Këmbimi, 27 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 89.3 lekë dhe do shitet me 90.2 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.8 lekë dhe do shitet me 100.5 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 105 lekë dhe do shitet me 106 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.6 lekë dhe do shitet me 118.6 lekë.

Çυdit shqiptarja: Çdo natë b. υrri më b. ën diçka që më ρëIqen”..!

Të kujdesësh për partnerin në të mirë dhe në të keq është premtimi që të gjithë bëjnë ditën e martesës, por jo të gjithë e mbajnë.

Ama ky nuk është rasti i këtij burri, gruaja e së cilit i është shumë mirënjohëse për përkujdesjen që tregon ndaj saj dhe fëmijëve të tyre.

Kjo është historia frymëzuese e rrëfyer. “Unë kam burrin më të mirë në botë.

Jam gruaja më me fat që e kam dhe dashtë perëndia të kemi gjithmonë shëndet sepse pa të nuk kam jetë. Jam një zonjë kuksiane dhe jam e martuar prej 20 vi tesh.

Kemi dy fëmijë si yje dhe jemi familje e lumtur. Burri im është modeli i mashkullit që duhet ndjekur.

Sepse lexoj këtu tek ju vetëm femra që ankohen për të dashurit dhe burrat e tyre, por ka edhe meshkuj shqiptarë që janë shumë të dashur dhe të përkushtuar në familjet e tyre.

I tillë është im shoq. Ai jo vetëm punon si qeni për t’na mbajtur në pëllembë të dorës, me trajton me respekt dhe me edukatë, por edhe pse është nga veriu ai më ndihmon shumë edhe në gjërat e shtëpisë.

Madje çdo natë para gjumit ai më bën masazh në këmbë e shpinë, aq relaksues sa harroj gjitha punët e shtëpisë dhe streset e fëmijëve. Por edhe unë nuk ja prish për asgjë dhe kemi gjetur të mesmen e artë perfekte.

Mendoj se komunikimi dhe toleranca janë çelesat e një martese të lumtur. Mos u ndani vajza, jo me pengesën e parë.

Familje krijo kushdo, por duhet punë dhe përkushtim për ta mbajtur. TRr oftë familja”, shkruan ajo

HABlT e reja nga Maliqi: Më Ιa mua I αkυrίq në kr eυαt dhe iku …

Pasi më premtoi se do të jetë viti ynë, i dashuri im i martuar është i vendosur të qëndrojë me gruan e tij edhe për pesë vjet.

Jam lënduar shumë dhe me duket vetja budallaqe. Sepse 6 muajt e fundit kam shkuar lart e poshtë duke i thënë të gjithëve për jetën time të . 


Kam blerë një shtrat të ri, divan të rehatshëm dhe e kam rimobiluar tërësisht banjën time sepse preferon një dush në vaskë.

Kam shpenzuar një pasuri të tërë duke e bërë shtëpinë time miqësorepër të dhe tani ai thotë se nuk do të vijë të jetojë me mua.

Fundja s’po e vras shumë mendjen për paratë që kam shpenzuar, por unë kujdesen për reputacionin dhe imazhin tim.

Ai thotë se nuk do ta mërzisë gruan e tij, që ka probleme shëndetësore, ose të lëndojë fëmijët e tij.

Ai ishte këtu disa netë më parë. I gatova një vakt të veçantë dhe kemi bërë dashuri.

Ishte ora 2 e mëngjesit kur ai më tha se po shkonte në shtëpi.

Doli nga shtrati dhe tha se unë isha keqkuptuar, sepse ai nuk do të ishte i lirë deri në vitin 2023 dhe nëse kjo gjë nuk më pëlqente atëherë mund të gjeja dikë tjetër.

Natyrisht që bërtita përsëri. Kërkova të dija se çfarë po ndodhte. Por ai kapi xhaketën e tij dhe iku.

Kam shpenzuar tërë jetën time me këtë njeri. Ne patëm një marrëveshje. E besova që do ta mbante fjalën. Tani nuk më hap telefonin. Me siguri ka shkuar diku me gruan. Çfarë duhet të bëj tani?

Kαmarierja nuk njeh kryemίnistrin, e lë të presë 20 mίnuta (Foto)

Një studente, që për të siguruar të ardhura punonte në restorant, ka treguar sikletin e përjetuar pasi nuk kishte njohur Kryeministrin e vendit të saj ndërsa i shërbente.

Studentja irlandeze, Emma Kelly, nga Dublini, i kërkoi Leo Varadkar dhe shokut të tij të prisnin në bar për 20 minuta mbrëmjen e së dielës. 

“Ata donin të uleshin jashtë kështu që u thashë se do të prisnin”. Ajo tha se i kishte pyetur atë nëse ishin irlandezë, para se ta akomodonte në një “tryezë të vogël”.

Pasi një mike i vuri në dukje se kush ishte, Kelly njoftoi në Twitter për takimin rastësor, duke shkruar:

“Sinqerisht, çfarë është e gabuar tek unë?”20-vjeçarja, e cila është në SHBA me një vizë studimi të posaçëm për verën,

tha se ndihej “e zënë ngushtë” nga episodi dhe kërkoi falje përpara se ta ulte kryeministrin irlandez dhe shoqëruesin e tij në një tjetër tryezë të madhe.

Ai ishte me të vërtetë i këndshëm dhe nuk u revoltua nga fakti se nuk e njohëm. Kështu mendoj”

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 27 Gusht 2024

Dashi

Mundohuni të ulni “shpatat”, pasi disa përgjigje të papritura do ju lejojnë që të zgjidhni çdo keqkuptim. Kjo e martë do të rikthejë një dëshirë të fortë, dhe do të rrëmbeheni nga impulse të papritura.

Demi

Duhet të merrni disa vendime tejet të komplikuara dhe të dhimbshme, të cilat do të jenë mjaft të arrira për një projekt të ri. Gjatë kësaj jave shpenzimet janë mjaft të favorshme, por duhet të jeni të kujdesshëm lidhur me marrëveshjet që synoni.

Binjakët

Në dashuri nuk duhet të jeni shumë cinik, pasi ky është një moment interesant për gjithë ata që kanë dëshirë që të zbulojnë disa emocione të lëna mënjanë prej kohësh. Në vendin e punës do të ndiheni me fat dhe të pavarur, ku rezultatet e mira janë fare pranë.

Gaforrja

Do të jeni të kënaqur me disa konfirmime që do të merrni, aq sa do të nisni të planifikoni projekte të reja. Do të rigjeni qetësinë si në sferën private edhe profesionale. Arratisje të vogla romantike, janë mjaft të favorshme.

Luani

Do të merrni komandën lidhur me një projekt të ri, i cili do të rezultojë shumë më i komplikuar nga sa mendoni. Duhet të jeni të kujdesshëm me mënyrën me të cilën shpreheni, pasi një keqkuptim i vogël, do ju kushtojë shumë.

Virgjëresha

Parashikohet një ditë paqësore, e cila do ju lejojë që të planifikoni me detaje, të gjithë projektet tuaja. Në vendin e punës duhet të jeni shuam të kujdesshëm, sidomos nëse ka projekte të cilat nuk ju bindin plotësisht.

Peshorja

Do të jeni të pavendosur dhe gjithçka për shkak se jeni vendosur përballa një dileme, e cila nga njëra anë mundëson realizimin e një ëndrre dhe nga ana tjetër një sakrificë të madhe. Mos u tregoni të nxituar dhe kërkoni këshillën e personave që ju njohin dhe ju duan.

Akrepi

Parashikohet një ditë e tensionuar, sidomos nga pikëpamja sentimentale, por nuk duhet të dekurajoheni. Të gjitha nyjat do të zgjidhen njëra pas tjetrës. Nëse do të shfaqeni të komunikueshëm dhe diplomatë, do të arrini të zgjidhni me sukses çdo pakënaqësi. Në vendin e punës parashikohen zhvillime të reja të rëndësishme.

Shigjetari

Mund të merrni një propozim të papritur i cili do ju bëjë tejet euforik. Nëse keni pasur tensione në familje, ky është momenti më i mirë për të kërkuar një ballafaqim. Pozitiviteti, karizma dhe fati do të jenë aleatët tuaj në çështjet profesionale.

Bricjapi

Parashikohen mundësi të mira për të parë përreth dhe për të kërkuar mundësi të reja, për të nxjerrë në pah kapacitetin tuaj, shkruan noa.al. Një rol i ri do ju bëjë më autoritar.

Ujori

Më në fund do të arrini që të mbyllni një negociatë e cila ecën përpara prej shumë kohësh dhe që ju ka shqetësuar pa masë. Mos harroni të merrni më shumë kohë për të pushuar. Do të jeni më shumë të hapur dhe të gatshëm në dashuri, ku do të ndiheni më të qetë.

Peshqit

Merrni një periudhë pushim për të reflektuar lidhur me aktivitetet që po çoni përpara. Nëse hasni në disa të papritura mos u dekurajoni, pasi intuita juaj do të jetë e domosdoshme për të zgjidhur çdo problem. Horoskopi i kësaj të marte, ju fton që të mos jeni shumë kokëfortë në raportet familjare.

Blendi Fevziu i bindur: Sa të jem gjallë nuk do ta shoh Shqipërinë në BE

“Tirana Diplo 2024”, është mbledhur ditën e sotme me pjesëmarrjen e Trupip diplomatik shqiptar në të gjithë botën. Tematika kryesore e kësaj konference të Ambasadorëve ishte rrugëtimi dhe dinamikat e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Punimet e konferencës janë ndarë në disa sesione ku ndër to ishte edhe rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. I ftuar gjatë diskutimeve ka qenë dhe gazetari Blendi Fevziu, i cili tha se sa i përket integrimit, “Shqipëria prej 32 vitesh është njësoj e paduruar, por a është dhe Europa aq e paduruar për të na pritur ne nremda saj”.

Blendi Fevziu shtoi se ai e quan Shqipërinë, aspirantë të përjetshëm dhe se ka bindjen se sa të jetë gjallë, nuk do ta shoh dot Shqipërinë në BE.

“Sot ndryshimi ynë është i madh. Është një ndryshim jo i ca viteve, apo i ca muajve. Është një ndryshim që vjen në 33 vite rresht. Sot po vija re statistikat që italianët dhe grekët ishin turistët kryesorë që dominonin listën e vizitorëve në Shqipëri gjatë verës. Shqipëria nuk është një vend që nuk përmbush kushtet për të qenë anëtar i BE-së. Më qëllon që udhëtoj shumë dhe në vende shumë të largëta, kam udhëtuar tashmë thuajse 150 vende të botës, ku më pyesin pa ndonjë kuriozitet shumë të madh sepse jashtë Europës nuk është se Europa ka atë njohje.

Kur më pyesin çfarë statusi keni ju në BE, unë i them jemi aspirantë të përjetshëm. Aspirantë të përjetshëm disa qeshin disa e besojnë, por kam frikë se tashmë kam filluar ta besoj unë se jemi aspirantë të përjetshëm dhe sot vajza ime është ekzaktësisht në moshën që kam qenë unë në momentin që u rrëzua komunizmi dhe që mendoja se çështja europiane do ishte çështje muajsh dhe jo më vitesh.

Për një gjë jam i bindur, sa unë të jem gjallë, ashtu siç tha Andreoti, nuk do ta shoh dot Shqipërinë në BE. Se kush e ka fajin? Se çfarë ndodh me ne? A është faji ynë? Edhe ne kemi kusuret tona që nuk kanë qenë të vogla, por natyrisht që shkelja e syrit që shumë vende europiane e kanë pasur ne na ka munguar nga BE” – tha Fevziu.

Denoncimi: Prindër, bëni kujdes nga ‘Big Market’ dhe ‘Lufra’, ja si po na heI mojnë fëmijët

Skandalet në lidhje me cilësinë e produkteve që tregtohen në Shqipëri nuk kanë fund. Shitja e produkteve të skaduara ushqimore në markete është një nga problemet kryesore, ku në shumë raste rrezikohet edhe jeta e qytetarëve. Së fundmi ka qenë gazetari Andi Llabuti i cili denoncoi një rast flagrant që i ndodhi gjatë fundjavës në “Big Market”. Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, ai shprehet se kompania “Lufra” po helmon shqiptarët duke tregtuar qumësht të prishur.

Gazetari tregon se bleu në një nga pikat e ‘Big Market’ një bidon qumësht ‘Lufra’, për vajzën e tij, i cili mbante datën e skadencës më 29 gusht, pra 5 ditë brenda afatit, por i rezultoi i prishur. Llabuti i bën thirrje qytetarëve që të jenë vigjilentë pasi mund të helmojnë fëmijët e tyre me produktet e skaduara dhe jashtë standardit që shiten jo në pak raste në ‘Big Market’.

“Ditën e shtune unë e kam pushim dhe i përkushtohem familjes, pra nuk bëj dot rolin e gazetarit. Sot si ditë pushimi zbrita poshtë tek ‘Big Market’ dhe marr një bidon me qumësht 1.4 litra. Hapa tapën para se t’ia jepja bijës time, shikoj tapën që skandonte më 29 gusht, pra 5 ditë brenda afatit. E provova nuk mu duk as si qumësht as si kos. Kuptova që kisha blerë qumësht të prishur. Mu errën sytë komplet, ashtu siç isha zbrita poshtë sepse mu errën sytë për fëmijën tim 8 muajshe, për pak e helmova. Zbrita poshtë dhe u them punëtorëve të ‘Big Market’, ky qumësht është i prishur. Më thanë cfarë date skadence kanë: I thashë ka edhe 5 ditë kohë që të skadojë. Ky qumështi është ‘Lufra’ firma më e dështuar dhe e degjeneruar që e shesin të degjeneruarit. Prindër të dashur keni një detyrë shumë të madhe për të bërë. Të merrni produktet dhe ti provoni juve më parë pastaj fëmijët tuaj. Përderisa ju kishit dëshirë të bëheshit prindër atëherë duhet të bëni këtë detyrë. Kjo kohë ka ardhur dhe nuk keni zgjidhje tjetër”, tha gjatë denoncimit gazetari Andi Llabuti.

Pas denoncimit të gazetarit, qytetarët kanë ngritur akuza edhe për neglizhencë të kontrolleve nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), të cilët shprehen se punonjësit “mbyllin sytë” kur marrin ryshfetin nga pronarët e bizneseve të cilët jo pak herë shesin produkte jashtë standardit. Një nga komentuesit në videon e gazetarit, tregon rastin e djalt të tij, i cili ka punuar në një market serioz dhe AKU lajmëronte paraprakisht per kontroll, bënin sikur kontrollonin edhe dilnin me arkat me verë edhe pije të shrenjta pa bërë asnjë lloj kontrolli.

“Im bir ka punuar ne nje market shuke serioz ku AKU lajmeronte paraprakisht per kontroll .benin sikur kontrollonin edhe dilnin me arkat me vere edhe pije te shrenjta pa ber asnje lloj kontrolli,”-shkruan komentuesi.

Kjo nuk është hera e parë që ‘Big Market denoncohet për shitjen e produkteve ushqimore jashtë standardit, ku disa javë më parë ZËRI publikoi një tjetër rast me vezët ‘ovital’, të cilat klientes i rezultuan të prishura./ZËRI

38-vjeçarja italiane erdhi në Shqipëri me pushime, por humb je tën, la pas të shoqin dhe djalin 1 vjeç

Erdhi për pushime në Shqipëri, por Alessia Vidotto, vdiq si pasojë e një goditjeje në zemër. Ishte vetëm 38 vjeçe.

Mediat italiane shkruajnë se ajo kishte ardhur në Shqipëri për pushime bashkë me bashkëshortin shqiptar dhe djalin e tyre një vjeçar.

Ndërsa ishte me pushime, Alessia filloi të ndihej shumë e lodhur dhe pas disa ditësh pritjeje vendosi të shkojë në urgjencën mjekësore.

Pas vizitës, zbulimi i tmerrshëm, një inflamacion i zemrës (miokardit) Vidotto u shtrua menjëherë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 38-vjeçarja ndërroi jetë në spitalin e Tiranës. Alessia lë partnerin e saj Eroldin dhe një djalë të vogël vetëm 1 vjeç e gjysmë.

Shk ëputet masivi shkëmbor, momente pa niku për dhjetëra pushues në plazh (Video)

Me dhjetëra pushues kanë përjetuar momente frike teksa ndodheshin në një plazh në Devon të Anglisë.

Një masiv shkëmbor është shkëputur duke rënë në breg të detit, vetëm pak metra nga zona ku po qëndronin pushuesit.

Një re e madhe tymi u ngrit menjëherë në ajër, ndërsa pushuesit u larguan të tmerruar.

Fatmirësisht askush nuk u lëndua nga kjo ngjarje.

Daily Mail shkruan se në zonë ishin vendosur tabela që paralajmëronin rrezikun, pasi ky ishte një rast i përsëritur në atë plazh.

Video Player

Stuhi të forta shiu dhe ere përfshijnë Elbasanin. Ka dëme materiale dhe dëme në automjete

Stuhi të forta shiu dhe ere përfshinë Elbasanin mbrëmjen e sotme.

Si pasojë e rrebeshit të fortë ka pasur thyerje të pemëve, dëmtime çadrash, dritaresh e çatish

Thyerja e pemëve ka dëmtuar edhe mjetet që ndodheshin poshtë tyre.

Në anën perëndimore të hotel turizmit ‘Skampa’ thyerja e pemës dëmtoi dy automjete.

Sektori i punëve publike në bashki është duke punuar për riparimin e dëmeve.