Fierαkja habit me kërkesën : Dua b. υrrë për…

Ma ndihmo të lutem. Vajza ime duhet të lidhet, të krijojë familje. Nuk është në rregull të bashkëjetojë me ndonjë” kështu tha Elsa nga Fieri

teksa me këmbëngulje ka kërkuar njohje në emisionin “Aldo Morning Show” për vajzën e saj.

Ajo tha se vajza e saj ka mbaruar studimet në Itali dhe punon në një bankë, por ende nuk ka gjetur dikë.

Ndërkohë Elsa e shqetësuar për vitet e vajzës shtoi se ajo duhet të krijojë familje dhe se sipas saj nuk është në rregull të bashkëjetojë me ndonjë.

“Jam Elsa nga Fieri. Dëgjo nënën, do më ndihmosh? Unë nuk dua njohje për vete.

Kam vajzën 35 vjeç jeton në Itali, ka mbaruar studimet atje dhe punon në një bankë, akoma nuk është lidhur dhe kërkoj një njohje për të.

Ajo do të lidhet, por nuk i kanë dalë rastet e volitshme.

Na ndihmo të lutem. Ajo duhet të lidhet, të krijojë familje. Nuk është në rregull, të bashkëjetojë me ndonjë”, tha Elsa.

J. etίmja shqiρtare: “Më dh. έmb kjo që më bën υjehrri

Mungesa e një djali në familjen e saj të vogël mesa duket është shndërruar në dr.amë jete për një 28-vjeçare, e cila shprehet se vjehrri i saj nuk e pranon në shtëpi derisa të lindë djalë.

Vajza jetime shqiptare shprehet se po v.uan një mentalitet patriarkal që po e n.dan nga familja dhe e vr.et pamasë shpirtërisht.Kjo është historia tepër e dh.imbshme e rrëfyer nga vete vajza.

“Edhe unë jam nje vajze e rritur jetime ne Shqiperi, por bëj pjesë tek njerëzit që fëmija është bekim i Zotit e nuk ka rëndësi se.ksi.

Ama nuk ka të njëjtin mendim vjehrri im.Kam dy vajza dhe jam 28-vjeçe. Jetoj me burrin në Shkodër, vjehrri jeton në vendlindje bashkë me kunatin e vogël dhe dy djemtë e tij.

Pas lindjes së vajzës së parë u ndje k.eq sepse donte djalë, pasi burri im është fëmija i madh i familjes.Por kur pas dy vitesh linda vajzën e dytë, vjehrri nuk më erdhi as në maternitet.

Akoma se ka parë mbesën e vogël, e nuk më pranon në shtëpinë e tij.E di që është e tme.rrshme, burri është p.rekur shumë, por thotë që nuk po mbajmë dot shtyllën e

shtëpisë, e deri pa çuar djalin në shtëpi le të rrimë më mirë në shtëpinë tonë.Vajza e madhe e do shumë gjyshin e saj edhe pse e ka parë rradhë. Por ai rri vetëm me nipat, djemtë e kunatit.

Vjehrra ka vd.ekur shumë vite më parë dhe ai gjithmonë dhe më i s.ertë është bërë.Mua më vjen k.eq ta ndaj burrin kështu na babai i tij, e vajzat nga gjyshi se është t.urp dhe kush na dëgjon.

Tani flas kështu në fakt, se ka raste kur fa.jësoj dhe veten se përse s’po ja jap një djalë kësaj familjeje e të biem të gjithë rehat e familja të bashkohet.

Vjehrri mendon se është faji im që “s’kam në gen me ba djem”.Jam kaq e str.esuar sa kam fr.ikë të nis një sht.atzani të tretë. Sepse pas kësaj e kam të ndaluar të lind më.

Nëse është vajzë i bie të nd.ahem përjetë me vjehrrin. Na ka zënë h.alli, sepse në fund të fundit ai është babai i burrit tim.

Burri më thotë të mos mër.zitem se do i kalojë, por ai ka hapur fjalën në tërë fisin që pa djalë nuk shkel këmba ime atje. Nuk di si të veproj” shkruan ajo.

Jetojne mes miliarda doΙΙarëve, Kjo është famiΙja shqiptare më e ρasur në Botë

Familja e aktorit shqiptar Blerim Destani është ndër më të pasurat në botë ku pasuria e tyre marramendase krahasohet me atë të Silvio Berluskonit.

E shpesh mediat italiane e kanë karahasuar lidhur me pasurinë babain e Blerimit, Lazim Destani me Berluskonin, pasi ai administron skuadrën e futbollit “Shkëndija” të Tetovës. 

Madje ata e kanë quajtur Destanin si “bosi i madh i Shkëndijës së vogël”, duke shkruar se pasuria e tij mund të krahasohet edhe me pasurinë e ish pronarit të Milanit, Silvio Berluskoni, shkruan Panorama Plus.

Mediat në Itali theksojnë se pasuria e Destanit mund të jetë deri në 6 miliardë euro.Aktori 37-vjeçar, i rritur në Gjermani, ku po zhvillon dhe karrierën, njihet për rolet në filmat “Koha e kometës” dhe “Dosja K”.

Ai bën përshtypje për jetën superluksoze nga një shtet në tjetrin dhe pushimet e shpeshta në shtëpinë e tij në Dubai.

Ai është i vetmi artist i familjes së famshme Destani, e cila përbëhet nga nëna, babai dhe dy vëllezër biznesmenë të pasur.Vëllai i tij Nazif Destani para disa kohësh u përfol në mediat shqiptare ku ishte i ftuar në 20 vjetorin e “Opinion”.

Ai është cilësuar sipas Forbes si shqiptari më i pasur në botë pasi pasuria e tij shkon mbi 3 miliardë dollarë.Familja Destani nga Maqedonia numëron biznese të suksesshme në 39 shtete të botës.

Të gjithë ata që i njohin burrat e kësaj familjeje miliardere, e dinë se truri i sipërmarrjeve të familjes Destani është Nazifi, vëllai i Blerimit.

I ati i tyre, Lazim Destani është biznesmeni i suksesshëm me prejardhje nga Malësia e Sharrit të Tetovës.

Ai dhe familja e tij drejtojnë një rrjet ndërkombëtar biznesesh, që veprojnë në sektorin e shërbimeve, inxhinierisë dhe ndërtimit,

energjetikës e logjistikës, me mbi tridhjetë ndërmarrje aktive në tregun global që shtrihen në Gjermani, SHBA, Zvicër, Dubai, Turqi, Maqedoni, Liban, Kuvajt, Rusi, Mongoli dhe Kinë.Destani, po ashtu është njëri prej aksionerëve kryesor në gazetën “Zëri i Kosovës” së bashku me biznesmenin Remzi Ejupi.

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 19 korrik 2024


Dashi

Mos u përfshini shumë nga ankthi, pasi në të kundërt rrezikohet që tensionet t’iu shpërqendrojnë. Parashikohet një e premte mjaft e favorshme për të bërë paqe në familje ose në dashuri.

Demi

Do të argëtoheni nga sjellja e partnerit/es tuaj, pasi më në fund do të ndiheni të vlerësuar. Megjithatë shmangni përfshirjen në diskutime të cilat nuk ju përkasin drejtpërdrejtë, sidomos në vendin e punës.

Binjakët

Parashikohen mundësi shumë të mira për të rënë në sy dhe për të treguar se sa vleni në vendin e punës. Duhet të jeni gati për të përveshur mëngët, pasi përkushtimi në punë, do ju lejojë që të keni sukses. Në dashuri para se të merrni një vendim, bëni mirë të reflektoni.

Gaforrja

Kjo fundjavë do të jetë interesante për të pushuar më shumë dhe për t’u marrë më shumë me veten. Mos nënvlerësoni ndonjë problem shëndetësor, për shkak se mund të përkeqësohet.

Luani

Kjo e premte do ju gjejë shumë dembelë dhe gjithçka pasi nuk do arrini që të përqendroheni siç dëshironi. Ka disa mendime dhe shqetësime që nuk ju lejojnë të shfrytëzoni më mirë kohën e kaluar me familjen ose me partnerin/en. Marrëveshjet e punës janë mjaft të favorshme.

Virgjëresha

Parashikohet një ditë mjaft intensive, për gjithë ata që kanë dëshirë të ndërmarrin rrugëtime të reja profesionale. Këshillohet që të jeni më të komunikueshëm dhe fleksibël në raport me bashkëpunëtorët tuaj.

Peshorja

Do të jeni të lodhur dhe kjo gjë mund të ndikojë në çështjet e punës. Jeni në prag të mbylljes së disa negociatave vendimtare për karrierën tuaj, kështu që jini të përqendruar. Vlerësoni maksimalisht kohën e kaluar me familjen dhe miqtë.

Akrepi

Kjo e premte ju fton që të reflektoni më shumë lidhur me problematika të ndryshme, e sidomos për familjen. Ka disa problematika të cilat duhen zgjidhur sa më parë. Duhet të dëgjoni më shumë mendimet e të tjerëve dhe të mos këmbëngulni me kokëfortësi. Sfera e ndjenjave do të jetë mjaft e qetë.

Shigjetari

Do të përfshiheni në një projekt interesant dhe inovativ i cili do të stimulojë krijimtarinë tuaj. Do të ndiheni më të fortë dhe të sigurtë në vete dhe për këtë arsye do të arrini të përpunoni strategji suksesi. Këshillohet që të mos e lini pas dore partnerin/en tuaj.

Bricjapi

Më në fund do arrini një objektiv që i keni vendosur vetes prej kohësh, por çmimi që do paguani do jetë shumë i lartë. Do të jeni agresiv dhe aspak tolerant, ndaj shmangni diskutimet e kota ose në të kundërt rrezikoni që të keni reagime të tepruara.

Ujori

Mos jeni shumë negativ dhe konfliktual në vendin e punës. Natyrisht puna në grup nuk është e lehtë, sidomos nëse jeni të detyruar të përballeni me persona kokëfortë, po aq sa ju. Kjo e premte duhet t’iu gjejë më diplomatë dhe mundohuni të ruani ekuilibrin. Mbrëmja favorizon takimet.

Peshqit

Këshillohet që gjatë kësaj dite të pushoni më shumë, të relaksoheni dhe të lini mënjanë gjithë ato çështje që ju kanë vendosur nën presion. Kjo e premte është mjaft interesante për të nisur planifikimet lidhur me aktivitetet e reja në çift. Ndryshimet, udhëtimet ose transferimet janë mjaft të favorshme.

Për çfarë po diskutojnë? Rama takon Mitsotakis në Angli (FOTO)

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun grek Qirjakos Mitsotakis në Pallatin Blenheim të Anglisë, ku ndodhen në kuadër Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Ndonëse mes dy liderave tensionet janë rritur ndjeshëm për shkak të çështje së Fredi Belerit, në këo fotografi të postuara nga Elisa Spiropali, ata duken teksa flasin të qetë.

I pranishëm është edhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

“Blenheim Palace, Mbretëria e Bashkuar. Në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Europian, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis”, shkruan Spiropali në rrjetet sociale.

Kujtojmë se ditën e sotme, Kuvendi i Shqipërisë miratoi një projekt deklaratë ku kërkon heqjen e Ligjit të Liftës me Shqipërinë nga ana e Greqisë.

Për çfarë po diskutojnë? Rama takon Mitsotakis në

Kryeministri Edi Rama dhe ai grek, Qirjakos Mitsotakis

Vjen një ofertë e papritur për Armando Brojën

Armando Broja është ende në pritje që të mësojë se cila do të jetë e ardhmja e tij, e cila me siguri është larg Çelsit, ku nuk do të ketë hapësira nën drejtimin e trajnerit Enco Mareska.

Klubi londinez e ka nxjerrë zyrtarisht në shitje dhe për Brojën kanë shfaqur interesim disa skuadra.

Por së fundmi, ka dalë në skenë një klub i Premier Ligës ku Broja mund të bëjë mjaft mirë, pasi do ta ndjente veten si në shtëpi.

Klubi i Sauthempton, ku futbollisti shqiptar luajti tre sezone më parë, është gati të presë përsëri krahëhapur sulmuesin i cili u kthye në një emër të njohur të futbollit në Angli pikërisht falë paraqitjeve që dhuroi me të.

Sipas “Sky Sports”, trajneri Rasëll Martin është një admirues i sulmuesit shqiptar dhe është i bindur se Broja do të shtonte forcën në sulmin e ekipit i cili u ngjit nga Championship në fundin e edicionit të kaluar.

Broja luajti në sezonin 2021-2022 te Sauthempton, i dhënë huazim nga Çelsi, duke shënuar 9 gola me fanellën e kësaj skuadre, për t’u kthyer në një nga të rinjtë më të vlerësuar të Premier Ligës.

Publikohet renditja e re e FIFA-s, ja ku renditet Shqipëria pas performancës në Europian

Me përfundimin e Europianit të futbollit në Gjermani dhe Kupës së Amerikës, ku Spanja dhe Argjentina triumfuan duke ngritur lart trofetë respektivë, FIFA ka publikuar edhe renditjen e re të ekipeve kombëtare.

Argjentina, kampione botë në fuqi, pas mbrojtjes së kurorës edhe në Amerikë me fitoren 1-0 në finalen kundër Kolumbisë, kanë konsoliduar pozitën e tyre në krye të renditjes së FIFA-s.

Por në dhjetëshen kryesore ka pasur ndryshime të rëndësishme. Rritjen më të madhe mes të mëdhenjve e ka Spanja, me “La Rojan” që ngjitet 5 vende duke u renditur tanimë e treta, pas Francës.

Anglia si finaliste e Europianit renditet e katërta duke parakaluar Brazilin, pasi Seleçao dështoi në Kupën e Amerikës duke u eleminuar në çerekfinale nga Uruguai.

Belgjika ka rënë me tre pozicione dhe tani gjendet jashtë pesëshes së parë. Pas “Djajve të Kuq” në vendin e 7 vjen Holanda që nuk ndryshon pozicion, ndërsa Portugalia humb dy vende duke u renditur e teta.

Kolumbia pasi arriti finalen e Kupës së Amerikës ka “fluturuar” me tre vende në renditjen e FIFA-s duke u katapultuar e nënta, ndërsa dhjetëshen më të mirë e mbyll Italia.

Në 50 e kombëtareve më të mira, dy skuadra kanë pasur një ngjitje spektakolare. Turqia, e cila arriti deri në fazën çerekfinale të Europianit, tashmë renditet e 26-ta duke fituar 16 vende, ndërsa Venezuela katapultohet e 37-ta duke u ngjitur me 17 vende.

Sakaq, Shqipëria edhe pse zhvilloi tre ndeshje pozitive përballë fuqive si Spanja e Italia dhe arriti një barazim historik me Kroacinë, nuk ka ndryshuar asnjë vend në renditje.

Kuqezinjtë mbeten të 66-tët në renditje, ndërsa Kosova ka humbur një vend duke u renditur e 106-ta.

Liderët europianë takohen me mbretin Charles III, monarku shfaqet i qeshur me Ramën dhe Melonin

Në rend të ditës në samitin e EPC, liderët europianë kanë marrë pjesë në një pritje të organizuar nga Mbreti Charles III në Bibliotekën Long të Pallatit Blenheim.

Nga fotot e publikuara në rrjet mbreti shfaqet shumë i qeshur, ku ndër të tjera vërehet se monarku ka gjetur kohë të takojë dhe kryeministrin e vendit tonë, Edi Ramën, i cili ishte së bashku me kryeministren italiane Giorgia Meloni.

Nga fotoja duket se biseda mes tyre ka qenë e ngrohtë, pasi shihen të tre të qeshur.

Rama takim ‘kokë më kokë’ me kryeministrin e ri britanik në Angli, zbardhen detaje nga diskutimi

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku duket në një tavolinë duke biseduar me kryeministrin e ri britanik Keir Starmer.

Rama shkruan se biseda e parë mes tyre u zhvillua në një nga parqet e mahnitshme të pallatit ku lindi e kaloi një pjesë të jetës së vet legjendare, paraardhësi i tij Winston Churchill.

“Biseda e parë me kryeministrin e sapozgjedhur britanik, Keir Starmer, në një nga parqet e mahnitshme të pallatit ku lindi e kaloi një pjesë të jetës së vet legjendare, paraardhësi i tij Winston Churchill”, shkruan Rama.

Historiania Elena Kocaqi plas deklaratën e bujshme: Beleri të shpallet ‘non grata’, ja plani i tij për Himarën

Fredi Beleri duhet që të shpallet person ‘non grata’, pasi ka plan për greqizimin e Himarës

Ka qenë kjo deklarata e fortë e historianes Elena Kocaqi, e cila ishte e ftuar në një program televiziv. Ajo tha se njerëz si Beleri nuk duhet që të lejoheshin që të kandidonin në krye për kryetar bashkie.

“Beleri do që të vazhdojë procesin për të bërë shqiptarët grek fallco. Dhe këtë proces duan ta shtrijnë dhe në Shqipëri. Ai votat që mori i mori me autobusa nga Greqia, pra mori shumë pak vota. Njerëz të tillë nuk duhen lejuar as të kandidojnë, nëse ata nuk sillen mirë duhet të largohen nga vendi, madje të bëhen edhe persona ‘non grata’.

Beleri dhe belerat janë njerëz të paarsimuar, sepse nuk duhen njerëz me nivel por që ti përdorin si duan vet, dhe ata bëhen vegël e këtij shteti që të plotësojnë ëndrrat e tyre. Beleri u zgjodh eurodeputet për inat të Shqipërisë”, tha ajo.

Në sesionin e sotëm parlamentar demokratë dhe socialistë, bashkuan votat për të miratuar me 96 kartonë jeshilë deklaratë PDIU për heqjen e ligjit të luftës së Greqisë me Shqipërinë.

Lidhur me këtë historiania, tha se nëse Greqia refuzon të votojë në parlament rezolutën Shqipëria duhet që ti drejtohet NATO-s.

“Problemin se kemi ne, por e ka Greqia, do shihet nëse do ta pranojë këtë rezolutë që ta votojë në Parlament, nëse nuk pranon duhet që Shqipëria ti drejtohet NATO që të ushtrojnë ndikimin e tyre. Greqia e ka mbajtur si presion ndaj Shqipërisë dhe nuk ka pasur pengesë tjetër se me Italinë e ka hequr vite më parë. Nëse ti heq ligjin e luftës me Italinë dhe ja le Shqipërisë kjo ka të bëjë se vepron me dy standarde. Kjo tregon sa tendencë ka pasur Greqia ndaj vendit tonë dhe për ta përdorur këtë për të bërë presion”, tha ajo.