Historiania, Nika: Ja si Haxhi Qamili dogji gjithë arkivat e Shqipërisë

Historiania Nevila Nika tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se dëmi që i është bërë arkivave në Shqipëri është i jashtëzakonshëm për shkak të luftërave dhe dorës së njeriut.

Ajo sollli në vëmendje se si gjatë kryengritjes së Haxhi Qamili u dogjën të gjitha arkivat e Shqipërisë së Mesme.

“Historia shpesh është mitizuar dhe janë lënë krejtësisht në harresë shumë figura, vetëm 10 emra jemi në gjendje të themi menjëherë si në Kosovë edhe në Shqipëri.

Dëmi që i është bërë arkivave në Shqipëri është i jashtëzakonshëm për shkak të luftërave dhe dorës sonë. Mjafton të kujtojmë kryengritjen e Haxhi Qamilit që ka djegur të gjitha arkivat e Shqipërisë së Mesme, është e frikshme çfarë ka ndodhur”, tha Nika.

Njihuni me historinë e Flamurit Shqiptar dhe ndryshimin grafik të shqiponjës nga gjeneza deri në ditët e sotme

Historia e Flamurit tonë ka një rrugë po aq të komplikuar sa vetëhistoria jonë si komb. Nga fillesat e kësaj historie kur dokumentohet për herë të parë forma grafike e shqiponjës e deri më sot, ka shumë fakte interesante e kthesa të befta historike.

Me studiuesin Jaho Brahaj, i njohur në fushën e heraldikës dhe të studimeve të historisë dhe kulturës të mesjetës shqiptare, do të flasim pikërisht për rrugëtimin historik të flamurit tonë kombëtar.

Brahaj sapo ka botuar librin “Flamuri i Kombit Shqiptar”, ku shpjegohet në bazë të hulumtimeve të suksesshme, të bazuara në materiale konkrete arkeologjike e etnologjike, se cila është zanafilla e shqiponjës dykrenore, motiv që kombi ynë e ka edhe simbol të flamurit që prej pesë shekujsh.

Ku zë fill kjo histori?

Meqenëse simbolin e flamurit tonë ne kemi shqiponjën me dy krerë, duhet që patjetër të rikthehemi në historinë e lashtë të popullit tonë dhe të bëjmë pyetjen: e kishim apo nuk e kishim kultin e shqiponjës ashtu siç e kanë pasur edhe popuj të tjerë?

Nga dokumentet arkivore, mitologjike apo kultet, faktohet se shqiponjën, shqiptarët e kanë pasur tipar të botës së tyre shpirtërore.

Kjo derisa vijmë në shekullin e VI para erës së re, ku e kemi shqiponjën të dokumentuar në artefakte arkeologjike. E kemi në Ilirinë e Veriut, në mburojën e një luftëtari ilir të gdhendur në gur, e kemi në tumat e Matit në disa variante, e kemi edhe tek kultura ilire e zbuluar nga prof Muzafer Korkuti në afërsi të Apolonisë.

Kjo pati një vazhdimësi tek ne si iliro-shqiptarë, derisa u shfaq në Europën e zhvilluar të shekullit XI-XI heraldika, e cila ishte e përcaktuar saktësisht në mënyrë grafike se cila do ishte shenja që do të mbanin administratat, administrata kishtare, formacionet e ndryshme ushtarake, shtetet, princërit, etj.

ë aty ne sërish kemi të dokumentuar shqiponja qoftë me një kokë, që e kemi tek shteti i parë i Arbërit në shek XII dhe në shek XII-XIII tek familjet feudale shqiptare si tek Muzakaj, Dukagjinët, tek Kastriotët tek Gropajt e

Ohrit dhe Dibrës, etj”. Meqë jemi te Kastriotët duhet thënë se sipas dokumenteve këtë stemë nuk e kishte vetë Skënderbeu, pasi ai e trashëgoi nga familja e tij, pra shqiponja dykrenore në fushë të kuqe ishte e trashëguar nga paraardhësit e tij.

Në 1444 në Kuvendin e Lezhës, u vendos se ky do të jetë simboli i ri i kombit shqiptar, pasi Skënderbeu u zgjodh si kryekomandant.

Pas këtij momenti e deri në vitin 1899, Flamuri nuk pësoi më asnjë ndryshim, apo jo?

Kemi dy probleme në këtë periudhë. Shpesh herë në shkrime publicistike është thënë se ka humbur shqiponja e Kastriotëve deri në pragun e Rilindjes Shqiptare.

Dokumentacioni që ofrohet, qoftë arkivor, qoftë grafik, vërteton se shqiponja dykrenore dhe flamuri i Skënderbeut nuk është harruar dhe është përdorur nëvfaza të ndryshme.

Kemi të dokumentuar shqiponjën e flamurit tonë në një hartë të vitit 1459, ku janë gjithsejv54 flamuj. Pra më 1459, kohë kur Skënderbeu ishte ende gjallë, kjo hartë vërteton se në flamur ishte shqiponja dy krenare.

Po ashtu kemi shqiponjën dykrenore të flamurit të Skënderbeut në afreskun e kishës së Rodonit, si edhe në monumentin e nipit të Skënderbeut Kostandin Kastrioti, i cili është varrosur më 1500 dhe varrin bashkë me gdhendjen e shqiponjës dykrenore e ka realizuar Donika Kastrioti.

Më 1593 kemi vulën e pleqësisë së Arbrit, ku shqiponja është ekzaktësisht ajo e Skënderbeut.

Kemi dokumentacion që thotë se shqiponjën e Skënderbeut e përdorin në flamurin e tyre malësorët e veriut që i ishin bashkëngjitur Bushatllinjve në luftën kundra Bosnjës.

Po ashtu ka shumë fakte interesante mbi Lidhjen e Prizrenit ku është përdorur flamuri shqiptar.

Në 1879 forca të panumërta ushtarake u nisën për të shkretuar e shkatërruar, Shqipërinë dhe Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

Ka një ferman të sulltanit, i cili i drejtohet kryegjeneralit turk dhe i thotë të verifikojë në mënyrë të veçantë nëse ka pasur flamuj shqiptarë gjatë Lidhjes së Prizrenit.

Dhe ai i përgjigjet se gjatë luftës që ka bërë Lidhja Shqiptare e Prizrenit për mbrojtjen e Plavës, Gucisë, Hotit dhe Grudës ka patur nga çetat luftarake flamuj shqiptar të kohës së

Skënderbeut, por nuk kanë qenë shumë rreth 20 apo 30. Kjo tregon se deri edhe Porta e Lartë ka qenë e interesuar për simbolin e tyre, i cili ishte simbol vërtetues për ta, që të ndjenin krenari për identitetin e tyre si shqiptar, e jo identitetin përgjithësues siç donte t’i paraqiste Perandoria Osmane.

Që në vitin 1879 ky simbol ka vijuar për përhapej masivisht edhe në ornamente e qëndisma popullore, megjithëse kemi etnografë të huaj që thonë se shqiponja dykrenore ka qenë në stolitë, sidomos të xhubletës dhe të disa zonave të thella malore, motiv dekoracioni artistik paraskënderbejan. Kjo vërteton që simboli ynë nuk ka lidhje me kulturën bizantine.

Në qoftë se ne e kemi të dokumentuar në shek e VI para erës së re, në truallin ilir në disa vende shqiponjën dykrenore, atëherë nuk mund të themi se e morëm nga Bizanti, por duhet të pyesim:

Bizanti nga kush e mori dhe si u krijua?

Bizanti u krijua duke asimiluar dhe përthithur kulturat e popujve që kishte pushtuar.

Bizanti mund ta ketë marrë nga ne dhe më pas ne e kemi rimarrë në një formë tjetër grafike.

Sepse në heraldikë në perandorinë bizantine si simbol përcaktues e kemi vetëm në fund të shekullit IX dhe në fillim të shekullit X. Kjo është gjendja e formës grafike të shqiponjës, formë e cila erdhi deri në vitin 1899.

Nga ky moment deri në shpalljen e Pavarësisë, cila qe rruga e flamurit?

Më 1899 Faik Konica në Bruksel fabrikoi një sasi flamujsh kombëtar. Aty shohim që ndryshoi forma grafike e shqiponjës. Kjo ishte një mençuri për të përballuar vështirësitë të kohës sepse shqiptarët kishin një vend të panjohur. Kishte disa shtete të afirmuara e me traditë si Rusia, Serbia, Mali i Zi, Austro-Hungaria, Lidhja e Shenjtë Romake, që kishin shqiponjën dykrenore. Ndaj doli detyra që ta individualizonin shqiponjën shqiptare. Ata arritën t’i ngrenë pak flatrat e saj në mënyrë që ajo të dallohej prej të tjerave. Kjo solli për hir të së vërtetës një farë pështjellimi, pasi filluan të përdoren disa variante. Këto variante vijuan të praktikohen nga çetat kryengritëse, nga shoqatat nga klubet kulturore, etj derisa vjen 28 nëntori i 1912-s, kur ngrihet një flamur, të cilit ia njohim formën klasike të tijën. Me shpalljen e Pavarësisë të gjithë shqiptarët filluan të përdorin flamurin e Ismail Qemalit të 28 nëntorit.

Flamuri kombëtar pa yll ku përdorej?

Fjalori enciklopedik shqiptar i botuar në vitin 1985 thotë se flamuri kombëtar shqiptar është flamuri itrashëguar nga Ismail Qemali me ndryshimet e tij në vazhdimësinë e kohës, por pa yll. Flamuri me yll përdorej në institucione shtetërore. Ndërsa në shtëpitë e shqiptarëve në festa familjare, sikurse edhe ndër shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë etj., përdorej flamuri pa yll.

Pas vitit 1990, a ndodhën ndryshime të tjera në Flamur?

Me lëvizjet demokratike të fundvitit 1990 dhe fillimit të 1991, në administratën shtetërore shqiptare pati një rrëmujë sa i takon përdorimit të flamurit. Disa përdornin flamurin me yll e disa të tjerë flamurin pa yll, megjithëse zyrtarisht ishte e caktuar përdorimi i flamurit me yll. Po në mënyrë demokratike, por jo legjislative është ngritur në sheshin e Tiranës në një miting shumë të madh në verën e 1990, flamuri pa yll.

Me këtë rast edhe disa institucione e hoqën yllin. Dhe pas kësaj u prit derisa u vendos në kushtetutë për flamurin pa yll e nga ky moment e deri më sot është ky flamur që kemi sot dhe është e sanksionuar me ligj forma e tij grafike

Prapaskenat e shpalljes së Pavarësisë: Oficeri ia dorëzoi letrën autoriteteve austriake në Shkodër dhe qysh atëherë, edhe me nxitjen e Faik Konicës, Austria e humbi besimin ndaj Ismail Qemalit…

Nga Sejfi Vllamasi

Nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, mbërrijnë delegatët e popullit dhe një shumicë patriotësh, prej brenda e jashtë Shqipërisë dhe, më 28 nëntor të vitit 1912, në mes të një entuziazmi të madh, pas 450 vjet robërie, u ngrit flamuri kombëtar dhe u shpall pavarësia e Shqipërisë. U formua një qeveri nën kryesinë e Ismail Qemalit, në të cilën merrte pjesë edhe Preng Bibdod Pasha, si nën kryeministër dhe Esat pashë Toptani si ministër i Brendshëm. Kur Ismail Qemali mbërrin në Vlorë, Seit Qemali, Murat Tërbaçi, Alem Mehmeti dhe shumë patriotë të tjerë, si rezervistë, luftonin kundër ushtrisë greke në Llogara. Këta, me t’u informuar mbi qëllimin e ardhjes në Vlorë të Plakut, e ngritën flamurin kombëtar në ballë të luftës, para se të ngrehej në Vlorë.

Në të njëjtën kohë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, mbërrijnë delegatët e popullit dhe një shumicë patriotësh, prej brenda e jashtë Shqipërisë dhe, më 28 Nëntor të vitit 1912, në mes të një entuziazmi të madh, pas 450 vjet robërie, u ngrit flamuri kombëtar dhe u shpall pavarësia e Shqipërisë. U formua një qeveri nën kryesinë e Ismail Qemalit, në të cilën merrte pjesë edhe Preng Bibdod Pasha, si nën kryeministër dhe Esat Pashë Toptani, si ministër i Brendshëm. Juridiksioni i kësaj qeverie shtrihej deri në Berat, Skrapar e Elbasan, pasi ushtria turke, ndodhej në Fier e Lushnjë, në pritje për t’u imbarkuar për në Turqi.

Dukë de Monpanisie, nga familja e Burbonëve francezë dhe pasanik i madh, me nxitjen e Albert Gjikës dhe të ambicionit të vet, i shoqëruar nga Mark Kakarriqi dhe Pjetër Goxhamani, me jahtin e vet niset nga Brindizi dhe duke e çarë bllokadën greke, mbërrin në Vlorë, ku paraqitet kandidat për fron të Shqipërisë. Ismail Qemali në parim, e pranon kandidaturën e tij, por për të marrë pëlqimin e Parizit e të Londrës, i shoqëruar nga Isa Boletini, me kostum kombëtar, nga Luigj Gurakuqi dhe Pandeli Cali, bashkë me dukën zbret në Brindizi dhe shkon në Paris e në Londër, ku opinionin e gjeti në favor të Princ Vidit. Vetëm duke përfituar prej rastit, me hapat që bëri pranë qeverive anglo-franceze, arriti të zhbllokojë bregdetin shqiptar, nga flota greke.

Esat Toptani vjen në Vlorë, por, pasi Vlorën nuk e gjeti një ambient të përshtatshëm për planet e tij të mëtejshme dhe për sigurimin e jetës së tij, pas dy ditë qëndrimi, kthehet në Durrës, ku fillon përpjekjet e tij për formimin e qeverisë së re. Në Vlorë, ka qenë përgatitur një atentat kundër jetës së Esatit, por Isa Boletini heq dorë, pasi këshillohet me Ismail Qemalin, sepse ky i fundit, e ndalon rreptësisht një tentativë të tillë. Ismail Qemali në parim ka qenë kundra vrasjeve politike.

Filluan intrigat dhe komplotet e zakonshme kundra Qeverisë së Vlorës. Bektash Cakrani, i kompromituar për marrje të hollash nga Greqia, për ta zgjeruar kufirin e saj në dëm të tokës shqiptare, kur nuk dihet me siguri, por dyshohet edhe për Qemal Bej Vrionin, për shkak se nuk iu pranua dëshira e tij, për ta bërë Cakranin qendër nënprefekture, mbledh një fuqi dhe kërcënon Qeverinë e Vlorës, me kryengritje. Por qeveria me të shpejtë për kundra tij, dërgon një fuqi nën komandën e Salih Vranishtit dhe Hysni Toskës dhe pasi e shpartallon fuqinë e tij, i digjen shtëpitë dhe dyqanet. Bektashi ka qenë në marrëveshje, edhe me Esatin.

Nga ana tjetër, Dervish bej Biçaku, miku besnik i Esatit dhe kundërshtari i betuar i kushëririt të tij, Aqif pashë Elbasanit, që në atë kohë ka qenë prefekt i Elbasanit, i Qeverisë së Vlorës, në tetor të 1913-ës, mblodhi një fuqi kundër qeverisë, duke bërë propagandë me kuran në dorë në popull, për kryengritje. Edhe kundër tij dërgohet një fuqi, nën komandën e Hysni Toskës, i cili bashkë me fuqitë e Aqif Pashës në Gododesh, e shpartalloi Dervishin aq keq, sa detyrohet të lerë në fushën e betejës kalin, dylbitë dhe kuranin. Dervish Biçaku, nga ana tjetër me kuran në dorë, ka bërë propaganda nëpër fshatrat, duke thënë se Princ Vidi dhe Aqif Pasha, do të na prishin fenë.

Populli i Pindit ka qenë për bashkimin e Pindit me Shqipërinë. krerët e tij, që dimëronin bagëtinë në Konispol e Delvinë, zgjedhin një komision dhe e dërgojnë në Vlorë, për t’i deklaruar Ismail Qemalit se populli i Pindit, e ka vendosur ta lidhë fatin e vet me fatin e Shqipërisë dhe për realizimin e këtij qëllimi, janë gati të luftojënë kundër Greqisë, bashkë me shqiptarët. Ismail Qemali e pranon në parim, por Fejzi Alizoti merr vesh dhe e lajmëron Komisionin e Kontrollit, i cili revoltohet kundra Ismail Qemalit.

Njëkohësisht xhonturqit dërgojnë në Shqipëri kapiten Beqir Grebenenë, me 4-5 shokë, me qëllim që të bëjnë propagandë për një princ turk, për mbret në Shqipëri, duke pasur për kandidat Izet Pashën nga Serfixheja, ish-ministër i Luftës me origjinë shqiptare. Xhonturqit tentuan për një gjë të tillë, me qëllim që Shqipëria të bëhej përsëri vasale e Turqisë dhe kështu të evitonin pasojat fatale që do të pësonte Turqia, nga pavarësia shqiptare.

Në planin e Beqir Grebenesë, përveç mjeteve legale, që do të përdorshin për t’ia arrirë qëllimit, figuronte edhe një grusht shteti. Por lumtërisht, qëllimi i Beqir Grebenesë diktohet dhe me gjithë shokët e tij, arrestohet në Vlorë, nga ana e Komisionit të Kontrollit, i cili formon një gjyq special, nën kryesinë e gjeneral Deverit, kryetar i misionit ushtarak holandez, për organizimin e xhandarmërisë shqiptare, me anëtarë: kapiten Kasëm Sejdinin, kapiten Xhavit Leskovikun dhe dy civilë të tjerë.

Syrja e bej Vlora dhe i famshmi jurist dhe erudit Jorgji Çaku, kur nisen nga Stambolli për Vlorë, këshillohen nga xhonturqit që të bashkëpunonin me Ismail Qemalin, për ta prurë Izet Pashën mbret në Shqipëri. Por këta të dy lajmërojnë ambasadorin e Austrisë në Stamboll, për t’u informuar mbi politikën austro- hungareze mbi çështjen e mbretit të Shqipërisë dhe, më vonë kur erdhën në Vlorë, dualën dëshmitarë akuze kundër Ismail Qemalit, bashkëpunimi i të cilit me Beqir Grebenenë, vërtetohet nga gjyqi special i Vlorës. Ismail Qemali, ka qenë njeriu i Antantës, i anglo-francezëve dhe duke qenë i bindur se anglo-francezët, mund të preferonin zgjedhjen e një princi turk, në vend të një princi gjerman, mund të jetë komplikuar në këtë çështje, për të fituar simpatinë e Antantës, në favor të Shqipërisë.

Ismail Qemali bënte një politikë asnjanëse, kundrejt Austrisë dhe Italisë, ndërsa Austro-Hungaria, donte diçka më tepër se kaq. I tronditur nga një presion i tillë, ai me një oficer të besuar, i dërgon një letër konfidenciale, admiral Cecil Bornes (anglez) kryetar i Komisionit ndëraleat në Shkodër, duket për t’u këshilluar me Londrën, meqenëse gjithë jetën ka gëzuar simpatinë e saj.

Por personi në fjalë, për kureshtje e hap letrën dhe me të kuptuar përmbajtjen e saj, preket tepër, pasi si gjithë nacionalistët e asaj kohe, e adhuronte Austrinë, e cila qoftë edhe për interesin e saj, për krijimin e shtetit shqiptar, shkonte derisa të lozte kartën e fundit, dhe kështu ia dorëzoi letrën, autoritative austriake në Shkodër. Qysh atëherë, Austria e humbi besimin ndaj Ismail Qemalit. Ky mosbesim, u shtua edhe më tepër me nxitjen e Faik Konicës, të Dervish Himës dhe të tjerë austrofilëve dhe ajo vendosi të përkrahë Esat Toptanin.

Përveç Preng Pashës, Aqif Pashës, Abdi bej Toptanit, të dalluar si patriotë, dhe krerëve kosovarë, e tërë paria e Shqipërisë, ashtu dhe intelektualët; Faik Konica, Mit’hat Frashëri, Mehdi Frashëri, Dervish Hima, Abdyl Ypi, Nexhat Libohova e tjerë, u kthyen kundra Ismail Qemalit. Ky kundërshtim, përveç disa gabimeve të Ismail Qemalit, rrjedh edhe nga ambiciet dhe inatet personale.

Komisioni i Kontrollit, duke u bazuar në implikimin e Ismail Qemalit, në marrëveshjen që bëri me popullin e Pindit, për të tentuar modifikimin e kufirit të jugut, të caktuar nga Konferenca e Ambasadorëve, ashtu edhe të implikuar në çështjen e Beqir Grebenesë, për një princ turk, e këshillon Ismail Qemalin, të japë dorëheqjen nga kryesia e qeverisë. Ai menjëherë dha dorëheqjen dhe u largua nga Shqipëria.

Luftërat e dibranëve mes Luftës Ballkanike

Me shkatërrimin e ushtrisë turke më 1912, fuqitë dibrane ndahen tresh:

1-Me në krye Selman Alinë e Llan Kaloshin, etj., shkuan për të mbrojtur garnizonin e Shkodrës kundra serbëve e malazezëve, nën komandën e Hasan Riza Pashës, e më vonë të Esat Toptanit.

2-Një pjesë tjetër me në krye Elez Jusufin, Shaban Lushën etj., shkuan në Kolosnjan (Bicaj), për të penguar përparimin e serbëve që vinin nga Kosova. Elezi ishte i pajisur me një artileri të vogël, prej dy topash. Në këtë luftë mjaft të ashpër, Elezit i është thurur kënga që këndohet edhe sot në popull, prej të cilës po japim disa vargje:

Krisi pushka gjimoi toka,

Vjen Elezi me dy topa.

Krisi topi gjimoi kepi

Kujtoi serbi se asht mbreti.

Nuk asht mbreti mor Serbi,

Asht Elezi, me malësi

Ndërsa lufta vazhdonte në Lumë, serbët me fuqi të tjera, duke kaluar nëpër Maqedoni, arrijnë në Malësitë e Dibrës së Madhe, ku u ndeshën me fuqitë dibrane, të komanduara prej krerëve të Dibrës së Epër. Në këtë luftë, serbët përdorën taktikën e kompromisit me anë të maqedonasve vendës, si Todo Bojaxhiu, tregtar grosist, të cilin e futën si ndërmjetës për t’i bindur krerët se ata (serbët), nuk do të kaloshin nëpër tokat shqiptare, përveç Dibrës së Madhe (qyteti), që ishte vend strategjik. Në këtë mënyrë, fuqitë dibrane tërhiqen dhe shkojnë në rrethet e tyre, kurse serbët futen në qytet.

Por serbët dinakë nuk e mbajtën fjalën që dhanë. Më vonë dërgojnë fuqi ushtarake në vendet e ndryshme kyçe të Dibrës dhe mundohen të arrestojnë Elez Jusufin, i cili mundi t’i shpëtojë rrethimit, në mënyrë mjaft të guximshme dhe misterioze. Nga ana tjetër, një fuqi serbe kalon urën e Topojanit dhe del në Malësinë e Grykës së Vogël. Në katundin Mazhicë, kërcet pushka, së pari me barinj, dhe menjëherë fillon lufta me armikun. Pas kësaj Malësia e Madhe, Gryka e Vogël e, Gryka e Madhe, Bulqiza e Gollobërdha dhe gjithë populli ,lajmërohen nga patrioti veteran Mersin Dema, që të bëjnë një mbledhje në varret e Shupenzës, e cila quhet Kuvendi i atdheut dhe sipas zakonit, lidhin besë (bëjnë itifak) për ta luftuar ushtrinë serbe.

Pak ditë pas besëlidhjes, serbët, për t’i okupuar të gjitha krahinat e Dibrës, kalojnë Drinin dhe dalin në Grykë të Vogël, në katundet Topojan e Mazhicë. Atëherë populli, sipas besës që pati lidhur, u ngrit kundër ushtrisë serbe, duke e filluar luftën në katundin Mazhicë e Topojan, ku mori pjesë edhe Malësia e Peshkopisë. Serbët thyhen dhe tërhiqen me anë të Drinit, në rajonin e Maqellarës, në fshatin Vojnik, ku mbetet i vrarë komandanti i ushtrisë serbe, gjeneral Ferdinandi. Atëherë Mersin Dema, i ndan fuqitë në tri pjesë:

1-Te ura e Topojan-it;

2-Në kodrat e katundit Gjoric;

3-Te Ura e Spilës.

Ndër këto vende, lufta vazhdon tri javë. Atëherë serbët, duke e parë të pamundshme zbërthimin e frontit në këto drejtime, marrin një drejtim tjetër dhe, duke kaluar nga malet e Strugës e të Gollobordës, u marrin krahët fuqive dibrane, të cilat tërhiqen dhe marrin pozicione të reja, duke zënë Qafën e Murrizës (mali i katundit Bllac) dhe shkrepin e katundit Gjuras, ku lufta vazhdoi 5 ditë. Në këtë luftë u vranë mjaft dibranë, midis të cilëve u vra edhe Hysen Dema. Shqiptarët përpara fuqive të mëdha serbe, tërhiqen në Mat. Këta, mbasi u organizuan në Mat, bashkë me matjanët, e zunë pozicionin e tretë në Qafë të Murrës dhe në Qafë të Buallit. Këtu, lufta vazhdoi për një kohë të gjatë dhe serbët, nuk përparuan më. Kësaj lufte, iu dha emri; “Lufta e Malësisë”.

Pjesa tjetër e Dibrës, përgatitet për një revolucion të përgjithshëm kundër armikut, duke i vendosur fuqitë në Shumbat, Peshkopi dhe te Ura e Lushës. Tërthorazi, shkuan edhe disa vetë nga Dibra e Poshtme, në këtë luftë.

Lufta e Vllajnicës

Në këtë kohë pritej nga çasti në çast, një kryengritje e përgatitur përkundra armikut. Krerët e Dibrës kishin vendosur, ta bëjnë kryengritjen pa caktuar datën, por populli i shtytur nga ndjenjat patriotike, spontanisht, fillon luftën te Ura e Lushës, më 15 gusht 1913. Në të njëjtën kohë, fillon lufta edhe në Shumbat, ku armiku thyhet mjaft keq. Pjesa më e madhe e ushtarëve, vritet. Mbeturinat kapen rob, kështu që s’mund të kthehet asnjë këmbë ushtari në Peshkopi, ku ishin përqendruar forca të mëdha.

Fuqitë dibrane, marshojnë në drejtim të qendrës (Peshkopi). Armiku prej këtej, bën qitje artilerie pa pushim. Kur forcat ndodheshin te Vorret e Pilafit, nën breshrin e plumbave të mitralozit, malësori i quajtur Mehmet Skepi, një burrë me mustaqe kapadai, u bën thirrje shokëve, se: “Ai që vdes sot, asht i pavdekshëm”, dhe thërret që ta kapin armikun të gjallë.

Atëherë populli me një vrull të pathyeshëm, sulmon me besa-besë dhe futet në lagjet e qytetit. Këtu plagoset rëndë Azis Lusha. Ndërsa shokët e tij, mundohen ta tërheqin, ai u thotë: “Më leni të vdes këtu, se kjo më duket vdekja ma e ëmbël, kundra armikut” dhe me këto fjalë vdes. Mbasi u shpartallua ndër kazermat ushtarake, armiku tërhiqet dhe futet në lagjet e qytetit. Malsori Ibrahim, pasi ndeshet në një rrugicë me një togë ushtarësh nga të cilët vret katër, por edhe vetë, plagoset rëndë. Kur shkuan shokët që ta ngrenë, u thotë të mos merren me të, por të shkojnë përpara, që të vrasin ata që kanë mbetur. Këto janë vetëm disa pak shembuj të heroizmave të dibranëve, në luftë kundër armikut për mbrojtjen e atdheut.

Dibra e Epërme, me të dëgjuar ushtimën e artilerisë në Dibër të Poshtme, filloi të grumbullohet në qendrat rreth krerëve, për të marrë vendime lufte kundra armikut, mbasi vëllezërit e tyre, po luftojnë. Vendet e grumbullimit të popullit, qenë në Maqellarë, Kërçisht, Homesh dhe Sepetovë. Një i quajtur Karaman Popinara nga katundi Popinarë, një burrë me perçe të gjatë, i armatosur me një martinë të kohës, i shoqëruar prej 20-30 trimave, pasi vjen në katundin Kërvisht, ku gjinden të grumbulluar 3-400 vet, pas përshëndetjes, i drejtohet e i thotë Maliq Kërçishtit: “Pse pret më? Na prij përpara, se koha nuk pret”! Atij iu tha se ende nuk kemi marrë lajme nga Dibra e Poshtme, nëse lufta ka filluar me siguri.

Por Karamani tha se; “lufta ka fillue mbasi në katundin tonë, ndigjohen fare mirë topat, që shtihen në Peshkopi” dhe u bëri thirrje krerëve, duke thënë: “Qohu burra, të mos rrimë kot, të marshojmë kundra armikut dhe me shpresë të Zotit, do të ndalemi në Belgrad”. Me këtë hov kjo turmë e popullit, marshon drejt qytetit të Dibrës, në të gjitha drejtimet. Në afërsitë e qytetit, në katundin Krifcë, u bënë përpjekjet e para dhe, mbas një lufte të rreptë me pararojën serbe, të përbërë prej një regjimenti të pajisur me mitraloza e artileri të lehtë, e shkatërruan krejt. Qyteti sulmohet nga ana e perëndimit, prej fuqive të Malësisë së Grykës së Vogël e, Gollobërdës. Kështu, mbas luftimesh të ashpra, qyteti i Dibrës pushtohet dhe forcat e mbetura të armikut, tërhiqen drejt Rekës e Gostivarit.

Forcat e armikut që ndodheshin në Peshkopi u asgjësuan në luftë prej malësorëve të Dibrës së Poshtme dhe këta të fundit, pa u ndaluar aspak, arritën në Dibrën e Madhe për të ndihmuar vëllezërit e tyre, të angazhuar në luftë kundër të njëjtit armik. Dibranët, të gjithë të bashkuar, e ndoqën armikun këmba-këmbës drejt Gostivarit. Në Vllajnicë e Mavrovë, armiku kishte vënë forca të mëdha, pasi vendi ishte i favorshëm strategjikisht për mbrojtje. Në këto pozita, lufta vazhdoi 20 e ca ditë. Heroizmat e dibranëve janë të papërshkrueshme, në raste të tillë njeriu s’kursen as jetën, për të mbrojtur vendin e vet. Trimëria dhe përpjekjet e shumë personave, shquhen kudo në frontet e luftës. Për të mos u harruar kjo heroizmë, populli i thuri këngën kësaj lufte, që sot e kësaj dite, këndohet ndër malësorë. Ja disa vargje:

Ditën e dielë, ditë pazari,

Emër bani komandari.

Komandari, i biri Shkinës,

S’i ke njoftun djemt’e Dibrës,

Djemt’e Dibrës, djemt’e malit,

Që ta plasin kapakn’e ballit.

Por armiku solli fuqi të reja, me të cilat bëri sulmin. Fuqitë dibrane bëjnë kundërsulme, për të përforcuar pozitat e tyre. Këtu mbetet i vrarë luftëtari Emin Beg Çela, i Dohoshishtit. Pas dy ditë lufte të përgjakshme, duke e parë veten të kërcënuar nga një divizion armik i ardhur nga Manastiri e Struga gjatë luginës së Drinit, me qëllim që t’u binte pas shpine, forcat dibrane, u detyruan të tërhiqeshin nga fronti. Duke u zmbrapsur tërhoqën me vete dhe fëmijët e gratë, për të kaluar sa më shpejt, më atë anë të Drinit.

Armiku gjente kudo pengesa, prej praparojave të fuqive tona. Në Malin Skertec, bëhet rezistenca e fortë kundër armikut, për t’ia penguar përparimin dhe këtu vriten Xhetan Kaloshi dhe Xheladin Shehu. Në këtë mënyrë, i gjithë qarku i Dibrës zbrazet dhe popullata merr rrugën e emigrimit, për Tiranë e Elbasan. Armiku, duke e gjetur vendin shkret, e plaçkiti dhe i vuri zjarrin të gjithë Dibrës. Dibra digjet, për të dytën herë.

Memorie.al

Drejtori i Muzeut: Si kërkonte Serbia e Rusia të merrnin Portin e Shëngjinit

Drejtori i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë, Istref Dobi, ka rrëfyer në vitet 1913-1914 Serbia kërkonte që të merrte Portin e Shëngjinit, të Durrësit dhe të Vlorës.

Ai tha se fillimisht fuqitë e mëdha vendosën që t’i jepnin Serbisë Portin e Shëngjinit, në këmbim që Shqipëria të shtrihej deri në Pejë.

Por më pas sipas tij, deklaratat e Serbisë që porti do të përdorej edhe për armatime e municione nuk tingëlluan mirë te ndërkombëtarët, pasi ekzistonte frika se porti do të përdorej edhe nga Rusia për anijet ushtarake, që mund të sulmonin Italinë, gjë që bëri që marrëveshja të dështonte.

“Në momentin që Shqipëria u shpall e pavarur, ajo ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Më pas në 1913 u vendosën kufijtë e Shqipërisë në Londër. Një diçka që mua më pëlqen shpesh ta shpjegoj, ka qenë problem që Serbët me ndihmën e Rusëve, të kishin një dalje në det përmes një porti, ku kërkuan Portin e Shëngjinit, të Durrësit dhe Vlorës.

U vendos nga fuqitë e mëdha për portin e Shëngjinit. Do të lidhej një hekurudhë nga Shëngjini në Istog e pastaj në Beograd. Kjo do të ishte edhe një vijë ndarëse me Malin e Zi. Për këtë port, Fuqitë e Mëdha do të lejonin që Shqipëria të shtrihej deri në Pejë.

Por serbët kishin shkruar se porti do të përdorej edhe për armë e municione dhe kjo nuk u shkoi për shtat fuqive të mëdha, pasi ato menduan se anijet ruse të armatosura nga Shëngjini mund të shkonin edhe në Itali dhe kjo bëri që të hidhej poshtë mundësia e dhënies së Portit të Shëngjinit”, është shprehur Dobi.

Lojërat e Fuqive të Mëdha dhe dokumentet që konfirmojnë përkatësinë shqiptare të Shën Naumit

Projektet ekspansioniste të fqinjëve tkurrën Shqipërinë në vetëm një të katërtat e territorit natyral ku shqiptarët janë identifikuar ndër shekuj.

Ai territor i takonte Shqipërisë, por po mbahej padrejtësisht i pushtuar. Ndërsa shqiptarët kërkonin lirinë, në arenë po luheshin interesa të ndryshme dhe Shqipëria kishte pak aletë për ta mbështetur.

“Duke filluar nga 20-26 do të vësh re se Fuqitë e Mëdha, aleatë që ishin pjesë e konferencës së ambasadorëve, në momente të caktuara ranë dakord me vijën kufitare, në momente të tjera ku mplekseshin interesa të tyre dhe politike dhe ekonomike do të ishin kundër”, u shpreh Prof. dr. Kaliopi Naska, historiane për “Inside Story”.

Ky dokument tregon se zvarritja e kufijve shqiptarë acaroi edhe fuqitë e mëdha. Nëpërmjet një note, në tetor 1922, katër fuqitë e mëdha, Anglia, Franca, Italia dhe Japonia, kërkojnë shqyrtimin e çështjes së Shën Naumit në komisionin e kufijve.

Në vitin 1922 komisioni i kryesuar nga Enrico Telini shkoi në Strugë dhe në Shën Naum për ndarjen në terren. Në dhjetor të atij viti, Konferenca e Ambasadorëve shprehet zyrtarisht për Shën Naumin si territor brenda kufijve të Shqipërisë.

“Vetë konferenca e ambasadorëve, pasi e mori në shqyrtim në vitin 1922 deklaroi se shprehja “deri në manastirin e Shën Naumit” nënkupton që ky Manastir i takon Shqipërisë. Dhe u mendua që u mbyll, por serbët e kundërshtuan dhe interesat e Francës që në atë kohë donte ta bënte aleat bëri që të ndryshonte qëndrim. Franca bëri çmos, lëvizi të gjitha letrat, bindi edhe Britaninë e Madhe për ta parë edhe njëherë çështjen e Shën Naumit’”, u shpreh për “Inside Story”, Prof. Dr. Paskal Milo, historian.

Për serbët kjo ishte e papranueshme. Ata e kundërshtuan vendimin dhe u shprehën se nuk do ta njihnin asnjëherë si territor shqiptar. Madje, serbët dërguan përforcime në zonën përreth dhe përzunë me forcë priftërinjtë shqiptarë. Këtu fillon një piruetë e Fuqive të Mëdha.

“Përfaqësuesit e qeverisë franceze filluan ta kundërshtojnë, të mos bien dakord megjithëse në vendimmarrje ishte dakord. Madje më 1923-shin qeveria serbo-kroate-sllovene hoqën priftërinjtë shqiptarë dhe filluan të vinin forca të armatosura për të qenë në gatishmëri madje filluan ta zbehin këtë vendim duke futur edhe fuqitë aleate. Me ndërhyrjen edhe të Anglisë iu drejtua përsëri Lidhjes së Kombeve”, u shpreh Prof. Dr Kaliopi Naska, historiane. /TCH/

https://fb.watch/oDXMAcR48a/

30 υjeç ari nga Tirana gjen të fe. jυαrën në kafe, aty ndοdh hαtαja (VIDEO)

Një 30 vjeç ar ka kapur mat të dashurën me një tjetër.

Sipas gazetares së “Aldo Morning ShoW”, i riu ka ten.tuar të nxjerrë me forcë të dashurën nga lokali, ndërkohë që askush nga ata që kanë parë ngjarjen nuk ka ndërhyrë.

“Një 30 vjeç ar në rrugën e Durrësit ka kapur të dashurën në kafe me një person tjetër dhe ka tentuar ta nxjerrë atë me forcë.

Njerëzit kanë menduar se ajo ka qenë motra. Por, më pas kanë kuptuar se ajo ishte e fejuara”

Iu kërkοjnë të fΙεjnë në këmbim të nοtës, ky është universiteti shqiptar që ka nυmrin më të Ιartë të ρedagogëve “q.ejfΙiηj”

Një anketim i kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, që u shtri në katër universitete në vend, në atë Shkodrës, Durrësit, Elbasanit dhe Vlorës.

doli në përfundimin se një në katër studentë ka qenë subjekt i kërkimit të favoreve sek.suale në këmbim notës. 

Sipas anketimit, pjesë e të cilit janë bërë rreth 1800 studentë, ky fenomen rezulton më i përhapur në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, kryesisht tek Fakulteti i Shkencave Humane.

Lidhur me këtë dukuri negative, ka folur edhe juristja Rovena Vuksani. Ajo tha: Në Universitetin e Elbasanit janë pranuar dhe etiketuar raste konkrete ku pedagogët kanë kërkuar favore në këmbim të notës”.

Po përveç favoreve s.eksuale, një tjetër formë abu/zimi e pedagogëve është mitm/arrja.

Vuksani shtoi: Lidhur me mitmarrjen pranohet se paratë kërkohen si nga pedagogët ashtu dhe stafi administrativ i Universiteteve, siç janë sekretaritë,

që kërkojne para në këmbim të ofrimit të listave të notave apo dokumenteve që çdo student ka të drejtë t’i marrë nga Universiteti ku studion”.

Gjithashtu një tjetër problem që konstatohet sipas Vuksanit është imponimi ndaj studentëve për blerjen e librave me autorë vetë pedagogët.

Më tej juristja vijoi: Nga ana tjetër studentët kanë parashtruar problematika lidhur me mënyrën apo procedurën sesi jepen bursat, praktikat profesionale.

Shumica prej tyre sidomos për bursat jashtë Shqipërisë pretendojnë se ka ndërhyrje të ndryshme nga stafi pedagogjik, ashtu edhe nga stafi i administratës së Universiteteve”. 

Kjo g. rυa e ρaguan një b. υrrë, Arsyeja do ju Ιërë pa fjαΙë…

Po, ka edhe kështu. Mos u cudisni me këtë grua, e cila po kërkon dikë që t’i marrë ‘kontrollin’ e jetës dhe ta ndihmojë atë të marrë të gjitha vendimet e saj për një muaj.

Për këtë, ajo është e gatshme të paguajë plot 2200 euro. Ky person, që mediat britanike nuk e kanë identifikuar, është nga Bristol, Angli.

Sipas “The Sun”, ajo ka nxjerrë njoftimin në Bark.com e po kërkon ndihmë. 

Thotë se ai që lamë pas, ka qenë një vit i keq. “Hi, pak e çuditshme kërkesa ime, por në thelb, ndihem sikur kam nevojë për dikë që të marrë vendimet e mia për mua.

Unë kam pasur një vit të keq dhe do të doja që dikush të merrte “kontrollin” e jetës sime.

Unë nuk kam asnjë ide nëse ekziston një gjë e tillë, por kam vendosur të kërkoj, prandaj mendova se ishte me vlerë.

Jam e gatshme për të paguar 2000 Paund”, shkruan ajo.

Gruaja ka shpjeguar edhe gjërat e tmerrshme që i kanë ndodhur, mes tyre marrëdhënia e keqe me të dashurin,

si dhe humbjen e një sasie parash që ajo i kishte dhënë një miku, ndërsa udhëtonte në Zelandën e Re.

“Unë jam plotësisht e paaftë për të bërë zgjedhjet e duhura me veten time”, shkruan ajo

Βυ.rri im ka nd errυαr jetë, por u berα nυ. sja e kuηatit pa dαshjen time

Pershendetje, nese bon pa emer ish kon mire sepse shume kom nevoj per mu shpreh sepse nuk e kom kerkon qe mem kuptu as perk/rahjen e familjes nuk e kom.

Jom met shume keq ne nje pozit shume tpa lakmushme qe as arm/ikun tem ma tma/dhin skisha pas qef me pa qashtu.

Jom nje gru qe ka qene e martume per njerin ma tmre/kullushme nbote.

Krejt i dojm partneret tan ama une shume e kom dasht burrin tem po fatkeqsisht Zoti ma ka marr prej ksaj bote se tasht nuk jeton ma.

Ka bo ndeshje mas 1 vit martes edhe ma une skom mujt kurr me besu qe muj me dasht kerkon qashtu ashtu siq e kom dasht burrin tem.

U kon njeri i urt, i qete, i ndegjushem, i kuptushem me tonat. Ska pas dite qe jom qu prej gjumit qe sja kemi shpreh njani tjetrit dashnin edhe jo qe ishim frike te martum

sepse kemi pas lidhje tgjat para martese po ska pas njeri qe mka flejt ne shpirt mem kuptu sikur aj.

Ska pas njeri qe ka mujt mem shti me bo diqka kunder tij ose me u perla me to sepse fjalt e tjerve si kem shti kurr nvesh. Jemi kon q/ift i fort edhe ska pas ma tda/shurum se sa na.

Per fat keq, na ka qu neve Zoti hise ni vlla bu/dall qe e ka drog/axhi me tonat tzeza.

Si nata me diten nkra/hasim me burr temin o Zot ski qka sheh ma shume rrrin i dro/gum se sa i kfjellt.

Krejt id/iot edhe plus sjelljet katastrof ndaj familjes si vjehrrit si vjehrres, mo mu e burrin tem sna bojke hesap hiq na ishem magjup per to.

Kur u kry e pa/mja e burrit tem ja nisa mi palu teshat nkofer qe mu kthy te familja jem, skish shanca ma me nejt aty pa burr po vjen vje/hrra edhe pom nal po thot prit bije kadal.

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen euro me dollarin, çpo ndodh me paundin?

Dollari amerikan blihet me 92 lekë dhe shitet me 92.9 lekë.

Euro blihet me 99.7 lekë dhe shitet 100.5 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.3 lekë, ndërsa në shitje me 103.2 lekë.

Paundi britanik blihet me 117.6 lekë dhe shitet me 118.6 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 67.2 lekë, ndërsa në shitje me 68.2 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja: