Hoxha biznesmen Elvis Naçi do të rikthejë sërish në ekran këtë sezon telviziv emisionin e tij “Shqiptarët për shqiptarët”.
Sipas mediave, ky emision do të transmetohet çdo të premte në ekranin e Top Channel. Ndërkohë, mësohet se moderimi i emisionit i është basuar moderatores Kiara Tito, e cila do të jetë në krah të Elvis Naçit.
Muajt e fundit moderatorja ka qenë e përkushtuar tek familja dhe vajza e saj Luna, teksa herën e fundit që e kemi parë Kiarën në ekran ka qenë me “Fan Club- DWTS”.
Nuk dihen detajet nëse emisioni do të jetë i Top Channel apo i Elvis Nacit dhe shuma se sa mund ta ketë blerë të orarin televiziv në një televizion kombëtar, nëse është kjo e dyta.
Elvis Naçi përveç se si hoxhë, njihet edhe si një person që bën biznes në emër të fesë.
Një urim i bukur vjen nga Kristjan Asllani për babain e tij. Ky i fundit feston datëlindjen, ndërsa mesfushori i Interit ka zgjedhur që ta ndajë këtë ditë të veçantë të familjarit të tij me të gjithë ndjekësit.
“Edhe 100 babi”, shkruan Kristjani, duke e shkruar urimin vetëm në gjuhën shqipe.
Ajo që bie në sy është fakti se në foton ilustruese Asllani është në moshë të vogël dhe mban veshur fanellën e Interit, ekipit që luan sot, teksa dihet që shqiptari luan me skuadrën që bënte tifo që i vogël.
E motra e futbollistit të Laçit, Mario Bajramaj, u përfshi dje në një aksident në rrethrrotullimin e TEG në Tiranë, përplasje e cila më pas solli një përplasje të dhunshme mes 4 të rinjve.
Futbollisti Barjamaj 25 vjeç, është shpallur në kërkim, Fatjon Dauti 29 vjeç u arrestua në spital, ndërsa në kërkim është edhe kunati i futbollistit, Isuf Lika 24 vjeç, si edhe miku i Dautit, Adem Noreci, 29 vjeç.
‘Molla’ e sherrit pasditen e djeshme mes 4 të fortëve është bërë ky aksident i shkaktuar nga motra e Barjamajt. Ajo ka qenë duke lëvizur me makinë kur është përplasur me dy mjete të tjera, njëri po drejtohej nga një vajzë dhe mjeti tjetër që u përplas ishte një Audi A8 luksoz, me targa angleze, në pronësi të Fatjon Dauti.
Dinamika e ngjarjes merr tjetër rrjedhë, pasi fillimisht u raportua për një aksident mes dy vajzave, por burime sqarojnë për Shqiptarja.com që e motra e futbollistit ka përplasur edhe mjetin e Dautit.
Ky i fundit pas aksidentit ka debatuar me vajzën, edhe pse në fakt ishte një përplasje e lehtë dhe me dëme shumë të vogla materiale.
Pas debateve me Dautin, vajza ka thirrur në ndihmë vëllanë futbollist dhe bashkëshortin e saj Isuf Lika. Dauti ishte i shoqëruar nga një mik i tij, 29-vjeçari Adem Noreci dhe janë përplasur dhunshëm me futbollistin dhe kunatin e tij.
Sherri ka degraduar në dhunë fizike, ku djemtë kanë përdorur sende të forta. Me një shkop bejsbolli që kishin me vete, kanë qëlluar në xhamin e pasmë të audit luksoz të Dautit duke i shkaktuar dëme.
Nga përplasja, mbeti i plagosur mbeti Fatjon Dauti, i cili u arrestua në spital mbrëmjen e 22 gushtit, ditën kur ndodhi edhe sherri. Në vendngjarje është gjetur një armë, që sipas policisë i përkiste Dautit dhe mikut të tij.
Gjatë kontrollit fizik, Dautit i është gjetur edhe një sasi kanabisi dhe ndaj tij janë ngritur akuzat “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndërkohë, sulmuesi i Laçit, kunati i tij dhe miku i Dautit, pas sherrit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe tashmë janë në kërkim nga policia.
Barjamaj luajti të hënën në fushë në përballjen Laçi-Tirana në javën e parë të Superligës. 26-vjeçari i rritur në akademinë e Partizanit, e ka nisur karrierën në futboll te ekipi i Bylis, pas 2 vitesh te Apolonia ndërsa këtë sezon i është bashkuar Laçit në Superligë ku luan rregullisht si titullar.(Shqiptarja.com)
Ditën e djeshme u zhvillua seanca për masën e sigurisë për efektivin e policisë Erion Goxhara, i cili plagosi me armë 45-vjeçarin në Tiranë Lorenc Kosta.
Nderkaq “Ora News” publikon deshmite e plota para hetuesve te te gjithew personave te perfshire ne kete ngjarje te rende.
DOSJA E PLOTË E DËSHMIVE
Shtetasja Griselda Goxhara ndër të tjera deklaron se fillimisht ka pasur marrëdhënie të mira, korrekte me bashkëshortin, me ulje dhe ngritjet e saj, si çdo çift tjetër.
Rreth një vit pasi kishte filluar punë si juriste, Entit Rregullator të Energjisë ka krijuar njohje dhe afrimitet me shtetasin Lorenc Kosta, të cilin e kishte në punë.
Ky i fundit kishte pëlqim dhe në një moment dobësie shtetasja Griselda Goxhara deklaron se: “Kam pasur një raport intim me shtetasin Lorenc Kosta. Kjo gjë ka ndodhur vetëm një herë, pas këtij momenti, kontaktet me Lorencin kanë qenë vetëm për çështje pune. Prej muajit Janar 2024 Erjoni ka shfaqur shenja xhelozie, duke u fiksuar që mund ta tradhtoja. Fillimisht, pretendimet e tij për tradhti nga ana ime ishin pa ndonjë shkak të arsyeshëm apo bazë konkrete, saqë në vijim filloi të bëhej obsesiv dhe të më ushtronte presion psikologjik që unë t’i tregoja personin me të cilin e tradhtoja. Në fillim të muajit korrik, pas presionit të vazhdueshëm dhe dhunës fizike të ushtruar nga ana e Erjonit, unë i kam pranuar që e kisha tradhtuar vetëm 1 herë, vite më parë, me një kolegun e punës sime, shtetasin Lorenc Kosta. Fillimisht Erjoni më ka thënë që t’i tregoj se do mi falë të gjitha, por pasi unë i kam treguar në lidhje me flirtin e hershëm me shtetasin Lorenc Kosta, ai është bërë keq dhe më ka ofenduar, sharë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj meje. Një javë pas këtij konflikti, Erjoni, nga telefoni im ka komunikuar me Lorencin dhe e ka kërcënuar me jetë”.
Shtetasi Ergis Goxhara ndër të tjera deklaron se: “Rreth orës 14:35 kur unë isha bërë gati për të dalë nga shtëpia dhe të shkoja në punë mua më ka marrë në telefon sërish babai im dhe më ka thënë se kishte plagosur Lorencin me armë. Unë e kam pyetur i revoltuar se përse e bëri. Ne kemi biseduar disa here pastaj kësaj telefonate ku ai më ka tëenë që të dilja te rrethi i Shkozës pasi ne do te shkonim ne zonen e Freskut pai atij i duhej te shkonte atje. Gjate kohes qe ne kemi komunikuar ne telefon une kam vene re qe ai ishte ne gjendje shume te renduar psikologjike dhe mua me u duk qe ai gjate tere kohes ishte ne panik. Une kam dal ne vendin ku ai me tha qe ta prisja dhe gjate rruges qe ai po vinte kemi komunikur disa here te tjera ku e pyesja se ku ishte dhe nese ishte mire. Pasi babi ka ardhur te rrethi i Shkozes ne kembe ne kemi marre nje taxi dhe jemi nisur per ne zonen e Freskut. Kemi ndjekur rrugen nga rrugicat ku banon ish-presidenti Bamir Topi kemi dal te restorant Fresku dhe me pas kemi marre rrugen per nga zona e thesarit ne Fresk. Gjate rruges pasi dhe une kam qene shume i tronditur nga cfare kishte ndodhur mesa mbaj mend babai im ka biseduar disa here ne telefon mesa une kuptova me drejtues policie te pyesnin se ku ai ndodhej por babi u ka thene qe nuk ua tregonte se ku ndodhej. Sapo ne kemi mberitur te zona e thesarit te shtetit kemi zbritur te dy nga taksia dhe shoferit te taksise i tha te priste kurse mua me tha qe ta ndiqja nga pas. Menjehere ne kete moment sapo ne kemi zbritur na jane afruar 2 punonjes policie te veshur civil te cilet e kane thirrur ne emer babain tim Erjon dhe ai sapo i pa u largua me vrap ne drejtim te rrugicave te pallateve prane thesarit duke u thene ketyre personave qe me mire vras veten sesa te kalbem ne burg. Kete persona e kane thirur Erjon hajde me ne por babi u largua me vrap dhe keta te dy e kane ndjekur me vrap nga pas.
Menjehere pas kesaj shoferi i taksise u largua kurse une kam qendruar ne trotuar dhe nga nje mjet tip BME x5 ngjyre e bardhe mua me ka thirur nje person qe te afrohesha une kam refuzuar dhe me pas nga kjo makine ka zbritur dajua im i cili quhet Marsel Seferi dhe eshte punonjes policie ne dijenine time ne Strukturat Operacionale te Policise. Ai me u afrua mua dhe me mori dhe sebashku ne hipem ne mjetin BMË x5 per te cilin pasi e pyeta ai me tha se eshte mjet i punes. Mua dajua pasi kam hipur ne mjetin ne fjale me ka thene se do te shkonim te Drejtoria e Policise ku une do te jepja deklarime per cfare dija dhe se cfare kishte ndodhur. Pak a shume ky eshte intenerari levizjeve te mia sot dhe se cfare ka ndodhur, une kaq arrij te mbaj mend pasi jam dhe shume i tronditur psikologjikisht nga e gjitha cfare ka ndodhur. Ndër të tjera shtoi se se midis prinderve te mi ka rreth nje muaj qe kane lindur disa kontradita dhe debate mosmarveshje. Mesa une kam kuptuar dhe kam degjuar keto debate kane lindur pasi im ate dyshonte se mamaja ime e tradhetonte ate me nje koleg te punes. Mamaja ime prej afro 5 vitesh punon si specialiste prane ERE-s. pasi im ate e ka provokuar ne lidhje me nje koleg te sajin te quajtur Lorenc mami ja ka pranuar babit qe dyshimet qe ai kishte ne lidhje me Lorencin ishin te verteta dhe se ajo e kishte tradhetuar.
Në deklarimin e tij shtetasi Laert Beqiri deklaron se daja i tij shtetasi Erjon Goxhara pasi ka mësuar se Griselda e ka tradhëtuar, ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe shpeshherë tregonte se do vriste veten. “Më datën 19.08.2024 në prezencën e tij Erjoni dhe Griselda janë takuar ku kanë pirë kafe në një lokal në hyrje të TEG dhe kanë biseduar për të ardhmen ku Erjoni ka kërkuar që bashkëshortja e tij ti kërkonte falje por që nuk ka ndodhur nga ajo. Ai ka tentuar ta godasë por nuk është lejuar nga nipi i tij, i cili në vazhdim nipi ka shoqëruar shtetasen Griselda Goxhara për në banesë ndërkohë që gjatë kësaj kohe ajo godiste veten me grushte në fytyrë, gërvishte dhe qëllonte veten në pjesë të ndryshme të trupit”.
Nga deklarimi i shtetasit Marsel Seferi ndër të tjera ai sqaron se autori i dyshuar shtetasi Erjon Goxhara në orën 14:34 në aplikacionin Whatsapp i ka dërguar një video ku shfaqej një person i shtrirë në tokë dhe i gjakosur, ndërsa në orën 15:00 shtetasi Marsel Seferi i ka kthyer mesazh: “..ca eshte kjo se spo e kuptoj…” Nga ana jonë u kqyr telefoni i shtetasit Marsel Seferi ku videoja u ruajt në CD për ti’u bashkëlidhur procesverbalit përkatës.
Në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi Elton Rodheshi ka deklaruar se është koleg pune me shtetasin Lorenc Kosta dhe rreth orës 13:55 shtetasi Lorenc Kosta e kishte telefonuar duke i thënë që më qëlluan poshtë shtëpis. Pasi ka shkuar në vend shtetasu Elton Rodheshi e ka pyetur si është ndërsa Lorenci i ka thënë se e ka ndaluar shtetasi Erjon Goxhara, i ka thënë që do sqaronte dicka e më pas e ka plagosur me armë.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur me procesverbalin përkatës janë kqyrur pamjet filmike të kamerave të bizneseve të zonës përreth, ku shfaqet autori i dyshuar i cili pasi del nga një automjet tip Mitsubishi drejtohet në trotuarin në afërsi të servis “Tata”, ku në dorën e djathtë mban një armë tip pistoletë me të cilën merr drejtim qitje në pjesët e poshtme të gjymtyrve dhe qëllon në drejtim të shtetasit Lorenc Kosta disa herë.
Provat e administruara gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë dërguar për ekazminime të mëtejshme shkencore.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë janë siguruar prova dhe fakte se shtetasi Erjon Xhevdet Goxhara me veprime aktive për motive të dobta xhelozie ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Lorenc Vasil Kosta, duke i shkaktuar atij dëmtime trupore. Për sa sipër shtetasi Erjon Goxhara ka konsumuar elemetë të veprave penale të Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe e municioniť”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal.
Në këto rrethana nga nga e policisë gjyqësore pasi është kapur është bërë ndalimi me iniciativë i shtetasit Pajtim Sulshabanaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale Vjedhja me dhunë parashikuar nga neni 139 I Kodit Penal.
Në rastin konkret, duke qenë se sanksionet ligjore që parashikon vepra penale e kryer përputhen me kriteret e parashikuara nga neni 253 të Kodit të Procedurës Penale, ndalimi I tij me iniciativë i kryer ndaj të dyshuarit është kryer konform me ligjin.
Më 4 prill 2023, avokat Idajet Beqiri kallëzoi në SPAK ish kryeministrat Sali Berisha dhe Ilir Meta, për rolin e tyre në aferën e privatizimin të HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, disa javë para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013.
Përpos Metës dhe Berishës, avokati kërkon ndjekjen e penale edhe për ish ministrin e Financave, Ridvan Bode, ish ministrin e Energjetikës, Edmond Haxhinasto, ish zëvendësministrin e Energjetikës Sokol Dervishaj dhe ish drejtorin e KESH Engjëll Zeqo.
Në kallëzim thuhet se ish zyrtarët në fjalë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kaluar në duart e privatit pasurinë publike (4 hidrocentralet), në kundërshtim flagrant me ligjin dhe në mënyrë korruptive, duke shkaktuar një dëm me vlerë 232 milionë euro.
Në kallëzim pretendohet se kanë kryer disa vepra penale si korrupsion, pastrim parash, shkelje të barazisë në tendera, organizatë kriminale, fshehje pasurie etj. Sipas kallëzimit, Sali Berisha, Ilir Meta dhe grupi i tyre, pasi kanë shitur pasurinë publike, kanë ndarë më pas interesat, pasi kompania private ka fituar rreth 10 milionë euro çdo vit, pa kryer asnjë investim.
“Të dhënat zyrtare tregojnë se në total Ulza, Shkopeti dhe dy hidrocentralet e Bistricës kanë një fuqi të instaluar prej rreth 77 megavat, e barabartë kjo me 5.3 për qind të fuqisë totale të KESH-it…. Përmes shitjes së këtyre 4 hidrocentraleve, u pakësoi shqiptarëve dhe buxhetit të shtetit 10 milion dollarë të ardhura për çdo vit. Nga viti 2013 dhe deri më sot buxhetit të shtetit dhe taksapagueseve shqiptarë u janë vjedhur 100 milion dollarë…. Ish Kryeministri Sali Berisha, ish ministri Ilir Meta, ish ministri Edmond Haxhinasto, ish ministri Ridvan Bode, ish zëvendësministri Sokol Dervishaj, si dhe ish Drejtorit të KESH Engjëll Zeqo, në bashkëpunim me disa ekspertë të tyre, përgatitën aferën korruptive duke ndryshuar fillimisht vendimet e Këshillit të Ministrave, si dhe duke nëpërkëmbur dhe anashkaluar Ligjin nr. 8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”. Këta të kallëzuar i shitën katër HEC-et, me 132. 2 milion euro më pak”, thuhet në kallëzim që Shqiptarja.com e ka bërë publike 1 vit më parë.
Në shkrimin me titull “Berisha, Meta dhe Bode kallëzohen në SPAK për aferën e privatizimit të HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, kostoja 232 milionë euro” gazetari Adriatik Doçi rendit dhe 3 shkeljet.
Pjese nga shkrimi
Shkelja 1
Me një manovër institucionale, u shmang ligjit nr.8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”. Neni 4 i ligjit nr.8306, datë 14.3.1998 ka një paragraf ku shkruhet: “…Nuk do të konsiderohen pjesë të sektorëve me rëndësi të veçantë ndërmarrjet, shoqëritë tregtare ose pjesë të tyre, të cilat kanë ndërprerë veprimtarinë ekonomike dhe kanë rezultat financiar me humbje për mbi 3 vjet rresht”. Kjo pikë nuk lejonte shkëputjen nga KESH për objektet rentabël siç ishin katër hidrocentralet dhe as privatizimin e tyre ndryshe.
Por çfarë ndodhi? Qeveria Berisha hetoi dhe miratoi ligjin nr. 10410 datë 9.6.201 ”Për krijimin e shoqërive….., përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërive “Hec Ulëz-Shkopet”sha dhe “Hec Bistrica 1 dhe Bistrica 2”sha.”. Në këtë manovër nuk i referohet fare ligjit nr. 8306 dhe as neneve që kushtëzojnë nxjerrjen e objekteve/sektorëve jashtë KESH sha. Kjo për të hapur rrugë procedurave të paramenduara sepse ligji nr.8306 nuk i lejonte të privatizonin katër hec-eve. Por qeveritarët ishin të vendosur, mbase nën presionin e kohës dhe ikjes së pushtetit, që këto katër Hec-e t’i shisnin.
Shkelja 2
Për të realizuar qëllimin korruptiv, institucionet dhe qeveria, ndryshe nga sa parashikohej në kuadrin ligjor, deformuan kriteret mbi cilësimin e investitorit strategjik. Fillimisht shpallen kriteret mbi cilësimin e investitorit strategjik (Neni 4.1), VKM nr. 152 dhe VKM 153 dt 29/02/2012. Mbasi iu dështoi tenderi, bënë vendime qeverie (VKM nr. 676 dhe 677 dt 03/10/2012) për të ndryshuar kriteret mbi cilësimin e investitorit strategjik, duke shkelur haptazi ligjin 8306 edhe pse për ironi vet vendimmarrësit i referoheshin këtij ligji
Referenca hyrëse në VKM nr. 676 dhe 677 është si më poshtë: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7 të ligjit nr. 8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”..).
Pika 4.1 në VKM 152 dhe 153 dt. 29/02/2012, që i qëndron besnik përcaktimeve në ligjin 8306, është e formuluar: (Pjesëmarrja në procesin e tenderimit është e hapur për të gjithë investitorët e interesuar të cilët janë investitorë strategjikë,… METE do të rezervojë të drejtën t’u dërgojë ftesa për ofertë vetëm atyre investitorëve të interesuar, të cilët …., kanë treguar që përmbushin kriteret e kualifikimit të mëposhtëm: 1. Të jenë themeluar …; 2. Të kenë aftësi paguese….; 3. Të zotërojnë burime njerëzore, teknike, profesionale dhe eksperiencë organizative në operimin e hidrocentraleve – një ofertues i cili zotëron/operon një ose më shumë hidrocentrale, me një fuqi të instaluar, veçmas ose të kombinuar prej të paktën 15 MË, konsiderohet që e përmbush këtë kriter; 4. Të zotërojë burimet financiare për operimin e hidrocentraleve – një ofertues konsiderohet se e plotëson këtë kriter nëse kapitalet e veta, siç rezulton nga llogaritë financiare të vitit të fundit financiar, janë të paktën të barabarta me 25 milionë euro (ose ekuivalenti në një monedhë tjetër); 5. Të ketë një reputacion rajonal dhe/ose ndërkombëtar si operator në tregun e energjisë.
Dy VKM të reja për të përmbysur kriteret
Ligji dhe VKM-të 152 dhe 153 dt. 29/02/2012, parashikonin që investitorit strategjik të ketë eksperiencë në menaxhim HEC-esh. Meqenëse fituesi i piketuar nga qeveria Berisha nuk plotësonte këtë kusht, Berisha bën dy VKM të reja në tetor 2012, duke lehtësuar kriteret në kundërshtim me ligjin. Mbasi nuk ia dolën që të respektonin kriteret ligjore të investitorit strategjik, hartojnë dy VKM të tjera (676 dhe 677), ku kriteret e investitorit strategjik bëhen jo sipas ligjit por sipas Berishës.
Neni 4.1 në VKM 676 dhe 677 dt 03/10/2012 është i formuluar: (Oferta të vlefshme do të konsiderohen ofertat e investitorëve të interesuar, të cilët janë investitorë strategjikë, sipas përkufizimit vijues, ….: 1.Të jenë themeluar…..: 2.Të kenë aftësi paguese…; 3.Të zotërojnë burime njerëzore, teknike, profesionale eksperiencë organizative në menaxhimin e kompanive të mëdha; 4.Të zotërojnë burime financiare që nga llogaria.., të jenë të paktën 25mln euro..).
Pra është hequr eksperienca në menaxhimin operimin e HEC-ve dhe zotërimi i një Hec-i me fuqi prej të paktën prej 15 MË. Kjo është shkelje e rëndë e ligjit 8306 është bërë qëllimisht. VKM del mbi ligjin! Dhe fituesi rezulton se nuk ka asnjë eksperiencë në operimin e hidrocentraleve.
Shkelja 3
Mbasi është shpallur fituesi, bëhet vendim i qeverisë Nr. 411, datë 15.5.2013 për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Ministrisë së Financave, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “Kurum International” sha, për pagimin e rimbursimit të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH). Ky vendim i detyronte Ministrinë e Financave për të zbritur nga vlera e ofertës fituese detyrimet që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i kishte kompanisë Fituese për Tvsh e pa rimbursuar!. Kjo nuk ka qenë parashikuar në kushtet e dokumenteve standarte të tenderit (DST).
Evidentohen dy shkelje të rënda. Së pari, neni 9 i ligjit 8306 përcakton: “… Në çdo rast paketa që do të privatizohet me pjesëmarrjen e investitorit strategjik, do të paguhet me para.”. Duke kompensuar përmes TVSH së pa rimbursuar është shkelur edhe neni 9 i këtij ligji. Kuptohet, gjithçka është bërë me qëllim favorizimi!
Së dyti, nëse përjashtimi nga ligji 8306 parashikohej në kushtet e dokumenteve standarte të tenderit, në garë mund të merrnin pjesë edhe kompani të tjera, pse jo edhe shqiptare..! Qartazi është bërë favorizim dhe shkelje e barazisë që mesa duket fituesi e ka ditur hilen që në nisje të procedurës! Sali Berisha dhe Ilir Meta duhet se e kanë të qartë se çfarë ka ndodhur në këtë procedurë me shkelje të rënda e të qëllimshme të ligjeve. (Shqiptarja.com)
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar vizitën e shefit të CIA-s William Burns në Ballkan dhe rëndësinë e takimit të tij me kryeministrin Albin Kurti.
Në një intervistë në një emision televiziv, Ngjela u shpreh se shefi i CIA-s ka ardhur me ‘gjuhë force’ dhe se se diçka në favor të Kosovës ‘po gatuhet’.
Ngjela: Shefi i CIA-s Ka ardhur me gjuhë force. Është personalitet i lartë i Amerikës dhe e njeh mirë gjendjen se vjen nga shërbimi sekret. Jam i bindur që sa i përket çështjes së Kosovës, nuk diskutohet. Kemi një fakt historik që bën zhvillimin. Kosova ka marrë pavarësinë me forcën amerikane, është bombarduar Beogradi. Akoma Kosova nuk e ka marrë pozicionin e vet historik, është e pavarur, por fakti që është në këtë pozicion nuk kemi një marrëveshje juridike Tiranë Prishtinë. Kjo i ka dëmtuar të dy popujt. Një marrëveshje e tillë do të rregullonte tregun e punës të barabartë, shkencën. Kanë lidhje me zhvillimin e dy shteteve shqiptarë ne Ballkanin Perëndimor.
Është çështje force, si do reflektohet kjo nga bisedat sekrete në tryeza në media dhe karakterin politik të fjalimeve të kryeministrave. Fakti që është sekret ka diçka të madhe, unë them që është në faktor të shqiptarëve prandaj mbetet sekret. Mbajtja e ekuilibrit, jemi të privilegjuar.
Ura e Ibrit duhet hapur sepse është e cenuar pavarësia e Kosovës dhe të drejtat e njeriut në Kosovë. Paralel me të drejtën historike, futet karakteri politik i konfliktit serbo-shqiptar. Amerikanët thonë më mirë heshtni sesa të krijojmë konflikt. Fakti që aleati i madh e thotë këtë besoj se Kurti do e përkrahë. Nëse jo, mund të jetë dhe lojë politike në favorin tonë, ose patriotizëm i Kurtit. Vjosa Osmani është e tërhequr, sepse është në politike. Nëse Kurti bie, Osmani është favorite.
Deputetja e Partisë Socialiste, Enslemvera Zake, ka gjithnjë kontent për faqet tona. Transformimi i saj, nga një deputete me veshje seksi, në një zyrtare klasike, ndodhi shpejt, duke sjellë një tjetër anë të sajën.
Tashmë veshjet ekstravagante i përkasin të shkuarës në gardërobën e deputetes së Partisë Socialiste. Megjithatë, edhe pse ka ardhur me veshje më formale, gjithnjë Zake ka ruajtur elegancën e saj. Edhe këtë herë kështu ka ndodhur, ku kishte zgjedhur të vishte një fund të ngushtë poshtë gjurit.
E kombinuar me një këmishë pastel, deputetja duket se nuk ka ndërmend që të bëjë kompromis kur vjen puna për look-un e saj. Por ajo që këtë herë nuk mund të na tërhiqte vëmendjen ishte pikërisht çanta e deputetes. Një aksesor luksoz, si çanta e markës “Karl Lagerfeld” ishte përzgjedhja e saj.
Me një çmim të kripur dhe me një stil shumë modern, duket se deputetja ia lejon vetes një çantë të tillë./Panorama.com.al
Gjithçka filloi me një problem në celularin e një gruaje nga Evropa Lindore, të cilin ajo e dërgoi për riparim në një qendër servisi në Caserta, Itali. Pas kësaj, ajo zbuloi me tronditje se llogaria e saj bankare prej 87 mijë eurosh ishte zbrazur.
Në lidhje me këtë çështje, Prokuroria e Napolit ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka ngritur akuza ndaj katër personave që mund të përballen me gjyq. Të dyshuarit akuzohen për mashtrim kompjuterik, hyrje të paautorizuar në një sistem kompjuterik dhe pranim të mallrave të vjedhura.
Sipas hetimeve, tekniku që riparoi telefonin e gruas kishte arritur të hynte në sistemin kompjuterik të Banca Intesa dhe në llogarinë e saj personale. Pasi kishte marrë kodet e aksesit, ai kishte realizuar transferta bankare prej 77 mijë eurosh dhe kishte kryer blerje online për 10 mijë euro.
Njëri nga të dyshuarit dyshohet gjithashtu se ka bërë dy transferta bankare drejt një shitësi makinash si paradhënie për blerjen e një BMW X6.