Deputeti opozitar pë rdhos parlamentin, vendos këmbët mbi tavolinë teksa pritej të votohej për kryeparlamentaren

Deputeti Edi Paloka vendosi të presë votimin për kryeparlamentaren Spiropali në mënyrë të pazakontë në seancë plenare.

Ai ishte ulur në vendin e tij dhe teksa në sallë kishte tensione përgjatë foltores me deputetët Bardhi e Noka, Paloka vendosi këmbët në tavolinën e deputetit dhe po shikonte telefonin

Një gjest ky aspak i hijshëm për parlamentin dhe një veprim që përdhos këtë institucion ligjvënës.

Megjithatë pamje të tilla janë parë edhe nga presidentë dhe kryeministra, si Barack Obama apo Edi Rama, por këto kanë ndodhur në zyrat e tyre dhe jo në publik e aq më tepër në një institucion ligjvënës teksa pritej të votohej diçka e rëndësishme.

Paloka me këtë veprim tregon se e trajton parlamentin më keq se kafenë e lagjes.

Momenti kur hidropIani i BE-së mbërrin në Shëngjin për shuarjen e fIakëve (Video)

Ky është momenti kur një hidroplan nga vendet e Bashkimit Europian ka mbërritur në Shëngjin për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Situata ka dalë jashtë kontrollit ditën e sotme kur zjarri ka rrethuar disa hotele dhe një resort turistik, teksa ka shkrumbuar kodrën me pisha në zonën midis Ranës së Hedhun dhe Portit të Shëngjinit.

Ministria e Mbrojtjes kërkoi përmes mekanizmit të Emergjencave Civile të BE-së ndihmë për dy avionë Canadair për shuarjen e flakëve.

Deri në këto momente, në zonë ishin angazhuar dhjetra zjarrfikës nga toka si dhe një helikopter i Forcave Ajrore.

Video Player

Situatë AL ARMANTE në Shëngjin! Çadra e shezlonë në flakë, zjarri del jashtë kontrollit (PAMJET)

Prej tre ditësh vijon zjarri në Shëngjin, ndërsa ditën e sotme situata duket se ka dalë jashtë kontrollit, teksa flakët i janë afruar një resorti turistik.

Pranë një hoteli te Rana e Hedhun, flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke përfshirë çadrat e plazhit, si dhe një lokal buzë detit të ndërtuar me dru dhe kashtë.

Zjarri besohet se është përhapur në këtë pjesë të plazhit nga thëngjijtë të ndihmuar nga era në vatrën e zjarrit që ka përfshirë pishat në kodër.

Më herët në vatrat e zjarrit janë dëgjuar shpërthime, dyshohet nga municione të braktisura në mal, çka e ka vështirësuar punën e zjarrfikësve për t’iu afruar flakëve.

Turistë të shumtë janë parë të largohen me çantat dhe sendet personale për t’i shpëtuar flakëve, ndërsa rruga mes Shëngjinit dhe Ranës së Hedhun momentalisht është e pakalueshme.

Luan Muça i Deltës dhe Dajlan Avdia i Apexit, ngulin kullë 100 kate tek “Ushtari i Panjohur”

Në rrugën e Barrikadave, në krah të Malit të Tiranës do të ngrihet kulla më e lartë e Tiranës.

Bëhet fjalë për një përbindësh 100 katësh i projektuar nga arkitekti kilen Alejandro Aravanea dhe studioja e tij Elemental Studio.

Kulla do të ndërtohet nga dy kompani shqiptare. Delta e Luan Muçës dhe Techno Alb e Dajlan Avdiajt. Ky i fundit njihet si një nga pronarët e ish kompanisë Apex dhe biznesmeni që ka ndërtuar Kullat tek Sahati dhe pallatin pas Presidencës.

Një ditë më parë në ambientet e një hoteli të njohur në Tiranë u zhvillua konkursi për përzgjedhjen e projektit të kullës me praninë e kryeministrit Edi Rama. Në garë morën pjesë 4 projekte nga studio të huaja arkitekturore dhe në fund u përzgjodh projekti i Aravaneas.

Kulla e re ka formën e dy gishtave. Lartësia e saj e bën hotelin Intercontinental pas 15 katëshit, Tirana Rock dhe Malin e Tiranës të duken si xhuxha. Ndërsa Plaza e Behar Males dhe Vasil Naçit tashmë do të duket si nja garsoniere e vogël.

Bëhet fjalë për një kullë, e cila fillimisht u propozua të ishte 350 metër e lartë, por që më vonë është rënë dakord të ulet në 300 metra.

Kjo do të jetë ndërtesa e re më e lartë në Tiranë, kostoja totale e të cilës nuk dihet. Ashtu sikurse nuk dihet nëse gara e çmendur e kullave që ka përfshirë Tiranën do të lërë më ndonjë centimetër tokë të pa betonizuar në qendrën e Tiranës./Kapitali.al

Euro në rënie dra stike, monedha europiane prek një rekord të ri minimumi historik

Euro ka shënuar një rënie të lehtë në kursin e këmbimit në ditët e para të kësaj jave, aq sa për të regjistruar një minimum të ri historik në kursin e këmbimit me lekun.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të martën me 100.23 lekë, nga 100.24 lekë që ishte rekordi i mëparshëm, i shënuar më datë 25 qershor.

Luhatjet e kursit të këmbimit këtë verë janë minimale dhe kanë kryesisht vlerë statistikore, duke qenë se qysh prej muajit maj e në vazhdim, kursi është mbajtur praktikisht i fiksuar nga Banka e Shqipërisë, pak sipër nivelit të 100 lekëve.

Megjithatë, sezoni veror e ka ngushtuar ndjeshëm hendekun e mbiçmimit vjetor të euros. Rënia vjetore e kursit të këmbimit ka zbritur në 2.6%, nga 9.1% që kishte qenë në fund të vitit 2023.

Në kushtet e rritjes së prurjeve valutore gjatë sezonit veror, Banka e Shqipërisë ndërhyn periodikisht në tregun valutor duke kryer blerje të drejtpërdrejta të valutës, me qëllim për të mos lejuar rënien e monedhës europiane poshtë kufirit të 100 lekëve. Kjo ndërhyrje është argumentuar me objektivin ligjor të inflacionit. Në pjesën e parë të këtij viti, inflacioni ka rënë poshtë objektivit prej 3% të Bankës së Shqipërisë. Sipas INSTAT, në muajin qershor inflacioni vjetor ishte 2.1%, në nivelet më të ulët të tre viteve të fundit. Një efekt të rëndësishëm në uljen e inflacionit ka patur edhe forcimi i lekut në kursin e këmbimit me euron, duke ulur inflacionin e importuar nga jashtë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, vlera e valutës së blerë në treg do të bëhet publike vetëm në raportin për ndërhyrjet në tregun e parasë, që si rregull publikohet me një kohë vonesë prej tre muajsh.

Banka e Shqipërisë nuk ka përcaktuar afate apo parametra të qarta për ndërhyrjen e saj në kursin e këmbimit. Besohet se objektivi i ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë është të mos lejojë rënien e euros poshtë kufirit të 100 lekëve, i përcaktuar si një lloj kufiri psikologjik. Pritet që presionet mbiçmuese mbi monedhën kombëtare do të bien pas sezonit veror, megjithatë kjo është e vështirë të thuhet me siguri, duke qenë se në vitet e fundit as mbarimi i sezonit të pushimeve nuk ka sjellë ndonjë zhvlerësim domethënës të lekut.

Leku i fortë ka ndihmuar në uljen e inflacionit të mallrave të importuara, por nga ana tjetër ka patur efekte negative mbi sektorët eksportues të ekonomisë shqiptare. Pasojat kanë qenë veçanërisht serioze në sektorin e fasonerisë, por ndërkohë edhe bizneset e lidhura me turizmin e shpjegojnë pjesërisht rritjen e çmimeve me zhvlerësimin e monedhës europiane./Monitor

Broja në fokus të merkatos verore, por kjo është skuadra e vetme që sulmuesi dëshiron

Armando Broja vijon të jetë në qendër të merkatos verore ku të shumta janë klubet e interesuara për ta bërë pjesë të tyren. Everton, Milan, Southampton dhe Brentford janë në garë të fortë për marrë Brojën nga Chelsea, ku ai tashmë po kryen fazën përgatitore në SHBA.

Everton kërkon me çdo kusht Brojën pasi e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Kalvert-Levin, i cili do të shkojë te Uest Hem ose Njukasëll. Megjithatë mediat bëjnë me dije se vetë Broja është në pritje të Milanit, të cilët mesa duket kanë gati edhe një sulm të fundit. Shqiptari shihet si njeriu kyç në sulm, pasi kuqezinjtë pas Moratës kërkojnë edhe një tjetër lojtar në fazën e avancuar.

Ĥυ.mb jetën në @ksident rrugor lojtari i kombëtares italiane Salvetti dhe i ati

Një djalosh 18-vjeçar, një talent i ri futbolli dhe babai i tij, nga Terni, humbën jetën pas një aksidenti rrugor në Brazil. “Lajmi tragjik – lexohet në komunikatën e shpërndarë në faqen zyrtare të FIGC – ka tronditur futsal-in, futbollin italian dhe kombëtaren.

FIGC dhe presidenti Gabriele Gravina marrin pjesë në zinë e familjes Salvetti, për ndarjen nga jeta të të riut Gianluca – talent i skuadrës italiane U19. – dhe të babait Rafael, në një aksident rrugor në Brazil”.

Salvetti, i lindur në vitin 2006 në Terni (aty ku babai i tij luante në ato vite), kishte qenë një nga protagonistët e aventurës së kombëtares italiane në kampionatin e fundit europian të luajtur në Porec. Kohët e fundit ai kishte zyrtarizuar transferimin e tij nga Giorgione (klubi venet me të cilin luajti edhe finalen e kampionatit nën 17 vjeç në Pesaro në vitin 2023) te Roma Calcio a 5. Edhe motra e tij e vogël u plagos dhe sipas informacioneve është shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi.

Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23 vjecares Ksenia Vodyanitskaya, nga apartamenti i saj i lartë në Shën Petersburg në Rusi, ku jetonte me bashkëshortin e ri.

Ngjarja në dukje aksidentale ndodhi disa orë pasi e reja kishte postuar në rrjet disa foto të lumtura të dasmës me bashkëshortin 24 vjeçar Kirill.

Çifti ishin kthyer në shtëpi pas një feste në restorant në qendër të qytetit, kur ndodhi tragjedia.

Kirill i shtangur, kishte thirrur shërbimet e emergjencës dhe nxitoi poshtë te gruaja e tij e re që kishte vdekur në vend.

Policia shihej që e merrte në pyetje në vendngjarje, për rolin e mundshëm të tij në vdekjen e vajzës. Ata po e trajtojnë ngjarjen si aksident edhe pse hetimet vazhdojnë.

Ksenia sapo ishte diplomuar nga universiteti i Shën Petersburg për mjekësi veterinare.

Në dasmën e tyre modeste merrnin pjesë vetëm miq të ngushtë dhe të afërm. Nusja mbante një fustan të shkurtër të bardhë ndërsa dhëndri këmishë të bardhë dhe pantallona ngjyrë bezhë.

Mediat ruse shkruanin për marrëdhënien e tyre: “Miqtë thanë se çifti kishin kaluar të lumtur në dasmën e tyre. Dëshmitë nga të afërmit thonin se nuk kishte probleme në marrëdhënien e çiftit. I riu dukej se e donte shumë gruan e tij dhe askujt nuk i shkonte ne mendje se mund ta lëndonte”.

Autoritetet thanë se hetimet vijojnë, shkruan The Sun.

“Fatoni është gjallë…”/ Avokati i njohur tregon mesazhin që i mbërriti në telefon

Avokati Arianit Koci, thotë se gjatë kohës kur ishte në Serbi, i kishte ardhur një mesazh në telefon ku i thuhej se Faton Hajrizi ishte gjallë.

“Zotëri Koci dëgjoni mirë mos bëni manipulime, unë punoj në spital në Beograd, dhe kam informacionin që personi që po thonë se është Fatoni, nuk është Fatoni”,ishte përmbajtja e mesazhit te mbërritur ne telefonin e avokati

Koci thotë se në mesazh i ishte thënë se “Sot ke qenë në spital, unë kam qenë afër jush, ti duhet të dalësh e të thuash se Fatoni është gjallë”.

“Sipas ligjit jeni përfaqësues i familjes Hajrizi, dhe nuk munden me ia ndalë me hapë kufomën, dhe po thotë nëse ti nuk del me thënë unë do të dalë në media të Kosovës dhe të Serbisë”, thuhej tutje në mesazh.

Avokati tha se këtë mesazh thjesht e injoroi dhe nuk e mori seriozisht.

Avokati i Faton Hajrizit Arianit Koci tha se Nëna e Faton Hajrizit ne asnjë mënyrë nuk do te dërgohet ne Serbi pas kërkesës se Serbisë për te marre ADN-në e nënë së Fatonit për te verifikuar nëse është apo jo trupi i tij

Arianit Koci tha në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova se do të gjejë një zgjidhje për ta dërguar pështymën e nënës së Faton Hajrizit, në Serbi.

“Këto dy-tri ditë duhet të gjejë zgjidhjen si do t’ia bëjë më pështymën e nënës, pra në asnjë mënyrë, nënën e Fatonit nuk e dërgoj në Serbi, as nuk i rekomandoj të shkoj, as nuk dëshiron të shkojë ajo vet”.

“E kam krijuar një momentum të tillë që unë jam bashkëpunues dhe nuk dua t’ia lë hapësirën Serbisë të thonë “nuk e keni sjellë pështymën, hajt ditën e mirë”, jo unë pështymën do t’ua dërgoj”, është shprehur ai.

Avokati Arianit Koci ka treguar se çfarë i ka ndodhur kur ka shkuar në stacionin policor të Lloznicës.

Ai u shpreh se u kishte treguar që është përfaqësuesi i familjes së Faton Hajrizit dhe se ata ishin shprehur të habitur.

Koci madje tregoi se e kishin futur në një zyrë dhe e kishin rrethuar më shumë se 20 policë.

“Kur hyjmë brenda ma tregoi atë kutinë ku është, e hapi, unë pash diçka, por a është direkt e Fatonit apo jo. E hapi atë derën e frigoriferit, brenda ishte një kufomë, por nuk ma tregoi. Më tha nuk kam të drejtë të të tregoi asgjë, shko në stacion të policisë”.

“Prej aty, shkova drejt në stacion. Kur arrita në stacion, unë u lajmërova në sportel, ai stacioni i policisë në Lloznicë ishte stacion për shumë shërbime. Unë shkova në sportel, u thash se jam përfaqësuesi i familjes së të ndjerit, Faton Hajrizi, ai i hapi sytë, nuk mund t’u besonte syve të vet, i nxora dokumentet dhe autorizimin e noterizuar”.

“Përnjëherë kanë dalë ndoshta më shumë se 20 policë më kanë futur në një zyrë, më rrethuan, prej tyre 3 ose 4 civilë. Njëri si me kërcënim më tha, “shumë trim po bëhesh ti”, u shpreh ai.

Avokati Arianit Koci, i cili është i autorizuar për të ndërmjetësuar që trupi i Faton Hajrizit të kthehet në Kosovë, thotë se vrasjen e policit serb për të cilën tashmë i ndjeri po dyshohet, serbët e kanë marrë si një poshtërim ndaj të gjithë policisë serbe.

“E kishin marrë si një moment që e ka poshtëruar policinë serbe, e ka vra një polic serb, domethënë aty nuk ishte fati i një individi. Ata e kishin marrë si personale, komplet policia dhe shteti”, tha juristi.

Koci tutje tha gjatë vizitës atje, përballë tij i kishin vendosur zyrtarë që nuk kishin fort informacione për të tilla raste, me qëllimin që eventualisht ndonjëri nga ta mos të rrëshqas e të jap ndonjë informacion.

“Sa më nivel të vogël që është polici, më pak kishte informacione. Njëri tha se për besë për kësi akte terroriste nuk di se a kthehen trupat duhet shikuar si është me ligj. Iu thash juve kufoma nuk iu duhet asgjë, veç e keni bartë”, u shpreh ai.

“Ndoshta shefi i stacionit edhe ka dit (si duhet reaguar në kësi raste), policia serbe ka një sistem shumë specifik të funksionimit. Për këto çështje gjithmonë ma qesin një person që nuk i ka të gjitha informatat – metodë e punës. Me njërin krijova raport të mirë, e pyeta më trego se çfarë ke pa në trup, tha o zotëri unë trupin se kam pa hiç, e i thash a e ke pa armën, i thash pse të kanë vendos me fol ty, tha për atë më kanë vendosë me fol, se nuk kam çka me të dhënë, unë duhet zbatuar urdhra jo të jap informata”, shtoi avokati.

Flori Mumajesi paralajmëron se “diçka e madhe” po vjen

Kantautori i njohur, Flori Mumajesi prej kohësh është tërhequr nga muzika si dhenga jeta publike, duke bërë që fansat vazhdimisht të kërkojnë rikthimin e tij. Prej kohësh këngëtari është përfolur për miqësi të humbura, tërheqje nga tregu muzikor dhe prej muajsh asnjë shenjë nga rrjetet sociale.

Por së fundmi vihet re një lëvizje që artisti ka bërë në instagramin e tij. Ai ka ndryshuar foton e profilit me një mesazh për fansat e tij. Foto e re është me një sfond të bardhë, me një pjesë të kuqe ku në qendër shkruhet “Pak Flor”. Nuk dihet nëse ky ka qenë një përjetim i momentit për artistin, apo ai po bëhet gati të rikthehet me një projekt muzikor e deri atëhere nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të presim.