Sherr i madh për sheIzonin, gratë kapen për flokësh! Pamjet bëhen viraIe në internet

Pamje të pazakonta nga një plazh në Itali, aty ku disa pushues janë përleshur për shtretërit buzë detit.

Sipas mediave italiane, dy gra kanë zhvendosur shezlonët e tyre buzë detit, duke i vendosur ato përpara disa pushuesve të tjerë që ndodheshin aty prej disa orësh.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në një plazh pranë Napolit, teksa gratë dallohen duke u përleshur me njëra-tjetrën.

Dhjetra qytetarë, përfshirë edhe rojet e plazhit kanë tentuar të qetësojnë situatën.

Për ngjarjen ka reaguar edhe deputeti italian Francesco Emilio Borelli, i cili ka kërkuar që gratë të identifikohen dhe të vendosen para drejtësisë.

https://www.dailymail.co.uk/embed/video/3232747.html

Shërbimet e huaja po sabotojnë turizmin shqiptar? Deputeti pyet kreun e SPAK: Ka fushatë dezinformimesh në portale, a po hetoni?

Një pyetje e papritur i është drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumani, teksa po raportonte në Kuvend për punën e Prokurorisë së Posaçme.

Deputeti Denis Deliu ka pretenduar se në portalet e vendit qarkullojnë lajme dezinformuese lidhur me turizmin në Shqipëri, duke hedhur dyshime se mund të kenë ndikim edhe shërbimet inteligjente të huaja.

Komenti i deputetit vjen ndërkohë kur në mediat në vend kanë qarkulluar një seri artikujsh ku pretendohet se plazhet shqiptare janë të zbrazura për shkak edhe të çmimeve të larta.

“Turizmi është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, dhe ditët e fundit kemi parë nëpër portale një sabotim të turizmit. Sivjet ka një rritje të nivelit të dezinformimit. A ka hapur SPAK një hetim për sabotazh kundrejt këti fenomeni nga shërbime të huaja inteligjente, a ka informacione nga SHISH dhe struktura të tjera, pasi mendoj që këto lloj dezinformimesh dëmtojnë ekonominë shqiptare”, tha deputeti Deliu.

Kreu i SPAK, Dumani tha se nuk ka informacion mbi këtë çështje.

“Nuk kemi informacion, apo diçka për të ndarë sa i përket kësaj pyetjeje”, u shpreh Dumani.

Evidentoi sjellje të çuditshme te delet, pronari zbulon se kishin konsumuar lëndë narkotike

Një tufë delesh në Greqi ka marrë vëmendjen e mediave vendase për shkak të sjelles së tyre të çuditshme. Pas u pa sjellja e çuditshme e tyre u zbulua se ato kishin konsumuar 100 kilogram kanabis.

Duke qenë se zjarret, valët e të nxehtit dhe përmbytjet kishin shkatërruar zonat kryesore të kullotjes për tufën pranë Thesalisë delet zbuluan një serë që prodhon kanabis medicinal të cilën e konsumuan të gjithën.

Pronari u shpreh se vitin e kaluar se prodhimi i tij tashmë ishte dëmtuar rëndë nga moti ekstrem dhe u dha deleve ushqimin e fundit që kishte mbetur.

“Patëm përmbytjet, humbëm pothuajse gjithçka. Dhe tani kjo. Tufa hyri në serë dhe hëngri atë që kishte mbetur. Nuk di çfarë të them, sinqerisht.’

100 kg të korrave u shkatërruan dhe delet u larguan ku më pas shfaqën sjellen e çuditshme.

Bariu i kopesë tha se delet e tij filluan të shfaqnin ‘sjellje të çuditshme’ pas kthimit.

“Ata po hidheshin më lart se dhitë, gjë që nuk ndodh kurrë,” tha ai. Në vitin 2022, pothuajse 200 kg barërat e këqija u zhdukën nga një stacion policie në Indi sepse minjtë e hëngrën atë.

Dalin pamjet, Bora Zemani dhe Heidi Baci fotografohen për herë të parë së bashku

Romeo Veshaj dhe partnerja e tij, Heidi Baci, po shijojnë pushimet prej disa ditësh në Vlorë.

Ata janë të shoqëruar nga dyshja e famshme tjetër e shoubizit, Donald Veshaj dhe prezantuesja Bora Zemani.
Të njëjtit po kalojnë çaste të mira së bashku, ndonëse kanë ndarë tashmë disa pamje në rrjete sociale.

Ka qenë ish-banori i Big Brother VIP Albania 3 që ka sjell disa imazhe nga pushimet e tyre të përbashkëta.
E në këto, Bora dhe Heidi kanë pozuar së bashku për herë të parë, meqë u diskutua tejet shumë raporti i tyre.
Bukuroshet e dëshmojnë se ruajnë raporte të mira me njëra-tjetrën përkundër thashethemeve.

Ato janë tashmë në çdo pushim, event e ngjarje së bashku me partnerët e tyre.

Francezja e martuar në Korçë lind foshnjën e saj në ambulancë

Një 19-vjeçare franceze ka lindur foshnjën e saj në një ambulancë.

Mjekët kanë deklaruar se ky është një rast shumë i veçantë, pasi e reja ishte në muajin e 7-të të shtatzënisë. Fillimisht, ajo ka kërkuar ndihmë mjekësore, por sapo ambulanca ka mbërritur, ajo ka sjellë në jetë foshnjën menjëherë.

Francezja, e martuar në Korçë, ka lindur një vajzë, që është fëmija i saj i dytë.

Sipas informacioneve, nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore. Për shkak të lindjes së parakohshme, foshnja do të transportohet drejt Tiranës për kujdes të mëtejshëm.

Çifti nga Pakistani me banim në Angli, kurorëzon dashurinë në Shqipëri

Me origjinë nga Pakistani, por me banim në Angli, Javiera dhe Hasan zgjodhën Shqipërinë për t’u bashkuar në martesë me një ceremoni fetare. Së bashku me dhjetëra familjarë dhe të afërm, ata vendosën të pushojnë në Gjirin e Lalëzit dhe të krijojnë kujtimin më të bukur për fillimin e një jete të re.

“Jemi këtu për një dasmë. Martohet nipi im. Durrësi ishte destinacioni i pushimeve tona. Moti i mirë, plazhi gjithashtu, dhe menduam pse jo. 80 veta morën avionin nga Britania e Madhe dhe erdhën këtu për pushime dhe për dasmën, që po e bëjmë bazuar në traditat tona myslimane dhe imamin shqiptar”, tha një familjar i dhëndrit.

“Është kaq bukur këtu dhe koha fantastike. Gjithçka”, u shpreh  një tjetër dasmor.

Ceremonia e dasmës u zhvillua në xhaminë Fatih, një ndërtesë historike e shekullit XVI që me murin mesjetar të kalasë së Durrësit në sfond krijoi një atmosferë unike.

“Është e mrekullueshme kjo ditë dhe jo vetëm. Mikpritja dhe gjithçka janë kaq mbresëlënëse në këtë vend”, tha nusja.

Ceremonia i emocionoi të gjithë. Ajo u pëlqye dhe nga të moshuarit e familjes që ishin dyshues për zhvillimin e saj larg vendlindjes dhe vendbanimit, teksa kërkojnë ruajtjen e traditës së të parëve nga brezat e rinj.

“Më pëlqeu shumë vërtet. Imami shpjegoi qartë gjithçka, se shumë prej dasmorëve nuk dinë mbi ceremoninë fetare. Jetojnë në Angli. Ndaj jam shumë e kënaqur. Jam gjyshja e nuses”, tha gjyshja e nuses.

Ekskluzive / Zbulohen makinat që përdorin agjentët e SHISH në Shqipëri

Nëse keni pyetur ndonjëherë veten se cfarë makine luksoze përdorin agjentët e SHISH, të jeni të sigurt se asnjë lloj prej tyre.

Mjafton një kërkim i thjeshtë dhe vihet re flota e automjeteve që përdorin punonjësit e Shërbimit Informativ shqiptar të cilat hyjnë tek automjetet e lira.

Nga një hulumtim në prokurimet e këtij institucioni, mësohen mjaft lehtë edhe automjetet që përdorin agjentët e saj, madje ku jepet marka e automjetit dhe numri i shasisë, që çon rrjedhimisht shumë lehtë në gjentjen edhe të targës së tij, shkruan radar.al

Ndërkaq, Shërbimi Informativ Shtetëror vijon që të publikojë të dhëna sensitive sikurse janë automjetet duke vendosur në rrezik jo vetëm jetën e agjentëve të saj, por edhe operacionet që mund të bëhen për nevojat e Shqipërisë apo të një vendi aleat tonin.

Disa tipe makinash të përdorura nga agjentët e SHISH: 

Volswagen Transporter, 2.5 naftë, viti i prodhimit 2004.  Nr. i identifikimit WV1ZZZ7HZ5H002499

Ford Fiesta  1.0 i, benzinë, viti 2018. Nr. i identifikimit WFOJXXGAHJJL68407

Skoda Rapid  1.0 i, benzinë, viti 2018. Nr. i identifikimit TMBEP4NH2J4547952

Skoda Karoq  1.6 TDI, naftë, viti 2019. Nr. i identifikimit TMBJG4NU8K2047772

Kia Sportage  2.0 TD, naftë, viti 2017. Nr. i identifikimit U5YPH813DHL417725

“Kapa të das hurin duke më tr@dhëtuar”, e ftuara shokon studion me deklaratën: Parfumi…

Në rubrikën “Trotuar” në E Diell u trajtua tema e tradhtisë.

E ftuara Xhiliola Lamaj tha se kapi në kohë të dashurin e saj duke e tradhtuar.

Kjo deklaratë e saj është komentuar nga Bled Mane.

Bled Mane: Të kanë tradhtuar?

Xhiliola: Kanë tentuar, i kam kapur në kohë

Bled Mane: Me brekë nëpër këmbë i ke kapur?

Si është të kapurit në kohë?

Bled Mane: Hipokrite kokë e këmbë je.

Xhiliola: E di pse ke atë lloj përshtypje për mua, sepse duke e ndjerë vetveten të tillë, opinionin për tjetrin ashtu e ke.

Si është ta kapësh në kohë?

Xhiliola: Energjia, intuita, parfumi.

Lufta e Janinës/ Si u pushtua nga Greqia, kryeqyteti i Toskërisë! (VIDEO)

Përparim Rexhepaj, historian ushtarak ishte sot i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv për të folur për luftën e Janinës. Zoti Rexhepaj tha se kjo luftë është lënë në harresë. Ai tregoi me argumente historike se si ra Janina në duart e Greqisë.

“Lufta e Janinës ka ngelur në harresë. Vetëm në këngët popullore ruhet kujtimi për luftën e madhe që u bë në Janinë. Bëhet fjalë për vitet 1912-1913, pra lufta e parë ballkanike, atëherë kur Greqia dhe Mali i Zi bënin aleanca të fshehura për të copëtuar trojet shqiptare.

Greqia u fut në Luftën e Parë Ballkanike me dy armata, atë të Thesalisë me 120 mijë vetë dhe armata e Epirit me 10 mijë vetë. Armata e Thesalisë kishte detyrë të pushtonte jugun e Maqedonisë dhe Selanikun, kurse armata e Epirit duhet të sulmonte Janinën. U bënë luftime në Prevezë, në Nikopolis, te Pesë Puset dhe gradualisht trupat greke iu afruan Janinës. Janina ishte qytet shumë i fortifikuar, me fortifikime gjermane. Kishte gati 100 topa dhe 12 mitraloza. Më shumë kishte artileri korpusi i Janinës se ushtria greke.

Kemi një divizion turk dhe një divizion shqiptar, përballë divizionit grek. Më 9 dhjetor 1912, kur Shqipëria ishte shpallur e pavarur, erdhi dhe një divizion tjetër nga Thesalia dhe u organizua një mësymje e përgjithshme për të marrë Janinën. Ismail Qemali bëri përpjekje për të mbrojtur Janinën. Ai mori vendim që të mbrohet me çdo kusht Janina dhe u çoi njoftim rretheve Beratit, Gjirokastrës, Delvinës, të merrnin masa për të mbrojtur Janinë. Dërgoi Mehdi Frashërin në Janinën dhe ai takoi Esat Pashë Janinën që ishte komandanti i korpusit të Janinës dhe ishte shqiptar. Mehdi Frashëri i tha që duhet të ngrënë flamurin shqiptar në Janinë. Por Esat Pashë Janina nuk pranoi. Ministri i Jashtëm i Greqisë i dërgoi një kërcënim Ismail Qemalit duke i thënë që nëse vazhdojnë të ndihmojnë Janinën ata do pushtojnë Vlorën.

Në janar, grekët dërguan përforcime të tjera dhe ndërmorën një mësymje të përgjithshme, por përsëri nuk e morën, pësuan humbje të mëdha. Vetëm në Bezhan pati rreth 4,200 të vrarë. Në fund të janarit komanda greke shkarkoi gjeneral Sapunin dhe vendosën princin Konstantin. Fitorja e Greqisë, kundër forcave të Turqisë në Janinë dhe në Selanik ishte triumf i artit ushtarak francez, ndaj artit ushtarak gjerman. Se dihet që ushtria turke ishte e armatosur me armatime gjermane dhe zbatonte doktrinën gjermane, ndërsa ajo greke me armatime franceze. Kur kryeministri i Greqisë shkoi në Londër, përfaqësuesit e Anglisë dhe Francës i thanë që ta marrin sa më shpejt Janinën se Konferenca e Londrës po vendos kufijtë e rinj të shtetit shqiptar.

Ata i thanë që Janinën ta merrnin me luftë, jo me negociata, se ai qytet që merrej me luftë, i takonte si plaçkë fitimtarit. Natën e 4-5 marsit të 1913-ës ra Janina. Trupat greke shkuan në rajonet e fortifikuara ku ishin ushtarët turq dhe shqiptarë dhe ata nuk bënin asnjë rezistencë. Vetëm në Bezhan u qëllua disa herë me top, sa për të thënë që ne po luftojmë. Kështu u mor Janina për një natë. E pranojnë edhe vetë grekët këtë fakt, që për marrjen e Janinës u vranë 500 ushtarë. Si mund të merret një qytet i fortifikuar me kaq pak të vrarë. Thoshin që pala shqiptaro-turke nuk kishte municione, por edhe kjo nuk është e vërtetë se kishin topa dhe mitroloza.”, u shpreh zoti Përparim Rexhepaj, i cili është nënkolonel në pension, historian ushtarak dhe për shpjegimin që bën i referohet arkivave serbe, malazeze, greke, otomane, shqiptare dhe botimeve amerikane e angleze./K.C/dritare.net

Jeni kureshtarë? Si duket pasaporta e shtetit shqiptar në fillim të viteve ’20 (FOTOLAJM)

Historiani shqiptar Kastriot Dervishi ka publikuar foto se si duket pasaporta shqiptare në fillim të viteve ’20. Referuar statutit të bërë nga Dervishi, ky model vazhdoi të përdorej edhe në kohën e Republikës.

“Pasaporta e shtetit shqiptar në fillim të viteve ’20. Ky model vazhdoi të ishte edhe në kohën e republikës. Në vitet 1920-1925 në shkresa emërtesa ishte “Shteti shqiptar”, thuhet në statusin e tij.