Drejtoria e Burgjeve ka pezulluar nga puna dy punonjës si dhe iu ka shkëputur linjën e internetit të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumanit dhe Amarildo Nikollit.
Ky vendim u mor pasi Alda Nikolli denoncoi dhe pranoi se fliste 24 orë me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin.
Në një intervistë ekskluzive një ditë më parë, Alda Nikolli u shpreh se pas vendosjes së eksplozivit në derën e banesës së saj fshihet Nuredin Dumani me të cilin ajo kishte krijuar një raport dhe kishte folur për dy muaj.
Në burgun 313 gjithashtu ka ndodhur një përplasje mes dy të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumani dhe Amarildo Nikolli. Nuredin Dumani ka dhunuar Nikollin si dhe e ka gjobitur atë.
Personi që shihni në fotomn e mëposhtme është 47-vjeçari nga Vlora, Leonard Luzi, i cili mban dhe mbiemrat Zejno dhe Sejno, teksa ndryshe njihet me nofkat si “Nard Çami” ose “Daku“.
Ai u arrestua në Spanjë në kuadër të operacionit “Rekrutuesi”, pas bashkëpunimit mes autoriteteve të dy vendeve, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK, teksa akuzohet si organizatori i atentatit të mbetur në tentativë ndaj Inez Hajrullas i njohur me nofkën “Sakati” dhe Ervis Matodashajn i njohur me nofkën “Qorri”.
Mbi Leonard Luzin rëndojnë akuzat për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.
Leonard Luzi Sipas hetimeve të SPAK, Leonard Luzi kishte rekrutuar vrasësin me pagesë Amarildo Nikolli alias Xhanej, i njohur me nofkën “Shkodrani” për të vrarë në qytetin e Vlorës, Inez Hajrullan dhe Ervis Matodashajn ”. Për të kryer këtë vrasjet, ata janë ndihmuar edhe nga të bashkëhetuarit Erjon Zejno dhe Muharrem Koroveshi.
Në dosjen hetimere thuhet se “Shkodrani” do të paguhej 500 mijë euro në total, nga 250 mijë euro për secilin, për të vrarë “Sakatin” dhe Qorrin”.
Leonard Luzi është kushëri nga ana e babait me Erigert Zejno, i vrarë më datë 22 Mars të vitit 2013, në lagjen “11 Janari” në Vlorë dhe vrasja e Inez Hajrullas dhe Ervis Matodashajn do të kryej për hakmmarjen e tij, si dhe për të marrë kontrollin e lojërave të fatit në Vlorë. Pagesa do të kryhej nga një person në Dubai.
Por vrasjet nuk arritën të kryheshin pasi Amarildo Nikolli alias Xhanej u arrestua me pistole me fishekë në fole, gati për qitje, teksa më pas ai u kthye në të penduar të drejtësisë.
Arrestimi i Leonard Luzit u njoftua ditën e djeshme në një intervistë televizive nga Alda Nikolli, shënjestra e atentatit me tritol të dielën në Elbasan, e cila tha se “Leonard Luzit i ishte vënë gjobë nga Nuredin Dumani, por nuk e pagoi pasi u kap dy ditë më parë” (tre ditë).
“Nuredin Dumani kështu jeton, duke i vënë gjoba njerëzve, se nuk është se ka lekë. Jo më larg se para disa ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro. E ka detyruar të pranojë gjëra që ai nuk i ka bërë. Me presion. Do t’ia vinte edhe “Dakut”, ai është Leonard Luzi, por për fat të keq është kapur dje dhe nuk arriti dot t’ia vendosë.” – tha Alda Nikolli.
DOSJA E PROKURORISË PËR ATENTATIN E DËSHTUAR NDAJ INEZ hAJRULLAS DHE ERVIS MATODASHAJ
“Nga aktet e përcjella nga Prokuroria Vlorë, ka rezultuar se më datë 7 Gusht 2023, në orën 12:47, në lagjen ‘Uji Ftohtë’, në qytetin e Vlorës, gjatë kontrollit fizik të kryer shtetasit Amarildo Nikolli nga shërbimet e policisë të Sektorit ‘Fast Albania’, i janë gjetur në cilësinë e provës materiale: një pistoletë e markës ‘Pietro Beretta’, me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 fishekë, të kalibrit 9 mm, si dhe një fishek i futur në folenë e qitjes. Gjatë kontrollit të banesës me qira që ky shtetas kishte marrë në qytetin e Vlorës në afërsi të shkollës “1 Maji”, u gjendën po kështu një palë dorashka plastike me mbishkrimin “Kedman”.
Në lidhje me atentatin e dështuar ndaj shtetasit Inez Hajrulla, procedimi penal është regjistruar në bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë mbi dyshimet për një grup të strukturuar kriminal në përbërje të të cilit janë shtetas më banim në Vlorë dhe Tiranë. Të cilët kryenin vrasje me motiv hakmarrje, për llogari të grupeve të tjera kriminale. Në përbërje të këtij grupi dyshohet se është edhe shtetasi Leonard Luzi banues në Vlorë, i njohur ndryshe me pseudonimin ‘Nard Çami’ ose ‘Daku’.
Gjatë marrjes në pyetje fillimisht shtetasi Amarildo Nikolli (Xhanej) refuzoi të jepte shpjegime. Por në vijim, ai pranoi të bashkëpunojë dhe të tregojë me detaje, se ishte kontraktuar nga Leonard Luzi, për të kryer vrasjen e dy personave në qytetin e Vlorës. Konkretisht të Inez Hajrulla me nofkën ‘Sakati’ dhe Ervis Matodashaj me nofkën ‘Qorri’, dhe se për të kryer këtë vrasje është ndihmuar edhe nga të bashkëhetuarit Erjon Zejno dhe Muharrem Koroveshi.
Amarildo Nikolli ka deklaruar se me Leonard Luzin janë njohur në burg në Itali. Ky shtetas i ka dhënë porosinë Nikollit, për vrasjen e Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, kundrejt pagesës 250 000 euro për secilin. Për kryerjen e këtyre vrasjeve Amarildo Nikolli do të ndihmohej nga dy lidhjet e Leonard Luzit, shtetasit Erjon Zejno dhe Muharrem Koroveshi.
Nga hetimet rezulton se financimi për vrasjen e Inez Hajrulla do të kryhej nga një shtetas nga Vlora me qëndrim në Dubai. Arsyeja për vrasjen e këtyre shtetasve, ka qenë marrja e kontrollit të lojërave të fatit si dhe për hakmarrje, pasi i kishin vrarë nipin.
Në lidhje me armën e sekuestruar tip ‘Beretta’, ajo del se është një nga shumë armët e vjedhura në një dyqan armësh në Maqedoninë e Veriut, më datë 22 Nëntor 2017, në këtë shtet. Po kështu nga kthimi i përgjigjes së Interpol Roma konfirmohet se gjurmët e gishtërinjve i përkasin shtetasit të regjistruar në Itali, Amarildo Nikolli (Xhanej) i datëlindjes 23 Shkurt 1988″
Alda Nikolli, motra e Xhovana Nikollit, që iu vu tritol në banesën ku jetonin me qira në Elbasan, ka rrëfyer për Top Channel, disa detaje mbi ngjarjen, si dhe njohjen me Nuredin Dumanin, emër i njohur i botës së krimit.
Ajo ka rrëfyer se me Nuredin Dumanin ka pasur një romancë prej dy muajsh dhe se kanë pasur komunikim të vazhdueshëm përmes lidhjes Skype, ndërsa ai ndodhet në burg.
E reja pretendon se pasi janë ndarë, ai e ka kërcënuar, dhe se dyshon se tritolin ia ka vendosur ai në banesë. Sipas saj Dumani i ka rrëfyer shumë nga krimet që ka bërë, dhe se ai vendos gjoba edhe nga qelia.
Pjesë nga intervista ku tregon se çfarë i ka rrëfyer Nuredin Dumani:
Alda Nikolli: Kishte dy vite që i kishte ndaluar gocat ajo (prokurorja). Nuredin Dumani kështu jeton, duke i vënë gjoba njerëzve, se nuk është se ka lekë.
Dorjana Bezat: Çfarë di ti për këtë gjobvënie? Vazhdon ta bëjë edhe në burg?
Alda Nikolli: Patjetër që po. Jo më larg se para disa ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro. E ka detyruar të pranojë gjëra që ai nuk i ka bërë.
Dorjana Bezat: Në çfarë formash?
Alda Nikolli: Me presion. Do t’ia vinte edhe “Dakut”, ai është Leonard Luzi, por për fat të keq është kapur dje dhe nuk arriti dot t’ia vë. Kishte një kompjuter.
Dorjana Bezat: Kishte laptop personal?
Alda Nikolli: Po, po patjetër. Kishte çdo gjë. E kishte dhomën si hotel, jo burg. Televizor, thika, kondicioner, unë s’kam kondicioner tek shtëpia ime. Nuredini ka.
Dorjana Bezat: Po çfarë të tregonte nga aktiviteti i tij?
Alda Nikolli: Më tregonte për ato vrasjet që kishte bërë me gjakftohtësinë më të madhe, më tregonte për atë vajzën që kishte përdhunuar dhe që ishte hedhur para makinës dhe kishte vdekur, e shumë gjëra të tjera.
Ndërkohë që unë nuk e dija që Nuredin Dumani na paska pasur edhe Mirjetën jashtë. Ka të dashur, është vajza që është kapur ditën e denoncimit, Mirjeta Avdiu. Mirjeta na mori guximin edhe të na kërcënojë. Ma vërteto thoshte që ke folur me të.
Moj po kam folur i thoja, ia vërtetova me një voice. Pas 5 minutash ka marrë Nuredin Dumanin në telefon dhe më ka kërcënuar. Nuredin Dumani edhe pasi u mor vesh për Mirjetën, ne kemi vazhduar akoma të flasim. Por në momentin që ai mori vesh që unë kisha shkuar në SPAK dhe kisha deklaruar që unë i kam dorëzuar letrat atij… ai mban një bllok. Nuredin Dumani i ka shkëputur kontaktet me mua që në momentin që më ka kërcënuar. I kanë bllokuar të gjitha adresat. Që të rrinte i qetë. Donte të më linte i qetë nja dy dit dhe të vepronte pastaj. Më ka kërcënuar me Amarildon dhe e ka rrahur dy herë brenda javës. Aty, ai bën ligjin, ai futet me gjithë policë në dhomë. Mjafto shiko kërcënimet, atë që ndodhi para disa ditësh (shpërthimi me tritol), ky është Nuerdin Dumani, që merret me femra, se me burrat i ka mbyllur hesapet.
Dorjana Bezat: Për të gjitha dijenitë që ke për veprime të paligjshme që Nuredin Dumani i bën në ambientet e burgut, por edhe kërcënimet e drejtpërdrejta që ke marrë për jetën tënde, a i je drejtuar drejtësisë apo policisë?
Alda Nikolli: Patjetër që po. Nuk do të vija kurrë këtu përpara se të shkoja tek shteti. Unë kam shkuar në SPAK, kam vajtur tek Policia e Elbasanit. Asnjë nuk e merr mundimin, ose më saktë nuk ka shance ta bëjnë një denoncim kundrejt Nuredin Dumanit. Atë e duan më shumë se populli dhe e mbrojnë me gjithë forcën e shpirtit. Ndihem e rrezikuar. Në SPAK më thanë se nuk ka dashur të të vrasë, por të të trembë. Nuk e di, mbase këtë radhë edhe e arrin.
Historia e nje gruaje te martuar dhe me dy femije po marros rrjetin. Historia e saj eshte rrefyer per tabloidin britanik “The Sun”.
Ja rrëfimi i 33 vjeçares:Une jam e martuar dhe kam dy fëmijë me burrin tim. Ai është shumë i mirë por jeta se.ksuale është e tm.errshme.
Një natë takova një djalë në një lokal dhe më dha numrin e tij. Kur e thirra pas disa ditës më ftoi për darkë në një vend.
Pas asaj shkuam në banesën e tij dhe aty bëmë se.ks. Më bëri të ndihem më e gjallë, andaj vazhdova ta takoja.
Një ditë kur dolëm, ishin edhe miqtë e tij dhe njëri nga ta ishte shumë i pashëm. I dashuri mu afrua dhe më pyeti nëse isha për një treshe.
U ndjeva e tu.rpëruar por pranova sepse nuk doja t`ia prishja qejfin atij.Kjo doli të jetë një eksperiencë e imja e paharruar dhe nuk u ndjeva aspak e penduar.
Por, unë isha mësuar që ai të më thërrasë për takimin e rradhës. Megjithatë, nuk dëgjova nga ai për një javë edhe se i dërgova mesazhe.
Një ditë ma ktheu dhe më kërkoi ndjesë që nuk më është përgjigjur por më tha se ka shumë gjëra që po i ndodhin aktualisht në jetë.
A duhet ta lë tashmë dhe të vazhdoj me burrin tim?Ja përgjigja e psikologes:PO, PO dhe PO!
Ai është i zënë dhe e ka agjendën e ngjeshur, por që fatkeqësisht ju nuk përfshiheni aty.
Kjo situatë duhet t`iu shtyejë edhe më shumë që të bisedoni me burrin tuaj dhe t`i tregoni që keni një krizë e cila duhet zgjidhur.
Bëra s.e.ks si e ç.mendur kur isha me pushime, por jo me burrin tim. Megjithatë u ndieva aq mirë sa nuk ndihem fare f ajtore për atë që kam bërë.
Nuk kam pasur marrëdhënie s e ksuale në martesën time prej dy vjetësh dhe ndienja e dashurisë thuajse është sh uar.
Jam e martuar prej 15 vitesh dhe kam 2 vajza binjake 11-vjeçare. Unë jam 40, burri im është 43 vjeç.
Kam humbur interesin për s e ks pas lindjes së vajzave, por tani kam arritur një kohë në jetën time kur kam më shumë besim dhe ndihem më mirrë fizikisht.
U përpoqa t’i tregoja bashkëshortit tim që ndihem e humbur dhe e t rishtuar, sepse nuk ka dashuri mes nesh.
Ai ra dakort se duhet të përpiqet më shumë, por tha se s e ksi nuk është i rëndësishëm për të.
Më pëlqen jeta që ai siguron për ne. Ai ka një punë të mirë, kemi një shtëpi të bukur dhe shpesh bëjmë pushime jashtë vendit. Më pëlqen shoqëria e tij, por nuk dua të kem një martesë ku nuk bëhet s eks.
Unë shkova në I biza me motrën time për disa ditë vjeshtën e kaluar.Natën e fundit një djalë nisi të fliste me mua. Ai është 37 vjeç.
Që nga ajo kohë kemi filluar të shkruajmë. Unë i kam thënë se jam i martuar, por ai tha se nuk dëshiron që unë ta lë burrin tim.
Kisha prenotuar për të shkuar përsëri në I biza për Pashkë me motrën time, por ajo nuk erdhi se ishte e sëmurë dhe kështu që shkova vetë.
U takova me atë dhe gjithë ditët që qëndrova në hotel, ishin fantastike. S eksi me të ishte i shkëlqyer dhe më bëri të kuptoj se sa e rëndësishme është kjo pjesë për mua.
Burri im punon shumë, por problemi i vërtetë është që ai nuk ndan dot punën nga familja dhe shpesh flet me mua sikur unë jam një prej punonjësve të tij. Unë dua t’i kthej gjërat në rrugën e drejtë me të, por ai duket i kënaqur me gjërat ashtu siç janë.
Kjo është letra e një 23-vjeç are shkodrane, e cila ka nevojë të ndajë me ndjekësit historinë e saj, duke kërkuar edhe ndonjë këshillë.Kam nevojë të flas me dikë, ose ndoshta të marr edhe ndonjë këshillë. Jam e lidhur me të dashurin tim prej rreth dy vitesh (Jemi më shumë të fejuar në fakt se sa të dashur edhe pse nuk kemi bërë asnjë ceremoni fejese).
Unë jam 23 vjeç dhe ai është 24.Pas shumë historish të përfunduara keq nga ana e të dyve, përmes një njohje të thjeshtë miqësie lindi një lidhje e fortë që na bashkon. Për t’i rënë shkurt, është si të bashkëjetojmë në shtëpinë e tij, sepse ai ka një shtëpi shumë të madhe dhe kështu që jemi më rehat duke qenë se shtëpia ime është shumë e vogël.
(Dua të them se është diçka momentale, kjo bashkëjetesë ka një vit që zgjat dhe shumë shpejt duam të marrim një shtëpi tonën). Natyrisht unë jam mikeshë dhe si e tillë sillem, përpiqem gjithmonë të jem diskrete, e kujdesshme, e sjellshme dhe të respektoj “të zotët e shtëpisë” .
Për të shkuar më mirë në thelb të historisë unë me nënën e tij kam një marrëdhënie shumë të bukur, të tillë e kemi pasur që në fillim, ndërsa me të atin fillimisht dukej se po shkoni mirë gjërat, por me kalimin e kohës ai kundrejt meje sa vinte dhe distancohej. Ishte më i ftohtë dhe unë gjithnjë rrija si në gjemba kur isha me të. Kam provuar në të gjitha mënyrat që ai të më pëlqejnë, por gjithçka ka qenë e kotë.
Kohët fundit ai ka qenë shumë nervoz, ishte harbut me të gjithë dhe pikërisht ditën kur kupa u mbush dhe filloi të derdhej ishte kur unë dhe i dashuri im patëm një diskutim. Për fat të keq unë kam defektin që e kam zërin pak të lartë dhe kur jam nervoze,
ose bëj një diskutim duket sikur bërtas dhe atë ditë ndodhi e njëjta gjë.Ishim në pikën, ku u derdh kupa. Babai i tij ndërhyri, ashtu si kishte bërë edhe 4, apo 5 herë të tjera, por këtë herë ishte shumë i inatosur dhe ne i kërkuam menjëherë falje se mos ndoshta e kishim shqetësuar.
Si fillim e kishte me djalin e tij pastaj filloi me mua duke bërtitur dhe duke më thënë se vetëm duhet të mbyll gojën, se të lë djalin e tij nuk më intereson.
Atëherë u revoltova edhe unë, sepse nuk mendoj se ai mund të ketë të drejtën që të gjykojë ndjenjat e mia.Ndoshta mund të shprehte se e irriton fakti që na dëgjon duke u zënë, por nuk mund të gjykojë, sepse ai nuk është në brendësi të marrëdhënies sonë. Ai sapo pa që unë po mbrohesha doli nga kontrolli, filloi t’i thoshte djalit të tij se duhet të më linte, që jam e çmendur, që do ta shkatërrojë dhe unë duhet të dilja nga shtëpia.
Natyrisht shkova menjëherë në shtëpinë time. Si përfundoi? Nuk e di as unë, por nuk shkel më në shtëpinë e tyre. Ai vazhdon të më gjykojë dhe nuk e kupton se unë duhet të mbrohesha dhe se ai u tregua i paedukatë dhe agresivë.
I dashuri im foli, por nuk gjen dot mënyrë që ai të kuptoj që gaboi. Nuk e di se çfarë të bëj, ndjehem shumë keq dhe është një situatë që nuk e duroj dot. Është shumë e padrejtë. I shkrova një letër ku i hapa zemrën time duke hequr dorë nga krenaria, nuk mora asnjë përgjigje.
Ndoshta duhet të pres akoma duke qenë se nuk ka kaluar as edhe një muaj. Çfarë duhet të bëj tjetër? Ai është një burrë i veçantë për nga karakteri, i ashpër dhe egoist dhe nuk ka një marrëdhënie të mirë me djalin.Nuk dua të prish lidhjen time për atë njeri, sepse e dua shumë të fejuarin tim,
por ai nuk merr vesh dhe nuk e ul hundën. I dashuri im që është një tip familjar e ka të vështirë që t’u vendosë kushte prindërve të tij. Jam realisht në një situatë, të cilën nuk do ia uroja askujt.
Prej më shumë se 50 vjetësh një berber në Uashington ushtron profesionin e tij duke u bërë disi një legjendë.
Popullariteti që ka fituar e ka bërë atë të presë flokët e shumë presidentëve amerikanë dhe udhëheqësve botërorë.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës Iacopo Luzi intervistoi njeriun që e quajnë “Berberi i presidentëve”. Presidentët Donald Trump, Barack Obama,
George Bush dhe Bill Clinton janë disa nga figurat politike që kanë qenë klientë të Diego D’Ambrosios. Ky berber i lindur në Itali ka prerë flokët e më shumë se 46 kryetarëve të shtetesh që nga viti 1968 në Uashington.
Diego thotë se ka qenë privilegj që u ka prerë flokët kaq shumë figurave të rëndësishme politike, por ai thotë se çdo klient është i rëndësishëm.
“Të gjithë janë njësoj. Të gjithë klientët që vijnë këtu, marrin të njëjtin shërbim”. Në vitin 2010, kryetari i bashkisë së Uashingtonit e riemërtoi rrugën ku ndodhet dyqani i tij.
Ajo që më parë ishte rruga Q, tani quhet rruga “Diego D’Ambrosio”. Klientët vlerësojnë jo vetëm punën e tij për prerjen e flokëve, por edhe përfshirjen e tij në komunitetin lokal.
“Kam ardhur këtu për gati 40 vjet me radhë. Familja e tij është këtu. Vjen dhe të gjithë janë si një familje.
Sigurisht që është një stilist i shkëlqyer, kështu që më bën gjithmonë të dukem mirë”, thotë një klient i dyqanit. Edhe pse Diego ka qenë berber për disa dekada dhe pavarësisht disa kufizimeve shëndetësore, ai nuk ka ndërmend të dalë në pension.
“Dua t’jua them shumë seriozisht: e dua punën time. I dua njerëzit, më pëlqen të shoh njerëz, më pëlqen t’u shërbej njerëzve, dhe kjo funksionon … sepse më paguajnë”, thotë duke qeshur berberi.
Askush në dyqanin e tij nuk e di sa vjeç është ai. Edhe njerëzit që punojnë me të nuk janë të sigurt nëse ai do të dalë ndonjëherë në pension. “Është nga ata njerëz që nuk ua kupton moshën. Ai duket njësoj”, thotë një ndihmës i tij. Po cili është sekreti i Diegos?
“Mos mendo asnjëherë që je sëmurë apo i moshuar. Asnjëherë s’e mendoj se jam i moshuar”. Diego ka në plan t’i mbajë hapur dyert e dyqanit të tij dhe thotë se fjalët “biznes i mbyllur” nuk do të ekzistojnë kurrë në fjalorin e tij.