“PD-ja u themelua në autobus nga Azem Hajdari dhe Arben Imami, Berisha u kthye në mitin e turmave”

Anëtari i Këshillit i Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, ka deklaruar në emisionin “Bilardo” se PD-ja është themeluar në autobus nga Azem Hajdari dhe Arben Imami.

Kulluri tha se Berisha ka qenë në mesin e themeluesve, por nuk është ai personi që e ka themeluar partinë.

“Azemi me Imamin e kanë themeluar partinë në autobus. Po e them sot për herë të parë se edhe vet Imami nuk ka folur.

Në autobusin që kanë dalë nga Pallati i Brigadave, në takimin me Ramiz Alinë. Është thënë fjala parti politike për herë të parë dhe është shpallur në shesh pasi kanë zbritur nga autobusi.

Z.Berisha është te themeluesit e PD, por nuk e ka themeluar PD-në. Kanë qenë këta, studentët, dhe i vetmi pedagog ka qenë Imami, Arben Demeti dhe Budina.

Berisha s’ka qenë në takim me studentët dhe nuk ka anonçuar themelimin e PD. Pastaj u kthye në mitin e turmave dhe popullit demokrat me aftësitë e tij.

Leka Meksi është zgjedhur kryetar partie për pak orë në PD. Është bërë një mbledhje te Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.

Pas disa orësh mbledhja është quajtur e parregullt nga komisioni nismëtar, dhe Imami me Hajdarin kanë kthyer gjithë situatën, dhe atë ditë është zgjedhur Sali Berishën kryetar partie.

Aleksandër Meksi nuk arriti përfundimisht të bëhej kryetar i PD. E rrëzuan këta në votim. Sepse mbledhja u bë pa praninë e Azemit dhe Benin, u bë një mbledhje pa lajmëruar gjithë Kryesinë. Aty filluan pakënaqsitë e para brenda”, tha ai.

Kulluri vuri në dukje se problemi kryesor që ka sot opozita është problemi i lidershipit jo demokratik.

“Në demokraci s’ka vend për idhujtari. Unë mendoj që problemi kryesor që ka opozita, kriza e saj themelore është problemi i lidershipit jo demokratik në sjellje dhe paqartësia politike. S’ka pasur një projekt politik pas vitit 2013. Është një parti që ka ecur në kakofoni, në kaos”, u shpreh Kulluri.

Arkivat sekrete ruse: Në mesin e vitit 1961, në Moskë u përpunua plani për përmbysjen e Enver Hoxhës me ndihmën e komunistëve shqiptarë dhe ushtria e Bashkimit Sovjetik do futej

Arkivat ruse, zbardhet plani për pushtimin e Shqipërisë nga sovjetikët, në gusht 1962

Nga Ferdinand Dervishi

Sa shumë gjëra mbeten të panjohura! Sa shumë gjëra koha i varros me sukses për dekada me radhë! Sovjetikët, tërheqin në qershor 1961, nëndetëset dhe anijet nga baza ushtarake e Vlorës, por nuk e mbledhin dot më mendjen. E shohin veten të humbur, ndihen të acaruar, të pavlerësuar dhe përfundimisht hedhin në letër planin e pushtimit të Shqipërisë. Një plan ushtarak pushtimi, me sulm nga deti dhe toka. Një pushtim që duhet të realizohej medoemos, para datës 1 shtator 1962. Një plan që refuzohet vetëm nga Rumania, por edhe nga Josip Broz Tito, në momentet e kurorëzimit. Por për fat, edhe një plan i mbetur në letër, për shkak të krizës së raketave në Kubë, një impenjim që duket kishte sfumuar planin për pushtimin e shtetit të pabindur shqiptar. Këto “xhevahire”, ruhen në arkivat sekrete të ushtrisë së ish-Bashkimit Sovjetik.

Mbase krejt të panjohura nga shqiptarët, por jo nga liderët e tyre të kohës, Enver Hoxha me shokë, që shpejtuan të përqafonin kinezët duke u kërkuar, para së gjithash asistencë e ndihmë ushtarake, por edhe duke nisur të gërmonin llogoret e para e më tej edhe vend-strehimet nëntokësore. Kështu që për herë të parë mbase, paranoja e Enver Hoxhës, frika e tij se do sulmohej ushtarakisht, fillimisht nga sovjetikët, të paktën në këtë rast ka një justifikim…! Materialet për këtë shkrim, janë marrë nga një punim i Doktorit të Shkencave të Historisë, Aleksandër Okorokov, me titull “Zig-zaget e politikës shqiptare”, publikuar më 16 shkurt 2009.

Enver Hoxha zgjedh sovjetikët

“…Në korrik të vitit 1947, në Moskë u realizua takimi i parë i Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë, Enver Hoxha me liderin sovjetik, Josif Stalin. Mysafiri habitet nga gjithçka; edhe nga thjeshtësia e kabinetit, edhe nga butësia e sjelljes së të zotit, edhe nga gjykimet e tij të prera. Me sa u duk edhe lideri shqiptar, i bëri përshtypje të mirë Stalinit. Bisedat me Stalinin dhe Molotovin, u materializuan në një marrëveshje, për t’i dhënë ndihmë të konsiderueshme dhe kredi Shqipërisë, në pajisje industriale e trajnim të specialistëve. Shqipërisë iu dha një kredi preferenciale, rreth 6 milionë dollarë amerikanë – një shumë të madhe për ato kohë. Gjatë këtij takimi u vendos dhe për dhënien e armatimeve, por pa pagesë.

Më 11 gusht 1947, pa ndonjë lidhje të njohur me momentin, Enver Hoxha u nderua nga qeveria sovjetike, me Urdhrin “Suvorov” të Klasit të Parë. Vizita e delegacionit qeveritar shqiptar, shkakton tension në Beograd. Frika mos humbiste një pozicion ushtarak të rëndësishëm strategjik, aktivizoi jugosllavët. Nën presionin e tyre, në radhët e aparatit shtetëror dhe partiak shqiptar, u bënë spastrime. Një numër politikanësh të njohur, që mbështesnin afrimin me Bashkimin Sovjetik, iu nënshtruan represioneve, ndërsa një pjesë, e akuzuar për ‘veprimtari shoviniste anti-jugosllave’, u ekzekutuan. Në dhjetor 1947, Shqipërinë e vizitoi Shefi i Shtabit të Ushtrisë Jugosllave, K. Popoviç, i shoqëruar edhe nga dy drejtues politikë, po të Forcave të Armatosura.

Qëllimi i vizitës së tij, ishte përforcimi i lidhjeve në fushën ushtarake, dhe në veçanti të realizohej futja në rajonin e Korçës, të një divizioni jugosllav, si plotësim i një regjimenti ajror, gjoja për mbrojtjen e përbashkët të kufijve jugorë të Shqipërisë, nga një sulm në përgatitje e sipër, i monarko-fashistëve grekë dhe imperialistëve anglo-amerikanë. Këto lëvizje shkaktuan një protestë aktive të vendeve perëndimore, si dhe një reaksion negativ në Bashkimin Sovjetik. Dhe nëse të parët i frikësoheshin zgjerimit të sferës socialiste të influencës, pakënaqësia e udhëheqësit sovjetik në një shkallë jo të vogël, ishte shkaktuar nga rrethana se Beogradi e kishte marrë këtë vendim, pa një marrëveshje paraprake me Moskën.

Në mesin e prillit 1948, në Shqipëri u dërgua një kopje e letrës së Komitetit Qendror të Partisë Komunistë të Bashkimit Sovjetik (bolshevike) të datës 27 mars, që akuzonte Partinë Komuniste të Jugosllavisë dhe liderët e saj për linjë anti-sovjetike, gabime oportuniste dhe revizionim të parimeve themelore të marksizmit-leninizmit. Para Shqipërisë, u ngrit një pyetje e vështirë: Më kë palë të bëheshin? Vendimi u mor në favor të Bashkimit Sovjetik. Më 1 korrik 1948, Qeveria shqiptare lajmëroi anulimin e marrëveshjeve me Jugosllavinë dhe largimin nga vendi të këshilltarëve jugosllavë, numri i të cilëve në këtë kohë përbëhej nga rreth 600 njerëz.

Kursi i ri politik, që zgjodhi vendi, nisi me spastrimet nga radhët e partisë dhe ndryshimin e emrit të saj, nga komuniste, në Parti e Punës, sipas një këshille personale të Stalinit. Në kuadrin e marrëveshjeve për ndihmë ndaj Shqipërisë, nisën të dërgoheshin mallra industriale e ushqimore si dhe të lëshoheshin kredi. Paketa më e madhe e marrëveshjeve tregtare e ekonomike mes Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë, nënshkruhet në prill 1957. Qeveria sovjetike e çliroi Shqipërinë nga pagesa e kredive, shuma e të cilave deri në këtë kohë kishte shkuar në 422 milionë rubla. Bashkimi Sovjetik e ndihmoi Shqipërinë të vendoste shtyllat e ekonomisë, ndërtoi 93% të gjithë infrastrukturës për naftën dhe industrinë minerare, rreth 90% të transportit automobilistik, solli më shumë se 80% të traktorëve dhe 65% të makinave të tjera bujqësore. Një ndihmë e konsiderueshme u dha edhe në fushën ushtarake. Një vëmendje e veçantë, ju kushtua përforcimit të bregdetit të Adriatikut.

Fakti ishte se në këtë periudhë, i gjithë rajoni i Mesdheut, futej në zonën e rivalitetit mes NATO-s dhe Traktatit të Varshavës. Situata në zonë u ndërlikua, me futjen në vitin 1952, të Turqisë dhe Greqisë, në NATO. Në këto kushte mundësia nga ana e Turqisë të kontrollonte ngushticat e Bosforit dhe të Dardaneleve, e vetmja rrugë detare në jug, që lidhte Bashkimin Sovjetik me detet e tjera dhe oqeanin botëror, si dhe prezenca konstante në Mesdhe, e Flotës së VI-të Amerikane, përbënin një kërcënim të pashmangshëm për sigurinë e Bashkimit Sovjetik. Hapat e parë për ndryshimin e situatës, u ndërmorën në fillim të viteve 1950. Në fund të majit 1954, në Shqipëri shkoi një skuadër e anijeve luftarake sovjetike, të kryesuara nga kryqëzori “Admiral Nahimov”…!

Në një nga ditët e qëndrimit në Shqipëri, në radën e portit të Durrësit, në një nga anijet tona erdhën drejtuesi i Flotës, Admirali Gorshkov dhe Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Gjeneral-Kolonel, Beqir Balluku. Anija ngriti spirancën dhe shpejt shkoi në gjirin e Vlorës, ku drejtuesit e lartë, vëzhguan një port natyral të pozicionuar në mënyrën më të jashtëzakonshme…! Në fund të viteve 1950, nisi të realizohej plani i themelimit të një vend-dislokimi të përhershëm të anijeve sovjetike në Shqipëri. Në përputhje me vendimet e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Sovjetik, nga 26 korriku 1957, deri në 22 prill 1959, në gjirin e Vlorës nisi të ndërtohej Baza Luftarako-Detare si dhe një aerodrom ushtarak…!

Prishja e madhe

 …Kulmin e marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike, e shënoi vizita e Hrushovit në Shqipëri, në maj të vitit 1959. Kjo ishte vizita e parë në këtë vend, e një zyrtari të një rangu kaq të lartë të shtetit sovjetik. Gjithsesi, periudha e euforisë kaloi shpejt. Shqiptarët nisën të afroheshin më shumë me kinezët, duke e ndjerë se me ndërrimin e partnerit, do të kishin më tepër përfitim. “Ndëshkimi” sovjetik nuk vonoi. Mallrat nisën të vinin me vonesë dhe jo të plota, si dhe u refuzuan kërkesat për furnizim me traktorë sovjetikë, etj.!

…Pas mbledhjes së Moskës, udhëheqja sovjetike i kaloi mosmarrëveshjet politike në sferën e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe u shkua në zgjidhjen e lidhjeve ekonomike. Vijoi anulimi nga ana sovjetike, i kredive për të cilat ishte rënë dakord, të dhëna për planin e tretë pesëvjeçar (1961 – 1965)…! Nga Shqipëria u tërhoqën specialistët që punonin në ndërmarrjet shtetërore, ndërsa studentëve shqiptarë, përfshirë edhe ata që merrnin leksione të taktikave ushtarake, ju hoq e drejta të vazhdonin studimet në Bashkimin Sovjetik…! Nga shkurti i vitit 1961, Moska i vuri zhurmues edhe transmetimit të valëve të Radio-Tiranës, në gjuhën ruse.

Në mars të vitit 1961, Presidiumi i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, vendosi likuidimin e bazës së Vlorës, miratuar në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Politik Konsultativ, të vendeve pjesëmarrëse në Traktatin e Varshavës. Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Beqir Balluku, që merrte pjesë në këtë mbledhje, protestoi për këtë vendim, duke deklaruar se; Shqipërinë po e linin të vetme përballë Flotës së VI-të Amerikane. Por ky kundërshtim, nuk gjeti mbështetje. Sipas marrëveshjes sovjeto-shqiptare, në Vlorë u lanë 4 nëndetëse, baza lundruese “Nemçinov” dhe infrastruktura bregdetare. Sipas të dhënave nga shtypi i emigrantëve (diaspora shqiptare, red.), nëndetëset, që i’u dhanë shqiptarëve në fillim të viteve 1970, vazhdonin të bënin dezhurn luftarak, në detin Adriatik…!

Plani i pushtimit të Shqipërisë…

Në mesin e vitit 1961, në Moskë u përpunua plani i zgjidhjes forcërisht, të “problemit shqiptar”. Ai parashikonte përmbysjen e Enver Hoxhës, me ndihmën e komunistëve shqiptarë “besnikë të idealeve socialiste” dhe drejtimit të tyre, ndaj Bashkimit Sovjetik dhe vendeve pjesëmarrëse në Traktatin e Varshavës, me kërkesën për “ndihmë ushtarake”. Pas kësaj, ushtarët e Bashkimit Sovjetik dhe të vendeve të tjera socialiste, veç Rumanisë, që refuzoi të merrte pjesë për “ndihmë”, duhet të futeshin në Shqipëri nga veriu dhe lindja, – përmes Jugosllavisë, dhe nga jugu, – përmes Detit Jon. “Çlirimi” i Shqipërisë, ishte planifikuar të realizohej, jo më vonë se 1 shtatori 1962.

Por, acarimi i marrëdhënieve sovjeto-amerikane, për shkak të Kubës (Kriza e Karaibeve), nuk lejoi realizimin e planit në afatet e parashikuara. Duke përfituar nga kjo shtyrje, udhëheqja shqiptare, mori masa parandaluese. Pranverën e vitit 1962, gjatë kohës së vizitës së radhës së Enver Hoxhës dhe kryeministrit të vendit, Mehmet Shehu, në takimin me liderët kinezë, Mao Ce Dun dhe Çu En Lai, u arrit marrëveshja për ndihmë të gjithanshme Shqipërisë, nga ana e Kinës. Pas kësaj në vend nisën të shkonin këshilltarë ushtarakë kinezë, armatime, municione. Në kohë të shkurtër, nisën të ndërtoheshin vendstrehime nëntokësore, të cilat në vitin 1968, përfshinë pothuaj të gjithë territorin e vendit. Njëkohësisht u bë edhe pastrimi i radhëve të partisë, në radhë të parë të aparatit shtetëror.

Si rezultat i kësaj, në vitet 1960-1962, u rinovua në masën deri në 70 për qind, përbërja e Komitetit Qendror, udhëheqjes si dhe shumë ministrive dhe departamenteve. Këto masa “kuruese”, i realizonte Sekretari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, Ramiz Alia, që u bë më pas pasardhës i Enver Hoxhës. Në verën e vitit 1962, Moska i’u rikthye “çështjes shqiptare”. Roli kryesor i planit për “destalinizimin” e vendit, iu dha liderit jugosllav, Josif Broz Tito. Në Moskë bënin llogari se, aleanca shqiptaro-kineze, politika anti-jugosllave dhe propaganda e Tiranës, dhe gjithashtu apeli në rritje i Enver Hoxhës, kundër “diskriminimit të shqiptarëve të Kosovës”, do ta detyrojnë Beogradin, të bashkëpunonte me Bashkimin Sovjetik.

Në korrik të vitit 1962, Nikita Hrushovi i kërkoi Titos leje, për kalimin e ushtrisë së Traktatit të Varshavës, përmes Jugosllavisë, drejt kufijve shqiptarë. Por, duke mos marrë parasysh konfliktet me Enver Hoxhën, Titua refuzoi ta ndihmonte Hrushovin. Për më tepër, ai konfidencialisht i lajmëroi krerët shqiptarë, për planet e Moskës, por edhe kryeministrin indian, Nehru, Presidentin e Egjiptit, Naser dhe atë të Indonezisë, Sukarno (Tito ishte përfshirë në një aleancë politike me këto shtete, red.) për synimet e Hrushovit, për t’i dhënë një “mësim” të mirë Tiranës.

Duke iu frikësuar daljes në publik të këtyre planeve, Moska vendosi të tërhiqej, ndërkohë që konflikti me amerikanët, për shkak të Kubës, tashmë në kulmin e vet, ndryshoi përfundimisht prioritetet gjeopolitike të sovjetikëve. Gjithsesi humbja e Shqipërisë, pati pasoja të rënda jo vetëm për Bashkimin Sovjetik. U dobësua në mënyrë të ndjeshme, pozita strategjiko-ushtarake e gjithë kampit socialist, përballë bllokut të NATO-s. Sipas publicistit gjerman, Harry Hamm, “për vendet komuniste të Ballkanit, që nga kjo kohë u bë e pamundur të zbatonin një politikë të pandryshuar, në marrëdhëniet me Turqinë e Greqinë pa ndihmën e fuqishme të Bashkimit Sovjetik”. Për sa i përket Shqipërisë, ajo deri në vitin 1978, ndoqi këshillat e “mikut të ri”, Kinës së Madhe dhe shfrytëzoi kreditë e saj.

Më tej, për disa vjet me radhë, u gjend pothuaj në izolim të plotë politik. Në kohën e krizës jugosllave, Presidenti shqiptar, Sali Berisha (zgjedhur më 4 prill 1992), mbështeti SHBA-ës, në përpjekjet për të mbushur vakumin e krijuar në Evropën Lindore, pas daljes prej andej të Bashkimit Sovjetik. Duke u përpjekur për të përfituar nga vend-ndodhja e Shqipërisë, si një nga pikat më të rëndësishme strategjike të Mesdheut Lindor, vendit iu ofrua ndihmë ushtarake. Për këto qëllime, në buxhetin e Pentagonit, u parashikuan kredi në masën 2 milionë USD, për blerjen e armëve dhe uniforma për ushtrinë shqiptare. Qeveria dhe Berisha, nga ana e tyre, vunë aerodromet në dispozicion të avionëve zbulues amerikanë. Kjo e ndihmoi NATO-n, të realizonte vëzhgime aktive të territorit të Bosnjës në vitin 1995″.

Memorie.al

TritoIi në Elbasan/ PërpIasje mes të dashurave të dy vrasësve me pagesë?(VIDEO)

Xhovana Nikolli ishte shënjestër e atentatit me tritol në orët e para të mëngjesit të së dielës, teksa apartamentit ku banonte ajo së bashku me nënën e saj iu vu lënda plasëse tek dera. Si pasojë e shpërthimit mbeti i plagosur një fqinj i Nikollit, shtetasi Enea Themollari, rreth 26 vjeç, të cilin e ka dëmtuar dera e banesës së tij.

Xhovana Nikolli është një personazh i njohur në rrjetet sociale, teksa njihet dhe si e dashura e Amarlido Nikollit alias Xhanej, një vrasës me pagesë, i cili njihet me nofkën “Shkodrani” dhe ndodhet në qeli ku është ktheyer në një të penduar të drejtësisë.

E dashura e tij bëri bujë në median rozë, në momentin kur i shkoi Amarildo Nikollit me vello të bardhë dhe fustan nusërie në ambientet e burgut 313 në kryeqytet.

“Bashkë në të mirë e në të keq, derisa vdekja të na ndaljë. Gëzuar 2 vjetorin jeta ime. Nuk na ndal asgjë në botë që të martohemi. Gjithmonë do jem me ty”, shkruan Xhovana Nikolli krahas videos në atë kohë të publikuar në rrjetet sociale.

Xhovana Nikolli është nga Lezha, por ishte shpërngulur në një banesë me qira me nënën e saj në Elbasan nga frika e hakmarrjes, pasi i dashuri i saj Amarildo Nikolli (Xhanej) ka folur për drejtësinë rreth një sërë ngjarjesh të rënda kriminale në vend, duke akuzuar dhe personazhe të njohur të botës së krimit.

Pikërisht, kjo dyshohet se mund të ketë qenë dhe shkaku pse i vendosën tritol ditën e djeshme në derën e apartamentit të saj dhe është një prej pistave ku po heton Policia.

Gjithsesi, në një video të publikuar së fundmi nga vetë Xhovana Nikolli në rrjetet sociale, ngrihen dyshime se ajo ka përplasje dhe me të dashurën e një tjetër vrasësi me pagesë, i cili po ashtu është kthyer në të penduar të drejtësisë. Bëhet fjalë për Nuredin Dumanin.

Xhovana Nikolli në video përmend Nuredin Dumanin dhe i bente thirrje që ta ‘mbante’ dashnoren e tij, duke thenë se kishte probleme serioze me të.

https://streamable.com/e/yzco7l?..

Por kush është Amarildo Nikolli?

Amarildo Nikolli alias Xhanej, i njohur me nofkën “Shkodrani” ndodhet që prej 7 gushtit të vitit të kaluar në burg, datë kur u kap me armën pistoletë me silenciator me vete në shëtitoren e Lungomares në Vlorë.

Ai është vrasës me pagesë, teksa tashmë është kthyer në një të penduar të drejtësisë, edhe pse nuk e ka marrë ende këtë status nga drejtësia. Amarildo Nikolli alias Xhanej ka rrëfyer në SPAK për një sërë krimesh, duke përfshirë dhe arsyet pse ishte atë ditë në Vlorë apo edhe për sulmin me armë ndaj Top Channel, ku u vra roja Pal Kola.

Nikolli ka treguar se ishte kontraktuar nga dy djem xhaxhallarësh me inicialet L.Z dhe E.Z si dhe nga shtetasi i arrestuar me tre emra, Muharrem Koroveshi, alias Ismailaj dhe Myftaraj. Të tre personat i përkasin një grupi kriminal, i cili kishte premtuar një shumë financiare që besohet se është diku tek 300 mijë euro me qëllimin e vetëm vrasjen e Inez Hajrulla.

Grupi kishte siguruar armët, mjetet e largimit dhe njëherësh garantuar strehimin e vrasësve me pagesë. Në momentin e arrestimit nga policia e Vlorës, dy kushërinjtë ishin në ambjentet e një pasticcerie në zonën e “Lungomares” në Vlorë.

L.Z dhe E.Z, shoqëronin shkodranin Nikolli, duke e afruar pranë zonës së quajtur “Oslo”, teritor ky që kontrollohet nga grupi i drejtuar nga Inez Hajrulla. Në momentin kur ka ndërhyrë policia dhe ka arrestuar Amarildo Nikollin, dy kushërinjtë kanë mundur të largohen me vrap duke mos u arrestuar nga policia.

E martuar me një “boss” të famshëm italian? Ku ndodhet sot brunia s*ksi që u fotografua në stadium me Riken Roçin?

E mbani mend foton “ikonike” të Rike Roçit dhe shoqes së saj në stadium duke bërë fito për Kombëtaren tonë, në 2016?

Eno Popi këtë mbrëmje në Top Arena nuk ka nguruar që ta pyes Riken se çfarë ka ndodhur në jetën e shoqes së saj dhe se a është e vërtetë lajmi që dikur qarkulloi, se ajo ishte martuar me një “boss” të famshëm italian.

Por Rikja ka treguar se në fakt marrëdhëniet e tyre janë shkëputur.

“Jemi shkëputur, nuk kam informacione për të”, tha ajo.

Jugu shtrenjtohet me 25-30% këtë vit, akomodimi fillon nga 60 deri në 600 euro në natë

Pushimet në Jug këtë vit janë më të shtrenjta se asnjëherë. Vlora, Saranda dhe zonat përreth tyre po përballen me një rritje të ndjeshme si te strukturat akomoduese ashtu dhe baret e restorantet.

Sipas një vëzhgimi nga Revista Monitor, çmimet në strukturat akomoduese si shtëpitë me qira ditore dhe hotelet janë rritur me 25-30%.

Kjo rritje është konfirmuar edhe nga operatorët e tregut, të cilët deklarojnë se të gjitha çmimet, si të akomodimit ashtu dhe të ushqimeve e bar-restoranteve janë së paku 20% më të shtrenjta se një vit më parë.

Operatorët turistikë shpjegojnë se në fillim të sezonit, kërkesa e lartë çoi në rritje të çmimeve, një tendencë që u vlerësua si normale për sa kohë që nxitej nga fluksi i lartë i turistëve.

Megjithatë, më vonë me afrimin e verës u vërejt një rritje tjetër e çmimeve në pritje të një numri të lartë turistësh, që realisht nuk po ndodh.

Ka më shumë turistë të huaj se një vit më parë, por gjithsesi jo aq shumë sa pritej, nisur nga tendenca e fillim vitit.

Kjo rritje e dytë e çmimeve nga operatorët turistikë konsiderohet disi spekulative e nxitur nga etja për fitime të shpejta, që nga ana tjetër po largon turistët, sidomos ata vendas.

Heqja e vizave ka bërë dhe që edhe shtetasit me aftësi paguese të Kosovës, që më parë shkonin në Jug, të ikin drejt Greqisë.

Vlora, jo më lirë se 55-60 euro/nata

Nëse vitin e kaluar, mund të gjeje një apartament në qendër të Vlorës për 40 euro për natë, këtë vit, kjo është e pamundur.

Në një kërkim të thjeshtë në platforma të njohura si Booking apo Airbnb për një natë korrik 2024 në qendër të Vlorës, çmimi i akomodimit më të lirë dhe më i përshtatshëm është rreth 60 euro për natë.

Gjithashtu, nëse kërkohet të qëndrohet në zona të tjera të Vlorës si Radhimë apo Orikum, të njohura për plazhet e tyre familjare dhe për çmime më të përballueshme, një apartament me qira ditore mund të kushtojë rreth 60 euro në natë.

Çmimet në hotelet e kategorive të ndryshme në zonën e Vlorës fillojnë nga 90 euro në natë për opsione më të lira, duke arritur deri në 200 euro për natë për hotele më luksoze.

Për shkak të numrit të madh të hoteleve dhe apartamenteve në qendër të Vlorës, oferta është e lartë dhe ka mundësi të shumta për të qëndruar larg bregut për 55 euro në hotel dhe deri në 250 euro për një hotel të mirë buzë detit.

Kjo tregon se Vlora mbetet një destinacion i preferuar për pushime në Shqipëri, megjithëse me një kosto tashmë më të lartë krahasuar me vitet e kaluara.

Nga Dhërmiu në Qeparo nuk ka më akomodime ekonomike, arrijnë deri në 600 euro

Akomodimet më të shtrenjta ndodhen në në Dhërmi, Jal, Himarë, Borsh dhe Qeparo. Në këto zona është pothuajse e pamundur të gjesh akomodime ekonomike si me apartamente me qira ditore por edhe me hotele.

Për shkak të bukurisë së tyre natyrore dhe plazheve të mrekullueshme, këto zona janë destinacione të preferuara për pushuesit gjatë sezonit turistik.

Megjithatë, gjetja e akomodimeve me çmime të arsyeshme bëhet një sfidë për shumë vizitorë.

Gjatë pikut të sezonit turistik, një apartament me qira ditore në këto zona fillon në minimum 60 euro për natë nëse ndodhet larg bregdetit.

Çmimet për apartamentet pranë bregdetit mund të shkojnë deri në 80 -100 euro për natë, ndërsa për opsionet më luksoze mund të arrijnë deri në 250 euro për natë.

Një detaj thelbësor që duhet të theksohet është se, edhe pse mund të gjenden akomodime në këto çmime, ato shpeshherë janë shumë të pakta në numër.

Kjo sigurisht ka të bëjë edhe me tipologjinë që kanë akomodime specifike, ku një pjesë janë vila dhe nuk jepen me dhoma.

Për vendasit, hotelet në këto zona janë të paarritshme për shkak të kostove të larta të akomodimit. Çmimet për një natë fillojnë nga 250 euro dhe mund të shkojë deri në 600 euro për opsionet më luksoze.

Megjithatë, për këtë kategori të akomodimeve, numri i strukturave akomoduese është i kufizuar.

Në booking, për datat 9-10 gusht, shumica e strukturave të shtrenjta njoftojnë se kanë vetëm nga një dhomë të lirë. Megjithatë operatorët turistikë thonë se kjo mund të jetë dhe një taktikë për të treguar që ka një fluks të lartë kërkesash.

Ndërkohë ka dhe shumë struktura të shtrenjta (250-300 euro nata) që po për këtë datë thonë që janë tërësisht të rezervuara.

Çmimi më i shtrenjtë në jug është për vilat, që arrin dhe mbi një mijë euro në natë por që kanë kapacitet akomodues më të lartë në krahasim me dhomat e hoteleve.

Për hotelet dhe njësitë akomoduese të shtrenjta, vlerësimet (review) janë përgjithësisht të larta, mbi 8 (shumë të mira) apo mbi 9 (të shkëlqyera) apo dhe afër 10 (të jashtëzakonshme). Megjithatë ka dhe hotele me çmim 360 euro nata, ku vlerësimi është poshtë 8.

Në një rast ku vlerësimi është 7.8, pushuesit japin pikë të ulëta për stafin dhe vlerën për para. “Shërbimi ishte shumë i keq! Çmimi është shumë i lartë për Shqipërinë, ndaj ne prisnim shërbim të mrekullueshëm”, shkruan Jakub nga Çekia.

Ndërsa një tjetër njësi që në gusht ka çmime deri në 700 euro nata (dhomë për tre persona), dhe në shtator çmimet zbresin në 450 euro, vlerësimi arrin në 9.6.

“Kaluam shumë mirë! Qëndruam në një suitë të bukur me pamje nga deti. Ishte e gjerë, e rehatshme, e pastër dhe moderne. Personeli, dhoma, pamja, gjithçka ishte kaq e pabesueshme.

Kaluam një kohë të mrekullueshme të ulur në ballkon duke parë detin gjatë natës”, shkruan Katya nga Kanadaja.

Edhe Saranda shtrenjtohet, por ka dhe alternativa ekonomike

Në qytete si Saranda, trendi i rritjes së çmimeve për akomodime vazhdon të jetë i dukshëm, megjithatë në një shkallë më të butë krahasuar me Vlorën.

Apartamentet që ndodhen në qendër të qytetit mund të kushtojnë nga 40 euro deri në 280 euro për natë, ndërsa ato pranë bregdetit mund të shkojnë deri në 320 euro për natë.

“Mosmarrëveshjet nuk zgjidhen me plumba”- Atentati ndaj Trump, presidenti Biden: Politika s’duhet të jetë fushë beteje apo vrasjesh
Në Sarandë, opsionet për akomodim në hotelet e qytetit mund të ndryshojnë në çmim në varësi të afërsisë me bregdetin.

Në Hotelet e qytetit mund të flesh duke shpenzuar 80 euro në hotele larg bregut dhe deri në 300 euro nëse merr një hotel të mirë buzë detit.

Kjo tregon se rritja e çmimeve nuk është një fenomen i izoluar, por një trend i përgjithshëm që po prek të gjithë zonën bregdetare të Jugut të Shqipërisë.

Operatorët turistikë shprehen se ka një tendencë për përfitime të shpejta në jug, çka po ndikon në rritjen e çmimeve.

Por, nga ana tjetër ka ndryshuar tipologjia e turistëve që po shpenzojnë gjithnjë e më pak, teksa po vijnë shumë të rinj.

Në rritje edhe kampingjet

Përveç hoteleve dhe apartamenteve, edhe opsionet e tjera për akomodim si kampingjet kanë përjetuar një rritje të vazhdueshme të çmimeve.

Në vitin e kaluar, një çadër kampingu mund të gjendej për 10 euro në ditë, duke e bërë atë një opsion të arsyeshëm për buxhetin e udhëtarëve.

Megjithatë, këtë vit ky çmim është rritur në 30 euro për natë. Kjo tregon se edhe opsionet më të lira për akomodim po përballen me një rritje të ndjeshme të kostove, gjë që mund të ndikojë në zgjedhjen e destinacionit për pushime.

Si krahasohet Jugu me Greqinë

Krahasuar me vendet e tjera turistike në rajon, si Greqia, ku mund të gjenden shumë apartamente me qira ditore në çmime më të arsyeshme, Shqipëria po has me sfida të mëdha për të mbajtur konkurrencën në tregun e turizmit.

Në destinacione të njohura turistike të Greqisë si Athina, Mykonos, Rodos, Parga dhe Kreta, çmimet për akomodime vijnë në shkallë të ndryshme, duke ofruar një gamë të gjerë opsionesh për vizitorët.

Në Athinë, për shembull, çmimet për apartamente me qira ditore lëvizin nga 26 euro deri në 1600 euro për një natë, ndërsa për hotele luhaten nga 45 euro deri në 2000 euro, sipas një kërkimi në Booking.

Mykonos ofron apartamente me qira ditore nga 115 euro deri në 3350 euro për një natë, ndërsa hotelet mund të kushtojnë nga 150 euro deri në 3900 euro për një natë.

Rodos, një destinacion i njohur për plazhet e tij dhe trashëgiminë e tij historike, ofron apartamente me qira ditore nga 42 euro deri në 340 euro për një natë, ndërsa çmimet për hotelet lëvizin nga 50 euro deri në 390 euro për një natë.

Parga ofron apartamente me qira ditore nga 55 euro deri në 300 euro për një natë dhe hotele nga 90 euro deri në 400 euro për një natë.

Në Kretë, ishulli i pestë më i madh në Mesdhe, çmimet për apartamente me qira ditore lëvizin nga 40 euro deri në 225 euro për një natë, ndërsa për hotele mund të kushtojnë nga 60 euro deri në 700 euro për një natë.

Këto çmime tregojnë një gamë të gjerë opsionesh për vizitorët, duke përfshirë nga opsionet më të lira deri te ato më luksoze, në varësi të preferencave të tyre dhe standardit të shërbimeve të kërkuara.

Shqipëria ndryshe nga vendi fqinjë mund të ofrojë çmime të lira por nuk ka një numër të lartë të këtyre akomodimeve.

Në Sarandë, për shembull, oferta e apartamenteve të disponueshëm në çmimin minimal prej 35 euro për natë është shumë e kufizuar.

Ata zakonisht janë larg bregdetit dhe shpesh nuk ofrojnë kushte të nevojshme për turistët, siç janë mungesa e kuzhinës ose kanë vetëm një dhomë. /MONITOR

Rrëfehet “berberi” i deleve: 3 euro për 1 kokë në Greqi, bëja 900 euro për 6-7 orë

Loni, qethësi i deleve i cili e bën këtë punë prej 30 vitesh tashmë, shprehet se në Greqi ku punon prej kohësh paguhet 3 euro për 1 kokë.

Ai thotë në emisionin ‘Real People’ në Euronews Albania se bashkë me 2 kolegët e tij atje, mund të qethë deri në 300 dele për 6 orë.

Gjithsesi, ai tashmë gjendet në Shqipëri për të ndihmuar falas disa të njohurit e tij që kanë dhën.

“Jam 44 vjeç, kam qethur që në Lavda. Në Greqi kam qethur kope të mëdha, në Shqipëri 10-15-20 kokë. Në Greqi qeth me shokë, 60 mijë kokë. Kam dy shokë nga Rrajca nga Librazhdi që qeth.

300-400 kokë unë i qeth… Merrem edhe me çati, me çfarë pune të dali. Gërshërën e kam zanat që i vogël. Ka tym delja, ka pluhur. Do kolpo ta mbash delen, se nuk qëndron.

Këtu janë 300 kokë, po të kisha shokët e mi në Greqi, në orën 2-3 3 veta ne i mbaronim. Për 6-7 orë 300 dele vetëm. 3 euro kokën. 900 euro merrja unë tani me shokët e mi për të qethur”, tha Loni.

Lanë djalin e sëmurë në makinë dhe humbi jetën nga vapa, arrestohet çifti shqiptar në Greqi(Emrat)

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një 23-vjeçar shqiptar i diagnostikuar me a*tizëm, ka ndërruar jetë pasi është gjetur pa ndjenja brenda një makine, ku kishte qëndruar për orë të tëra nën temperatura të larta.

Ngjarja ka ndodhur në Amarinthos të Evias në Greqi. Petrit dhe Vezire Elezi 56 dhe 48-vjeç nga Durrësi, kanë gjetur brenda automjetit të tyre, të lënë të parkuar dhe të pasiguruar jashtë banesës, djalin e tyre Skerdi Elezi 23-vjec, i cili ishte pa ndjenja.

Ai është transportuar në spital rreth orës 12.00 dhe në orën 23:37 ka ndërruar jetë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia greke ka arrestuar dy prindërit Petrit e Vezire Elezi, me akuzën se kanë lënë të pafuqishëm djalin e tyre, i cili vuante nga një çrregullim neuropsikologjik, konkretisht a*tizëm – prapambetje mendore, me pasojë vdekjen.

Gjithashtu, është urdhëruar kryerja e autopsisë së viktimës.

VIDEO/ Mali i shenjtë i TOMORRIT! Të fshehtat e mbuluara…

Mali i Tomorrit prej koheve me te vjetra i ka dhene jete legjendave, miteve, historive te ndryshme.

Jane te shumte studiuesit qe jane terhequr nga fryma mistike e ketij mali dhe te fshehtave te tij. Studime, rrefenja, hipoteza kane ndjekur njera-tjetren. Çfare fsheh mali i Tomorrit ?

Perse kaq shume legjenda rreth tij ? Ketu kerkimet arkeologjike kane qene gjithmone te pakta dhe kjo sigurisht e ka shtuar misterin.

“E b. ëra me djaIin e BURRlT, por kur ai na k αpi bαs.hkë ndοdhi ajo që se ρrisja”

Burri më kapi para dy vitesh duke bërë dashuri me djalin e tij, dhe prej asaj dite jeta ime ka ndryshuar rrënjësisht, tmerresisht keq.

Burri im është 15 vite më i madh se unë dhe nga martesa e parë ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, i cili është po aq i hijshëm sa ai.

Së bashku ne kemi 10 vite martesë dhe kemi dy fëmijë, 8 dhe 6 vjeç. Dy vite më parë, unë po kaloja një periudhë shumë të vështirë dhe ndihesha shumë vetëm, pasi ai punonte shumë dhe jashtë qytetit.

Një ditë kur u ktheva në shtëpi, fëmijët grindeshin dhe donin të dilnin por unë nuk i nxirrja dot, dhe kështu i kërkova djalit të burrit që të sillte disa lodra për ta. ( Ai është 31 vjeç). 

Ai erdhi dhe më pa që isha shumë e mërzitur dhe e trishtuar. Qëndroi me ne , dhe filluam të pinim verë.

Gotë pas gotë, filluam ta humbnin toruan, dhe ai më puthi. Pas kësaj përfunduam duke bërë se.ks në dhomën time, por atë ditë im shoq u kthye më shpejt sepse i ishte anuluar një plan.

Pasi na pa bashkë, ne u ndamë për gati 2 vite. Tani po përpiqemi ta fillojmë dhe një herë nga e parë, p0ër hir të fëmijëve, por më duket se ai është thyer vetëm për të më ndëshkuar.

Ai ka filluar të flasë me shumë femra të tjera, dhe këtë e bën edhe në prezencën time.

Unë ndihem keq, sepse e dua. Dhje kur e tra.dhtova e bëra pa vetëdije. Nuk di si ta rifitoj…”

Përgjigjja e psikologes: “Duket se ai kërkon të marrë hak dhe t’ju bëjë të kuptoni sesi është ndjerë kur e keni tradhtuar.

Megjithatë, duhet të flisni hapur me të dhe t’i tregoni se jeni penduar për çfarë ka ndodhur dy vite më parë, dhe kërkoni që të rigjeni lidhjen tuaj të mëparshme më të”. 

GjiηekoΙogia e njohur: B.urrat e Shqipërisë kanë s*ermën më të d. οbët në BaIIkan

Gjinekologia e njohur, Aida Kumnova ka diskutuar për shkaqet që bëhen pengesë për t’u bërë prindër, duke thënë se burrat në Kosovë dyshohet

se kanë spermën më pak kualitative në Ballkan. Sipas saj, burrat e Kosovës kanë cilësinë më të dobët të spermës në rajon.

“Në Kongresin botëror të infertilitetit që ishim sivjet në Vjenë, tema kryesore ka qenë ushqyeshmëria.

Kjo është një prej faktorëve kryesor që mundet me shkaktu infertilitet. Psh. mungesa e vitaminës D mund të rrit shanset për abort sepse formohen vezët që nuk janë kualitative për shkak të mungesës së kësaj vitamine, dmth përveç acidit folik”,

ka deklaruar mjekja Kumnova. Mirëpo një patologji që për doktoreshën është alarmante, është infertiliteti mashkullor. Ky problem në Kosovë dyshohet se është me numrin më të madh në Ballkan.

Kjo për faktin se burrat kosovarë e kanë spermën më pak kualitative.

“Në bazë të disa të dhënave fertiliteti mashkullor është më i madhi në Ballkan. Kjo do të thotë që meshkujt e Kosovës kanë spermën më jokualitative në këto vende.

Disa institucione e krahasojnë spermogramin e burrave në Kosovë me burrat në Irak.

Por e dimë që në Irak ka pasur më shumë luftime dhe më shumë uranium. Është e vërtetë që ende mund të kemi intoksinim me uranium nga lu/fta,

mirëpo shoqata e gjinekologëve dhe Oda e Mjekëve duhet ta sensibilizojë më shumë këtë çështje sepse është alaramuese.

Poashtu më tepër se 45 për qind të rasteve me probleme të infertilitetit, problemi është te burrat. Krahasuar me vendet evropiane është shumë numër më i madh”, ka thënë doktoresha Aida Kumnova.