të suksesshme.

Demi

Kjo e shtunë do ju gjejë të tensionuar dhe të acaruar, ndoshta për shkak të një keqkuptimi në vendin e punës. Kjo ditë ju fton që të veproni me sa më shumë diplomaci, në mënyrë që të kaloni çdo tension pa debat. Në dashuri do të jeni konfuz.

Binjakët

E shtuna do të jetë mjaft interesante për të treguar më shumë kujdes ndaj vetes dhe trupit tuaj. Të bërit aktivitet në ajër të pastër do ju lejojë që të shmangni çdo tension në familje ose me partnerin/en. Në vendin e punës duhet të jeni të përkushtuar dhe kjo devotshmëri e juaja do të shpërblehet.

Gaforrja

Mundohuni që të përmbaheni dhe të mos keni reagime shumë të tepruara në raport me pengesa të vogla në vendin e punës, për shkak se keni të gjitha mundësitë për të kaluar çdo gjë me sukses. Këshillohet që në raport me partnerin/en të mos jeni shumë kritik ose në të kundërt rrezikoni të ushqeni diskutime të kota.

Luani

Jini më të hapur me personin që dashuroni, sidomos nëse po kaloni momente tensionuese të cilat nuk ju lejojnë që të jetoni të qetë lidhjen tuaj. Një përgjigje e mirë do ju lejojë që të besoni në kapacitetet tuaja drejtuese. Investimet do të jenë mjaft të favorshme.

Virgjëresha

Kjo fundjavë do ju lejojë që të përqendroni të gjithë vëmendjen tuaj tek familja dhe raporti në çift. Në vendin e punës keni qenë shumë të hutuar, ndaj bëni kujdes lidhur me çështje të rëndësishme. Ka ardhur momenti që të rikuperoni.

Peshorja

Do të merrni konfirmime të rëndësishme, të cilat do ju lejojnë që të ecni përpara në vendin e punës. Më në fund do të përfitoni për të nisur të planifikoni aktivitete të reja, ndaj përvishni mëngët pasi do të jeni të rrethuar nga aleatë të rinj. Mbrëmja parashikohet të jetë intriguese, për të gjithë ata që janë në kërkim të shpirtit binjak.

Akrepi

Parashikohet një ditë e cila do ju gjejë mjaft euforik dhe të kënaqur. Më në fund do të mund të merrni në dorë jetën tuaj dhe të përfshiheni në aktivitete të reja. Në dashuri parashikohen shkëndija të reja.

Shigjetari

Në këtë moment do të keni disi vështirësi për të kuptuar synimet e partnerit/es tuaj, pasi do ju duket i/e largët. Tregoni më shumë kujdes në mënyrën e komunikimit. Parashikohen marrëveshje të reja të frytshme, por mos merrni vendime të nxituara.

Bricjapi

Duhet të merrni më shumë kohë për t’ia kushtuar vetes tuaj dhe për tu relaksuar më shumë. Parashikohet një ditë e cila do ju mundësojë që të thelloheni në një projekt të ri i cili do nxjerrë në pah krijimtarinë tuaj.

Ujori

Kjo ditë do jetë mjaft intensive për emocionet. E shtuna do ju gjejë tejet romantik dhe të përfshirë nga ndjenjat. Do të ndjeni nevojën që të merrni më shumë ngrohtësi dhe për këtë arsye, sfera e ndjenjave do të jetë mjaft e favorizuar. Lidhur me shpenzimet duhet të bëni më shumë kujdes.

Peshqit

Këshillohet që në dashuri të mos jeni shumë të ndrojtur, pasi ky është momenti më interesant për sferën e ndjenjave. Parashikohen takime mjaft të frytshme, të cilat do ju lejojnë që të zbuloni disa ndjesi të cilat i kishit lënë pas dore prej kohësh. Do të jeni mjaft nervoz lidhur me një rol të ri që duhet të merrni në vendin e punës. Megjithatë duhet të jeni sa më kurajoz, pasi intuita juaj do të sjellë një sukses të garantuar.

QëIIohet me thikë 25-vjeçari shqiptar në Itali! Italiani e ndoqi nga pas dhe…

Një 25-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në Itali si pasojë e një sulmi me thikë nga një 42-vjeçar italian.

Gjithashtu ai është arrestuar për grabitje dhe tentativë vrasje.

Ngjarja ka ndodhur natën ndërmjet 10 dhe 11 korrikut në Capriolo, në zonën e Brescias.

Sakaq policia italiane ka deklaruar se goditja me thikë ka ndodhur në kuadër të shpërndarjes së drogës.

Ushtarët e njësisë operative të kompanisë Chiari kanë grumbulluar “indikacione të rënda faji” ndaj 42-vjeçarit, pasi iu gjet arma e përdorur atë natë, dhe u vendos në përputhje me sulmin nga lexuesit e targave të komunës së Capriolo-s dhe nga celulari juaj.

E dhunoi partneri i gruas me të cilën fliste në internet, vdes në spital 42-vjeçari

42-vjeçari nga qyteti i Bilishtit, Rigels Kaso ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të premteje, pasi u dhunua barbarsht pak ditë më parë në Tiranë.

Ai vdiq në spitalin e Traumës, ku ishte në koma të pakthyeshme pasi gjendja e tij që në momentin e parë që u paraqit në këtë spital ishte shumë e rëndë.

Kaso u dhunua në derën e një pallati në Kombinat për shkak të një bisede që ai kishte në rrjetet sociale me një grua.

Autori dyshohet të jetë partneri i gruas me të cilën fliste Kaso, që e nxori në pritë duke i shkruar për takim nga llogaria e bashkëjetueses së tij.

ku shkak i dhunës mendohet të jetë bërë një bisedë në rrjetet sociale.

E rëndë në Itali/ Vdes vogëlushja shqiptare, babai e kishte çuar në një kamp veror: Dua drejtësi për Anisën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në bioparkun AcquaViva në Caraglio, ku Anisa Murati, një vajzë 7-vjeçare shqiptare, u mbyt në liqenin artificial.

Familja jeton në Demonte, afër Cuneos.

Kjo ngjarje ka tronditur komunitetin dhe ka ngritur shqetësime rreth sigurisë dhe mbikëqyrjes në qendrat verore për fëmijë.

Babai i vajzës, Jetmir Murati foli për mediat italiane, dhe kërkoi drejtësi për tragjedinë e ndodhur.

 Ai tha se vajza e vogël nuk dinte not dhe se ishte pajisur me krahët ndihmues për fëmijë.

“Ajo ishte jeta ime, pse ka vdekur në këtë mënyrë, kërkoj drejtësi deri në fund për këtë tragjedi” tha Murati.

“Dua drejtësi dhe të vërtetën, nuk mund të lini një 15-vjeçar të shikojë fëmijët. Syzet e vajzës sime ishin në çantë, ajo i hoqi para se të lahej. Ajo nuk ra rastësisht, nuk ishte vetëm”.

Janë thirrjet e të atit në mediat italiane pas humbjes së vajzës së tij 7-vjeçare.

Vajza e vogël, u gjet në dy metra thellësi nëpërmjet ndërhyrjes së urgjencës, dhe humbja e saj u vu re në momentin që duhet të shkonte në shtëpi. Murati i ishte besuar shoqëruesve të qendrës verore të cilët kishin për detyrë monitorimin e fëmijëve.

Edhe pse kishte pasur dhjetëra fëmijë nga e gjithë lugina, në biopark ishin vetëm 7 shoqërues, vetëm dy prej të cilëve ishin të rritur. Ndërkohë bioparku në fjalë është nën sekuestrim dhe është mbyllur teksa kryhen hetimet e nevojshme.

Dy ditë pas tragjedisë në liqenin e Bioparkut Caraglio, në zonën e Cuneos, menaxheri i bioparkit AcquaViva Roberto Manzi dhe drejtuesi i argëtimit të famullisë po hetohen për vrasje nga pakujdesia.

Është kthesa e parë konkrete në hetimet për vdekjen e shtatëvjeçares Anisa Murati, e cila u mbyt pasditen e së mërkurës në liqen.

Prokuroria ka caktuar si konsulent Federico Quaranta. Specialisti do të duhet të sqarojë dinamikën e saktë të vdekjes së vogëlushes shqiptare e cila u zhduk rreth orës 15.30 dhe u gjet rreth orës 18.00 e pajetë, në shtratin e liqenit pranë platformës së zhytjes, pasi zhdukja e saj ishte vënë re rreth orës 16:30.

Anisa ishte në një grup me dhjetëra fëmijë që kishin ardhur nga Lugina e Sturës. Udhëtimi u organizua nga qendra verore që ndodhet në famullinë Demonte, qyteti ku jetonte vogëlushja me familjen e saj. Shtatë kujdestarë, të gjithë vullnetarë shumë të rinj: vetëm dy prej tyre ata janë të rritur. E dyshuara është vajza përgjegjëse për grupin, tetëmbëdhjetë vjeçe.