“Ai do të më vr*së!”/ Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja tragjike, zbardhet telefonata e fundit e 36-vjeçares

Mediat greke bëjnë me dije se ka qenë vetë gruaja ajo e cila ka lajmëruar policinë pasi ish-burri iu vu pas dhe po e kërcënonte se do ta vriste, dhe jo fqinjët.

“Viktima ka telefonuar në Drejtorinë përkatëse të Policisë duke denoncuar një kërcënim për jetën nga ish-bashkëshorti i saj, ndërsa telefonata ka përfunduar pa dhënë informacione kontakti dhe vendbanimi, vetëm emrin e saj”, thuhet në njoftimin policisë greke, duke shtuar se “menjëherë, një ekuipazh i makinës së patrullës u nis në banesën e saj, ndërsa në të njëjtën kohë bënte telefonata të përsëritura për të marrë informacione dhe udhëzime të mëtejshme, por askush nuk u përgjigj”.

Por edhe pse 36-vjeçarja u mundua të shmangte krimin, nuk arriti të shpëtonte, pasi policia mbërrit në vendngjarje kur ajo dhe ish-bashkëshorti tashmë ishin të vrarë.

“Brenda pak minutash efektivët kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë gjetur të plagosur për vdekje viktimën dhe bashkëshortin e saj. Njëkohësisht, nga të dhënat e thirrjeve të Drejtorisë së Policisë, nuk ka asnjë thirrje nga familjarët dhe miqtë e viktimës në Drejtorinë përkatëse të Policisë apo Veprimin e Menjëhershëm, për të denoncuar ngjarjen”, ka njoftuar policia greke.

Si ndodhi ngjarja

43-vjeçari ka marrë pushkën dhe ka shkuar në mes të natës në banesën ku jetonte ish-gruaja e tij me vajzën e tyre 13-vjeçare. Ndërsa djali i ish-çiftit ishte në shtëpinë e gjyshërve nga ana e të atit.
43-vjeçari, i cili kishte me vete një pushkë gjuetie, duke bërtitur dhe kërcënuar i tha ish-gruas së tij se nëse kthehej menjëherë në shtëpi do të vriste vajzën e tyre.

“Hajde, ose do të të vras” tha ai. Fëmija i frikësuar i kishte dërguar mesazh një fqinjeje dhe ajo kishte arritur ta nxirrte nga shtëpia duke mbyllur autorin brenda.
Ai vazhdoi në një furi kërcënimesh derisa 36-vjeçarja u kthye në shtëpi me makinë. Më pas, 43-vjeçari që nuk mundi të dilte nga shtëpia e mbyllur, u hodh nga ballkoni mbi kofanon e makinës dhe qëlloi ish-gruan pa u menduar nga xhami i përparmë i mjetit. Pasi vrau ish-gruan, 43-vjeçari qëlloi edhe veten.

Censi/ Ikja e 420 mijë shqiptarëve, Spaho: Lidhet me mungesën e shëndetësisë, çmimet dhe..

Ikjen e gati 420 mijë shqiptarëve nga vendi, eksperti Mateo Spaho e lidh me mungesën e shërbimeve shëndetësore, çmimet e larta të jetesës, pagat e ulëta dhe politikat në bujqësi.

“Ky është një problem që ka lidhje me rrogat, me çmimet dhe mungesën e shërbimeve shtetërore. Derisa kjo situatë të vijojë do të vazhdojë hemorragjia.”

Ky fenomen sipas Spahos është i përhapur edhe në rajon, por më i prekshëm është në Shqipëri, kjo për shkak të ekonomisë së dobët.

“Edhe në Maqedoni ikin njerëzit, por në një masë shumë të vogël, sepse produktet shëndetësore shiten aty.”

Sipas Censusit gjinia dominuese në vendin tonë ishin meshkujt me 49.6% meshkuj.”
Kjo tendencë sipas Spahos është për shkak të emigrimit në moshë të hershme kryesisht në fshatra.

“Është bërë e mprehtë në 5 vitet e fundit sepse jemi në një situatë që në zonat rurale fëmijët shkojnë në Angli ose vendet e tjera qysh 16 vjeç.”

Apartamentet bosh, sipas Spahos janë pasqyre e emigrimit, por edhe mungesës së aftësisë sipërmarrëse.

“Për këto shtëpi që janë bosh, janë shtëpi 2-3 katëshe në fshatrat e vendit dhe janë dy pensionistë që banojnë në një dhomë ndërsa fëmijët punojnë jashtë vendit.”

“Eja se do vr*s vajzën”/ H0RR0R në familje, 43-vjeçari kërcen nga ballkoni dhe ekzekuton gruan në Greqi!

Një ngjarje e rëndë, po aq dhe “thriller” ka ndodhur në shtetin fqinj, Greqi.

Një 43-vjeçar masakroi ish-partneren e tij dhe më pas veten.

Sipas mediave të huaja mësohet se ngjarja e frikshme në Amfiloki zgjati rreth dy orë dhe përfundoi me vdekjen e ish-çiftit të bashkëshortëve.

Vrasësi 43-vjeçar hyri në shtëpinë e gruas së tij me çelësat që kishte.

Në banesë ndodhej vetëm vajza 13-vjeçare e çiftit, ndërsa djali i tyre ndodhej në banesën e gjyshërve.

I armatosur dhe i “tërbuar” ai mori në telefon bashkëshorten dhe i tha që nëse nuk do të shkonte në banesë atëhere do të vriste vajzën e tyre.

“Hajde ose do të vras vajzën”, mësohet t’i ketë thënë ai.

Vajza e frikësuar arriti t’i dërgojë mesazh një fqinjëve e cila arriti të shkonte në banesë dhe largonte nga aty 13-vjeçaren. Më pas ajo mbylli brenda 43-vjeçarin.

I xhindosur autori i këtij krimi të rëndë vijoi me kërcënimet deri në momentin që bashkëshortja e tij mbërriti në banesë. Sapo ajo u fut në oborrin e shtëpisë ai arriti të dilte nga dritarja duke kërcyer nga ballkoni mbi makinën e saj dhe e qëlloi pa u menduar.

Mësohet se 43-vjeçari qëlloi dy herë mbi ish-partneren e tij dhe më pas pa u menduar kthehu armën dhe qëlloi veten. Shkak i kësaj ngjarje dyshohet të jetë bërë fakti se autori nuk pranonte ndarjen nga viktima.

Njoftimi i Policisë:

Në orët e para të ditës së sotme, e shtunë 13 korrik 2024, një grua 36-vjeçare dhe një burrë 43-vjeçar janë gjetur të vdekur në zonën e Amfilochia.

Siç rezultoi nga provat e para, 43-vjeçari qëlloi gruan e tij 36-vjeçare, e cila u gjet e pajetë në një automjet dhe më pas vrau veten pak metra larg mjetit me të njëjtën armë, e cila ishte gjendet pranë tij.

Vlen të theksohet se ditën e enjte, datë 11 korrik 2024, 36-vjeçarja ka bërë padi ndaj 43-vjeçarit për dhunë dhe kërcënime në familje, të ndodhura më 10 korrik 2024, por ai nuk ishte arrestuar ende.

‘Temperaturat deri në 48 gradë‘/ I nxehti afrikan ‘pushton‘ Shqipërinë, si pritet të jetë situata për javën në vijim!

I nxehti afrikan vijon të ketë nën kontroll vendin tonë ashtu si edhe thuajse të gjithë vendet e rajonit.

Metereologia Lejda Porja, në një lidhje live me News 24 tha se ka pasur një ndryshim edhe në vlerat minimale, si në zonat malore ashtu edhe në ultësirën perëndimor, ku vlerat kanë qenë përkatësisht në zonat malore 17-18 gradë celcius dhe në ultësirën perëndimor 20-28 gradë celcius.

Sa i përket temperaturave për javën pasardhëse, pritet që ato të kalojnë vlerat e 40 gradë celcius, me të hënën dhe të martën që pritet të jenë ditët më të nxehta.

Zona më shumë e prekur pritet të jetë jugu i vendit, si Berati, Gjirokastra, Permeti dhe Elbasani.

“Kjo vlerë pritet të qendrojë deri në 20 korrik, por pas të martës do të ketë një ulje shumë të vogël jo shumë të ndjeshme.

Pritet që temperaturat të jenë deri në 43 gradë në hije, ndërkohë që në diell nxehtësia ndjehet 4-5 gradë më lart”, u shpreh ajo.

Anuloi pushimet pas Europianit, çfarë ndodhi me Ernest Muçin?

Ernest Muçi ka bërë një veprim që tregon shumë. Sulmuesi që është pjesë e Beshiktashit u la nga klubi turk pushim deri në 15 korrik, kjo për shkak të angazhimeve që ai kishte në Kampionatin Europian me Kombëtaren shqiptare.

Por, Muçi nuk ka zgjedhur që të pushojë deri në datën 15, por që dje ka zbarkuar në klub dhe ka nisur stërvitjen me ekipin që po zhvillon fazën përgatitore në Slloveni.

Ky pritet të jetë një sezon ku Ernest Muçi duhet të synojë trofe me Beshiktashin, teksa klubi turk është aktiv në merkato dhe pranë firmës me Imobilen nga Lacio, por edhe lojtarë të tjerë.

Për Muçin, ata shpenzuan 10 milionë euro në janar duke e blerë nga Legia e Varshavës.

U godit nga gomonia në Karaburun, përkeqësohet gjendja, 5-vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës

Turisti i cili mbeti i plagosur nga helikat e një gomonie në plazhin e Karaburunit është nisur me helikopter drejt Tiranës.

Sipas informacioneve, 56-vjeçari ka pasur nevojë për mjekim më të specializuar.

Në Karaburun, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin F. T., gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”, aksidentalisht me helikën e mjetit lundrues ka dëmtuar në këmbë shtetasin A. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli, njofton policia.

56-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore.

Mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Premtimi i çuditshëm i mbrojtësit të Spanjës, ja çfarë ka ndër mend të bëjë nëse fiton Europianin

Marc Cucurella është një nga lojtarët që ka shkëlqyer më së shumti me Spanjën në këtë Europian, teksa tashmë është vetëm një fitore larg titullit kampion Europe.

Gjithsesi, partnerja e futbollistit, Claudia Rodriguez ka treguar premtimin që Cucurella ka bërë nëse do të arrijë të ngrejë trofeun. Ajo tregon se mbrojtësi do t’i lyejë flokët e tij kaçurrela me ngjyrë të kuqe, gjë që do të merrte vëmendjen e shumë mediave.

“Është personaliteti, identiteti i tij. Me pëlqen. Kur ishte i vogël, i kishte më të drejtë, por kur u rrit filluan t’i përkuleshin dhe mbetën ashtu. Ai ka premtuar se do t’i lyejë flokët me të kuqe, por nuk do ta detyroj”, tha bashkëshortja e mbrojtësit të Chelsea.

SPAK e shpalli në kërkim/ BIRN: Ja kush është biznesmeni që i gjeti ‘folenë’ Ahmetajt në Zvicër

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar disa urdhër-arreste të tjera pas hetimeve për inceneratorin e Tiranës, por asnjë nuk është arrestuar deri më tani, pasi nuk janë gjetur nga policia. Mes personave që ka një urdhër arresti është edhe Ilir Dedja, biznesmeni nga Kavaja, i cili nga një investigim i BIRN pak javë më parë rezulton se doli garant për qëndrimin e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj në Lugano të Zvicrës dhe madje i punësoi gruan Erjola Hoxha me pagë 9 mijë franga në muaj

Një hetim i Prokurorisë së Posaçme zbuloi se Dedja njihej me Ahmetajn që prej viteve të shkollës. Dedja jetoi për dy dekada si tregtar në Itali, derisa u transferua në Lugano të Zvicrës si “një konsulent biznesi” në mars të vitit 2017 – një destinacion i preferuar botëror për kompanitë guackë. Menjëherë pas zhvendosjes në Zvicër, Dedja themeloi kompaninë “Drax Consult Sagl”, e cila tre vjet më vonë u përfshi në një skandal në Zimbabve të Afrikës i njohur si “Covidgate”.

Sipas informacionit të ardhur nga Zvicra në SPAK, Dedja “rezulton të jetë person i akuzuar për veprën penale të pastrimit të parave” në kuadrin e një kërkese për ndihmë juridike të kryer nga Prokuroria e Budapestit dhe e ekzekutuar më datë 5 dhjetor 2022 nga policia e kantonit të Ticinos.

Paralelisht me aventurën në Afrikë, Dedja e vazhdoi biznesin më Mërtirin dhe Zoton përmes një kompanie tjetër të tij, të quajtur 3DDD Sëiss Trading SA, sot me emrin e ndryshuar 3DDD Sëiss SA.

Në vitin 2019, 3DDD Swiss Trading SA nënshkroi një kontratë me vlerë 5.2 milionë euro me kompaninë e incineratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV për blerjen e një impianti për trajtimin e ujërave të përdorura. Sipas SPAK, Dedja është administratori i vetëm dhe ka mbajtur pozicionin e zv.drejtorit për shoqërinë “3DDD Sëiss SA”.

Dedja vazhdoi të vilte frytet e kësaj kontrate deri në shkurt 2021, duke marrë pagesa të dokumentuara nga Shqipëria me një vlerë totale prej 490 mijë eurosh.

Ilir Dedja, rezulton të jetë gjithashtu një person që evidentohet në disa rrethana të rëndësishme të jetës së personit nën hetim Arben Ahmetaj dhe bashkëjetueses së këtij të fundit, personit nën hetim Erjola Hoxha.

Ai rezulton të jetë dhe garantuesi i apartamentit ku banon Arben Ahmetaj me bashkëjetuesen Erjola Hoxha dhe fëmijën e tyre. Apartamenti ndodhet në katin e gjashtë të një pallati të ri dhe është marrë me qira me një vlerë prej 1750 frangash në muaj [rreth 1800 euro].

Sipas autoriteteve zvicerane, Dedja është i punësuar si konsulent tregtar i kompanisë “Phronesis Consulting Sagl” – e njëjta kompani që punësoi edhe Hoxhën në qershor të vitit 2022 me një pagë mujore prej 9208 frangash në muaj [rreth 9500 euro]./ BIRN

Kristjan Asllani nderohet me titullin “Shqiponja e Artë” nga Komuna e Butit në Itali

Ylli i Kombëtares Shqiptare, Kristjan Asllani është nderuar me titullin “Shqiponja e Artë” nga kryetarja e Komunës së Butit në Piza, Arianna Buti.

Dhjetëra miq, fansa dhe mbështetës e kanë mirëpritur Asllanin në sheshin Garibaldi dhe kanë marrë autografe dhe bërë foto. Medalja “Shqiponja e Artë”, është çmimi më i lartë për njerëzit që dallohen në art, sport e kulturë dhe angazhim qytetar për të mirën e bashkisë dhe të qytetarëve.

Futbollisti ka lindur në Elbasan 22 vite më parë, por është rritur në Buti, pjesë e provincës së Pizës.

“Kristjan Asllani është një kampion që ka mbetur gjithmonë djali modest, i disponueshëm dhe i thjeshtë si të gjithë bashkëmoshatarët e tij të rritur në qytete të vogla provinciale. Kristjani është lindur në Shqipëri, në Elbasan, 22 vjet më parë, por është rritur në një qytet të vogël në provincën e Pizës pikërisht në Buti.

Është qyteza e Butit që mbrëmë ka festuar djalin dhe kampionin e saj, pikërisht në Sheshin Garibaldi, i mbushur plot me miq, fansa dhe shikues që e duan sportin e pastër dhe elegant që përfaqëson Kristjan Asllani. Kryetari i Komunës së Butit Arianna Buti, i dhuroi mbrëmjen e djeshme medaljen “Shqiponja e Artë”, çmimi më i lartë për njerëzit që dallohen në art, sport e kulturë dhe angazhim qytetar për të mirën e bashkisë dhe të qytetarëve. Një çmim i merituar, sepse Asllani është vërtet një djalë për medalje ari, i cili doli edhe kampion futbolli, duke u argëtuar gjithmonë dhe duke dhuruar emocione!

Mbrëmja e djeshme ishte një demonstrim i dashurisë së shumë qytetarëve të Butit dhe të gjithë krahinës së Pizës dhe Empolit që kishin ardhur për ta përshëndetur Kristjanin, për ta përqafuar dhe për të bërë një foto ose për të marrë një autograf, gjë që Asllani i priti të gjithë me durim dhe gatishmëri për gati dy orë, duke iu kthyer gjithmonë gjithë këtë dashuri me një buzëqeshje dhe respekt reciprok”, ka shkruar Aleks Martin Kapllaj, ndërsa ka ndarë pamje nga eventi.

Brenda pushimeve të familjes Ejlli në Turqi/ Kiara ndan pamjet e ëmbla(Foto)

Familja Ejlli prej ditësh janë duke i shijuar këto ditë të nxehta vere në Turqi.

Pamjet nga vendi ku po pushon familja Ejlli nuk kanë munguar, teksa herë pas here çifti Lui dhe Kiara kanë ndarë nëpër rrjetet e tyre sociale.

Dhe mëngjesin e sotëm Kiara Tito ka bërë një postim në llogarinë personale të Instagram-it për gjithë ndjekësit e saj.

Në post shikojmë Luin dhe dy femrat më të rëndësishme të jetës së tij, Kiara Titon dhe Lunushin ku padyshim kjo e fundit ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me pozat e saj të bukura!

https://www.instagram.com/p/C9WvlrZN-3d/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fbrenda-pushimeve-te-familjes-ejlli-ne-turqi-kiara-ndan-pamjet-e-emblafoto%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A2182%2C%22ls%22%3A327%2C%22le%22%3A2160%7D