Pas ndarjes nga Luana Vjollca, Krenar Çoçaj merr vend imin e papritur

Fundi i romancës së moderatores Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj, u komentua gjatë kudo nëpër rrjet.

Edhe pse dyshja në asnjë moment nuk ka deklaruar diçka lidhur me marrëdhënien e tyre, veprimi i fundit i bërë prej Krenarit ka vënë pikat mbi “i”.

Ndarjes nga moderatorja ai ka bërë publike llogarinë e tij personale të Instagram-it dhe padyshim të gjithë kemi qenë kuriozë se mos ndoshta në ndonjë cep të profilit të tij “fshihej” një gjurmë e Luanës. Epo në fakt nuk jemi gabuar.

Mes postimeve të Krenarit, shfaqen disa video ku dallohet qartazi zëri i Luanës. Epo siç duket edhe pse të ndarë, Krenari ruan disa kujtime me ish-partneren e tij.

“Lind” partia e re opozitare, Kulluri jep detajet: Jo më në prehrin e Berishës

Opozitari Edvin Kulluri foli në një emision televiziv për përpjekjet në krijimin e një partie të re të djathtë.

Kulluri u shpreh se po shkohet drejt përfundimit të një statuti të ri. Ai theksoi se nuk do të jetë një parti kryetari, por do të ketë debate dhe përfaqësim, ndërsa tha se beteja do të nisë me Kodin Zgjedhor.

“Pas humbjes së gjyqit të 11 qershorit për të drejtën e përfaqësimit të PD, ne si Parti Demokratike zyrtare, siç e quajnë edhe mediat, u vumë përpara zgjedhjes së çfarë duhet të bënim. Të vazhdonim atë projekt politik të nisur nga 8 shtatori apo të vazhdojmë të jemi pjesë e kësaj loje tërhiq e mos e këput që vazhdon prej vitesh. Ne morëm vendimin për të vazhduar në këtë rrugë, për t’u ndarë nga ajo mënyrë funksionimi të PD-së për të shkuar drejt zgjedhjeve të 2025 të vendosur e të qartë, duke mos lënë hije dyshimi për të mos ndërprerë atë rrugëtim për shkak të asaj që ndodhi me gjyqin. Ky është vendimi i drejtë dhe i duhur për disa arsye.

Nëse mblidhen firmat do të shkojnë menjëherë në gjykatë për t’u regjistruar. Po shkojmë drejt përfundimit me një statut akoma më të përmirësuar se ai i miratuar në shtatorin e kaluar. Nuk synojmë një parti kryetari, por të përfaqësojë sensibilizuesit kryesorë, ku të ketë sa më shumë kolegjialitet, sa më shumë debat dhe përfaqësim, prandaj e nisim këtë betejë me Kodin Zgjedhor”, u shpreh Kulluri .

Më tej, Kulluri foli edhe për Partinë Demokratike, ku tha se i ka mbaruar koha politike dhe ka mbetur vetëm një kujtim i asaj që ka qenë.

“Mendojmë se koha politike e Partisë Demokratike ka mbaruar. PD-ja është një parti e cila tashmë është kujtim i asaj që ka qenë, nostalgji e asaj që ka qenë, e cila që nuk i përfaqëson më vlerat prej kohësh. Unë jam mundur për të këshilluar PD-në që prej vitit 2017, por elektorati i djathtë nuk e gjen sot veten te PD-ja prej vitesh. Në këtë dilemë, vendosëm të vazhdojmë atë rrugë që kemi nisur. Kushdo pastaj të rrijë nëpër dyert e gjykatave apo të rrijë në prehrin e Berishës mund të qëndrojë aty.

Nga i gjithë ky spektër i partive të vogla i vetmi njerëzish që janë të qartë të djathtë jemi ne Dashamir Shehi dhe ndonjë deputet tjetër”, u shpreh Kulluri.

Çfarë po ‘kurdis’ çifti Tito-Ejlli? Krahas tyre dhe Olsa Muhameti do të sjellin programin më të ndjekur nga shqiptarët

Jemi në prag të nisjes së sezonit të ri televiziv dhe një nga emrat më të përfolur është ai i Kiara Titos. Kjo e fundit ka paralajmëruar rikthimin në ekran, por ku do e shohim këtë sezon?

Disa ditë më parë, gazetari Bledi Mane zbuloi përmes mediave sociale se Kiara Tito do të rikthehet në ekran si moderatore e emisionit humanitar “Shqiptarët për shqiptarët” në Top Channel, në bashkëpunim me Elvis Naçin. Megjithatë, së fundmi kanë filluar të qarkullojnë spekulime të reja që sugjerojnë se Kiara do të zhvendoset në Kosovë për të moderuar edicionin e tretë të “Big Brother VIP Kosova”.

Sipas burimeve të ndryshme, Luizi Ejlli do të jetë producenti i këtij edicioni të ri të “Big Brother VIP Kosova”. Duket se bashkëpunimi i tyre me autoren e njohur, Olsa Muhameti, ka rezultuar i suksesshëm, dhe tani ata pritet të vazhdojnë bashkëpunimin në një televizion tjetër, këtë herë në Kosovë.

Gjithashtu, çifti ka blerë edhe një shtëpie në Kosovë, çka mund të jetë një tregues për planet e tyre të zhvendosjes. Me sa duket, gjithçka është gati për një fillim të ri për Kiarën dhe Luizin në Kosovë.

Shkoi të festonte ditëlindjen, por i faturuan 58 euro vetëm për prerjen e tortës

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Itali, ku një prerja e tortës në një restorant i kushtoi shumë ditëlindjes dhe tashmë historia e përcjellë me një faturë të bërë publike, është kthyer në një polemikë edhe në rrjetet sociale.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Arezzo, ku një tortë ditëlindje kushtoi gjithsej 103 euro, pasi vajza që kishte dhe festën e veçantë, shpenzoi 45 euro për ta blerë në një pastiçeri, por më vonë për ta shërbyer në restorant iu desh të paguante edhe 58 të tjera, me një kosto prej 4 euro e gjysmë për secilin nga 13 të ftuarit!

Një sipërmarrës nga Arezzo, ka rrëfyer historinë e ditëve të fundit në një faqe kushtuar qytetit dhe lajmi u publikua edhe nga “La Repubblica” sot.

Në internet, vajza e cila festonte ditëlindjen të enjten e kaluar, tregoi faturën e ‘kripur’.

Ajo kishte shkuar në restorant, pak jashtë Arezzo-s, me 12 persona të tjerë dhe me tortën e blerë diku tjetër dhe që kërkoi ta shërbente në fund të darkës.

Kamerierët ua servirin ëmbëlsirën të ftuarve, por kur erdhi fatura, pati një surprizë të hidhur.

E habitur ajo e ka denoncuar ngjarjen në “Facebook”, duke marrë shumë komente.

Nga ana e tij, restoranti konfirmon se gjithçka është e vërtetë dhe se tarifimi i prerjes së ëmbëlsirave, apo ushqimeve të tjera, të sjella nga klientët nga jashtë ambientit, është rregull i biznesit.

Megjithatë, pronari, i cili mungonte në momentin e incidentit, pranon se “kënaqësia e klientit është e para në biznes dhe se, për rrjedhojë, punonjësit e tij mund të ishin më pak të ngurtë”.

E dashura e CEO-s së “Telegram” dhe e lidhur me “Mossad”, kush është vajza që po ç mend rr jetin

Juli Vavilova, vetëm 24-vjeçe, bjonde, simpatike nga Dubai, dhe flet disa gjuhë të huaja. Kjo është e reja që ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare në 24 orët e fundit.

Emri i saj po aludohet si e dashura e themeluesit të “Telegram”, Pavel Durov i cili u arrestua një ditë më parë në Francë, por gjithashtu si agjente e Mossad, agjencia e inteligjencës izraelite.

Disa media shkruajnë se ka qenë pikërisht 24-vjeçarja që ka futur “në grackë” mbretin rus të teknologjisë për arrestimin e tij ndërsa të tjerë shkruajnë mbi përfshirjen e saj në afera korruptive.

Për momentin nuk ka asnjë konfirmim dhe këto janë vetëm thashetheme që qarkullojnë në internet.

Megjithatë, profili i së resë nuk është dhe aq i ulët. Ajo numëron mbi 22 mijë ndjekës në Instagram, dhe ka publikuar në profilin e saj edhe foto më CEO-n e “Telegram” që tashmë ndodhet pas hekurave, në vendndodhje të ndryshme si Kazakistan, Kirgistan dhe Azerbajxhan.

Çfarë duhet të dini për rregullat e reja të hyrjes në BE, cilat janë ndryshimet me sistemin aktual

“Mirëdita! Pasaportat, ju lutem! Duhet t’ju marrim edhe gjurmë të së paku katër gishtërinjve. Edhe fotografi. Faleminderit dhe ju uroj qëndrim të këndshëm!”.

Kështu do të duhej të dukej nga 10 nëntori i këtij viti hyrja në Bashkimin Evropian dhe në Zvicër, Norvegji, Islandë e Lihtenshtajn – vende anëtare të zonës së lëvizjes së lirë Schengen – për qytetarët e rreth 60 vendeve, përfshirë edhe ata të Ballkanit Perëndimor.

Në atë kohë do të fillojë të funksionojë sistemi i ri i hyrje-daljeve (Entry/Exit System – EES), i cili është krijuar në nëntor të vitit 2017, por se zbatimi i tij është shtyrë disa herë.

Për verën e ardhshme është paralajmëruar zbatimi edhe i Sistemit të dytë Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit ETIAS, i cili u kërkon udhëtarëve nga vendet që kanë regjim pa viza me BE-në, të aplikojnë online për lejen e hyrjes, duke paguar një tarifë prej shtatë eurosh me kartelë bankare.

Pasaportat në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë biometrike, çipat e tyre përmbajnë shenja gishtash dhe fotografi – çfarë i bën plotësisht në përputhje me kushtet që ka kërkuar BE-ja në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë regjim pa viza.

Kushtet e përgjithshme – që dokumentet e udhëtimit të mos skadojnë në më pak se tre muaj nga data kur personi planifikon të kthehet në vendin e tij ose që pasaporta të mos jetë më e vjetër se dhjetë vjet – do të vazhdojnë të mbeten në fuqi.

Cilat janë ndryshimet e reja nga mesi i vitit 2025?

ETIAS do t’u kërkojë qytetarëve të rreth 60 vendeve të plotësojnë një formular të veçantë nëpërmjet internetit ose aplikacionit celular, përpara se të udhëtojnë.

Me rastin e plotësimit të aplikacionit për herë të parë, pasagjeri fut të dhënat personale, emailin dhe numrin e telefonit, si dhe detajet e dokumentit të udhëtimit.

Udhëtari do të duhet, gjithashtu, të fusë detaje rreth arsimit dhe punësimit aktual, si dhe detaje rreth udhëtimit të planifikuar dhe qëndrimit në vendin e BE-së.

Do të kërkohen edhe detaje për çdo dënim penal, për udhëtime në të kaluarën në zona lufte ose zona konflikti, si dhe informacione nëse personi është dëbuar nga ndonjë vend.

Udhëtarët do të duhet të paguajnë edhe një tarifë shtesë prej shtatë eurosh, me kartelë bankare. Pagesa do të bëhet si për çdo blerje online.

Tarifa nuk do të paguhet nga personat nën 18 vjeç dhe mbi 70 vjeç, bashkëshortët/partnerët e regjistruar dhe fëmijët e shtetasve të BE-së dhe të vendeve të zonës Schengen, si dhe fëmijët e bashkëshortëve/partnerëve që vijnë prej jashtë BE-së.

Aplikimi “grupor” nuk do të jetë i mundur – pra në rast të udhëtimit familjar, çdo anëtar do të duhet të aplikojë veçmas për ETIAS-in. Sistemi ETIAS do të jetë i disponueshëm në gjuhët e vendeve anëtare dhe sistemi do të pranojë vetëm shkronja latine.

Udhëtari do të mund të ndalojë plotësimin e aplikacionit, t’i ruajë ndryshimet dhe të vazhdojë të fusë të dhëna brenda 48 orësh.

Sa kohë duhet për t’u përpunuar një kërkesë?

Siç thuhet në faqen zyrtare të sistemit ETIAS, përpunimi duhet të zgjasë “disa minuta”. Nëse zgjat më shumë, pasagjeri duhet ta marrë njoftimin brenda katër ditësh.

Pasagjerëve mund t’u kërkohen edhe informacione ose dokumente shtesë – si për shembull konfirmimi i rezervimit të hotelit dhe konfirmimi i punësimit – të cilat duhet të dorëzohen brenda dhjetë ditësh. Në atë rast, kërkesa duhet të shqyrtohet brenda dy javësh.

Udhëtari mund të ftohet për intervistë në ambasadën e vendit ku planifikon të udhëtojë dhe në atë rast kërkesa shqyrtohet brenda 30 ditësh.

Prandaj, udhëtarët këshillohen që ta plotësojnë formularin së paku një muaj përpara se ta blejnë biletën apo ta rezervojnë akomodimin. Nëse udhëtarit i lejohet hyrja në BE, ai do ta marrë njoftimin me email.

Leja ETIAS do të jetë e vlefshme për tre vjet, ose derisa të zëvendësohet dokumenti i udhëtimit me të cilin udhëtari ka aplikuar. Formulari është i lidhur me dokumentin e udhëtimit, që do të thotë se është i vlefshëm vetëm me pasaportën me të cilën ka aplikuar udhëtari.

Pasaporta e re nënkupton aplikim të ri. Nëse ETIAS-i paguhet dhe miratohet për udhëtimin në një vend, ai është gjithashtu i vlefshëm edhe për një vend tjetër.

Leja ETIAS nuk do të thotë që një person mund të qëndrojë në BE për më shumë se 90 ditë në një periudhë gjashtëmujore, ose të punojë në BE.

Udhëtari do të mund të hyjë dhe të dalë nga BE-ja sa herë të dojë dhe të udhëtojë në çdo destinacion brenda zonës Schengen gjatë periudhës së vlefshmërisë së lejes dhe për aq kohë sa ai e respekton afatin e specifikuar kohor.

Çfarë nëse personi nuk ka internet, kartelë bankare, është analfabet dhe të ngjashme?

Prindërit e plotësojnë formularin për fëmijët e tyre të mitur, të cilët janë të përjashtuar nga pagesa e tarifës prej shtatë eurosh.

Gjithkush mund të autorizojë një palë të tretë – një person tjetër ose një ndërmjetës tregtar – që të aplikojë në emër të tij ose në emër të fëmijëve të tij të mitur.

Me një ndërmjetës – për shembull nga një agjenci udhëtimesh – deklarata e përfaqësimit duhet të nënshkruhet për çdo person individualisht dhe e njëjta gjë vlen në rast se një mik, fqinj, vajza ose djali aplikon për një person.

Personi ose kompania që është ndërmjetëse, do të duhet, gjithashtu, t’i fusë të dhënat e veta.

Ndërmjetësi ka të drejtë të kërkojë një “tarifë të arsyeshme” dhe BE-ja ka parashikuar mundësinë e raportimit anonim të atyre që kërkojnë pagesa të larta.

Ata që vendosin të aplikojnë përmes një ndërmjetësi, këshillohen të kontrollojnë veçanërisht nëse informacioni në aplikacion është i saktë, përpara se ta dërgojnë atë, sepse në rast të ndonjë gabimi, aplikacioni mund të refuzohet ose anulohet.

Në rast se udhëtari vëren ndonjë gabim, ai mund ta plotësojë një aplikacion të ri ose të kërkojë korrigjimin e gabimit në aplikacionin e vjetër. Procedura e përpunimit në atë rast zgjat deri në 30 ditë.

Si të shkoni në një funeral, të vizitoni prindin që është shtetas i BE-së dhe të ngjashme?

Formulari ETIAS nuk do të duhet të plotësohet nga personat që kanë vizë të vlefshme – studentore, pune ose të ngjashme – ose leje qëndrimi në një vend të BE-së.

Formulari nuk plotësohet as nga personat që jetojnë përgjatë kufirit dhe posedojnë kalime kufitare. Anëtarët e ekuipazhit në anije dhe avionë për disa vende të BE-së do të kenë nevojë për formularin ETIAS.

Përjashtime bëhen në rast të rrezikimit të jetës së aplikuesit apo të të afërmit, vajtjes në varrim të një familjari, detyrimit për t’u paraqitur në gjykatë apo ndonjë “detyrimi të rëndësishëm”.

Në atë rast, udhëtari e plotëson aplikacionin ETIAS për të ashtuquajturën leje të kufizuar që e tregon arsyen.

Leja lëshohet nga shteti në të cilin personi udhëton dhe është e vlefshme për të udhëtuar vetëm në atë vend për maksimum 90 ditë.

Për shembull, nëse bëhet fjalë për të shkuar në një funeral, një vend i BE-së mund ta lejojë hyrjen vetëm për ditët e varrimit.

Nëse personi, ndërkohë, aplikon dhe merr një ETIAS të dytë për udhëtim në të gjitha vendet e Schengenit, leja e kufizuar automatikisht bëhet e pavlefshme.

Po nëse BE-ja refuzon t’ju japë leje?

Personave pa autorizimin ETIAS do t’u refuzohet hyrja në kufi. Edhe marrja e kësaj certifikate nuk nënkupton që udhëtarit do t’i lejohet automatikisht hyrja në vendin e BE-së.

Të gjithë udhëtarët do të kontrollohen dhe një oficer kufitar mund t’ia refuzojë hyrjen një personi që nuk i plotëson kërkesat.

Disa nga kushtet për hyrje janë: dokument i vlefshëm i udhëtimit për së paku tre muaj nga data e kthimit të planifikuar; pasaporta të mos jetë më e vjetër se dhjetë vjet; qëndrimi të jetë i justifikuar dhe personi të ketë para të mjaftueshme deri në kthimin e planifikuar./REL

Kush është shqiptari që “bën ligjin” në bur gjet britanike? Mediat: Del live në Tik Tok me këngët e Stresit dhe Shkurte Fejzaj

Një shqiptar i dënuar për vrasje në Angli po shpërndan vazhdimisht video në rrjetet sociale nga qelia e burgut të tij në Mançester, pavarësisht se rojet ia hoqën disa herë pajisjet.

Sipas The Times bëhet fjalë për Eugert Merizaj, i cili ka postuar në mënyrë të paligjshme në Instagram dhe TikTok  që kur u dënua me 32 vjet burg në maj të vitit 2022.

Shqiptari 33-vjeçar u burgos për rolin e tij kryesor në një vrasje brutale me armë gjahu të një tregtari droge, Hemaëand Ali Hussein, në Hartlepool në vitin 2019.

Merizaj është mburrur se po kalon ‘gjysmën e kohës’ në telefon, pavarësisht se stafi i burgut ka sekuestruar të paktën tre pajisje në katër muajt e fundit.

Posedimi ose përdorimi i celularit në burg pa autorizim është vepër penale, megjithëse ndjekjet penale janë të rralla, shkruan mediat britanike.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-13783233/Albanian-murderer-sharing-videos-posting-social-media-bars-despite-prison-guards-repeatedly-taking-phones-him.html?ico=embedded

Merizaj krijoi një llogari në TikTok për të zëvendësuar atë që kishte 60,000 ndjekës kur iu mbyll. Ai tashmë ka rreth 18,000 ndjekës në llogarinë e tij të re. Dje ai filmoi veten në qelinë e tij duke kënduar i veshur me një bluzë dhe pantallona të shkurtra.

Së fundmi ai ka pozuar në Instagram i veshur me Dolce & Gabbana me mbishkrimin ‘më i fortë se kurrë’ të shkruar në shqip. Postimi u shoqërua me një këngë të bashkatdhetarit të tij, Stresi, me titull “Mos u dorëzo”., shkruan The Times.

Ndërsa në një video tjetër ai shfaqet duke dëgjuar Shkurte Fezajn.

Eugert  Merizaj, 31 vjeç, u ekstradua nga Belgjika pasi policia ra në gjurmët e tij.

Mësohet se ai është një nga të paktën 66 shqiptarët që kanë aplikuar për t’u transferuar për të vuajtur dënimin në Shqipëri nëpërmjet një skeme transferimi të të burgosurve.

Vlerësohet se do t’i kushtojë taksapaguesve më shumë se 1.4 milionë paund nëse Merizaj e vuan dënimin e tij të plotë në Britaninë e Madhe.

“Shumë shpejt do mbetemi të izoluar”/ Politikania serbe ‘sh uplakë’ Vuçiç-it: Serbia po merr rolin e tu rpshëm të 1990-ës

Keqtrajtimi i këngëtares kroate Severina Vuçkoviç dhe ndalimi i saj katër orë në kufi është vetëm e fundit në një seri provash që Serbia po merr “rolin e turpshëm” që luajti në rajon në vitet 1990.

Ka qenë kjo deklaratë e politikanes serbe Aleksandra Jerkov.
Lidhur me deklaratën e Severina Vuçkoviqit se pjesëtarët e policisë serbe e kanë ndaluar mbrëmë në kufi dhe e kanë marrë në pyetje për qëndrimet e saj ndaj gjenocidit në Srebrenicë, operacionit “Stuhia” dhe minierave të litiumit në Serbi, Jerkov deklaroi se ishte “sulm ndaj liria e fjalës dhe një mesazh për qytetarët e Serbisë, veçanërisht ata me kombësi kroate, se në Serbi ka rregulla dhe se regjimi përcakton se çfarë lejohet dhe çfarë nuk lejohet”.

“Regjimi i Aleksandër Vuçiçit ka tërhequr një vijë të qartë se nuk do të tolerohet asgjë përveç nivelit të politikës së luftës së viteve 1990 dhe “kulturës” së Baja Mali Kninxha,” tha Jerkov, ish-deputet i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës dhe Partia Demokratike në një deklaratë me shkrim.
Jerkov vlerësoi gjithashtu se Serbia, “për sa kohë të jetë në pushtet regjimi autokratik, do të mbetet një krahinë e vetmuar dhe një ishull i izoluar në Ballkan me mure të larta kundër çdo gjëje perëndimore dhe evropiane”.

Ajo theksoi se Severina Vuçkoviç “është një grua që lufton me guxim kundër shovinizmit, mbron përballjen me të
kaluarën dhe ndërton lidhje mes vendeve të rajonit me artin dhe aktivizmin e saj”.

“Për shkak të kësaj, ajo ka qenë për shumë vite shënjestër e të gjithë atyre që jetojnë me përçarje, kultivojnë urrejtje dhe përfitojnë prej saj. Kisha Ortodokse Serbe ka bërë fushatë kundër saj për një kohë të gjatë, dhe së fundmi, për shkak të pikëpamjeve të saj politike. , kryesisht ata për gjenocidin në Srebrenicë, si dhe për mbështetjen e Malit të Zi, u sulmuan nga mediat e kontrolluara nga regjimi në Serbi”, tha Jerkov.
Ajo shtoi se “rrezikimi aktual i të drejtës së Severina Vuçkoviqit për të punuar sepse ajo ka një mendim që regjimit nuk i pëlqen” tregon se Serbia udhëhiqet nga njerëz “të cilët nuk i njohin vendimet e gjykatave ndërkombëtare, të cilët rivendosin veprën penale verbale. delikt dhe që do të ndëshkojë pa mëshirë këdo që është politikisht i papërshtatshëm për çfarëdo arsye”.

Severina sot ka thënë për portalin kroat 24 sata, ndër të tjera se nuk do të vijë më në Serbi derisa të jetë në pushtet Vuçiqi, të cilin e cilësoi si “ustashin më të madh për serbët” që “përzuri qindra mijëra serbë. nga vendi iku nga politika dhe ekonomia e tij, ndërsa pjesa tjetër tani po përpiqet të helmohet me litium”.
Ajo deklaroi se “e do Serbinë ku 100 mijë serbë po protestojnë për mbrojtjen e mjedisit për të ruajtur vendin e tyre” dhe shtoi se “ai që është aktualisht në krye të Serbisë nuk do ta largojë vëmendjen nga problemet me të cilat ballafaqohen serbët në Serbia duke e keqtrajtuar”.
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka konfirmuar se policia kufitare e ka ndaluar Severinën, në bazë të listave të “shkeljeve verbale”, por ka paralajmëruar gjithashtu se do të kërkojë shfuqizimin e tyre.

Basha: Do Heqim Vizat Me SHBA-Të Që Mandatin E Parë!

Lulzim Basha ka premtuar fuqizimin e marrëdhënieve me SHBA-të, madje ai thotë se “kur të vijë” në pushtet do heqë edhe vizat.

Premtimet, Basha i bëri në vijim të prezantimit të tij të pikave të programit të ri për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Ne i konsiderojmë marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si thelbësore.

Konsolidimi i mëtejshëm dhe zgjerimi në të gjitha fushat i marrëdhënieve të ngushta me aleatin më të madh të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vijojë të përbëjë një përparësi kryesore të politikës sonë të jashtme.

1.Ashtu siç hoqëm vizat në zonën Shengen, angazhohemi për Heqjen e Vizave me SHBA brenda mandatit të parë qeverisës;

2.Marrëdhëniet me Britaninë e Madhe dhe vendet anëtare të BE do të njohin një dimension të ri në funksion të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve tanë;

4.Ashtu si anëtarësimi në NATO, ne vlerësojmë se Integrimi Europian është një prioritet kombëtar. Integrimi Europian sot është jo vetëm një çështje standardesh modernizuese të shtetit, por dhe një çështje sigurie në mbrojtje të hapësirës së vlerave të botës demokratike ku duam të bëjmë pjesë;

5.Ne do të mbështesim të gjitha nismat rajonale që synojnë integrimin euroatlantik të rajonit, si dhe do të mbështesim totalisht e pa rezerva nisma si Procesi i Berlinit, duke dekurajuar çdo format tjetër me destinacion të paqartë dhe që rrezikon të devijojë nga parimet e integrimit në BE;

6.Partia Demokratike ka si çështje prioritare në politikën e saj të jashtme interesat shqiptare në rajon;

7.Mbrojtja e integritetit territorial dhe sovranitetit, si dhe konsolidimi i shtetit demokratik në Kosovë është një prioritet përcaktues në politikën tonë të jashtme, në marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe në rajon e më gjerë;

8.Ne do të mbështesim konsolidimin e faktorëve politikë shqiptar dhe do të nxisim fuqizimin e përfaqësimit institucional të këtyre faktorëve në vendet fqinje;

9.Do të bëjmë gjithçka në mbështetje të ruajtjes së gjuhës, kulturës e identitetit shqiptar përmes ngritjes së Institutit të Gjuhës e Kulturës Shqiptare, me një rrjet filialesh në vendet ku jetojnë e punojnë shqiptarët në botë”-deklaroi Basha.