Hakmerret Kievi, momenti kur droni ukrainas godet pallatin 40-katësh në qytetin rus (VIDEO)

E hëna nisi me një bombardim masiv rus në Ukrainë që ka lënë deri më tani 3 të vdekur dhe ka shkatërruar infrastrukturën energjetike, duke zhytur vendin në terr. Kievi në krahun tjetër nuk ka qëndruar duarkryq, por ka goditur me dronë brenda territorit rus.

Pamjet e sulmit janë publikuar në disa kanale në Telegram, me një nga videot që është bërë virale pasi shihet një dron ukrainas duke goditur një qiellgërvishtës në qytetin rus të Saratov.

Sipas informacioneve të shpërndara nga administrata e qytetit, nga goditja me dronë në pallatin 40-katësh janë shkatërruar dy apartamente dhe kanë mbetur të plagosur katër persona, një prej të cilëve grua e paidentifikuar që ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

https://twitter.com/SkyNews?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1828032750705844690%7Ctwgr%5E2c9efbfb95eefa6f022c50ba8fb7d115f3e0688f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fkosovabota%2Fhakmerret-kievi-momenti-kur-droni-ukrainas-godet-pallatin-40-katesh-n-i72961

“Lamtumirë profesoreshë Genciana Egro” Humb je tën nga së mundja e rëndë pedagogia dhe studiuesja e Gjuhësisë

Më datën 25 gusht 2024 është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare studiuesja Genciana Abazi-Egro, e cila prej vitesh ishte punonjëse shkencore pranë Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë (Akademia e Shkencave e Shqipërisë).

Lajmin përmes një njoftimi të trishtë e bëri publik Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë pranë Akademisë së Shkencave ku Genciana Abazi-Egro ishte anëtare.

Genciana Abazi-Egro ka qenë studiuese e afirmuar në fushë të gjurmimeve mbi tekstologjinë dhe orientalistikën, mbi letërsinë e divanit dhe figurat kryesore të rrymës letrare të autorëve që kanë shkruar me alfabet arab.

Genciana Egro është autore e dy botimeve të rëndësishme kritike të veprave të Nezim Beratit (2009) dhe Hasan Zyko Kamberit (2017), realizuar dhe dalë nga shtypi nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë (Departamenti i Studimeve Letrare).

Genciana Egro është autore e një numri të konsiderueshëm shkrimesh dhe artikujsh shkencorë mbi autorë, dukuri e vepra që lidhen me letërsinë shqipe të shkruar me alfabet arab, por dhe drejtuese shkencore e disa punimeve doktorale të mbrojtura me sukses në shkollën e studimeve doktorale pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë.

Një pjesë e mirë e artikujve të saj mbi këto fusha studimi janë të botuara në revistat “Studime filologjike” dhe “Studime historike”.

Nga janari i vitit 2017 ajo ka qenë dhe titullare e lëndëve Analizë Kritike e Ligjërimit dhe Semiotikë pranë Universitetit Europian të Tiranës. Largimi i saj nga jeta është një humbje e madhe për të afërmit e saj, po dhe për komunitetin shkencor të cilit ajo i përkiste.

Tanja Fajon: Schengen mund të mbyllet, ja cila është arsyeja

Zv.Kryeministre dhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane e Republikës së Sllovenisë, Tanja Fajon, ka paralajmëruar nga Tirana faktin që Schengen mund të mbyllet.

Në fjalën e saj në Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, zyrtarja e lartë tha se kjo është një sfidë, duke argumentuar se shkak i mbylljes së Schengenit janë kërcënimet e ndryshme që vijnë në rajon.

Gjithashtu, ajo tha se “duhet të punojmë fort, për lëvizshmërinë e të rinjve për të çelur dyer dhe për të punuar së bashku ngushtë”.

“Më vjen mirë që gjendem në Shqipëri, sepse me sjell disa kujtime të mira, të rezultateve njëra që ka shënjuar karrierën time politike, që ka të bëjë me udhëtimin pa viza.

Kjo siguroi shumë mundësi sidomos për brezat e rinj për të pasur mundësi për të udhëtuar. Ne përballemi me të njëjtën sfidë sot, sepse i trembemi faktit që Schengen po mbyllet për shkak të kërcënimeve të ndryshme që kemi në rajon.

Kështu që duhet të punojmë fort për lëvizshmërinë e të rinjve për të çelur dyer dhe për të punuar së bashku ngushtë”, u shpreh Tanja Fajon.

Ar më lazer në një anije amfibe, ushtria kineze teston “bis hën e re”

Marina e Ushtrisë Çlirimtare të Popullit Kinez (PLAN ) ka instaluar një armë lazer në një nga anijet e saj sulmuese amfibe të klasit 071 Një seri fotosh të shfaqura së fundmi në mediat sociale tregojnë një armë lazer të montuar menjëherë pas topit 76 mm në harkun e anijes. Kur nuk përdoret, lazeri fshihet nën një mbulesë kube relativisht të madhe. Ndalimi i trafikut detar në Detin e Kuq i kryer nga Huthi me dronë dhe raketa lundrimi ka kontribuar në nxitjen e interesit të mëtejshëm për mundësinë e pajisjes së anijeve luftarake me armë energjie të drejtuara të llojeve të ndryshme, dhe ne kemi ditur se për disa kohë Popullit Republika e Kinës (PRC) i kushton vëmendje të konsiderueshme këtyre armëve të luftës: Pekini i koncepton armët me energji të drejtuar si “armë të zhvilluara rishtas”, të cilat përfshijnë lazer me fuqi të lartë, armë hekurudhore, armë me mbështjellje, armë me rreze grimcash, etj.

Ashtu si fuqitë e tjera ushtarake globale, në këtë rast Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, PRC ka programe të ndryshme zhvillimi që përfshijnë të gjitha llojet e këtyre llojeve të veçanta të armatimit, të cilat janë projektuar për t’u përdorur në domenin hapësinor, tokësor dhe detar aeroplan. Kjo nuk është hera e parë që kjo armë e veçantë vërehet në radhët e forcave të armatosura kineze: në prill 2019 u bë publike një test i një lazeri të montuar në kontejnerë që mund të përdoret në tokë për mbrojtjen bregdetare ose në bord, por eshtë hera e parë që kemi prova fotografike të një luftanijeje kineze që mbante një lazer me energji të lartë, megjithëse dyshohet se janë kryer teste në të kaluarën në bordin e një destrojeri të klasit 055. Kjo demonstron përparimin që Pekini ka bërë në ndërtimin e kësaj serie.

Shqiptarët po ikin, Rama: Do të marrim punëtorë nga Filipinet

Nga takimi me diplomatët, ambasadorë dhe konsuj shqiptarë në botë, kryeministri Edi Rama u shpreh nga pallati i Kongreseve se Shqipëria po përgatitet për të marrë punëtorë nga Filipinet pas largimeve të shumta në vitet e fundit.

“Kemi arsye për të besuar dhe investuar në hapjen e dyerve të misioneve të reja qoftë në Indonezi për të mbuluar atë pellg atje dhe mbi të gjitha ka interes të madh të ne edhe marrëdhënia me Filipinet, pasi të gjitha vendet e BE janë duke trokitur në ato dyer për forca të reja pune. Radha aty është shumë e gjatë por duke qenë vend i vogël nëse do të arrijmë të kultivojmë si duhet raportohet” tha ai.

Në fund të fjalimit kishte disa fjali për ligjin e ri për shërbimin e jashtëm. “Nxitja e një diskutimi në funksion të ligjit të ri të jashtëm, që është i domosdoshëm sot edhe për faktin që kemi shumë shqiptarë që janë të angazhuar në organizata ndërkombëtare. Është e padrejtë që të jenë të përjashtuar nga mundësia për të shërbyer në trupën e shërbimit të jashtëm” tha ai.

Aks ident tra gjik në vendin fqinj/ Dy makina bëhen co ρash, raportohet për një të νd ekυr e tre të ρΙ agosur

Një 55-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën pas një përplasjeje mes dy makinave, pasditen e së dielës (25/8), në kilometrin e 28 të rrugës Selanik-Petritsiou, në lartësinë e Nea Santa Kilkis.

Makina që drejtohej nga 55-vjeçari dhe që shkonte në drejtim të Kilkisit është përplasur kokë më kokë pak para orës 17:00 me një makinë tjetër që drejtohej nga një 44-vjeçare.

Sipas voria.gr, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikësja, e cila është dashur të nxjerrë 55-vjeçarin, i cili është dërguar pa ndjenja në spitalin AHEPA të Selanikut, ku ka konstatuar vdekjen.

Drejtuesi 44-vjeçar i makinës tjetër është transportuar dhe po trajtohet në spitalin e Kilkisit. Në makinën që drejtonte ndodhej edhe një 38-vjeçar dhe dy vajza 3-vjeçare. 38-vjeçari dhe fëmijët janë transportuar dhe po trajtohen në spitalin Georgios Gennimatas në Selanik.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit dhe hetimet paraprake po kryhen nga Policia Rrugore e Kilkisit.

Ρuthja në bυ zë dhe romanca me djαΙin mi sterioz, reagon Sara Hoxha pas videos së bϋjshme

Sara Hoxha, blogerja e njohur shqiptare, u aludua se ka nisur një lidhje të re pasi një video u bë virale ditën e djeshme.

Në video shihej një çift duke u puthur në buzë brenda në det, por cilësia e videos nuk ishte e qartë.

Video Player

00:00

00:07

Këto spekulime morën fund kur Sara reagoi në rrjetet sociale. Ajo sqaroi se në video nuk është ajo, por disa miq të saj.

Për të përforcuar sqarimin, Sara postoi videon në Instagram dhe etiketoi çiftin e vërtetë.

Video Player

00:00

00:03

DaIin pamjet kur motrat Berisha go.dasin Klea Prëngën në lokal(Video)

Ky është momenti kur motrat Berisha godasin në fytyrë Klea Prëngën në një nga ambientet e lokaleve të Tiranës.

Sikurse duket edhe nga pamjet e regjistruar amë 6 gusht 2024 në mbrëmje, vajzat afrohen drejt tavolinës së Prengës dhe e godasin 2 herë, teksa të pranishëm mundohen t’i ndajnë.

Ndërkohë, disa javë pasi u dhunua barbarisht nga Antonela Berisha dhe motra e saj, Klea Prenga ka postuar të tjera pamje në Instagram, ku tregon gjendjen e saj.

Me një shenjë të lehtë në fytyrë, pasi u godit me gotë nga motrat Berisha teksa darkonte në një restorant në Tiranë, Prenga tregon se është duke u rikuperuar.

Pas sherrit të rëndë, ku motrat e akuzonin atë se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës, ato e dhunuan atë fizikisht, e më pas u arratisën.

Policia i ka shpallur në kërkim, ndërsa ende nuk dihet vendndodhje e tyre, por sipas informacioneve rezulton se nuk kanë dalë jashtë Shqipërisë.

VIDEO

Broja në garë me kohën, problemet me tendinën e Akilit stepin skuadrat e interesuara

Armando Broja është në garë me kohën. Kur jemi futur në ditët e fundit të merkatos, e ardhmja e sulmuesit tonë kuqezi është ende në udhëkryq.

Në mënyrë të befasishme transferimi i Brojës tek Ipswich Town dështoi, ku shkaku kryesor sipas mediave në ishull u bë problematikat e shtatëlartit të kombëtares tonë në tendinën e Akilit, të cilat u konstatuan gjatë vizitave mjekësore. Klubi i Ipswich kërkoi ulje të vlerës për transferimin e Brojës, pas konstatimit të këtij fakti, por londinezët e Chelsea-t refuzuan në mënyrë kategorike, duke bllokuar në këtë mënyrë realizimin e këtij transferimi.

Në këto kushte, për shkak të këtij problemi, po sipas mediave britanike, edhe skuadrat e tjera të interesuara mbi të gjitha Everton janë të stepura dhe në pritje për të mësuar më shumë mbi gjendjen e Armando Brojës. Nëse edhe Çelsi nuk e merr në konsideratë uljen e vlerës për shitjen e Brojës, atëherë me shumë gjasa edhe këto klube mund të dalin nga gara për sulmuesin e kombëtares tonë.

Enzo Maresca tekniku i “Bluve” nuk e ka Brojën pjesë të planeve të tij për sezonin e ardhshëm, ndaj në këto kushte Broja dhe agjenti i tij duhet të nxitojnë për të gjetur në këto ditë të fundit të merkatos një skuadër të re për t’u transferuar.

Elektricisti fik gjithë dritat e fshatit për të takuàr të d αshυrën fshehυrazi në errësirë

Janë të pafund çmenduritë dhe sakrificat që bëhen në emër të dashurisë.

Kjo histori vjen nga India.

Për javë të tëra banorët e fshatit Ganespurmm u detyruan të qëndronin në errësirë pas ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike sa herë që elektricisti takonte të dashurën e tij.

Dhe dritat stakoheshin sa herë që perëndonte dielli.

Askush nga fshati nuk dinte se çfarë i shkaktonte problemet e shpeshta të energjisë, pasi kompania e energjisë elektrike nuk kishte raportuar për ndërprerje ndërsa asnjë nga fshatrat fqinjë nuk përballej me probleme të ngjashme.

Të indinjuar, shumë nga banorët e fshatit filluan t’i kushtonin vëmendje kohës së ndërprerjes së energjisë elektrike dhe arritën në përfundimin se rryma binte gjithmonë pas perëndimit.

Pas disa ditë hulumtimesh ata zbuluan shkaktarin. Ai ishte vetë elektricisti i fshatit. Ata fillimisht menduan ta dëbonin nga vendlindja. Por kur mësuan historinë detyruan dy të dashuruarit që të martoheshin.