Sekuestrimi i 50 miliardë lekëve pasuri, akuza e fortë: Drilona Boçi ka qenë këshilltare e Edi Ramës për 4 vite!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar drejtpërdrejt Edi Ramën, se ka pasur për 4 vite me radhë këshilltare sipërmarrësen, Drilona Boçi.

Ajo është bashkëshortja e Kristian Boçit, të cilit një javë më parë Prokuroria e Tiranës i sekuestroi miliarda lekë pasuri.

Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Drilona Boçi ka qenë këshilltare e kryeministrit Edi Rama.

“Mbrëmë, unë falënderova prokuroren që firmosi konfiskimin e 50 milionë eurove të mikut të Edi Ramës, Kristian Boçi. A e dini ju miq se Drilona e Kristanit ka qenë 4 vite këshilltare e Edi Ramës? A e dini ju miq se Kristani me bandën e tij është personazh krimi i Metamorfozës? Por Altin Dumani meqenëse në regjistrime SKY dhe Encrochat, dilnin kilometra mesazhe dhe biseda, komunikime të Edi Ramës me Boçin, me të shoqen këshilltare, çfarë bëri? E çoi dosjen te Prokuroria e Tiranës, duke hequr të gjitha këto, në mënyrë që të kalonte pa iu futur ferra në këmbë Edi Ramës, njeriut që kishte bashkëpunuar me Boçin për vite të tëra”, u shpreh Sali Berisha.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Tiranës, Kristian Boçi rezulton se krijoi një shoqëri tregtare mes të cilës pastronte paratë e E.A.

Nga hetimet rezulton se Kristian Boçi ka bërë blerje fiktive me vlera jo reale, ndërsa ka marrë kredi të mëdha të pajustifikuara.

Ndër të tjera thuhet në njoftim se Kristian Boçi ka ka konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe në këtë skemë dyshohet se është përfshirë edhe bashkëshortja e tij, Drilona Boçi.

Mbrojtësi 18-vjeçar shqiptar firmos kontratë profesioniste me Arsenalin

Mbrojtësi shqiptar Maldin Kacurri ka firmosur kontratën e tij profesioniste me klubin e Arsenalit.

Futbollisti 18-vjeçar ishte më parë pjesë e ekipeve zinxhirë të “topçinjve”, por klubi ka besuar në cilësitë e tij dhe i ka ofruar kontratën e parë profesioniste. Lajmin e bën të ditur vetë klubi londinez përmes faqes së vetë zyrtare në ueb. Pasi ka hedhur firmën në letër, Kacurri ka shprehur lumturinë dhe krenarinë që ndjen për këtë arritje të madhe në karrierën e tij.

“Jam shumë i lumtur. Kjo është diçka për të cilën kam punuar gjatë gjithë jetës. Jam shumë krenar për veten dhe familja është shumë krenare për mua. Kështu që jam shumë i gëzuar dhe me zor pres të vazhdoj edhe më lart. Që nga fillimi jam ndjerë shumë i mirëpritur. U përshtata menjëherë dhe më pëlqen këtu.

Është një klub i këndëshëm për të qenë këtu. Është ndjesi e mirë që ia kam shpërblyer paksa përpjekjet familjes sime, por sigurisht që duhet bërë më tepër punë. Nuk ishte aspak vendim i vështirë për t’a përkushtuar të ardhmen time këtu. Është një klub i madh. Kam mësuar shumë këtu dhe jam përmirësuar së tepërmi”, ka deklaruar Maldin Kacurri.

E ardhmja e Strakoshës/ Arrihet akordit, portieri shqiptar drejt rikthimit pas 12 vitesh në…

Lajme interesante vijnë nga mediat greke, për sa i përket të ardhmes së portierit të Kombëtares, Thomas Strakosha.

Bëhet me dije se klubi i AEK-ut është shumë pranë blerjes së gardianit shqiptar.

Sipas informacioneve të disponueshme, negociatat me Brentford janë në një fazë shumë të avancuar dhe marrëveshja është shumë afër.

Me shumë gjasa Strakosha pritet të marrë “dritën jeshile” nga klubi anglez për të udhëtuar drejt Athinës dhe për të përfunduar transferimin tek AEK.

Klubi verdhezi, vetëm pak ditë më parë mbylli transferimin e Alberto Brinjolit. Gjithsesi, drejtuesit shohin 29-vjeçarin shqiptar si një portier me më shumë cilësi e janë gati t’i besojnë vendin e titullarit, para portierit italian.

Strakosha pritet të rikthehet në Greqi pas 12-vitesh, aty ku lindi dhe hodhi hapat e para të karrierës./PANORAMASPORT.AL

“Far West” në Itali. Grupi i komandove me kallash grabit 3 mln euro, djegin autoblindat

Një grabitje e ngjashme me skenarët e filmave “Far West” të regjisorëve të Hollywood-it ka ndodhur në Itali.

Automjete të blinduara që transportonin rreth 3 milionë euro, janë sulmuar dhe grabitur në zonën e Salentos nga një grup i armatosur që i përngjanin forcave komando.

Grabitja e mjeteve të blinduara të kompanisë Battistoli ka ndodhur pranë Torchiarolos, në rrugën nacionale që lidh Brindisin dhe Leçen.

Sipas gjetjeve fillestare nga karabinierët grupi komando që ka realizuar supergrabitjen përbëhej nga 8 deri në 10 persona. Sipas rikonstruksionit të parë, kriminelët, të armatosur dhe me fytyrat e mbuluara me kapuç, kanë qëlluar disa herë me kallashnikovë dhe kanë djegur dy makina e një furgon në rrugën përballë për të penguar ndërhyrjen e forcat e rendit.

Në total grupi i vuri flakën gjashtë automjeteve dhe pas grabitjes u largua në fshatrat përreth ku policia gjeti 300 euro në kartëmonedha, që siç duket i përkasin plaçkës së vjedhur. Rruga nacionale 613 është mbyllur për trafikun në të dy drejtimet, ndërsa hetuesit ndodhen në vendngjarje dhe kanë mbetur të tronditur, pasi grabitësit kanë vepruar në aksin e frekuentuar në këtë periudhë nga mijëra turistë që shkojnë në Salento.

Nga konstatimet e para të policisë rezulton se nuk ka pasur të lënduar në mesin e rojeve të sigurisë që ndodheshin brenda mjetit të blinduar.

Zëvendëskryetari i komisionit parlamentar Antimafia, deputeti i Brindisit, Mauro D’Attis ndërhyri për këtë çështje dhe i kërkoi ministrit të Brendshëm të ndërhynte me vendosmëri për të kapur bandën që kreu grabitjen.

Senatori i Leçes, Roberto Marti, kërkoi gjithashtu ndërhyrjen e ministrit, i cili “i dha një përgjigje të shpejtë”, me mbledhjen e komitetit krahinor për rendin dhe sigurinë, duke thënë se “akte të tilla janë të papërshkrueshme dhe nuk duhet të përsëriten”.

E rëndë, vëIIai i ρret ko kën νëIIait dhe e hedh nga baIIkoni

Një ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në provincën e Benvetos në Itali, ku një 59-vjepçar ka vrarë vëllanë e tij duke i prerë kokën.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën ku 59-vjeçari i preu kokën vëllait dhe më pas e hodhi nga ballkoni.

Fqinjët që e kanë parë kanë njoftuar policinë për krimin makabër.
59-vjeçari u dorëzua pa rezistencë dhe u mor në pyetje gjatë gjithë natës përpara se të transferohej në burgun e Beneventos.

Karabinierët po marrin në pyetje të afërmit dhe të njohurit e dy vëllezërve që jetonin së bashku në shtëpinë e familjes.
Policia dyshon se vrajsa ka ndodhur në një debat të nxehtë

Ivanka Trump: Në Sazan sjellim markat më luksoze

Ivanka Trump ka dhënë disa detaje të tjera në lidhje me resortin luksoz “Aman” që ajo dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner do të ndërtojnë në ishullin e Sazanit, në Shqipëri.

Në një intervistë për podcastin Lex Friedman, vajza e ish-presidentit Trump foli për përfshirjen e markave më të mira botërore në këtë projekt.

“Tani për tani po punoj me bashkëshortin tim. Ne kemi këtë ishull prej 1400 hektarësh në Mesdhe dhe po sjellim arkitektët më të mirë dhe markat më të mira”.

Rezorti luksoz, në pjesën malore të ishullit të Sazanit do të drejtohet nga marka ultra luksoze “Aman” e Vlad Dronin.

Ndërsa ushqimi do të ofrohet nga Carbone, nje rrjet restorantesh italo – amerikan i drejtuar nga kuzhineret me famë botërore Mario Carbone dhe Rich Torrisi, fitues të disa çmimeve ndërkombëtare.

PAMJE TË PABESUESHME! Shkenca arrin të fiImojë krijimin e një embrioni (VIDEO)

Zbulimi i parë i formimit të embrionit në një fazë të hershme mund të ndihmojë në zgjidhjen e misterit të defekteve kongjenitale.

Shkencëtarët kanë bërë një zbulim të rëndësishëm në studimin e zhvillimit embrional, duke kapur për herë të parë një fazë të hershme të formimit të embrionit që mund të ndihmojë në zgjidhjen e misterit të defekteve kongjenitale të lindjes tek njerëzit.

Studiuesit nga Universiteti i Queensland në Australi kanë përdorur një teknikë inovative për të shqyrtuar zhvillimin e embrioneve të thëllëzave, duke përdorur proteina fluoreshente për të ndriçuar qelizat brenda embrionit të vogël dhe duke regjistruar momentet e tij të hershme të formimit. Kjo teknikë u lejoi atyre të shohin qelizat si ato organizonin veten rreth një strukture mbështetëse bazuar në proteina, duke shfaqur format e para të zemrës dhe të shtyllës kurrizore, të njohura si ‘tub nervor’.

Një aspekt i veçantë i këtij zbulimi është ngjashmëria e zhvillimit të embrionit të thëllëzës me atë të embrionit njerëzor në fazat e hershme të rritjes, duke hapur mundësi për të kuptuar se si gabimet e hershme në zhvillimin e këtyre qelizave embrionale mund të çojnë në defekte kongjenitale të lindjes në njerëz.

Dr. Melanie White dhe ekipi i saj kanë përdorur gjenetika inxhinierike për të krijuar embrionet e thëllëzave të cilat prodhojnë një proteinë fluoreshente të quajtur Lifeact, e cila u lidh selektivisht me citoskeletin e aktinës në qelizat embrionale. Ky përdorim i proteina fluoreshente u bë i mundur përmes implantimit të gjenit të Lifeact në embrionet e gjalla të thëllëzës, duke lejuar për një shikim të detajuar të formimit të citoskeletit të aktinës dhe të strukturave të tjera të hershme të qelizave.

Në një deklaratë për zbulimin e tyre, Dr. White theksoi se kjo ishte hera e parë që një ekip ka kapur me sukses citoskeletin e aktinës në qelizat embrionale, duke lehtësuar kështu studimet e tyre për koordinimin e lëvizjeve dhe organizimit të qelizave gjatë zhvillimit embrional.

Për shkak të mundësisë së studimit të këtyre zhvillimeve të hershme në embrionet e thëllëzave, shkencëtarët tani kanë një model të avancuar për të studiuar dhe kuptuar zhvillimin njerëzor në mënyrë që të identifikojnë më mirë shkaqet dhe trajtimet e defekteve kongjenitale të lindjes. Kjo mund të përmirësojë ndjeshmërisht trajtimet e ardhshme mjekësore dhe të ndihmojë në parandalimin e problemeve shëndetësore që lidhen me defekte kongjenitale si defektet e zemrës dhe tubi nervor.

Zbulimi i shkencëtarëve australianë paraqet një hap të rëndësishëm përpara në fushën e biologjisë zhvillimore dhe shëndetit publik, duke hapur rrugën për studime më të thella që mund të ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve në të ardhmen.//DailyMail

Zjarri ‘pushton’ stadiumin e Korçës, merr flakë tribuna qendrore

Një zjarr ka përfshirë stadiumin “Skënderbeu” në qytetin e Korçës. Nga pamjet e siguruara, shihet se flakët kanë përfshirë pjesën e tribunës qendrore.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Kiara Tito poston foto nga pushimet, kaq me stil është veshur

Moderatorja Kiara Tito është brë nënë për herë të parë para dy muajve.

Edhe pse ka pak kohë që solli në jetë bebein, kjo nuk e ndali ti kaloj disa ditë pushimi në bregdet.

Ajo ka sjellur pamje të shumta nga pushimet duke përfshirë foto me bebi Lunën e me Luizin.

Por, vëmendje mori edhe me komplete që ka veshur së fundmi që po e bëjnë të duket mjaft zonjë./InfoKosova/

Shiko foton:

E rëndë/ Rrëzohet një helikopter, raportohet për të v*ekur

Një helikopter privat u rrëzua në British Columbia në Kanada ku humbi jetën piloti dhe mbetën të plagosur dy pasagjerë të tjerë. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në afërsi të kufijve administrativë të provincës Alberta dhe shkaqet janë ende të paqarta.

“Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit u vendosën në zonë dhe gjetën helikopterin dhe pilotin, i cili fatkeqësisht kishte vdekur”, tha zëdhënësi i policisë federale, James Grundy.

Ai sqaroi se në bordin e helikopterit ndodheshin edhe dy persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital me lëndime dhe gjendja e tyre nuk ngjall shqetësim. Emri i pilotit nuk u bë i ditur, por autoritetet thanë se ai ishte një fermer.