Media greke: Çmimet e larta po i detyrojën grekët të ikin me pushime në Shqipëri

“Pjatat tradicionale greke tani duken të paarritshme rreth zonës më turistike të Greqisë, qendrës së Athinës. Rritja e çmimit të fetës dhe e vajit të ullirit kanë rritur edhe çmimin e sallatës greke, e cila rivalizon apo edhe ia kalon në çmim sallatat e tjera të huaja të njohura në tavernat përreth Akropolit.

Çmimet kanë qenë gjithmonë më të larta në Plakë, Monastiraki, Thissio. Por çmimet tani janë rritur në qiell në krahasim me të kaluarën”.

Kështu shkruajnë gazetat greke, teksa bëjnë një pasqyrë të çmimeve të larta që ka revoltuar vendasit në Greqi.

Sipas televizionit Mega, një çifti për të ngrënë pranë Akropolit mund t’i duhen edhe 70 euro. Çmimi i sallatës greke për shkak të rritjes ka arritur në 14 euro, i gjiros së derrit në 21 euro dhe porcioni i musakasë 19 euro. Nga ana tjetër, shitësit flasin edhe për qira jashtëzakonisht të larta, të cilat nuk u lënë hapësirë ??për të mbajtur çmimet të qëndrueshme.

Për këto arsye, përveç Italisë, e cila është një nga tregjet klasike turistike dhe Kroacisë, e cila është rritur ndjeshëm, turizmi në Shqipërinë fqinje, ku çmimet janë dukshëm më të lira, është rritur ndjeshëm në krahasim me vitet e mëparshme.

“Kështu, ndërkohë që bukuria dhe niveli i lartë i shërbimeve kanë fituar tregun botëror turistik, edhe grekët tashmë preferojnë Shqipërinë fqinje, pasi infrastruktura e saj është përmirësuar dhe çmimet janë më të ulëta të paktën 2 deri në 3 pikë krahasuar me ishujt grekë.

Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, në vitin 2023 Shqipëria u rendit e 4-ta në nivel global për rritjen më të madhe në përqindje të ardhjeve ndërkombëtare të turistëve, duke shënuar një rritje prej 56% në 2019. Shqipëria mirëpriti 7.5 milionë të ardhur ndërkombëtarë në 2022 dhe 10.1 milionë në 2023”, raporton televizioni Mega në edicionin qendror të lajmeve.

VIDEO/ Nxehtësi përvëluese në Athinë! Termometri regjistron temperaturën… 100 gradë celcius

Athina po përballet me temperatura të larta e ekstreme. Mediat greke shkruajnë se kamerat termike kanë regjistruar temperatura, që as mund të mendoheshin.

Kamera ka kapur një temperaturë deri në 100 gradë celcius, në një rrugë shumë pranë qendrës së Athinës, afër një kamioni.

Ndërsa, në motorin e një makinerie, që është ndaluar në semafor, kamera tregon se temperatura shkon gati 400 gradë celcius.

Pritet që vala e të nxehtit të përkeqësohet në vazhdim, ku temperatura e ajrit do të shkojë deri në 43 gradë celcius./protothema/

Sipas meteorologëve në Greqi, temperaturat e larta në vendin fqinj do të vazhdojnë të jenë të tilla deri më datë 19 korrik 2024.

(Balkaweb)

U zgjodh eurodeputet i “Demokracie e Re”, mediat greke: Beleri ka siguruar lejen për tu betuar

Fredi Beleri, mësohet se ka arritur të sigurojë lejen nga autoritetet shqiptare për të marrë pjesë fizikisht në betimin e tij si eurodeputet i Parlamentit Evropian.

Sipas Protothema, Beleri ka marrë lejen për të shkuar në Strasburg dhe pritet të udhëtojë drejt Athinës të hënën në mëngjes, më datë 15 korrik.

“Nga Athina ai do të shkojë në Strasburg. Beleri pritet të mbërrijë në Eleftherios Venizelos në orën 12:30”, shkruan Protothema.

Kujtojmë se Fredi Beleri është njëri nga eurodeputetët e Demokracia e Re, partisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Parlamentin Europian, pjesë e grupimit të EPP-së.

Pak ditë më parë ai u bëri një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të lejuar pjesëmarrjen e tij fizikisht në mbledhjen e PE, që do të mbahet më 15 korrik.

Beleri është dënuar nga Apeli i GJKKO-së me 2 vjet heqje lirie me akuzën e korrupsionit zgjedhor, pasi u arrestua nga policia dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit 2023.

Gjithsesi arrestimi nuk e pengoi Belerin që të fitonte Bashkinë e Himarës, por detyrën e kryebashkiakut nuk arriti ta ushtronte pasi nuk u lejua nga shkallët e gjyqësorit shqiptar që të betohej, sikundër përcaktohet në ligj, para Këshillit Bashkiak.

Tashmë Beleri ka humbur funksionin si kryebashkiak i zgjedhur për shkak të ligjit të dekriminalizimit dhe në 4 gusht do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës.

Çfarë po ndodh? Emiljano Shullazi, niset urgjent në spitalin e burgut, zbardhen informacionet paraprake

Teksa prokuroria e Posaçme SPAK, ka çelur një hetim të tretë kundër Emiljano Shullazit për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të vrarë” Durim Bamin të kryer në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”, ai ka shfaqur probleme shëndetësore duke sjellë transportimin me urgjencë drejt spitalit të burgut në Tiranë.

Transferimi me urgjencë i tij nga ambientet e burgut 313 në Tiranë drejt spitalit të burgut, është bërë 3 ditë më parë.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë policisë së burgjeve të cilat thanë se pas marrjes së ekzaminimit dhe kujdesin shëndetësor, Emiljano Shullazi është rikthyer sërish në paraburgimin Nr.313, duke u shoqëruar me forca të shumta policie.

Prej muajit Prill 2016, Emiljano Shullazi është arrestuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, lidhur me akuzat për gjobëvënie ndaj disa biznesmenëve, përfshirë këtu dhe Ylvi Beqaj. Ndërsa 4 bashkëpunëtorët e tij përfshirë dhe Gilmando Danin kanë marrë dënimi më të ulëta.

Por teksa vuante këtë dënim, Prokuroria e Posaçme SPAK ka hapur një dosje të dytë kundër Shullazit, duke e akuzuar dhe marrë të pandehur për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj dhe shoferit të tij Artan Arsi.

Por teksa kjo çështje është në fazën e përfundimit të gjyqit në shkallë të parë, SPAK në fillim të muajit Qershor ka hapur një dosje të tretë kundër Shullazit, duke e akuzuar atë se së bashku me Ervis Martinin, Mariglen Hakaj dhe Satilijano Bashon, kanë siguruar kushtet për të vrarë Durim Bamin.

Në kohën kur janë zhvilluar këto biseda për planin e vrasjes së Durim Bamit, Emiljano Shullazi ndodhej në burg, por fliste me telefon të kriptuar “Sky”.

Juventus i vë syrin Armando Brojës, zbulohet kushti për Chelsea

Juventusi ka vënë syrin te sulmuesi i Chelseat, Armando Broja, i cili shihet si një zëvendësues ideal për Arkadiusz Milik, ndërsa ëest Ham është i interesuar për Federico Gatti, sipas Tuttosport.

Po sipas kësaj gazete, Juventus do të ishte gati ta merrte sulmuesin shqiptar, por vetëm si huazim dhe për një sezon.

Edhe nëse do të ndodhte kështu, padyshim që do të ishte një lëvizje tepër e mirë për Brojën, i cili do të ketë mundësi të luajë në një prej ekipeve më të mira të Serie A dhe të tregojë potencialin e tij përgjatë sezonit të ardhshëm.

Dasma e shumëpërfolur anë e mbanë/ Martohet sot djali i një prej njerëzve më të pasur në botë, ja shpenzimet marramëndëse

Çifti më i përfolur i momentit Anant Ambani dhe Radhika Merchant martohen këtë fundjavë. Ngjarja feston dasmën e djalit më të vogël të Mukesh Ambanit, një prej njerëzve më të pasur në botë, dhe do të zgjasë tre ditë, duke filluar nga 12 korriku dhe duke përfunduar më 14.

Festimet e dasmave do të organizohen në vende të ndryshme, duke përfshirë shtëpinë e Ambanis. Festa do të organizohet gjithashtu në Qendrën e Konventës Botërore prestigjioze Jio në Kompleksin Bandra-Kurla.Sipas raporteve, të ftuarit do të duhet të veshin veshje tradicionale dhe hindu për ceremoninë, veshje zyrtare për ditën e dytë dhe diçka më casual dhe moderne për të dielën. Detajet e ceremonisë janë mbajtur të fshehta, por pritet të jetë po aq luksoze dhe e mbushur me yje sa festimet para dasmës. Çifti ka festuar që nga marsi i kaluar, duke filluar me një hastakshar, një festë paramartesore që feston bashkimin e dy familjeve. Gruaja e ardhshme mori përgjegjësinë për dekorimet duke zgjedhur një temë të Kopshtit Botanik të Bruklinit.

Festat e para dasmës për bashkimin Ambant-Merchant kanë qenë të shumta dhe luksoze. Një nga festat ka shfaqur një performancë nga Rihanna, një ngjarje e veçantë duke qenë se artistja performon më rrallë. Kjo shënoi koncertin e parë të plotë të Rihanna-s në vite. Më pas, familja shkoi në një udhëtim lundrimi nëpër Mesdhe, me ndalesa në Kanë, Portofino dhe më shumë. Ata ftuan mbi 200 njerëz, duke përfshirë miqtë dhe familjen, duke i argëtuar me performanca nga Katy Perry, Pitbull, David Guetta dhe Andrea Bocelli. Javën e kaluar, çifti mirëpriti të ftuarit në Mumbai me një koncert privat nga Justin Bieber, ku Ambanis thuhet se i paguan atij 10 milionë dollarë për koncertin. Bieber postoi foto dhe video të ngjarjes në rrjetet sociale, duke ndarë emocionet e tij për përfshirjen në një festë kaq të rëndësishme.

A tradhtojnë futbollistët? Dedektivja zbulon rastin e veҫantë

Mbrëmjen e djeshme, detektivja Shkënda Lili, ishte e ftuar në “Top Arena”, ku u pyet për rastet e tradhtisë tek futbollistët.

Ajo tha se rastet janë të rralla, por zbuloi një rast të cilin ajo e ka investiguar.

Pa përmendur emra, detektivja zbuloi se ka qenë e dashura e një futbollisti, ajo që ka kërkuar këtë të fundit ta hetojë.

Alesia Bami: Futbollistët janë trajtuar tek ty për ndonjë tradhti të mundshme?

Dedektivja: “Në fakt nuk janë të shpeshta këto rastet tek unë. Mbaj mend një rast, ku ishte e dashura, jo gruaja, ajo që kërkonte të investigonte futbollistin.

Nuk është një futbollist me emër, është shqiptar. Nuk ishte i martuar. Unë e kam investiguar. Këtë herë nuk ka luajtur me kombëtaren, ka qenë në stol”.

Tragjike, 19-vjeçarja humb jetën pasi suImohet nga ariu

Një 19-vjeçare e identifikuar si Maria Diana ne Rumani, humbi jetën tragjikisht, pasi u sulmua nga ariu. E reja kishte shkuar për një shëtitje në mal me partnerin e saj bëjnë me dije mediet e huaja.

Mësohet se 19-vjeçarja, ka telefonuar autoritetet kur ariu i kapi këmbën dhe e tërhoqi zvarrë në një shkëmb 200 metra.

“Ajo ishte e tmerruar. Mund të dallohej nga tensioni në zërin e saj. Ajo po bërtiste ‘ariu po më afrohet gjithnjë e më shumë”, tha shefi i shpëtimit Dan Banu.

“Gjithçka ndodhi drejtpërdrejt. Partneri i saj na tha se ariu e kishte kapur vajzën nga këmba dhe në një moment e humbi nga sytë”, ka përfunduar Banu duke përshkruar momentet tragjike.

Kur shpëtuesit, të cilët më në fund vranë ariun sepse u përpoq t’i sulmonte edhe ata, iu afruan trupit të 19-vjeçares, kafsha e madhe rrethoi trupin e pajetë të vajzës.

Sipas partnerit të 19-vjeçares , të dy ishin nisur drejt Spumoasa Falls kur u shfaq ariu.

“Nuk e prisnim këtë. U përpoqa të trembja arushin, por ndodhi kjo ngjarje tragjike. Do të doja të isha në vendin e saj”, tha ai për një kanal rumun.

Vihet re se Rumania është shtëpia e popullsisë më të madhe të arinjve të murrmë jashtë Rusisë, me numrin e tyre të vlerësuar në 8,000.

Oferta marramëndëse e PSG-së për Yamal merr ‘jo’ e Barcelonës për tri arsye

As që bëhet fjalë. Kështu iu përgjigj Barcelona interesimit të PSG për blerjen e “fëmijës” mrekullibërës Lamine Yamal, i cili po shkëlqen me Spanjën në Kampionatin Europian.

Sipas informacioneve të publikuara nga EFE, klubi francez ka ofruar 250 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin 16-vjeçar, i cili do të mbushë 17 vjeç më 13 korrik.

Një ofertë e dorëzuar në selinë e Barcelonës para fillimit të “Euro 2024”, e cila iu kthye menjëherë dërguesit nga menaxheri i katalanasve, Deco, për tri arsye, mbi të gjitha.

Së pari, forca e drejtuesve Blaugrana qëndron pikërisht në kontratën e lidhur me xhevahirin sulmues deri në vitin 2026 dhe klauzolën aktuale të përfundimit prej rreth 1 miliard euro.

Së dyti, lojtari nga Esplugues de Llobregat shihet nga bordi i drejtorëve të klubit katalanas si një nga simbolet e së ardhmes së Barcelonës.

Së treti ai përfaqëson AND blaugrana. Yamal u rrit me ekipet e të rinjve të Barcelonës, ndërsa u thirr në ekipin e parë falë ish-trajnerit Xavi Hernandez. Kontrata e Yamal do të zgjatet edhe për dy sezone të tjera, kur ai të mbushë 18 vjeç.