Gαti ndërroi jetë nga kίmikati në bojën e flokëve, 19-vjeçarja zgjohet me kokën dγfish më të màdhe (FOTO)

Estelle, një studente 19-vjeçare duket se ka kaluar reaksionin alergjik më të tmerrshëm nga një kimikat paraphenylenediamine (PPD) i gjendur në bojën e flokëve. Pas aplikimit të bojës në flokë, 19-vjeçaria filloi të kishte vështirësi në frymëmarrje dhe përmasa e kokës filloi t’i ndryshonte përtej normales. Kimikati i sipërpërmendur gjendet thuajse në 90% të bojrave të flokëve që përdorin rëndom gratë, madje edhe në kushte shtëpie.

Studentja u përpoq ta mbante situatën nën kontroll duke përdorur antihistamines dhe një krem qetësues, por të nesërmen ajo u zgjua me kokën dy-fish më të madhe (perimetri 63 cm).

Pamjet të tmerrshme! Gati ndërroi jetë nga kimikati në

Estelle pohoi se dhe më përpara kishte vuajtur nga një alergji nga boja e flokëve, por këtë herë ajo e kishte bërë testin e alergjisë. Por në fakt duhet të kishte pritur 48 orë dhe jo vetëm 30 minuta.

Këmbimi valutor, 26 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 89.2 lekë dhe do shitet me 90.1 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.8 lekë dhe do shitet me 100.4 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.8 lekë dhe do shitet me 105.9 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.4 lekë dhe do shitet me 118.6 lekë.

Sot përkujtohet 114 vjetori i lindjes së shenjtores Nënë Tereza

Sot më 26 gusht, është 114 vjetori i lindjes i një prej njerëzve më bujar që ka njohur historia njerëzore, Nënë Tereza. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur zyrtarisht si Nënë Tereza ka lindur më 26 gusht të 1910 në Shkup, por me “shtëpi” në gjithë botën.

Jetën ajo ua dedikoi të gjithë njerëzve që ishin në nevojë.

Nënë Tereza ka lindur në vitin 1910 në Shkup, si Anjeza Gonxhe Bojaxhiu. Në moshën 18-vjeçare ajo i është bashkuar manastirit irlandez, ku mori emrin Motra Mari Tereza. Muaj më vonë, ajo u nis për në Indi, në Kolkata, qytetin e njohur më pas si Kalkuta, në janar të vitit 1929. Ajo ka dhënë mësim për vajzat në Shkollën e Shën Marisë.

Atje, ajo mori profesionin e saj përfundimtar dhe u bë Nënë Tereza. Sipas rrëfimeve, gati 20 vjet më vonë, gjatë një udhëtimit me tren në Indi, ajo ndjeu një thirrje nga Jezusi për t’u kujdesur për të varfrit. Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë për t’u shërbyer të gjithë të varfërve, gjë që e bëri deri në fund të jetës së saj.

Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes “Ramon Magsaysay” dhe 1979 Çmimin “Nobel për Paqe”.

Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike.

Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e shenjt nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj (5 Shtator), ku njihet edhe si dita e saj e festës.

Një figurë e diskutueshme si gjatë jetës dhe pas vdekjes së saj (5 Shtator 1997), Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse.

“Të integruar pa qenë anëtar të BE”- Rama flet për programin e ri financiar: Anëtarësim gradual në hapësirën ekonomike dhe tregun e përbashkët evropian

Kryeministri Edi Rama foli për hartimin e një politike të re të BE përmes një instrumenti të ri financiar dhe zhvillimor për krejt rajonin tonë.

Në fjalën e tij në Konferencën treditore të Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se ndërkohë që ‘ne negociojmë anëtarësimin në BE të mund të integrohemi gradualisht në hapësirën ekonomike dhe tregun e përbashkët evropian’.

Sipas Ramës plani ekonomik shkon përtej sistemit të mbështetjes me fondet IPA dhe adreson në mënyrë specifike një nevojë të madhe të Shqipërisë dhe rajonit për të përmirësuar prefromancën dhe rritur konvergjencën me vendet e BE.

“Ndërkohë natyra e procesit të negocimit dhe e ndërveprimet me BE është shumë dinamike dhe këtu dua të sjell një fakt konkret që lidhet me rolin proaktiv të Shqipërisë përmes një diplomacie dinamike në funksion të ndikimit të vetë BE për interesat tona të para në një kënd më të gjerë si pjesë e interesit të përbashkët rajonal. Dua të flas për hartimin e një politike të re të BE përmes një instrumenti të ri financiar dhe zhvillimor për krejt rajonin tonë, i cili shkon përtej sistemit të mbështetjes me fondet IPA dhe adreson në mënyrë specifike një nevojë të madhe të Shqipërisë dhe rajonit për të përmirësuar prefromancën dhe rritur konvergjencën me vendet e BE. Ndërkohë që ne negociojmë anëtarësimin në BE të mund të integrohemi gradualisht në hapësirën ekonomike dhe tregun e përbashkët evropian. Kjo është diçka e re që u mundësohet vendeve të rajonit.

Plani i ri i rritjes që është ky instrument është në dorën tonë dhe së bashku me partnerët në Bruksel ne jemi në një proces sistemimi të të gjithë hapave dhe të gjithë piketave që do të duam të arrijmë përmes këtyre hapave për të rritur masën e integrimit pa pritur që të bëhemi anëtar të BE”, tha Rama.

EΡlKE/ I V DEKURl Iëviz dorën teksa po e VA RR0SNlN!

Pamjet e filmuara gjatë një funeraIi kapën momentin e çuditshëm që k ufoma u shfaq të lëvizte dorën brenda arkivoIit.

Prifti mund të dëgjohet duke thënë në video:Zoti ka thënë në librin e Gjonit.

Unë jam ringjallja dhe jeta. Kushdo që beson në mua, ai do të jetojë edhe pse ai ka vde kur.

Ngjarja u filmua në 5 maj dhe është sugjeruar nga disa që trupi po përpiqej të tundej dhe të kërkonte ndihmë.

Sidoqoftë, shpjegimi më i mundshëm është se ku foma po lëvizte për shkak të ndryshimeve që ndodhin në trup pas vde kjes.

Një studim nga viti 2019 zbuloi se trupat e njeriut mund të lëvizin pas vd e kjes.

Studiuesit e Universitetit Qendror Queensland në Australi, të cilët po studionin procesin e dekompozimit, zbuluan se eshtrat njerëzore mund të ndryshojnë pozicionin e tyre edhe pa ndihmën e jashtme.

Ne mendojmë se lëvizjet kanë të bëjnë me procesin e dekompozimit, pasi trupi mumifikohet dhe ligamentet thahen.

Kjo njohuri mund të jetë e rëndësishme në hetimet e pashpjegueshme të vd e kjes, tha njëri nga studiuesit.

SHIKO VIDEON KËTU

Η abit këngëtarja e njohur: Ρërdor Ιodra s..si për..

Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus njihet për deklaratat b0mbë apo dhe për sjelljet që shpesh e vendosin në qendër të vëmendjes së mediave.


Vetëm së fundmi, 29 vjeçarja i ka habitur të gjithë, teksa ka rrëfyer se përdor Ιodra se-si për të zbukuruar shtëpinë.

Në një intervistë për “Barstool Sports” në “Sirius XM”, Miley tha se i blen lodrat e se-si për t’i përdorur vetë, por përfundon duke i përdorur si dekor.

“I blej për veten, por përfundoj duke i përdorur për dizajn të brendshëm.

Se-si dhe dizajni i brendshëm janë shumë të lidhur bashkë”, u shpreh këngëtarja.

V. αjzα shqiρtàre që u m. αrtυa me një iηdiαn, ja çfarë ndοdh në ditën e dα smës…!!

Elsa Nilaj është vajza nga shkodra, e cila prej disa vjetësh jeton në Indi, me bashkëshortin e saj indian të cilin e njohu nëpërmjet rrjetetit social Facebook:

” Unë dhe Vishali jemi njohur në rrjetet sociale në Facebook, ishte diçka e rastit, dicka që ndodhi nuk na kishte shkuar mendja që të ndodhte dicka e tillë. Vishali nuk dinte për Shqipërinë shumë, pak ose aspak. Edhe unë për Indinë, nuk isha ajo vajza që më pëlqente ajo kulturë, kisha shumë shokë dhe shoqe që dinin për Bolliwoodin. Ajo ndodhi, ne filluam të flisnim rastësisht Vishali në atë kohë ishte duke u marrë me aktrim e po ashtu edhe unë isha duke u marrë me disenjimet e mia si stiliste dhe ishte puna ajo që na shtyu të flisnim me njëri-tjetrin. Fotografi që kishim hedhur në Facebook dhe ashtu filluam të flisnim gjatë dhe më në fund u afruam shumë me njëri-tjetrin’’, shprehet Elsa për fillimet e njohjes me bashkëshortin e saj indian.

Më pas tregon se si vazhdoi lidhja e tyre, duke bërë që Vishal të udhëtonte drejt Shqipërisë për të njohur nga afër vajzën që ia kishte rrëmbyer zemrën nëpërmjet rrjeteve sociale dhe duket se gjithcka shkoi shumë mirë, pasi ai qëndroi në Shqipëri 20 ditë në shtëpinë e Elsës dhe pas një kohe të shkurtër, erdhi dasma të cilën Elsa e përshkruan kështu:

” Fillimisht bëm dasmën në Shqipëri me të gjitha ritualet e fesë krishtere pasi unë jam e krishterë. Në atë kohë kur erdhëm në Indi, dasma kishte filluar sepse këtu dasma është jashtëzakonisht e madhe, përgatitjet kishin filluar ishte diçka për mua shumë e çuditshme, por edhe këtu bëmë dasmën me ritualet e fesë hindu’’, shprehet Elsa Nilaj.

Ndërsa tregon se në Indi traditat janë shumë të ndryshme nga ato shqiptare:

” Fisi vjen te shtëpia 7 ditë, jeton aty me ty, gjithë ato ritualet e tyre që bëjnë që ndoshta i keni parë edhe nëpër telenovela, domethënë është diçka shumë e gjatë. Edhe tri ditë duhet të vishësh një kostum të ri, kemi ato veshjet këtu që janë SARI, edhe këto mi ka blerë vjehrra, sipas ngjyrës që unë pëlqej, por janë disa gjëra të veçanta që t’i veshësh atë ditë, sic themi në që duhet të shkojmë në kishë më fustan të bardhë dhe ato i kanë ato gjërat e veta, por që janë të bukura. Çdo gjë është me harmoni, me kërcim me këngë, është dicka që e pëlqen nuk është vetëm rituale’’, thotë ajo.

Më e veçanta është veshja e nuses me flori, për të cilën Elsa thotë që është gjëja e parë që bëjnë në Indi.

” Këtu e kemi që duhet të blejmë shumë flori. Unë personalisht nuk e përdor floririn asnjëherë, nuk më pëlqen dhe unë i thash nuk e përdor, por për atë ditë të dasmës unë do i vendosa nuk e kam problem, por të mos vijë keq mbrapa nuk do t’i vendos’’, thotë ajo.

Elsa jeton prej disa vjetësh në Indi, e lumtur me bashkëshortin e saj, i cili është një aktor Bolliwoodi, ndërsa edhe Elsa ka marrë pjesë në disa filma, por profesioni i saj mbetet stilimi, të cilën ajo i dedikon pjesën më të madhe të kohës.

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 26 gusht 2024:

DASHI

Duke filluar nga dita e hënë, do të filloni sërish me shumë guxim duke bërë shumë gjëra. Shumë më tepër nga sa mendoni. Ka disa gjëra për të sqaruar dhe rishikuar, si në familje ashtu edhe në dashuri. Ata që kanë përjetuar konflikte në mënyrë të pashmangshme do të duhet të përpiqen të korrigjohen. Guximi! Në punë!

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, yjet ju ftojnë të bëni gjërat e duhura dhe të lidheni me të tjerët në një mënyrë të qetë dhe të qetë. Gjatë orëve të ardhshme do të keni ende diskutime të vogla ekonomike dhe të punës.

BINJAKËT

Java që nis në orët në vijim do të jetë një javë relaksi dhe një atmosfere të qetë pas disa ditësh të ndërlikuara dhe nervoze që ju kanë mërzitur. Ata që udhëtojnë, lëvizin dhe kanë kontakte me qytete të tjera mund të marrin një konfirmim të mirë.

GAFORRJA

Ju presin ditë të paqëndrueshme, plot lodhje dhe pak nervozizëm: kërkoni mirëkuptimin maksimal në familjen tuaj. Nëse diçka nuk funksionon, mos insistoni. Por qetësohu.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, mos i nënvlerësoni takimet gjatë orëve në vijim: dashuria mund të bëhet sërish protagoniste, edhe pse së fundmi ka qenë një aspekt i vështirë për t’u menaxhuar. Do të duhet shumë vullnet dhe entuziazëm. Guximi!

VIRGJËRESHA

Ju do të kaloni një fazë shumë kritike dhe kërkuese. Ka të ngjarë që ju të prisni të njëjtin lloj organizimi nga ata përreth jush. Mos shpenzoni shumë para, disa do të duhet të rishikojnë shpenzimet e tyre.

PESHORJA

Shumë prej jush mund të përjetojnë sërish situata të përjetuara në të kaluarën gjatë orëve të ardhshme. Mund të takoni edhe njerëz që nuk i keni parë për një kohë. Pritet një rikuperim i dukshëm psikofizik. Guximi!

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox shumë po fitojnë beteja psiko-fizike dhe, për ata që janë të sëmurë prej vitesh, ky është një moment historik i rëndësishëm. Vjen një pikë kthese, përfshirë edhe atë financiare. Kjo është mirë! Mundohuni ta mbani shiritin drejt.

SHIGJETARI

Nëse kohët e fundit ka pasur konflikte ose ndarje, tani mund të filloni përsëri në një mënyrë të madhe. Venusi dhe Marsi i favorshëm do t’ju garantojnë dëshirën për të shkuar larg dhe për të eksploruar brigje të reja si në punë ashtu edhe në jetën private. Bëhu i zënë.

BRICJAPI

Gjatë orëve të ardhshme mund të zemëroheni nëse dikush nuk bën atë që duhet të bëjë (të paktën sipas mendimit tuaj…). Veçanërisht femrat do të jenë mjaft strikte me meshkujt. Nëse ka shumë heqje lirie, më shumë se një person mund të zhduket… Kujdes! Moderoni veten.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox ky është një moment force për të gjithë ata që duan t’i dhurojnë vetes një emocion të rëndësishëm, një ndjesi të veçantë ose të lënë mbi ta një periudhë të vështirë dhe të rëndë për të përballuar.

PESHQIT

ONë këto orë të fundit të gushtit po përjetoni emocione gjithnjë e më të forta në lidhje me marrëdhëniet. E premtja dhe e shtuna ishin ditë konfuze që vënë në dyshim gjithçka, por tani do të mund të dashuroni ose të përjetoni diçka të bukur

Detaje nga bombarduesi i ri amerikan: Avioni më i friks hëm luftarak në botë

Disa foto të publikuara rishtazi, tregojnë bombarduesin e gjeneratës së gjashtë B-21 Raider në një hangar; një tjetër në fazën e ngritjes në prill 2024 dhe një e tretë, e realizuar në janar, e tregon atë duke fluturuar mbi re.

Baza e Forcave Ajrore Edwards, në një deklaratë, tha se “Raider vazhdon të bëjë përparim drejt shndërrimit në shtyllën kurrizore të flotës bombarduese të USAF”.

Edhe gjatë fluturimit të parë të bombarduesit më të fundit në nëntor 2023, nuk u publikuan asnjë foto zyrtare, me sa duket për të mbajtur sekret detajet teknike të avionit, i cili po zhvillohet nga kompania e mbrojtjes Northrop Grumman.

Tani, ndërsa testet e fluturimit vazhdojnë, ushtria amerikane po publikon foto të bombarduesit, pa zbuluar detaje teknike.

B-21 Raider synohet të jetë shtylla kurrizore e flotës bombarduese të USAF. Një vështrim në B-21 të përmirësuar zbulon se pamja e tij anësore të kujton B2-Spirit, me hundën e B-21 që është shumë më e hollë. Dritaret e vogla, trapezoidale të kabinës dhe xhami i sheshtë ka të ngjarë të kufizojnë fushën e shikimit të pilotëve, siç raportohet nga revista Flugrevue.

Forma dhe veshja e tij e bëjnë bombarduesin pothuajse të padukshëm. Modeli i testimit, i koduar AF 0001, ka pendë sipër që drejtojnë ajrin te motorët, ndërsa motorët janë thellë në trup, duke i bërë të vështirë zbulimin e tyre nga radarët e armikut.

B-21 ishte projektuar si një bombardues stealth me një shtresë të jashtme të veçantë që e bën të vështirë zbulimin. Sipërfaqet e bombarduesit janë projektuar në mënyrë që rrezet e radarit të jenë pothuajse jo-reflektuese, duke lejuar sulme të befasishme dhe fluturime zbulimi të pazbuluara.

Sipas vlerësimeve të “Javës së Aviacionit”, bombarduesi B-21 do të ketë një hapje krahësh 40 metra, një gjatësi prej 16 metrash, do të jetë në gjendje të mbajë një ngarkesë armësh me peshë 9100 kilogramë dhe të zhvillojë një shpejtësi maksimale gati 1000 km/h.

Thuhet se B-21 Raider është projektuar për të operuar “në një mjedis me kërcënim të lartë” dhe mund të hedhë municione konvencionale dhe bërthamore. USAF planifikon të hyjë në shërbim me B-21 në “mesin e viteve 2020”, me të paktën 100 bombardues të tillë që pritet t’i dorëzohen Forcave Ajrore të SHBA.

ZbuIohet rrethimi i një vendbanimi 7 mijë vjeçar në Maliq

Kërkimet trevjeçare të ekspeditës së përbashkët të arkeologëve shqiptarë, arkeologëve të Universitetit të Këlnit në Gjermani dhe atij të Bufalos në SHBA ka zbuluar në fshatin Podgorie të Maliqit, gjurmë të rrethimit të një vendbanimi që daton nga 5500 deri në 5 mijë vjet para Krishtit.

Rrethimi nuk është fortifikim, por një hendek që mbronte vendbanimin nga kafshët e egra. Gërmimet janë fokusuar në zonën e Luadishtit ku besohet se gjenden gjurmë dhe objekte që i përkasin periudhës së neolitit të mesëm.

Drejtuesja e ekspeditës Edlira Andoni pohoi se intensiteti i gjetjeve arkeologjike dhe studimi gjeomagnetik i sitit, treguan për ekzistencën e një vendbanimi të neolitit të mesëm në zonën e fshatit Podgorie.

Arkeologët kanë arritur të dokumentojnë moshën e rrethimit të këtij vendbanimi prehistorik, i cili mendohet të jetë 7 mijë vjeçar.

 “Ne zbuluam rrethimin e vendbanimit, konsiston në një lloj kanali, nuk është fortifikim, por një formë për të treguar se ku ndodhet vendbanimi. Për të mbajtur kafshët e zbutura apo të egra”, thotë për Tv Klan Edlira Andoni, drejtuese e ekspeditës .

Gjatë kërkimeve të këtij viti ekspedita u fokusua tek gjetja e gjurmëve dhe elementëve të banesave neolitike. Rezultatet e studimeve hedhin dritë mbi arkitekturën e banesave, të ndërtuara kryesisht me baltë të pjekur dhe dru.

“Po mbledhim të dhëna të reja për datimin e vendbanimit, për të ndërtuar aktivitetet ekonomike, sociale të banorëve neolitikë”, theksoi Edlira Andoni.

Zona e Maliqit dhe e Korçës njihen për pasuritë e jashtëzakonshme arkeologjike të periudhës së  prehistorisë, të cilat janë zbuluar nga ekspedita vendase dhe të huaja.