“Nuk mi lidhni dot duart”/ U vra nga policia serbe, zbardhet mesazhi i fundit i Faton Hajrizit (Video)

Faton Hajrizi, i dyshuari për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e kolegut të tij në Loznicë të Serbisë, është vrarë sot nga policia serbe pas rreth 40 orë kërkimesh, siç deklarojnë autoritetet e Beogradit.

Ndërkohë është zbuluar edhe mesazhi i fundit i Hajrizit para se të ekzekutohej, i cili shprehej se nuk do të dorëzohej para forcave serbe, veçse i vdekur.

“Nuk e lejoj unë me mi lidh duart, absolutisht hiç nuk mundeni me mi lidh duart, mu veç deri në morg, prej arrestimit në morg bahet morgi edhe më çon në Klinë të Ulët, te vorrezat te familja jeme edhe më varrosin me nderime edhe krejt Klina e Drenica të marrin pjesë në varrimin tim. Nuk përtoj me vdek, unë jam në këtë gjendje sot… ata njerëz më kanë keqtrajtuar, kam nejt si qen me këmbë e dur lidh”, ishte shprehur Fatoni në TikTok.

Ka qenë zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, i cili ka thënë se është vrarë personi që në orët e para të së enjtes vrau një polic në Serbi.

Identiteti i personit të vrarë nuk është përmendur në komunikatën e lëshuar nga autoritetet serbe pasditen e 19 korrikut.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F3764858070452788%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=267

“Trajneri më tha të rikuperoj nga lodhja e Europianit”, Hysaj flet si “veteran” te Lacio: M’u desh një vit të fitoja tifozët

Elseid Hysaj është kthyer në stërvitje me Lacion, pavarësisht zërave që e shohin atë të largohet nga bardhekaltrit gjatë kësaj vere.

Mediat italiane kanë argumentuar vazhdimisht se mbrojtësi i djathtë nuk është në planet e trajnerit Baroni. Por vetë Hysaj, në intervistën e dhënë për “Lazio Style Channel”, ka lënë të kuptohet se nuk po mendon aspak për largimin, duke folur si “veteran” për grupin e futbollistëve të rinj që janë afruar në skuadër gjatë verës.

“Gjeta ekipin me shumë dëshirë, mund ta shohësh që dëshirojmë të ndërtojmë një epokë të re. Janë larguar lojtarë të rëndësishëm, por kanë ardhur edhe disa shumë të mirë të cilët mund të na ndihmojnë.

Trajneri Baroni? Nuk kam punuar ende me trajnerin. fola me të. Më tha të qëndroja i qetë dhe të rikuperoja me qetësi lodhjen e Kampionatit Europian. I yni është një grup i ri, por kompakt. Ata janë të gjithë djem të mirë. Ditët e fundit kam parë që të gjithë janë të lumtur, të gatshëm për të punuar dhe për t’u përmirësuar

Tifozët janë gjëja kryesore. Pa mbështetjen e tyre ne nuk mund të luajmë mirë apo të japim më të mirën tonë. Shpresojmë ta shohim gjithmonë stadiumin plot, pasi është më bukur.

Liga e Europës? Është një gjë e bukur sepse është një test i ri, një kompeticion i ri në të cilin duhet të qëndrojmë dhe të tregojmë cilësitë tona.

Për mua, sa më shumë ndeshje, aq më mirë, përndryshe çfarë po bëjmë këtu? Detyra jonë është të luajmë, kështu që sa më shumë ndeshje aq më mirë. Ka më shumë mundësi për të gjithë, Nëse unë luaj 10 ndeshje dhe 10 i bën tjetri, jemi të gjithë më të lumtur. Ky është futbolli, ku ta gjejmë.

Mendim për të rinjtë? Kjo është Lacio, është tifozeri e madhe dhe duhet të presësh disa gjëra. Është fusha që flet, më është dashur një vit për të fituar tifozët. Ajo që them është t’u jepet besim, sepse e vërteta mund të shihet në fushë. Njerëzit do t’i vlerësojnë ata, por sigurisht që janë djem të rëndësishëm dhe mendoj se e meritojnë besimin”, tha Hysaj./PANORAMASPORT.AL

Vrasje, grabitje e shumë arratisje, kush ishte Faton Hajrizi që u ekzekutua pasi vrau policin serb

I arrestuar për të parën herë në vitin 2000 për vrasjen e një ushtari rus, Faton Hajrizi nga Komuna e Skenderajt, do të shndërrohej në një person me histori të gjatë kriminale dhe famë për shumë arratisje nga burgjet e Kosovës.

Për të fundit herë ai u arratis nga një burg i tipit të hapur në Kosovë, më 6 korrik të vitit 2024. Pak ditë më vonë u bë i dyshuar për vrasjen e një polici në Serbi dhe u vra deri sa ishte në arrati nga autoritetet serbe më 19 korrik.

Në kohën e arratisjes së fundit nga Kosova, Faton Hajrizi përshkruhej si një i burgosur i disiplinuar, i cili madje kishte fituar të drejtën për të shkuar në shtëpi në fundjavë.

Nga vrasjet deri te vjedhja e telefonave – Për çfarë u akuzua Faton Hajrizi?

“U rrit në rrethana të mira familjare dhe shkoi mirë deri në kohën e luftës”.

Kjo ishte një ndër fjalitë përshkruese për historinë jetësore të Faton Hajrizit, nga fshati Klinë e Ulët në Skenderaj, në një dokument gjyqësor të vitit 2001.

Ky dokument është më i hershmi në historinë penale të Hajrizit që nisi në fillim të vitit 2000, pak muaj pasi kishte përfunduar lufta mes forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 1999.

Sipas dokumenteve që ka siguruar Radio Evropa e Lirë nga Gjykatat e Kosovës, ai ishte dënuar të paktën tri herë nga dy gjykata të ndryshme për vepra që lidhen me vrasje, tentim-vrasje, vjedhje e plaçkitje.

Faton Hajrizi njihet më së shumti për vrasjen e një ushtari rus të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 29 shkurt të vitit 2000. Atë kohë ai ishte 15-vjeçar.

Siç përshkruhet në një vendim të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, vrasja kishte ndodhur në një nga sheshet e Skenderajt, pasi Hajrizi fillimisht ia kishte marrë armën ushtarit dhe më pas e kishte plagosur.

Ushtari me inicialet I.K më pas vdiq më 2 mars të atij viti nga plagët e marra.

Hajrizi ishte paraburgosur në qendra të ndryshme paraburgimi që nga fillimi i vitit 2000, ndërsa me një aktvendim të marsit të vitit 2001, atij i ishte shqiptuar një “masë edukuese” prej një deri në pesë vjet, që do të vendosej me saktësi më vonë.

Me këtë masë, ai do të dërgohej me një “Qendër Edukimi” dhe “do të ishte nën mbikëqyrje të një ekipi profesional”.

Nuk dihet se ku saktësisht ishte dërguar Hajrizi pas këtij vendimi.

Por, në disa intervista që ai i kishte dhënë muajt e fundit për mediat e Kosovës, ai pretendon se ishte dërguar në vazhdimësi në Qendra Korrektuese së bashku me të rritur dhe jo me të mitur, kategori së cilës i takonte në atë kohë.

Përveç për vrasjen e ushtarit, në aktvendimin e vitit 2001, Hajrizi u dënua edhe për një rast të tentim-vrasjes, tri raste të vjedhjeve kryesisht të pjesëve të veturave, dhe dy raste të keqpërdorimit të veturave (shfrytëzim pa leje të tyre).

Të gjitha këto vepra, sipas gjykatës, u kryen kryesisht nga fillimi i vitit 2000 deri në fillimin e vitit 2001, në Skenderaj, Drenas, Prishtinë dhe Mitrovicë e Jugut.

Vendimi i dytë gjyqësor për Faton Hajrizin u mor sërish nga Gjykata e atëhershme e Qarkut në Mitrovicë, më 24 janar të vitit 2008.

Kësaj here ai u dënua për dy vepra të grabitjes së armatosur, që sipas gjykatës, i bëri në bashkëpunim me dikë tjetër me iniciale B.B, në vitin 2006, në Skenderaj.

Në këto grabitje, ata morën para, telefona, cigare e mbushje telefoni.

Hajrizi u dënua, po ashtu, për armëmbajtje pa leje.

Atij iu shqiptua dënimi me gjashtë vjet burgim dhe iu konfiskuan armë.

Në kohën e dënimit ai kishte qenë duke qëndruar në paraburgim nga maji i vitit 2006.

Gjykata Themelore në Prishtinë i tha Radios Evropa e Lirë se Faton Hajrizi ishte dënuar edhe nga kjo gjykatë në vitin 2019, për vrasje në tentativë.

Këtë herë ai ishte dënuar me një vit burgim.

REL-i nuk ka arritur të sigurojë të dhëna nga gjykatat e tjera vendore në lidhje me raste të mundshme penale apo dënime të Faton Hajrizit.

“Nga dritarja e tualetit e ventilatori”- arratisjet e Faton Hajrizit

Hajrizi besohet të jetë arratisur për rreth 9 herë nga institucionet korrektuese të Kosovës, ndonëse Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) nuk e ka konfirmuar numrin e saktë. Madje, ai ka deklaruar për mediat në Kosovë që ka ikur edhe nga baza ushtarake amerikane në Kosovë, Bondsteel.

SHKK-ja, kishte thënë se deri në kohën e arratisjes, në korrik të vitit 2024, Faton Hajrizi kishte mbajtur 17 vjet e 5 muaj të dënimit të tij me burgim, ndërsa i mbeteshin edhe 7 vjet e 6 muaj burgim.

Viti 2000

Shumë pak kohë pasi ishte burgosur për herë të parë, Hajrizi arriti të arratisej nga vendi ku po mbahej.

Shumica e arratisjeve të tij, të paktën tri ose katër, kishin ndodhur rreth vitit 2000, siç përshkruhet nga dokumentet zyrtare dhe nga vetë Hajrizi në intervistat e dhëna për media.

“Vetëm në gjykatë jam trajtuar si i mitur, jo në burgje”, kishte thënë Hajrizi në një intervistë për emisionin “Betimi për Drejtësi”, të transmetuar në Kohavision.

Sipas tij, arratisjen e parë e kishte kryer nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën Veriore rreth orës 5 të mëngjesit, duke dalë nga dritarja e tualetit.

Në arratisje të tjera, Hajrizi pretendonte se kishte prerë edhe grilat me sharra të kontrabanduara nga jashtë, si dhe kishte përdorur ventilatorin si dalje.

Vetë Gjykata e Qarkut në Mitrovicën e Veriut në aktvendimin për dënimin e tij më 2001, përmend se 15-vjeçari në atë kohë ishte arratisur një herë nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë në mars të vitit 2000 dhe një herë tjetër në nëntor të atij viti, në Qendrën e Paraburgimit në Skenderaj.

Ndonëse nuk e saktëson numrin, në vendim po ashtu thuhet se “i paraburgosuri bëri përpjekje dhe ia doli të shpëtonte disa herë nga burgu”.

Viti 2005

Një arratisje tjetër e Faton Hajrizit përshkruhet në një raport të Departamentit të Shtetit Amerikan.

Sipas këtij raporti, Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Pejës në gusht të vitit 2005 dhe më pas ishte kapur sërish në tetor të vitit 2006.

“Ai mbeti në paraburgim në fund të vitit (2006)”, thuhet në raport.

Viti 2007

Së bashku me gjashtë persona të tjerë, Faton Hajrizi ishte arratisur edhe nga Burgu i Dubravës, në Istog.

Sipas raportimeve të mediave në atë kohë, “pasi kishin kaluar rrethojat e burgut, shtatë të burgosurit janë pritur nga persona të tjerë, të cilët kanë filluar të shtënat kundër rojave të burgut”.

Viti 2012

Kësaj radhe në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Faton Hajrizi u arratis gjatë shëtitjes ditore.

Sipas raportimeve, ai kishte kapërcyer murin e oborrit, duke “u kapur për një ulluk të ujit të shirave dhe përmes telave gjemborë disa rrathësh, ka kërcyer nga muri i lartë disa metra”.

“Tri krisma nga pistoleta ‘Glock 19’ e gardianit kanë alarmuar situatën dhe shumë shpejt gardianë e policë janë vënë në ndjekje të të arratisurit”, kishte deklaruar atëherë Hazir Berisha, zëdhënës i policisë rajonale në Prizren, për mediumin Kallxo.com.

Viti 2024

Të paktën në muajt e fundit, Faton Hajrizi po qëndronte në burgun e “tipit të hapur” në Smrekonicë të Vushtrrisë, që do të thotë në masa të ulëta sigurie.

Sipas zyrtarëve të SHKK-së, ai kishte shfrytëzuar disa herë të drejtën për të shkuar në shtëpi gjatë fundjavës dhe madje kishte bërë kërkesë për të bërë punë jashtë institucionet korrektues.

Arratisja e tij kishte ndodhur më 6 korrik rreth orës 1 pas mesnate.

“Zyrtarët korrektues janë pezulluar përkohësisht deri në përfundimin e hetimeve, pasi dyshohet se nuk e kanë vërejtur me kohë largimin e të dënuarit përmes monitorimit të kamerave”, ishte thënë në komunikatën e SHKK-së.

Arratisja e tij pastaj bëri bujë në rrjetet sociale pasi Hajrizi postonte video kryesisht në platformën TikTok, duke sfiduar institucionet që po e kërkonin.

“Nuk mund të më kapni”, ishte mesazhi dominues nëpër video.

Vrasja e policit në Serbi dhe arratisja e fundit e Hajrizit

Pas arratisjes së fundit më 6 korrik, vendndodhja e Hajrizit nuk u dit për një kohë.

Emri i tij nisi të përmendej sërish më 18 korrik, kur në Serbi u raportua vrasja e një zyrtari policor, në qytetin perëndimor të Lloznicës.

Sipas dyshimeve fillestare, dorasi kishte ikur, ndërsa në vendngjarje ishin gjetur dokumentet e një personi të quajtur Artan Hajrizi.

Më vonë u mësua se Artani ishte vëllai i Fatonit, i cili u paraqit nga Gjermania duke pretenduar se i vëllai ia kishte vjedhur dokumentet për t’ia përdorur për arratisje.

Si i dyshuar për vrasje, Fatoni ishte në kërkim nga autoritetet serbe për disa orë, derisa Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ai ishte vrarë derisa po ikte nga Policia.

Megjithatë, ministri serb i Punëve të Brendshme, Daçiq, tha se autoritetet serbe do të kërkojnë nga Gjermania ekstradimin e vëllait të tij, Artan Hajrizi, që sipas tij dyshohet të jetë bashkëpunëtor në këtë rast./REL

UEFA merr vendimin, cakton arbitra shqiptarë për sfidën e rëndësishme të Champions League

UEFA ka vendosur t’i besojë gjyqtarit shqiptar Eldorian Hamiti një ndeshje në turin e dytë të Ligës së Kampioneve.

Gjyqtari i Superiores është caktuar që në javën e ardhshme të drejtojë ndeshjen e parë mes bullgarëve të Ludogorets dhe bjellorusëve të Dinamo Minsk.

Kjo pritet të jetë një ndeshje shumë delikate, pasi të dy ekipet kanë pretendime për të vazhduar më tej në këtë turne të rëndësishëm për ta.

Asistentët e Hamitit për ndeshjen në fjalë do të jenë Ilir Tartaraj dhe Emigers Gançi, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Erjon Bastari.

Mbetet të mësohen se cilët do të jenë asistentët në VAR të gjyqtarit shqiptar, pasi ndeshjet e Ligës së Kampioneve luhen të gjitha më ndihmën e teknologjisë.

“Oj dashni, ti nuk vdes kurrë”, partnerja këngëtare e Faton Hajrizit bën dedikimin prekës pas vrasjes së tij në Serbi

Shqiptari nga Kosova, Faton Hajrizi është vrarë sot nga Policia e Serbisë, dyshohet në tentativë për t’u arratisur pasi kishte vrarë një polic serb.

Ndërkohë, sot ai është kujtuar nga këngëtaeja Liridona Shala, e cila shihet përkrahë tij dhe sipas mediave në Kosovë, është partnerja e tij.

Ajo e ka kujtuar atë përmes Tik-Tokut, duke shkruar: “Oh Zot sa kujtime me ty oj jet qysh ike kaq herët bre oh zot…oj dashni ti nuk vdes kurrë”, ka shkruar ajo.

“Momentet e pa harrushme gjithmon në zemrën tem. Ke me qen oh zot qysh smujtë andrrat tua mej realizu qka të bonën be qofsh banor i gjenetit oj jet o njeri me zemër të madhe. Dot mbetesh i pa harruarr në zemrat tona”, shkruan ajo.

Emri/ 7-vjeçarja shqiptare humb jetën tr*gjikisht në liqen, babai kërkon drejtësi

Dy ditë më parë, një vajzë e mitur shqiptare humbi jetën tragjikisht në Itali, ndërsa kishte shkuar me shokët dhe shoqet për t`u freskuar në liqenin e bioparkut AcquaViva në Caraglio, pak kilometra larg Cuneos.

7-vjeçarja Anisa Murati, vajza e dy prindërve shqiptarë që jetonin prej disa kohësh në Demonte në zonënn e Cuneos, shkoi sëbashku me shokët e saj të klasës për t`u larë në liqen, por që rezultoi të ishte një ditë fatale.

Mediat italaine, raportojnë se vogëlushja u gjet dy metra thellë në pellgun e madh artificial vetëm pas ndërhyrjes së mjeteve të urgjencës.

Kjo tragjedi ka tronditur komunitetin ku jetonte vajza shqiptare, pasi vdekja e saj shoqërohet me shumë pikëpyetje. Për momentin është hapur një rast për vrasje dhe braktisje të fëmijëve.

Babai i 7-vjeçares, duke folur për mediat ka kërkuar drejtësi dhe të zbardhet e gjithë e vërteta. Sipas tij vajza nuk dinte të notonte, për këtë ishin vënë në dijeni edhe mësuesit, prandaj i kishin dhënë me vete edhe krahë ndihmës.

“Ajo ishte jeta ime, pse ka vdekur në këtë mënyrë, unë kërkoj drejtësi deri në fund për këtë tragjedi“, ka thënë babai i vajzës 7-vjeçe.

Një nga pyetjet më të mëdha që bëjnë prindërit është se si ka mundësi që askush nuk e vuri re mungesën e vajzës deri sa erdhi momenti për tu kthyer në shtëpi?

Edhe pse kishte pasur dhjetëra fëmijë nga e gjithë lugina, në biopark ishin vetëm 7 shoqërues, vetëm dy prej të cilëve ishin të rritur. Pozicioni i tyre është në pikëpyetje pasi duhet të vlerësohet se cilat ishin detyrat e tyre dhe cilat ishin ato të shoqëruesve.

Bioparku tashmë është në sekuestrim për periudhën e nevojshme për hetimet gjyqësore dhe së shpejti do të kryhet autopsia e vogëlushes.

Gjithashtu, do të bëhen vlerësime edhe për organizimin e kampeve verore dhe për raportin mes fëmijëve dhe edukatorëve.

/ Për* hunohet 20-vjeçarja në plazhin e Himarës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e quajtur “Maraç”, në Himarë.

Policia raporton se një 24-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare pa dëshirën e saj.

“Komisariati i Policisë Himarë ndaloi shtetasin 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në plazhin e quajtur “Maraç”, Himarë, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare, pa dëshirën e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Bebe Rexha flet shqip: Jam shumë e lumtur, është hera e parë…(Video)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar së fundmi një video në rrjetet e saj sociale ku dëgjohet duke folur një shqipe të pastër.

Bebe tregon se po shkon për herë të parë në Kosovë dhe se është mjaft e lumtur.

“Përshëndetje, jam shumë e lumtur që do të vijë në Prishtinë, pasi është hera e parë që e vizitoj Kosovën. Mezi po pres të jem në mesin tuaj, më 25 korrik në Sunny Hill Festival”, tha ajo.

Video Player

“Vende pune ka, por problemi është aftësia”- Rama thirrje emigrantëve: Në industrinë e turizmit në Shqipëri paguhet njësoj si në shtet përreth! Nëse ktheheni nga Greqia, do të fitoni më shumë

“Në industrinë e turizmit në Shqipëri, jo vetëm që ka vende pune, por me gatishmërinë për të paguar njësoj si në vendet rreth e rrotull.

Problemi është aftësia, përtej paragjykimeve dhe keqinformimit, që pengon njerëz që nga vendi ynë kanë shkuar në Greqi që punojnë në sektorin e turizmit atje dhe po të kthehen dhe të angazhohen këtu, padiskutim në fund të muajit do të kenë bilanc të ardhurash më pozitiv. Do të jenë pranë shtëpisë së tyre, do të kenë shpenzime më modeste transporti, taksa më të ulëta e me radhë. Kjo vlen për të gjitha fushat”, tha Kryeministri.