10 ndeshjet më të bukura të Euro 2024, mes tyre edhe Kroaci-Shqipëri!

UEFA ka përzgjedhur 10 ndeshjet më të bukura të Europianit “Gjermani 2024”, i cili dhuroi emocione dhe spektakël për një muaj.

Ndër këto ndeshje, ishte dhe ajo mes Kroacisë dhe Shqipërisë në Hamburg, e vlefshme për Grupin B, që përfundoi me rezultatin 2-2

Në këtë takim, Qazim Laçi kishte shënuar golin e parë në minutën e 11′ dhe sulmuesi kroat Kramariç barazoi në minutën e 74’. 2 minuta më vonë, Klaus Gjasula shënoi autogol.

Por mesfushori 34-vjeçar në minutën e 5′ të kohës shtesë realizoi gol për të siguruar barazimin.

Ndeshjet e tjera të përzgjedhura janë:

Gjermani-Skoci (5-1)

Turqi-Gjeorgji (3-1)

Kroaci-Itali (1-1)

Holandë- Austri (2-3)

Spanjë-Gjeorgji (4:1)

Austri-Turqi (1-2)

Gjermani-Spanjë (1-2)

Spanjë-Francë (2-1)

Holandë-Angli (1:2)

Për 10 ndeshjet e përzgjedhura UEFA ka hapur dhe një sondazh, ku sportdashësit mund të votojnë ndeshjen e tyre të preferuar.

“Çmendet” moti në jug, stuhi e madhe shiu nga Dhërmiu, në Borsh dhe Himarë

Në një kohë kur në disa zona të vendit janë përfshirë nga temperatura të larta, disa zona bregdetare në jug të vendit janë përfshirë nga reshje të dendura shiu.

Prej më shumë se 30 minutash në jug të vendit kanë nisur reshje të dendura shiu duke bërë që edhe pushuesit të largohen.

E njëjta situatë u paraqit dhe ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit, ku një stuhi shiu dhe ere përfshiu disa zona të qytetit.

Ndërkohë që vlen të theksohet se autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes në datat 18-19 korrik pasi temperaturat pritet të kapin vlerën 43 gradë celsius.

Mediat serbe: PoIici në Serbi u vra nga një shqiptar, si ndodhi ngjarja

Mediat serbe raportojnë se personi që ka vrarë policin në Serbi, sipas tyre, është një shqiptar. Novosti shkruan se shqiptari që ka ekzekutuar efektivin serb është Artan Hajziri, 33 vjeç.

Sipas raportimeve të medieve serbe, ngjarja e rëndë ka ndodhur, në momentin që një grup shqiptarësh janë kontrolluar nga Policia e Serbisë.

“Disa të shtëna në drejtim të pjesëtarëve të policisë kufitare janë qëlluar mbrëmë gjatë një kontrolli rutinë të taksive në Loznicë. Në taksi ka pasur shtetas të huaj, me sa duket me kombësi shqiptare, të cilët kanë qëlluar në drejtim të policisë.

Nga plagët e marra ka ndërruar jetë polici Nikola Krsmanoviç (34), ndërsa Vjekoslav Iliç (50) është lënduar lehtë dhe aktualisht ndodhet në gjendje stabile.

Shqiptar2
Shqiptar3

Siç mëson jozyrtarisht “Novosti”, pas ndalimit nga policia kufitare, Artan Hajziri (33) ka thënë se ishte nisur për të vizituar një shok të tij në Loznicë dhe pasi pjesëtarët e MPB-së i kërkuan që t’u tregonte çantën që mbante, shqiptari hapi zjarr.

Për këtë rast ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq”, thuhet në shkrimin e medieve në Beograd. Megjithatë, asgjë ende nuk është zyrtare.

(Balkanweb)

FOTO+EMRAT/ Dy vëllezër shqiptarë dyshohet se vr*në poIicin në Serbi, njëri ishte arratisur nga burgu

Mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur Lloznicë të Serbisë, mediat serbe shkruajnë se është vrarë një polic dhe është plagosur një tjetër.

Sipas deklarimeve të ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, në vend të ngjarjes është gjetur një pasaportë e Kosovës me emrin Artan Hajrizi (1990), raporton Klankosova.tv.

Daçiqi tha se rasti ka ndodhur pasi policia ka ndaluar një veturë tip “Mercedes” me targa të Tutinit, Serbi, në të cilën tha se ndodheshin dy persona.

Ndërkaq, sipas informatave të Klan Kosova nga organet e drejtësisë, në veturë dyshohet të ketë qenë edhe Faton Hajrizi, i arratisur më 6 korrik nga burgu i Smrekonicës.

Sipas informatave të televizionit, Artani dhe Fatoni janë vëllezër. “Mbrëmë, rreth orës 00.55 në Lloznicë, gjatë kontrollit të automjetit në pikën e kontrollit në Lipniçki Shor, policët e stacionit policor kufitar Tërbushnica kanë ndaluar një Mercedes me targa të Tutinës, në të cilin ndodheshin dy persona”. “Kur ka dalë nga vetura, një person ka qëlluar me pistoletë, duke e goditur policin Nikolla Kërsmanoviq (1990) në gjoks dhe policin Vjekoslav Iliq (1974) në shpatull, pas së cilës vepër ka ikur”.

“Të dy policët u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Lloznicës, ku Kërsmanoviq iu nënshtrua plagëve të marra”, tha Daçiqi, sipas mediave serbe.

“Policia në vend ka gjetur pasaportën e të dyshuarit të lëshuar nga institucionet e përkohshme të të ashtuquajturës Kosovë në emër të Artan Hajziri (1991) dhe një letërnjoftim gjerman”, ka shtuar Daçiqi.

Media serbe N1 raporton se forca të shumta policore kanë nisur një aksion për kapjen e të dyshuarve.

TritoIi në shtëpinë e motrave Nikolli, identifikohet autori i dyshuar

Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të vendosjes së tritolit në shtëpinë e Alda dhe Xhovana Nikollit, mëngjesin e së dielës në Elbasan.

Në pamjet e sekuestruara nga kamerat e sigurisë në zonën ku banonin dy motrat Nikolli, policia ka vënë re një person duke lëvizur në zone, në orën që ndodhur shpërthimi me tritol.

Autori i dyshuar, emri i të cili ende nuk bëhet i ditur, rezulton me precedent të mëparshëm kriminal.

Për shpërthimin me tritol ku mbeti i plagosur një 26-vjeçar, motrat Nikolli nga Lezha, akuzojnë Nuredin Dumanin i cili ndodhet në burgun 313 bashkë me Amarildo Xhanej(Nikolli) i fejuari i Xhovanës.

Kjo e fundit ka bërë disa deklarata në rrjetet sociale ku ka akuzuar Dumanin për tritolin në shtëpinë e tyre, ndërsa motra e saj Alda ka pranuar lidhjen me vrasësin.

U ndje keq, ndërron jetë 38-vjeçari në ishullin e Sazanit

Një turist francez ka ndërruar jetë në ishullin e Sazanit. Mësohet se fillimisht turisti 38-vjeçar u ndje keq.

Atij iu dha ndihma e parë nga pjesëtarë të bordit të skafit, por dhe turistë dhe qytetarë të Vlorës të ndodhur pranë.

Francezi vuante nga probleme të zemrës. Ai ndodhej në Sazan me familjen e tij, bashkëshorten dhe vajzën e vogël 6-vjeç.

38-vjeçari u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, por nuk mundi të mbijetonte.

Lumë komentesh negative/ Të huajt nxijnë Sarandën dhe “Maldivet e Europës”: Kudo është pis dhe rrëmujë, çdo gjë në ndërtim

Teksa retorika politike brenda vendit po kërkon “tradhtarët” që po nxijnë turizmin duket se operacioni për të gjetur këta të fundit, duket të shtrihet edhe në Cagliari të Sardenjës apo në Britani e më gjerë anekënd globit.

Së fundmi, Tripadvisor një platformë që ka një popullaritet të gjerë mes udhëtarëve, është “nxirë” me komente negative për Sarandën dhe Ksamilin.

Në çdo vend të botës “review”, pra vlerësimi merret si një informacion që i shërben turistit se ku të shkojë e ku jo dhe biznesit apo destinacionit se ku të përmirësohet, në Shqipëri duket se kjo nuk shihet kështu.

Gjithçka duket se ka qenë mirë deri në fillim të qershorit, ku vlerësimet kanë qenë të mira, por rritja e fluksit të turistëve në qershor dhe korrik ka vënë në epiqendër pikat e dobëta të këtyre dy destinacioneve, ku komentet negative janë të pakursyera.

Ajo që mbizotëron për këto destinacione është fjala “pis” që përshkruan situatën e mbetjeve, dhe rrëmujë që ka të bëjë me ndërtimet në proces brenda qytetit por edhe ndërtime pafund në formë private.

“Turizmi është në fillim dhe i ngjashëm me atë të 30 viteve më parë, infrastruktura është një shkatërrim total, varfëria është kudo kundrejt ndërtimeve/hoteleve të ndërtuara nga njerëzit e pasur me kontroll lokal.

Nuk ka tregje të mëdha apo më të mëdha çka i jep mundësinë mafias lokale të diktojë çmimet. Plazhet falas jashtë qytetit”, thuhet në vlerësimin e ANA.D nga Italia.

“Unë jam i zhgënjyer në tërësi në Sarandë. Ishte e mbushur me njerëz, e pistë dhe shumë e shtrenjtë. Më vjen keq që rezervova këtu, por jam lumtur që ishte vetëm 4 ditë nga 12 gjithsej”, shprehet LordSmithers T nga Stanfford në Britani.

“Unë kam qenë në çdo vend të Ballkanit dhe Shqipëria është më e keqja deri tani. Shkëputje që na kushtoi shtrenjtë.

Hotelet me çmime pothuajse si në Londër, ushqimi me cilësi shumë të dobët dhe pijet janë të shtrenjta. Rrugët janë të pista dhe të rrezikshme, me rreziqe gjatë udhëtimit kudo.

Rezervuam për të qëndruar një javë, por hoqëm dorë pas disa ditësh dhe u kthyem në qytetërim në Greqi”, shprehet një tjetër Britanik nën emrin JohnCooze05.

Komente si këto mund të gjesh pafund online, por qeveria në vend që të reflektojë dhe të përmirësojnë ato pika ku ka emergjencë, siç është menaxhimi më i mirë i mbetjeve, ujërave të ndotura dhe plazheve, duket se kanë vendosur që energjitë t’i shpenzojnë për kundëreagime në rrjete sociale.

Shqipëria po përjeton një nga vitet më të mirë turistikë, ku sipas shifrave janë 4.5 milionë të huaj që kanë vizituar vendin deri në fund të qershorit.

Këta të fundit janë ambasadorët realë që mund të ndikojnë për mirë apo për keq imazhin, në një profil turistik ende të brishtë Shqipërisë.

Ndaj në këto kushte kur sezoni ende ka një pjesë të mirë të tij para, “s’ka kohë për pushim”, dhe këtë slogan “institucionet” e njohin mirë.

‘E kishte dhomën si hoteI, jo burg’! Dëshmia: Dumani më tregoi për vajzën që vrau

Alda Nikolli, një nga motrat të cilave iu vu tritol në banesën ku jetonin me qira në Elbasan, ka folur ekskluzivisht për Top Channel.

Ndër të tjera ajo ka rrëfyer se me Nuredin Dumanin ka pasur një romancë prej dy muajsh dhe se kanë pasur komunikim të vazhdueshëm përmes Skype, ndërsa ai ndodhet në burg.

Ajo pretendon se pasi janë ndarë, ai e ka kërcënuar, dhe se dyshon se tritolin ia ka vendosur ai në banesë.

Po ashtu ajo thotë se Dumani i ka rrëfyer shumë nga krimet që ka bërë, dhe se sipas saj, ai vendos gjoba edhe nga burgu.

Pjesë nga intervista ku tregon se çfarë i ka rrëfyer Nuredin Dumani:

Alda Nikolli: Kishte dy vite që i kishte ndaluar gocat ajo (prokurorja). Nuredin Dumani kështu jeton, duke i vënë gjoba njerëzve, se nuk është se ka lekë.

Çfarë di ti për këtë gjobvënie? Vazhdon ta bëjë edhe në burg?

Alda Nikolli: Patjetër që po. Jo më larg se para disa ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro. E ka detyruar të pranojë gjëra që ai nuk i ka bërë.

Në çfarë formash?

Alda Nikolli: Me presion. Do t’ia vinte edhe “Dakut”, ai është Leonard Luzi, por për fat të keq është kapur dje dhe nuk arriti dot t’ia vërë. Kishte një kompjuter.

Kishte laptop personal?

Alda Nikolli: Po, po patjetër. Kishte çdo gjë. E kishte dhomën si hotel, jo burg. Televizor, thika, kondicioner, unë s’kam kondicioner tek shtëpia ime. Nuredini ka.

Po çfarë të tregonte nga aktiviteti i tij?

Alda Nikolli: Më tregonte për ato vrasjet që kishte bërë me gjakftohtësinë më të madhe, më tregonte për atë vajzën që kishte përdhunuar dhe që ishte hedhur para makinës dhe kishte vdekur, e shumë gjëra të tjera. Ndërkohë që unë nuk e dija që Nuredin Dumani na paska pasur edhe Mirjetën jashtë. Ka të dashur, është vajza që është kapur ditën e denoncimit, Mirjeta Avdiu. Mirjeta na mori guximin edhe të na kërcënojë.

Ma vërteto thoshte që ke folur me të. Moj po kam folur i thoja, ia vërtetova me një voice. Pas 5 minutash ka marrë Nuredin Dumanin në telefon dhe më ka kërcënuar. Nuredin Dumani edhe pasi u mor vesh për Mirjetën, ne kemi vazhduar akoma të flasim. Por në momentin që ai mori vesh që unë kisha shkuar në SPAK dhe kisha deklaruar që unë i kam dorëzuar letrat atij… ai mban një bllok.

Nuredin Dumani i ka shkëputur kontaktet me mua që në momentin që më ka kërcënuar. I kanë bllokuar të gjitha adresat. Që të rrinte i qetë. Donte të më linte i qetë nja dy dit dhe të vepronte pastaj. Më ka kërcënuar me Amarildon dhe e ka rrahur dy herë brenda javës. Aty, ai bën ligjin, ai futet me gjithë policë në dhomë. Mjafto shiko kërcënimet, atë që ndodhi para disa ditësh (shpërthimi me tritol), ky është Nuerdin Dumani, që merret me femra, se me burrat i ka mbyllur hesapet.

Për të gjitha dijenitë që ke për veprime të paligjshme që Nuredin Dumani i bën në ambientet e burgut, por edhe kërcënimet e drejtpërdrejta që ke marrë për jetën tënde, a i je drejtuar drejtësisë apo policisë?

Alda Nikolli: Patjetër që po. Nuk do të vija kurrë këtu përpara se të shkoja tek shteti. Unë kam shkuar në SPAK, kam vajtur tek Policia e Elbasanit. Asnjë nuk e merr mundimin, ose më saktë nuk ka shance ta bëjnë një denoncim kundrejt Nuredin Dumanit. Atë e duan më shumë se populli dhe e mbrojnë me gjithë forcën e shpirtit. Ndihem e rrezikuar. Në SPAK më thanë se nuk ka dashur të të vrasë, por të të trembë. Nuk e di, mbase këtë radhë edhe e arrin./ Top Channel

ZbuIohet sherri mes Nuredin Dumanit dhe të dashurit të Xhovana Nikollit në burg! U përIeshën tek “313”-a për…

Të tjera zhvillomë janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Elbasan, ku një sasi tritoli shpërtheu në banesën ku jetonte e reja Xhovana Nikolli dhe motra e saj.

Mësohet se Nuredin Dumani dhe Amarildo Nikolli, i dashuri i Xhovanës, janë përplasur fizikisht në burgun ku të dy vuajnë dënimin, burgu “313” në Tiranë. Sherri ka ndodhur dy ditë para se të ndodhte shpërthimi me tritol, po në të njëjtën ditë, kur e reja kishte postuar në rrjetin social “tik Tok” një video ku i kërkonte Dumanit të mbante të dashurën e tij.

Shpërthimi ndodhi më 14 korrik, dhe i plagosur mbeti Enea Themollari rreth 26 vjeç, i cili banon në hyrjen përballë. 26-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë te spitali i Traumës në Tiranë, teksa nuk ka pasur aspak lidhje me ngjarjen e ndodhur.

E rëndë/ 58-vjeçarja mbytet në pishinë, njerëzit notonin pranë saj dhe askush nuk e ndihmoi (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një video tronditëse është publikuar me momentin kur 58-vjeçarja Leticia Gonzalez Triplett, u mbyt në një pishinë ndërsa njerëzit e tjerë aty pranë nuk bënë asgjë për ta ndihmuar.

Në video, Triplett shihet në cekëtinën e një pishine në një qendër sportive në Las Vegas, SHBA, kur papritmas filloi të kishte vështirësi të qëndronte në ujë.

Sipas hetimeve , 58-vjeçarja u përpoq për 25 minuta të shpëtonte veten, ku asnjë njeri nuk iu afrua ta ndihmonte.

Në të njëjtën video, Triplett shihet duke u përpjekur të kapet për shkallët e pishinës, pa rezultat, ndërsa ajo që është akoma më tronditëse është se edhe pasi kishte dhënë frymën e fundit, aty po kalonin njerëzit, të pavëmendshëm për tragjedinë që kishte ndodhur.

Një avokat i qendrës sportive tha se Triplett, i cili ishte një veteran i Forcave Ajrore të SHBA, po ecte me paterica përpara se të hynte në pishinë.

Në të njëjtën kohë, mbetet e paqartë nëse gruaja fatkeqe ka thirrur për ndihmë.

I njëjti avokat ka deklaruar se vdekja e 58-vjeçares, ka ardhur si pasojë e atakut kardiak dhe se një tragjedi e tillë, nuk kishte ndodhur asnjëherë në qendrën sportive në fjalë.