Një 50-vjeçare, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është hedhur nga ura e autostradës Fushë Krujë-Thumanë, e cila ka një lartësi 12 metra.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes, ku 50-vjeçarja e identifikuar si Marjana Çoku, ka arritur të hipë mbi barrierat e urës dhe të hidhet.
Fatmirësisht 50-vjeçarja nuk ka humbur jetën, pasi ka rënë mbi një tendë rrushi, duke amortizuar kështu rënien.
Ajo ka pësuar fraktura dhe është transportuar drejt spitalit të Traumës për një ndërhyrje të specializuar kirurgjikale.
Pak para ngjarjes, 50-vjeçarja është paraqitur në një qendër shëndetësore, ku ka marrë një mjekim, i cili duket se nuk i ka vepruar./SYRI.net
Kur kanë kaluar dy ditë nga vrasja e të riut Adrian Pepkolaj, policia e Tropojës ende nuk ka arritur të arrestojë autorin e krimit, 40 vjeçarin Saimir Sadiku.
Ai qëlloi me thikë 24-vjecarin pas një sherri masiv në një lokal në fshatin Rrajë të Fierzës, pasditen e 11 korrikut.
Dy grupet e të rinjve kanë qenë duke konsumuar alkool deri në çastet para konfliktit, efekti i të cilit mendohet se ka nxehur gjakrat mes tyre. Gjatë sherrit kanë përdorur shishe të pijeve alkolike dhe thika duke kthyer ndenjen në tragjedi. Gjithçka ka nisur pas një debati për muziken e larte ne lokal, thane burimet policore.
24- vjeçari, Adrian Pepkolaj ndërroi jetë në spital, ndërsa të plagosur kanë mbetur vëllai i tij Valentin Pepkolaj, 32-vjeç, dhe Shkëlzen Kukaj, 45 vjeç.
Në kërkim është shpallur Saimir Sadiku, banues në fshatin Dushaj të Tropojës, ndërsa u prangosen shokët e tij, Andrin Qehaja, Xhevolin Macaj, Altin Shpendi, Anton Boçi, Jetmir Kuraj.
Një djalë është zhgënjyer rëndë nga vajza të cilën e besonte dhe me të cilën kishte rënë në dashuri. Ai ka zbuluar tra.dhëtinë e vajzës dhe historinë e ka rrëfyer.
“Nuk u zihet besë femrave sot. Jam një djalë 34 vjeç dhe para 8 muajsh u njoha me një 25-vjeçare po nga qyteti im.
Në bisedat e para më tha që nuk kishte patur kurrë marrëdhënie, edhe pse nuk e besova me kalimin e bisedave e nga mënyra si më rrinte larg e besova.
Dreqi e mori pse duhet të më gënjente. Unë nuk e doja patjetër të vi.rgjër, por tani më duket më e ulët se femra më e ulët në këtë botë.
Muaj kaluan dhe normal disa herë i kërkova që të avanconim lidhjen tonë. Ajo më thoshte që nuk jam gati, nuk jam gati. Isha gati ta çoja në shtëpi ta fejoja, sepse në biseda më dukej vajzë me vlera.
Kur një pasdite po ikja me një shok diku me makinë, e zë këtë në një makinë me një laçian që më doli i njohur shok pas shoku që ju betohem është mbi 50 vjeç.
Në fillim ma mohoi më tha që e kishte të njohur familjar, por qyteti është i vogël dhe doli që ishin dashnorë.
Unë e shihja të veshur mirë e ajo në fakt akoma s’ka gjetur punë, por hajt thoja ja ble familja. Më është neveritur aq fort, sa kam marrë tërë inat të gjitha femrat.
E bukura është se pas ndarjes me mua, ajo vazhdon me atë gjyshin e saj, e nuk më kërkon fare. A i besohet sot femrave? Pse duhet t’më mbante dhe mua nuk e kuptoj?…Skandal, çfarë zhgënjimi…”, shkruan ai.
Gjatë orëve të ardhshme do të mund të përfitoni plotësisht nga dashuria pa probleme. Kushtojini vëmendje Hënës në opozitë, teksa do të arrini të bëni një takim të rëndësishëm pune. Edhe Hëna do të jetë në aspekt negativ të dielën. Puna ju kënaq edhe nëse thirresh të përballesh me vështirësi.
DEMI
Sipas horoskopit të Paolo Fox, po jetoni një histori solide dashurie: do të ishte më mirë ta shfrytëzonit. Gjithçka është e vështirë për t’u menaxhuar në familje. Intransigjenca në dashuri të dielën me takime të reja që do të jenë premtuese. Do të duhet të qëndroni larg çdo lloj stresi.
BINJAKËT
Gjatë ditës do të keni Hënën në shenjë: takime që premtojnë diçka më shumë. Aftësitë e tyre nuk vihen në dyshim. Komplikacionet e vogla në dashuri mund të kthehen të dielën. Është koha të mendoni për diçka të rëndësishme në punë.
GAFORRJA
Jeni duke përjetuar një situatë shqetësimi të lehtë në dashuri, por mos u shqetësoni sepse takimet e bëra gjatë së dielës mund të jenë të rëndësishme. Është normale të ndihesh pak nervoz me gjithçka që duhet të bësh profesionalisht.
LUANI
Sipas horoskopit të Paolo Fox, ka një shqetësim në dashuri. Nuk duhet ta lini veten të ndikoheni nga mendimet negative. Marsi në opozitë sjell disa tensione të vogla pune. Ka shumë dëshirë falë këtyre yjeve të favorshëm. Jupiteri nuk është më në opozitë.
VIRGJËRESHA
Keni Venusin duke filluar një tranzit të favorshëm. Disa çifte më në fund mund të legalizojnë një bashkim. Disa shfletojnë me sy në punë. Gjatë së dielës do të jetë e mundur të merrni një vendim të rëndësishëm. Nuk është koha për të bërë zgjedhje të rrezikshme karriere.
PESHORJA
Venusi është i favorshëm, ka nga ata që janë të gatshëm të përfshihen në dashuri. Rrit kreativitetin falë Jupiterit. Të dielën mund të përjetoni një emocion të veçantë. Ju mund të kompensoni shumë terren të humbur në punë.
AKREPI
Sipas horoskopit të Paolo Fox, gjatë orëve në vijim do të keni një dozë të mirë emocionesh pozitive. Tashmë duhet të mendoni për disa angazhime për vjeshtën. Hëna në aspekt të shkëlqyeshëm, sidomos të dielën, edhe nëse nuk është e lehtë të ktheheni në paqe.
SHIGJETARI
Gjatë orëve të ardhshme mund të përballeni me ardhjen me forcë të dikujt në jetën tuaj. Mbërrin shpërblimi i merituar në punë. Merrni kohë për të vepruar në mënyrën e duhur…
BRICJAPI
Në dashuri mund të ketë disa dyshime. Kujdes me polemikat e të tjerëve, veproni sipas shijeve tuaja. Ju pret një udhëtim dhe pas kthimit duhet të zhvilloni një strategji fituese si në dashuri ashtu edhe në punë.
UJORI
Sipas horoskopit të Paolo Fox, një fundjavë kushtuar dialogut. Jupiteri i favorshëm ju ndihmon në punë. Hëna e së dielës në aspekt të favorshëm: mund të sjellë qartësi në një situatë të paqartë. Favorizohen takimet në punë.
PESHQIT
Venusi neutral nuk krijon shqetësime. Hëna e bukur e favorshme: një e diel plot festë nuk mund të përjashtohet. Guxim! Bëhuni më i zënë.
Fituesi i Big Brother “Vip Albania 2”, Luiz Ejlli ka festuar sot ditëlindjen e tij të 39-të. Tashmë baba i një vajze të quajtur Luna Mari dhe krah bashkëshortes së tij moderatores Kiara Tito e nënës së tij Anxhelina, këngëtari shkodran po shijon ditën më të bukur të jetës së tij.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagam” Luizi ka falënderuar të gjithë personat që e kanë uruar.
“Ditëlindja më e bukur. Faleminderit edhe juve të cilët me urimet tuaja, ishit su qershia mbi tortë në këtë 39 vjetor”, shkruan këngëtari.
Shembja e një skele në Lozanë të Zvicrës ka shkaktuar vdekjen e katër punëtorëve dhe plagosjen e të paktën 8 të tjerëve.
Mediat vendase bëjnë me dije se shumica e punëtorëve ishin shqiptarë dhe portugezë.
Skela u shemb nga një ndërtesë e lartë 16-katëshe apo rreth 60 metra për shkak të një kamioni që dyshohet se aksidentalisht e ka tërhequr me vete.
Nga katër viktimat, dy janë portugezë, njëri është shqiptar dhe një tjetër nuk është identifikuar ende.
Shtetësitë e personave të plagosur nuk janë konfirmuar ende. Mbi 150 zjarrfikës dhe forca policie rrethuan vendngjarjen dhe po punojnë për zbardhjen e dinamikës.
Ish-Miss Maqedonia, modelja dhe influencuesja Emilia Rozman është rrëzuar në parkingun pranë një resorti në Ohër.
Në policinë e Ohrit më 6 korrik në ora 21:40 është raportuar se 32-vjeçarja nga Shkupi duke bërë fotografi pranë rrethimit metalik të parkingut në kompleksin turistik afër fshatit Peshtan të Ohrit, ka rënë dhe ka marrë lëndime të rënda.
Emilia ka postuar në profilin e saj në Facebook nga shtrati i saj në spital dhe ka shpjeguar se si ndodhi aksidenti ku ka thyer 11 brinjë gjatë rënies prej 7 metra lartësi.
“Të shtunën në mbrëmje pata një aksident në Ohër, ku rrëshqita, pjesërisht nga ngathtësia, pjesërisht nga vlerësimi i keq i hapësirës, ??nuk mund të komentoj për ndërtimin e gardhit, sepse nuk jam kompetente dhe kam rënë rreth 7 metra dhe kam thyer 11 brinjë. Me këtë më janë dëmtuar edhe mushkëritë dhe jam transferuar nga spitali “Shën Erazmus” në Kirurgjinë Torakale në Shkup”, ka shkruar Rozman.
Sistemi i Aarmit të Shpejtë i Komusninit Evropian për produktet ushqimore (RASFF)ka njoftuar se një sasi sallamesh derri me feta e markës Viaggio nel Gusto, në paketim 80 gramëshe duhet tërhequr menjëherë nga tregu, pasi konstatuar me prani të Listeria. Produkti, siç shikoni dhe në foto, është futur në tregun shqiptar nëpërmjet kompanive që importojnë, me numër loti L023414223 dhe afat përdorimi (skadence) 19.08.2024.
Sallami është prodhuar në Milano, ndërsa Ministria e Shëndetësisë së Italisë gjithashtu ka njoftuar tërheqjen e tij nga tregu.
Qendra ALERT, Organizatë për Mbrojtjen e Konsumatorëve e publikon këtë njoftim (Alert) me të dhënat e plota si informacion për publikun, u cili nëse e gjen në dyqane, me të dhënat e mësipërme, nuk duhet ta blejë. Ndërsa ata që mund t’a kenë në kuzhinat e tyre, duhet t’a kthejnë aty ku e kanë marrë.
Megjithëse Listeria konsiderohet mjaft e rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve dhe informimi i tyre duhet të jetë maksimal, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është mjaftuar vetëm në websit-in e tij me një komunikim të thjeshtë, pa asnjë publikim në rrjete sociale apo një komunikim me mediat për interesin e publikut.
Cacciatore a fette dop GR 80
“Në vijim të njoftimit të datës: 09/07/2024 i kategorisë ALERT nga Sistemi RASFF (RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED, njoftohemi lidhur me praninë e Listeria monocitogenes në sallam derri, gjë që përbën risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, ju informojmë si vijon: PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:
– Kategoria e produktit: mish dhe nënprodukte mishi
– Emri i produktit në etiketë: Cacciatore a fette dop GR 80
– LOT: L023414233; Datë Skadence: 19/08/2024.”. Kaq thuhet në njoftimin e AKU, pa emrin tregtar apo foto të produktit apo të dhëna shtesë për ecurinë e tërheqjes nga tregu, masat e marra etj.
Megjithatë, Qendra ALERT e ka siguruar foton, si një informacion shtesë për konsumatorët.
Listeria është një lloj bakteri, emri i plotë i të cilit është Listeria monocytogenes dhe shkakton një infeksion që quhet listerioza, nga i cili vdesin qindra mijëra njerëz në vit në të gjithë botën. Listeria nuk është aq i përhapur sa salmonella që është një tjetër virus vdekjeprurës, megjithatë nuk duhet neglizhuar sepse në 25% të rasteve të infeksioneve janë fatale.
Infeksioni në fjalë është më i rrezikshëm tek të rriturit pas një moshe të caktuar, ata me imunitet të dobët dhe veçanërisht gratë shtatzëna sepse mund të nxisë abort. Në rastin e grave shtatzëna, simptomat e infeksionit janë të njëjta me gripin, por bakteri kalon placentën duke shkaktuar deformime të fetusit ose humbje të tij. Ky bakter gjendet kudo rreth nesh, në tokë, ujë dhe shumë produkte ushqimore si ato të mishit, qumështi i shtazëve apo nënprodukteve të tij. Në të shkuarën, ky bakter është përhapur nëpërmjet perimeve të ngrira dhe sallatave të paketuara. /Alert.al
Flamuri shqiptar vazhdon të valëvitet larg, Nelson Hysa ka arritur të fitojë titullin e parë europian në WBO për peshat e rënda. Shkodrani ia doli të mposhte Thorsten Fuchs.
Hysa e gjunjëzoi menjëherë brenda pak sekondash, teksa atmosfera në sheshin “Skënderbej” ishte elektrizuese dhe mbështetja nuk i mungoi. Fitorja e 18-të në karrierë për Hysën dhe e 16-a me “Knock Out”.
Një triumf që sjell për herë të parë në Shqipëri një titull europian. Në këtë mënyrë Hysa bën që Shqipëria të shkruajë një tjetër faqe të suksesshme në historinë e boksit.
Ka javë të tëra që qarkullojnë zërat se klubi i Juventusit është duke shikuar opsionin e blerjes të mbrojtësit shqiptar Mario Mitaj, për të rregulluar problemet e shumta që kanë në repartin e majtë difensiv të ekipit.
Megjithatë, klubi bardhezi ka qenë i zënë me punë të tjera, ku këto ditët e fundit, zyrtarizoi edhe nënshkrimin me trajnerin e ri Tiago Mota. “Zonja e Vjetër” çalon në shumë reparte dhe supozohet që do të bëjë një merkato të fuqishme, që të mund t’i mbulojë këto boshllëqe.
Tani, Juventusit i shtohet edhe një problem tjetër, sepse Mitaj ka rënë në radarët e Beshiktashit. Klubi turk thuhet që i ka bërë një ofertë konkrete Lokomotivës së Moskës për të blerë kartonin e mbrojtësit shqiptar. Këto nuk janë lajme të mira për klubin torinez, që duke parë interesimin më të lartë të turqve, mund të shikojnë për një emër tjetër që të transferojnë për repartin e mbrojtjes./PANORAMASPORT.AL