SMS-ja “Welcome to Greece” që i mori je tën biznesmenit në Sarandë, i erdhi kur po montonte tritoIin

Biznesmeni Armandi Nelaj nga Saranda humbi jetën në 24 qershor si pasojë e një shpërthimi me lëndë eksplozive teksa ishte në det në orët e vona të natës.

Gazetari Eni Ferhati ka shpjeguar në Euronews Albania, gjithë dinamikën e shpërthimit me tritol, ku mbeti i vdekur biznesmeni Armand Nelaj.

Sipas gazetarit, 52-vjeçari kishte marrë porosi nga 35-vjeçari Erdian Muho për të hedhur në erë anijen e linjës Sarandë-Korfuz, për arsye konkurrence.

Në momentin që Nelaj ishte afër anijes për të montuar lëndën plasëse, në telefonin e lidhur me tritolin u futën valët greke, duke bërë që mesazhi “Welcome to Greece”, të aktivizonte shpërthimin.

“Sasia e eksplozivit do të vendosej në pjesën fundore të tragetit, e lidhur me një aparat celular, në vakum. Autori i cili humbi jetën, nuk kanë llogaritur diçka sipas hetuesve. Në momentin që autori i është afruar anijes, kanë hyrë valët roaming dhe ka ardhur një mesazh në telefon. Kjo ka qenë fatale për Armand Nelaj”, tha gazetari.

Më pas, sipas gazetarit, informacionet kanë qenë në rrugë operative, që kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar si porositës i ngjarjes.

Sipas informacioneve që gazetari dispononte ky i fundit ka qenë i angazhuar edhe politikisht në qytetin e Sarandës.

Bëhet fjalë për Erdion Muhon, i cili është djali i një biznesmeni tjetër të njohur në qytetin e Sarandës.

Ai merret kryesisht me biznese në fushën e hotelerisë, turizmit dhe transportit detar.

Në vitin 2021 Muho ka qenë pjesë e listave për deputet në listat e Lëvizjes për Ndryshim të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Ngjarja e një muaji më parë ishte e mbushur me mister, pasi fillimisht u dyshua se i shpërtheu bombola e oksigjenit ndërsa pati hetime edhe për një atentat të mundshëm.

Viktima u gjet nga dy shtetas të huaj, të cilët udhëtonin me një gomone drejt skafit të tyre. Këta dy persona e kanë nxjerrë menjëherë nga uji dhe e kanë transportuar drejt Portit të Sarandës, ku më pas është marrë nga ambulanca për ta dërguar në spital. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, biznesmeni nuk ka arritur të mbijetojë.

Armandi Nelaj ishte biznesmen prej 13 vitesh, pronar i një kompanie të mjeteve të rënda të ndërtimit.

“Rilidhja me rrënjët, emocionuese”/ Bebe Rexha ndan fotot nga vizita në Dibër: Familja është gjithçka për mua

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila ka disa ditë që ndodhet në Shqipëri, ka udhëtuar drejt vendlindjes në Dibër.

Teksa shkruan se është rikthyer në vendlindje pas 12 vitesh, ajo ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në “Instagram” disa fotografi e video nga Dibra. Ndër të tjera, ka vizituar edhe varrin e gjyshit të saj.

“Pas 12 vitesh, u ktheva në vendlindjen e babait, në Dibër, Maqedoni. Rilidhja me rrënjët dhe familjen ishte thellësisht emocionuese.

Vizita te varri i gjyshit ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk mund të merrja pjesë në funeralin e tij. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona”,- ka shkruar Bebe krahas postimit me foto dhe video nga Dibra.

Treni del nga shinat, të paktën 100 të p Iagosur

Ditën e sotme, një aksident i rëndë është regjistruar në Rusi, ku të paktën 100 persona dyshohet se janë plagosur kur një tren pasagjerësh, u përplas me një kamion në rajonin e Volgogradit, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve Interfax.

Sipas TASS, 20 u plagosën në tren, i cili doli nga shinat, teksa në bord ndodheshin më shumë se 800 pasagjerë.

Siç raporton Interfax, përplasja ka nxjerrë nga shinat tetë vagonë ​​të trenit të pasagjerëve.

“Në vendngjarje kanë shkuar ekipet e shpëtimit”, njoftuan autoritetet, duke shtuar se janë përfshirë 324 anëtarë të kërkim-shpëtimit.

Treni po shkonte nga Kazan në Adler në Detin e Zi.

“Një orë brenda në avion pa kondicioner”, Bes Kallaku i revoItuar nga linja Milano-Rinas: Trajtim çn jerëzor për shqiptarët…(Video)

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku me një video në rrjetet sociale ndau shqetësimin e tij lidhur me kushtet jo të mira të linjës së avionit Milano-Rinas. Në video shfaqet Kallaku brenda një avioni ku në sfond dëgjohen të qara fëmijësh dhe zëra njerëzish të revoltuar.

Kallaku u shpreh se i kishin mbyllur brenda në avion prej një ore dhe pa kondicioner. I djersitur aktori i humorit thot: Është një tmerr, sikur të kemi dalë nga deti ose dushi, tmerr fëmijët janë bërë qull.

Më tej me një video tjetër Besi tregon se stafi i hapi dyert dhe nxori pasagjerët jashtë në pistë. Në sfond dëgjohet duke bërtitur një person i stafit të linjës ajrore “Georgian Wings”.

“Na nxorrën të marrim frymë, ai tjetri bërtet se i thonë pse nxore njerëzit në pistë. Kush do rezistonte aty?” tha Besi.

Aktori i humorit e mbylli me një video nga autobusi ku pasagjerët u dërguan pas disa orësh vuajtje në të nxehtë për të qëndruar me ajër të kondicionuar.

“Situatë kaotike dhe trajtim çnjerëzor për shqiptarët” shkruan Kallaku.

Bora Zemani bën ndryshimin drastik në pamje

Moderatorja e njohur Bora Zemani, është mjaft aktive në rrjetet e saja sociale, sidomos në “Instagram”, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj me ndjekësit.

Ditën e sotme ajo është shfaqur si kurrë më parë, me një ndryshim drastik në pamje.

Ndonëse syri i publikut u mësua me “Borën kokëkuqe” tani është koha për një ndryshim.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të “Instagram-it” ajo është shfaqur me ngjyrën e saj të re të flokëve dhe padiskutim, ngjyra e re e flokëve i shkon kaq shumë.

“Jave e re, floke të reja“-shkruan Bora.

https://www.instagram.com/reel/C-ADTpxMMNu/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fbora-zemani-ben-ndryshimin-drastik-ne-pamje%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A504%2C%22ls%22%3A178%2C%22le%22%3A315%7D

Pilivesat “pushtojnë” plazhin, fëmijët bërtasin nga frika, të rriturit filmojnë momentin e pazakontë

Një situatë paniku u shkaktua në një plazh të Rhode Island në SHBA kur një tufë pilivesa prishi qetësinë e pushuesve. Tufa e pafund e pilivesa pushtoi plazhin Misquamicut në ëesterly të shtunën ndërsa pushuesit kanë kapur me video momentin.

Një re insektesh nisi të kalonte plazhin dhe të shqetësonte ata që në atë kohë po shijonin banjat e diellit apo pushonin në rërë.

“Po shijoja një ditë të bukur në Misquamicut State Beach derisa patëm një apokalips,” tha Stephanie Martin për ëCVB.

Tufat e pilivesave priren të formohen kur insektet ose shumohen në muajt e verës ose kur insektet më të vogla me të cilat ushqehen fryhen në ajër nga shqetësimet e motit ose aktiviteti njerëzor, sipas ëBUR.

Të tjerët qëndruan dhe qeshën me skenën e pabesueshme. Disa fëmijë bërtisnin, ndërsa të tjerë u përpoqën të kapnin insektet që kalonin para tyre me lopata dhe kova. Pilivesat në tufa mund të arrijnë në miliarda dhe mund të jenë aq të mëdha sa sistemet e radarëve mund t’i zbulojnë ato. Ata ushqehen kryesisht me mushkonja dhe miza të ndryshme dhe nuk janë të rrezikshme për njerëzit.

https://www.instagram.com/_u/abcnews/?utm_source=ig_embed&ig_rid=42b4edcd-f44d-4141-b391-76aad078abc2&ig_mid=32B929CB-C743-44C3-B772-6AC834719F94

Pamje nga aksi denti me 8 të pIagosur në aksin Korçë-Bilisht

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Korçë-Bilisht, në vendin e quajtur “Ura e Trenit”.

Bëhet me dije se aksident janë përfshirë 3 automjete dhe se janë lënduar 8 persona të cilëtndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

“Çfarë gushti na pret, mbahu…”, për çfarë po e paralajmëron Arbana bashkëshortin e saj, Eduartin?

Ndërsa Arbana sapo ka zgjeruar restorantin e saj me dy pika të reja, në Shkodër dhe Prishtinë dhe Eduarti po përgatit filmin e tij të radhës, dyshja nga ana tjetër po bëhen gati edhe për sezonin e ri televiziv.

Ata premtuan që këtë sezon të ri do të rikthehen dhe do të sjellin një super spektakël, pa ndarë më shumë detaje në cilin televizion apo llojin e spektaklit.

Megjithatë kemi edhe disa javë para, derisa sezoni i ri televiziv të nisë e deri atëherë ka kohë për disa pushime, të cilat çifti po i kalojnë me fëmijët.

Së fundmi, Arbana ka postuar disa foto me fëmijët dhe Eduartin, ku e paralajmëron bashkëshortin për ‘gushtin që i pret’.

“Çfarë gushti na pret o @eduartgrishaj”, shkruan Arbana në postim, ndërsa ka postuar edhe momente me fëmijët në Instastory.

Screenshot

Nuk dua t’ju lë në pritje/ Shumë shpejt Kiara Titon do e shohim në ekran

Moderatorja e njohur dhe ish-banorja e shtëpisë së “Big Brother Vip 2”, Kiara Tito, ditën e djeshme ka gjetur pak kohë për t’ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të shumtë, në rrjetin e saj social “Instagram”.

Në mesin e shumë pyetjeve dhe përgjigjeve në “Ask me a Question” që ajo zhvilloi, u zbulua edhe rikthimi i saj në sezonin e ardhshëm në ekran.

“Po”- ishte përgjigjja e saj teksa u pyet se nëse do rikthehet sezonin e ri në ekran, mirëpo nuk zgjodhi të zbulonte më shumë detaje.

Më pas ajo u pyet edhe për shkëputjen e bërë në rrjetet sociale, që sipas Kiarës, e gjitha varet nga sjellja e vajzës, Lunës.

Nuk jam tërhequr, ka ditë që jam aktive dhe ka ditë që jam më pak aktive, si një mami e re besoj më kuptoni që dita ime është në varësi të bebit. Kohët e fundit Luna ka qenë shumë e grindur. Megjithatë këtu jam gjithmonë, nuk dua t’ju lë në pritje por gjëra shumë të bukura do vijnë në aspektin e karrierës.

U nis të vinte tritoI, i pIasi dhe i mori jetën! ZbuIohet mis. teri i v* e kjes së biznesmenit në det në Sarandë

Një muaj pas vdekjes, policia e Sarandës ka zbardhur shkaqet e humbjes së jetës së biznesmenit Armand Nelaj në fund të Qershorit. Policia njoftoi sot se Nelaj së bashku me Eridon Muhon u nisën për të vendosur eksploziv për arsye konkurrence tek një anije e linjës Sarandë-Korfuz por sasia e tritoli shpërtheu aksidentalisht dhe i mori jetën Nelajt. Eridon Muho është arrestuar.

NJOFTIMI I PLOTE

Hetime të thelluara në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2024, në portin e Sarandës, ku si pasojë e një shpërthimi, humbi jetën një 52-vjeçar.

Si rezultat i veprimeve të thelluara profesionale dhe hetimore, është arrestuar një shtetas i cili dyshohet se bashkë me 52-vjeçarin, do t’i vendosnin një anijeje një sasi eksplozivi, që shpërtheu aksidentalisht duke shkaktuar vdekjen e 52-vjeçarit.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore të kryera, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 24.06.2024, në portin e Sarandës, ku si pasojë e një shpërthimi në det, humbi jetën shtetasi A. N

Si rezultat i hetimeve, është ndaluar shtetasi E. M., 35 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin A. N. kishin planifikuar vënien e një sasie eksplozivi te njëra nga anijet që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence.

Kjo sasi lënde plasëse ka shpërthyer aksidentalisht, gjatë tentativës për ta transportuar dhe vënë në anije, dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. N.